Forumi Guri Bardhė

Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne kete faqe,
mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar falas ne faqe.

Regjistrimi zgjat vetem pak sekonda...

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe vute ne dispozicion
per te n'a vizituar ne faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Bordi Drejtues i Forumit Guri Bardhe.

Join the forum, it's quick and easy

Forumi Guri Bardhė

Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne kete faqe,
mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar falas ne faqe.

Regjistrimi zgjat vetem pak sekonda...

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe vute ne dispozicion
per te n'a vizituar ne faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Bordi Drejtues i Forumit Guri Bardhe.

Forumi Guri Bardhė

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Forumi Guri Bardhė

    HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPĖRI (Roman)

    Tigri
    Tigri
    Anėtar Veteran
    Anėtar Veteran


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Cancer
    Numri i Postimeve : 752
    Mosha : 40
    Vendndodhja : Ne zemer te xhungles
    Profesioni : sekret
    Pikėt : 302
    Vlersuar : 9
    Data e Regjistrimit : 18/09/2008
    Humor : tere diten

    HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPĖRI (Roman) - Faqe 2 Empty Re: HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPĖRI (Roman)

    Mesazh nga Tigri Mon 24 Nov 2008, 13:32

    KJO ĖSHTĖ JETA

    Isha kthyer prej parkut dhe pėrpiqesha ta gjeja fillin e punės sime krijuese. Mbi tavolinė kisha disa shėnime qė s’mund tė nxjerrja ndonjė motivim pėr punė. Iu qasa revitės argėtuese "Hareja". Edhe dje, kur mė patėn ftuar tė pija ēaj, i kisha shpalosur ca numra dhe kisha lexuar diē pa lidhje. Por, kur nė kėtė mėngjes u thellova mė tepėr, pashė se asgjė pa lidhje nuk kisha lexuar. Sėrish i shpalosa disa numra dhe thashė nė vete:"Ja, sot do ta lexojė horoskopin dhe tė gjej veten!"
    Nė gjashtė numra tė revistės qė i kam para vetes, mora vetėm atė qė mė pėrshtatej mua: "Unė jam demi (21.IV.-21.V.) Pashė se pėr mua shkruanin edhe nė numrat e tjerė tė kėsaj reviste, por s’pajtohesha dot. "Keni arsye tė madhe tė kėnaqeni, sepse ia dilni nė krye ēdo pune tė nisur. Mos pranoni mė praninė e lėvdatave qė ua bėjnė tė tjerėt. Sa i pėrket shėndetit, ky muaj ėshtė e favorshėm pėr tė lindurit nė shėnjėn e demit." Duke dėshiruar qė tė gjeja edhe ndonjė vegėz fjalie, i palova tė gjithė numrat e kėsaj reviste, dhe meqė kisha nėnvizuar edhe njė horoskop, mbasi m’u duk se do tė gaboja po tė mos e pėrfshija, ja me pak fjalė: "Ėshtė e nevojshme ta nderoni kohėn me kujdes tė madh dhe nuk duhet tė luani me tė dhe me potencialin tuaj, apo atė poetncial ta shfrytėzoni nė adresė tė huaj". Njė mendje mė thoshte se isha nė mes tė horoskopit: demi apo binjakėt! Jeni nė depresion!
    Galeria e "Haresė" shkruante dhe botonte fotografinė e Gjergj Kastriotit-Skėnderbeut (l405-l468), hero kombėtar, mė i vogėli nga katėr djemtė e Gjon Kastriotit. I ati u detyrua ta ēojė peng te Sulltani, pas disfatės nė luftė me tė. Gjergji atje u shqua pėr shkathtėsi dhe trimėri. Edhe pse u nda nga Shqipėria kur ishte i vogėl, kurrė nuk e harroi atė. U kthye si lirimtar nė Krujė, mė 28 nėntor l443. Njėzet e pesė vjet i mbajti tė lira tokat shqiptare qė iu bashkuan".
    Duke i pėrfunduar kėto mendime, m’u desh tė shkeputėm pėr njė ēast, dhe mbasi kishte ardhur Xhaviti nė shtėpi, dola nė ballkon, kėrkova falje se isha duke hartuar njė kapitull pėr lojėn e pėrjetshme, qė mendoja se ishte edhe lojė me fatin tonė kombėtar.
    Baba, ndėrpreja e lojės ėshtė baraz me krimin! - tha Xhaviti nė kapėrcim tė udhės sė tij.
    As qė u pata thelluar aq shumė rreth kėsaj thėnie, por me interesonte ta gjeja ndonjė shprehje tė qėlluar pėr ndėrprjen e luftėrave qė s’janė duke pushuar... Me faktin se prisja edhe orėn tjetėr tė historisė, gjithnjė dėshiroja qė mėsuesi tė mos i vė pikė. Historia mė pėlqente tepėr. Kėtė e kishte hetuar edhe mėsuesi im. Kisha shpalosur orarin e mėsimeve, dhe kur pashė se ishte ora e historisė, me ėndje mė tė madhe pata shkuar nė shkollė. Ka gjasė se fare s’e hetova atė baltė qė shkelja nė fund tė Arės sė Hysen Tarakut. Udha e thanave mė dukej se s’mund tė ma ndalė hovin. Kisha arritur nė atė kodėr tė shkollės, dhe isha mbėshtetur pėr njė trupi tė dardhės pejane. Sikur tė ishte verė, do t’i haja frutet e saj, por ishte dimėr. Ē’fat kishte edhe ajo orė e historisė nė shkollėn tonė: nė dimėr tė flitej pėr luftėrat. Edhe tash, mė thotė njė mendje, po edhe atėbotė, ndieja se isha i pezmatueshėm ndaj luftėrave. Luftėtarėt i adhuroja, por veten s’e kisha menduar kurrė nė jetė se do tė bėhem luftėtar i pushkės!
    Ra ajo zile, dhe u futa nė klasė i pari. Pas meje erdhėn edhe sa nxėnės nga fshatra tė largėta. Mėsimi kishte filluar, dy paralele nė njė klasė, e prisja cilės klasė do t’i jap mėsuesi detyrė klase, e cilėve do t’u fliste pėr pjesėn tjetėr tė historisė. Nė mendje thosha se ne, tė klasės IV, jemi mė tė mėdhenj, mėsuesi na shpjegon e pastaj nis e punon edhe me ata tė klasės II. Ia nisi mėsuesi tė flas dhe ta lidhė njėsinė mėsimore:
    - Nė orėn e kaluar patėm folur sesi Teuta, mbretėreshė e Ilirisė, kur erdhi nė fron, u ndesh sė pari nė luftėra tė ashpra me grekėt e vjetėr, dhe pas pak ata arritėn tė hyjnė nė Epidamnost. Ajo i urdhėroi ushtarėt qė tė bėheshin gati e tė shkonin nė Dardhani, sepse atje ishin ngritur tė luftonin kundėr Teutės. Nė kohėn kur flota ilire gjendej nė brigjet e detit, detarėt ilirė i ngacmonin lundrat romake dhe ata ankoheshin nė seancėn e Senatorisė Romake. Teuta as qė desh t’i pėrfill kėto ankesa tė romakėve, por ata s’pushonin dot, duke u pėrpjekur qė tė arrinin sadopak ndonjė marrėveshje tė pėrkohėshme. Roma i kishte dėrguar dy gjeneralė pėr marrėveshje, por kur erdhi Teuta, u tha:
    - Unė s’njoh asnjė ankesė pa qenė ajo zyrtarisht.
    Njėri prej gjeneralėve ia priti:
    - Tė tregojmė ne ty ēfarė pėrgjigje tė japim!.
    - Teuta ishte hidhėruar dhe zemėruar dhe e vrau njėrin prej tyre. Kur arriti lajmi nė Romė se nė bisedime ishte vrarė njėri prej gjeneralėve qė kishin shkuar tė arrinin marrėveshje me Ilirėt, Romakėt prej zemėrimit shtrėnguan njė forcė prej 23.000 ushtarė, 200 anije luftarake dhe pėlciti lufta rresht dy vjet, prej 229-227 para krishtit. Teuta shpejt ishte penduar nė atė qė kishte bėrė dhe kėrkoi paqe, por konditat pėr paqe ishin shumė tė rėnda. Kjo qė hera e parė qė romakėt u pėrgatiten pėr luftė dhe hynė nė Shqipėri, njėkohėsisht edhe nė Ballkan - dhe me kaq mėsuesi e pėrfundoi orėn e mėsimit tė historisė, dhe nisi t’u shpjegojė nxėnėsve tė klasės II pėr origjinėn e majmunėve.
    Isha mėsuar tė thosha para njerėzve shpesh:
    - E tillė ėshtė jeta!
    Tash kisha rėnė nė mėdyshje dhe mendoja t’ia ndėrroja pllakėn ndryshe, pra njė fjali analogė me tė:
    - E tillė ėshtė historia!
    - Apo edhe t’ia dredh ndryshe:
    - Historia nuk dėshiroj tė jetė lojė e pėrjetshme, por si pėr tėrė njerėzimin, edhe pėr ne ajo tė jetė histori qė nuk bėn pėsime...
    Tigri
    Tigri
    Anėtar Veteran
    Anėtar Veteran


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Cancer
    Numri i Postimeve : 752
    Mosha : 40
    Vendndodhja : Ne zemer te xhungles
    Profesioni : sekret
    Pikėt : 302
    Vlersuar : 9
    Data e Regjistrimit : 18/09/2008
    Humor : tere diten

    HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPĖRI (Roman) - Faqe 2 Empty Re: HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPĖRI (Roman)

    Mesazh nga Tigri Mon 24 Nov 2008, 13:33

    PJESA E TRETĖ


    VIA – VITA, SHQIPĖRI!

    Sa shumė gėzohej plaku Hysen Kraja nga Kraja, kur dėgjonte se Xhaviti ia xigėlonte telat e kitarės. Nė mbrėmjet e vona tė gushtit tė gjithė uleshim para shtėpisė sė mixhės Hysen Kraja nė Xheranė, atė shtėpi katėshe, dhe ia nisnim kėngės pėr fshatin nė mjedis tė Ulqinit dhe tė Pllazhit tė Madh, kėndonim me sa zė qė kishim. Lugjet e Xheranės jehonin edhe nga kėngė tė tjera, qė plaku i Krajės futej nė botėn e kėngėve qė i kishte dėgjuar nė moshėn e fėmijėrisė dhe atė rinore, e tash nė kėtė moshė tė pleqėrisė e presin punė tė tjera. Sikur kishte harruar plaku Hysen kur kishte kėnduar...? Kėnga e Xheranės, qė e patėm rikrijuar vetė pėrsėritej pas ēdo kėnge tjetėr, ato vargje tė saj na dukeshin poetike.
    "O, moj, Xheranė,moj Xheranė,
    Po ē’na dole kapuē me mangė!..."
    Mė bėhej se edhe nė shtėpi tė plakut kishim themeluar njė radistacion tė ri, ketė me kėngė tė ndryshme. Edhe sikur tė kishim shkuar nė pushime verore nė Krajė, njė mendje mė thoshte se do krijonim ndonjė kėngė tė re. Por, kėtu edhe tranzistorin e lėshoja mė lirisht nė valėt e Radio-Tiranės dhe fare nuk frikėsohesha se Hysen Kraja do tė mė lajmėronte nė UDB-ėn e tyre! Xherana pėr ne dhe fėmijėt, nė atė vapė tė korrikut, ishte bėrė vendi mė i njohur dhe mė i kėrkuar. Nė qytet me ata tetė fėmijė qė kisha vėshtirė tė mė pranonin nė shtėpi. Ulqinakėt janė njerėz tė qetė, ata duan para shumė, por edhe qetėsi shpirtėrore. I adhurojnė turistėt, por mė shumė ata tė huajt. Pėr ta "strancat" janė gjithēka, se kanė para shumė, paguajnė e s’janė cikėrrimtarė si kosovarėt! "Kosovarėt janė koprracė tė shquar, pohonin shpesh nė qytet."
    Kur pushonte kėnga pėr fshatin e Xheranės, plaku ngritej nė kėmbė dhe tregonte sesi ai kishte ardhur nga Kraja nė kėtė fshat nė kohė tė Shqipėrisė, dhe sė pari ishte sorollatur rreth kėsaj kodre.
    - Tri herė kisha ardhur kėtu, dhe se treti herė, - vijonte rrėfimin e tij plaku, - pashė se ishte pjekur ajo thana qė ėshtė te vathi i dhive dhe i dhenve. - U ndala dhe e shikova gjatė, e theva njė degė tė saj dhe e kacavjerra tarrēukun me bukė e djathė. Shikoja anash, me sy e me mendje thosha se ky vend qenka ruajtur pėr mua! Mendoja vetėm a do tė kėtė ujė tė pijshėm. Vend i mirė, dhe shumė i pėrshtatshėm pėr bagėti!, mendoja. Mora dhe e hėngra ata bukė e djathė nėn hije tė thanės. Pas njė ore, dola dhe shėtita nėpėr kėtė kodėr. Pyeta sa veta, se a jetohet kėtu? Mė thanė se Xherana ėshtė vend i mirė pėr jetė. Ka shumė mushkonja, mė pat thėnė njė tjetėr. U besova. Kur u pata ndarė prej kėtij fshati, sytė mė mbetėn nė atė kodėr. Thana dhe buka qė kisha hėngėr nėn tė, mė bėn pup qė ta bleja kėtė vend. E bleva, dhe desh t’i zhdjerg ata tė mitė nga Kraja kėtu, por ē’djall grua, m’u bė parti me djem, e fare s’vinė tė jetojnė kėtu. Unė gjak e lak i lė pėr Xheranėn. Shoh, se edhe juve u pėlqen. Dėshironi tė bleni truall kėtu? Ka troje pėr shitje. I shesin shqiptarėt, por edhe malazezėt. Pėrditė po blejnė kosovartė. Janė tė zot ata. I shoh gjithkund. Vinė edhe nė xhami tė Ulqinit, falen e luten qė tė bėhet mirė pėr tė gjithė. Kur i shoh ata kosovarė me plisa e me tirq tė galmė, zemra mė bėhet mal. Eja edhe ti kėtu, paske djem e ndėrtoje shtėpinė. Vini nė verime... Ka Xherana tokė mė shumė se Kraja jonė. Atje ėshtė bjeshkė, tokė e ashpėr...
    Kujtesa mė treti te biseda qė dikur e pata dėgjuar nga Ferid Teliqi, kur qemė sė bashku nė punė. Fliste ai pėr atė anė, por e njihte edhe plakun qė shpesh mė ēonte tė fala me ata qė takohej nė Ulqin. Feridi ende punon dhe jeton nė Prishtinė. Pasojnė dromcat e tij:
    "Ku qe?"
    "Nė Shas".
    "Ē’prure?"
    "Maras!"
    Xherana ėshtė nė kjutesėn time, por fat qė edhe kompjuterit i erdhi radha ta pėrsias njė kohė qė la vragė te unė, por edhe te Nora e fėmijėt. Xherana me fiq, me thana, me mollė e me dardha, qė mė dukej se askush nuk i qortonte fėmijėt sė hanin nė to. Ishim nė ato ditė kur tė gjithė nė kėmbė shkonim bregut tė detit nė Plazh tė Madhe. Ulqini ishte zero pėr ne! Atje kishte hapėsirė mė tė madhe, deti mė i pastėr, njerėz mė pak, dhe ishte njė qetėsi e kėndshme, kur duhej se nė mbrėmje pushonin valėt e detit. Frynte njė jugė e thatė, qė shpesh rėrėn na fuste nė sy, nė gojė e nė hundė. Por, thoshin se kjo erė ishte e dobishme pėr shėndet, nė veēanti pėr tė tillė qė lėngonin nga bronkiti kronik nė mushkėri...Lėngonte nga bronkiti edhe vajza ime, Prozė, qė e kishte fituar nė Klinikėn e Pediatrisė nė Lubjanė, kur ajo ishte dėrguar nė shėrim. Atėbotė ajo s’kishte mė shumė se trembėdhjetė muaj, dhe fati e pėrcolli deri kėtu. Nė Ulqin na duhej tė shkonim pikėrisht pėr hir tė shėrimit tė saj. Kur ajo kishte mbushur dy vjet, me Norėn dhe fėmijėt mė tė rritur herėt nė mėngjes zgjoheshim dhe shėtitnim buzė detit, nė plazhin e vogėl, nėn hije tė pishave, se mė thoshin mjekėt, era nėn pisha vajzės i ndihmon nė shėrimin e bronkitit. Kishim shkuar disa vjet me radhė nė Ulqin, por nė Xheranė kishim kapėrcyer mė sė miri, te ai Plaku i Krajės, thoshim ne. Por, pėr ne Hysen Kraja ishte i madh, se na pranonte nė shtėpi tė tij dhe paguante njė ēmim solidar. Shpesh lutej pėr ne:
    - Ore, pritju Zo’ rreziqet!
    Kjo ishte lutja e tij e pėrhershme. Ngado qė shkonim uronte dhe vetėm lutej nga disa herė. Ia kėndonim edhe kėngėn Prozės, nė kitarė, nė ato mbrėmje tė gushtit, kur na pickonin mushkonjat...
    U zhdorgja shkallėve teposhtė dhe duke e rikujtuar kėngėn qė shpesh e kėndonim duke shkuar buzė detit pėr tė arritur nė Plazhin e Madh, edhe vetė mė dukej se i kisha harruar ato vargje pėr Prozėn. Mu desh ta pyes Pranverėn, por ajo me gjasė e kishte harruar dhe fare s’i kujtohej, pastaj e pyeta edhe Norėn, dhe sikur ishte marrė vesh me Pranverėn, ma dha tė njėjtėn pėrgjigje. Nuk desh t’i qortoja, se harresa ėshtė pėr njerėz. Fatbardhėsi qė ēdo gjė qė kam shkruar, u them shpesh, vetėm atė e mbaj nė mendje. Dhe, nė ēast u futa nė dhomėn time, ku i ruaj dorėshkrimet nė dosje tė veēanta. Hasa nė pėrmbledhjen "Lirika popullore" - kėngė nė dorėshkrim qė presin botimin. I shpalosa ciklet e kėngėve dhe hasa nė kėngėn pėr Prozėn, qė kur shkonim bregut tė detit, e merrnim ngrykė dhe tė gjithė njėzėrit kėndonim.
    Haj, moj Hotė, haj, moj Hotė,
    Ku i le votė, ku i le votė?
    - Nėr ni lis, o nėr ni lis
    Ti ka mlue, o baba yt me ni plis!
    Hotė, moj Hotė, moj, rrakikotė,
    Ku i le votė, ku i le votė?
    Hotė, moj Hotė, moj rrakikotė!
    Kur ua pėrkujtova vargjet e mia, ato qeshen. Proza hetoi se kjo ishte kėngė e vjetėr, dhe mandej Norės iu kujtuan edhe vargjet e kėngės tjetėr qė i kisha harruar, qė vetė ia kėndoja vajzės kur e mbaja ngrykė.
    Kankanatorzėn e kam ēikė,
    Ja hangėrt baba tė dy sytė.
    Kankanatorzėn e kam djalė,
    S’guxon kush t’ja thotė njė fjalė!
    Sa ishin tė qėlluara kėto kėngė, po ia lė kohės, por vallė ishte e qėlluar edhe ajo kėnga qė shpesh e kėndonim duke kapėrcyer buzė detit pėr tė arritur nė plazh. Me gjasė se i rreshtoja fėmijėt e mi sikur tė ishin ushtarė tė huaj. Nė mendje i bluaja mendimet se djemve tė shqiptarėve iu kishin hije rrobat e ushtarėve, pastaj edhe gradat. Grada patėn gjithnjė shqiptarėt, mė thoshte njė mendje, por grada tė thata! Kisha bėrė shpesh edhe ndonjė gafė nė rrethin e ngushtė: "Po deri kur kėta bijtė tanė do t’ia kryejnė ushtrinė tė huajit?". Anakronizėm ishte kjo atėbotė! Dhe, duke ecur ia nisnim kėngės partizane.
    Partizani nė luftė po shkon - e,
    Ka marrė pushkėn me njė dorė, me njė dorė!
    Edhe kur vinte radha tė bėnim:bum! si partizanėt, shkelnim atė tokė me shkėmbinj tė thepisur dhe bėnim njėzėrit: bum, bum!, shpesh edhe nga tri herė. Edhe Proza dinte tė bėj: bum! Kėtė fjalė e kishte pėrvetėsuar, nder tė tjera...
    Kujtimet qė shėnova janė vepėr nė vete, kurse harresa ėshtė armiku i kujtesės, them nė vete. Ia nis t’i shkruaj ato kujtime ndodh se dikush do tė ketė pėrjetuar diēka ngjashėm me mua...Po, vallė, mos po hidhėrohen ata qė adhurojnė Shtojin, dhe s’ua kisha kėnduar asnjė kėngė atėbotė! Plaku mė thoshte se Shtoji ishte njė Fushė e Madhe, me moēale, me livadhe ku kullosnin kuajt dhe gomarėt e shumė fshatrave pėrbri. Kushdo qė dėshironte tė punojė, pa drojė vinte dhe i merrte kuajt apo gomartė dhe i ngarkonte, ka raste kur i merrnin kuajt edhe pėr tė shira tė grurit, e ēka jo? Tė marrėsh njė gomar dru, ishte punė e madhe, por tė kesh njė gomar drithė, tė shkonte zėri larg! Nė Shtoj pallnin gomarėt, pohonte ai, aty hanin e bagėlonin e askush s’i lidhte me kapsitall. Kishte edhe mushkonja. Kėtu malarja korrte njerėz. Vend i gomarėve dhe i mushkonjave i thoshin kėsaj fushe tė gjerė.. Por, ja tash si u bė Shtoji, vend ku tash s’ka mushkonja, ka pak gomarė e kuaj. Edhe kėtu janė ndėrruar gjėrat shpejt. Kur sė pari arrita kėtu i dėgjoja se thoshin:
    - Nė Shtoj mė shumė ka gomarė, se samarė! - shpjegonte plaku nga Kraja. - Pra, ishte kohė e krizave, kur vėrtet kishte shumė gomarė, por pak samarė. Edhe ata qė i punonin samarėt ishin tė rrallė. Tashmė janė pėrfarur. I sheh gjermanėt tė hipur nė gomarė, ecin me ta, i ngrehin pėr veshėve, fotografohen, e ne bėjmė ēudi me ta. Ia kanė anėn gjermanėt dhe besa-besė paraja e tyre po e lėkund Ulqinin. Ulqinakėt i duan gjermanėt mė shumė se tė tjerėt. Paraja e tyre e madhe, ajo po bėn punė. I sheh ato shtėpi tė reja, tė gjitha janė ndėrtuar me para tė "strancave". Ata qė vijnė nė verime kėtu, fitime tė mėdha prej tyre kanė ulqinakėt...
    As vetė s’e hetoja sa shpejt errej nė Xheranė. Xherana palohej nė atė kodrinė dhe bėnte jetėn e saj... Ne prisnim me padurim tė ktheheshim nė Kosovė. Ditėt nė Xheranė i njehnim nė gishtėrinj, sakaq edhe Proza shpesh pyeste: "Edhe sa...?"
    Tigri
    Tigri
    Anėtar Veteran
    Anėtar Veteran


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Cancer
    Numri i Postimeve : 752
    Mosha : 40
    Vendndodhja : Ne zemer te xhungles
    Profesioni : sekret
    Pikėt : 302
    Vlersuar : 9
    Data e Regjistrimit : 18/09/2008
    Humor : tere diten

    HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPĖRI (Roman) - Faqe 2 Empty Re: HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPĖRI (Roman)

    Mesazh nga Tigri Mon 24 Nov 2008, 13:33

    RADIO – TIRANA

    Ulqini dhe sa vende tė tjera nė bregdet ishin bėrė qendra tė mėdha tė kosovarėve. Kosovarėt takoheshin edhe me njerėz nga anė tė tjera, si nga Maqedonia, nga Mali i Zi, nga Serbia si dhe nga vende tė botės sė jashtme. Nė pamje tė parė, me sa shihej, kėtu ishte njė liri mė e madhe nė biseda edhe pėr ēėshtje tė zbutjes sė ashpėrsive politike qė shpesh vlonin nė dėm tė popujve tė vegjėl. Edhe me serbėt, po edhe me malazeztė, mė sa hetohej, kėtu flitej mė lehtė. Ata, me gjasė kėrkonin tė na njihnin edhe shpirtin tonė, por nė njė anė gjithnjė e fusnin sqepin edhe nė atė Shqipėri, duke bėrė pėrpjekje qė pėrmes nesh tė nxjerrnin tė dhėna tė pranueshme edhe pėr ata...
    Kjo ishte bėrė uverturė nė bregdet. Bisedohej kokė me kokė nė plazh, as era qė bartte rėrėn s’i pengonte dot bisedat, edhe pse ato shpesh ndėrpreheshin nga njerėz qė futeshin pa lidhje nė shoqėri. Serbėt, mė sa kisha hetuar, gjithnjė ishin tė gatshėm tė bisedonin nė dysh, e kursesi nė tresh. Ata, me gjasė, nė tresh s’kishin besim tė flisnin as me serbėt e malazeztė. Kjo, mė thoshte njė mendje, ishte njė menēuri e tyre...
    Radio-Tirana dėgjohej shpesh edhe nga serbėt dhe malazeztė, por kur ata s’e kuptonin gjuhėn shqipe, thonė se pa pasė ndonjė qėllim provokues, i pyesnin shokėt e tyre mė tė besuar:
    - Ē’foli Radio-Tirana sot?
    Shqiptarėt e padjallėzuar ua shpjegonin ngjarjet pa hile, dhe pastaj bisedohej shtruar pėr to. Jugosllavia ishte bėrė halė nė sy pėr Shqipėrinė, por edhe tutelė mbi tutelė e shqiptarėve, si dhe e popujve tė tjerė, por qė frikėsoheshin tė kundėrshtonin. Ajo, me atė emėr tė madh, nėn aoreolėn e Serbisė, me luftėn e ftohtė bėnte gjithēka qė asaj Shqipėrie tė mos i dėgjohej zėri nė botė.
    Isha futur nėn hije tė njė pishe dhe kisha vendosur radion nė vesh tė djathtė dhe shikoja mos ndokush po mė pėrgjonte. Radio-Tirana fliste pėr 10-vjetorin e Sigurimit tė Punėve tė Brenshme tė Shqipėrisė. Spikeri lexonte njė vėshtrim zyrtar pėr qėndrat e spiunazhit kundėr Shqipėrisė. Ēfarė komenti, thosha nė vete, dhe shikoja anash. Nora mė kishte hetuar se dyshoja mos vallė do tė mė dėgjojnė njerėzit dhe mund tė mė pėrgjonin nė organe tė UDB-ės. Radiovalėt e Radio-Beogradit shpėrndanin lajme tė hidhura pėr Shqipėrinė. Nė vete bluaja gjithfarė mendimesh. Qė nė atė kohė, kur pata dėgjuar se jashtė kufijve tė Shqipėrisė, kishin qenė tė formuara katėr qėndra tė spinazhit: njė nė Jugosllavi me qėnder nė Beograd, tjetra nė Greqi, me qėndėr nė Athinė, pastaj njė tjetėr nė Itali, me qėndėr nė Romė, kurse qendra e katėrt e spiunazhit kundėr Shqipėrisė ishte nė Austri. Nė vete kisha lėshuar njė klithmė: "Po ē’re tė zeza po i sillėn asaj Shqipėrie!?". Kur kishin pėrmendur njėrėn prej qėndrave tė spiunazhit mė aktive nė Kosovė, me nė krye me udhėheqėsin e saj Apostol Tanefin, kjo ishte njė befasi e madhe pėr mua. Apostol Tanefin e kisha njohur si profesor tė matematikės nė Gjimnazin Real Shqiptar tė Prishtinės. Ai gjithnjė ishte i dehur, por edhe kur nuk pinte, mė thoshin se luftonte me ēdo kusht kundėr regjimit tė Shqipėrisė. Kishte ai edhe pėrkrahės tė tjerė, qė ishin bėrė fytyra tė njohura kėtu nė Kosovė. Kundėrshtitė mes profesorėve dhe nxėnsėve shpesh ashpėrsoheshin pikėrisht pėr mllefin qė kishte profesori ndaj nėnės Shqipėri! Sikur tė disha qysh atėherė se shkrimtari i njohur i kohės Riza Strellci lutej nė tė veten: "O Zot, kėrkojmė dritė pėr Kosovėn nėnė!" Vjershat dhe kėngėt e tij nė rrethana shumė tė vėshtirėsuara pėrhapeshin nėpėr oda e ndeje tė tjera:
    "Oj Kosovė, Kosovė e ranė,
    Kur do t‘zdritė n’ty diell e hanė?"
    Qė atėherė kisha lėshuar klithmėn:"O, moj Kosovė, ti je degė e pikėlluar!". Nora fare s’mė kishte hetuar sesi e ndieja veten pasi e pata dėgjuar komentin pėr spiunazhin qė i kanosej Shqipėrisė...
    Sikur ta porosisja, atė ditė qė kisha dėgjuar komentin e Radio-Tiranės, nė plazh gjatė u ndala nė bisedė me njė grua qė nė shoqėri kishte dy nuse. Nora ishte shoqėruar me nuset e unė bisedoja me gruan e shtyrė nė moshė. Kur ia nisi tė flasė pėr jetėn nė Shqipėri, u ndala dhe e dėgjoja me kureshtje. Nora shpesh ma bėnte me sy dhe jipte shenjė qė tė mos hapesha nė bisedė ndaj saj.U njohem se ne ishim nga Kosova, dhe se kėtu vijmė nė pushime verore pėr ēdo vjet.
    Tigri
    Tigri
    Anėtar Veteran
    Anėtar Veteran


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Cancer
    Numri i Postimeve : 752
    Mosha : 40
    Vendndodhja : Ne zemer te xhungles
    Profesioni : sekret
    Pikėt : 302
    Vlersuar : 9
    Data e Regjistrimit : 18/09/2008
    Humor : tere diten

    HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPĖRI (Roman) - Faqe 2 Empty Re: HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPĖRI (Roman)

    Mesazh nga Tigri Mon 24 Nov 2008, 13:34

    PLAKU I KRAJĖS

    Atė ditė tė korrikut pashė se qielli ishte mėrrolur. Sa re tė zeza si shtėllunga tė galme leshi, sikur vėrsuleshin mbi majė tė Taraboshit. Kisha lexuar Sa poezi pėr Taraboshin. Edhe Plaku i Krajės shpesh sillej e pėshtillej rreth kėtij mali tė lartė. Shqipėria ėshtė andej, shpjegonte Plaku, s’ėshtė aq larg, sa e hedh njė gur me bahe. I di ti ato bahet tona kur ishim barinj? Tash s’guxon kush ta kthej kokėn andej, e lėre mė tė gjuajė me guralecė tė bahes. Ēdo gjė ėshtė thurur. As zogun s’mund ta shikosh se fluturon andej. Edhe po ta shohėsh, duhet tė bėhesh se s’e ke parė. Ke parė zogjtė qė fluturojnė vetėm mbi Jugosllavinė? S’e patėm lehtė as ne, pohonte Plaku dhe pėrpiqej tė futej edhe nė ato ngjarje qė s’i kishte parė, por i kishte dėgjuar nga tė tjerėt.
    Ndahesha prej Marės me frikė se ajo do tė mė bėjė ndonjė spiunazh. Spiunazhi i femrave ėshtė i pranuar, pandehja shpesh dhe mezi prisja ta takoja dikėnd e t’ia pėrfolja bisedėn qė kisha bėrė me Marėn. Koka mė ishte bėrė Marė! Vetėm qė s’e thosha atė qė kisha ndry nė shpirt:"Marė, moj, Marė!". Nuset dėgjonin. Ato s’flisnin fare. Dukej se ishin tė qeta. "Mė kanė premtuar edhe banesė, vetėm tė punoj pėr UDB-ėn, por Mara u ka thėnė njėherė:"Jo, dua tė mbes ajo Marė qė njėzet e pesė vjet e hėngra pa hile atė bukė tė Shqipėrisė. Unė i vė nė jetė ligjet edhe tė kėtij shteti..." mendoja se me kaq Mara e kishte pėrfunduar bisedėn nė plazh.
    Isha bėrė vet i dhjeti, dėshiroja tė ndahesha prej Marės. Ajo me gjasė s’kishte pse tė frikėsohej prej meje. Nora mė dha shenjė qė tė nisemi, kurse Proza pashė se ishte bėrė pishė, kėrkonte tė hajė apo tė futej nė det. Ē’vapė e madhe, e fare s’mė pengonte ta dėgjoja rrėfimin e Marės pėr Shqipėrinė...
    Retė e zeza shpejt u shpėrndanė. Maja e Taraboshit dukej se ishte liruar nga tėrė ai bagazh i reve tė zeza, kurse qielli dukej me pak re tė bardha. Bardhėsia andej-kėtej mė pėlqente...
    - Nesėr do tė shihemi prapė kėtu! - tha Mara, kur u pėrshėndetėm, dhe u ndamė. Mendja mė thoshte, kur do t’i rrėfehesha dikuj se do tė mė thoshte:"Eh, Bardh, i paske zhdripur pelės prej bishti, po ē’t’u desh biseda me Marėn?". Ecja mendueshėm, por asgjė s’do tė mė befasonte...
    Tigri
    Tigri
    Anėtar Veteran
    Anėtar Veteran


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Cancer
    Numri i Postimeve : 752
    Mosha : 40
    Vendndodhja : Ne zemer te xhungles
    Profesioni : sekret
    Pikėt : 302
    Vlersuar : 9
    Data e Regjistrimit : 18/09/2008
    Humor : tere diten

    HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPĖRI (Roman) - Faqe 2 Empty Re: HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPĖRI (Roman)

    Mesazh nga Tigri Mon 24 Nov 2008, 13:34

    SHQIPĖRIA "TERRA INKOGNITA"!

    Edhe kur dola nė parkun e Prishtinės atė mėngjes tė fundit tė korrikut, isha thelluar nė atė bisedėn qė e kisha bėrė para shumė vjetėsh me Marėn. Mara mė kishte thėnė shumė fjalė tė mira pėr Shqiprinė. Shqipėria ėshtė njė trėndafile e kuqe, pohonte ajo dhe e bėnte dorėn tufė me gishtėrinj, sikur ia ndiente erėn lules sė pagėzuar me emrin Shqipėri! Kisha dėshiruar ta shihja atė lule ku vėrtet pėr ne ishte njė "terra inkognita!" Ē’kohė qė pėrjetova as vetė s’di ta shpreh? Aq afėr Shqipėrisė, dhe tė dėgjoja prej tė tjerėve e tė mos kisha mundėsi ta shihja. I bėja vetes pyetje, po edhe kohės: "Vallė, ē’ėshtė kjo punė me mua? Mos jam fajtor qė luftėrat e fundit qė i bėnė sė bashku me serbė dhe malazezė, na ndanė andej-kėtej e na bashkuan pėrjetė kėtej!? Edhe ato ditė kur kishte pushuar lufta, pse tė mos pajtoheshim: u bė ē’u bė, por punėt tė mos i prishim! Ishte kohė kur ēdo ndarje prej nėnės Shqipėri, shkaktonte ngecje aty ku kishte shqiptarė. Eh, ajo Marė qė i merrte dorės sė saj erė nė vend tė lules Shqipėri!?...
    - Unė jam njė malazeze e Shtojit, por Shqipėrinė e dua. E di se edhe ti e do Shqipėrinė. Pse tė mos e duash kur e ke nėnė, shtet? Unė e dua edhe Malin e Zi, kėtė Shtoj ku kam lindur e rritur, ku i kam luajtur tė gjitha lojėrat fėmijėrore. Mos mė ikė Bardh, asgjė tė keqe s’do tė kesh prej meje. Shqiptarėt frikacakė s’i adhuroj. I kam formuar bindjet dhe vijat e mia jetėsore. Desha Shqipėrinė, e desha Serbinė, kjo ėshtė kohė e bjerrur pėr mua. Adhuroj tė jetoj. Ata qė e duan Shqipėrinė si ti, dije mirė se s’janė nė kreun qeveritar. Njeriu i vėrtetė nė vend tė vėrtetė, ku ke parė ti se ka arritur, as atje e as kėtu. Qenke djalė i ri, i padjallėzuar, ruaju prej ēdo vije tė politikės sė ditės, mbaje vinė qė ty tė shpie pėrpara nė jetė. Paske familje, atė duhet ta armatosėsh me dije dhe ta ēosh pėrpara aq sa ke mundėsi... - tha Mara, dhe pėrpiqej tė mė bindė se ne s’dimė ē’ishin pėrkėdheljet e nėnės.
    Kanė kapėrcyer shumė vjet qė nė mendjen time mė ishin sjellur bisedat me Marėn, por dėshira pėr t’i dėgjuar edhe nuset se ēfarė shprehnin ndaj Shqipėrisė, sikur s’patėn dhėnė frute.
    Vrisja mendjen nga do tė mė tret kujtesa. Sa shpejt u gjenda nė Ulqin, nė Plazh tė Vogėl, kur isha duke e lexuar romanin "Lulja e kripės" tė shkrimtarit Jakov Xoxa. Romanit s’mund t’i ndahesha, mė pėlqente pa masė. Shpesh takoja edhe shkrimtarin Anton Pashkun, e me gjasė nga biseda qė bėmė, mė kishte hetuar se po lexoja ndonjė libėr tė Shqipėrisė. Takohesha me tė shpesh nė plazh. Ishte me gruan e tij dhe me njė djalė. Njė mbrėmje dolėm unė dhe ai nė restorantin "Lido". Pimė nga njė birrė me meze, pastaj edhe nga njė. Biseduam pėr letėrsi, por padashje u futėm edhe nė bisedė rreth Shqipėrisė. Mė mundonte edhe ajo biseda me Marėn, por njė mbrėmje tė vonė, sikur pėr dėshirė time, pėr ngjarjet mė tė reja nė Shqipėri mė kishte rrėfyer Plaku i Krajės.
    Tigri
    Tigri
    Anėtar Veteran
    Anėtar Veteran


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Cancer
    Numri i Postimeve : 752
    Mosha : 40
    Vendndodhja : Ne zemer te xhungles
    Profesioni : sekret
    Pikėt : 302
    Vlersuar : 9
    Data e Regjistrimit : 18/09/2008
    Humor : tere diten

    HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPĖRI (Roman) - Faqe 2 Empty Re: HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPĖRI (Roman)

    Mesazh nga Tigri Mon 24 Nov 2008, 13:35

    AJO ĖSHTĖ SHQIPĖRIA!

    Kujtesa ime mė ktheu nė Ulqin. Kisha dalė nė plazh tė Shtojit, sė bashku me Norėn dhe tetė fėmijė tė mi. Ishim bėrė zi, futė nga rrezet e diellit tė gushtit. Plazhi ishte me rėrė tė ngrohtė, e ne palaviteshim herė andej e herė kėtej... Njė grua, qė me gjasė s’kishte mė shumė se pesėdhjetė vjet, ishte afėr nesh. U fut nė bisedė me ne. Nora ishte ulur pranė dy nuseve. Ajo u kthye prej Norės, dhe shtoi:
    - Unė jam Mara, e kėto janė dy nuset e djemve.
    Ia nisėm bisedės nė plazh. Mara fliste e unė e dėgjoja me kureshtje.
    - Kam lindur kėtu, nė Shtoj. Atje i kam prindėrit e mi. Ende janė tė gjallė. Kujtoj fėmijėrinė time. Kėtu i kam ruajtur bagėtinė, kam ecur nėpėr kėtė rėrė edhe zbathur. Jeta mė e ėmbėl ishte ajo e fėmijėrisė. U rrita dhe fati me bashkoj me njė burrė prizrenas, qė u pata martuar prej kėtu nė Prizren. Burri jetonte nga njė zeje e tij, e unė ia shtoja familjen. Nuk di as vetė sesi iu kishte mbushur mendja atij dhe shkuam nė Shqipėri. Atje u strehuam dhe pastaj u vendosėm nė Shkodėr. Shkodra ėshtė njė qytet i mirė. Ka njerėz tė mirė, dhe tė shkolluar. Ka Shkodra edhe fabrika shumė. Njėzet fabrika i ka Shkodra, aq i di unė, e sa janė qė s’i di. Shkodra e ka edhe Liqenin e Shkodrės. Kėnaqėsi ėshtė tė jetosh nė Shkodėr. Erdha kėtu, pas njėzet e pesė vjetėsh jetė nė Shkodėr. Burri u mėrzit pėr ata tė vetėt nė Prizren, po edhe unė pėr tė mitė, kėtu nė Shtoj e Ulqin. Ka njė vjet qė jetojmė nė Ulqin. Dy djem i martova kėtu, me vajza ulqinake, shqiptare janė... Unė jam malazeze. Andej ėshtė Shqipėria! Shqipėrinė e dua shumė, se aty kam hėngėr shumė bukė. Shqipėria deri nė Plenumin IV, s’ka qenė asgjė, as era Shqipėri s’i vinte. Pas Plenumit IV, po them, e ti mund tė mė keqkuptosh, Shqipėria ėshtė njė lule e vėrtetė - dhe pashė se i bėri tė pesė gishtėrinjtė e saj tufė dhe sikur u mor erė:"Shqipėria ėshtė njė trėndafile e kuqe!" Dhe, prapė i tuboi gishtėrinjtė e dorės sė majtė. Mė kanė thėrritur kėtu:"Eja dhe puno pėr ne. Tė dėrgojmė nė Shqipėri, tė japim banesė apo shtėpi?" S’kam pranuar asgjė. Tė merrem me punė qė s’mė takojnė? Me kanė qortuar ata tė UDB-ės:
    - Pse moj Mara, s’punon ti pėr ne?
    - Jo, - u kam thėnė - atė bukė tė Shqipėrisė qė e hėngra njėzet e psė vjet pa hile, nuk do tė shkel kurrė! Po tė mė vras ajo bukė ē’mė duhet bima ime! - Jetojmė nė njė banesė me qira. Djemtė janė nė ushtri. Edhe pak ditė e vijnė nga ushtria. Jetojmė mirė. Mė ndihmojnė edhe ata tė babait tim...
    Plazhi shpesh ishte njė vend ku edhe vetė ngritesha. Por, biseda me Marėn mė mbante gjatė nė jetė. Nora shpesh ndalej dhe dėgjonte. Frika se do tė therem nė ndonjė spiunazh, nuk pėrjashtohej dot.
    Mara sikur hetoi se dyshoja nė atė qė mė fliste. Ishte ulur, dhe rishtas u kthye nė jetėn qė kishte bėrė atje, dhe s’mund tė shkėputej lehtė.
    - Shpesh kanė bėrė luftė tė improvizuar nė Shqipėri dhe kemi shkuar nė strehimore. Shkodra ka shumė strehimore. Kur kanė lajmėruar qė tė gjendeshim atje, unė me burrė dhe me fėmijėt arrija e para. Asnjėherė s’ka ndodhur qė dikush tė arrij para meje nė strehimore. Ēuditeshin, pse si grua malazeze, dhe shkoja nder tė parėt. Njė ditė mė pyetėn:
    - Si, moj, Marė, gjithnjė arrin nder tė parėt nė strehimore?
    - Po, unė i kam pranuar ligjet e kėtij shteti, dhe i vė nė jetė ashtu siē i do ai. Edhe se jam malazeze dua t’u pėrmbahem rregullave jetėsore... - u kishte thėnė ajo njerėzve qė bėheshin kureshtar pėr pėrpikėrinė e saj.
    Derisa po flisja me Marėn, mė sillej nėpėr mendje njė koment qė kisha dėgjuar nė radiovalėt e Tiranės, pikėrisht edhe atėherė isha nė plazh, por nėn hije tė njė pishe. Edhe hijet mė jepnin hov, dhe shpesh nė vete thosha: "Mos jam nėn hije tė nėnės Shqipėri? Apo, mos mė kanė kapluar hije tė rėnda, apo mbi kokė kam ndonjė korb tė zi? Via-vita, Shqipėri!..."
    Tigri
    Tigri
    Anėtar Veteran
    Anėtar Veteran


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Cancer
    Numri i Postimeve : 752
    Mosha : 40
    Vendndodhja : Ne zemer te xhungles
    Profesioni : sekret
    Pikėt : 302
    Vlersuar : 9
    Data e Regjistrimit : 18/09/2008
    Humor : tere diten

    HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPĖRI (Roman) - Faqe 2 Empty Re: HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPĖRI (Roman)

    Mesazh nga Tigri Mon 24 Nov 2008, 13:35

    RUSIA NUK FLE

    Qė nė fėmijėri kisha dėgjuar emrin e Taraboshit nė odėn e babait, kur kishte prurė duhan Taraboshi. Por, edhe kur grinte duhan nė atė dėrrasėn qė e vėnte nė rrasė tė oxhakut tė odės, e pėrziente nė njė tas mbi flakė tė zjarrit, e kur e bėnte nė formė xherdani, ia dėgjoja zėrin:
    - A s’ėshtė ky duhan Taraboshi? Ja, shikoje mirė, ėshtė i sarihtė si kėmbė skifteri?
    Ai ngritej nė kėmbė dhe prej gėzimit shkonte duke kėrcyer nė arallak tė odės. Pastaj hipte mbi parmakė dhe i vėnte gjerdanėt nė gozhda qė tė dukej se kishte grirė duhan tė mirė. Ka raste kur nuk kėnaqej me atė emrin e duhanit Tarabosh, dhe khehej e i merrte erė. Pastaj pėr malet e Taraboshit mė rrėfente edhe Plaku i Krajės, kur shkoja nė pushime verore nė Xheranė. Ai gjithnjė sytė s’ua ndante atyre thepave tė Taraboshit, si dhe reve tė natjes dhe tė mbrėmjes, qė ngriteshin sikur t’i kishte porositur vetė. Kur mė fliste Hysen Kraja pėr Taraboshin, dėshiroja ta dėgjoja se ē’fliste edhe pėr Shqipėrinė.
    - I njoh ato anė se nuk ka tė njehur saherė i kam kapėrcyer ditė pėr ditė nė kėmbė. Kam bėrė matrapazllėqe sa andej-kėtej... - pėrpiqej ta fus njė pjesė tė jetės sė kaluar Plaku i Krajės.
    -Ja, a sheh ku ėshtė Taraboshi i Shqipėrisė? Me bahe e hedh gurin andej, por ka vjet qė s’mund tė dimė, si janė vėllezėrit tanė tė asaj ane? Luftuam sė bashku me ta e me serbė e malazezė, po mbetėm kėshtu tė ndarė prej tyre, e tė bashkuar me kėta qė s’i kemi tė gjakut. As njė zog mali s’e gjejmė qė tė na thotė se Shqipėria ėshtė apo s’ėshtė e gjallė! Dėshirojmė tė shkojmė e ta shohin Shqipėrinė, tokėn qė na mbeti andej, farefisin, por thonė se as zogjėt e kėsaj ane s’mund tė fluturojnė andej. Patėm lidhje miqėsore e vėllazėrore, por sikur tė gjitha i kėputi kjo lufta e mbramė qė na mashtroi se u liruam. S’po di, a janė fajėtorė ata apo ne? Mbetėm tė tillė? Gjithkush mori nė thua nė punėn tonė, por edhe ne morėm nė thua nė tė tjerė. Ē’u bė kėshtu me ne? Kemi dėgjuar njė zhurmė gjatė njė nate. S’e dinim ē’po ndodhte me ta? As s’ishim qė t’u shkojmė nė ndihmė e as tė marrim vesh, ē’bėnin...? Zhurma s’kishte pushuar gjatė asaj nate. Pastaj sesi dėgjuam, thanė se i kanė pėrzėnė rusėt nga toka e tyre. I kanė bllokuar tė gjithė dhe i kanė hipur nė anije, pa i pyetur fare. "Nisuni pėr Rusi!", - i kanė urdhėruar. Anijet janė nisur me shpejtėsi. Janė ndarė edhe burrat me gra ruse, janė ndarė edhe fėmijėt prej nėnave. Vaji e zhurmė e madhe dėgjohej... Ajo ushtimė mė duket se gjithnjė mė pėrcjell, apo veshėt mė ushtojnė... Droj mos sėrish kjo nėna jonė Shqipėri po thuret nė dikėnd tjetėr? Po e lidhi veten ajo Shqipėri, na lidh edhe ne. Rusia kurrė nuk fle… A sheh sesi mbetėm? Kudo mund tė shkosh nė botė, e te nėna yte, jo! Sikur tė ishte njerkė pėr ne ajo Shqipėri e nėnė pėr tė tjerėt! Kėsaj s’i thonė jetė! Jetė qenqe! Por, i sheh ato re tė bardha mbi Tarabosh? Kurrė s’kisha menduar nė kėtė moshėn time, se do tė mė vjen dita t’i shoh retė e tilla... Sillen e pėshtillen retė e bardha mbi Taraboshin legjendar...
    Plaku i Krajės mė fliste pėr ato ditėt e para qė kishte ardhur nga Kraja nė Xheranė. Tri herė kishte bredhur nėpėr ato udhė, kodra e male tė Xheranės. I kishte pėlqyer ai vendi ku sė pari kishte ndėrtuar vathin e dhenve dhe tė dhive, dhe ishte kthyer nė Krajė. Ishte marrė vesh me djem qė tė blejė tokėn nė afėrsi tė Molės. Ata ishin pajtuar, dhe Plaku i gėzueshėm, me njė top para kishte ardhė rishtas nė Xheranė.
    - Ke parė atė thanėn te vathi? - pyeti Plaku. - Tri herė jam ulur dhe kam pushuar nėn hije tė saj. E kam varė tarēukun nė atė degė tė tharė. Me dorė time e kėputa degėn e thanės. Pastaj erdha kėtu, e bleva kėtė vend, dhe sė pari ngrita vathin. Erdha njė dimėr me dhen e dhi, dhe kapėrceva mė lehtė sesa nė Krajė. Kėtu bagėtia kanė pėr tė ngrėnė edhe dimrit, pranverės e vjeshtės. Sa pėr verė ėshtė pak mė vėshtirė, por shoh se tash na dolėn fare bagėtia. Askush kėndej s’merret me to, siē merresha unė mė parė. Nuk mė vijnė djemtė kėtu, e gruaja mė ėshtė bėrė parti me ta. Jetojnė nė Krajė, por atje jeta ėshtė e vėshtirė. Ka ujė nė ubla. Di ti si janė ublat nė Krajė? Nė lugina tubojmė borėn e dimrit dhe pastaj ajo ruhet nė ubėl. Po shteruan ublat nė Krajė, ē’bėjmė? Aty kėrkojmė tė ketė dimėr me borė, vetėm pėr ujė tė pijshėm. Pse s’po blen ti truall kėtu? Mund t’i shes dy e tre ari tokė. Zgjidh nė cilėn kodėr dėshiron. E ndėrton njė kacul shtėpi sa pėr tė ardhur verės me grua e fėmijė nė det. Mjaft janė pėr ty edhe dy ari. Po blejnė troje kosovarėt. Ja, atje, thonė se e ka blerė njė shtėpi ai profesori i historisė qė jep mėsim nė Fakultetin e Prishtinės. Bleje dhe ti, se tė duhet pėr kėta carrokė. Vijnė kėtu, se plazhi thonė se ėshtė i dobishėm pėr fėmijė. Pse tė mos vini edhe ju kosovarėt nė detin tonė? Vijnė nga Beogradi, ndėrtojnė shtėpi kėtu, pushojnė me gra e fėmijė. Ata po dinė ē’ėshtė jeta. Ne po thuremi nė tokėn tonė. Pse tė mos mėsojmė prej tyre? Nėse ua kemi mėri, ju lumtė, se pėr vete po dinė. Ne dimė pėr tė tjerė e s’dimė pėr vete. Ja, ē’po mendojnė bijtė e mi, atje nė Krajė? U pėrpoqa t’ua lehtėsojė jetėn, ua ndėrtova kėtė shtėpi katėshe kėtu nė Xheranė, e ata s’duan tė largohen prej asaj kodre tė Krajės. Krajėn e dua edhe vetė, por kur njeriu gjen vend mė tė mirė, pse tė mos shkojė? Xherana sė shpejti do tė bėhet vend mė i mirė se Ulqini. I shoh ata kosovarė se vijnė tė veshur e tė mbathur nė xhami. Mbushet xhamia me kosovarė, me tirq tė galmė, me plisa tė bardhė, shallė e shokė e kėpucė tė zeza. "Pritju Zo’ rreziqet!" lutem pėr ta. Edhe ajo Kosovė, e di unė se luftoi e vuajti shumė. Uroj qė tė shoh dritėn edhe ajo! Mjaft ishte nė errėsirė. Sa pėr Shqipėri, po shoh se dofarė reshė tė bardha po sillen mbi atė Tarabosh!...
    Kur mė rrėfente Plaku i Krajės pėr ushtimėn qė kishte dėgjuar nė Shqipėri, mendja mė kthente nė atė bisedėn me Marėn, nė ato ditė tė korrikut, nė plazh, dhe te ajo dorė e saj qė e bėnte nė formė buqetė lulesh, dhe i merrte erė sikur vėrtet tė ishte njė trėndafil me erė tė Shqipėrisė qė kishte mbjellur ajo. Atėbotė bluaja gjithfarė mendimesh dhe mendja mė thoshte:"Kur do t’i shoh ato buqetė lulesh nė duar tė rinisė sė Shqipėrisė, por jo edhe nė dorė tė majtė tė Marės, siē i bėnte tufė nė plazh...
    Kisha arritur prej plazhit nėpėr ato udhė tė thepisura prej gurėsh nė Xheranė. Ishte mbrėmje, dhe mė bėhej se vėrtet mbi majat e Taraboshit krenar treteshin retė e zeza dhe ua lėshonin udhėn reve tė bardha...
    Tigri
    Tigri
    Anėtar Veteran
    Anėtar Veteran


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Cancer
    Numri i Postimeve : 752
    Mosha : 40
    Vendndodhja : Ne zemer te xhungles
    Profesioni : sekret
    Pikėt : 302
    Vlersuar : 9
    Data e Regjistrimit : 18/09/2008
    Humor : tere diten

    HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPĖRI (Roman) - Faqe 2 Empty Re: HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPĖRI (Roman)

    Mesazh nga Tigri Mon 24 Nov 2008, 13:35

    BUQETĖ LULESH NĖ SHESHIN E TIRANĖS

    Kujtesa s’mė kishte tradhėtuar. Kisha parė nė televizor sheshin e Tiranės dhe parakalimin e ushtarakėve tė ushtrisė, por edhe tė rinisė. Ushtarakėt marshonin me armė nė supe, tė gjithė nė njė komandė, kurse pas tyre parakalonte rinia me buqetė lulesh nė duar. Nė tribunė shihja Enver Hoxhėn, me elitėn e tij udhėheqėse. Tė gjithė dukej se ishin tė gėzueshėm dhe buzagaz shikonin nga ushtararkėt dhe rinia. Shikoja dhe pėrcillja nė televizor ēdo hap tė tyre. Ia shihja z. Enver Hoxhės atė dorėn e majtė qė shpesh e ngriste, kurse rinia me buqetė lulesh i afroheshin rreth tribunės, ku ishte eksponuar i tėrė stafi i tij udhėheqės. Ata mė dukej se vetėm sa nuk e puthnin njėri-tjetrin! "I riu, si veriu!" sikur flisja me vete. Me gjasė sa tė rinj edhe e puthėn, por kamera mė iku shpejt. As vetė s’e di, ēfarė t’i thosha kujtesės sime? Ato buqetė lulesh tė rinisė mė kishin mbetur nė kujtesė. Pastaj, pashė se ia hodhėn edhe Enver Hoxhės, e ai i mori nė dorė, i afroi te hunda, dhe u merrte erė. Erė lulesh rinore ishin ato! Kjo s’ishte si era e atyre luleve nė dorė tė Marės, siē pohonte ajo shpesh nė plazh. Elita nė tribunė ngazėllohej, kurse tė rinjtė dhe tė rejat me ato buqetė lulesh nė duar, tė gjithė si njė, i ngrisnin nė drejtim tė udhėheqėsisė. Njė heshtje mortore ishte kjo, heshtje me buqetė lulesh. Njėri sėrish hodh njė buqetė lulesh, por s’e pashė, mos ia qėlloi Xhaxhit Enver! Asgjė s’shihja se ē’po ndodhte pastaj... Por, nė vete kisha thėnė: "Xhaxhi s’e mori vesh punėn e luleve. Me atė ditė rinia u pėrshendet me tė dhe elitėn e tij! Shqipėria dukej se nisi tė marrė frymė lirisht! Kėrkoj ndjesė nga ajo shtresė rinore, qė s’pata mundėsi tė marrė vesh, se kush i pari, mendoi se me buqetė lulesh do tė rrėzohej diktatori...
    Ishte pranverė… Pranvera e Tiranės, me buqetė lulesh...
    Tigri
    Tigri
    Anėtar Veteran
    Anėtar Veteran


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Cancer
    Numri i Postimeve : 752
    Mosha : 40
    Vendndodhja : Ne zemer te xhungles
    Profesioni : sekret
    Pikėt : 302
    Vlersuar : 9
    Data e Regjistrimit : 18/09/2008
    Humor : tere diten

    HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPĖRI (Roman) - Faqe 2 Empty Re: HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPĖRI (Roman)

    Mesazh nga Tigri Mon 24 Nov 2008, 13:36

    RIPAGĖZIMI I SHQIPĖRISĖ

    Nėse aksioma e Shqipėrisė ėshtė e gjatė dhe e pėrjetshme, mė thotė kjo mendje, se edhe ajo e Drenicės bėn pjesė diku nė skaj tė hartės sė gjeografisė. Aksioma e tillė, sa mė duket se ėshtė e vogėl, po aq kohė duhet tė pohoj, se ajo s’ėshtė as e vogėl e as e madhe, por sa ishte, dhe qė tashmė s’ėshtė! Kur thellohem nė aksiomėn jetėsore qė s’ka nevojė tė vėrtetohet as nė gjeometri, atėbotė ēfarė tė them se ia dėshiroj asaj tė ketė nė histori? Ē’fitoj me kėto mendime tė mia? Nėse bota sillet rreth diellit dhe tė boshtit tė vet, UNĖ tėrė jetėn, pohoj se u solla rreth Shqipėrisė. Kush desh ta pagėzojė edhe njėherė Shqipėrinė Iliri, mė thotė kjo mendje, ishte kthyer me shekuj mbrapa. Ta pagėzosh kėshtu, do tė thotė ta pranosh disfatėn e saj nė kohėn e Ilirisė, kur pa arsye e motivuan qė tė futej nė luftė me romakėt. Adhuroj atė Iliri, qė mė duhet ta qortoj edhe Teutėn, mbretėreshė, po edhe mbretėritė e tjera, qė u gjenden digė para romakėve. Diku morėn nė thua ilirėt e vjetėr, apo mos vallė mori nė thua Shqipėria, pas pagėzimit tė saj? Shqipėria s’e kishte bėrė asnjėherė bilancin e luftėrave, dhe kėshtu futej nė luftė tė ashpėr me fqinjė. Fqinjėsia i kishte planet e veta, dhe me ashpėrsinė qė futej nė luftė, ua paralajmėronte njė shkatėrrim tė tėrėsishėm.
    - Ku qe?
    - Nė Romė.
    - Ē’prure?
    - Kromė.
    Kroma e luftės romako-ilire kishte marrė pėrmasa tė gjera. Iliria ishte pushtuar tėrėsisht nga Roma, edhe kroma. Kroma ishte njė djall i djajve, qė me urdhėrat qė jepnin oficerėt romakė, i pėrēanin fiset ilire. Lufta atėbotė bėhej vetėm sipas planeve tė njė lufte krahinore, qė s’ēonte peshė. Ata qė ngriteshin nė luftė kundėr romakėve, shuheshin pėrmes oficerėve ilirė qė ishin nė shėrbim tė ushtrisė romake. Po qe se ata s’i shtypnin forcat luftarake, u merreshin gradat, dhe nė vend tė tyre, merrnin oficerė tė rinj, qė i kryenin detyrat edhe me mė pėrėpikmėri se tė parėt e tyre. Fiset ilire luajtėn me pod nga ana e bregdetit, e pastaj luajti edhe Dardhania. Romakėt me zjarre arritėn t’i ftohin ilirėt dhe nisi shpėrngulja sipas planeve romake, prej kusarisė qė ua morėn ilirėve, i vendosen me dhunė nėpėr vende malore. Bujqėsia dhe blektoria pėr ilirėt ishte fushė e panjohur, dhe zeje qė s’iu kishte pėrkushtuar asnjė fis. Deti ilir mbeti pa ato anije qė lundronin nėpėr tėrė botėn. Fitimet e mėdha prej ndėrtimit tė anijeve ilire u kėputėn si njė pe i ligėsht. Ēdo gjė e humbi ngjyrėn e vet. Ilirėt mbetėn marionetė nė dorė tė romakėve. Oficerėt romakė qė i kishte rekrutuar perandoria romake nga forcat ilire, dhe me shpirt ilir, vepronin kudo, dhe aty ku hetohej se pėrkrahnin luftėrat ilire, ndjekeshin me tė madhe. Kudo ishin bėrė gracka. Po qe se Roma merrte vesh se flitej mirė pėr oficerin ilir, e shkarkonte nga posti, ia heqte gradat dhe e qortonte dhe e humbte nė shkallė tė botės. Ishte mbushur iliria me tė dhėna tė huaja, me shpifje, me gėnjeshtra, e ēfarė mė tepėr, edhe me veprime qė s’dihej me ē’lugė trazoheshin?
    - Folni e shpifni keq pėr ne, se romakėt nuk na i lėnė gradat! - pohonin me keqardhje oficerėt ilirė qė ishin nė shėrbim tė romakėve.
    Tė motivuar nė lufta me fqinjė, mė thotė njė mendje, nuk na solli asgjė tė mirė. Luftėn, nė fakt e fituam, por ē’u bė pas luftės? U krijua njė dhunė kundėr-revolucionare qė duhej tė pohonin njėzėrit se nė s’qemė nė luftė, u krijua pushteti qė kudo i ndiqte luftėtarėt, u krijuan fise qė luftonin kundėr tė njėtit fis, dhe asgjė s’arrihej nga kjo luftė e brendshme. Iliria pėsoi shumė nga rebelimet. Humbi tokėn, detin, humbi njerėz, humbi pikėpamjet e pėrcaktimit kombėtar, dhe mbeti e thurur nė oazė nėpėr shekuj. Ē’faj patėm ne, bijtė e ilirėve, ose edhe atėherė kur Ilirisė iu desh tė mos ia pėrmendim emrin, dhe e ripagėzuam me kėtė emėr tė ri: Shqipėri.
    Tigri
    Tigri
    Anėtar Veteran
    Anėtar Veteran


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Cancer
    Numri i Postimeve : 752
    Mosha : 40
    Vendndodhja : Ne zemer te xhungles
    Profesioni : sekret
    Pikėt : 302
    Vlersuar : 9
    Data e Regjistrimit : 18/09/2008
    Humor : tere diten

    HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPĖRI (Roman) - Faqe 2 Empty Re: HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPĖRI (Roman)

    Mesazh nga Tigri Mon 24 Nov 2008, 13:36

    DRENICA E KUQE

    I kthehem me mendje emrit tė moēėm, atij tė Drenicės. Lėshoj vetėm njė klithmė qė e kisha dėgjuar herėt nė njė varg tė kėngės lirike: "Oj Drenicė, Drenica e kuqe!". Drenica e kuqe, ishte marionetė e tė tjerėve qė deshen gjithnjė tė futej e flijohej nė luftė, por qė pas pėrfundimit tė luftės, tė qortohej, tė fyehej, tė shlyhej dhe tė shuhej tėrė ajo qė kishte ndodhur ndaj armiqve pushtues. Shuarja e luftėrave tė Drenicės, ishte bėrė sinonim i ēdo kohe. Dhe, po tė mė pyesnin mua ata drenicakė, s’do tė rebeloheshin nė asnjė luftė! Mė pyetni edhe pėr kėtė luftėn e mbramė? As qė do tė pohoja se Drenicės i priu zari! Po, them se edhe sikur tė lutej prej qiellit e nė tokė: "Zar, zar, tė paqa zar!" asgjė s’do tė fitonte. Ishte shkelur Berlini e tė fitonte Drenica, kjo ishte anakronizėm. Anakronizėm do tė ishte sikur tė ngritej edhe tėrė Shqipėpria. Tė mėdhenjtė e lidhėn marrėveshjen dhe pas dėmeve e pushuan luftėn pėr interesa tė tyre. Drenica digjej flakė e tė tjerėt pėrgėzonin. Ēfarė ishte kjo luftė? Drenica vuante pėr bukė, kurse tė tjerėt hanin e pinin, pa ēarė hallet e atyre qė mbetėn pa bukė e pa kulm mbi kokė. E vėrteta i ēan edhe gurėt. Por, nė Drenicė, kishte familje tė tilla qė s’kishte ē’t’i hante miu pas darke!
    I nxjerr shėnimet qė i kisha marrė nga z. Ahmet Dajaku, pjesėmarrėsh i luftės sė mixhės Shaban Polluzha tė Drenicės.
    -Populli shqiptarė ėshtė si njė pemė qė ka njė trup qė ka njė degė andej, tjetrėn kėtej, dhe na duhet njė pemė e tillė. Njerėzit tonė duhet tė jenė nė ēdo vend. Pėr njė flamur luftuan ata dhe ne. Fituam apo s’fituam nė luftėn e mbramė me armė, lufta do tė bėhet shumė kohė me laps. Kush fitoj - fitoj - pohonte kapter Bajrami nga Shqipėria. - Paria juaj nė Kosovė kanė pėr tė vjellur gjak. Mė dėshirė kam tė vdes nė Kosovė se tė dėgjoj se ajo mbeti nėn kėmbė tė shkaut.., - dhe e kishte ngritur zėrin kundėr ēdo rebelimi e lufte tė re nė Drenicė.
    As qė mundja ta qetėsoja veten nga ėndrra qė kisha parė. Meqė Norės ia pata rrėfyer nė park, kur Proza ishte zgjuar dhe pinte kafenė e mėngjesit sė bashku me ne, e mata jetėn e saj, dhe heshtjen kur shihte se patjetėr po i vinte kafeja. As qė e kisha harruar atė klithmė:"Oh, moj Prozė, Proza ime!". Por, sikur edhe ajo e dinte se ende s’isha shėruar tėrėsisht nga majasėlli pėrpiqej tė mė kruaj. Pėrpiqesha t’ia largoja dorėn, e ajo s’mė shkoqej dot. Befasisht i rashė shuplakė nė faqe, dhe kur e pa Lumnija, mė qortoj:
    -Baba, a sheh sesi iu skuq fytyra Prozės!
    Isha kthyer me fytyrė prej Prozės dhe vėrtet pashė se njėra anė e fytyrės iu kishte skuqur tepėr,e mendoja nė vete: me cilėn dorė i rashė shuplakė, me tė majtėn apo tė djathtėn? Nė ato pėrpelitje mė kishte dalė gjumi.
    Kisha parė edhe shumė ėndrra tė tjera, por qė mė kujtohej vetėm njė klithmė: "Lufta i han shtalbakėt. Qetėsinė pas luftės e krijon frika, dhe asnjė gjeneratė s’mbeti pa i pėrjetuar sė paku dy luftėra, apo edhe mė shumė..." Lexova shėnimin e njė plake nga Llapi: "Mos tė kapėt dhuna, se s’tė ndalė as Tuna!" Ėndrra qė mė kishte munduar pėr luftėn, mbeti nė harresė. Nesėr do tė bėhet mė mirė, shtova nė vete, dhe me kaq po e mbyll kapitullin e ditės sė sotme...
    Tigri
    Tigri
    Anėtar Veteran
    Anėtar Veteran


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Cancer
    Numri i Postimeve : 752
    Mosha : 40
    Vendndodhja : Ne zemer te xhungles
    Profesioni : sekret
    Pikėt : 302
    Vlersuar : 9
    Data e Regjistrimit : 18/09/2008
    Humor : tere diten

    HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPĖRI (Roman) - Faqe 2 Empty Re: HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPĖRI (Roman)

    Mesazh nga Tigri Mon 24 Nov 2008, 13:37

    "O, MOJ SHQIPĖRI!"

    Kisha rėnė nė pusin e thellė tė mendimeve, dhe mė dukej se i tėrė parku nė kėtė mėngjes tė korrikut mė ra nė kokė, por fat qė Nora mė ktheu nė jetė, duke mė rrėfyer sesi Ajnishės, ia kishin pėrzerė nėnėn nga shtėpia djemtė e kunatit, dhe se kur ishte e zoja e punės, atė e adhuronin tepėr. Por, ē’u bė me atė pleqėri tė saj, derisa ishte, e mbante edhe qesėn e shtėpisė, me njė zhag qė e fuste gjithnjė nė gji pėr t’i ruajutur paratė, e njė ditė kunata e kishte tėrhequr zvarrė. Nėna e Ajnishės doli prej asaj dere tė shtėpisė, po pikėrisht po atė ditė, kunati i saj pėrjetoi njė aksidnet tė rėndė para shtėpisė se tij dhe vdiq. Kanė thėnė, vazhdoi Nora rrėfimin e saj, bėn e mos shiko mbrapa. Kanė thėnė tė moēmit se kur dikush mundohet tė kafshojė, tė puthė!. Edhe kėto puthje tė jetės fat qė po treten. Jeta po vėnitet, e ēdo gjė merr hov ashtu siē shpesh s’mund tė parashohėsh...
    Isha pėrsėri nė atė mėdyshje qė kisha ndryrė nė park, dhe ēfarė do tė filloja tė trajtoja nė kapitujt e ardhshėm. Disa herė klitha nė vete qė tė mos mė dėgjonte Nora: "O moj, Drenicė!..." Pastaj edhe njė klithmė tjetėr: "O moj, Prozė!..." Por, nė mendje mė ishte ngulitur mė gjasė shprehja e parė, qė e nisa kapitullin e ri: "O moj, Shqipėri!..." I kthehem edhe njėherė asaj Shqipėrie dhe prej kėtu shihet se mund tė bėjė ndonjė klithmė apo edhe gafė tė madhe, se asgjė s’mund t’i bėj e as t’i ndihmojė asaj. Ēfarė do tė bėja pėr Shqipėrinė, ėshtė kjo detyrė mbi detyrėa, gjithnjė dėshiroj ta shoh njė Shqipėri me shqiptarė tė mirė... Iu ktheva edhe klithjeve: "O moj, Drenicė!... Ē’bėra unė pėr ty, e ti pėr mua? O, moj Prozė, pse ende fle dhe nuk zgjohesh tė pijmė sė bashku kafenė e mėngjesit? O, moj Prozė, a do tė mė qortosh qė s’arrita ta bleja violinėn qė aq shpesh ma kėrkoje kur i kishte njėmbėdhjetė vjeē? Disa herė dolėm nė qytet dhe s’arritėm ta gjejmė asnjė violinė qė aq shumė ishe dashuruar nė tė, duke e parė Ilir Shehun, se ia ndėrronte gishtėrinjtė, por qė nuk i kėndonte. Proza ime fle, unė shkruaj, por shpesh pėrpiqem qė t’ua gjej vendin e duhur shėnimeve tė mia. Por, sesi me vijnė duke u plotėsuar shėnimet askush nuk do tė me besonte.
    Tigri
    Tigri
    Anėtar Veteran
    Anėtar Veteran


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Cancer
    Numri i Postimeve : 752
    Mosha : 40
    Vendndodhja : Ne zemer te xhungles
    Profesioni : sekret
    Pikėt : 302
    Vlersuar : 9
    Data e Regjistrimit : 18/09/2008
    Humor : tere diten

    HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPĖRI (Roman) - Faqe 2 Empty Re: HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPĖRI (Roman)

    Mesazh nga Tigri Mon 24 Nov 2008, 13:37

    MOJ DRENICĖ!

    Sa shpejt mė ra nė dorė njė skedė, ku nė bisedė me Mursel Hajrėn, nga Rakinica, plak qė i kishte mbushur njėqind vjet, kisha shėnuar:
    -Derisa tė jetė bota s’duhet tė humbet lufta e Ahmet Delisė. Kambėr Loshit, Nak Berishės dhe e Azem Bejtės... Kisha e parė ėshtė ndertuar nė Deēan, kurse e dyta ėshtė kjo nė Deviē. Honrakėt e Rakoshit e Kerolltė bėhen vojvodė dhe gjithnjė e kanė ruajtur kishėn e Deviēit... - pohonte plaku, qė ka vjet qė ishte verbėruar sysh.
    Kisha kapėrcyer kalimthi nėpėr njė vijė tė shkurtėr tė Shqipėrisė, nė mars tė vitit l993. Mė dukej se kisha shkuar tė kėrkoja zjarr, apo ndonjė ndihmė mjekėsore pėr djalė? Asgjė s’pata t’i dėrgoja Shqipėrisė e as qė mora diēka prej saj. Me dėshirė Shqipėrisė do t’i dėrgoja libra, pėr hir tė abetares sė parė qė kushedi nga e kush e pruri nė Kosovė dhe fat qė mėsova shkrim-leximin. Pata marrė me vete pesė romane tė birit tim, Arsimit, dhe ato ua fala disa vetave. Ndodh se do ta kenė lexuar romanin, por ketė s’e bėra qė tė mė pranohej se kisha djalė qė di tė shkruaj. Po, ē’tė them pėr Drenicėn dhe librat qė lexohen atje. Ka Denica njerėz tė shkolluar, ka... Ka Drenica lexues, ka... Ka Drenica veprat e mia, i ka... Por, ē’fat e pėrcolli atė Drenicė, e nė halle tė saj mos qofsha!
    Nė vjeshtė tė vitit l995, vizitova Shkollėn Tetėvjeēare nė Runikė, aty ku mė parė kisha punuar, pastaj edhe shokė tė tjerė, por edhe Mehmet Kajtazi. Takova vėllain e tij, qė ishte emėruar pedagog i shkollės, dhe m’u bė qejfi kur mė futi nė atė bibliotekė qė mė parė mezi e pata nisur punėn me ato pak libra, e tash ka mė shumė sosh. Nė njė skaj tė asaj biblioteke pashė se ishte ngritur njė pikturė e Shotė Galicės. E shikova atė pikturė, dhe pa mė treguar asgjė, mora vesh se shkolla ishte pagėzuar me emrin e Shotė Galicės. Shotė Galica nuk kishte pėrmendore para ndertesės sė shkollės, por ende ishte ajo pėrmendorja e Millun Jakshiqit, pėr tė cilin gazetarėt e nderuar, z. i ndjerė Nebil Duraku, dhe z. Mehmet Kajatzi, i patėn shkruar e botuar fejtonet e para pėr tė. Edhe pėr Shotė Galicėn z. Mehmet Kajtazi ka botuar romanin me titull: "Shotė Galica", por qė nė atė bibliotekė ende s’ka arritur. Isha duke shikuar nė dritare dhe Sheremet Kajtazi dukej se fare nuk mė pėrcillte nga e kisha thelluar tėrė atė shikim. Shkolla mė dukej se kishte nisur tė plasaritej, kurse nė anėn tjetėr pashė shkollėn e re.
    - Ketė shkollė na lanė serbėt ne,. e asgjė tjetėr. Morėn shkollėn e re, por mirė qė u ndamė prej tyre. Tash jemi mė tė qetė - tha Sheremeti.
    E pyes pedagogun:
    -Po, a mund tė gjej shėnime nga koha ime?
    -Unė, mė sa kam hetuar, ato janė nė duar tė shkive. Mjafton se i kemi kėto shėnimet mė tė reja! - m’u pėrgjigj ai pa fije arsyetimi, dhe u fut nė botėn e shėnimeve qė ai pėrpiqej t’i vė nė skedarė tė shkollės. Edhe atėherė ndodh se kisha klithur:"O, moj Drenicė!..."
    Tė tjerėt herėt patėn klithur.
    "O, moj Shqipėri!"
    Tigri
    Tigri
    Anėtar Veteran
    Anėtar Veteran


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Cancer
    Numri i Postimeve : 752
    Mosha : 40
    Vendndodhja : Ne zemer te xhungles
    Profesioni : sekret
    Pikėt : 302
    Vlersuar : 9
    Data e Regjistrimit : 18/09/2008
    Humor : tere diten

    HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPĖRI (Roman) - Faqe 2 Empty Re: HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPĖRI (Roman)

    Mesazh nga Tigri Mon 24 Nov 2008, 13:38

    KUJTIME PĖR BREZNITĖ E REJA
    Qerret i Durrėsit, mars 1993.


    Shėtisja me z. Ilaz Zekėn, nga Murga e Drenicės, qė babai i tij herėt ishte selitur nė fshatin Qerret tė Durrėsit. Udhėt i gjeta tė pameremtuara, me pėrjashtim tė udhės kryesore, qė ishte shtruar me zhavorr, prej Qėrretit deri nė Katund tė Ri. Ecja dhe kur arrita te varrezat e fshatit, u ndala dhe pashė se ishin pjesėrisht tė meremetuara, dhe nė fakt mė mirė sesa nė Drenicė. U afrova dhe i lexova mbishkrimet, pastaj nxora lapsin dhe bllokun e shėnimeve dhe nisa tė marrė shėnime. Ilazi mė shikoi dhe as qė foli gjė. Mė dukej se njėfarė dyshimi i rrapėlloi nė kokė. Mendoja se do tė mė qortonte, apo tė shprehte ndonjė dyshim ndaj mje. "Shkruaj, shkruaj!", - tha e mė liroi nga njė bagazh mendimesh e mynxyrash qė ishin rujatur diku nė thellėsi tė shpirtit tė tyre. Kėshtu, i hyra punės me radhė, duke shkuar prej varrit nė varrin tjetėr, dhe isha tejetė kureshtar sesi i kishin ngritur pėrmendoret e disa prindėrve. Mbishkrimet nė kėto varreza do tė jenė edhe kujtime pėr breznitė e reja.
    Ismajl Tahir Berisha,(l99l-l997), Gjyrgjevik-Kosovė.
    Hanė Berisha,(l897-l987).
    Zeqir Sadiku,(l897-l969), i biri i Sadik Ramės nga Gjyregjeviku.
    Isuf Zeqir Dushi, 22 tė vrarė i ka djegur Serbia dhe kanė ikur nė Shqipėri.
    Zade Berisha,(l5.2.l906-5prill l988).
    Rushit Zeka, (2.6.l9l4-l5.5.l965).
    Hamit Zeka, (24.6.l9l5-l5.5.l965).
    Riza Zeka, (1o.12.1897-3.11.1985).
    Bajram Ukė Kabashi (l9l0-l972). Bajram Rexha ishte shok i tij.
    Emine (Dajaku) Zeka, e lindur nė Rakinicė, gruaja e tė ndjerit Riza Zeka nga Murga.
    Edhe pse i pata marrė shėnimet, pashė se kur i kėrkova t’i sistemoja, ato fare s’i gjeta. Mė kujtohet se tė ndjerės, Emine Zeka, ia kishin ngritur lapidarin, me fotgrafi, me shami tė bardhė, dhe dukej se krenaria dhe hija e saj gjatė do t’i mbajė nė shpresa pėr jetė mė tė mirė katėr djemtė e saj, nipat dhe mbesat...
    -Tė pėlqyen varrezat tona? - mė kishte pyetur Ilaz Zeka. - Kanė ngjashmėri me ato nė Drenicėn tonė?
    -Po, tash edhe te ne janė duke i meremetuar varrezat! - i thashė dhe u futem nė botėn e Shqipėrisė.
    - Edhe atje e kemi tokėn tonė, por ėshtė tokė gurinore. Kemi edhe male shumė atje. Na kanė thėnė djemtė e mixhės: "Ejani dhe ta ndajmė malin. Kjo ėshtė juaja!" Mirė qė na kanė lutur kėshtu. Por, u kemi thėnė: "Mali ynė mbasi ėshtė nė duar tuaja, lė tė rri ashtu". S’e kemi ndarė. Kėtu kemi tokė tė mirė, a sheh krejt toka ėshtė nėn vadė. Vada e ka tė veten, Bardh. Isha edhe nė fshatin tim, ku ka lindur im atė. Toka jonė atje ėshtė e ashpėr, thatėsirė e madhe kishte qenė nė atė verė tė vjetit l992. E pashė Denicėn, por babai dhe nėna vdiqen tė pėrmalluar qė nuk patėn rast ta shohin vendlindjen e tyre...
    Pėr dadėn Minė (Emine), siē mė rrėfente Nora, qėkur kishte dėgjuar se lėngonte dhe dėshpėrohej qė s’mund tė kthehej nė vendlindje pėr t’i parė vėllazėrit e saj nė Rakinicė, ajo ishte habitur dhe shpesh e qiste shaminė e bardhė nė kokė dhe me tė shpejtė dilte nga shtėpia duke u pėrshėndetur me tė gjithė anėtarėt e familjes.
    - Ditėn e mirė, se unė shkova nė Rakinicė (Drenicė)!
    Djemtė e saj e ruanin pėrherė, dhe e kthenin nė shtėpi. Kur Nora e kishte marrė lajmin pėr vdekjen e hallės Minė, qė tė dy patėm qėlluar nė njė tė pame kėtu nė Prishtinė, ajo kishte qar. Kėtė s’ua kisha treguar bijve tė saj as nė Qėrret tė Durrėsit.
    Toka nė Qėrret tė Durrėsit ka emėr.
    Isha tepėr i gėzueshėm qė tokėn e kishin ndarė pa ngatrresa dhe dėme.
    - Nė kėtė tokė kaq tė mirė qesim mė pak farė, e atje nė Murgė, duhej qitur farėn mė shpesh - m’i kujtoi sa fjalė tė babait tė tij, Riza Zekės, i biri i tij, Ilazi. - E pashė edhe tokėn tonė atje. E ligė, e thatė, por bukėn e ka tė ėmbėl!
    Tigri
    Tigri
    Anėtar Veteran
    Anėtar Veteran


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Cancer
    Numri i Postimeve : 752
    Mosha : 40
    Vendndodhja : Ne zemer te xhungles
    Profesioni : sekret
    Pikėt : 302
    Vlersuar : 9
    Data e Regjistrimit : 18/09/2008
    Humor : tere diten

    HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPĖRI (Roman) - Faqe 2 Empty Re: HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPĖRI (Roman)

    Mesazh nga Tigri Mon 24 Nov 2008, 13:38

    PĖRVJETORĖT!

    Pėr pak ēaste e ndala kompjuterin dhe duke u zhdjergur shkallėve teposhtė, dyshoja mos do ta kem bėrė ndonjė gabim teknik dhe tė mė shlyhej, sepse aftėsia krijuese s’ėshtė e njėjtė nė asnjė kohė. Nė sallon vėrejta se kaftjalli s’ishte i gatshėm. Mora njė grishkė bukė dhe e leva me pak mjaltė, e posa e hėngra, mė erdhi njė trohė fuqi krijuese. Rishtas u ngjita shkallėve pėrpjetė, dhe mendoja se ku t’i gjeja shėnimet dhe ēfarė tė trajtoja sot. Nė tavolinėn ku punoj, pashė se i kisha shėnimet qė i kisha marrė nga prof. Abas Ermenji, kryetar i Komitetit Kombėtar Demokrat "Shqipėria e lirė", tė botuara nė "Albania", mė 28.l2.l962, nė Romė, kushtuar 50-vjetorit tė pavarėsisė dhe tė Ditės sė flamurit. Nė vete thosha: "Me shumė vonesė arrita tė lexoja shkrime tė tilla, apo vallė mos qesh larg botės sė librave?" Libri ishte botuar nė Romė, ēfarė tė thosha pėr romakėt? Mjafton se edhe atje lejohej tė botohej njė libėr i tillė, dhe tė dalė emri i idologut qė s’ka mundur tė veprojė nė Shqipėri, por krijoi kushte qė tė punojė edhe atje, jashtė kufijve, pėr Shqipėrinė. Ai, nė shkrimet e tij, theksonte se Rusia, Kina dhe Jugosllavia patėn pėr qėllim tė sundojnė popujt e vegjėl, dhe atė pjesėrisht e arritėn. Policia serbe hyri nė Shqipėri pėr tė vrarė njėmijė e sa kosovarė, kurse brigadat shqiptare dėrgoheshin pėr ta liruar Kosovėn. Them nė vete: "Anakronizėm i njė kohe qė hapi shumė varre shqiptarėsh!" Nė fakt autori i kėtij shkrimi pėrpiqej tė bėhet njėsimi i shpirtit kombėtar nė mbėshtetje tė jehonės qė bėri Lidhja e Prizrenit, e cila ndiqte vatrėn e kulturės shqiptare. Vėnte nė spikamė se nė luftėrat Ballkanike shqiptarėt i dhanė grushtin dėrrmonjės Perandorisė Osmane; forcat u mblodhėn tė ēthurura, tė paorganizuara dhe fati i Shqipėrisė mbeti nė duar tė fqinjėve dhe tė fuqive tė mėdha. Shqiptarėt edhe mėtutje kėrkojnė njohjen e autonomisė sė tyre brenda katėr vilajteve :Kosovė, Manastir, Shkodėr e Janinė. Porta e Lartė i mbante gjithnjė me premtime e gėnjeshtra. Populli shqiptar, i ēthurur dhe i papėrgatitur pėr qėndresė, pa administratė, pa njė ushtri, pa njė qėndėr drejtuese, u ndodh i papritur pėrballė intrigave tė jashtme dhe tė veprimit ushtarak nga fqinjėt, qė i shkelen krahinat shqiptare. Ushtria marshoi nė tė katėr anėt. Njė pjesė mori nga Perėndimi, drejt Shkodrės, dhe pjesa tjetėr nga Juga, drejt Manastirit. Nė anėn tjetėr, njė pjesė e ushtrisė greke marshoj drejt Janinės. Kėshtu, katėr vilajetet :Shkupi, Manastiri, Janina e Shkodra u morėn nėpėr kėmbė. Sulmi ishte i papritur, sa qė shqiptarėt vonė e morėn vesh, duke menduar se fqinjėt kishin punė kundėr Turqisė, dhe jo kundėr tyre. Kur e morėn vesh qėllimin e fqinjėve ishte tepėr vonė" shkruante i nderuari z. Abas Ermenji nė shkrimin e tij enkas pėr pavarėsinė e Shqipėrisė si dhe pėr marrėdhėniet fqinjėsore tė asaj kohe. Rishtas dėshiroja tė pėrsiasja, por u tėrhoqa, duke iu frikėsuar shkrimtarėve tė ardhshėm se mos kjo qė po e them, do tė cilėsohej si parullė!
    Sėrish u qasem shkrimeve, dhe s’mund tė shkėpus veten nga tėrė ajo qė kisha lexuar dhe shėnuar. Mirė qė jeta po vazhdon edhe si e tillė, pra me shkrime.
    Lexoj nė vazhdim pėr ngritjen e Falmurit nė Vlorė, l9l2 (28 nėntor) kur u formua edhe njė qeveri e pėrkohėshme nėn kryesinė e z. Ismail Qemalit, duke i njohur fuqitė e mėdha se Shqipėria kishte shpallur pavarėsinė, dhe tė ndėrhynin qė tė mos bėhej copėtimi i saj. Pėr fat, apo pa pikė fati, Austro-Hungaria e para iu pėrgjigj kėsaj thirrje dhe kėrkoi qė Shqipėria tė mos copėtohej! (Kėto qenė parulla mashtruese se do tė copėtoheshin!...) Luftėrat Ballkanike i pushoi Anglia, kur e organizoi Konferencėn nė Londėr, ku morėn pjesė ambasadorėt e fuqive tė mėdha, mė l7 dhjetor l9l2. Kjo i caktoi kufijtė e Shqipėrisė mė l9l3. Austro-Hungaria dhe Italia kėrkonin njė Shqipėri mė tė madhe, kurse Rusia dhe Franca donin ta bėnin sa mė tė vogėl. Gjermania pėrkrahte Austro-Hungarinė, kurse Anglia si pajtuese ndėrmjet dy palėve, luajti lojėn mė tė rrezikshme. Interesi i Austro-Hungarisė, ishte mosdalja e Serbisė nė Detin Adriatik, kurse Italia tė siguronte kanalin e Otrandės dhe tė mos mbyllej kanali i Korfusit. Shqiptarėt mbasi nuk mund t’i dalin zot vendit tė tyre, u ndoq vija gjeografike e Italisė dhe e Austro-Hungarisė. Nė mars l9l3, me ndėrmjetėsimin e ministrit britanik, Edėard Grey, Austria ra nė ujdi me Rusinė mbi caktimin e kufijve tė Shqipėrisė sė Veriut. Kufijtė e Veriut u qethen dhe u pėrqethen! Mė 30 maj l9l3, u nėnshkrua nė Londėr traktati i paqes ndėrmjet Turqisė dhe tė aleatėve ballkanikė. Artikulli III i kėtij traktati ua linte nė dorė fuqive tė mėdha caktimin e kufijve tė Shqipėrisė dhe rregullimin e ēdo pune qė kishte tė bėnte me Shqipėrinė. Komisioni prej tė dėrguarėve tė gjashtė fuqive tė mėdha, qė u mblodh nė Firencė tė Italisė, me ndihmėn e Institutit Gjeografik, caktoj nė hartė kufijtė e Shtetit shqiptar, ku mė l7 dhjetor l9l3, u nėnshkrua Protokolli i Firencės. Nė prill l9l3, Ismail Qemali u nis pėr nė udhėtim nėpėr Evropė, ku i vizitoi kryeqytetet e fuqive tė mėdha. Plaku i Vlorės u kthye nė Shqipėri me premtime tė thata. Lėvizjen e Vlorės e paraqitnin si pa fe, qė kėrkonte tė sillte njė mbret kaur.
    Princ Vilhelm de Vied zbriti nė Shqipėri mė 7 mars l9l4. Esad Topotani arrestohet mė l9 maj l9l4. Rebelet ishin pėr njė princ tė Osmanllinjve. Parulla e tyre nuk ishte :"duam tokė", por "duam Babanė!"(dmth Sulltanin). Nga kjo dramė targjikomike qė luhej nė dėm tė Shqipėrisė i luhati trojet shqiptare. Muhaxhirėt e mjerė, tė ndjekur me zjarr e dhunė nga trojet e tyre nga Serbia, vdiqen nga uria me mijėra burra, gra e fėmijė nėn ullishtat e Vlorės. Trupat e mjerė tė tyre i hodhen nė det...
    Traktati i fshehtė i Londrės, qė parashikonte copėtimin e Shqipėrisė, u mor vesh nga tėrė bota, mė l9l7, kur Bolshevikėt nė Rusi, botuan arkivat e fshehta tė misnitrisė sė carit. Zogu i shpėrndau popullorėt si bykun qė shpėrndan era...!
    Mendja rishtas mė rrėshqiti nė fillim tė kapitullit, dhe nė vete mirė qė lėshova klithmėn e poezisė: "O, moj Shqipėri!..." – tė shkrimtarit romantik Vaso Pashė Shkodranit
    Tigri
    Tigri
    Anėtar Veteran
    Anėtar Veteran


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Cancer
    Numri i Postimeve : 752
    Mosha : 40
    Vendndodhja : Ne zemer te xhungles
    Profesioni : sekret
    Pikėt : 302
    Vlersuar : 9
    Data e Regjistrimit : 18/09/2008
    Humor : tere diten

    HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPĖRI (Roman) - Faqe 2 Empty Re: HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPĖRI (Roman)

    Mesazh nga Tigri Mon 24 Nov 2008, 13:39

    O, PRITE ARSHI PIPĖN, O HEJ!

    Para se tė zgjohesha nga ėndrra qė si nėpėr mjegull mė afrohej njė grua me shportė tė pemėve nė dorė, i shtrirė nė kanape, mendova se mirė u bė qė s’ia mora pemėt, u ngrita dhe nisa tė shkruaj nė stilin lutės:
    - Shqipėri, mos tė pastė hije, pse mė ndjek si hije!?
    Ekrani i kompjuterit mė motivonte tė shkruaja, kurse valėt e Radio-Tiranės me lajmin mė tė ri pėr arritjen e z. prof. Abas Ermenji nė aeroportin e Rinasit, mė gėzoi tepėr. Isha nė Vitak, dhe prisja qė atė ta shoh se arrinte nė aeroport duke ateruar me aeroplanin e tij special nga Roma pėr nė Tiranė. Por, prapė mė thotė njė mendje: asgjė pėr Shqipėrinė s’ėshtė vonė. Edhe sikur tė bėhej kushtrimi: "O prite, Arshi Pipėn, o hej!..." do t’u isha mirėnjohės zėrave tė tillė.
    Seē mė kujtohej ajo ditė e korrikut me vapė edhe vendlindja sikur mė doli parasysh, sikur arrita nė Vitak. Ishin kėto vjet qė me dashuri iu kisha kthyer jetės nė fshat, dhe jetoja posi tė gjithė ata nė lagje. Nga bisedat qė mė vinin terthorazi, po shpesh edhe nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė, mė qortonin se isha bėrė po ai qė kisha qenė mė parė kėtu, dhe mendonin se fare nuk e pėrcillja jetėn e shkrimeve. Nė ato ditė isha mė aktiv, dhe asgjė mėngut nuk lashė pa e futur nėpėr gėrhanė e gėrsherė. Nė Vitak vazhdimisht e dėgjoja pasqyrėn e RTSH, dhe me gjasė mė kishin kėndellur sa emisione. Shihja njė pjesė tė Shqipėrisė, dhe shumėpak kishte emisione pėr Kosovėn. Kosova s’e kishte mė atė Radio-Televizion tė Prishtinės, qė gjatė Serbia ishte pėrpjekur ta vė kapelė mbi atė tė RTSH tė Tiranės. Mjafton se ēdo zhvillim qė bėhej kėtu nė Kosovė, kishte pėr qėllim qė t’u thotė atyre nė Tiranė: "Ē’po luani ju me fatin e atij populli? A e dini se edhe ne kėtu nė Kosovė kemi radio dhe televizor? A shihni se jemi njė, por sapo shihet shqiptarėt kosovarėt do t’ua luajnė truallin me menēuri!".
    Nė bisedat qė i bėja me fshatarėt tė mi, shpesh ndahesha mirė, por ka raste kur fare s’mė kuptonin, apo e bėnin veshin tė shurdhėr, por edhe kjo kohė pohoja nė vete se do tė jetė kapėrcyese. S’ishte punė e lehtė qė ēdo gjė e re tė shpėrthejė vrullshėm, siē ishte penguar gjatė njė pjesė e historisė. Televizioni shqiptar, me gjasė ngutej qė t’i nxjerr nė shesh njerėzit dhe patriotėt qė ishin flijuar pėr Shqipėrinė e lirė, por edhe pėr njė Kosovė tė lirė. Ishte e pamundshme qė t’i kapja kėto tema, por mjafton se i pėrcillja prej njė prapavie tė shėndoshė, siē e pata zakon tė veproja gjatė tėrė jetės...
    Lajmet qė i pėrcillja nė RTSH mė jepnin vullnet pėr jetė, por edhe shpesh mė shqetėsonin dhe befasonin. As qė kisha nder mend tė lodh trurin aq shumė, por tėrė kjo ishte formale, por qė vragėt mbetėn nė njė pjesė tė kėtij shpirti.
    Aksiomat e Shqipėrisė ringjalleshin. Lajmi mė i ri, i RTSH: "z. Prof. Arshi Pipa arriti nė aeroportin e Rinasit". U gėzova qė e pashė aeroplanin duke ateruar dhe kur zbriti z. prof. Arshi Pipa, mė erdhi shumė keq qė ishte plakur shumė, dhe mezi ecte. Pritja ishte bėrė e mirė, vetėm qė s’i dėgjoja spikerėt duke thirrur sikur luftėtarėt e Drenicės nė kohė tė Azem Galicės!
    "Ou, prite Arshi Pipėn, o hej!..."
    Tigri
    Tigri
    Anėtar Veteran
    Anėtar Veteran


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Cancer
    Numri i Postimeve : 752
    Mosha : 40
    Vendndodhja : Ne zemer te xhungles
    Profesioni : sekret
    Pikėt : 302
    Vlersuar : 9
    Data e Regjistrimit : 18/09/2008
    Humor : tere diten

    HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPĖRI (Roman) - Faqe 2 Empty Re: HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPĖRI (Roman)

    Mesazh nga Tigri Mon 24 Nov 2008, 13:39

    NJĖ VERĖ TJETĖR

    Kishte kapėrcyer korriku me vapė. Frikėsohesha mos edhe gushti do tė na bėj tė dalim nė mal me atė vapė qė kishte pllakosur. Droja se edhe vjeshta do tė jetė me vapė, e ato pak prodhime tė mia, nuk do tė mė sjellnin asgjė pėr dimrin qė vinte. Ishin ditė tė thatėsisė ato, dhe shpesh i dėgjoja fshatarėt e mi se ankoheshin:"Po, kėtu nė Vitak, ēdo dhjetė vjet ka verė tė mirė, e pastaj gjithnjė kėshtu!". Kanė halle ata fshatarėt tė mi, por as vetė s’qesh pa to. Edhe vetė hetoja diēka nė fshatin tim e kjo ishte thatėsira. Pritej njė verė tjetėr…
    Nė atė korrik me vapė kisha kositur barin, dhe kur mė duhej tė udhėtoja nė Zagreb, otkosėt mbetėn tė shtrirė. Mė vinte keq ta ngarkoja dikė me punė tė mia tė fushės, apo edhe t’u thosha: "Merrnie atė bar, kositne dhe thane e pastaj do tė bėjmė lehtė!".
    Kisha udhėtuar pėr nė Zagreb, se mė priste biri im nė spital, qė ishte operuar. As qė mendoja se do tė fitoja aq shumė prej tokės, qė njėzet e pesė vjet ishte djerrinė, ndėrsa jetoja nė Prishtinė.
    Tigri
    Tigri
    Anėtar Veteran
    Anėtar Veteran


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Cancer
    Numri i Postimeve : 752
    Mosha : 40
    Vendndodhja : Ne zemer te xhungles
    Profesioni : sekret
    Pikėt : 302
    Vlersuar : 9
    Data e Regjistrimit : 18/09/2008
    Humor : tere diten

    HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPĖRI (Roman) - Faqe 2 Empty Re: HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPĖRI (Roman)

    Mesazh nga Tigri Mon 24 Nov 2008, 13:40

    SHQIPTARĖT E MJERĖ!

    Kur e pashė se zbriti nga aeroplani Arshi Pipa nė Tiranė, mos mendoni se e nėnēmova kthimin e tij, por m’u duk se fluturoi nga Perėndimi me njė aeroplan shumė tė madh. Udhėtarėt e tjerė fare si pashė nė kamerė. Kutadi, ai gazetari i televizorit, kishte pėr detyrė qė nė plan tė parė ta vėnte z. prof Arshi Pipėn. Kėtij intelektuali ia kisha dėgjuar zėrin edhe mė herėt, por tė tjerėt me siguri e kanė njohur para meje. U bė bujė ardhja e Arshi Pipės nė Shqipėri! Po, vallė, si erdhi e ē’tha, ajo ishte punė e tij. Nuk e mohoj punėn e tij intelektuale dhe veprimtarinė patriotike. Pėr njerėz patriotė kemi nevojė gjithnjė. E pata pėrcjellur edhe veprimtarinė e tij nė gjuhėsi, por kur dėgjova se ishte kundėr njėsimit tė gjuhės letrare, mė doli nga huji. A kam tė drejtė tė fus sqepin nė punėt e tij, do tė mė qortoni, por se kemi njė gjuhė dhe njė komb, kėsaj teze s’mund t’i themi: ndal, se do tė kthehemi atje ku ishim: tė kemi dy dialekte: atė gegė dhe toskė! Apo, edhe tė ndjekim tezėn mė tė re, tė lansuar se gegėrishtja e vjetėr ėshtė mė e pasur sė toskėrishtja! Ē’fitojmė me kėtė nė planin e pėrgjithshėm kombėtar? Mos duke u pėrpjekur t’i kruajmė vetullat, po i nxjerrim sytė?
    Kujtesa dhe harresa pėr mua janė thyerje shpirtėrore, sa mė vjen kujtesa, po aq mė paraqitet edhe harresa. Mė duhet tė pajtohem me kėto dy anė tė psikologjisė sime. Kujtesa mė treti prapė te ai aeroplani qė prej tij zbriti Arshi Pipa, dhe mė dukej se tė tillė aeroplani kam parė sikur tė ateronte dikush nga Beogradi. Mendja mė thoshte mos Arshi Pipa ka pirė shėrbet nė Beograd? Po, vallė, kthimi i tij nė Shqipėri, nė vendlindje pas pesėdhjetė vjetėsh ishte sihariq pėr tė gjithė mėrgimtarėt dhe vendėsit, por edhe pėr shkencėtarė tė tjerė!
    Kujtesa ime rishtas mė shpie t’ia bėja vetėm njė pyetje tė thjeshtė:
    -O zoti Arshi Pipa, mirė se erdhe nė Shqipėrinė tonė? Po, vallė, a mos erdhe tė kėrkosh gjak shqiptari, apo t’u japėsh gjakun e shqiptarėve qė ke fituar nė botėn e jashtme, nė Amerikė? A mos erdhe tė na qortosh se jemi pajtuar ta kemi njė gjuhė kombėtare, edhe pse nuk e gėzuam njė shtet kombėtar?
    Kjo qė mė mundone, s’ėshtė gjė e rastit, se edhe mė parė, kur dėgjoja se nė Shqipėri kishin qenė ata qė s’kishin fije gjaku shqiptarėsh, i pyesja: "Mos dhe gjak shqiptari atje, apo mos more?". Ata qė s’kanė gjak shqiptari, si mund tė japin? Ndodh se ka tė tillė qė pėrpiqen t’u japin gjak shqiptarėve tė mjerė qė janė kundėr Shqipėrisė...?
    E pata vėshtirė ta pėrshkruaja personazhin e Arshi Pipės, kur s’e kisha parė kurrė nė jetė e as qė isha takuar nė ndonjė restorant, madje as qė ia pata lexuar veprat e tij. Ē’fat pati shkrimtari i pėrndjekur nga Shqipėria qė me vėshtirėsi e krijoi rrethin e tij nė Amerikėn e lirė? Po, vallė ēdo tė ketė shkruar Arshi Pipa pėr Kadarenė? Patėn apo s’patėn mosmarrėveshje kėto dy figura tė rėndėsishme tė kulturės shqiptare, tė Arshi Pipės dhe tė Ismail Kadaresė? A patėn rast t’i cakėrojnė gotat? Mė saktėsisht, merrej vesh se mė 1987, nė njė revistė qenkėsh botuar nė Amerikė teksti anglisht i Pipės "Subvercioni drejt konformizmit – fenomeni Kadare", qė pritej se do tė pėrkthehej dhe do tė botohej si libėr i veēantė edhe nė gjuhėn shqipe…
    Ēdo betejė tė re kundėr forcave tė errėta, ai do ti pėrgjigjej me kundėrshti!
    Ndodh se koha e kundėrshtive dhe e pykave ndaj njėri-tjetrit do t’ju pėrplasė dorėn dhe do t’ju bjen mbi hundėn e ēuar pėrpjetė nė re tė bardha apo tė zeza! Kjo mė pret edhe mua…!
    Tigri
    Tigri
    Anėtar Veteran
    Anėtar Veteran


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Cancer
    Numri i Postimeve : 752
    Mosha : 40
    Vendndodhja : Ne zemer te xhungles
    Profesioni : sekret
    Pikėt : 302
    Vlersuar : 9
    Data e Regjistrimit : 18/09/2008
    Humor : tere diten

    HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPĖRI (Roman) - Faqe 2 Empty Re: HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPĖRI (Roman)

    Mesazh nga Tigri Mon 24 Nov 2008, 13:40

    LULĖZIMI I SHKRIMTARĖVE!

    Kisha arritur prej fshatit nė Prishtinė, dhe sipas asaj qė isha marrė vesh me bijtė e mi, ata m’i ruanin tė gjitha gazetat dhe revistat. Kthimi nga fshati mė gėzonte, dhe kėshtu mėse njė muaj mbyllesha dhe i lexoja shkrimet e zgjedhura. Ēdo gjė nė gazetė nuk lexoja asnjėherė, se s’ishin pėr shijen time. Pėrcillja rubrikėn e kulturės, dhe gjithnjė shpresoja se diēka e re po lind... Lexoja raportin nga Kuvendi vjetor i Shoqatės sė Shkrimtarėve tė Kosovės, ku me njė theks tė veēantė, konstatohej se janė arritur rezultate tė dukshme nė fushėn e krijimtarisė letrare! Raportin e kishte "lulėzuar" me tė dhėna gazetari mė i ri dhe mė privilegjuar i rubrikės sė kulturės, Abdullah Konushefci, alias i klanit tė shkrimtarėve llapjanė, i bindur thellėsisht se vetėm penat e kėsaj treve synonin pėrparimin e kombit. Ai, ne bisedat dhe letrat qė shkruante, gjithnjė e kishte gojėn plot: Nazmi Rrahmana, Zejnullah Rrahmana, Sabri Hamita, Lepajė, por kohėve tė fundit iu shtua edhe Adem Demaēi si dhe vetėvetja!. Kishte raportuar arsyetimin e pranimit tė shkrimtarėve tė rinj nė shoqatė. Ndėr tė tjerė ishin pranuar dhjetė veta. Kjo ishte punė e madhe! Shihej se pavarėsimi i Shoqatės sė Shkrimtarėve tė Kosovės ishte nė nismė, por kishte ende tė tillė shkrimtarė, qė s’mund ta mendonin ketė pa serbė e malazezė, po edhe pa turq kėtu nė Kosovė! Bėnte fjalė edhe pėr kėtė temė apo jo? Mė sa hetoja ēėshtje thelbėsore ishte pse Abdullahu nuk dėshironte tė hyjė nė kamuflime qė ishin kontestuese pėr kohėn? Apo mos kjo ishte etika e njė gazetari qė ishte trampolinė e njė rrethi tė caktuar tė elitės sė kulturės, qė ishte nė fuqi?!
    Diku nga mesi i artikullit tė gazetės "Rilindja" shkruante: "Kryesia e Shoqatės sė Shkrimtarėve tė Kosovės, pasi shqyrtoi kėrkesat e shkrimtarėve pėr pranim anėtarė tė shoqatės, vendosi qė Arshi Pipa dhe Bardh Mulaj, tė pranohen shkrimtarė tė nderit nė Shoqatė..." Kisha lexuar dhe nėnvizuar kėtė fjali, dhe qysh atėherė mendoja: ē’kisha tė pėrbashkėt me Arshi Pipėn, apo mos vallė, mė ketė flegėr desh tė ma shurdhojnė pipėn mua, apo atij? Me njė plumb, dy tė vrarė!, do tė thosha. Asgjė s’hetoja se ishte bėrė ndonjė ndryshim nė pranimin e anėtarėve tė rinj nė kėtė shoqatė. Kot sė koti prisja se do tė pasojnė pėrtėritje. Shkrimtarėt rrallė e ngritnin zėrin pėr ēėshtje thelbėsore tė kombit, dhe tė mbrojtjes sė interesave vitale tė tij. Kishte nder tė tjerė qė shikonin vetėm vinė e tyre, tė botimit dhe tė avancimit, nė mėnyrė qė me ndonjė botim, tė zė vendin e merituar, qė tė luaj me fatin e tė tjerėve, e tė lavdėrohej: "Ja, a jam ai qė arrita tė bėhem shkrimtar, pėr inat tė kėtij e tė atij..." Kishte ndėr tė tjerė qė i mbanin kaliboē pėr t’i propaganduar vlerat e tyre nė masėn e paarsimuar.
    Kėrkesa me shkrim e Bardh Mulajt pėr pranim anėtar tė Shoqatės ishte shqyrtuar shpesh. Ē’prej vjetit l979, ajo gjendej diku nėn sirtar tė administratės sė Shoqatės, por qė dihej se vetėm njėherė kalimthi ishte shqyrtuar, dhe fare s’u pranua anėtar! Ai, sipas statutit tė shoqatės i plotėsonte kriteret: kishte njė roman dhe shumė tregime tė botuara, si dhe pesė pėrmbledhje nga lėmi i folklorit kombėtar. Kishte dėgjuar nga kuloaret se pengesė pėr mospranim ishte kryesisht se merrej me folklor. Folklori dhe krijimtaria origjinale janė nė kundėrthėnie me njėra-tjetrėn, mė thoshin sa veta qė ishin pranuar para meje nė Shoqatė. Drojmė mos ai Bardh Mulaj do tė fus diēka nga folklorizmi i tij nė krijimtarinė e re letrare, pohonin ata qė s’e adhuronin as folklorin e as letėrsinė! Privilegjet ishin tė theksuara nė Shoqatė. Ē’fitoja nga kėto privilegje, asgjė?...Privilegjet dhe tė privilegjuarit ushtronin ndikim tek tė tjerėt, se artit po i kanosej rreziku, se nuk ka vepra… Vepra janė vetėm kėto qė po i botojmė… Redaktorėt e Edicionit tė botimeve "Rilindja" mburreshin se po botojnė vepra me vlera tė mėdha ideo-artsitike dhe me vlera shumė tė ēmuara kombėtare. Kėshtu, ankesat e krijuiesve se ka censurė, nuk pinin ujė! E vėrteta pėr krijuesit e Llapit, ėshtė kjo: "Plot 55 vjet ka qė jetoj nė Prishtinė dhe merrem me krijimtari, kam shokė e kolegė nga shumė anė, pra edhe nga Llapi. Por, nė asnjė bisedė nuk hasa tė ndonjėri nga krijuesit e kėsaj ane qė ka dorėzuar diēka tė botojė, e ka pa dritėn e botimit. Edhe sikur ("dikush"!) tė paraqitej me ndonjė fletore shėnimesh, shpejt e shpejt do tė ndėrmerrej me kėtė punė ndonjėri nga redaktorėt pėrkatės, dhe tė formohej vepra, e tė botohej… Nga anė tė tjera krijusit gjithnjė janė ankuar se ekzistonte censura sekrete!"
    Tigri
    Tigri
    Anėtar Veteran
    Anėtar Veteran


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Cancer
    Numri i Postimeve : 752
    Mosha : 40
    Vendndodhja : Ne zemer te xhungles
    Profesioni : sekret
    Pikėt : 302
    Vlersuar : 9
    Data e Regjistrimit : 18/09/2008
    Humor : tere diten

    HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPĖRI (Roman) - Faqe 2 Empty Re: HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPĖRI (Roman)

    Mesazh nga Tigri Mon 24 Nov 2008, 13:41

    "TRUNGU ILIR"!

    Kujtesa mė fut nė tituj tė veprave tė mėdha dhe tė intervistave tė shkrimtarėve tė Kosovės si dhe tė tjerė. I veēoj dhe i nderoj shkrimtarėt, por mendja mė thotė se ata qė ishin bėrė inventarė tė gazetave dhe tė revistave tė kohės, asgjė s’do tė mbesin nė letėrsi. Shumė vjet ėshtė shkruar e folur pėr romanin e Sabri Hamiti: "Njėqind vjet vetmi", dhe i ka shfrytėzuar tė gjitha privilegjet e botimit, tė ribotimit si dhe i ka fituar shpėrpblimet vjetore tė Shoqatės sė Shkrimtarėve. Sė pari me ketė vepėr i hapi dyert e redaksive e pastaj edhe me veprėn me poezi: "Trungu ilir". Mbizotėronte mendimi se i pari, si krijues i parė dhe guximtar, arriti t’i pėrmend se Ilirėt ishin ndėr tė parėt qė jetuan kėtu, e ja ne pasardhėsit e tyre dimė tė shkruajmė pėr ta shqip poezi! Pasuan lavdatat dhe intervistat, pasuan edhe shpėrblimet, dhe Sabriu u bė i njohur nė shtypin e ditės. Por, kujtesa ime prapė kthehej aty ku s’pritej prej shkrimtarėve. Nė vete bluaja gjithfarė kujtimesh. Shpesh pyesja veten: "Po, vallė, edhe sikur tė pranohesha shkrimtarė, ēfarė do tė mė ndihmonte Shoqata qė tė bėhesha shkrimntar?" I nderoj shkrimtarėt, i lexoj veprat e tė gjithėve, por s’do tė thotė se eci me pikėpamjet e gabuara tė njė shtrese shkrimtarėsh qė janė edukuar e formuar "ad hok"! Mendja mė thotė se pikėpamjet pėr letėrsinė dhe kohėn nė tė cilėn jetova, do tė jenė objekt shqyrtimi pėr njė kohė tjetėr...
    Tigri
    Tigri
    Anėtar Veteran
    Anėtar Veteran


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Cancer
    Numri i Postimeve : 752
    Mosha : 40
    Vendndodhja : Ne zemer te xhungles
    Profesioni : sekret
    Pikėt : 302
    Vlersuar : 9
    Data e Regjistrimit : 18/09/2008
    Humor : tere diten

    HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPĖRI (Roman) - Faqe 2 Empty Re: HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPĖRI (Roman)

    Mesazh nga Tigri Mon 24 Nov 2008, 13:41

    GJUHA JONĖ

    Kisha fjetur sikur tė isha pėrkundur nė ndonjė kolovajzė fėmijėsh, edhe pse kurrė nė jetė s’kisha parė me sy vegėl tė tillė qė tė mė zbus nė lojė. Nata mė kishte kapėrcyer e tillė, dhe deri nga mesi i natės, me gjasė rrotullohesha e ē’rrotullohesha si shtalbi nė prush. Ishte njė natė e korrikut qė s’mbaj mend se aq shumė e ndieja vapėn edhe nė dhomėn time tė fjetjės. Por, dikur nga mėngjesi, ndodh se do tė kemė fjetur mė mirė. Edhe ėndrrat qė i pashė s’dija t’i dalloja: janė ėndrra apo zhgjėndra. Nė djall tė mallkuar edhe ato ėndrra tė mia! Ēfarė janė ato qė s’mė lėnė tė qetė, janė ėndrra fėmijėrore apo rinore, apo mos vallė janė bėrė rrėmok dhe janė pėrzier me kėto ėndėrrimet e pleqėrisė? Nga tėrė ajo rrėmujė ėndrrash shoh se ende s’isha liruar tėrėsisht nga mendimet pėr Arshi Pipėn, si dhe pėr pranimin e kėtij dyshi anėtarė tė nderit tė Shoqatės sė Shkrimtarėve tė Kosovės. Mė thoshte njė mendje se ne duhet ta kishim njė shoqatė shkrimtarėsh, sikur qė e bėmė atė tė njė gjuhe tė njėsuar shqipe. Po, prapė ndrydhja mendimin sesa mė shumė shoqata letrare, letėrsia jonė do tė marrė hov! Po, edhe nėse do tė ishte njė Lidhje si e Shkrimtarėve Shqiptar, sėrish arti e ka vinė e vet. Atė vijė s’mund t’ia leēojnė as tanket e lėre mė sekretarėt e kryetarėt formal tė klano kulturės tė njė kohe. Shkrimtarėt i kam menduar gjithnjė njerėz tė urtė, tė butė dhe tė qetė. Kėshtu e mendoja se do tė ishte edhe Arshi Pipa, por dyshoja, po qe se do tė takoheshim me tė, ēfarė do tė mė thoshte pėr gjuhėn e njėsuar, e mos do tė mė kthej mbrapa: "Ne bėmė krim qė e njėsuam gjuhėn tonė! Dy dialekte, gegėrishtja e vjetėr dhe toskėrishtja e begatonin gjuhėn!" do tė pohonte ai sikur tė ateronte me aeroplanin special pėr nė Kosovė! Po, vallė kush do ta priste nė aeroportin e Sllatinės? Pajtohem, zoti Pipa ia kishte pėrkushtuar njė poemė Kosovės... Shkrimet e tij e pasuruan letėrsinė. Pastaj u pa se lypej tė bėhej edhe njėsimi i saj. Ėshtė e njohur se nėn rrethana shumė tė ndėrlikuara arritėm njė gjuhė tė moderuar. Por, vallė ēfarė t’i thosha Pipės sa i gėzueshėm isha atėherė kur tė gjithė njėzėrit u pajtuam dhe duartrokitėm se votuam pėr njė gjuhė, por sa veta e dinin se vota ishte edhe pėr njė komb shqiptar. Kush e pėrmendte atėbotė kombin, kapėrcnete mė keq. Kombi ishte njė nėntokė e fuqishme qė rrėzonte ēdo gjė qė pėrpiqej ta rrėnojė gjenezėn e tij. Kombi dhe ata qė merreshin me ēėshtje tė tij, ishin bėrė tė thuash punė monotone pėr sa njerėz tė politikės ditore. Fati ynė ishte nė duar tė grave, se ato s’u paraqitėn si kundėrshtare tė gjuhės. Fat i madh qė gratė e menēura e dhanė votėn pėr njė gjuhė. Ishte njė kohė kur fati punonte pėr ne. Edhe fytyrat e poltikanėve fare s’e kishin ngritur zėrin kundėr njė gjuhe. Gėzim dhe kėnaqėsi e madhe ishte pėr mua ajo ditė kur doli nga shtypi gazeta jonė "Flaka e vėllazerimit" nė gjuhė tė njėsuar. Gazeta e dytė qė iu bashkėngjit asaj gazete shqipe tė Shkupit, pas pranimit tė njėsimit tė gjuhės letrare ishte "Rilindja" e Prishtinės. Fille tė mirėpritura kombėtare, tė shkruhej e tė lexohej nė gjuhėn qė herėt ishte kėrkuar tė bėhej pėr tė gjithė gjuhė e shkruar e pėrbashkėt e shqiptarėve. Fjala e urtė qė nėpėr shekuj qarkullon: "Mė mirė njė ditė tė jetosh Shqipe malit se sa l00 vjet si sorrė "shqiptare e mbetur nė hunjė?!" Pritej me padurim e lexohej me ėndje e dashuri ēdo revistė e gazetė qė nxjerrej nė gjuhė tė njėsuar. Sikur ishim mėsuar t’u pėrballojmė tė gjitha dobėsive dhe mynxyrave tė jetės sė pėrditshme. Prej fjalėve tė Naimit shpresoja sė do tė ngadhnjejmė mbi tė gjitha pengesat. "E pėrjetshme ėshtė Shqipėria, lavdi qė i takojmė gjakut tė paprishur tė Arbėrit".
    Prisja se do tė dalė edhe gazeta jonė "Kosova" e Obiliqit nė gjuhė tė njėsuar, e t’ia mbyllja gojėn ish-kryeredekatorit tė saj nga Uzhica, Milivoje Lluēiq:
    -Ja, a sheh tė kam thėnė se ne shqiptarėt kemi njė gjuhė, dhe jemi njė komb! - i thashė atij zeshkanit.
    -Hej, ore veshlapoēi i Uzhicės! – e ngrisja zėrin lart. – Dėgjo mirė. Shikoje gishtin tim, unė ta bėj ty me gisht derisa jam nė Kosovė, e kur do tė vi te ti nė Serbi ti ma bėn mua me gisht. Mbaje mend kėtė gishtin tim!...
    Ai pėrpiqej ta rrah telin ndryshe:
    -Ju jeni shqiptarė tė tjerė, e ata jashtė kufijve, tė tjerė. Ata ua kapėrcejnė juve me dituri, e ju a sheh se s’po mundeni tė mėkėmbėni pa gjuhėn tonė. A sheh, se gjithnjė jeni duke pėrkthyer prej gjuhės sonė, s’po mund t’ua qėlloni termave, dhe shihet se ju s’keni terminologji pėrkatėse. As ata nė Shqipėri, s’kanė, por po bėhen se kanė... Gjuha juaj ėshtė gjuhė sharraxhinjsh, lėri ato dokrra! - ngulte kėmbė M. Lluēiqi qė kishte ardhur nė Kosovė pėr tė mohuar qenėsinė tonė kombėtare.
    Por, ēfarė tė bėja, kur dialogu me kolegun e punės fare s’pinte ujė. Ishte mėsuar ai tė jetojė nga bindjet e hershme, por edhe nga fyerjet. Gjuha serbe, atėbotė, sipas Kushtetutės sė Serbisė dhe tė RSFJ ishte gjuhė zyrtare pėr ne, por qė s’e pranoja kurrė. Shpesh mė duhej tė ngul kėmbė dhe t’ia thosha nė njė gjuhė serbe tė vrazhdėt:
    - Shiko kėndej, ore ti veshlapoē! Mos mendo se kjo serbishte ytja mund t’i vėhet kapelė gjuhės shqipe. Po, edhe sikur shqipja tė bėhej kapelė e gjuhės tėnde, kjo s’do tė ishte e pranueshme. Gjuhė mbi gjuhė s’ka e as qė do tė ketė. Ruaj mendimet tuaja, se ato herėt apo vonė do tė rrėzohen pėr tokė!
    Numri i gazetės sonė pėrgatitej se do tė nxjerrej nė gjuhė tė njėsuar. Sa punė e mirė mė dukej kjo, dhe fare nuk lodhesha. Ka raste kur mė ėshtė dashur ta shpalos fjalorin e tė gjej fjalė e shprehje mė tė qėlluara dhe t’i shkruaja pa gabime, por ka raste edhe kur s’dija t’i pėrdor. Fillimi ishte i vėshtirė, por udha e sigurt. Kur arrija nė shtėpi dhe hapja programin e radios, shpesh mendoja, po vallė ėshtė stacioni i Radio-Tiranės apo i Radio-Prishtinės? Qe tė dy kėto stacione, pas njė sėrė pėrpjekjesh, njėherė nė jetė arritėn t’ia dėgjojnė zėrin e radiovalėve njėra-tjetrės, pra nė njė gjuhė. Kjo ishte punė e madhe, mendoja atėbotė. Evropėn do ta vras e vėrteta, kur shqiptarėt dėshmojnė nė mėnyrė tė hapėt se janė njė komb dhe kanė njė gjuhė.
    Me padurim prisja se do tė dalin edhe gazetat e tjera tė kolektivave punuese nė atė gjuhė tė re! O, bubu, kur pashė se njerėzit qė fare s’e njihnin ta shqiptonin gjuhėn, e kur flisnin para kamerės sė televizionit, sa qeshark mė dukeshin. Ēalonim dhe frikėsoheshim, tė thuash tė gjithė, por nė veēanti politikanėt fare s’mund ta theksonin gjuhėn e njėsuar. Fatkeqėsisht se pjesa mė e madhe e tyre ishin tė pashkolluar. Fati ynė, prapė pohoj, se gratė ato ditė s’i qortonin burrat, qė me dashuri nisėn tė ushtrojnė tė folurit dhe tė shkruarit e gjuhės shqipe. Rrallėherė bėhej ndonjė shaka, por qė kapėrcehej lehtė.
    Kisha vjelur e lexuar shumė tregime e kėngė pėr gratė, dhe kurrė nė jetė s’e kisha nėnēmuar faktorin grua, po as edhe atė burrė e grua. Nuk do t’ua lodh mendjen, pėr femrat se a janė mė tė menēura se meshkujt, por kishte raste kur burrat i ruanin fshehtėsitė e tyre, dhe mohonin menēurinė e garve! Fundja prapė silleshin e pėshtilleshin nė atė rrjetė tė grave, thureshin e pėrthureshin nė to, sikur merimanga qė thurė mizėn nė rrjetė tė vet. Dhe, pėr ēudi, edhe pse kisha dėgjuar se gratė kur grindėn, ndėrtojnė shtėpi nė shtėpi, ato ditė kur u bė ky bum nė gjuhė, sikur fare s’dėgjoja grindje grashė. Mė thotė kjo mendje se tė gjitha gratė shqiptare nė atė kohė qenė mendjeprehta! Burrat mendjelehtė e panė se ē’u bė dhe heshtnin. Edhe heshtja e tyre ishte pranim i gjuhės sonė, i kėsaj gjuhės shkollore. Shkolla e bėri tė veten, ajo i hapi dyert e reja tė jetės dhe u bė udhėrrėfyese e ideve kombėtare.
    Tigri
    Tigri
    Anėtar Veteran
    Anėtar Veteran


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Cancer
    Numri i Postimeve : 752
    Mosha : 40
    Vendndodhja : Ne zemer te xhungles
    Profesioni : sekret
    Pikėt : 302
    Vlersuar : 9
    Data e Regjistrimit : 18/09/2008
    Humor : tere diten

    HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPĖRI (Roman) - Faqe 2 Empty Re: HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPĖRI (Roman)

    Mesazh nga Tigri Mon 24 Nov 2008, 13:41

    FRIKA MPOSHTEJ

    As qė kisha menduar qė tė shkruaja anomim, siē i kisha botuar ato pak humoreska nė "Zėri", me emrin LILĖ VITAKU. Nėna mė qortonte, pse e pėrmendja Vitakun, pse s’e shkruaja emrin dhe mbiemrin tim siē e kisha? As qė pajtohesha me kėto qortime tė nėnės atėbotė, por tash shoh se ajo e kishte pasur mirė. Grua ishte, por kur vinin shokėt e djemve tė mi dhe e dėgjonin se fliste shqip, si nė shaka pohonin: "Kjo gjyshja juaj, shihet se e flet gjuhėn letrare. Ka ardhur nė qytet dhe sheh se kėshtu i flasin nipat e mbesat e kjo u ėshtė bashkėngjitur gjuhės qė flasin tė rinjtė! Eh, sikur ta kishim edhe ne njė gjyshe si ju!" pėrsiasnin shokėt e djemve tė mi.
    Frika se nuk do tė arrija tė shkruaja nė gjuhė shqipe, mė kaplonte rrallė. Atė e mundja me lexim dhe punė tė pareshtur. Askush s’e kishte lehtė tė nis tė shkruaj me pakėz ndryshime nė gjuhė tė re! Kisha botuar pesė vepra folklorike nė gjuhėn gegėrishte, dhe i kisha ruajtur e pėrcjellur trajtat foljore aq me pasion, sakaq detyrohesha qė pėr ēdo ditė tė shtunė dhe tė dielė tė shkoja nė fshatra tė Drenicės, dhe kudo qė shkoja mė thoshin:"Po, a s’u ngope fjalė tona mė, a? Mjaft shkrove, eja dhe tė shohim ndonjė libėr tėndin mė!". Dėshira e tyre ishte qė tė shohin dritėn e botimit librat e mia, por mirė e thoshte i ndjeri Sterjo Spasse, se detyra ėshtė detyrė e mėshira ėshtė mėshirė! Askush nuk kishte mėshirė e mirėkuptim ndaj veprave tė mia. Ato i dėrgoja prej njė redaksie nė redaksinė tjetėr, dhe kėshtu me premtime tė thata, i tėrhiqja si dorėshkrime. Prisja qė Instituti Albanologjik do t’i thyente kornizat e brendshme dhe tė dalė me ndonjė vepėr, por kjo punė ishte e kotė. Sipas kritereve tė formuara tė tyre, askush nga jashtė s’mund tė dalė me vepėr individuale, pos duhet tė ishte bashkėpunėtor i brendshėm i Institutit, pra me rrogė, dhe ta arsyetojė rrogėn e tij me vepra e punė shkencore. Kjo digė as qė mund tė thyehej as nga tė tjerėt. Ishte interesnate edhe kjo, se kushdo qė botonte diēka nė Redaksinė e botimeve "Rilindja" shpesh sa individė e bashkėpuntorė, kinse zyrtarisht, pa arsye e ngrisnin zėrin si profesionistė e specialistė kundėr njerėzve dhe veprave tė tilla. Edhe Redaksia e botimeve shpesh vėhej nė mat-pozicion. Profesionalizmi ishte thikė me dy tehe. Kishte anė tė mira por edhe tė kėqia. Njerėzit vėshtirė se e arsyetonin apo e pranonin kėtė lėngatė!
    Kujtesa bredh dhe futet atje ku edhe mė parė ishte, para ca vjetėsh, kur mė dukej se ēdo gjė ėshtė bėrė sot, apo sot pėr nesėr, dhe pėr nesėr s’po mbetet asnjė punė... Punėn e sotme mos e lėrė pėr nesėr. Edhe kjo urti i kishte dyert e hekurit. Ēfarė janė kėto urtitė tona? Sikur tė kisha fuqi e mundėsi, shumė sosh fare s’do t’i pėrhapja. Ka thėnie filozofike, qė nder tė tjera ēonin ujė nė mulli tė primitivizmit. Njerėzit u jepnin teh tjetėr, ashtu siē janė vetė.
    Tigri
    Tigri
    Anėtar Veteran
    Anėtar Veteran


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Cancer
    Numri i Postimeve : 752
    Mosha : 40
    Vendndodhja : Ne zemer te xhungles
    Profesioni : sekret
    Pikėt : 302
    Vlersuar : 9
    Data e Regjistrimit : 18/09/2008
    Humor : tere diten

    HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPĖRI (Roman) - Faqe 2 Empty Re: HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPĖRI (Roman)

    Mesazh nga Tigri Mon 24 Nov 2008, 13:42

    SHPATULLAT E MIA

    Mirė qė Nora hesht, dhe pastaj kur sheh se bėhem nervoz, bėhet sikur barku i saj kėrkonte kafenė e mėngjesit, e unė me ato hallet e mia krijuese futem edhe atje ku ndoshta s’e kam vendin. Ēfarė tė bėjė, edhe kjo ėshtė njė vaujtje shpirtėrore, qė mė vonė, ndodh se do tė gjendet dikush qė tėrė kėtė vullkan e stėrmadhim tė ngjarjeve ta vė nė binarė tė kohės... I ankohem Norės se dje kam pasur njė krizė, dhe me gjasė mė ka luajtur trysnia e gjakut. Ishte dita e djeshme me vapė, dhe ajo s’largohej dot prej shtėpisė sime. Edhe pse kur u pata zgjuar, pas njė pushimi, pashė se kishte nisur njė rigė shiu, angėshtia e vapės veēsa s’mė kishte pėrplasur pėrtokė. Por, dita e djeshme me kishte kapėrcyer si nė ethe, derisa pas ditės, vonė kishte ardhur Veliu, dhe pashė se vėrtet tėrė ato kujtime mė ishin zhdukur nga kujtesa e kompjuterit. Nė djall tė mallkuar edhe ky kompjuter, them shpesh, dhe njė mendje mė thotė: "Ore, t’ia nis punės krijuese me ato makina tė vjetra, se pėr nder i marrė prapė! Shkoj dhe i riparoj te Syla!" Por, kėtu s’e pata mirė. Shpesh e them se puna nė rrahje tė makinės sė shkrimit ėshtė e mundimshme, dhe se gjithnjė mė kanė dhembsur supet sikur tė shtypja misėr nė trinė...Por, ēudi edhe pse gjatė shkruajta nė to dhe shoh se mė kanė dėrrmuar kėtė trup, asnjėherė s’lėshova klithmė pėr to.
    - Oh, moj, makinė, shpatullat e mia e dinė...!
    Isha i ri dhe vėrtet sė bashku me Arsimin, kur patėm shkuar nė Drenicė pėr tė mbledhur folklor, me vete e patėm marrė makinėn e shkrimit, e ē’hoqem derisa arritėn nė ato fshatra rrėzė Ēyēavicės, vetėm ne e dimė...
    Ka ditė qė s’kam hipur nė tavan tė shtėpisė e t’i shikojė mos makinave tė shkirmit u ėshtė hequr najloni dhe ndryshku i han... Njeriu ndryshket po tė mos punojė e lėre mė makinat e hekurit!...
    Tigri
    Tigri
    Anėtar Veteran
    Anėtar Veteran


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Cancer
    Numri i Postimeve : 752
    Mosha : 40
    Vendndodhja : Ne zemer te xhungles
    Profesioni : sekret
    Pikėt : 302
    Vlersuar : 9
    Data e Regjistrimit : 18/09/2008
    Humor : tere diten

    HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPĖRI (Roman) - Faqe 2 Empty Re: HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPĖRI (Roman)

    Mesazh nga Tigri Mon 24 Nov 2008, 13:42

    FUNDI I JETĖS – VDEKJA

    Mėngjesi i korrikut, si gjithnjė, edhe kėtė herė mė gjeti nė park. Kur u futėm nėn hije tė blirėve, Nora uroj qė tė kapėrcejmė mirė. Meqė ankohej se ishte ngritur me dhembje tė kokės, shpresonte se kur do t’i bėjė dy rrathė shėtitje, do t’i pushojė dhembja. Ashtu i ndodh shpesh Norės, dhe vėrtet duke kapėrcyer herė nėn hije tė blirėve, herė nė atė tė pishave e tė akacjeve, harronte se nė fillim kishte hyrė me dhembje tė kokės. Edhe pse shoh se vetė lėngoj nga trysina e lartė e gjakut, ka ditė qė s’ju kisha ankuar Norės. I them shpesh, po ta kishja trysninė e gjakut normale si Nora, do tė shkruaja pėr ēdo muaj nga njė roman. Kur ia pėrmend emrin e romanit, ajo si nė shaka mė thotė:
    - Po ty tė ėshtė bėrė mendja gjithkund roman. Lėre njėherė atė punė dhe pusho. A sheh se njerėzit shkojnė nė det, nė banja shėruese e ti me mua ke mbetur guriē nė shtėpi! Edhe jeta ėshtė roman nė vete. Tė jetojmė se njė jetė e kemi: lindja - vdekja…! Ata qė lindin njėherė edhe vdesin… Pastaj sėrish tė tjerėt lindin pėr tė jetuar, dhe fundi i jetės – vdekja!...
    Shpesh edhe kėto kėshilla tė saj i kapėrcej duke arsyetuar se tash ėshtė krizė materiale, dhe mungesa e tė hollave, e bėri tė veten, por as kjo s’ėshtė e pranueshme...
    Kruaj dorėn dhe shpreh njė mendim herėt tė thadruar:
    - Ja, Norė, mė kruhet dora. Nesėr do ta marrė pensionin... Do tė shkojmė nė pritje, nė hotelin Shou, ku vajza e dajės Xhemė, Sadija bėn pritje me rastin e synetisė sė tė vetmit djalė. Na kanė ftuar, por duhet tė blejmė ndonjė dhuratė!...
    - S’ka, o Bardh, pa e tundur fshatarėt jetėn, asgjė s’ecėn pėrpara - tha mjeku.- A sheh, tash ka dallime tė vogla. S’po pijnė ujė ato rryma mė!... Arritėm qė me shkollė tė gjithė tė bėhem si njė...
    Eci dhe mjekun e lamė nė punė tė tij.
    Tigri
    Tigri
    Anėtar Veteran
    Anėtar Veteran


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Cancer
    Numri i Postimeve : 752
    Mosha : 40
    Vendndodhja : Ne zemer te xhungles
    Profesioni : sekret
    Pikėt : 302
    Vlersuar : 9
    Data e Regjistrimit : 18/09/2008
    Humor : tere diten

    HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPĖRI (Roman) - Faqe 2 Empty Re: HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPĖRI (Roman)

    Mesazh nga Tigri Mon 24 Nov 2008, 13:42

    VDEKJA E NĖNĖS

    Mė 20 mars 1984, nė shtėpinė time kėtu nė Prishtinė, nė orėn 3,15 minuta mė vdiq nėna ime dhe njerka e dy vėllezėrve tė mi, nė moshėn shtatėdhjetė e pesė vjeēare. Ajo vdiq nė praninė time, tė gruas sime Norė dhe tė motrės sė vogėl, Shefkijes. Qiri qė i rrinte te koka edhe para vdekjes u shua me zbardhjen e mėngjesit. Pastaj i lajmėruam familjen e vėllait kėtu nė Prishtinė, dhe sipas porosisė sė saj, bėheshim gati qė varrimin e nėnės ta bėjmė nė Vitak, aty ku kishte kaluar pjesėn mė tė madhe tė jetės. Nė skedė gjeta tė shėnuar porosinė e nėnės: "Mė shumė tė lė pa fytyrė paraja se kurva. Kurva kur di mund tė mbulojė. Sa thonė: "po", tė tjerėt thonė:"jo", kurse paraja tė lė pa fytyrė pėrjetė".
    Derisa ishte ime ėmė gjallė, njerėzve u thosha se unė mė tepėr e desha babain tim, por pas njė kohe, pashė se kisha gėnjyer, dhe e ndėrrova mendimin e thosha:
    "Jo, gėnjėshtėr ishte ajo imja, se nėnėn e kisha pas dashur mė shumė sė babain".
    Motrat mė thoshin, kur i pyesja:
    - Pse, moj motrat e mia s’po vini te unė?
    - Prej se na ka vdekur nėna ajo shtėpi po na duket e ftohtė - mė pėrgjigjeshin ato.
    - Paj, e ftohtė mė duket shtėpia edhe mua pas nėnės, por mė duhet tė jetojė nė tė - pohoja nė prani tė motrave.
    Udhėtoja sė bashku me Norėn pėr nė fshat, dhe takuam Fazli Ēollakun, qė po ashtu i kishte vdekur nėna edhe atij. Gruaja e pyeti:
    - Fazli, a po shkon ndonjėherė nė Ēubrel, pas vdekjes sė nėnės?
    - Shkoj, por jo me atė dashurinė sikur ishte nėna gjallė. Atėherė shkoja dhe nė ēdo kohė ma shtronte bukėn, kurse tash shkoi te vėllai im, dhe kurrė as s’mė lutin tė ha bukė e as tė rri e ta bėj natėn.
    - Tė jesh mė konkret! - i thashė. - Mos ngurroni. Thuani atė qė e dini dhe qė mendoni. Nėse jeni i drejtė atėherė mos keni frikė prej askujt. Bėhuni mė konkret nė fjalėt e juaja. Jeni njeri i aftė dhe i talentuar, pra tregoni aftėsitė dhe dashurinė tuaj ndaj nėnės dhe tė vendlindjes!
    Tigri
    Tigri
    Anėtar Veteran
    Anėtar Veteran


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Cancer
    Numri i Postimeve : 752
    Mosha : 40
    Vendndodhja : Ne zemer te xhungles
    Profesioni : sekret
    Pikėt : 302
    Vlersuar : 9
    Data e Regjistrimit : 18/09/2008
    Humor : tere diten

    HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPĖRI (Roman) - Faqe 2 Empty Re: HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPĖRI (Roman)

    Mesazh nga Tigri Mon 24 Nov 2008, 13:43

    LUTJET E PLEQĖRISĖ

    Atė mbrėmje tė vonė Nora disa herė me dha shenjė qė tė shkojmė tė flemė. Mė vinte keq ta pyesja nė prani tė nuses pėr palė tė jorganit:
    - A e ke bėrė atė palėn hajmali, siē ke pasur zakon apo po harron?
    Dhe, s’e pata pyetur fare. Disi jam mėsuar se kur e shoh palėn e jorganit hajmali ma pėrkujton atė kohė rinore, tė ditėve tė para tė martesės, kur mbi otavė Nora e vėnte shtrojsėn qė e kishte punuar nė vegjė. Deri atėherė s’kisha parė sesi shtrohej shtrati, kurse pas martesės, nė mbrėmje gjithnjė hapej njė palė e jorganit. Ndodh se kėshtu nuk ia shtronte shtratin ime ėmė babait? Edhe kjo punė e shtratit, dhe e gjumit, ēfarė qenka? them nė vete. Ka njerėz qė herėt janė bėrė me shtrat dhe dėshirojnė tė flenė me grua, por ka edhe sish qė kanė shtrat, por kanė mbetur pa grua. Kohė e tillė ėshtė, dhe s’i dihet askujt, sesi do t’i pėrfundojė jeta. Pleqėria i ka huqet e veta, posi rinia. Shpesh bėjė shaka nė llogari tė pleqėrisė sime, e Nora mė qorton. Nuk e ka pėrnjėmend, se ndodh qė edhe ajo shpesh theret nė fjalė tė mia.
    - Paj, pleqėri i thonė edhe kėsaj tonės, o Bardh!
    Atėherė shoh se pajtohet me fjalė tė mia, dhe fare s’ia pėrmend. Pse tė rrah ujė nė havan pėr pleqėrinė time dhe tė gruas? Ndonjė shaka tė ēastit, dhe pajtohem shpejt. Ka raste kur edhe grindemi me Norėn, por tė rralla janė ato raste. I kapėrcejmė sėrish me ndonjė rast tė njė kohe qė kur ishim tė rinj, apo edhe shpesh humori na shpėton qė tė dyve. Shoh se s’kam mundur tė bėjė asnjė hap pa humor nė shtėpi. Edhe kur pijmė kafenė apo pas kaftjallit ēajin e rusit, e ndodh qė Nora tė flas diēka nė shpjetėsi, edhe kur ia qėllon, por edhe kur mund tė gaboj, i them si nė shaka:
    - Moj Norė, mos fol kur je ulur nė kanape, dhe tė vjen ēaji nė tavolinė prej resė, e po qe se pėrzhdredhėsh duke folur ulur, s’ka gjė qė tė shpėton!
    Ajo pastaj qesh, njė tė qeshur tė ftohtė e shoh edhe te reja, kėshtu pijmė ēajin, dhe presim tė pijmė edhe diku tjetėr, thėrrasin shpesh nė lagje, po edhe i thėrrasim ne.
    Kur patėm shkuar tė flemė me Norėn, dhe e pashė palėn e jorganit hajmali, kujtesa njėherė bredhi nė Vitak, nė atė dhomėn e vogėl, me dritare prej Spahive, kurse dritaren tjetėr prej dyerve tė oborrit qė e kishte mbyllur mixha Ramė, kur ishte martuar, e patėm ēelur. Na patėn qortuar pse e ēelėm atė dritare se ishte nė anė prej sokakut, dhe mund tė shihej ēdo gjė, por pse edhe tė mos shohim edhe ne kush vjen dhe kush kapėrcen nėpėr atė sokak tė lagjes. Isha mėsuar me ato dy dritare, dhe kur zgjohesha, sė pari shikoja nė atė dritaren nė anė tė sokakut nga dyert e oborrit tė thurur prej thuprash tė lajthive, e pastaj kthehesha e shikoja nė dritaren prej anės sė Spahive. Shtėpitė ishin tė vogla, dhe pos kullės sė mixhės Idriz, dhe tė Kodrės sė Kostėrcit nė atė anė, asgjė s’mė tėrhiqte. Isha mėsuar tė shikoja nė ato dy anė, dhe kėshtu, Nora ato ditė tė para tė martesės, pėrgjonte, hante dhe shinte oborrin e shtėpisė. Po, kėshtu bėjnė nuset e menēura, mė thoshte njė mendje. Atė qė duan ta bėjnė vendin me zot, s’e ēojnė kokėn thikėpėrjetė. Ndodh se i kishin thėnė edhe ata tė shtėpisė sė saj, s e Dajakėt mburren se kanė zė:
    - Kur tė dalėsh nė fis tė huaj, ule kokėn dhe puno!
    Punėn me sa shoh e adhuron ajo qė nga fėmijėria, por s’e lėshon dot nga dora edhe tash nė kėto vjet tė pleqėrisė. Edhe ajo shpesh e thotė njė mendim: "Dora e dajthtė, mos u bėftė miftaxh pėr tė majtėn!". Lutjet e tilla shpesh s’mė pėlqejnė, edhe pse ka fjalė qė janė futur nė popull dhe kanė mbetur tė them statike. I kam bindjet e mia, se s’ka asnjė organ nė trup tė njeriut qė mund tė jetoj nė vete, pra kokol mbi kokol. Jeta e bėn tė veten, dhe ēdo gjė duhet tė jetė e lidhur nyjė dhe gjithnjė duke i ndihmuar njėri-tjetrit, pra edhe organet. Po qe se ndonjė organ nė trup tė njeriut, ta zėmė se stėrkeqet, sėrish duhet bėrė njė zgjidhje tjetėr, pra edhe lidhje tė ndonjė organi qė tė mundėson tė jetosh.
    Shpalosja e palės sė jorganit mė ktheu nė kohėn rinore, qė kur shtrihesha, para se tė flemė, merrja ndonjė roman dhe ia lexoja Norės. Ajo dėgjonte me kurshtje, dhe shpesh ia shpjegoja atė qė kisha lexuar. Edhe nė ktė mbrėmje nisa t’ia lexoja kapitullin e fundit tė kėsaj pjese tė prozės. Vetėm qė nuk e pėrmendi edhe ajo kohėn tonė:
    - Moti s’mė ke lexuar asgjė, sikur ke harruar tash, Bardh! - tha ajo.
    Por, ajo po duket se s’pati mundėsi tė shoh ēfarė po shkruaj, sepse pėrherė po e luftoj harresėn... Kuptohet, kėtė e kam shprehur herėt, se harresėn s’e adhuroj, por edhe nėse mė duhet, atė e lė pas. Po e zė, harresėn pėr veprime tė pamira, harresėn e njė fjale qė nė fill e kam marrė si fyese, dhe gjatė kam jetuar me tė, e kam ngritur, e besa e kisha ndrydhur e shtydhyr thellė nė zemėr, dhe asgjė s’kam fituar prej saj. Ta them edhe njė mendim pak mė troē: mosbesimi edhe mosbindja mė janė hakmarrur! Mosmirėnjohja ndaj njerėzve, po ashtu...
    Nisa t’ia lexoja Norės dhe shpesh pėrpiqesha ta mas psikologjinė e saj, vallė apo i pėlqente ajo qė kisha shkruar apo jo? Shkrimtarėt shpesh i kanė nė qejf lavdėrimet e rrethit tė afėrm, por ka sish qė fare s’i pėrfillin. Arrita edhe te ajo historia e abetares shqipe, qė shpesh i kisha rrėfyer asaj se kishte ardhur nga Dajakėt, pastaj kur ia pėrmenda emrin Norės se s’kishte pasur fat tė mėsojė nė abetaren time, u prek, dhe kushedi nga ia dha me atė kujtesė tė saj? U ndala edhe nė ato ditė tė martesės, kur bėhej luftė e ashpėr kundėr analfabetizmit tė meshkujve dhe tė femrave. Atėherė kisha formuar kursin analfabetik nė lagjen tonė, pikėrisht nė odė. Kisha detyrė t’i mėsoja ato femra qė ishin shkėputur prej shkollimit si tė shtyra nė moshė, e mė qortonin nė lagje. Por, mbasi vinin nuset e mixhės Bali, pastaj edhe ato tė Maltinėve, pse tė mos vinte nė kurs edhe Nora. Madje, kjo krijonte besim e lehtėsi nė punėn time, sepse dyshimet se mund ta shikoja ndonjė nuse me sy tė keq, fundoseshin me njė fjalė:
    - Lėre atė punė, po ai e ka nusen e vet si gaca, e po i shikon nuset e huaja!
    Edhe atėbotė Nora adhuronte tė mėsojė shkrim-leximin, por i vinte turp nga im atė. Pėrpiqej qė tė fsheh atė laps dhe fletore, dhe shpesh edhe rrudhej e skuqej nga unė. Nga dashuria pėr t’ia mėsuar shkrim-leximin, ngadalė ia merrja atė dorė, ia afroja nė letėr, shpesh ia shkruaja njė pjesė tė shkronjės, dhe pastaj i thosha:
    - Ja, tash mund ta vazhdosh vetė!
    Ajo skuqej, e unė heshtja. Nuk di pse s’e qortoja Norėn qė nuk dinte tė shkruaj? Kjo do tė mund t’i ndodhte gjithkuj nė atė kohė...
    Hetova se ndieja lodhje dhe e ndala leximin. Nora nisi tė kotej, por m’u desh ta zgjoja, se mė ishte mbyllur nga dylli veshi i majtė, dhe mė duhej tė vė hidrogjen, qė tė zbutej dylli e tė shkoja nė pastrim te mjeku, specialist i veshėve. - Mė vjen keq, Norė, por duhet tė ma qitėsh nė vesh atė bar. Nesėr mė duhet tė shkoj nė pastrim tė veshit!
    Ajo u ngrit, mori atė gastare tė hidrogjenit, dhe m’i qiti sa pika nė vesh. Pastaj prita dhjetė minuta, dhe kur pashė se e kishte kryer efektin, e hodha jashtė.

    Sponsored content


    HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPĖRI (Roman) - Faqe 2 Empty Re: HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPĖRI (Roman)

    Mesazh nga Sponsored content


      Ora ėshtė Thu 28 Mar 2024, 21:03