Forumi Guri Bardhė

Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne kete faqe,
mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar falas ne faqe.

Regjistrimi zgjat vetem pak sekonda...

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe vute ne dispozicion
per te n'a vizituar ne faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Bordi Drejtues i Forumit Guri Bardhe.
Forumi Guri Bardhė

    HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPĖRI (Roman)

    Share

    Tigri
    Anėtar Veteran
    Anėtar Veteran

    Gjinia: Male
    Shenja e Horoskopit: Cancer
    Numri i Postimeve: 752
    Mosha: 31
    Vendndodhja: Ne zemer te xhungles
    Profesioni: sekret
    Pikėt: 302
    Vlersuar: 9
    Data e Regjistrimit: 18/09/2008
    Humor: tere diten

    Re: HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPĖRI (Roman)

    Mesazh nga Tigri prej Mon 24 Nov 2008, 12:25

    KUJTESA

    Gjatė tėrė natės prej gėzimit s’kisha fjetur. Bėja llogari nga mund tė ēel udhė? Kisha pak para tė mia, por ato s’mė mjaftonin. Duhej marrė hua! Thėrras sėrish: kujtesėn!... Fat qė Nora ėshte duke pushuar e s’mė dėgjonte.
    - Kujtesė, moj, o sot pėr mua, o kurrė mė!
    Kujtesa mė ktheu nė atė kohėn kur isha arsimtar i gjuhės shqipe nė Runikė. Mė dukej se ende jam duke e zhvilluar njė orė tė mėsimit tė gjuhės shqipe. Kisha nė program t’ua shpjegoja emrat e pėrveēėm dhe tė pėrgjithshėm. Rregullat e gramatikės dėshiroja t’i vė nė veprim, pra nė jetė.
    - Nxėnės tė nderuar! Tė gjithė emrat e pėrveēėm fillojnė dhe shkruhen me shkronjė tė madhe: Kujtesė, ėshtė pra emėr i vajzės, kurse emrat e pėrgjithshėm shkruhen me shkronjė tė vogėl: kujtesė. Pra, mos harroni t’i dalloni kėta emra!
    U jepja edhe detyrė tė shtėpisė nga gramatika. Kisha kohė tė merresha me kėto punė nė atė shkollė rinore, kur desh tė na mbyllnin ata tė Serbisė, mė l954, por ja, ajo mbeti nė kėmbė.
    Filli i vjeshtės ishte edhe nė Runikė, por qė as vetė s’di ta pėrshkruaj, ishte thatėsirė e njė vjeshte, qė fshatarėt luteshin tė bie shi. Me gjasė atėbotė vjeshtat merrnin me shi, e tash ka ndryshuar koha! Vjeshtat tash shpesh po marrin me diell e thatėsirė qė mezi arrijnė njerėzit t’i lėrojnė arat e tyre. Vjeshtė e ashpėr qe ajo. Mbaj mend, moj kujtesa ime, se atė vjeshtė patėn ardhur njė grup i arsimtarėve serbė nga Ubi i Serbisė, meshkuj e femra, qė kishin qenė edhe shkokė nė shkolla normale. Ata ishin ndalė nė Runikė, kurse njė pjesė tjetėr, kishin shkuar edhe nė Rakosh. Ndihma e tyre, ishte nė atė kohė, gjithēka pėr arsimin e serbėve dhe tė malazezėve qė jetojnė e veprojnė nė Kosovė. Por, emri Kosovė nga ata s’permendej dot. Ishin shpėrndarė edhe nėpėr vende tė tjera. Skėnderaj ishte mbushur plot asrimtarė nga Serbia. U siguronin strehim dhe u jepnin nga tri rroga pėr njė muaj qė tė blenin costume tė reja. Ata veshnin ēdo tė mirė, kurse ne shikonim dhe mezi arrinim tė shkonim nė mėsim me ato rroba tė vjetra tė pasluftės.
    Vjeshta e Runikut ishte e ashpėr pėr ne. Kishin vendosur tė na shkarkonin nga puna, se ishim mėsues tė rinj dhe pa shkollė normale. Mjaft ishim tė prekur dhe fare s’mund tė hetonim se nga erdhi ajo ide pėr mbylljen e shkollės sonė. Thoshin se mėsimin duhej zhvilluar nė serbishte, por shqiptarėt vėshtirė po e mėsojnė atė gjuhė.
    Ē’kujtesė ėshtė kjo, moj mbesa ime Kujtesė! Kur do tė lindėsh ti pėr mua, moj mbesė? Ndodh se kur do t’ia arsyetoja Norės pagėzimin e Kujtesės do tė mė kuptonte. Edhe ajo Norė, ēfarė shtron shpesh nė familje, dhe ajo gėzohet kur e dėgjojnė djemtė, rejat, vajzat, po edhe miqtė.
    - Pėr asgjė s’jam e zhigueshme nė kėtė jetė, vetėm qė s’dita shkrim-lexim e t’i ndihmoja Bardhit nė kėto libra! Ju qė i keni nuset me shkollė, pse s’po u ndihmojnė nė punė tė librave? - dhe s’e hetojnė fare se ajo e thotė kėtė nė mėnyrė qortuese, duke i fajėsuar tė vetet qė s’e kishin lejuar tė shkonte nė shkollė. Ka ndoshta tė drejtė, se prej shtėpisė sė saj mė erdhi abetarja e parė shqipe, e sikur tė ishte mixha Ramė atje, do t’i mėsonte edhe vajzat. Po, Dajakėt atėbotė, s’dėshironin t’i shkollojnė as djemtė e lėre mė vajzat, mė thotė shpesh Nora. Shpesh edhe nė vete kisha menduar: a mė mirė sikur tė ishte Nora e shkolluar apo qė lindi dhe rriti tetė fėmijė? S’kam mendim tė prerė pėr kėtė. Mė parė, pohoja te prindėrit se s’do tė martohem, por do t’i grah vetėm shkollimit dhe punės sė librave. Mirė ishte edhe kjo ide, por ēfarė do tė mė thoshin njerėzit: bohem! Pastaj, do tė kapėrcenin nė sentimantalizmin e tyre naiv: "Ja, e shihni Bardhin, ēfarė arriti me shkollėn e tij? Mbeti pa bimė..."
    Mjafton se tash bima ime ėshtė mbėltuar, por edhe kjo me libra.

    Tigri
    Anėtar Veteran
    Anėtar Veteran

    Gjinia: Male
    Shenja e Horoskopit: Cancer
    Numri i Postimeve: 752
    Mosha: 31
    Vendndodhja: Ne zemer te xhungles
    Profesioni: sekret
    Pikėt: 302
    Vlersuar: 9
    Data e Regjistrimit: 18/09/2008
    Humor: tere diten

    Re: HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPĖRI (Roman)

    Mesazh nga Tigri prej Mon 24 Nov 2008, 12:26

    HARRESA

    Shpresoj se kujtesa do ta mund harresėn, por edhe kur ėshtė te njerėzit: Kujtesa do tė jetė mbi harresėn, por edhe Harrimi do tė jetė i mbėshtetur nė harresė. Harresėn kėrkoj qė ta shporrim, dhe tė mos jetojmė gjatė me tė. Harresėn e kėrkoj vetėm atėherė kur hidhėrimin nė ēast duhet ta rikthej nė gėzim. Tė harrojmė ēdo gjė tė keqe, por librat tė mos i harrojmė...
    Sa pėr kujtesė qė e thėrras, mos ma shihni pėr tė madhe. Sikur tė mos i punonte z. Nebil Durakut kujtesa, sot s’do ta kishim romanin e tij tė hartuar nė ato ditė tė vėshtira, kur nė Runikė na kanosej rreziku i mbylljes sė shkollės. Ai, edhe atėbotė kishte shkruar e botuar romanin: "Shtrojera". E patėn qortuar ata udhėhqėsit e Kėshillit tė Rrethit tė Drenicės, por fat qė ai ishte nė punė tė gazetarit nė Prishtinė, dhe u shpėtoi kthetrave tė tyre. Romani i tij "Shtrojera" shtron ēėshtje tė njė periudhe vendimtare pėr qenėsinė kombėtare. Qė kurrė s’do tė harrohet ajo periudhė. Dhe, vetėm nėn atė shtrojerė tė Kosjerit mbeti shkolla! U patėn mbyllur edhe shumė shkolla tė mesme. Mėsimi bėhej mė shumė nė gjuhė serbe sesa nė shqipe!...
    Pra, kaq pėr kujtesėn dhe harresėn, e po ia nis tė trajtojė atė qė mė ėshtė shlyer nė kompujter, por fatbardhėsisht jo edhe nė trurin tim.
    Vjeshta e Prishtinės s’qe aq e lehtė as pėr mua, e lėre mė pė tė tjerė. Kisha ardhur prej fshatit nė qytet dhe ndėrrimi i vendit mė detyronte qė tė kujdesem mė tėpėr pėr fėmijė. Hallet e shtėpisė vinin duke u shtruar sikur tė ishin rėnė nė njė qilim tė shkruar me lloj-lloj ngjyrėrash...
    Tri ditė rresht kisha dalė sė bashku me Norėn nė qytet. Shtėpia e re sikur na lutej qė tė pėrtėritej. I kisha premtuar Norės edhe kur isha nė Rakosh, qė kur ia pata shitur makinėn qepėse, pastaj traniztorin, njė palė kostume tė reja tė burrave, si dhe mobiliet e kuzhinės, e ajo pat qarė pėr to, se sė pari do t’ia bleja makinėn qepėse. Ajo, ēfarė ėshtė, i kishte mbajtur nė mendje ato fjalė premtuese, por qė kurrė s’mė kishte thėnė asgjė, as qė pritej se do tė thoshte. Por, mjetin e parė nė shtėpi tė re qė kam blerė, ėshtė makina qepėse. S’e di sa shumė adhuronte ajo makinėn qepėse. I duhej se thoshin, kush ka shumė fėmijė, mund t’ju qepė rroba tė lira, e besa-besė edhe mund t’ua arrnojė qė tė mos thonė se kėta janė fshatarė leckamanė... Njė vjet tjetėr arrita t’i blej mobiliet e kuzhinės, pastaj preva njė palė costume tė burrav blu, posi ato qė ia pata shitur Jashar Hajzerajt nė Rakosh, se ai s’ndėrtonte shtėpi nė kohė tė tij. Kishte shumė gjėra qė duhej blerė nė kėtė shtėpi katėshe, dhe njė stazė pėr banjo na kishte munduar gjatė.
    Kisha rėnė tė pushoja nė kanape. Pashė ėndėrr se i putha dy mbesat e mia: Argjirėn dhe Tringėn. As vetė s’e di pse aq pak zgjati ėndrra pėr puthjen e mbesave. Po tė dinin ato se shpesh e thėrrisja mbesėn time tė ardhshme, Kujtesė, ndodh se do tė hidhėroheshin, e pastaj mė qortojnė:
    - Po, gjysh, a s’jemi edhe ne mbesat tuaja tė ardhshme, a?
    - Mirė, mirė, - u them, edhe ju, - por edhe Kujtesa ime. Po, vallė, ē’do tė bėnte Proza ime? Mė ėshtė hidhėruar se dje, kur erdha herėt tė shkruaja kėtu, sė pari desh ta gjej stacionin tim - Radio-Tiranėn, e duke bėrė zhurmė, ajo mė kishte dėgjuar dhe kishte bėrtitur pa lidhje:
    "Ēaaa, gjithė, gjithė!"
    U pata frikėsuar prej atij zėri tė saj dhe besa-besė e pata qortuar e ajo doli e hidhėruar prej kėsaj dhome e shkoj tė fle me Norėn. Dinte ajo se nėna e saj ishte nė shtrat pa mua. Nuk mė kuptonte fare, edhe sikur t’i thosha:"O moj, Prozė, a sheh se jam martuar me kėtė kompujter?!..."
    Kisha parė edhe njė ėndėrr tjetėr. Isha nė Kodėr tė Diellit, afėr ish-atyre pak shtėpive qė i pata gjetur qė nė fillim, kur pata ardh nė Prishtinė. U futa nė njė sallon ku hasa nė shumė intelektualė qė ia nisėn tė flasim pėr librat dhe botimet. Aty gjeta edhe Emin Kabashin, qė bėhej gati tė udhėtonte diku me njė shok tė tij. Unė duke dalė jashtė, i thashė:
    - O zoti Emin, eja dhe merri ato tė holla pėr dramat e Nebil Durakut!
    Ai sikur fare s’i dha peshė kėsaj fjale dhe doli jashtė. Edhe unė dola jashtė, dhe duke desh tė vijė nė shtėpinė time, pashė se Emini kishte hyr nė njė veturė "FIQĖ" tė vogėl. "FIQA" u nis, e mua mė doli gjumi...

    Kisha rėnė tė pushoja nė kanape me njė mendim qė s’mund tė shkėputej lehtė. Isha nė fshatin tim ku u Linda dhe u rrita. Disa herė e sjella dhe e pėshtjella nėpėr mendje njė pjesė tė historisė. Herė mendoja tė ngritem nga kanapeja e ta shėnoja nė letėr, e herė pėrpiqesha tė fle, mos po lind diēka e re? Lufta djeg e pjek, ishte mendimi qė e mata shumėherė, dhe s’desha ta prish atė qetėsi, qė thyhej nga tingujt e ca kėngėve nė Radio-Tiranė.
    As orėn "Omega" s’e kishta shikuar, dhe mirė qė s’ia vėja veshin kohės sesi kapėrcente pahetueshėm. "Ora mund tė mė mashtrojė: ose tė fle shumė apo tė mos fle fare. Kujtesėn ka ditė qė s’e kishta ftuar nė dhomėn e punės. "Ēfarė tė prisja nga pushimi nė kanape?" Mirė qė fare s’e parashihja. Parashikimet shpesh mė kishin shpėtuar nė jetė, por ato qė ishin tė paplanifikuara, mė kishin lėnė nė gjysmė tė udhės...
    Ishte njė natė tėrėsisht e errėsuar nė Fushė. Isha sė bashku me Drinin, dhe mezi arrita tė dijė se nga po udhėtoja? Mendja mė bredhte sa andej, sa kėtej. As dardhėn kulaēe s’e shihja nga errėsira. Di se shkoja nga Zabeli te Pusi. Sa zėra mė erdhėn nė veshė tė mi, duke peshpėritur:
    - Ou, pritne gjaksorin, se e kishte vrarė njė njeri Ndėrmjet Arave!
    Drinin e kapa pėrdore, e ai pėrpiqej tė ndahej prej meje. Ecja me tė, dhe terri s’mė lėnte tė dija se nga po shkoja. Arrita te rrethoja e Bledinit. Drini i vogėl shkoi dhe u fut nėn do kthina tė murit. Sa e kėrkoja nė njė kthinė, ai kapėrcente nė kthinėn tjetėr. Zėrin e tij ia dėgjoja, por atė fare s’mund ta shihja. Pėrvidhej sa andej, sa kėtej.
    - O Drini, eja e del prej shtėpisė sė huaj, se po domė tė shkojmė!
    Ai as qė mė dėgjonte e unė vrapoja pas tij, por sėrish fshehej nė ato kthina tė murit. Ishte ende natė. Atė pedatje sikur e kishte dėgjuar ndokush nė shtėpi tė Bledinit. Pashė se Kujtesa po zhdirgjej shkallėve teposhtė me njė fener tė ndezur nė dorė tė djathtė. Ajo mė pa mua, e unė nisa t’i kėrkoja falje:
    - Mė fal, Kujtesė se djali i Besimit, Drini, u fut kėtu dhe s’po mund ta nxjerr prej kthinave. Zėrin ia dėgjoj, por atė s’e shoh fare.
    Kujtesa sikur fare s’u frikėsua, pėrpiqej tė ma gjejė Drinin. Edhe njėherė e thėrrita:
    - O Drin, del se gjyshi s’tė pret mė! – Thirre Kujtesėn!
    Njė zė i llahtarshėm mė vėrsulej nė veshė.
    - Dėshiron ta gjejmė vrasėsin?
    Isha dymendjesh: asnjėherė s’kisha punuar nė organet e hetuesisė pėr vrasėsit. Ndodh se ata pėr mua janė vrasės tė vetvetes, prandaj nuk desh as tė fut veten nė lojė tė tyre. "Mos u ngutni se me fjalė tuaja mund t’i lėndoni njerėzit e pafajshėm!", pėshpėritej nė atė errėsirė.
    Mė iku ėndrra aq shpejt, sa dyshoja se s’do ta mbaja nė mendje pa e shėnuar...

    Tigri
    Anėtar Veteran
    Anėtar Veteran

    Gjinia: Male
    Shenja e Horoskopit: Cancer
    Numri i Postimeve: 752
    Mosha: 31
    Vendndodhja: Ne zemer te xhungles
    Profesioni: sekret
    Pikėt: 302
    Vlersuar: 9
    Data e Regjistrimit: 18/09/2008
    Humor: tere diten

    Re: HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPĖRI (Roman)

    Mesazh nga Tigri prej Mon 24 Nov 2008, 12:26

    PJESA E DYTĖ


    LĖNGATA

    Mėngjesi i ditėve tė gushtit me vapė mė gjeti nė parkun e qytetit tė Prishtinės, ku shpesh shėtisnim me gruan, Norėn. Kambanorja e kishės ortodokse sikur pėrkėdhelte ankthin e pritur. Minareja e xhamisė sė Muhaxhirėve si dhe zėri i hoxhės nė atė mėngjes sikur mi kapėrthyen mendimet e udhėt e njerėzve pėrjetė. Aty shpesh u binte shorti qė nder tė parėt tė shihnim njeriun xhanavar qė zgjohej herėt pėr ta derdhur bėrllogun e vet nga shtėpia nė park. Kishte tė tillė qė pa fije kujdesi bėrllogun e derdhin nė atė udhėkryq ku ata shpesh kapėrcenim, duke e kryer orarin e shėtitjes tė atij mėngjesi pranveror. Kisha pėrshtypjen qė njeriut sa mė shumė t’i flasėsh pėr tė mirėn dhe shėndetin e tij, ai krijon bindjen, se e qortojnė pėr inat! Inati ėshtė njė zeje e vjetėr, Mė kujtohen fjalėt e Fitimit qė shpesh i pėrsėriste kur ishte nė bashkėsi familjare: "Inati - barkthati!"
    Shėtisnim sė bashku me Norėn dhe qė tė dy e shikonim jevgun qė ishte bėrė pipė para nesh, dhe s’luante as dorė e as kėmbė, dukej se as qerpikė tė syrit nuk rrahte. Kapėrcenim para kėmbėve tė tij sikur tė ishte lapidari i Boros dhe i Ramizit. Kėshtu i shihnim shpesh jevgjit nė kėtė park, qė s’bėnin kurrfarė lėvizjesh, pos qė tė mbėshtetur nė trungje tė pishave shikonin anash e pinin duhan.
    Pėrditshmėria nė park ėshtė e lloj-llojshme. Gjatė natės thonė se kėtu luhet njė lojė tjetėr, ajo me drogė! Bardhi asgjė s’kishte hetuar, pos disa gastareve tė thyera rreth atij gurit nė mjedis tė parkut qė shpesh Bardhi ulej dhe pushote me Norėn.
    - Mėngjesi ėshtė i pėrshtatshėm pėr pleq dhe plaka, kurse orėt e tjera tė ditės janė mė tepėr pėr tė rinj - pohonte shpesh Bardhi.
    Dielli i mėngjesit mė dukej se ishte mė i ashpėr sesa ditėve tė tjera.
    - Na pėrhėri ky diell! - tha Nora. - Sot s’jemi zgjuar aq herėt. Parku e ka, ose tė zgjohesh herėt, ose tė mos dalėsh fare nė tė. Por, ē’tė bėjmė, kur shpesh nga lodhjet dhe punėt, mezi arrijmė tė zgjohemi.
    - Zgjimi i hershėm dhe shėtija janė tė dobishme pėr ty - i tha Bardhi Norės. - Ai tė bėn mirė ty pėr shėndet, se je trashur. Vuan nga majmėria! Duhet, moj Norė ta derdhėsh atė socializėm (fukarallėkizėm) dhe pastaj tė jetosh edhe ndonjė ditė nė demokraci! E sheh, demokracinė se tash dalim qė tė dy dhe shėtisim nė park, pastaj edhe nė malet e Gėrmisė, e nga tė dėshirosh... Mund tė shkojmė nė Matiēan, pastaj edhe nė Vitak, por pėr tė shkuar atje bėri gati njėzet marka gjermane. Vetėm tė kemi para!. Udhėt i kemi tė ēelura nga Prishtina tė shkojmė edhe nėpėr Evropė...
    Rreth orės shtatė tė mėngjesit lėvizjet nė park shpeshtoheshin. Kishte njerėz qė shkonin nė punė, ka tė tillė qė delnin pėr tė dėrguar diē nė treg, kapėrcenin me ca karroca tė dorės tė ngarkuara me plaēka. Bardhi shikonte njerėzit sesi nėpėr udhėt me pėrpjeta dhe tatpjeta u grahnin karrocave, qė shkonin dhe vinin nga tregu. Gjithnjė kėtu kapėrcejnė fytyra tė reja. Bardhi ishte mbrapa njė druri tė pishės, shikonte lėvizjet e njerėzve, e ata ka gjasė se fare s’e vėrenin atė. Nėpėr udhėn nė mjedis tė parkut shpesh kapėrcente pediatri i fėmijėve, zoti S.Ademaj. Ecėn ai, dhe fare s’e hetonte se Bardhi e shikonte, e pėrcillte me kureshtje. Dorėn e kishte futur nė bothė, hetohej se lengonte nga njė kruajtje kronike e majasėllit qė dukej se e kishte pėrcjellur gjatė. Bardhi i bėnte vetes pyetje: "A e di mjeku se po e shoh se ėshtė duke e kruajtur bothėn?" "Jo, s’e di", pohonte sėrish Bardhi nė vete. Njeriu ėshtė i tillė, dhe s’ndalej se kruajturi. Mjeku ecte udhės sė tij, ku pritej se do tė takohej me Bardhin, qė ia priti i pari me pėrshėndetje.
    - Mirėmengjesi, z. doktor!
    -O, mirėmėngjesi! - e ngriti kokėn ai, duke shikuar bukurinė e gjelbėrimit tė udhėve...
    Mjeku ecte dhe ngutej tė arrij nė punė. Bardhi as qė ishte tė kėshllonte diē, e as edhe tė kapėrcente nė heshtje. Nora nisi tė largohej pak prej Bardhit. Ai iu kishte afruar mjekut nė vesh, dhe si nė heshtje e duke e vėnė buzėn nė gaz, shakaja me fjalė tė buta vijoi.
    - Shiko, zoti doktor, po tė shoh edhe njėherė duke e kruajtur... !
    Mjeku u ndal dhe nisi tė skuqej. Ai as vetė s’e hetoi sesi Bardhi ia kishte qėlluar diagnozės sė tij.
    -Ore, Bardh, s’kam ē’tė bėj! - tha mjeku, duke u pėrpjekur ta shpalos vuajtjen nga sėmundja kronike e hemorroideve. - Lėngoj nga hemorroidet qė njėzet vjet. Vetė jam mjek dhe s’mund t’i shėroj. Kam gjakderdhje nė zorrė tė trashė, shtrėngime nė zorrė - i ankohej mjeku, sikur tė fliste para ndonjė specialisti pėr kėtė. - Kam dėgjuar se njėri kėtu nė Prishtinė, e pėrpunon njė bar natyrorshėrues pėr majasėll. Ky ėshtė majasėll i brendshėm, or Bardh! Mė mundon shumė, mė bėn nervrik nė punė, po edhe nė shtėpi. Edhe gruan e kam mjeke, e s’kam ndihmė as prej saj...
    - Z. doktor - i tha Bardhi. - Ndodh se ketė sėmundjen tėnde nė zorrė tė trashė mund ta lehtėsoj njė bari majasėlli qė pėrgatis?
    - O, ju lutem, a mos jeni vetė ju qė e punoni njė bar natyror? - pyeti mjeku me habi.
    - Doktor, ka edhe tė tjerė. Ti mund tė pyesėsh. Ka mjek popullor nė Kaēanik, nė Vushtrri... Ka shumė mjekė popullorė qė merren me shėrimin e hemorroideve. Ti mund ta provosh njė kurė qė pėrgatit njėri, e pastaj nėse tė bėn mirė, vazhdoje! Po qe se nuk ke dobi, shko te tjetri - i tha Bardhi. - Pėr majasėllin doktor, di tė flasė me orė tė tėra. Vetė kam lėnguar gjatė nga majasėlli dhe nė kėto dy vite, duke e punuar njė ilaē, e kam lehtėsuar sėmundjen dhe jetėn time... Ka gjasė se hemorroidet mė janė qetėsuar pėr njė kohė...
    - Po, kur do tė takohemi, pra? - pyeti mjeku.
    - Unė dalė nė shėtitje, e bisedojmė pėr kėtė - i tha e Bardhi, duke u ndarė nga biseda me mjekun, qė shpesh takoheshin nė parkun e Prishtinės.

    * * *

    Njė ditė, kur Bardhi e Nora i bėnė tre rrathė shėtitje, siē i quanin ata, nė atė vendin qė kishim takuar mjekun, sesi e morėn bisedėn e tij. Nora e ankonte atė qė vuante nga majasėlli, por edhe pakujdesinė e tij qė nuk paraqitej pėr bari shėrues s’e arsyetonte fare.

    Tigri
    Anėtar Veteran
    Anėtar Veteran

    Gjinia: Male
    Shenja e Horoskopit: Cancer
    Numri i Postimeve: 752
    Mosha: 31
    Vendndodhja: Ne zemer te xhungles
    Profesioni: sekret
    Pikėt: 302
    Vlersuar: 9
    Data e Regjistrimit: 18/09/2008
    Humor: tere diten

    Re: HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPĖRI (Roman)

    Mesazh nga Tigri prej Mon 24 Nov 2008, 12:27

    O, ZOT, Ē’MĖ GJETI?

    Kishin kaluar ditė e muaj qė Bardhi e Nora s’ishin takuar me mjekun. Sikur ta lėshonte mjekun toka!, thoshte Bardhi nė vete. Ē’u bė me atė mjek? Mos ka gjakderdhje nė zorrė tė trashė? Gjakderdhja mund ta shndėrrojė sėmundjen nė diēka mė tė kobshme, nė sėmundje kanceroze! Ore, edhe ai mjek, po pse vallė s’paraqitetej?, e mundonte veten me punė tė huaj Bardhi. Turpėrohet mjeku, apo ē’mendon ai? Sėmundja s’mund tė fshehet. Sa mė shumė t’ua fshehėsh njerėzve sėmundjen, aq mė shpejt kurreshtarėt e marrin vesh se je i sėmurė. Asgjė nėn rogoz s’mbetet sot, e as nesėr... Por, nesėr do tė bėhet mė mirė, pohonte shpesh Bardhi. Nora e pėrsėriste shprehjen: "Sot, nesėr... sot-nesėr, ditėt dhe netėt po kalojnė…"
    -Ditėt s’kanė tė sosur. Jeta ėshtė e thurur prej ditėve dhe netėve. Ēdo kohė me vuajtje ditėsh dhe netėsh... - tha Bardhi, duke kujtuar se mjeku mund tė ketė harruar.
    -Humbi doktori! - tha Nora njė ditė.- A po sheh, Bardh, ti po i fyen njerėzit, e ata pastaj po largohen! Lėri njerėzit me halle tė jetės. Le tė bėjnė siē dinė vetė. Akėcili njeri i ka telashet e veta. Pse thonė: "Vėlla, vėlla, por ai tymin e vet e ti tėndin?"
    -Po e zėmė se e ke mirė, Norė - i tha Bardhi. - Ndoshta mirė e ka edhe mjeku, por jo, moj Norė. Ėshtė punė humane tė mirresh me shėrimin e kėsaj sėmundje qė ka kapluar shumė veta. Shikoj drama tė kėqia nė qytet. Tė kujtohet kur njėherė mė ke qortuar rreptas: "Hiqe dorėn prej... se turp ėshtė tė shoh dikush ashtu!" Ke pasur tė drejtė, Norė. Ja, a mė sheh mė duke e kruajtur...? Mė shpėtoj ai bar majasėlli qė e vjela nė Vitak. Dėshiroj t’ju ndihmojė e t’i shpėtoj ata qė lėngojnė nga kjo sėmundje. Dėshiroj qė tė sėmurit tė kujdesen pėr vete. Tė tillė qė nuk I’u pėrmbahen rregullave tė barit dhe tė mjekimit, nuk i adhuroj. Madje ata mos tė mė sillen rreth shtėpie…
    Kishte kapėrcyer njė kohė e gjatė qėkur Bardh Mulaj s’ishte parė me mjekun. Lėngata e tij e brengoste, se edhe vetė kishte vuajtur nga hemorroidet. Iu patėn lajmėruar nė pranverė tė vjetit l980, kur e kishte pėrfunduar variantin e parė tė romanit "Molėza". Ishte duke e pėrfunduar kapitullin e fundit, dhe se si kishte mbetur i kėrrysur mbi tavolinė e s’mundej tė qėndrojė as i ulur e as nė kėmbė. "O Zot, ē’mė gjeti?"- i bėnte vetes pyetje pas pyetje dhe s’merrte prej askujt pėrgjigje. Kishte lexuar mė parė se kjo ishte njė sėmundje karrigeje, sėmundje intelektuale, por edhe shoferėt vuajnė nga kjo lėngatė. Askujt s’i rrėfehej se ēfarė e kishte gjetur. Ēdo gjė e mbante nė fshehtėsi. Nora s’e dinte se iu kishin paraqitur vėshtirėsi tė tilla shėndetėsore. Kapitullin e romanit e kishte pėrfunduar me njė sarkazėm qė kushedi ēfarė do tė jetė, apo si do tė kuptohet nga lexuesit e ardhshėm.
    -Tė lumtė goja!- ishte njė lloj urimi i rėndomtė i Bardhit, qė shpesh nė dasmė i urojnė kėngėtarėt, pa marrė parasysh se a kanė kėnduar mirė apo keq. - Tė lumtė goja! - ėshtė edhe njė refren qė pėrdoret gjatė bisedave, kur dikush e bėn kėllirė.
    - Kam punė me mjekun - i tha njė mendje Bardh Mulajt e pastaj kthehej e lutej: - Mos paēa punė me mjek!
    Mjeku mu kishte bėrė si hije edhe gjatė kohes kur ai shėtiste nė park. Ē’u bė me tė, apo mos vallė e theku vrapin qė tė mos takohej me mua. Ndodh se do tė ketė shkuar nė terren? mendona. Njė ditė ia kisha pėrmendur se duhej tė shkonte pėr vakcionim tė fėmijėve nė Kamenicė. Dhe nisa bisedėn me mjekun.
    - Kamenica ka shumė fėmijė - i thosha - dhe mirė qė po kujdesen mjekėt tanė pėr vakcionimin e tyre. - Fėmijėt na duhen. Kjo ėshtė gjenerata e republikanėve qė duhet tė shtohen. Nėse shtohen, kėtij populli s’i kanoset rreziku nga shkatėrrimi. Gjenerata e republikanėve i ka marrė nė sy udhėt e botės sė jashtme. Ata kanė vėshtirėsi nė fejesa dhe nė martesa. Ėshtė shkėputur lidhshmėria e rinisė. Femrat kanė mbetur nė Kosovė. Ato kanė emigruar pak, e aspak! Ca janė shkolluar e ca tė tjera u janė kthyer punėve tė amvisnisė. Presin qė tė kthehen nė Kosovė republikanėt! Jetojnė nė shpresa: "Nesėr do tė bėhet mė mirė!..."

    Tigri
    Anėtar Veteran
    Anėtar Veteran

    Gjinia: Male
    Shenja e Horoskopit: Cancer
    Numri i Postimeve: 752
    Mosha: 31
    Vendndodhja: Ne zemer te xhungles
    Profesioni: sekret
    Pikėt: 302
    Vlersuar: 9
    Data e Regjistrimit: 18/09/2008
    Humor: tere diten

    Re: HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPĖRI (Roman)

    Mesazh nga Tigri prej Mon 24 Nov 2008, 12:27

    NĖN HIJE TĖ SHELGJES

    Kisha pyetur nė shtėpi mos e kishin ruajtur diku numrin e telefonit tė mjekut, pediatrit tė fėmijėve. Doja qė t’ua bėnte njė vizitė nipave: Jonit dhe Altinit. Xhaviti i tha se e kishte numrin e pediatrit, dhe e luti qė t’ia bėjė njė telefonatė.
    -I thuaj mjekut: "Tė fala ke prej babait, eja se ta kam punuar atė bar majasėlli!"
    Xhaviti mė kishte pritur me njė buzėqeshje, shihja se desh tė mė thoshte: "Or, baba, po a ti do t’i shėrosh mjekėt, a?". Mirė qė s’mė kishte thėnė gjė pėrmes telefonit, por njė ditė mė kishte thėnė troē:
    - Kjo punė ytja ėshtė humane, por ruaju se me atė bar po i dėmton tė sėmurėt e pastaj tė qortojnė njerėzia dhe historia!
    Kėshillė e mirė ishte kjo, por askuj s’ia kam detyruar kėtė bar shėrues pa ia shikuar diagnozėn e mjekut se vėrtet lėngon nga hemorroidet. "Kjo punė s’ėshtė aq e lehtė. Tė lėngosh dhe tė mos gjesh ilaē...!? Fundja, ky bar ėshtė njė lloj ushqimi i zgjedhur..." mendonte nė vete Bardhi.
    Atė mėngjes tė korrikut Xhaviti ia kishte bėrė njė telefonatė mjekut. Fat qė Bardhi kishte qėlluar nė shtėpi. Ishte nė kopsht. Nora e thirri mė zė:
    - Bardh, ngutu pak se mjeku...!
    Ai hipi shkallėve pėrpjetė dhe mori dėgjuesen nė dorė, pastaj e vuri nė vesh tė majtė, e mjeku pyeti:
    -Jeni ju, z. Bardh? Kėtu mjeku, mė njeh, posi?
    -Po, si tė mos u njoh, z. mjek? Ishit kur u linden vogėlushėt, nipėrit e mi dhe bėre njė punė tė madhe qė na kėshillove sesi tė kujdesem pėr ta...
    Mjekut desh t’ia pėrkujtonte bisedėn qė kishin bėrė mė parė, por priste njė rast mė tė volitshėm. "Pse ta zhvesh mendimin njeriu qė ka punė me mjek?" Mė duhet tė jem i kujdesshėm. Mjeku ėshtė mjek e s’mund tė bėhet njeri i thjeshtė, mendonte nė vete Bardhi.
    - Nuk di ku e ke shtėpinė, mė fal se ta kam harruar? - i lutej mjeku nė telefon, duke kėrkuar ndjesė pėr kėtė harresė. Bardhi mė vete sikur thoshte: "Ja, mjeku ka ardhur nė vjet tė mia, harron posi". Bardhi ia nisi t’ia pėrshkruante udhėn shtėpinė katėshe si dhe blirin nė derė tė shtėpisė. Ishte nė afėrsi me shtėpinė e z. Gani Lubotenit, me atė tė z. Zekeria Canės, dhe diku nė fund shihej shtėpia e tij.
    - Kėtu ėshtė, z. mjek, njė udhėkryq, dhe pyete dikė, aty gjendet shtėpia ime qė e ndėrtova me shumė mundime.
    - Mjeku heshti njė ēast, pastaj e luti Bardhin qė tė dalė e ta pres nė udhėn e Dubrovnikut.
    - Po, z. mjek, do tė mė gjesh nėn hije tė shelgjės sė Gani Lubotenit - i tha dhe me tė shpejtė u nis pėr nė vendin e caktuar.
    Dielli ishte i fortė. Bardhi u ruhej rrezeve tė diellit se lėngonte nga trysnia e lartė e gjakut.
    Bardhi lėshoi dėgjuesen e telefonit, dhe nė vete tha: "Ah, po s’e paskam ditur sa i dobishėm qenka telefoni. Mė shpėtoj, pėr besė!" Ai u bė gati dhe doli nė Udhėn e Dubrovnikut, qė tė takoheshim nėn hije tė shelgjes sė Ganiut. Aty shpesh pushonin udhėtarėt. Ai shpejt u gjend nėn atė hije tė shelgjės. Priste mjekun dhe i shikonte njerėzit qė kapėrcenin udhės. Ata qė kishin kruajtje, shihte se lėngonin nga majasėlli! E shtrydhte mendimin nė vete "Klithmė pėr majasėll, apo pėr bar majasėlli!" Sivjet, i thotė njė mendje Bardhit ėshtė thatėsirė e madhe dhe druante se s’do tė rritej bari. Vjet ishte vjeshta me shi, dhe nė shtator pati mjaft bar majasėlli. Kurrė s’ishte rritur aq shumė ai bari nė Rogė tė Lugut tė Hasanit. Ishte bėrė deri nė tridhjetė cm. Kjo ishte befasi pėr tė gjithė, se kur ishte vera pa shi, vetėm sa dallohej lulėzimi i tij mbi tokė dhe ashtu fshatarėt e vjelnin nga pak.
    Nė vjeshtėn qė kapėrceu Bardh Mulaj kishte vjelur shumė bari shėrus. Ai e kishte tharė barin shėrues nė vendlindjen e tij nėn hije, nė ato polica tė ēarranikut. Dielli i fortė, pohonte shpesh, ia humb vetitė shėruese tė barit. Ēarranikut s’i vinte era qumėsht si mė parė, se mungonte lopa!

    Tigri
    Anėtar Veteran
    Anėtar Veteran

    Gjinia: Male
    Shenja e Horoskopit: Cancer
    Numri i Postimeve: 752
    Mosha: 31
    Vendndodhja: Ne zemer te xhungles
    Profesioni: sekret
    Pikėt: 302
    Vlersuar: 9
    Data e Regjistrimit: 18/09/2008
    Humor: tere diten

    Re: HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPĖRI (Roman)

    Mesazh nga Tigri prej Mon 24 Nov 2008, 12:28

    DHURATA PĖR SHTĖPI TĖ RE

    Si zakonisht, edhe atė ditė tė mėngjesit Bardhi kishte dalė tė shėtiste nė park. Pasi ishte kthyer nga parku, shikonte kur do tė dalė mjeku nė udhė. "Mos e ka humbur udhėn?" mendonte nė vete. Ia kishte pėrshkruar udhėn, shtėpitė, e ē’mund tė bėnte tjetėr? Dėshironte ta shihte Ganiun, qė shpesh ndalej dhe bisedonte nėn hije tė shelgjes. Ai e ftonte tė futej nė oborr, ku e priste me gosti e me kafe. Ka ditė qė s’ishin takuar. Bardhi shpesh shkonte te ai. Kujtonte ditėn e banketit kur ai kishte ardhur nė vjetin l965, kur Bardhi e kishte ftuar nė gosti tė shtėpisė se re. Ishte i pranishėm sė bashku me gruan nė kėtė festė tė madhe. Ia pėrkujtonte Nora se kishte prurė edhe dhuratė.
    - Dhuratėn e tij e kam ruajtur - tha Nora.- Edhe Ismet Spahiu ka prurė dhuratė. Ke parė ti atė pjatėn e bardhė? Kanė prurė shumė dhurata atėherė nė shtėpi tė re. Ishim tė rinj, dhe kjo ishte njė kėnaqėsi pėr ne. Ia filluam jetės sė re nė qytet. Na dukej se i morėm krahėt e ri dhe fluturonim si bleta. Tridhjetė e pesė vjet u bėn, Bardh - i tha Nora. - U plakem, a sheh se ku jemi? Po kalojnė vjetėt, ore Bardh! A jemi ata qė qemė, apo s’jemi? Jemi, dhe kėtu po e lėmė bimėn tonė tė re.
    Mjeku erdhi dhe u takuan sė bashku me tė nė udhė.
    -Ta kam ditur edhe ty shtėpinė, ore Bardh - tha mjeku duke u shprehur me keqardhje qė s’ishte takuar herėt pėr kėto punė. - Eh, ē’ėshtė edhe kjo jetė! - lėshoi njė ofshamė mjeku.
    - Po, jetė, zoti mjek, e ēka tjetėr pos jetės!? Tė jetojmė dhe vetėm tė jetojmė - ia ktheu Bardhi, dhe u nisėn udhės pėrpjetė.

    Bardhi e kthente urimin nė anėn tjetėr:
    - Tė fala Gjakovės! - dėgjohej edhe atėbotė kur dy veta ndaheshin nė shpejtėsi nga bisedat qė shpesh s’u pėlqejnė.
    - Po, Bardhi kujt t’i bėj tė fala? - pyeti Norėn si nė shaka. - Apo, tė presim kush po na dėrgon tė fala?
    - Tė fala nga Gjermania!
    - Tė fala nga Shqipėria!
    - Tė fala tė pėrzemėrta nga Kosova!
    Po, pse t’i bėj tė fala Shqipėrisė kur janė ēelur udhėt qė tė shkojmė atje? Kjo ia kujtonte kohėn, kur Bardhit i rrėfente daja Xhemė:
    -Nė Ēirez punonte traktorist Rifat Topallaj, i Vitakut. Daja ishte korrier e shkollės fillore dhe ata shpesh rrinin sė bashku. Kur ai shkonte nė Vitak, u bėnte tė fala vėllait tė Bardhit, Durimit dhe mixhės Ramė. Rifati kudo qė i takonte ata, ua pėrcillte tė falat:
    -Tė fala u ka bėrė ai miku juaj i Likoshanit!
    Daja saherė qė kthehej Rifati prej Vitakut, posa takohej e pyeste.
    -A i takove ata miq, si ishin?
    -Po - i pėrgjigjej Rifati.
    -A ua pėrcolle tė falat e mia?
    - Po, mixha Xhemė, po!
    - Eh, faleminderit prej teje!
    Kėshtu pėrsėritej kjo lidhje miqėsore e dajės Xhemė me tė fala. Njė ditė prej ditėsh e kishte pyetur prapė daja Rifatin:
    -Po, si ishin ata miq nė Vitak? A u bėre tė fala?
    Rifat Topalloj disa herė ia kishte fshehur mendimin e tij dajės Xhemė. Njė ditė e pyeti:
    - O mixha Xhemė! - i tha. - A po mė tregon diēka? Ti u mbyte duke u dėrguar tė fala atyre miqve, e ata s’po t’i kthejnė tė falat, ē’ėshtė kjo punė me ty?
    -Ani, ani, ti prapė mos lė pa ua pėrcjellė tė falat e mia - tha ai e sėrish shtoi: - Tė fala prej Xhemės, kaq!
    Me gjasė sikur tė falat nuk shkėmbeheshin, por njeriu me njeriun rri dhe takohet edhe me mendime tė mira... "Bėhu i menēur dhe ua lėshon udhėn atyre qė tėrė kohėn mundohen t’ju nevrikosin! Nėse e ruan gjakftohtėsinė, do tė nevrikosen ata!" - ishin kėshillat e dajės, qė saherė mė ishin pėrsėritur nga ai, por qė shpesh ua pėrcillja edhe djemve tė tij, sa pėr tė mos u mashtruar me jetėn

    Tigri
    Anėtar Veteran
    Anėtar Veteran

    Gjinia: Male
    Shenja e Horoskopit: Cancer
    Numri i Postimeve: 752
    Mosha: 31
    Vendndodhja: Ne zemer te xhungles
    Profesioni: sekret
    Pikėt: 302
    Vlersuar: 9
    Data e Regjistrimit: 18/09/2008
    Humor: tere diten

    Re: HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPĖRI (Roman)

    Mesazh nga Tigri prej Mon 24 Nov 2008, 12:28

    NJĖ KAFE PĖR MJEKUN

    Mjeku kishte arritur nė shtėpi.
    - Njė kafe pėr mjekun, - i tha Bardhi Norės, dhe u fut nė botėn e kujtimeve lidhur me ndėrtimin e shtėpisė sė tij.
    - Jo, pėr mua, jo - tha mjeku. - Lėngoj nga trysnia e gjakut. Bardh, ke harruar kur tė jam ankuar. Mė vinte era hudhėr. U patėm takuar me ty te ai vetėshėrbimi nė fund tė udhės, tė pata kėrkuar falje: "Mė fal, mė vjen era hudhėr, se kam vėshtirėsi me trysni tė gjakut!"
    - Po, ē’tė bėjmė doktor, tė gjithėve na vjen era nga diēka? - i tha Bardhi qė i vinte mirė se bisedonte me mjekun. Kishte kaluar njė kohė e gjatė qė mjeku nuk kishte qenė nė shtėpi tė tij.
    - Ja, ky ėshtė bar majasėlli, z. mjek! - i tha Bardhi. -Nėse je i disciplinuar nė jetė, dhe besimtar, bari do tė bėj mirė - i tha dhe u tėrhoq nga njė kanape nė tjetrėn. - Lexoje recetėn! Nėse mė punon fati, mendoj ta shkruaj njė broshurė! Kjo sėmundje lypet tė trajtohet nė shtypin tonė... Pastaj edhe nė mjekėsi…
    Mjeku me kureshtje nisi ta lexonte recetėn.
    - Sa mirė qė e ke shkruar recetėn! - tha mjeku dhe e lexoi deri nė fund.
    Kureshtja e mjekut pėr kėtė bar vinte duke u shtuar.
    Bardhi ia afroi mjekut ilaēin. Ai nė shenjė nderimi, nxori dhjetė marka gjermane, e duke e ulur kokėn, i tha:
    - Kėto pėr mjaltėn qė ke blerė, Bardh!
    - Paratė janė tė mira pėr tė gjithė, z. mjek, por kėtė kurė tė barit e ke pa pagesė. Tė lutem futi ato marka nė xhep, tuajat janė. Unė e bėj kėtė punė pa para, por ata qė kanė para shumė, s’ėshtė e udhės qė tė mė ngushtojnė. Koprracėve qė kanė shumė u dhembsen paratė pėr shėndet! Sikur tė vijnė ata te unė, ah, ēfarė do t’ju thosha? Ata s’japin para as pėr botimin e librave tė mia. I duan librat e Arsimit qė t’ua fal. Janė mėsuar apo vetė i kemi mėsuar, doktor. Mė thonė ata shokėt e Muhamet Pirrakut, se kishte thėnė: "Libri s’duhet t’i falet askujt, se ia humb vlerėn!". Sa veta thoshin se e ka mirė, sa tė tjerė e qortonin. Tė tė qortojnė njerėzit se ua fal librat? Jo! Arsimi kishte pyetur pėr librin e tij: "Tė vdekurit vallėzojnė" a po shitet? I them se po falet e nuk po shitet!…

    Tigri
    Anėtar Veteran
    Anėtar Veteran

    Gjinia: Male
    Shenja e Horoskopit: Cancer
    Numri i Postimeve: 752
    Mosha: 31
    Vendndodhja: Ne zemer te xhungles
    Profesioni: sekret
    Pikėt: 302
    Vlersuar: 9
    Data e Regjistrimit: 18/09/2008
    Humor: tere diten

    Re: HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPĖRI (Roman)

    Mesazh nga Tigri prej Mon 24 Nov 2008, 12:29

    HARTA E KOSOVĖS

    Atė mėngjes si zakonisht shėtitja nė parkun e Prishtinės. Mjeku ishte kėrrusur te rrėnjėt e blirit. Ishte ngritur sėrish nė kėmbė me njė copė tė hartės sė Kosovės qė e mbante nė dorė. Ai e shikonte dhe rrotullonte hartėn disa herė. Klithmėn qė kishte lėshuar mjeku ishte me interes.
    - A sheh, e kanė hedhur nė udhė hartėn e Kosovės.? - lėshoi njė ofshamė ai. - Duhet t’i ruajmė shkrimet, se ato flasin shumė. Edhe fėmijėt tanė asgjė s’po shohin. Kjo hartė e botuar e Kosovės, rrallė sheh dritėn e botimit. Kosova ėshtė e madhe, por me ardhacakė e zvogėluan atė. Tė na lėnė kaq sa ėshtė, asgjė mė shumė s’do tė dėshiroja... - tha mjeku, e hartėn ma la nė dorė.
    Bardhi sė bashku me Norėn mbetėn duke e shikuar e dėgjuar mjekun se ē’fliste. Pastaj e bėrėn edhe njė shėti nė park. Duke u zhdjergur tepozhzės, ishin ndalė rishtas te lapidari i Boros dhe i Ramizit, qė ishte dėmtuar. Norės s’i pėlqente fare kjo punė. Ajo shprehte njė botė tjetėr para tij:
    - I vraftė Zoti ata qė ua kanė nxirė fytyrėn! Ata janė tė vdekur! Njėherė vdes njeriu e mė s’ngjallet. Oh, edhe ato nėna qė lanė bijė tė tillė! I kanė mashtruar, ishin shtalbakė, or Bardh, dhe lufta i hėngri...
    Bardhi ishte afruar para lapidarit tė Ramiz Sadikut, e shikonte pėr sė afėrmi. Ai shikonte se ia kishin vėnė nė fund tė lapidarit njė kryq me ngjyrė tė bardhė, kurse nė tė dy anėt kryqin e kishin rrethuar me dy shkronja ēirilike: E dhe G!. Nora e kishte vėrejtur, ishte prekur shumė.
    - Ia paskan nisur edhe kėtij tė Ramizit - tha ajo me keqardhje. - Ja, ē’bėjnė shkiet. Ēdo rrėnim qė bėjnė natėn apo ditėn, na lėnė ne! Po ē’u bėjnė kėta tė vdekur nė park?
    Bardhi bredhte nė kujtime. "Mendje ėshtė kjo", thoshte nė vete. Hapat e jetės janė tė tillė!

    Tigri
    Anėtar Veteran
    Anėtar Veteran

    Gjinia: Male
    Shenja e Horoskopit: Cancer
    Numri i Postimeve: 752
    Mosha: 31
    Vendndodhja: Ne zemer te xhungles
    Profesioni: sekret
    Pikėt: 302
    Vlersuar: 9
    Data e Regjistrimit: 18/09/2008
    Humor: tere diten

    Re: HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPĖRI (Roman)

    Mesazh nga Tigri prej Mon 24 Nov 2008, 12:29

    ZGJIMI I VONĖ

    Bardh Mulaj doli nė udhė pėrtej parkut. Mendja i thoshte se s’mund tė lėshoj klithmė: "Kėto janė udhėt e jetės. Ēdo lėvizje e njerėzve mė pėlqen Mjafton se atė mėngjes shoh se njerėzit duan tė jetojnė..."
    Ndonjė zhurmė kamionėsh shpesh Bardhit ia prishte qetėsinė e mėngjesit.
    - Sot jemi zgjuar vonė - i tha Norės. - Nesėr do tė zgjohemi mė herėt.
    Ajo sikur gėzohej se kishte hequr nga trupi i saj njė barrė tė jetės, e s’e hetonte se vragėt mbeten... Bardhi sė bashku me Norėn ktheheshin prej parkut, dhe prej njė kėndi, e shikonin ēatinė e shtėpisė sė tyre. Kur ajo ndiente gogėsimė, shprehte dėshirėn e kahershme.
    -Bardh, kafeja po mungon! Ke blerė? - pyeti si nė shaka.
    -Po, moj Nora ime, do tė blejmė. Dita e re e shkel tė vjetrėn... Tė kam thėnė gjithnjė se nesėr bėhet mė mirė... Ti bėn shaka me kėtė shprehje. Ke tė drejtė, por edhe unė kam tė drejtė! Jeta ėshtė e tė gjithėve. Ajo sot mė mashtron mua, e nesėr tė mashtron ty. Uroj qė jeta tė mos e mashtrojė bimėn e re. Tė rinjtė i bėjnė do hapa pėr njė jetė mė tė mirė. Jetė kėrkon edhe fėmija nė bark tė nėnės.
    Bardhi i kujtonte bindjet e t’et, qė kurė ndante leshin pėr anėtarė tė familjes, pyeste:
    -Ka ndonjė grua shtatėzanė?
    -Po - i pėrgjigjej nėna plakė - Po pse pyet pėr kėtė? Burri s’pyet pėr punė tė grave? - sikur e qortonte ajo.
    -Jo, moj Sherife, dua ta ndaj leshin. Hisja i takon edhe kur fėmija niset nė bark tė nėnės, njė kafshatė mė tepėr duhet dhėnė grave shtatėzana. Ato hanė edhe pėr atė qė e kanė nė bark. Njė trup, por dy shpirtėra nė tė.

    Shoh se Proza ime sot ishte e kujdesshme. Treguesin e Radio-Tiranės s’e hoq fare nga stacioni. Ndodh se dita e dielė ėshtė dite e hareshme edhe nė Tiranė, e unė shkruaj kėtu nėn ritmin e kėtyre valėve. Radio-Prishtina, them, mbeti zonė "krra" - "krra"!
    Radio-Tirana, zonė "krra, krra"! Ē’janė kėto dy "krra-krra". Njė myjė jete mė lidh. Sa darkat e drekat solemnte u shtruan pėr kėto dy zona, qė tė veshen nėn aoreolėn e pagėzuar "krra,krra!". Krrokamė sorrash tė larme, them dhe pahetueshėm pėrpiqem t’i kundėrshtojė idetė e shpifjet e trilluara pėr zonat:"Krra, krra!"
    Por, mė thotė njė mendje se shpifje tė ngjashme pati edhe pėr familjen tonė. Rėniet e saj sikur priteshin. Me gjasė nė fshat kishin rėnė nė sy pėrpjekjet e tim eti, qė me meshkujt qė ia fali zoti, stė vė pushtet mbi tė tjerėt, apo frika e tė tjerėve pa arsye, i sėtrmadhonin lėvizjet e reja...

    Tigri
    Anėtar Veteran
    Anėtar Veteran

    Gjinia: Male
    Shenja e Horoskopit: Cancer
    Numri i Postimeve: 752
    Mosha: 31
    Vendndodhja: Ne zemer te xhungles
    Profesioni: sekret
    Pikėt: 302
    Vlersuar: 9
    Data e Regjistrimit: 18/09/2008
    Humor: tere diten

    Re: HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPĖRI (Roman)

    Mesazh nga Tigri prej Mon 24 Nov 2008, 12:29

    IKJA NGA ĖNDRRAT

    Njėfarė ėndrre kapėrcyese me gjeti para Pallatit tė shtypit "Rilindja" nė Prishtinė. Duke ecur udhės pėrballė Pallatit pashė njė mini-autobus qė kishin hyrė sa veta nė tė dhe bėheshin gati tė udhėtonin diku. Ndėrkohė pashė se erdhi daja Hasan Gjeli i Likoshanit, i veshur me rroba tė bukura, ngjyrėkafeje, me kravatė e kėmishė tė bardhė, dhe me njė valixhe plaēka nė dorė. U pėrshėndeta me tė, e ai nuk dha shenjė se do tė mė afrohej, e desh ta pyesja:"O daja Hasan, po si je, si janė edhe ata dajat e tjerė?". Daja Hasan hipi nė atė mini-autobus e mua mė doli gjumi.
    Meqė s’arrita tė udhėtoja me atė autobus, mendja mė thoshte se do tė vijnė ditėt kur do tė marrė njė udhė tė afėrt apo tė largėt. Por, megjithatė, nė kėtė mėngjes dolėm sė bashku me Norėn nė shėtitje. Nora nė fillim s’desh tė pranojė qė tė dalė me mua. Ajo ankohej se ndiente dhembje tė kėmbėve, por mė vonė vendosi qė tė bėhej gati. Dolėm nė shėtitje rreth orės 6,00 tė mėngjesit. Ishte kohė me vranėsira. Qielli apo toka sikur bėheshin gati pėr shiun e pritur. Vėrehej se toka ishte ēarė e bėrė shkrumb i gjallė! Bari nė park ishte tharė, gjethet e blirėve qė i kishin thyer fėmijėt pėr tė pėrgatitur ēajin e dimrit, ishin bėrė shkrumb. Udha e parkut qė mė parė ishte e gjelbėruar ishte mbuluar me pluhur dhe hedhurina tė tjera qė ēdo ditė banorėt e ēdo lagjeje pėrreth i shkarkojnė me karroca nė park.
    Gjatė kėsaj nate kisha parė edhe njė ėndėrr tjetėr. Isha nė njė arė tė mbjellur me misėr dhe pashė se Shemė Osman (Kapuēi), me njė shat nė dorė endej dhe mė priste mua qė t’ia nisim prashitjes. Unė kisha marrė njė shat nė krah, dhe pashė se ara e misrit u shndėrrua nė arė me pisha. Pashė se fije bari nuk kishte mbi, dhe toka ishte e shkriftė, e kur provoja tė mih, pashė se nuk do tė kishim vėshtirėsi. I thashė Shemės:"O Shemė, Shemė! A sheh se s’paska bari, dhe qenka lehtė tė prashisim. Vetėm ia thyejmė korėn qė ka vėnė dhe ecim".
    Shema ia nisi tė prashit, e mua mė doli gjumi.
    Norės ia rrėfeja ėndrrėn qė kisha parė, e ajo mė tha:"S’ėshtė mirė qė ke parė ėndėrr tė tillė. Mihja e tokės, s’ėshtė shenjė qė pret ndonjė lajm tė mirė..."
    Ishim kthyer nga parku i Prishtinės, dhe posa i pimė kafetė e mėngjesit, u futa nė dhomėn time, lėshova kompjuterin dhe nisa tė shkruaja...Shpresa se do tė trajtoj diēka me vlerė nė letėrsi me mban edhe gjatė tėrė ditės. Do tė shoh... Tash, pasi i shėnova ėndrrat qė kisha parė, u zhorgja shkallėve teposhtė dhe dola qė tė marrė diēka pėr tė hėngėr mėngjes dhe drekė. Mė panė duke u rruar nė banjo vajza ime, Nora dhe Nolja. Ishin mėsuar qė kur rruhesha nė Vitak, shpesh e pėrdorja shprehjen si nė shaka:
    -Unė, po i rruhem arės sime?
    - Po, ē’arė ėshtė ajo, baba? - mė pyeste shpesh Arsimi. - Arė, po ēfarė mund tė jetė tjetėr? Ja, tash do ta marrė shatin nė supe, dhe do tė shkoj ta prashis misrin. Ke parė kur nė shenjė tė pėrvjetorit tim ia puthja tri herė qykėn e shatit, duke klithur:
    - Ja, sot i mbusha gjashtėdhjetė vjet! Ara ime, fara ime... - thosha duke e lėmuar ballin, faqet.
    - Me fat, baba! – tha Besimi dhe tė gjithė i cakėrronin shetėrit qykė me qykė. Lugina ushtonte e luteshim:"Edhe nė vjetin tjetėr tė gjithė sė bashku nė arė!"
    Pastaj edhe njė shaka tjetėr pėrbironte: "Ti po i rruhesh gruas, e thua: po i rruhem arės!". Si gjithnjė isha mėsuar me kėto pyetje e shaka.
    - Arė mė e mirė se gruaja s’ka! – tha Bardhi.
    Ata qeshnin. Prisja tė haja mėngjesin e tė shkoja atje, ku vėrtet mė priste puna nė arėn time. Sa pėr arėn tjetėr, thosha nė vete, dihet se kur lėrohet ajo!
    Shakatė rreth rruajtjes sė arės nisėn edhe nė Prishtinė. Posa u rrova dhe dola prej banjos i pastėr, pashė Norėn se pėrpiqej t’i shkundė teshat e shtrartit nė ballkon, pastaj u ktheva prej saj, dhe nisa tė qesh.
    - Ja, s’mė sheh, sot iu rrova kompjuterit e nesėr romanit!
    Pranvera mė kishte pėrcjellur se ē’fola me Norėn dhe qeshte, kurse Nolja nė anėn tjetėr bėhej gati tė udhėtonte pėr nė Rakinicė. Ajo, me gjasė s’e thellonte mendjen ē’desh tė shpreh. Mendoja: ėshtė mirė tė bėja shaka me tė, apo jo? Heshta. U ngjita shkallėve pėrpjetė, dhe posa i shkrova kėto biseda pėr arė, prisja se do tė mė ftojnė tė ha mėngjes.
    Duke pritur mėngjesin, mendja mė treti te Xhaviti qė e pashė nė banesė tė tij, dhe mė dukej se do ta ketė marrė ndonjė injeksion, apo mendonte se ēfarė do t’i ngjitej sot nė penė. E thėrrita, dhe posa u pėrshėndetėm, prisja me padurim qė tė mė bie diēka nė mendje e penė.
    -Dėshiron ta mjelėsh lopėn? Ja, qumėshti paska mbėrri - mė pyeti si nė shaka, por nuk qeshi. - Baba, a gjithnjė blen qumėsht kėtu, a?
    -Po, or bir, pse tė mos e blej kur ėshtė mė i lirė se kudo dhe mė i mirė. Kėta tregtarė po duan tė na i rjepin nėntėdhjetė e nėntė lėkurė! A sheh se pėr ēdo ditė i ngrisnin ēmimet. Kjo shkon nė dėm tė kafshatės sonė. Jetė lypet tė bėjmė edhe ne, t’i rrisim fėmijėt, na duhen edhe ata...

    Tigri
    Anėtar Veteran
    Anėtar Veteran

    Gjinia: Male
    Shenja e Horoskopit: Cancer
    Numri i Postimeve: 752
    Mosha: 31
    Vendndodhja: Ne zemer te xhungles
    Profesioni: sekret
    Pikėt: 302
    Vlersuar: 9
    Data e Regjistrimit: 18/09/2008
    Humor: tere diten

    Re: HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPĖRI (Roman)

    Mesazh nga Tigri prej Mon 24 Nov 2008, 12:30

    ANSHTAJNI DHE SHKENCA

    I kthehem kėsaj botės se sotme, e lė atė botė tė vjetėr, qė kurrė s’kam menduar se edhe ajo e kishte themelin e saj; i kthehem zhvillimit tė shkencės nė botė, pikėrisht nė ish-BRSS-ike. Sovjetėt e moēėm apo tė rinj, e pėrparuan shkencėn. I kthehem njė dhjetė vjetori tė shpėrthimit tė Cėrnobilit. Lexoja shkrimin nė gazetėn "Nasa borba"("Lufta jonė"). Pasojnė shėnimet qė mendoj se mė vonė do tė kenė peshėn e vet.
    "Eksplodimi berthamor nė Ēėrnobil, nė Ukrainė, e ka kontaminuar njė tė katėrten e planetės sonė, por ende nuk ka dėshmi se njerėzit i kanė kuptuar nė mėnyrė tė drejtė porositė e vėrejtjeve tė tilla dhe qė tė ndermerret diēka nė mėnyrė mė radikale qė tė ndryshojė dhe t’i afrohemi gjendjes se energjisė nukleare. Centrali nė Cėrnobil edhe mėtutje ėshtė duke punuar, si me dhjetra tė tjera nė mbarė Evropėn Lindore, tė tė njėjtit tip, me rreziqe tė mėdha se do tė vjen ndonjė tragjedi e ngjashme. "Ėshtė lehtė tė parashikohet se nė ēdo ēast mund tė ndodh apokalipsa e ngjashme me atė tė Cėrnobilit me pasoja shumė mė tė mėdha", thotė njė ekspert i Evropės nė Konferencėn pėr pasoja e katastrofės nė Ēėrnobil, qė u mbajt mė 9 prill tė kėtij vjeti nė Vjenė, nė organizimin e Agjecisė Ndėrkombėtare pėr energji atomike, tė Komisionit tė Unionit tė Evropės dhe tė Organizatės Ndėrkombėtare tė Botės. As optimistėt mė tė mėdhenj, megjithatė, nuk shpresojnė qė pas kėsaj Konference shkallė-shkallė do tė vjen deri tė mbyllja e berthamės nukleare. "Kjo do tė ishte njė vetėvrasje e drejtė ekonomike" thotė njė delegat i qeverisė se Rusisė sė Bardhė nė Konferencė...
    Po vallė sikur tė mė ishte kujtuar qė atėherė kur fliste porfesori pėr tė arriturat e shkencės botėrore e ta pyesja profesorin, ēfarė do tė thoshte? Ndodh se e kishte ditur profesori im se nė Rusi zhvillohej njė shkencė nė dėm tė njerėzimit! Po, vallė, njė shkencė tė tillė e adhuruan tė gjithė ata qė dėshirojnė tė jenė edhe mė tutje tutelė mbi popujt e vegjėl. Vogjėlia e kishte humbur hartėn e vet...
    Nxjerrė nga blloku i shėnimeve bisedėn e arsmtarit tė historisė dhe tė gjeografisė, z. Hysen Gjota, i Junikut.Atė e kishin pyetur nxėnėsit e tij:
    -Me ēfarė harte tė gjeografisė do tė mėsojmė, se mė parė e kishim atė tė RFSJ, e tash ē’do tė bėjmė, edhe me histori...?
    -Do tė hyjmė nė riprovim edhe nė histori e gjeografi - ishte pėrgjigjur ai dhe vėrtet kjo ishte temė kyēe qė pėrsiatej nėpėr kohė qė po vijnė. - Asnjėherė nuk do tė pajtohem me atė hartė tė cunguar tė Evropės lavire!
    Edhe vetė shpesh them: "Kur do t’i shkruaj gjėrat qė mė mundojnė, por qė i kam pėrsiatur herėt nė vete, e edhe me tė tjerė. Shpesh qesh i hapur, e ka raste kur edhe qesh konspirativ. Aspak s’mė mundojnė qortimet, por edhe ata qė i qortoj, dėshiroj qė tė mos mė hidhėrohen. Puna e mirė do tė flas nėpėr shekuj, dhe parimisht pėrpiqem qė gjithkėnd ta lavdėroj puna e vet. Edhe kjo imja ėshtė njė punė, pra me shkrim. Jap ēdo shėnim e shkrim e nuk dėshroj tė mbes anonim. Ē’fitova prej anonimitetit, por edhe ē’mund tė fitoja sikur tė mbetesha person enigmatik? Tė flas me mesele tėrė jetėn, kush mund t’i marrė vesh ato? Them shpesh: "S’ėshtė kohė e meseleve. Meseletė e ndrydhin dhe e shtrydhin lirinė e mendimeve e tė fjalės objektive. Tash ėshtė filli i shekullit XX, kur kėrkohet t’ia jepėsh njeriut rrumbullak nė shuplakė tė dorės! S’ka jetė me fraza, mė pėrralla e kopalla! Shkenca nuk lejon dhe as qė pranon gjėra tė tilla. Shkenca ėshtė shkencė dhe nėpėr shekuj duhet tė mbes shkencė..."
    Edhe kjo punė ėshtė njė lloj hartimi me shkrim, besa edhe provim nėpėr shekuj. Kutadi, mud tė gaboj, apo edhe tė fitoj, po edhe nė mos fitofsha, mjafton se dikush do tė fitojė prej mundit tim. Kaq pėr shkencėn, dhe Cėrnobilin qė mė vonė shkencėtarėt do t’i hulumtojnė dėmet qė ia ka bėrė njerėzimit... Mendja mė tretej sėrish nga shpėrthimi i reaktorit bėrthamor nė Cernobil (afėr Kievit).
    Dhjetė vjet pas shpėrthimit nė Ēėrnobil" ėshtė fejtoni i Dr Tahir Imamit qė botohej nė vazhdime, ku pohonte: "Aksidenti mė i madh nė historinė e energjisė bėrthamore ka ndodhur mė l986 nė njė reaktor bėrthamor nė Cernobil (afėr Kievit), me ē’rast drejtpėrdrejti i janė nėnshtruar dozės rrezatuese 24.000 banorė, ndėrkaq janė rrezatuar 75 milionė banorė tė Bjellorusisė dhe tė Ukrainės. Pasi Cernobili ka goditur edhe Anglinė, atėherė ėshtė plotėsisht e kuptueshme se ku shpie krahu i pamatur i supėrfuqive ushtarake pėr tė pushtuar botėn nėn "petkun": "Po prodhojmė energji elektrike"! Jo vetėm Rusia, por edhe shtetet e tjera qė kanė "koka" bėrthamore i fshehin viktimat. Pasojat e dėmshme dhe dobia e radiacionit, energjia e yjve, rrezet kozmike, substancat radioaktive nė natyrė, si tė mbrohet popullsia nga rrezatimi, aksidentet e tjera tė mėdha nė botė nga shpėrthimet e reaktorėve bėrthamorė do tė jenė disa nga temat e fejtonit qė e ka shkruar ekskluzivisht pėr gazetė specialisti i fizikės bėrthamore nė mjekėsi Dr Tahir Imami. Autori i fejtonit bazohej kryesisht nė arritjet e deritashme tė shkencės qė merret me kėtė lėmė, por shpreh mendimin edhe pėr perspektivėn. Supozimet e disa mendimtarėve se dielli do tė humbė energjinė pas pesė miliardė vjetėsh, ai me argumente i hedh poshtė dhe konstaton se dielli nuk do tė shuhet as pas dhjetė miliardė vjetėsh, prandaj ai kėrkon qė supozimet tė mbesin supozime, ndėrsa shkenca tė shkojė pėrpara duke e pėrsosur njeriu mendjen. Pėr kėtė ai ka mbėshtetje edhe mendimin e Albert Ajnshtajnit: "Lirimi i fuqisė atomike ka ndryshuar ēdo gjė, pėrpos mėnyrės sė mendimit tonė".

    Tigri
    Anėtar Veteran
    Anėtar Veteran

    Gjinia: Male
    Shenja e Horoskopit: Cancer
    Numri i Postimeve: 752
    Mosha: 31
    Vendndodhja: Ne zemer te xhungles
    Profesioni: sekret
    Pikėt: 302
    Vlersuar: 9
    Data e Regjistrimit: 18/09/2008
    Humor: tere diten

    Re: HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPĖRI (Roman)

    Mesazh nga Tigri prej Mon 24 Nov 2008, 12:31

    SHĖTITJA – MIK I JETĖS

    Kur ishim nė pėrfundim tė shėtitjes, duke u kthyer, te pompa e benzinės, takuam mjekun qė ka ditė qė s’ishim parė. Nora mė dha shenjė, se prej dje, ndieja njėfarė shurdhimi nė vesh, dhe kur mjekut ia shtriva dorėn, kėrkova falje:
    - Zoti doktor, mos ma shih pėr tė madhe, se prej dje, e ndiej veten se jam shurdhuar. A sheh, gati mė shkele dhe fare s’tė dėgjova. Mė sa po parandiej, ose mė ėshtė shtuar trysnia e gjakut, nga fjalėt e gruas, ose mė ka zėnė veshi dyll. Mė duhet tė shkoj te specialisti i veshėve!
    Mjeku Vesel Demaj, nisi tė mė thotė se shėtitjet e mėngjesit nė pyll qė i bėni ti me gruan pėr ēdo ditė, janė shpėtim pėr shėndet, por edhe pėr punė kriujese. Ua kam lakmi qė po u shoh pėrditė dorė pėr dorė nė shėtitje. Edhe pse jam mjek, gruan po ashtu e kam mjeke, ka nisur tė majet, ka vjam nė trup dhe shpesh i them:
    - Eja tė dalim e tė shėtisim nė park sė bashku, nėse dėshiron ta heqėsh peshėn nė trup.
    Por, ajo s’mė dėgjon, e le ta dij se e kam pėr tė mirėn e shėndetit tė saj. Natyra na jep forcė e jetė tė gjatė!... Nisa t’i ankohem mjekut se dyshoja mos ėshtė duke mė munduar trysnia e gjakut.
    -Bradh, eja nė ordinancė, ja tash me mua, dha do ta mas trysninė e gjakut, ty dhe gruas - tha mjeku dhe mė kapi pėr krahėsh.
    -Po, ky burri im nė mjedis tė arbainit e bėn verė!- tha Nora dhe qeshi.
    Tė tre u nisėm parkut teposhtė, kapėrcyem pėrballė hotelit "Union" nėpėr qėnder, dhe prisnim ta kapėrcejmė udhėn. Blirėt e kėsaj udhe sivjet s’e kanė erėn siē mė futej nė hundė mė parė, as blirėt e parkut, zoti mjek i them, s’e kanė erėn e vjeme. Vjet, posa dilnim te xhamia e Muhaxhirėve, era e blirėve na futej nė hundė, dhe sikur fare s’e ndjenim erėn e atyre bukėve qė herėt bukėpjekėsit i vėnin nė vitrinat e tyre. Mjeku habitet nė vlerėsime tė tilla, e me sa shoh, sivjet ėshtė njė thatėsirė mė e theksuar, qė s’mbahej mend... Thatėsira shihet edhe nė parkun ku shpesh i kapėrcejmė ato udhė e lakadredha tė mbushura me bėrllog.
    Arritėm nė ordinancėn e mjekut. Ai posa e veshi mantelin e bardhė qė e nxori nga dollapi i tij, mori aparatin e matjes sė trysnisė sė gjakut. Mė parė e ftoi graun.
    -Ulu, zonjė! - i tha mjeku gruas, - ju femrat keni pėparėsi! - dhe duke ia lidhur matėsin nė llėrėn e dorės sė djathtė, kushedi nga i treti mendja.
    Gruaja qeshi duke mė shikuar mua, qė shpesh edhe vetė pohon kėshtu. Nora duke e shikuar llėrėn e dorės ku mjeku ia lidhi matėsin e trysnisė sė gjakut, vėrente se si dridhej gjilpėra. Mjeku e priste njė qetėsim tė Norės.
    -Edhe atė dorėn e majtė! - tha mjeku, dhe nisi t’ia mas me kujdes trysninė e gjakut. - Ju, zonjė, e keni trysninė e gjakut sikur njė sportiste. Ja, a sheh: l05xl75. Kjo ėshtė sihariq pėr moshėn tuaj - i tha gruas e ajo pėrpiqej tė shfajėsohej para mjekut dhe i bėhej se s’lėngonte nga asgjė.
    U ula nė karrige tė mjekut, e ajo u shty pak nė atė shtratin e tė sėmurėve.
    - Po, ne s’jemi tė sėmurė, moj Norė - ia prita si nė shaka. - Njerėzit e sėmurė s’dalin nė shėtitje si unė dhe ti...
    Mjeku duke e vėnė buzėn nė gaz, shtoi.
    - Uroj shėti dhe vetėm shėtitje nė natyrė! Shėtitja ėshtė miku juaj i jetės... - tha mjeku dhe e mori aparatin tė ma mas trysninė e gjakut.
    -Edhe ju s’e keni trysninė aq tė theksuar: lO5xl57. Kjo pėr moshėn qė keni, s’ėshtė aq e rrezikshme. Dėshiron barna? - mė pyeti z. Vesel Ademaj dhe u fut nė botėn e tij, dhe nė punėt e pėrditshmėrisė.
    -Jo, z. mjek, s’do tė pėrdor barna. Jam mėsuar me kėtė trysni tė gjakut. Po tė marrė barna, mė lodhin dhe ndikojnė nė dellin krijues. Mė krijojnė plogėshti nė punė. Mė duhet t’i pėrballoj kėsaj kohe... Vetėm me shėtitje dhe punė, zoti mjek... Punė dhe vetėm punė... dhe desh t’ia pėrsėrisė atė thėnien qė kisha rikrijuar (shtuar) nga thėnia e Naimit: "Punė, punė natė e ditė, qė tė shohin tė tjertė dritė!..." Ose thėnien e popullit: " Puna e ndjek punėtorin".
    Mjeku intersohej se akėcilės gjeneratė tė gjimnazit tė Prishtinės i takoja, kėrkonte t’ia shpalos kujtimet, shokėt e klasės si dhe pėrjetimet. Por, me gjasė ai ishte pėrmalluar tė takohej me shokėt e vjetėr tė gjimnazit, dhe si nė shaka ia nisi:
    -Po, ne kur qemė nė gjimnaz, qemė dy klasė. Nė njė klasė na ndanė fshatarėt, kurse nė klasėn tjetėr ishin qytetarėt. Ne nė klasėn tonė kishim vetėm njė femėr nga fshati. Ajo dukej sikur dhia qė futet nė tufė tė dhenve. Ata tė qyetit kishin shumė femra. Bėnin shaka, besa edhe valle nė klasė, kur mungonte profesori i matematikės, z. Ismet Dehiri. Ishte i ashpėr ai. Por, bėj ēudi, pse ata profesorė aq tė marrė, na ndanė kėshtu? Kishim mėri ndaj njėri-tjetrit, apo ndaj nesh si fshatarė qė erdhėm nė qytet pėr tė fituar dritėn e mėsimit. Besa edhe nė grupe ndaheshin fėmijėt e qytetit dhe kėndonin si nė korr:
    O katundarė,
    Hipi dramės
    ,Shko n’ rrotė t’s’amės!
    -Ēfarė ditėsh pėrjetuam gjatė shkollimit? - tha mjeku. - Fshatarė e qytetarė tė ndarė! Anakronizėm! Po, a qemė ne fajėtorė qė s’patėm profesorė nga fshati? Besa, edhe ata profesorė, sa prej tyre, na i kanė rjepur nėntėdhjetė e nėntė lėkurė. Duhej tė mėsonim. Tė gjithė ishim bėrė rob tė librit. U patėm pajtuar tė jetojmė me botėn e librave e t’i lėmė punėt e fushės e tė bagėtive nė fshatra. Mėsimi pėr ne ishte gjithēka. Pėr besė do t’i mundim qytetarėt, thoshin sa veta, si mė mėsim, po ashtu edhe me forcė!

    Tigri
    Anėtar Veteran
    Anėtar Veteran

    Gjinia: Male
    Shenja e Horoskopit: Cancer
    Numri i Postimeve: 752
    Mosha: 31
    Vendndodhja: Ne zemer te xhungles
    Profesioni: sekret
    Pikėt: 302
    Vlersuar: 9
    Data e Regjistrimit: 18/09/2008
    Humor: tere diten

    Re: HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPĖRI (Roman)

    Mesazh nga Tigri prej Mon 24 Nov 2008, 12:31

    NJĖ NATĖ E SHQETĖSUAR

    Ditėt e fundit tė kėtij korriku sikur mė qortonin se kisha shkruar tepėr, dhe fati qė mė pėrcolli, m’u desh ta pranojė. Edhe dita kur nisa tė shkruaj, pas katėr ditėsh, s’ėshtė me diell dhe vapė tė madhe. Mbrėmė kishte rėnė njė shi, dhe pas orės dymbėdhjetė, kishte pasur shkreptima me murmurimė dhe bumbullimė tė madhe. Ishte ndėrprerė edhe drita elektrike, dhe mbetėm tė gjithė nė errėsirė. Mezi arritėm ta gjejmė dritėn elektrike, pra atė me bateri akumuluese, sa pėr tė shtruar bukėn e pas shiut bėheshim gati tė flemė.
    U zgjova jo aq herėt, dhe menjėherė hyra nė dhomėn time, desh ta kyē kompjuterin, qė kur vetėtine dhe bumbullonte e kishte ndal Proza nga rryma. Filli i kėsaj mbrėmje kapėrceu me shqetėsime pėr mua. Edhe kur u pėrpoqa sėrish ta lėshoj kompjuterin, pashė se s’kishte rrymė fare. Me gjasė s’e kishin ndrequr as gjatė natės, se ramė tė flemė pa rrymė. Kisha paraparė qė fare tė mos dalė nė shtėtije me Norėn. Mė duhej tė shpejtoja dhe ta rikrijoja atė qė mė ishte tretur. Por, jo, s’ishin ato ditė e as ato rrebe krijuese. Ishte ditė me vranėsirė, shiu e kishte shndėrruar natyrėn nė gjelbėrim. Dhe, mė nė fund, dola nė shėtitje, dhe fat qė dola, se mė gjasė do tė mė shkonte dita mbarė...
    Titulli qė e parashihja, s’kishte ngjashmėri me ata qė i kisha trajtuar para katėr ditėsh. Por, pėrpiqesha qė ajo pėrmbajtje tė jetė e ngjashme me atė qė mė ishte tretur.

    Tigri
    Anėtar Veteran
    Anėtar Veteran

    Gjinia: Male
    Shenja e Horoskopit: Cancer
    Numri i Postimeve: 752
    Mosha: 31
    Vendndodhja: Ne zemer te xhungles
    Profesioni: sekret
    Pikėt: 302
    Vlersuar: 9
    Data e Regjistrimit: 18/09/2008
    Humor: tere diten

    Re: HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPĖRI (Roman)

    Mesazh nga Tigri prej Mon 24 Nov 2008, 12:31

    FJALORI I EMRAVE

    Seē m’u kujtua edhe njė mestitull shumė interesnat: "Kujtesė, o moj, kujtesė".Ja, pra, po ia filloj me kujtesėn time.
    Kujtesė, o moj kujtesė!
    As qė i kisha treguar Norės gjatė shėtitjes nė park, se kisha parandjenjė tė mirė se do tė na lindėte njė vajzė nga nuset, dhe kisha vendosur ta pagėzoja me emrin: KUJTESĖ.
    Pra, parandieja se do tė fitonim njė mbesė me emrin mė tė ri: Kujtesė! S’e di a do tė figurojė emri i tillė i vajzave nė Fjalorin e emrave qė shpesh m’i kėrkojnė kėtu, po edhe nė fshat. Nora sėrish ėshtė e intersuar qė djemtė tė kenė shumė djem, pra ajo dėshiron qė tė parandieja se dikush prej tyre ka nė radhė tė lind djalė, dhe do tė pajtohej edhe me emrin: Kujtim. Ajo shpesh pėrsėrit dėshirėn e vjehrrės:
    - Le tė jetė djalė, e sa pėr emėr, edhe ēerep t’ia vėmė, s’ka gajle se ėshtė djalė!
    Ishte e etur ime ėmė pėr djem. Por, fati i saj, tėrė jetėn mė pati vetėm mua. Gėzimi i saj ishte edhe mė i madh kur djemtė e mi, pasi u martuan njėri pas tjetrit, nisėn qė nuset e tyre tė lindnin djem. Unė rishtas e thėrras kujtesėn time. Nė dashi tė mė kuptoni, pse e adhuroj emrin Kujtesė! Por, po them se edhe kujtesa ime ende s’mė ka tradhėtuar, e as zemra. Kush bėn tradhėti nė mendje e trupin tim, ia bėj njė minus! Thėrras nė kėtė dhomė nė vete e askush s’mė dėgjon:"Oj, kujtesa ime, tregom se ē’pata shkruar para katėr ditėsh?". Sikur tė ishte Nora kėtu e di se do tė mė qortonte: "Mos ndjell emėr vajze, se djemtė na shkuan mbarė, e fati i vajzava tona u lidhė nyjė!". Ka gjasė se pėr kėtė ka arsye. Fati i tri vajzava tona vėrtetė mbeti i lidhur nyjė. Lumnia, vajza e madhe, qė i ka mbushur tridhjetė e dy vjeē, ende s’ėshtė fejuar, Pranvera 2l vjeēare s’ėshtė fejuar. Sa pėr Prozėn, qė i ka mbushur 26 vjeē, dihet se ajo ėshtė e pafatė pėr martesė. Por, sėrish shpresat janė nė anėn tonė. Pse e thėrras Kujtesėn, oj Kujtesė!? Adhuroj emrin Kujtesė! Pse se thėrras edhe Vjeshtė! Ku je moj vjeshta e studentėve qė iu kundėrvėne njė regjimi drakonian ndaj shqiptarėve? Emėr i bukur ėshtė: Vjeshtė! Por, ishte njė vjeshtė e vonė kur gjethet binin nė tokė e flamuri valonte pėrsėri nė Kosovė, pra mė 27 nėntor 1968, pas njė ndėrprerje tė gjatė pas luftės, u ngrit, e pamė...
    Gjatė tėrė natės sė fillit tė gushtit, mė dukej se isha zgjuar disa herė, por qė fare s’mund tė shkoqesha prej shtratit. Lodhjen e ndieja, por heshtja qė tė mos ia prish gjumin Norės. Ka ditė e netė qė s’mė ėshtė ērregullar gjumi, edhe pse qė nga fundi i qershorit e deri nė mbarim tė korrikut, edhe gushti me gjetėn tė ngarkuar me punė krijuese. Shpesh, ata qė s’mė kuptojnė pėrpiqem t’u jep shenjė qė tė mos hidhėrohen, kurse me tė tjerė iu ik fėrkimeve. Por, megjithatė, edhe kėtė mėngjes isha zgjuar herėt. Nora kujtonte se kisha harruar tė dalė nė shėtitje.
    - Norė, po dalim nė park! - i thashė, dhe ajo nisi tė bėhej gati.
    Dola nė oborr dhe prisja Norėn qė ta mbyll derėn e shtėpisė. Kur doli nė ballkon, mė kėrkoj me sy, dhe kur me pa se prisja nė derė tė oborrit, zbriti shkallėve teposhtė dhe ma zgjati ēelėsin e shtėpisė. Mora atė ēelės dhe e futa nė xhep, kurse Nora m’u qep pėrdore. Posa u futem nė udhė tė Muhaxhirėve, dhe kur pashė se Nora s’fliste asnjė fjalė, m’u desh kalimthi tė futėm nė ndonjė shaka.
    - Po, fol, moj Norė, ē’tha ajo Ajnishė? - sakaq e ngacmova, qė tė mė rrėfente ndonjė bisedė nga vizita qė ia kishte bėrė ditė mė parė.
    - Ajo i rrėfen gjėrat mirė dhe nė mėnyrė tė bindshme, Bardh - tha Nora, duke mos e zgjatur komentimin e bisedave tė ēasteve.
    Nora ecte pas meje. Ajo ankohej se kishte dhembje nė thembra tė kėmbėve, dhe nisi tė ankohej se shėtitja po e dėmtonte.
    - Ja, unė flas pėr Ajnishėn, e ti ma qan hallin e kėmbėve. Kėrkon tė vėmė kėmbė tė reja? Ke dėgjuar se si kam thėnė mixhės Ramė, kur ishte ankuar se ndiente dhembje tė kėmbėve? - thashė, duke u pėrpjekur t’ia kapėrcej dhembjet nė kėmbė me ndonjė shaka e shėtitje tjetėr. - Mixha Ramė, shoh se kėmbėt kanė nis tė tradhėtojnė. S’do tė lėmė tė vdesėsh, jo! Do tė bėjmė ēmos qė t’i heqim ato kėmbė dhe t’i ngjesim kėmbėt e reja, sosh prej thane! Je i kėnaqur? - e kisha pyetur si nė shaka, dhe pėr ēudi pashė se s’mė ishte hidhėruar. - Edhe ty, moj Norė, nėse pajtohesh?... i them e ajo me gjasė nisi tė skuqej. "Mos vallė i fola rėndė?", thashė nė vete. Sėrish posa u futėm nėn blirė tė parkut, e pyeta:
    - Si ishte ajo Ajnishė, moj Norė?
    - Mos bėn shaka me tė. Edhe ajo i ka hallet e saj. Por, besa si vejushė, i lumtė se vajzat i martoj, djemtė po, e pleqėria po i vjen mirė. Ka edhe njė djalė qė pret martesėn...
    As qė desh ta motivoja pėr bisedė. Sikur tash kisha harruar atė shakanė qė kishte rrjedhur nga Ajnisha, qė i kishte qortuar nuset, sesi ne kur i lanim petkat me fi, burrat i patėm nė gji, kurse ju tė rejat, sodė e sapun e burrat askund! Cila ėshtė mė mirė?, bėnte shaka ajo.
    Kalojmė prej temės nė temėn tjetėr. Pishat e parkut lėshonin njė erė mė tė kėndshme. Pas shiut qė kishte rėnė para tri ditėsh, parku sikur ishte bėrė tjetėr. Shiu kishte shpėrlarė pluhurin e udhėve. Rregalla e shiut kishte bartur rėrėn nė udhėkryqin, ku shpesh kapėrcejmė udhėtarėt e nevojatrėt e tjerė. Shpesh humori qė bėjmė, shoh se mė shpėton. Ia nis tė rrėfej edhe ngjarje tė pėrjetuara, e Nora bėhej shpesh sikur fare s’i kishte dėgjuar.

    Tigri
    Anėtar Veteran
    Anėtar Veteran

    Gjinia: Male
    Shenja e Horoskopit: Cancer
    Numri i Postimeve: 752
    Mosha: 31
    Vendndodhja: Ne zemer te xhungles
    Profesioni: sekret
    Pikėt: 302
    Vlersuar: 9
    Data e Regjistrimit: 18/09/2008
    Humor: tere diten

    Re: HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPĖRI (Roman)

    Mesazh nga Tigri prej Mon 24 Nov 2008, 12:32

    UA, KATUNDARĖ!

    Parku i ka tė gjitha tė mirat, por ndodh se kur kapėrcejmė afėr shtėpive tė jevgjve, era e bėrllogut tė djegur gjatė natės dhe tymi qė pėrhapet nėpėr gjethet halore tė pishave, sikur pėr njė ēast na detyron qė tė mos dalim mė nė shėtitje. Kur shoh se Norės s’i pėlqen shėtitja nė park, pėrpiqem t’ia prek "telin" e disponimit. Nė mos asgjė, i them:
    - Pa, eja moj Norė, qesh edhe ti me dhunė si unė! A sheh se mua mė kanė rėnė dhėmbėt duke qeshur tėrė jetėn me dhunė? Ja, kėshtu, njėherė qeshi babait e nėnės, pastaj qeshi vėllait tė madh, qeshi pastaj edhe tjetrit vėlla, qeshi gruas, qesh e qeshi djalit, resė, vajzės, pra gjithnjė duke qeshur me qykė tė dhunės. Besa qeshi edhe shokut, qeshi mikut qė shpesh s’ta do loēka e zemrės, qeshi shefit, drejtorit, e gjithnjė kėshtu, dhe ja a sheh, mbeta i gjallė se i gjallė!...Ty tė ka hije tė qeshurit, ke dhėmbė, por kohės sime i ranė dhėmbėt. Kėshtu po shkruan edhe nė atė librin qė ma ka dhuruar njė shoku im. Ka gjasė se edhe atij i kanė rėnė dhėmbėt duke qeshur me dhunė apo edhe me dėshirė! Edhe tė qeshurit me dėshirė, thonė se ta zgjatė jetėn. Pėr veten time, asnjėherė s’e mora vesh se kur qesha me dėshirė, apo mos po e stėrmadhoj?
    Me mendje i bie rreth e rrotull tėrė botės dhe sėrish kthehem e shoh se jam nė park! Mendja ėshtė e tillė, e fat qė ajo fluturon me flatra tė saj. Kisha takuar mjekun. Edhe para se ta takoja, mendja mė kishte tretur te ai, por Norės s’i rrėfehesha. Mė gjasė shihja se mė duhej mjeku, se ka ditė qė me vesh tė majtė s’dėgjoja fare. Dyshoja mos ishte ndonjė ftohje, pastaj mos trysnia e gjakut, apo edhe mos dylli ishte shtresuar nė tė. Nora hetoi se mjeku mė kishte thėrritur edhe para se tė takoheshim. Kur u pėshėndeta me mjekun, ia nisa njė bisede pak spontane e me humor, e pak pėr mahi, sa pėr tė dalė te qėllimi. Pra, te veshi qė ka ditė se mė ngacmon dhe mė pengon nė krijimtari, por qė ketė asnjėherė s’ia shprehja askujt.
    - Zoti mjek, mirė qė u takuam me ty - i tha Bardhi, sa pėr t’ia zgjuar kureshtjen e tij se duhej tė lidhej me punė profesioniste tė mjekėsisė. - Me kėtė veshin e majtė ka ditė qė s’jam duke dėgjuar fare. Mos ėshtė ftohje, apo trysnina dhe pleqėria po e bėjnė tė veten - ia prita mjekut, gjė qė s’ishte mėsuar as ndonjėherė i ankohesha pėr shėdetin e lig.
    - Po, eja, Bardh, ta shikojmė kėtė vesh. Ja, tash eja me mua dhe shkojmė nė ordinancė - propozoj ai.
    Nora u ndal, shikoi veten. Mora vesh se i vinte keq tė kapėrcej Udhėn e Blirėve me kėto rroba tė shėtitjes. Mė duhej tė futesha nė ndonjė bisedė qė ndodh se edhe mjekut do t’ia prek zekthat e gruas.
    - Po, a sheh zoti mjek? – i tha si duke e pyetur. - Ka gjasė se veshi mė ėshtė shurdhuar nga peshpėrtijet e gruas. Edhe kjo gruaja ime, oh ē’mė thotė, mirė qė s’e di ti, e as unė s’di ē’tė thotė gruaja jote. Jo, fol kundėr nėnės, jo kundėr tim eti, jo kundėr kunatave, e ēfarė dėgjoj prej saj, tepėr mirė mė janė ruajtur veshėt. Pastaj, s’e di, o zoti mjek, mos ia ka qėlluar mu atij veshit qė shpesh mė peshpėrste ime ėmė? Ēfarė janė edhe kėto gra?
    - Bardh, duhet tė shkosh te specialisti e t’i pastrosh veshėt! - tha mjeku.
    Dolėm prej atij parku njėzet minuta para kohės. Kur e patėm trupuar udhėn kryesore, mjeku u fut nė kohėn e gjeneratės sė tij kur mėsonin nė bankat e gjimnazit real shqiptar tė Prishtinės. Madje, nė tė fshatrave s’e dinim asnjė fjalė serbishte e na duhej ta mėsonim mėsimin pėrmendsh. Profesor Llabani me atė republikėn blu nė kokė, kur e vėnte nė katedėr, kthehej prej nesh dhe na qortonte:
    - Deder, ju fshatarėt jeni kokėtulė! Pa e mėsuar gjuhėn serbe, s’mund ta kryeni gjimnazin! - tha ai dhe prej pezmit ndaj nesh ngritej rrembimthi nė kėmbė e fliste nė orėn e mėsimit pėr shkrimtarin serb Branko Radiēeviq.
    - Kemi vuajtur shumė, o Bardh, nė atė gjimnaz - tha mjeku dhe shpalosi mynxyrat e kohės sė tij. - Kur kthehem nė ato ditė, shpesh ēuditėm, pse atėbotė na patėn ndarė nė dy paralele, nė njėrėn qytetarėt, kurse nė tjetrėn ne fshatarėt. Ē’ishte mė e keqja atėbotė, ne nė klasėn tonė kishim vetėm njė femėr, kurse ata nė klasėn e tyre, kishin shumė femra. Kur sillej e pėshtillej ajo femėr e fshatit mes nesh, dukej si dhia nėn dhen! Po, ē’bėnin ata profesorė? Sa prej tyre na urrenin vetėm se ishim prej fshatrave. A po, mos tregova njė ndodhi qė tash flet shumė, apo edhe s’do futur nė tema tė tilla. Por, shkurt, ne fshatarėt i patėm mundur qytetarėt me tė gjitha: me forcė, me mėsime, me sport, me kėngė dhe lojėra. Zėri i ēiftelisė sė fshatit s’pushonte dot, kur mungonte ndonjė profesor. E tillė ishte jeta jonė nė atė gjimnaz...- dhe sikur e mbylli bisedėn pėr jetėn e tij nė banka tė gjimnazit.
    Sa pėr t’ia bėrė qejfin ia shpalosa njė pjesė tė kujtimeve tė mia nė atė gjimnaz. Pa se vėrtet i kisha pėrjetuar shumė gjėra, qė kishin ngjashmėri.
    - Po, edhe ne kur erdhėm nė gjimnaz, s’qemė aq tė mirėpritur nga fėmijėt e qytetit tonė - thashė, duke e rikujtuar ato udhė me baltė tė qytetit tė Prishtinės. - Na pėrqeshnin pikėrisht se ishim fshatarė. Por, ne s’mund tė bėheshim ata qė s’ishim. Duhej kohė qė tė merrnim ndonjė ves tė mirė tė qytetarėve. Sjelljet skandaloze tė njė shtrese qytetarėsh s’i pranonim. Kishte edhe skandale rrugaēėsh! Por, ndarja qė bėhej nga profesorėt, vėrtet ishte njė dramė tragjike e kohės. Mos u ktheftė ajo kohė! Kur mė bie nder mend, se shpesh nxėnėsit e qyetit rreshtoheshin nė udhė, dhe njėzėrit pėrpiqeshin tė na fyejnė, flokėt mė rrėnqethen. Lėre atė, por kur edhe kėndonin:
    "Ua, katundarė, o kaundarė!"
    - Ditė tė vėshtira qenė ato - i rrėfeja mjekut. - Por, ja, arritėm deri kėtu. Qyteti ka nis tė pėrtėritet. S’janė mė ata qytetarė tė vjetėr. Ne u bėmė me shkollė, me edukatė. Tash kemi njė gjuhė tė njėsuar qė na bashkon. S’jemi mė ata qė qemė...
    U futa nė ordinacė tė mjekut. Ai veshi mantelen e bardhė, me njė skaj tė kėmishės, i fshiu syzet ngadalė dhe nisi tė vė nė punė aparatin e trysnisė sė gjakut.
    - Gruaja ka pėrparėsi, Bardh! - tha mjeku dhe Nora qeshi.
    - Po, po, edhe mė janė shurdhuar veshėt prej peshpėritjeve tė saj, e jepi pėrparėsi! - thashė duke e vėnė buzėn nė gaz. - Jepi pėrparėsi edhe gruas tėnde!- i thashė si nė shaka. - Shakaja ėshtė gjysmė pėrnjėmend e gjysmė pėr mahi!...
    - Pėr mua, shakaja ėshtė krejt pėrnjėmend! - tha mjeku. - Po, lėre atė punė, Bardh. Ne thamė se u bėmė qytetarė. Edhe gratė i kemi mėsuar tė pohojnė para fshatarėve: "Tash jemi nga qyteti. Qytetarė! Kush mund tė na thotė se jemi nga fshati? Tė veshur me rroba tė Evropės, si kėta nė qytet. Fshatarėt mbetėn nė fshat. Ata i shohim njėherė nė javė, kur ėshtė dita e tregut tė Prishtinės. Vinė edhe ditėve tė tjera, por rrallėherė. Kur i shoh plisat e bardhė, gjithnjė mė duket se po pakėsohen. Janė bėrė fashatarėt qytetarė, or Bradh!
    Nora e shpalosi llėrėn e dorės sė majtė. Mjeku ia vu aparatin e matjes sė trysnisė sė gjakut, e ne heshtėm. Treguesi i matėsit tė gjakut herė kėrcente e herė ndalej. Mjeku e shikoi Norėn nė fytyrė, pastaj duke e vėnė buzėn nė gaz, shtoi:
    - Oho, kjo gruaja jote e paska gjakun sikur tė jetė ndonjė sportiste. A sheh, zonjė, 90Xl45. Kjo ėshtė shumė mirė... - dhe Norės i bėhej qejfi qė pėr tė dytėn herė ia mati trysnin e gjakut. Asaj iu bė qejfi se s’lėngonte nga trysina e lartė e gjakut. Prisja qė ta masja unė. Kur ma lidhi atė matės tė gjakut nė dorė tė majtė, qesha nė vete. Pastaj s’u durova e tė mos ia kėrcas ndonjė shakaje.
    - Po sikur ta kisha kėtė trysni tė gjakut tė Norės, pėr ēdo muaj do ta shkruaja nga njė roman!
    Mjeku qeshi. Heshta. Matėsi i bėnte lėvizjet, kurse mjeku Sali Demaj, pėrpiqej ta vė nė veprim qė tė mos gėnjehej...
    - Bardh, te ti ėshtė trysnia e lartė e gjakut. lO5xl65. Kujdes, Bardh! - tha mjeku, dhe propozoi qė tė merrja ndonjė terapi pėr uljen e trysnisė sė gjakut.
    Dolėm prej asaj ordinance tė mjekut. Udhės pėr nė shtėpi me mundonte biseda qė kisha bėrė me mjekun. Trysina e gjakut ndodh se mė keqėsohej. Por, isha mėsuar me atė trysni! Shpesh po tė pėrdor barna, s’mund tė shkruaj, ndiej njė molisje... Bėj njė pushim dy e tri ditė, dhe sėrish vijoj punėn...

      Ora ėshtė Sun 23 Nov 2014, 02:21