Forumi Guri Bardhė

Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne kete faqe,
mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar falas ne faqe.

Regjistrimi zgjat vetem pak sekonda...

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe vute ne dispozicion
per te n'a vizituar ne faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Bordi Drejtues i Forumit Guri Bardhe.

Join the forum, it's quick and easy

Forumi Guri Bardhė

Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne kete faqe,
mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar falas ne faqe.

Regjistrimi zgjat vetem pak sekonda...

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe vute ne dispozicion
per te n'a vizituar ne faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Bordi Drejtues i Forumit Guri Bardhe.

Forumi Guri Bardhė

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Forumi Guri Bardhė

    HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPĖRI (Roman)

    Tigri
    Tigri
    Anėtar Veteran
    Anėtar Veteran


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Cancer
    Numri i Postimeve : 752
    Mosha : 40
    Vendndodhja : Ne zemer te xhungles
    Profesioni : sekret
    Pikėt : 302
    Vlersuar : 9
    Data e Regjistrimit : 18/09/2008
    Humor : tere diten

    HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPĖRI (Roman) Empty HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPĖRI (Roman)

    Mesazh nga Tigri Mon 24 Nov 2008, 13:17

    HALIL KAJTAZI

    VIA-VITA SHQIPĖRI

    R o m a n

    Prishtinė, 2008


    PROLOG

    Gjatė tėrė natės nuk kisha fjetur si mė parė! Ēudi, as gruas u pėrpoqa tė mos i rrėfeja, pse s'qesh i qetė. Madje, isha rrotulluar herė nė krah tė djathtė e herė nė tė majtin, dhe s'munda tė fle. Mendja i ka bredhjet e saj nėpėr udhėt e jetės sime.
    Mėngjesi i kėsaj ditė tė janarit 2000 mė gjeti tė zgjuar me njė temė qė e kisha sjellur nėpėr mendjen time. I kisha matur e ēmatur sa ngjarje tė jetės, veēanėrisht kėsaj radhe, i pėrkujtova disa festa, qė mė parė i cakėronim gotat nė NATĖN E VITIT TĖ RI. Edhe sivjet i cakėruam gotat, por nuk kėnduam si mė parė. Kishte disa lloje tė pijeve dhe tė ushqimeve, por nė mesin tonė mungonte mė i dashuri ynė, qė gjendej nė burgun e Mitrovicės sė Sremit. I kujtojmė sa pritje tė Vitit tė Ri kėtu nė shtėpi. I kujtomė edhe ata qė vinin rastėsisht, tė paftuar, por qė na gėzonin tepėr. Nė NATĖN e parė tė Vitit tė Ri 1981, nė mbremje kishte ardhur nga ushtria, ajo e APJ-sė, tezaku i djemve, Rifat Latifi, me gruan e tij, Shpresėn. Shpesh e pėrmend ai edhe flet nė Amerikė pėr kėtė festė, pėr pritjen e Vitit tė Ri. Tė flasim si i kemi pritur festat kombėtare nė kohėn e rinisė sonė, s'ėshtė e udhės. S'po i lodh tė tjerėt.
    Mė parė iu shkruaja shumė urime shokėve dhe miqve. Ka vjet qė i kam dėrguar mbi njėqind urime. Njė muaj, gjatė dhjetorit, e hartoja listėn e njėrėzve qė ua dėrgoja urimet. Pastaj, nė shėnime, i shkruaja tekstet me pėrkushtim. Oh, sikur tė mi ruanin ato letra shokėt dhe miqtė e tė shihej ēfarė iu kisha uruar me tė dashurve, shokėve, pastaj vėllait tim kėtu nė Prishtinė, kur i shkruaja urimin nga Vitaku. Saherė i kisha matur sa vargje tė njė vjershe nga Asdreni ynė:
    "Fjalė e bukur, fjalė e shenjtė
    Thellė zemrės i tingėllon
    S'ka nė botė gjė mė tė shtrenjtė
    Se zėrin nėnė kur e dėgjon..."
    Ndodh se kėto vargje ua kisha shkruar shumė shokėve, qė t'ua pėrkujtoja nėnėn dhe pastaj e shkruaja fjalinė: "Urojmė Vitin e Ri 1954, dhe ju urojmė shėndet e lumturi!" Shpesh iu shkruaja ndonjė urim edhe shokėve e miqve qė ishin ushtarė, pastaj edhe bijve tė mi, qė tė gjithė, sipas ligjit tė APJ-sė, ishin tė detyruar t'ia kryejnė ushtrinė "tė huajt", t'i mbrojnė kufijtė artificialė tė RFSJ, pėrkatėsisht tė Serbisė! Sa ēekanėt i kanė fituar bijtė e mi, po edhe bijtė e tė tjerėve nė ushtri? Sa veta janė sėmurė, janė vrarė, etj. Kanė ardhur edhe tė vrarė tė mbyllur nė arkivole e me rojė ushtarake, me vendimin e shpifur ushtarak se ka vrarė veten!
    Urime nuk arrita t'i shkruaja asnjė tė burgosuri mė parė. As im atė kur ishte nė burgun e Nishit, nuk ka pritur se ne tė tre djemtė e tij do t'i shkruanim urim pėr vitin 1952! As biri im, kėsaj radhe, nuk ka pritur se do tė marrė letėr urimi nga familja, sepse prisnim se do tė lirohej nga burgu dhe sė bashku tė kapėrcejmė Vitin e Ri 2000!
    Urim i kam shkruar birit tim nė burgun e Mitrovicės sė Sremit pėrmes njė monologu, qė e dėrgova nė gazetėn "Bota sot". I ndėroj, sepse ata lėre qė e nderuan veten, lexuesit, por shprehen kujdes edhe ndaj tė gjithė burgosurve tė tjerė shqiptarė.
    Urim nuk mendoja qė t'ju shkruaja tė zhdukurėve, kur pėrditė nėnat e tyre qajnė dhe i kėrkojnė gjurmėt nėpėr humbėtirat e tokės serbe!
    Nė kėtė natė tė Vitit tė ri, uroj qė tė mos e ndiejnė veten tė prekur qė po u sjell ndėr mend njė poezi tė njė ish-tė burgosuri politik, qė e shkroi mė l6 dhjetor l961 dhe e fshehi nėn astar tė setrės, dhe pas lirimit nga burgu e botoi. Kjo poezi ėshtė e Destan Bajraktarit, qė ia pėrkushtoj nėnės sė tij.

    Ku je, o bir?! Librat tua s'i shfleton kurkush,
    E kjo mue tė mjerėn mė mundon, mė brengos.
    Ato tash janė tretė, vrugnue, pluhnosė,
    Si me qenė t'shkreta, - trishtim me tė mbushė.

    Shpesherė, o bir, nisėm n'dhomė, me t'pa ty,
    Ku mendoj se t'gjej ndonjė libėr tue lexue,
    Dhe, ashtu, n'maje t'gishtave' vij, pėr mos me t'trazue,
    Por ty s'tė gjej dot. Ah, burgu te mban n'dry!.
    Ndonjiherė t'thėrras; ku je, bir i nanės"
    A kaq herėt e ke lanė, ke shkue me ra"!
    Po ti s'mė pėrgjigjesh. Dhe n'pėr dritė tė hanės

    Vij si hije qė tė shoh, mos je me krye n'duar,
    Sytė atyne rreshtave kurr pa ua nda,
    Po ti prap s'je!... O, kur do tė kthehesh, kur?!

    1.)

    Urime, kėsaj radhe, nuk iu dėrgova as Siēės e Fecit nė Gjermani. Urime (tė shkruara nė letėr nga unė) nuk mori as vėllau qė na ndanė njė rrjetė teli!
    Kur i shpalosi kujtimet dhe urimet, shpesh mė ka rėnė nė dorė njė letėr urimi nga Instituti i Folklorit Shqiptar tė Tiranės. Me kishte gėzuar urimi i pare. Sa herė pata klithur nė vete: "Via-vita, Shqipėri!" Kur disa vite me radhė, nisėn tė mė harronin me urime, nisa tė prekem, pse gjatė kėtyre dhjetė viteve tė fundit s'kam marrė asnjė urim nga nėna jonė Shqipėri?
    "Urimet edhe zemrave tė pikėlluara!" mė bėhej se ky ėshtė njė monolog i protestuesve qė nė vigjiljen e kėtij Viti tė Ri 2000, dolėn para TEATRIT KOMBĖTAR, nė qėndėr tė Prishtinės. Nga tė gjitha drejtimet e udhėve arritėn shumė protestues, qė me parulla kėrkonin lirimin e tė burgosurve shqiptarė nėpėr burgje tė Serbise. Kishte gra e burra me fėmijė kaliboē, kishte tė rinj dhe tė reja, por kishte edhe fėmijė qė me mjetet pėlcitėse ose ishin tė gėzushėm qė po e pėrcillin njė vit tė luftės me mynxyra, apo e pritinin Vitin e Ri qė do t'u sjell shėndėt, jetė mė tė mirė dhe shumė e shumė mė tė lumtur!...
    Tigri
    Tigri
    Anėtar Veteran
    Anėtar Veteran


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Cancer
    Numri i Postimeve : 752
    Mosha : 40
    Vendndodhja : Ne zemer te xhungles
    Profesioni : sekret
    Pikėt : 302
    Vlersuar : 9
    Data e Regjistrimit : 18/09/2008
    Humor : tere diten

    HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPĖRI (Roman) Empty Re: HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPĖRI (Roman)

    Mesazh nga Tigri Mon 24 Nov 2008, 13:18

    PJESA E PARĖ



    VENDLINDJA IME

    Isha zgjuar i lodhur, dhe pėrkundėr dėshirės qė tė shkoja nė park e ta thith atė erė tė pishave, nuk arrita dot. Por, edhe pse s’arrita tė ec nėpėr ato udhė tė parkut, para se ta lėshoja kompjuterin, me mendje iu ktheva asaj pjese tė historisė, qė sė pari e pata mėsuar e dėgjuar pikėrisht nė atė ish-ndėrtesė tė mejtepit, qė ishte bėrė shkollė e parė nė fshatin tim. Mė dukej se parasysh mė dolėn ato dy dyer tė mėdha, nė tė cilat shpesh i shkruanim me gur tė mellės si dhe dėrrasa e zezė kur mėsuesi shėnonte njėsinė mėsimore tė lėndės sė historisė.
    - Luftėrat greko-ilire dhe romako-ilire qė atėbotė i dobėsuan dhe i zvogėluan tokat ilire, - shpjegonte mėsuesi Haxhi. - Ilirėt u gjenden gjithmonė pėrballė luftėrave me detarėt grekė. Nė njė luftė qė u zhvillua ndėrmjet Grekėve dhe tė Ilirėve, kėta tė fundit, pas shumė flijimesh dhe heroizmash i shkatėrruan tėrėsisht Grekėt dhe flotėn e tyre. Ndėrsa kur merr vesh Agroni pėr fitoren e Ilirėve prej gėzimit vdes, dhe kėshtu nė fron erdhi gruaja e tij, Teuta. Edhe ajo, si tė gjithė mbretėritė e mėparshėm e vazhdoi udhėn e tyre. Punėt qė nuk i kreu Agroni, Teuta i ndoqi me vėrejtje tė madhe, qė kishte tė bėjė me luftėn kundėr kolonėve grekė nė tokat iliriane.
    Tregtarėt grekė mundoheshin qė tė sigurojnė sa mė shumė skele nė bregdetin ilirianė, prej nga tė zotėronin tė gjithė tregtinė qė zhvillohej nė bregdetin Adriatik. Kolonitė mė tė njohura tė Grekėve nė Iliri qenė: Epidamnost(Durrėsi i sotėm), Apollonia(Kurveleshi i sotėm). Teuta bėnte ēmos qė tė bėjė pastrimin e kolonėve grekė nga tokat ilire. Ē’ishte mė parė atdheu ynė qė sot ėshtė bėrė njė shtet i vogėl me vete! Atdheu ynė, pėrpara se tė mėkėmbej nė njė shtet me vete, ishte njė krahinė e njė shteti tė huaj, qė sundohej prej njė populli tė huaj tė ardhur nga Azia e tė pagėzuar si turq. Shqipėria pėrpara kishte qenė nėn zgjedhėn e Turqisė, e cila e mbajti vendin tonė pesėqind vjet nė robėri. Por, nuk duhet tė besojmė se shqiptarėt, pėrpara se tė pushtoheshin prej Turqisė kanė qenė pėrherė tė shkelur e tė robėruar prej tė huajve. Edhe ne kemi qenė tė zotėt mbi vendin tonė - na fliste mėsuesi nė orėn e historisė, dhe vazhdonte tė shkėpus edhe ndonjė detaj nga Iliria jonė. - Duhet tė dimė se nder popujt qė pėrmenden nė siujdhesėn Ballkanike, mė i vjetri se yni s’ėshtė asnjė, por dimė se nė kohė shumė tė lashta, bota nuk na quante shqiptarė, por ilirė, kurse vendin tonė e thėrrisnin Iliri. Stėrgjyeshit tonė, pra kanė qenė ilirėt; kėta janė shumė tė vjetėr dhe nuk dihet se nga kanė ardhur. Ilirėt ishin tė ndarė nė shumė fise dhe kishin pushtuar krejt siujdhesėn Ballkanike, pėrveē anės se jugut, ku banonin Grekėt. Ilirėt ishin vrastarė e trima tė fortė. Ata s’e patėn kuptuar se bashkimi bėn fuqinė. Kishin mbretėritė e tyre, por tė rrallė ishin ata qė nė ndėrgjegjen e tyre mendonin sesi tė bėjnė njė mbretėri tė fortė e tė bashkuar. Ndėr mbretėritė e ilirėve mė tė pėrmendurit qenė: Bardhyli, Pleurati dhe Agroni, por ajo qė pėrmendet mė shumė nė histori, ka qenė mbretėresha Teutė, gruaja e Agronit. Kjo diti tė sundojė e ta bashkojė vendin dhe fiset e ilirėve, i mbajti nėn sundimin e vet, duke e mėkėmbur kėshtu njė shtet tė madh qė shtrihej mbi Shqipėrinė e sotme, mbi Mal tė Zi, mbi Dalmaci dhe mbi njė pjesė tė Kosovės.
    Ilirėt ishin njerėz tė fuqishėm, tė pa frikė. Kishin trup tė gjatė qė varret e vjetra dėshmojnė, por ishin edhe tė ashpėr e tė rreptė. Ishin mėsuar tė vuajnė dhe s’desh tė merrnin vesh as pėr tė ftohtė e as pėr tė nxehtė. Jetonin e luftonin nė borė e akull si nėn vapė, pa strehim mbi kokė, pa ngrėnė e pa pi, zbathė e deshė! Rrobat e tyre atėbotė ishin prej lekura dhensh e shtazėsh tė egra, qė merreshin me gjuetin e tyre dhe pėrjetonin rreziqe tė mėdha. Kėtu shihej edhe trimėria dhe guximi i tyre, se kur s’u frikėsoheshin kafshėve tė egra, edhe grekėt mund t’u iknin fėrkimeve nė luftėra me ta. Mė vonė filluan tė prejnė tirq, mbėrthyes e guna dhe tė mbathin kėpucė dhe tė vėnin nė kokė qeleshe. Ilirėt s’dinin ta punonin tokėn, dhe pasuria e tyre ishin kafshėt e armėt, qė i ati ia lente djalit brez pas brezi, qė ta ketė ndėrmend gjithmonė dashurinė ndaj trimėrisė sė tė parėve. Kur pleqtė u rrėfenin me fjalė, u ndezej zemra dhe kėshtu tė rinjtė adhuronin burrėrinė dhe trimėrinė e tė parėve tė tyre. Puna mė e nderuar pėr burrė ishte gjahu dhe lufta. Nė to gjenin jetesėn dhe kėshtu zhvillohej fuqia e mendja pėr t’ia zbardhur faqen vetes e kombit tė vet.
    Gruaja e atėhershme posi shqiptarja e mirė e sotme ishte punėtore, shtėpiake dhe dinte tė rritė fėmijė me nder. Burri shkonte me bagėti nė mal e delte nė luftė e gruaja e mbante shtėpinė, e punonte tokėn, mbjellte, korrte, bante drurė e ngarkuar me to ecte duke iu dhėnė gji njė ose dy fėmijėve pėrnjėherė. Kur vinte koha tė lindėt fėmija, gruaja delte prej shtėpisė dhe merrte pyllin e pas do ditėsh kthehej me fėmijė ngryk e pohonte: "E gjeta nė pyll!" Gratė e ilirėve ishin trimėresha, sakaq delshin e luftonin si burrat. Shkrimet kallėzojnė se kur Oktavjani pushtoi qytetin e Salonės, gratė e ilirėve tė veshura me rroba tė zeza dolėn natėn nėpėr terr si tė ishin zana e mėsynė aq me hov nė romakė, sa atyre burrave tė mėdhenj iu desh tė iknin...
    Sa shpejt mė dukej se mori fund ora e historisė, por ishin klasat e kombinuara dhe nė klasė tė tretė nisi t’u flas pėr njohuritė e natyrės. Ai u fliste nxėnėsve pėr majmunin dhe harruam se ē’na kishte shpjeguar pėr atė pjesė tė historisė dhe tė luftėrave greko-ilire.
    - Ju ndoshta do tė keni parė majmunin duke luajtur ndonjėherė me arushėn, duke bėrė edhe lojėra tė kėndshme gjatė udhėtimit? - pyeti mėsuesi nė orėn e mėsimit tė njohurisė sė natyrės. - Majmunėt qė i bėjnė lojėrat e tilla janė tė vogjėl, kurse ata qė jetojnė nder pyje, janė tė mėdhenj. Majmuni ėshtė tepėr i kuptueshėm, dinak dhe qesharak. Gishtin e madh tė dorės e ka tė kundruar si tė njeriut, i cili i shėrben pėr tė kap. Fytyra dhe duart e majmunit i pėrngjajnė njeriut...
    Mėsusi kishte folur edhe pėr vjedullėn, pastaj pėr zogjėt dhe shumėzimin e tyre. Kur ra zilja e shkollės, ne dolėm prej klase duke rikujtuar orėn e historisė dhe veēoritė e majmunit qė kurrė s’e kishim parė...
    Tigri
    Tigri
    Anėtar Veteran
    Anėtar Veteran


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Cancer
    Numri i Postimeve : 752
    Mosha : 40
    Vendndodhja : Ne zemer te xhungles
    Profesioni : sekret
    Pikėt : 302
    Vlersuar : 9
    Data e Regjistrimit : 18/09/2008
    Humor : tere diten

    HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPĖRI (Roman) Empty Re: HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPĖRI (Roman)

    Mesazh nga Tigri Mon 24 Nov 2008, 13:18

    KA ILAĒ PĖR KURBETIN?

    Kisha rėnė tė fle me muzikėn qė s’e adhuroja. Isha zgjuar me dashuri pėr tė krijuar me kėngėn qė sikur tė ishte porositur pėr dėshirėn time. Ishte kėnga e kurbetit, qė shpesh e lėshonin ata tė Radio- Prishtinės sė pushtuar! Kėndoheshin edhe kėngė shqipe, jipeshin edhe lajme, qė ta merr mendja se kėtu nė Kosovė ēdo gjė ėshtė duke u ringjallur nė dobi tė shqiptarėve. Prozės i kishte thėnė qė treguesin e radio stacionit gjithnjė tė gjente vetėm nė Radio-Tiranė. Radio-Tirana i kishte pėlqyer edhe mė parė. "Ku tė dėgjoja lajme, nga zonat: krra, krra!? Cilat janė ato zona: krra, krra, qė i pėrmend z. Ismail Kadare? Vargjet e kėngės sė kurbetit vazhdonin: "Unė-o mjeri fukaraja!" Ēfarė janė kėto vargje? Po kėngėt e kurbetit? Bardhit i thoshte njė mendje sesa mė shumė qė i kėndohej kurbetit, ai merrte me vete me shumė njerėz. Ēfarė jemi ne shqiptarėt? Kurbeti ka marrė hov e ne i kėndojmė kėngė! I ruaj shumė kėngė pėr kurbetin. Jetojmė me kėngė dhe me disketa qė i shkėmbėjmė nga bota e jashtme... Tė qortojmė veten apo ata qė e ngrehen kėmbėn zvarrė dhe morėn udhėt e kurbetit? Kafshatė qė s’kapėrdihet ėshtė kurbeti pėr ne! Pastaj ne tė gjithė si njė, vale- valė, i marrim udhėt pėr kurbet! Si tė shkohet pas bletės qė ka marrė udhė pėr t’u mbytur nė lumė? Madje, kėnga nė radiovalė kishte pėrfunduar, por plaga e kurbetit po pėrhapej. "Ka ilaē pėr kurbetin e shqiptarėve?", pyes. "Ka", mė thotė njė zė njeriu. "Ka ilaē, qė Kosova tė bėhet Shqipėri?" "Ka, mė thotė njė zė tjetėr edhe mė i theksuar se ai i mėparshmi." "Ka Kosova shqiptarė qė dinė ta udhėheqin?" "Ka." "Ka Kosova bukė?" "Ka edhe pėr tė tjerė", mė thotė edhe ai qė s’kisha menduar se merret me punė tė tilla.
    Kapėrceja nėpėr udhė tė Dubrovnikut, dhe mezi prisja t’ia rrėfeja diujėndrrėn qė kisha parė, tė cilėn e pata shėnuar nė atė bllokun e vogėl tė numrave tė telefonit. Zhdirgjesha shkallėve teposhtė dhe e kėrkoja lapsin. "Mirė qė mė ra nder mend, mirė qė i pata shėnuar dy tri fjalė, dhe mirė qė s’e paskam harruar syzheun e ėndrrės!"
    "Isha nė Kodėr tė Diellit sė bashku me z. Habib Hashanin, dhe e kėrkoja njė dugajė tė bleja diē nė tė. Me gjasė edhe ai kėrkonte tė njėjtat sende qė mė duheshin edhe mua. Nė grushtin e dorės sė djathtė e shtrėngoja fasulen qė tė mos mė derdhej. Arrita te dugaja e Visokėve, dhe pashė se ishin do shkallė pėr tė zbritur teposhtė dhe aty ishte dugaja. Ēuditesha sesi dhe kur ishin ndėrtuar ato shkallė. Kur u zhdorgja poshtė, m’u derdhen prej grushtit ca kokrra tė fasules. U kėrrusa t’i mbledhja, dhe s’arrita t’i pėrfarė tė gjitha. Sa kokrra mbetėn tė shkapėrderdhura. Pastaj shikimin e drejtova nga Kodra e Diellit, ta shihja nga treti Habib Hashani. Pashė se ai s’erdhi pas meje. Hyra nė dugajė tė Visokėve, dhe pėr fat tim, nė dugajė ishte Agimi.
    "Agim, prit pak se mos po vjen edhe Habib Hashani!"- i thashė.
    Agimi shikonte prej njė skaji tė xhamit, e unė pėrpiqesha qė tė mos e shtrėngoja grushtin se me derdhej fasuleja. U afrova nė tezgė e e luta Agimin:
    "Agim, matma kėtė grusht kokrra fasuleje, se e kam pėr farė. Do ta mbjell nė Vitak dhe do tė shoh sesi po bėhet fasuleja e Kosovės atje te ne. Farėn e Kosovės po e dėrgoj nė Drenicė!..." i thashė dhe mezi arrita ta derdhė atė grusht fasuleje nė peshojė.
    U pata gėzuar shumė qė pata rastin ta masja atė grusht fasuleje, por ē’fat pata, shpejt mė doli gjumi.
    - Ju, mund tė mė qortoni, pse unė merrem edhe me ėndrra? Mirė e keni ju, por mirė e kam edhe unė. Isha nė Vitak, dhe arrita me vonesė, kisha mbjellur edhe atje njė copė tokė nė luadh, shtatė ari fasule. E kisha punuar mirė, me vullnet e dėshirė. E kisha mbjellur me shat nė vijė dhe e kisha plehėruar. Ka ditė qė as kėtu nė Prishtinė, e as nė fshatin tim, nuk kishte rėnė pikė shiu. Unė s’arrita tė shkoja nė luadh, e tė shikoja fasulen.
    -Haxhi, si ėshtė ajo bimė fasuleje nė livadh? - e kisha pyetur Haxhiun, birin e vėllait tė madh.
    -As qė e kam shikuar - mė ishte pėrgjigjur Haxhiu. - Ē’po pyet, kur po sheh se ēfarė thatėsire e madhe ėshtė te ne! S’e kam parė as arėn time...
    Vėrtet, kur kisha zbritur nga vetura te Sejdiajtė, tokės i vinte era shkrum e thatėsirė. U pata ndalur te varrezat. Krushqit thoshin se tėrė dita ishte vėnė nė shi, por sikur frikėsohej tė bjerė nė atė tokė tė thatė, qė hėna e dėmtonte natėn e lėre mė ē’i bėnte dielli ditėn... Si pėr fat tim, nė atė mbrėmje, kisha paraparė tė buja nė Vitak qė tė zgjohesha herėt e tė shkoja ta shihja fasulen se si i kishte pėrparuar, por s’arrita dot. Ndodh se lodhja e ditės sė kapėprcyer ishte shkarkuar te unė nė orėt e mėngjesit. Haxhiu mė kishte premtuar se do tė udhėtonte me veturė rreth orės 6,oo tė atij mėngjesi. Isha zgjuar pikėrisht nė atė kohė. M’u desh tė bėhem gati, ta mbyll atė dritare tė dhomės sė fjetjes, pastaj edhe roletėn, dhe dola prej pragut tė shtėpisė. Prisja te dyert e mia, por veturės s’ia dėgjoja as mė tė voglėn zhurmė. Eca Udhės sė Kodrės sė Vitakut. Kur dola nė Zabel te Pusi, e bėra njė hap mbrapa dhe u ktheva t’i shikoja ato shtėpi tė reja: dy shtėpi janė tė Maltinėve, njėra e Hajrė Isės, e tjetra e tė vėllait tė tij, Tafil Isės, kurse kėndej tyre, nė Fushė, janė mė shumė shtėpi: Artiani, vėllai, Bledini, djali i vėllait tė madh, Skritani dhe Fetahu i mixhės Ramė. Ai e ka ndėrtuar shtėpinė mė tė bukur nė Lug tė Keq. Ata tė lagjes sė Spahive frikėsoheshin, se mos kur do tė zgjohen njė ditė, do tė shohin se shtėpia e Fetahut ėshtė rrėzuar nė atė Lug tė Keq! "Po, ku s’gjeti truall mė tė mirė pėr atė shtėpi, po shkoi e e ndėrtoi mbi LUG TĖ KEQ?" Lug i Keq, mė!" - bėnte shaka Sadri Bejta qė me muaj kishte punuar nė hapjen e pusit pėr tė gjetur ujė tė pijshėm. Fshatarėt e nėnēmojnė atė pjesė tė tokės, e s’shohin se edhe ata i kanė ndėrtuar shtėpitė njė njė zallinė qė dielli e kallė nė pikė tė natės, e lėre mė ē’ju bėn ditėn?...
    Kujtoja bisedėn qė u pat bėrė nė tė pame tė Sylės, kur i kishte vdekur gruaja. Aty e pata dėgjuar njė tezak tė Sylės nga Cerkolezi.
    -Ju qė keni ndėrtuar shtėpi mbi udhė, do tė shihni dritė, kurse kėta qė kanė mbetur nė troje tė moēme, kurrė s’do tė shohin dritė tė bardhė! - tha tezaku i Sylės. - Mė pyetni pse? Pse, duhet ta dini se nė kėto troje tė moēme kanė bėrė shumė be e rrėfe, kanė gėnjyer, kanė vrarė e prerė njerėz, kanė shpifur, dhe ato troje i ēojnė peshė! Sytė janė pėr tė parė e veshėt janė pėr tė dėgjuar. Ikni prej atyre trojeve! - pėrsiaste ai. – edhe pemės duhet ti ndėrrohet trualli e lėre mė njeriut!
    Burrat qeshnin. Ata qė kishin dalė prej atyre trojeve tė moēme u qejfuan se menduan se janė liruar prej mėkateve e tė bėmave tė kėqia. Tash do tė zgjohen, dhe do tė mendojnė ndryshe pėr vete, po edhe pėr tė tjerė...
    Bardhi e kishte mbyllur bllokun e shėnimeve. Ushtima e kompjuterit sikur i jipte shenjė qė ta lė punėn, se me gjasė barku kėrkonte bukė. Me sustėn e mbylljes, ushtima e kompjuterit pushoi...Zbriste shkallėve teposhtė duke dyshuar mos vallė kishte bėrė ndonjė gabim nė ruajtjen e tėrė asaj qė shkruante.
    Tigri
    Tigri
    Anėtar Veteran
    Anėtar Veteran


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Cancer
    Numri i Postimeve : 752
    Mosha : 40
    Vendndodhja : Ne zemer te xhungles
    Profesioni : sekret
    Pikėt : 302
    Vlersuar : 9
    Data e Regjistrimit : 18/09/2008
    Humor : tere diten

    HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPĖRI (Roman) Empty Re: HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPĖRI (Roman)

    Mesazh nga Tigri Mon 24 Nov 2008, 13:19

    NJERĖZIT E KOHĖS

    Bardh Mulaj ishte zhytur nė jetėn e pasur tė ėndėrrimeve dhe e maste me peshore botėn e tė gjitha ėndrrave qė kishte parė, kurse pastaj me mendje kthehej e zhytej nė botėn e zhgjėndrrave pėr jetėn.
    -Po, ē’jetė ėshtė kjo nė ėndėrrime? Po, vallė, ēfarė ėshtė edhe kjo jetė nė zhgjėndėrr?
    I thoshte njė mendje, se po tė kishte njė peshojė e t’i vė nė tė ėndrrat dhe zhgjėndrrat qė i kishte parė, cilat heqin mė rėndė? "Pesha e ėndėrrimeve ėshtė e bujshme, them, por edhe koha e zhgjėndrrave po ashtu ėshtė njė lloj erozioni, qė gjithnjė bėj pėrpjekje qė asnjė kohe tė mos i zė besė. Po qe se mė qortoni se jetoj me ėndrrat qė i shoh, e jo edhe me zhgjėndrrat, mund tė gaboni. Unė pėr vete s’di t’i ndaj, aq sa s’mund t’i ndaj mėkatet e vjetra, prej fatkeqėsive tė reja. Tė mė falen tė gjitha mėkatet qė i kam bėrė, do tė ishte njė lloj shkelje flagrante nė dinjitetin profesionist, por edhe sikur tė kėrkojė qė tė mos pėsojė ndonjėherė, ky do tė ishte mendim absurd! U them botėrisht se nuk dėshiroj tė jetojė nė llahtari! Lavdatat s’mė duhen nė asnjė kohė. Koha pėr mua s’ishte asgjė tjetėr, por vetėm kohė, fjalė e thatė, qė asaj i kam paraprirė, e kurrsesi ajo s’mė priu mua. "a prij se nuk e di udhėn!" i kisha lutur ata qė e njohin vendin. Ēdo kohė i ka njerėzit e kohės, qė kanė punuar qysh herėt pėr ta arritur atė kohė me njerėz tė kohės. Asgjė s’mė ka penguar koha, po qe se kam lėviz nė kohė, kam projektuar e punuar, kam ecur dhe kam paraparė e matur jetėn time, por edhe tė breznive...
    Po e zė se erdhi koha ime! Sėrish kam frikė se do tė mashtrohem! Ndashtė! Nėse mashtrohem, dėshiroj qė bijtė dhe bijat e mia si dhe i tėrė njerėzimi nė botėn e civilizuar, tė mos mashtrohen. Bota e mashtrimeve ėshtė botė nė vete, si tė thuash si e ėndrrave dhe zhgjėdrrave tė mia. Sa ka njerėz tė mashtruar, po aq ka edhe tė tillė tė pamashtruar. Dy pole tė jetės: gjithnjė tė mashtruar dhe tė pa mashtruar! Ēfarė janė kėto kurdisje nė botėn tonė? Dy kahe jetėsore qė bėjnė gara mes vetes, dhe koha i pranon si tė mirėfillta! Ta qortoj kohėn, apo veten, qė s’pata aftėsi nė ēaste tė pikėrishme t’i paraprij njė jete mė tė mirė, me ditė tė mrekullueshme!
    Tigri
    Tigri
    Anėtar Veteran
    Anėtar Veteran


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Cancer
    Numri i Postimeve : 752
    Mosha : 40
    Vendndodhja : Ne zemer te xhungles
    Profesioni : sekret
    Pikėt : 302
    Vlersuar : 9
    Data e Regjistrimit : 18/09/2008
    Humor : tere diten

    HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPĖRI (Roman) Empty Re: HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPĖRI (Roman)

    Mesazh nga Tigri Mon 24 Nov 2008, 13:19

    O, ZOT, KI MĖSHIRĖ NDAJ FSHATARĖVE!

    Ka vjet qė askujt s’i kam shkruar letėr urimi, me pėrjashtim tė njė letre qė ia pata dėrguar Arsimit dhe Fitimit nė Gjermani. Letra urimi kisha shkruar herėt, dhe kisha dėrguar anėmbanė Kosovės, pos nė Shqipėri, jo,se s’ishte rendi e koha qė tė bėjmė shkėmbime me letra. Po tė kthehem nė letrat qė ua kam dėrguar tė tjerėve, humbi shumė kohė, dhe sikur t’i kishin ruajtur shokėt dhe miqtė letrat e mia, tash do t’ua shpėrbleja me nga njė libėr tė Arsimit: "Tė vdekurit vallėzojnė". Kaq pata mundėsi, e sa pėr mundėsi tė tjera, tė gjithė m’i dinė kushtet. Mjafton se ende po mendoj mirė, dhe se ndodh qė edhe i miri tė theret nė pėrpeq, por ndashtė! Bota pėr mua e unė pėr tė, e di se jam si njė pikė ujė nė det. Kėsaj i them, bota ime, kjo qė mė kap dhe s’mė lė tė qetė nė jetė. Qetėsia s’ėshtė e lavdėrueshme. Qetėsi nė kukėza, i them! Asgjė s’duhet tė jetė e tepruar. Tė bėhem tepėr merak nė kalė at, mund tė mė ngordh, dhe mbes nė kėmbė pėr tėrė jetėn... Mė mirė nė kėmbė sesa i rrėzuar si lis me rremba!
    U ktheva prej Vitakut, por e lashė atė tokė gurinore shkrumb i gjallė. Kur pata zbritur dhe zhdirgjesha arave tė Topallajve, u luta: "O Zot, pse i mundon kaq shumė fshatarėt e mi?" Atėbotė m’u kujtuan fjalėt e Xhavitit, qė shpesh m’i pėrsėriste:
    - Baba, kjo toka juaj ėshtė shumė e ashpėr, po edhe njerėzit e kėtij vendi kanė trashėguar po atė ashpėrsi!
    Kisha shkuar sė pari nė kopshtin tim, afėr Rekės. Posa hyra nė kopsht, ndjeva njėfarė klithme tė shpendėve, qė thureshin nėpėr kulpra. Kur pashė se qepėt ishin bėrė shkrumb, mora njė kovė tė plastikės nė kopsht tė Bacit, dhe nisa t’i ujis rrėnjėt e kungujve tė misirit. Vjet kisha marrė kunguj tė mirė, tė pėrderdhur, dhe pres qė edhe sivjet tė kam kunguj tė mirė. Por, duke i ujitur, ia nisi njė rigė shi. Nė vete thashė: "Po i lė, se shiu veēsa s’ka mbėrri kėtu". Por, nėpėr atė rigė tė shiut, i ujita vetėm kungujt. Pėr qepė thashė: "Zoti iu bėftė ēare, se s’kam ē’t’u bėj!"
    Ika prej asaj rige shiu me kėpucė nė dorė, dhe s’mė lagu aq shumė. Arrita nė oborr tė mixhės Ramė i zbathur, dhe u ula nė kroin e tij me rėnie tė lirė, i lava kėmbė e duar dhe pastaj hyra nė shtėpi. U pėrshėndeta me tė gjithė, dhe u thashė se keni tė fala prej atyre nė Gjermani. Dje nė shtėpinė time erdhi miku i Fitmit, dhe i kishte parė tė gjithė: Fitimin, Arsimin, gratė e fėmijėt e tyre, po edhe Avniun tuaj. Fitimi dhe Avniu atje janė bashkuar nė njė shtėpi. Kaq...Pashė se ata tė shtėpisė se mixhės Ramė u preken. Shqipja nisi t’i pėrlosh sytė. Tezja ishte kėrrusur mbi njė shilte, kurse mixha Ramė mbi njė batanie tė vjetėr, bėhej gati ta fal drekėn.
    Por, edhe pse e shkrova letrėn, dhe ashtu tė pėrfunduar e dėrgova pėr nė Gjermani, kujtimet e tjera sikur pėr inat tim, apo tė tė tjerėve rishtas m’u zgjuan. Njė det i madh mendimesh mė vlonte nėpėr kokė, mė kishte kapluar tė tėrin, dhe mezi prisja ēastin ta pėrfundoja kėtė vizitė qė ia bėra Sinorit e tė kthehesha nė shtėpi, tė vazhdoja atė qė mė ishte lidhur nyjė. Nė vete thosha:"Po, ē’djall ėshtė kjo bota ime krijuese, qė mė rrėmben kaq shpejt?!" dhe mendja sėrish mė shkonte te tema qė e kisha vėnė nė binarėt krijues. Edhe vetes i bėja shpesh ndonjė pyetje: "Mos s’po di tė shkruaj, apo tė ngutėm e tė shkruaj sa mė parė atė qė e kisha pėrsiatur thellė nė shpirt?..." Nga thellėsia diku e panjohur, qė as s’e shihja e as nuk mundja ta prek me dorė, sikur gufonte diēka e papritur. Nora shpesh mė shikonte nė fytyrė, pėpiqej tė mė fut nė ndonjė botė tjetėr, e tė mė shkėpus nga kjo bota ime krijuese, por mėkot. Disa herė mė kishte dhėnė shenjė qė tė qetėsohesha, por kushedi se nga mė kishte fluturuar kjo mendja ime?
    -Besa-besė, prapė po i kthehem atij vajit tė gruas sime. Mė mirė qė tė mė qaj gruaja sa jam gjallė, sesa kur tė vdes! Mjafton se njėherė nė jetė ia pashė gruas lotėt nė sy pėr mua! - e pata ndėrprerė bisedėn, dhe u futa nė ca gjėra qė mendonin se fare nuk kishin peshė.
    Atėherė Norėn e shikova se qeshi, dhe me gjasė mė dha shkas qė sadopak tė qesh, qeshen edhe gratė e tjera, qeshen edhe burrat. Kėshtu kapėrcente mbrėmja, ajo dikėnd e ndante e dikėnd e afronte, por prapė mbetej mbrėmje, njė mbrėmje nė kujtesė mė shumė...Edhe sikur tė ngritesha nė kėmbė dhe tė thosha mendime me peshė, nė kėto ēaste s’arrija dot tė bėja: bum! Si ėshtė vendi - ėshtė edhe kuvendi, mė sillej nė mendje ajo fjalia qė shpesh e kisha dėgjuar. Pastaj edhe urti tė tjera qė kanė tekst dhe nėnteks: "Kush tė do tė mirėn, tė puth nė natje!", por qė kėtu me gjasė s’e kishte vendin, sepse ne ishim tubuar nė mbrėmje tė kėtij korriku. Korriku nė qytet as qė pėrjetohej si muaj i tė korrave, se kėtu askush s’mendon pėr tė korrur. Por sikur tė isha nė fshat, do ta pėrjetoja me tė korra. Por, ē’djall ėshtė edhe ai fshat? Mė ka marrė shumė kohė! Dhjetė vjet mė kanė mashtruar fshatarėt e mi se do tė ketė krizė tė bukės, do tė ketė uri nė veēanti nė qytet e mė duhej ta mbjellja arėn time me grurė e misėr, e ja, fat qė krizėn e bukės s’e pėrjetova as unė e as ata nė fshat. Por, ē’tė bėjnė edhe ata fshatarė: gjithnjė jetojnė me frikė, jo po ndodh kjo, jo do tė bėhet kėshtu, pastaj: "Serbia na merr bukėn nė magjė dhe ia dėrgon Rusisė e ne na lė tė cakllojmė nga uria". "Jemi provuar ne me kėto punė tė Serbisė, o ta ndjefsha tė mirėn! S’ėshtė kjo hera e parė. Luftuam kundėr saj, pastaj u bėmė edhe bashkė me tė, dhe e fituam luftėn, por prapė lirinė na premtoi e s’na dha ta shohim as me sy!" Dhe me kėto pak fjalė e mbylla gojėn. Mu desh qė nė moshė tė thyer, ta punoja tokėn, qė tė mos i trokisja askujt nė derė pėr bukė. Kishin kaluar njėzetė vjetė qė s’e kisha punuar atė tokė djerrinė nė Vitak. Mjete tė prodhimit s’kisha. Njė shat qė e kisha lėnė nė tavan kur erdha nė Prishtinė s’e pata gjetur. As ato koshere tė bletėve qė i pata lėnė nė tavan, s’i gjeta. As enėt qė mendonim se do tė shkonim gjatė verės, s’i pata gjetur. Nora shpesh mė ankohej. Pėrpiqesha qė tėrė ajo qė kishte kapėrcyer tė harrohej. Shtėpinė e patėm gjetur ahur, me pleh, dhe as qė erdhėn ata djem tė vėllait tė na ndihmonin, se i kishin ngujuar bagėtinė. Kushedi se ku e patėm dėrguar atė pleh tė bagėtive, nė arėn time apo tė vėllait? As qė mė kujtohet. Por, mjafton se shtėpia nisi tė marrė frymė lirisht. Kthimi ynė nė tokėn tonė, me gjasė i frikėsonte edhe ata tė lagjes. Shpesh i dėgjoja nėpėr vrima tė avllisė se thoshin: "Ore djem, ecni e punoni? Ē’jeni duke bėrė? A po shihni se ky ka ardhur prej qytetit dhe e punon tokėn, po ju? Po, ndodhi e s’patėm bukė, t’ia kėrkojmė kėtij nga qyteti, e tokėn e kemi edhe ne si ky..."
    Ato ditė kur u pata nisur tė shkoja sė pari nė Vitak; pata buajtur nė Klinė te Sherif Mariēani, dhe tė nesėrmen isha zgjuar dhe nė traktor tė tij i kisha ngarkuar dritaret pėr meremetimin e shtėpisė, e ai mė doli pėrpara dhe mė pyeti me njė zė qortues e tė ashpėr:
    -Ku po do? A je nė mend?
    -Po shkoj nė vendlindjen time, nė Vitak - iu pėrgjigja preras.
    -Ēfarė Vitaku, njėherė e pėrgjithmonė i ke fshirė duart prej tij. Ec nga ke ardhur, se moti ke kėrkuar qytet!
    Traktori u nis pėr nė Vitak. Heshta, por gjatė e kam bluar nė kokė atė qė mė tha Sherif Mariēani. Nė mos asgjė, prisja se fjala e tij do tė mė afronte, e jo nė atė mėnyrė, sikur desh tė mė grushtojė! Kisha udhėtuar nė natje, dhe shihja se tė gjithė ata qė mė flisnin keq, mė ndihmonin qė prapė tė mos e humbi hullinė qė kisha filluar.
    Kujtimet e pėrjetimet janė kapituj tė veēantė tė jetės, them shpesh nė vete. Ato kujtime mė duhet t’i mbarėshtroj, t’i vė nė letėr, se pastaj, mė thotė njė mendje, ato do ta zgjojnė malin e fushėn dhe prej tyre do tė mėsojnė edhe tė tjerėt. Por, ē’fat qė pata, kėto kujtime u desh tė shohin dritėn mė herėt, dhe tė bėja edhe njė bum tė vogėl nė letėrsi, siē bėnė shokėt e mi. Apo ē’mė duhej ai: bum, kur mund tė mbytesha kryengul e nė lumė! Bumet s’i desha nė jetė...
    Tigri
    Tigri
    Anėtar Veteran
    Anėtar Veteran


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Cancer
    Numri i Postimeve : 752
    Mosha : 40
    Vendndodhja : Ne zemer te xhungles
    Profesioni : sekret
    Pikėt : 302
    Vlersuar : 9
    Data e Regjistrimit : 18/09/2008
    Humor : tere diten

    HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPĖRI (Roman) Empty Re: HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPĖRI (Roman)

    Mesazh nga Tigri Mon 24 Nov 2008, 13:20

    GJITHNJĖ NĖ IKJE

    Ē’prej se kisha mėsuar shkrim-lexim, pos tė tjerash, leximi i letrave dhe shkrimi i tyre mė pėlqenin pa masė. Kushdo qė merrte ndonjė letėr ushtarėsh nė lagje, vinin te unė dhe ua lexoja. Ka raste kur vinin me nėnė, baba, motėr e vėlla, dhe kėshtu, posa ia nisja fjalisė se parė, ata i shihja se qanin, ndalesha nganjėherė, e burrat mė thoshin: - Hajt, hajt, lexoje atė letėr, se kėto gratė qė derdhin lotė e ndalin edhe qerren nė tepozhėze!
    Mė duhej edhe mua njė lloj durimi, besa shpesh ruhesha qė tė mos mė rridhnin lotė pėr ata ushtarė tė mjerė! Ē’fat pata, shpesh edhe vinin e mė luteshin qė t’ua shkruaja letrat pėr djemtė e tyre. Ata shpesh mė flisnin pa lidhje, e besa mund tė gaboja edhe vetė, t’ua shpreh mendimet e tyre, duke mos ditur qė atėherė se letrat e ushtarėve lexoheshin dhe kontrolloheshin nga polocia sekrete ushtarake. Ka raste kur njė fjali ėshtė marrė nė spikamė, dhe ushtari ka shkuar edhe nė burg. Por, mbasi isha mėsuar tė shkruaja letra, pėr fat shpesh edhe ua lexoja. Burrat mė kėshillonin: "Shlyeje ketė e ketė!" As qė mė tregonin arsyet e shlyerjes. Tash vonė i mora vesh! I mora vesh atėherė kur shkova ushtar nė Lubjanė, dhe mė pat thėnė im atė:
    -Shiko mirė ē’shkruan nė letėr! Ani, ti qė je me shkollė, ta kesh me dije se kėta lėmshat e bardhė dhe tė zi, t’i kanė dėrguar herėt atje!
    Ē’ishte kjo punė e lėmshave? Mos edhe atit tim ia kishin pėrcjellur lėmshat e zi e tė bardhė? Mos atė qė kishte pėrjetuar ai, mė pėrsėritej nė jetė? Zatėn, edhe thėniet e moēme:"Mėkatet e vjetra, fatkeqėsitė e reja", s’janė edhe aq tė pa qėlluara. Kushedi ē’kishte bėrė im atė? Di vetėm kaq, se tash po shoh e vėrej mė mirė, nė katėr luftėra mori pjesė, dhe s’qe nė gjendje tė na sjell njė troh, a mė vetėm njė pikė liri Ēfarė ishte edhe im atė? Mė dukej shpesh se ishte tepėr i ashpėr ndaj meje, apo edhe ndaj vėllazėrve tė mėdhenj, e shpesh edhe ndaj mixhės Ramė. Por, jo, kutadi, ai kishte menduar ndryshe pėr vete e ndryshe pėr ne: jeta jonė tė vazhdojė! Erdhėm deri kėtu, dhe pas vdekjes sė tij, ē’fat patėm, njerėzit nisėn t’i ringjallin kujtimet e tim eti. Madje, edhe ata qė dikur mendoja se qenė kundėrshtarė tė tij, si pėr ēudi, flisnin mirė pėr tė. Mė duhej ta pėrmbaja veten, se ime ėmė mė kishte kėshilluar para se tė vdes: "Bardhosh, mbaje veten!" Por, as vetė s’e di, sesi njė dasmė qė bėhej nė lagjen tonė, kur Bali Ukė nisi ta lavdėroj babanė, ia resha me pak fjalė, e tė gjithė qenė kureshtarė:
    -Shiko mixha Ukė! - i tha Bardhi. - Ke pėrmendur disa herė babanė tim, po e lavdėron, faleminderit, por sa i pėrket bukės, s’e paske kuptuar mirė?
    -Po, pse thua ashtu?- pyeti mixha Ukė. - Unė e njoha Veliun mė mirė se ti. Ē’ke ditur ti atėherė, i vogėl qe?
    -Pajtohem se qesh i vogėl, por kuptom dhe dėgjom: "Ne e dhamė drithin dhe miellin e s’fshehem asgjė. Pse e dhamė? E dhamė pse im atė e kishte kokėn nėn gėrsherė pikėrisht se s’ishte pajtuar me pėrfudimin e luftės sė mbramė. E dhamė se duhej ruajtur kokat e meshkujve. A mė mirė sikur qė e dhamė mallin, apo malli tė na i hajė kokat tona!? Por, dihet, ne me tridhjetė anėtarė tė familjes mbetėm pa bukė! Kėtu nė lagje tė gjithė ju kishit bukė. Kur im atė binte nga njė strastė ushtarėsh miell nė shtėpi, dilte nėpėr sokaqe tė lagjes e pyeste:
    - Kush s’keni bukė, shkoni nė shtėpi, se mbrėmė e kam prurė njė strastė ushtarėsh miell?!
    - Po, ē’bėnim ne me atė trastė miell? - pyeti Bardhi. - Tridhjetė anėtarė tė famlijes - ua ngrita gishtėrinjt e mi. S’e keni kuptuar atė se ua ka tėrhequr vėrejtjen: "Unė po, pajtohem ta ndaj me ju njė strastė miell, e ju s’po jeni nė gjendje tė ma jepni hua njė tepsi miell!".
    - Ehe!, - bėri Bali Ukė, dhe sikur i pėrpiu fjalėt e tij.
    U desh tė lėshohem nė gjera tė tjera. Jeta ime po vazhdon... le tė vazhdojė jeta edhe e atyre qė s’e kanė paraparė e matur me kohė...
    Prej kėsaj dhome i kthehem fshatit. Ēudi, bishtat e tij mė pėrcjellin gjithnjė. Ėshtė vėshtirė tė jesh fshatar, por edhe mė vėshtirė tė bėhesh qytetar. Ku do tė mendonte mixha Ukė se jam me tė, dhe shkruaj pėr tė, pastaj as kėta nė shtėpi ende s’e kanė marrė vesh se ēfarė jam duke krijuar? Nė vete them: "Mė mirė ėshtė qė tash mos ta marrin vesh se kėnd kam nė shėnjestėr, se pastaj mė hidhėrohen!" Vėrtet, ashtu nuk do tė mė dalė punė me kėta tė mitė. Mė thoshte shpesh edhe i ndjeri Mirko Gashi: "Mos zė armiq mė shumė se ke, se do t’i humbasėsh edhe miqtė e vjetėr dhe tė rinj!". Ika kalimthi edhe nga kėto thėnie, se kur dėshiroja tė flisja me tė e gjeja tė dehur, e fare s’i thosha: "O Mirko Gashi, kur do tė gjej ndonjė ditė tė qetė, dhe tė mos ndiej se tė vjen era raki...?" Gjithēka, them nė vete, qenka nė ikje. Edhe jeta nė ikje, edhe romani nė ikje, por nga kjo ikje, shoh se do tė dalė njė punė qė mė vonė do t’i vjen era misk sapun nga Peja!
    Tigri
    Tigri
    Anėtar Veteran
    Anėtar Veteran


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Cancer
    Numri i Postimeve : 752
    Mosha : 40
    Vendndodhja : Ne zemer te xhungles
    Profesioni : sekret
    Pikėt : 302
    Vlersuar : 9
    Data e Regjistrimit : 18/09/2008
    Humor : tere diten

    HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPĖRI (Roman) Empty Re: HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPĖRI (Roman)

    Mesazh nga Tigri Mon 24 Nov 2008, 13:21

    KTHIMI NĖ TOKĖ TĖ BUKĖS

    Ēfarė mė erdhi nė kujtesė: udhėtimi i Besimit nė pranverė tė vjetit l968, kur e pata dėrguar nė Vitak, pėr ta lėruar arėn nė Errnicė me qe tė mixhės Ukė. Kur ishte kthyer nga fshati nė qytet mė kishte rrėfyer:
    -Posa dola nė Arė tė Errnicės dhe duke u zhdjergur mezhdes teposhtė, pashė se ishte duke lėruar mixha Ukė me qe e plug tė tij, aq u gėzova, sa nė jetėn time gėzim mė tė madh s’pata. U gėzova qė pas njėzete pesė vjet pashė sesi lėrohej ara jonė, dhe m’u duk se u bėra njeri i madh. Pra, kurrė nė jetė nuk do ta harroj lėrimin qė ia kishte bėrė arės sonė mixha Ukė. Lėre lėrimin, baba, por ai mė kishte pyetur pėr ty, pėr gjyshen dhe pėr tė gjithė. Unė s’dija ta pyesja pėr ata tė tij, se siē e di, ne shkuam tė vegjėl nė Prishtinė, dhe u shkėputėm njėherė prej fshatit tonė. Shkolla na ndau, mėsimi, puna tjetėr, dhe jeta nė qytet na bėri murgj pėrjetė...
    Edhe nė kėtė ēast i mata punėt nė qytet dhe ato nė fshat, dhe pashė se fshati dhe qyteti janė larg njėri- tjetrit. Sa kam tė drejtė, s’e shoh tė udhės tė jap konkludime. Por, nė atė pranverė qė pata shkuar ta mbjell misrin, kur para hambarit Bleta e Muhametit mė shtroi bukė sė bashku me mixhėn Ramė, kur u ngrit sofra, e mbeti njė gjysmė buke e grytė, e mori nė dorė dhe duke ma zgjatur, mė luti:
    - Bardh, merre ketė gjysmė buke, se ndoshta s’keni bukė nė Prishtinė!
    - Po ē’po thua ashtu, o mixhė! Kujton ti se pėr bukė nė gojė erdha ta punoj tokėn nė Vitak, a? Jo, mixho, jo!
    E hetova veten se u pata prekur nė kėto fjalė qė s’kisha menduar se do t’i dėgjoja prej mixhės Ramė. Kujtime janė kėto… Dhe sapo shoh, sa ėshtė mirė t’i pėrkujtoj, po aq do tė ishte edhe mė mirė qė tė mos i rikujtoj!... Nėse janė tė njė kohe, prapė them, le tė mbesin nė letėr. Kuptohet se jeta s’ėshtė si nė letėr, edhe nė vepėr. Por, ē’fajtor jam qė nė ato ditė luajti puna me pod, dhe m’u desh tė kėrrusem para asaj toke, qė mė parė isha larguar prej saj, por edhe asnjė rremb s’e kisha prerė e shitur, e as qė kisha parė ndonjė ėndėrr tė tillė! O Zot, tė shes tokėn, ēfarė do tė bėnte ime ėmė? Shitja do t’i bėhej dergjė! Ajo deri vonė e ndrydhte atė shpresė tė saj shterpe, se njė ditė, kur do tė rritej Besimi dhe tė bėhej krah i punės, do tė kthehej nė fshat sė bashku me tė, do t’ia gjente njė nuse tė mirė dhe tė jetonin e ta mbronin atė tokė atje. Po, ē’ndodhi pastaj? Besimi u rrit, kreu shkollėn e mesme, pastaj edhe fakultetin, e njė ditė, kur qemė duke biseduar pėr Vitakun, nėna mė tha:
    - Bardh, s’mė dole nė fjalė. A sheh, se Beci u rrit, u bė pėr martesė e s’ma dhe kėtė djalė qė tė kthehem nė fshat. Atje do ta martonte nėna yte, atje do tė bėhej shtėpi... Dikėnd prej djemve duhet ta lėsh nė atė truall...
    -Lėre atė punė, moj nėnė! - i tha Bardhi nėnės sė tij sa pėr t’i dhėnė shpresė pėr jetė. - Jeta mė e mirė ėshtė nė qytet. Ke jetuar atje mjaft, ke vuajtur mjaft, e tash...? Tė jetojmė edhe ndonjė ditė nė qytet!...
    -Po, po - tha nėna me gjysmė zėri dhe heshti.
    Pastaj sikur diēka e re u ringjall nė shpirtin e nėnės, u ul nė kanape e tha:
    - Tė gjithė duhet tė kthehemi nė tokė tė bukės!
    Tigri
    Tigri
    Anėtar Veteran
    Anėtar Veteran


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Cancer
    Numri i Postimeve : 752
    Mosha : 40
    Vendndodhja : Ne zemer te xhungles
    Profesioni : sekret
    Pikėt : 302
    Vlersuar : 9
    Data e Regjistrimit : 18/09/2008
    Humor : tere diten

    HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPĖRI (Roman) Empty Re: HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPĖRI (Roman)

    Mesazh nga Tigri Mon 24 Nov 2008, 13:21

    LETRAT PĖR USHTARĖ

    Letrat e para tė ushtarėve kisha mėsuar t’i shkruaja prej Qerimit tė mixhės Bali. Lėre letrat, por prej tij shkruaja edhe lutje fetare dhe i mėsoja shpejt, e duke kapėrcyer ai nė shpjetėsi nėpėr Ograxhė, e ndalja dhe ia kėndoja letrat dhe ia thosha fjalėt e lutjeve nė gjuhėn arabishte qė fare s’e kuptoja as unė e me gjasė as ai vetė. Kishte mėsuar Qerimi nė medrese tė Gjakovės, atje mė thoshte ai, kishin pasė njė hoxhė, qė pos arabishtės, ua mėsonte edhe shqipen. Ai me njė dashuri tė madhe fliste pėr Hasan Efendi Xhehnemin, qė njė kohė tė gjatė kishte qenė shtyllė e Medresės sė Lartė nė Gjakovė, se prej tij kishte shumė kujtime. Atėbotė as qė i merrja vesh kėto punė tė shkrimeve. Shpesh shkoja nė atė odėn e mixhės Bali qė mezi i pranonte pesė veta, dhe ulesha qė t’ia lexoja letrat e shkruara. Por, kur qėllonte mixha Bali, ai bėhej se fare s’mė dėgjonte. Kureshtja e tij se ēfarė i shkruaja vėllait tim, Aritanit qė ishte ushtar nė Demir Kapi, ishte e madhe. Kur e kryeja punėn, mė thoshte njė mendje, se biri i tij, Qerimi i tregonte pėr Bacin se ku gjendej, dhe se atje do tė kryejė ushtrinė e pastaj kushedi se nga e tretin...
    Jeta me letra filloi edhe nė shtėpinė tonė. Kur vinte ndonjė letėr e Bacit, tė gjithė burrat mė padurim mė pritnin mua se kur do tė vija nga shkolla. Ishte mbrėmje e dimrit, dhe tė gjithė ishim tė shtrirė nė cergė: babai, mixha Ramė, vėllain e madh, Durimi, dhe tė tjerė, dhe posa ma jepnin letrėn,. afrohesha nė dritė tė llambės dhe ia nisja tė lexoja me zė:
    Tė nderuar prindėr,
    Kur po ua shkruaj kėtė letėr ushtarėsh, po gėzohem qė sė pari unė jam shėndosh e mirė, por po shpresoj se edhe letra ime do t’u gjej tė gjithėve shėndosh e mirė, siē mė dėshiron kjo zemra ime. Kėtu jam me disa shokė nga ana jonė, por mė shumė ka serbė e tė tjerė, sesa shqiptarė. Nė shkollė tė oficerėve ka pak shqiptarė, se kėtu vijnė ata qė kanė shkollė. Por, edhe kur dal nė rreth tė ushtrisė, gjej shqiptarė dhe rri me ta, edhe pse shpesh mė qortojnė: "Mos rri me shqiptarė, se mė lehtė e mėson gjuhėn serbishte!". Ē’tė bėj, po mė duhet t’i kėrkoj e tė rri me ushtarėt shqiptarė, se po ēmallem me ta. Ju, si jeni: babai, ti Durim, mixha Ramė, si dhe fėmijėt?
    U bėj tė fala,
    Artiani nga Demir Kapia!
    P.U. 84097
    Demir Kapi - Maqedoni

    Letra tė shkurtėra shkruante Baci, sa ata dyshonin se nuk ua kisha lexuar deri nė fund. Im atė shpesh i hapte sytė dhe pyeste:
    - A s’ka mė, a? Eh, bėrllogu i thiut, po pse s’ka shkruar edhe pak mė gjatė!? - dhe sakaq mbyllej biseda rreth letrės qė lexoja.
    Ulesha nė fund tė cergės sė odės, sa i gėzueshėm aq edhe i hidhėrueshėm qė vėllai s’ma kishte pėrmendur emrin. Apo, mos vallė s’e dinte se kisha mėsuar shkrim-leximin nga abetarja qė kushedi nga erdhi, po edhe nga ajo qė e kishte sjell ai nga Shqipėria?
    Si ēdo njeri qė pėrpiqet t’i ēelė udhėt e jetės, mė thotė njė mendje, nė qėndrimet jetėsore dhe shkollore isha kėmngulės. Kjo udhė sa mė ka shpėtuar, por shpesh tagėr tė lartė i kam paguar! Kur ndokush mė qortonte pėr udhėn qė kisha marrė, e kjo ishte selitja prej Vitakut pėr nė Prishtinė, shumė veta, lėre qė s’mė qortonin nder sy, por kudo qė shkonin e merrnin nė shėnjestėr punėn time, qeshnin me gojė nė grusht! Sikur t’i kisha porositur qė tė ms qanin hallet, ajo do t’u pranohej, por as qė i kisha shqyrtuar kėto lėvizje me ta. Ata, me gjasė, hanin bukėn e vet dhe mbanin hallin tim, apo mos fare s’ishin tė zotuar qė tė shkojnė mbas njė hullie tė re. Kur merrej nė bisedė qyteti, shpesh i dėgjoja shpifjet:
    -Paj, s’ėshtė qyteti pėr ta. Oh, i mjeri ai Bardh me kėnd do tė marrė udhė pėr atje! Lėre qė s’ka grua, por ēfarė do t’i bėjė nėnės! Ajo s’i shkon mbrapa. Ta lė nėnėn kėtu nė Vitak, njė ditė do tė dalė me strajcė e shtagė nė supe sikur Shabanurka e tė kėrkojė ndonjė duek misėr apo grurė.
    - Ja ē’bėnė djemtė e atij Veliut, qė mori pjesė nė katėr luftėra? - ngurronin tė tjerėt, duke mos u pajtuar qė tė hapen shtigje tė reja. - Asgjė! Nėnėn e lanė nėpėr dyer tė hallkut, e qe pėr ēka ka lufuar e punuar ai. Djemtė ia humbėn edhe kėtė truall qė e mbrojti me gjak e me lak...!
    Tigri
    Tigri
    Anėtar Veteran
    Anėtar Veteran


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Cancer
    Numri i Postimeve : 752
    Mosha : 40
    Vendndodhja : Ne zemer te xhungles
    Profesioni : sekret
    Pikėt : 302
    Vlersuar : 9
    Data e Regjistrimit : 18/09/2008
    Humor : tere diten

    HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPĖRI (Roman) Empty Re: HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPĖRI (Roman)

    Mesazh nga Tigri Mon 24 Nov 2008, 13:22

    SHKOLLA - LULE E NJERĖZIMIT

    U pėrhapėn shumė lajme, tė qena e mė shumė tė paqena, e sa pėr lajme tė mira pėr udhėn qė do tė merrja, atėherė as qė mė shkonte nder mend se do t’i dėgjoja thashethemet! Fshatarėt janė tė tillė: ēdo fill tė njė pune tė re, duke mos pasur mundėsi qė ata tė ecin me kohėn, pėrpiqen t’ia vėnė tėndėn, por me kėtė s’e dinė se veten e kthejnė mbrapa. Askush nuk mė mbronte, madje me njė fjalė goje: "Ore, shikoni punėt tuaja, se Bardh Mulaj adhuron shkollėn. Shkolla pėr tė dhe fėmijėt e tij ėshtė lule e njerėzimit. Ai u shkollua nė kushte shumė tė vėshtira e bijtė e bijat e tij do t’i shkollojė mė lehtė. Shkollė ka edhe kėtu, por atje nė Prishtinė ka shkolla mė tė larta. Mirė e ka, se kėtu te ne, shpesh ia ngjesim bishtin atij qė s’e ka, dhe ia heqim atij qė s’dėshiron ta heq kurrė!". Lėre qė s’e kisha babanė tė mė pengojė, por mė ishte bėrė flastėr edhe mixha Ramė:
    - Ore, ky farė Bardh Mula, a sheh ē’ėshtė duke bėrė? Do ta shes edhe kėta tokė. Thotė se gurėt e shtėpisė i ka nxjerrė e paguar nė Pėrēevė, landėt pishe pėr shtėpi i ka blerė nė Rugovė. Po kjo ėshtė gėnjeshtėr e tij. Ku ke parė ti tė barten gurė e landė pėr shtėpi prej Pėrēeve e prej Rugove, e tė ndėrtosh shtėpi nė Prishtinė? Mac!, i thonė kėsaj pune. Madje, ku ke parė ti tė marrė mjeshtėr nė Likofc e tė ndėrtojnė shtėpinė e tij nė qytet?
    Isha bėrė njė: si tė dėgjoja se flisnin keq pėr mua, apo edhe mirė, udhėn time shpesh e masja dhe e shikoja si nė pasqyrė ditė e natė. Ishin kohė tė vėshtira, mė thoshte shpesh njė mendje. Vrisja mendjen, ecja ngadalė, pėrgjoja atė qė as s’mė ikėn e as s’mė afrohej aq pahetueshėm. Isha pėrbetuar qė tė mos e gėnjeja veten dhe tė tjerėt. Kudo qė shkoja sikur merrej nė thumb tė qortimeve puna ime. Kjo mė ishte bėrė udhė e jetės... Sa mė tepėr qė flitej pėr mua, pėrpiqesha tė ik nga orbita e bisedave, dhe futesha nė botėn time, qė shpresoja se do tė mė ēelė udhė tė re...Derisa tė tjerėt bėnin plane me gojė duke mos u zotuar nė veprime, unė tė gjitha i kisha shėnuar nė letėr. Kushdo qė pėrpiqej tė mė pengonte nė udhėn e ndėrtimit tė shtėpisė nė qytet s’e adhuroja as pėr mik e shok. Mė ishin bėrė mendje e kokė, shtėpi, bredhje qė askush s’dėshiroja ta pėrjetojė kėtė...
    Ditėt kapėrcenin. Parandjenjė e mynxyrshme krijohej e pėrpiqesha t’i shėroja plagėt e jetės sė tė tjerėve, qė mė pėrcjellnin edhe mua.
    Tigri
    Tigri
    Anėtar Veteran
    Anėtar Veteran


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Cancer
    Numri i Postimeve : 752
    Mosha : 40
    Vendndodhja : Ne zemer te xhungles
    Profesioni : sekret
    Pikėt : 302
    Vlersuar : 9
    Data e Regjistrimit : 18/09/2008
    Humor : tere diten

    HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPĖRI (Roman) Empty Re: HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPĖRI (Roman)

    Mesazh nga Tigri Mon 24 Nov 2008, 13:22

    TĖ TILLĖ JEMI NE…

    Ishte verė. Tė korrat veēsa kishin filluar. Atėherė, sė pari nė Vitak kishin ardhur makinistėt me kombanja nga Serbia. Lagja jonė ishte gėzuar shumė qė arritėn makinat, ishin gėzuar edhe gratė, vajzat e djelmoshat qė duhej me javė tė korrnin e tė shijnė me kuaj e me qe grurin, elbin, tėrshėrėn, thekrėn, urovin... Tash ishte bėrė njė punė e madhe. Nė Ograxhė, pėr herė tė parė u vendos kombanja nė Rrafshinė tė Balit Hajriz. Isha nė atė lloj feste. S’kishte rėndėsi ajo qė kombanjerėt ishin serbė, as qė bėnte kush fjalė pėr kėtė. Punėt kishin nisur mirė dhe mbarė, thoshin fshatarėt. Ata as qė e bėnin ēėshtje punėn e ujemit qė merrnin nė atė kohė, ishte shumė apo pakėz! I dėgjoja se thoshin: "Ore i kanė hak, posi. Vetėm gjysma e grurit tė na mbetet ne, ėshtė mjaft qė s’i mundojmė robtė e shtėpisė!" Vishesha pak mė mirė se tė tjerėt. Nėpėr dhėmbė i dėgjoja se flisnin: "Kėtij qytetarit edhe sikur t’i bie hunda nė tokė, s’kėrruset ta marrė! Hundėn e mban lart, ky!". Mė thoshin nė mėnyrė tė hapėt, por as qė i vėja nė pullė thashethemet e tilla. Kisha punė mė tė menēur se fjalėt e tilla. Shpesh vrisja mendjen time: "Po, vallė, nga janė duke dėgjuar kaq shumė pėr mua? Mos ime ėmė, duke ma qar hallin tim, po rrėfehet para tyre? Oh, edhe ajo nėna ime, ē’hoq prej fjalėve tė kėtij fshati! Edhe mė parė kur pata shkuar nė Gjimnazin e Prizrenit desh tė ēmendej. I thoshin se njė djalė qė pate, ta ndoqen postorqtė e ti mbete nėpėr dyer tė hallkut! Pastaj e frikėsonin se atje s’kishim bukė pėr tė ngrėnė, as veshmbathje... Kushdo qė vinte nė shtėpinė tonė, sikur ishte i porositur qė tė shpif diēka pėr mua, dhe nė dėm tė nėnės.
    Im atė atėbotė ishte nė burg. Po tė ishte ai nė shtėpi, tė gjitha pėrpjekjet e mia do t’i mbulonte. Nė mos asgjė, mjafton se do t’ua thyente nė rezė sa bindje tė gabueshme, sikur atėbotė kur nė Broboniq e pyetėn pėr vėllain tim:
    -Veli, a po tė ndihmon Aritani nė qytet?
    -Po, edhe shumė, besa! - iu kishte pėrgjigjur ai miqve.
    -Po, ēfarė tė ndihmon?
    -Ai m’i ka hequr gjashtė lugė nga sofra. A ndihmė e vogėl ėshtė kjo, a?
    Ata kishin qeshur me kėto pėrgjigje tė babait, por tash po e shohin ata se ē’u kishte thėnė. Kisha bindjet e mia, se fshatarėt vonė zgjohen, dhe ēdo gjė tė re, lėre qė e sarkatizojnė, por edhe bėjnė pėrzierjen e shpifjeve tė vjetra me sosh mė tė reja. Atėbotė im atė as qė pėrkulej para njerėzve qė s’mund ta parashihnin jetėn e tyre.
    - Ka tė tillė qė nuk shohin mė larg se hunda e vet! - sikur pėrpiqej ati tė mos bėheshim viktimė e kohės. Larg merrte erė ai. Ndoshta pse ishte i dalur, thonė tashė e mė parė as qė pėrmendej menēuria e tij. Tė tillė jemi ne! Shpesh pėr njė plesht e djegim jorganin, dhe pse mbesim pa jorgan, as qė ēajmė kokė. Mjafton se njėherė i japim teh tė gabueshėm punės sė tė tjerėve e pastaj me atė kah prejmė mbrapsht njė kohė tė gjatė...
    Dita e dytė e tė shirave tė grurit me makinė mė kishte gjetur nė Ograxhė. Ishim nė radhė edhe ne, por atė vjeshtė me shi, unė s’arrita tė mbjellė asnjė kokėr grurė. Ata sikur ma qanin hallin se do tė mbetesha pa bukė, pastaj ky ėshtė njė hap i gabuar i Bardhit, dhe ēfarė tjetėr...? Makina shirėse vjellte tym e byk. Shikoja ē’po ndodhte me grurin e fqinjėve tė mi. Kishte edhe tė tjerė qė shikonin e fare s’punonin asgjė, por theksi ishte vėnė vetėm te unė: si sorollatesha me duar nė xhepa, ēfarė flisja e ēfarė prisnin tė dėgjonin prej meje. Kur mendoja se do tė kisha njė qetėsi, arriti njė letėr nė emrin tim. Posa e hapa tė gjithė ata tė mitė mė shikuan me kureshtje, dhe mezi prisnin tė merrnin vesh se ēfarė po ndodhte me mua?! Ishte ky njė telegram qė kishte arritur nga posta e Pejės, nė adresė time. Nė tė pashė tė shkruar:
    - Bardhi, eja sa mė parė nė Pejė. Me vete merr edhe tė holla!
    Ata e panė se isha i prekur, por s’e shprehja dot atė fshehtėsi.
    - Njė telegram!...- tha Bardhi me njė zė tė ulėt dhe si mėdyshas.
    - Po, po, ti me telegrame je duke punuar. Ku do tė ēojnė ato...? Je duke ia bėrė fikes me sy, ej! - sikur i dėgjoja fshatarėt qė shpesh mė flisnin dhe sikur hungėronin!
    Por, mjafton se kėto mendime tė tyre ishin thadruar nė shpejtėsi e shpesh duke u motivuar prej tė tjerėve, qė me gjasė s’kishin punė mė tė rėndėsishme dhe me peshė e merreshin me punė tė kota. Tė tillė ishin bėrė fshatarėt e mi, atė vjeshtė. Sikur fare nuk do tė mbjellnin asgjė... Kotėsia e tyre shpesh mė therrte nė zemer, e aq mė tepėr, kjo e bėnte nėnėn dhe Norėn helm, sakaq nėna me arsye apo pa arsye shpesh i hidhej nė qafė gruas:
    -Po ti, moj fisnike, a sheh se i kė dhėnė krah burrit e po do tė na fishkėllosh tė gjithėve prej kėtij trualli. Vendin e bėjnė tė mirė njerėzit e vendit, e kush do ta meremetojė kėtė vend po qe se im bir braktis Vitakun e shkon nė Prishtinė? Qyteti s’ėshtė pėr ne, moj bijė. Atje, thonė se ēdo gjė ėshtė mė para. Ku do tė marrėsh ti para atje? Je mėsuar kėtu me lopė e dhen, ke qumėsht, ke bukė, ke ēdo gjė pa para, vetėm puno...
    Nora shpesh mė ankohej se kishte rėnė nė sitė e shoshė tė papėlqyeshme tė mjedisit. Fjalėt qė i dėgjonte ajo pėr jetėn, mund ta kthenin edhe nė shtėpi, e ta lėmė krijimin e familjės sė re. Ishin kėto ditė tė vėshtira. Nė ēdo hap tė jetės bėja ēmos qė ngadalė, me maturi dhe menēuri t’u ik fėrkimeve, dhe tė dalė prej fshatit pa ferrė nė kėmbė. Ngado qė shkoja, edhe kur s’e kisha ndėrmend fare tė bisedoja pėr udhėn time, dhe tė asaj familje, qė mė kishte mbetur pas vdekjes sė babait, njerėzit pėrpiqeshin tė mė ftohnin. Por, e kisha bėrė mendjen turjelė. Sa i pėrket orientimit tė tillė, as qė dėshiroja tė mė dalė ndokush pėrpara.
    Njė mbrėmje tė asaj vjeshte, kur isha duke e lexuar e pėrfunduar romanin qė ma kishte sjellur dorė pas dore, njė shok, por qė s’kishte ballinė, e as vetė s’ia dija titullin e as emrin e autorit, erdhi Nora nė dhomėn time. Ajo sikur hetoi se isha nė mendime tė thella, hapi derėn ngadalė, u ul nė skaj tė shtratit, mė shikoi padjallėzueshėm, dhe shtoi:
    - Bardhi im, Bardhi! - tha ajo dhe ngrita kokėn e sa faqe tė romanit mė mbetėn nė harresė. - Qesh te Arifajt dhe si nėpėr fije tė shpatės, tė futen ty dhe mua. Folėn se atje ku do tė shkosh do tė vuajmė nga uria, folėn se qyteti s’ėshtė pėr ne tė fshatit, folėn se ti atje s’ke gjetur vend tė punės sė mėsuesit. Sa veta ishin gėzuar qė po shkojmė nė Prishtinė dhe mė s’ua thėrret vajzat e djemtė nė shkollė. Tė qortoj edhe tezja Ajete, qė ia kishe ngelur Ahemtin. Nisėn edhe sa gra tė flasin keq, sa gjatė notimit, ua ke hėngėr hakun nė mėsime, e ē’u erdhi nė gojė, folėn e ē’folėn!
    Tigri
    Tigri
    Anėtar Veteran
    Anėtar Veteran


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Cancer
    Numri i Postimeve : 752
    Mosha : 40
    Vendndodhja : Ne zemer te xhungles
    Profesioni : sekret
    Pikėt : 302
    Vlersuar : 9
    Data e Regjistrimit : 18/09/2008
    Humor : tere diten

    HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPĖRI (Roman) Empty Re: HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPĖRI (Roman)

    Mesazh nga Tigri Mon 24 Nov 2008, 13:23

    UDHĖ ME FLIJIME

    Romanin qė kisha lexuar dhe pėrfunduar, sikur e harrova dhe as qė desh t’ia rrėfeja Norės pėrmbajtjen e tij. Shpesh ishte mėsuar ajo qė kur binim nė shtrat, ia rrėfeja njė pjesė tė asaj qė kisha lexuar. Kėsaj radhe ajo s’qe aq e disponuar. Qė nė fill tė romanit shihej se iu kishin shqyer fletat e para, dhe nga vjetėrsia dhe zhubravitja, shihej se ishte bėrė letra e dylltė. Kureshtja pėr tė lexuar libra ishte e madhe. Por, edhe sikur ta pyesja dikėnd pėr shkrimtarin, ishte kohė kur kėrkoheshin ata qė lexonin, se ē’shkrime e ē’shkrimtarė i lexojnė, qė t’i thurnin ndonjė grackė. Kishte libra qė qarkullonin me vjet e s’hetoheshin se lexoheshin prej dikujt, por kishte tė tilla qė posa shpėrndaheshin nė lexim, merrej vesh se nė dorė tė kujt janė? Kohė e librave!, thosha atėherė. U ndala dhe mė duhej t’ia sqaroja Norės pikėpamjet jetėsore.
    -Shiko kėtej, moj Nora ime - i tha Bradhi.. - Jemi pajtuar qė tė dy sė bashku tė marrim udhė pėr nė qytet. Unė kam menduar herėt pėr kėtė, S’ėshtė kjo punė qė mund tė bėhej aq shpjet. Po, pse kursyem para ne: pėr tė krijuar jetė nė ndonjė vend tjetėr. Atje e krijojmė vetveten. Sa pėr nė Runikė e nė Rakosh mund tė vijmė kur tė do ajo zemėr. Tė bėjmė njė hap mė tė madh, dhe tė sigurt. Tė kam thėnė se udha jonė ėshtė me flijime, por e sigurt. Nuk do tė shkel parimet e askujt, por edhe kėto tė miat do t’i vė nė binarė. Dėshiroj qė treni ynė i jetės tė mos fėrkohet me asnjė tren tjetėr. Pse tė ndeshen trenat e jetės sonė. Le tė udhėtoj treni i tjetrit nėpėr binarė tė vet, por edhe ky yni. Tė bėjmė ndonjė fėrkim e tė pėrmbysen trenat tonė, a? Ē’fitojmė me kėtė? Ē’fiton edhe ai me trenin e tij qė ndeshet me kėtė tonin? Nuk ēahet pisha me gjilpėra! Udha jonė ėshtė duke i marrur flatrat...
    Kapėrcyen shumė vjet qė kur e kisha lexuar romanin pa ballina. S’ishte ky i pari, as i mbrami. Kapėrcyen edhe shumė ujėra tė trubullt dhe tė freskėt nėn urė, dhe befas, njė ditė pashė njė libėr me ballina te njė shok imi. Nga kureshtja sytė ia qepa librit, dhe m’u desh ta marrė nė dorė pa e pyetur. Pashė se ishte i njėjti roman i zgjyrosur qė kisha lexuar herėt. "Marsejasit" ishte titulli qė fat se lexuesit e kujdesshėm ia kishin ruajtur. As qė desh tė them gjė pėr pėrmbajtjen e romanit. Mendja mė thoshte: kohė e kapėrcyer, kohė e lyer dhe e ngjyer...
    Tigri
    Tigri
    Anėtar Veteran
    Anėtar Veteran


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Cancer
    Numri i Postimeve : 752
    Mosha : 40
    Vendndodhja : Ne zemer te xhungles
    Profesioni : sekret
    Pikėt : 302
    Vlersuar : 9
    Data e Regjistrimit : 18/09/2008
    Humor : tere diten

    HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPĖRI (Roman) Empty Re: HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPĖRI (Roman)

    Mesazh nga Tigri Mon 24 Nov 2008, 13:23

    UDHA E JETĖS

    Udhės, duke u kthyer prej Pejės pėr nė Prishtinė, mė bėhej se koha kapėrcente sa ēel e mbyll sytė. Isha futur nė njė botė kujtimesh. Ēdo vrimė nė veturė, sikur mė cyste tė njoh diēka mė tepėr seē kisha menduar mė parė. Isha zgjuar herėt, dikur rreth orės 5,00. Xhaviti dhe Veliu ishin nė gjumė tė thellė. Pėrpiqesha tė mos bėja zhurmė. Zhurma e mėngjsit pėr ata qė s’merren me punė krijuese, s’ėshtė fare e dėshirueshme. Shqetėsimet s’dėshiroj t’ua ngarkoj tė tjerėve. Kjo punė ėshtė me teke, por edhe botė interesante. As vetė s’e di se kur mė vijnė frymėzimet. Kjo ėshtė enigmė nė vete. Pėrpiqem t’i njoh gjėrat, por shumėkohė edhe t’i pėrsias. Mendoni se asgjė s’kam shkruar kur isha nė Vitak.? Njerėzit thoshin se ky u bė rishtas banorė i pėrhershėm i fshatit. Kthimin tim tė pėrkohshėm nė fshat e bėnė alarmues! Pse bėhej kaq shumė fjalė, as vetė s’mund tė bėja njė analizė tė hollėsishme. Ēdo lėvizje pas kthimit, sikur e shikoja pėrciptazi. Mė kujtohet njė rast, kur gjatė fillit tė njė vjeshte me shi, kur arrita me Norėn nė Vitak, duke kapėrcyer nėpėr Kungullar, sikur na kishte parė larg halla Lifė, gruaja e Balit Hajriz, doli nė shkallė, te ajo dardha kokėrvogle, dhe na qortoj:
    -Po, ē’po u duhet fshati mė? A iket njėherė? Tash, ē’po dėshironi kėtu? A shihni ēfarė balte nėpėr kėtė udhė?
    Nora dhe unė heshtem. S’e di pse s’na pėrshėndeti halla Lifė e Balit Hajriz? Po, tė mė kishte thėnė kėshtu Bali Hajriz, kushedi se ēfarė do t’i thosha. Grua ėshtė ajo, mė thoshte njė mendje. Por, kur ajo nguli kėmbė qė me ēdo kusht tė mė ftoh nga vendlindja, sikur mė pėlciti njė dell nė lulė tė ballit.
    -Oj, hallė, vendi yt po tė ngreh. - Kėtu u linda, kėtu kam edhe njė degė tė famlijes sime!
    Pastaj halla Lifė mė kishte dalė nė krah tė djathtė, nisi tė mė lėmojė, e Nora e shikonte me kureshtje, nė heshtje.
    - Pasha dheun e asaj nėne po tė mund t’i shoh tė ndarė Zeqirin me Sadikun, edhe sikur tė vdes, nuk shkoj me mall nė atė botė - tha ajo. - Mirė qė ka mbetur ndarja...
    Ajo me njė shtagė nė dorė preku gardhin e arės, pastaj u shty pakėz, dhe sikur prapė nuk desh tė tėrhiqej nė atė qė ma kishte thėnė nė prani tė Norės, shtoi: "Hajt, hajt, se qytet po lypni ju, na i keni pizatė edhe kėto rejat tona se...?"
    Ēfarė mė dukej kjo kohė? Isha bėrė si hije, apo ndaj atyre qė me ēdo kusht pėrpiqeshin tė m’i thurnin planet e mia jetėsore. Nė mendje bluaja gjithfarė mendimesh. Kjo ishte njė aksiomė jetike, dhe kėshtu me gjasė kapėrcente edhe nė atė gjeografike. Aksiomė pas aksiome, dhe gjithnjė frynin erėrat e tilla, qė edhe gjėrat qė i kishte vėrtetuar koha, bėheshin pėrpjekje qė tė luhatėn, dhe t’ju zihet fryma..
    Vargmalet e Alpeve Shqiptare i shihja nga Kodra e Vitakut, por nga Peja mė afėr. Dhe i pyesja njerėzit qė ndodh se pėrditė i kanė parasysh:
    - A janė larg Bjeshkėt e Nemuna?
    - Jo, edhe aq larg! - mė pėrgjigjeshin.
    Tigri
    Tigri
    Anėtar Veteran
    Anėtar Veteran


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Cancer
    Numri i Postimeve : 752
    Mosha : 40
    Vendndodhja : Ne zemer te xhungles
    Profesioni : sekret
    Pikėt : 302
    Vlersuar : 9
    Data e Regjistrimit : 18/09/2008
    Humor : tere diten

    HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPĖRI (Roman) Empty Re: HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPĖRI (Roman)

    Mesazh nga Tigri Mon 24 Nov 2008, 13:24

    NDARJA

    Askush s’mė arsyetonte as qė mė kuptonte nė lagjen time sesi e pata pritur ndarjen mė vėllain e madh, Durimin, kur befas pashė se nė oborr tė shtėpisė ishin grumbullar enėt, ato pak pjata, lugė e tepsia qė mezi patėm arritur t’i blejmė pas ndarjes me mixhėn Ramė. Ndarja e parė e shtėpisė sonė qė atėherė ishte nė zė, por qė nė pėrmbajtje s’ishte aq e ngritur, ishte bėrė nė pranverė tė vjetit l947, kur ishte kulmi i krizės sė bukės. Ishte pranverė. Vetėm mbaj mend se hithrat dhe lakrat kėrkoheshin nėpėr ēdo skaj tė fshatit. Buka rrallė qitej nė sofėr. Qumėsht tė bagėtive kishte mjaft. Kullosat atė pranverė me shi kishte me bollėk, qė ime mė, pėr fat tė saj, ishte baēicė e shtėpisė. As qė e deshen qė ajo tė bėhej baēicė, por rasti e vu nė atė vend, dhe mixha e vėllai i madh, s’mund tė pajtonin me kėtė ndryshim qė ishte bėrė nė shtėpinė tonė. Sa pėr raporte qė u krijuan, ndoshta pikėrisht ato ndikuan qė edhe tė bėhej ndarja. Zatėn, kur bėhej ndonjė ndėrrim nė famlije, shpesh burrat i bėnin fajėtore gratė…! Durojnė gratė e fisit, gjithēka durojnė ato tė shkreta!, thoshte ime ėmė. Preken ēėshtjet e familjes, dhe pėr t’u fshehur meshkujt pas veprimeve tė kėqia, janė mėsuar tė shprehen: "Po, a sheh se ē’bėn ata tė Veliut? Ranė gratė dhe i ndanė! Vėllazėria si tė martohen ndahen, po ēka?... Ku ke dėgjuar ti se vėllazėria janė ndarė tė pamartuar?" Kėsaj radhe, fajin pėr ndarjen e familjes sonė ia shkarkuan nėnės sime, e as qė bėhej fjalė, se me njė grusht miell qė e pėrziente me njė majė tėlyni, ajo mezi e mbaronte atė fasule kėllirė. E di luga, ē’ka vegshi, thoshte ajo shpesh, dhe kur shihte se luga s’kishte peshė fasuleje, por mė shumė ujė, pėrpiqej t’i mbulojė tė gjitha pakėnaqėsitė e anėtarėve tė familjės me nga njė galare fasule nė pjatė.
    -U ndamė, Bardh! - mė tha Nora, kur hyri nė dhom ė tė fjetjes, e s’mund tė ndahesha nga leximi i romanit "Kasolla e Xha Tomit". U ndala dhe e shikova gjatė oborrin, dhe pashė se Nora dėneste. Dėnesja edhe unė. Sa lotė mė kishin rėnė mbi ato fletė tė romanit. Do tė mė qortojnė shokėt kur do t’i shohin lotėt e mi, dhe mjafton se nėpėrkėmbėsit, mund tė mendojnė se kam qar pėr personazhet e romanit. Tash isha bėrė vetė i tridhjeti, tė qaja pėr ndarjen tonė, apo pėr sukseset dhe pėsimet e personazheve nė romanin qė e kisha pėrfunduar sė lexuari. Shikoja prej dritares sė dhomės sime prej dyerve tė oborrit, kurse sytė mė ndaleshin nė fytyrėn e babait, tė vėllait dhe tė mixhės Ramė. Ia masja tim eti edhe frymėn, e vėllait me mixhėn Ramė s’mendoja t’u flisja, se do tė mund tė mė shpifnin: "Ti e prure punėn qė tė ndaheni! Ti e prishe shtėpinė, se desh tė dalėsh nė qytet. Pa, hajt e shko tash nė qytet. S’ka kush qė t’i mbulojė punėt tuaja. Kushedi, a tė pranojnė sheherlitė e moēėm? Mė dhimbsen pleqtė se ti: punė kėrkove dhe gjete!"
    Asnjėherė s’kisha biseduar me tim atė se do tė bėnim njė punė tė tillė. Njė mbrėmje, kur tė gjithė u mblodhem nė shtėpi, isha thelluar nė mendime pėr kohėn qė mė priste. As qė mė thoshte mendja t’i ankohesha tim eti. Isha bėrė helm, sesi ndarja m’u gjend nė ditėt mė tė vėshtira, kur pas gjashtė vjet nė arsim, mė duhej tė vazhdoja mėsimet nė Shkollė Normale. Vjeti i ri shkollor, i kisha treguar tim eti, do tė mė gjejė nė banka tė shkollės. Ai ishte gėzuar shumė qė kisha marrė udhėn e shkokllimit. E dinte se shkollimin e kisha ndėrprerė pikėrisht nė kohėn kur ai ishte burgosur. Dhe, pa farė kushtesh pėr jetė dhe mėsim, u ndala prej gjimnazit. Mė dukej se edhe im atė e kishte marrė vesh herėt, se unė s’isha mė nė shkollė.
    Mbrėmbjen tjetėr, kur pas ndarjes bisedohej me tė madhe pėr udhėt e jetės sonė, s’mund tė durohesha dhe nisa ta shpalos njė pjesė tė jetės sime:"Shiko baba, tė kam thėnė se sėrish jam regjistruar nė Shkollė Normale, por po shoh se pas ndarjes me vėllain tim, s’do tė kam mundėsi e kushte qė ta vazhdojė shkollėn. Kush do tė punoj pėr ju, pastaj pėr fėmijėt dhe gruan time? A sheh se ndarja na gjeti tė varfėr, qė tė dy anėt u varfėruam...?"
    Im atė u gjend shumė i prekur. Ai nxor kutinė e duhanit, e dredhi atė cigare tė duhanit nė shpejtėsi, dhe kur shkrepi me bricė dhe uror, pashė se pjesėn ku duhej ta ndez, e futi nė gojė, dhe s’e hetoi fare. Pastaj e ndezi cigaren dhe e ngrehi atė tym duhani me njė nervozizėm tė pashpiegueshėm.
    -Bardhi im! Unė s’do tė bėhem shkaktar qė ty tė ndalė nga shkolla. Do tė shkosh nė atė shkollė dhe pikė. Unė do ta shes edhe kėta tokė dhe do tė mbaj veten, ty, fėmijėt dhe gruan. Tė priftė puna!, - uroj ai dhe u fut nė botėn e tij.
    - Eh, sikur tė dija e tė ndaheshim kur qesh mė i fortė - pėrsiati ai.
    - Po, edhe tash je i fortė, baba - ia prita thekshėm. - Ē’po tė duhet fuqia mė? Tash jam unė...
    - Mė duhej edhe pak fuqi sa pėr ty, e veten e kam harruar herėt!" mė pat thėnė ai.
    Valėt e Radio-Tiranės mė kthejnė nė vitet kur shpesh i dėgjoja nė tranzistorin "Nikolla Teslla". Kur s’e pari e pata lėshuar nė oborrin tonė, tė asaj shtėpisė sė vjetėr, qė ishim ndarė, ai kishte qėlluar te mixha Ramė. Kur arriti nė atė prapshtinė e oborrit, ndėrsa zėri i radios dėgjohej, ai shtoi:
    - Po, kjo radio s’do bagla tė bagėtive. Po, kjo s’do as tokė? S’e di, or biri im, ē’po mendon ti kėshtu?
    Nė kėtė ēast i kėputa valėt dhe rashė nė botėn e kujtimeve. Njė mendje mė thoshte se tim eti ia paska ndėrruar dikush mendjen. Dyshoja mos ia kishin pėrqeshur shkollimin tim? As qė mund ta shpreh kureshtjen e rrethit tė ngushtė. Heshta. Radio-Tirana atėherė jipte lajme. Ato i dėgjoja rregullisht, por frikėsohesha t’ia rrėfeja babait. Mezi prisnin tė dėgjonin diē ata tė lagjes, e sa pėr Lutė Bishanrėn, e dija, dhe ruhesha tepėr. Madje, edhe kur vinte nė odėn tonė, s’i jepja shenjė se po dėgjoja ndonjė emision tė radios.
    Shoh se ku dhemb dhėmbi shkon gjuha, dhe ia nisa te paraja. Nė ēast m’u kujtua njė shprehje qė kisha shėnuar nė Ulqin, para tridhjetė vjetėsh, nė bisedė me Hysni Mollabeqirin. Ishte fjala pėr paranė dhe ata qė shpejt i ngriste paraja. "Para, para tė hėngėrsha mutin, si e bėre aga ēifutin" pėrsėriste ai kėtė thėnie tė moēme. Kur i shėnoja fjalėt e tilla, gruaja e tij, Zyla, qeshte, dhe mė thoshte:"Po, vallė ē’bėn ti me kėto fjalė? Ka shumė fjalė te ne" mburrej ajo.
    - Mė duhen, moj zonjė, qė t’i fus nė libra dhe pastaj ato t’i pėrhap kudo qė flitet gjuha jonė - i thashė asaj dhe kėshtu shpesh nė ballkon tė tyre s’lente gjė pa shėnuar. Nga ky ballkon i shtėpisė sė Hysni Mollabeqirit kisha shėnuar edhe njė pjesė tė bisedės, qė kur e patėm marrė nė shėnjetėr punėn e tepricave tė drithit nė Vitak, dhe kur bėhej fjalė se ne e kishim fshehur drithin, po edhe kėshillat e fshatit s’i kishin regjistruar tė gjitha arat qė i kishim mbjellur me grurė, thekėr e tėrshėrė. Thoshin atėherė se natėn, nėpėr dritė tė hėnės, tokėn tonė kishte ardhur ta mas Jovan Lepoviqi, shef i seksionit tė pyjeve nė Skėnderaj dhe se atij i kishte ndihmuar Lutė Bishanra, qė s’kishte tė njehur saherė ia kishim shtruar sofrėn me tė mirat qė kishim. Tėrė kėtė bukė qė kishte hėngėr ai te ne, me gjasė e kishte harruar dhe shkelur, edhe pse nuk kishte kush qė tė mund ta shkoq prej nesh. Lepoviqi e kishte matur tokėn tonė nėpėr dritė tė hėnės, dhe kur kishte shkuar nė Skėnderaj, kishte raportuar se toka jonė ishte fshehur, dhe se duhej tė merreshin masa ndėshkimi ndaj vėllait qė ato ditė ishte vendosur nėpunės i tepricave tė drithit nė rrethin e Drenicės. Masat qė morėn ndaj vėllait s’u hetuan mėnjėherė, por pasi kapėrcyen aksionet pėr grumbullimin e tepricave, atė e larguan nga detyra dhe e dėrguan nė punė nė Prishtinė. (Ketė ia kisha rrėfyer para sa vjetėsh Bacit nė Ulqin, nė atė ballkon ku era e detit mė bėhej se mė jipte forcė).
    Radio-Tirana sikur me ato kėngė qė emetonte pėrpiqej tė mė shkėpus nga puna. Kur e mora nė shqyrtim arėn time, m’u kujtuan edhe dėrdėllisjet e ca politikanėve serbė dhe shqiptarė, qė kur flitej pėr ndihmat me drithė, pa fije skurpulli, lėshonin gjuhė:
    -Ne, pas luftės i dhamė Shqipėrisė kaq e kaq tonė grurė, ne pas luftės i ndihmuam asaj Shqipėrie qė tė mėkėmbė industrinė, ekonominė, ne i patėm ndihmuar edhe nė organizimin e LNĒ-sė, ne me Shqipėrinė jemi miq tė vejtėr - dhe mė thotė kjo mendje se ēdo gjė ishte nisur me fjalė dhe nė letėr, e askush s’u gjend qė nė atė kohė tė ngris zėrin kundėr njė propagande gėnjeshtare.
    -A sheh, vėlla, - i tha Bardhi Bacit nė atė ballkon nė Ulqin - ē’bėn mashtrimi. - Kur i ka ndihmuar Serbia Shqipėrisė me bukė? Kurrė! Po tė mundet ia merr edhe ata qė kanė rujatur shqiptarėt nėpėr hambarė dhe ua bėn mė zi se ne kėtu?
    Ai vėshtirė i pranonte kėto vlerėsime tė mia. Mirė e kishte, po edhe mirė s’e kishte. Ishte kohė kur korbi qė kishim mbi kokė, mund tė trrallisej edhe mė... Kėshtu ishte krijuar njė filozofi e heshtjes:"Lėmoje, lėmoje, se dikur rrėzohet vetė!"
    Tigri
    Tigri
    Anėtar Veteran
    Anėtar Veteran


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Cancer
    Numri i Postimeve : 752
    Mosha : 40
    Vendndodhja : Ne zemer te xhungles
    Profesioni : sekret
    Pikėt : 302
    Vlersuar : 9
    Data e Regjistrimit : 18/09/2008
    Humor : tere diten

    HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPĖRI (Roman) Empty Re: HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPĖRI (Roman)

    Mesazh nga Tigri Mon 24 Nov 2008, 13:24

    SALLAHORKA

    Kujtesa mė treti te emri i Sallahorkės nė Vitak, njė grua e lagjes sė Letrakėve, me emrin Rahime. Askush s’i thoshte Rahime, vetėm kur gratė e Vitakut shkonin dhe e thėrrisnin nė derė tė shtėpisė pėr t’u fryrė apo pėr t’u shkrirė plumb pėr sehire, apo pėr ndonjė frikė e trandje shpirtėrore tė ēastit. Ishin mėsuar tė shkonin te Sallahorka, dhe kudo qė burrat shihnin ndonjė grua qė kapėrcente nėpėr Livadh tė Madh, hynte nė atė udhė tė arave tė mellinave qė shpiente nė shtėpi tė saj, e dinin se ēfarė halli kishin. Kur u kthenin gratė e lagjeve dhe takonin ndonjė burrė, ata si nė shaka pyesnin:
    -A te Sallahorka ishit, a?
    -Po.
    -Ani, ani, shkoni se Sallahorka po ju ndihmon ju grave!
    Kujtesa mė treti te Sallahorka, por edhe te festa e arsimtarėve dhe e popullit tė Kllodėrnicės, kur mė kishin ftuar qė tė marrė pjesė nė inagurimin e ndėrtesės sė re tė shkollės. Nė kompletin e z. Hivzi Sylejmanit, qė ua dhurova pėr bibliotekė tė shkollės, kisha shkruar fjalėt qė shqiptohen pėr kafshimin e gjarpėrit:
    "Em-shėm, vėlla! Pse mė shkele nė bisht? Pse mė hėngre nė gisht? Kush e ka frymėn mė tė xeheruar se ti? Frymatorja:huuuu!"
    Ē’mendoja t’u thosha me kėtė arismtarėve, tash as qė merrej ndokush me kėto thėnie. Ata qė merrnin pjesė nė festėn e shkollės se re katėshe, as qė kishin menduar se do t’ua dhuroja njė komplet tė veprave tė shkrimtarit Hivzi Sylejmani. Ishte kjo ditė e gėzueshme pėr mua, por edhe pėr arsimtarė e fshatarė. U tubuam njėherė nė njė ndėrtesė tė re, qė ishte pritur me vjet qė pėrballė asaj shkollės sė vjetėr, tė jetė kjo e re... Librat ua pata dhėnė atyre qė i mbledhnin dhuratat, kurse ish-mėsuesi i parė i kėsaj shkolle, Nysret Begolli, dhuroi njė komplet topa tė volejbollit. Pati edhe dhurata modeste. Por, tash po u kthehem atyre fjalėve qė i kisha shėnuar nė fillim tė romanit "Njerėzit". Kur po i shkruaja kėto mendime, mendja mė treti atje ku moti qesh nė festė, dhe nisa ta qortoja veten:"Pse vallė s’u ngrita e tė flas diēka para tė gjithė atyre qė ishin pjesėmarrės tė festės? Tė flisja me fjalė e shprehje qė i kisha shkruar si moto nė fillim tė veprės "Njerėzit", as qė do tė arrija diē, e po tė flisja me gjuhė tė njėsuar, edhe kėtu do tė mė qortonin arsimtarėt: "Ja, kėrdhelja e Bardh Mulajt do tė na shes mend. Mendon se duhet tė mbaj ligjėrata pėr drejtshkrimin e gjuhės?
    Kapėrcyen ato kohė. Tash dimė tė gjithė tė shkruajmė gjuhėn drejt mirė dhe pa gabime. Kisha pėrmirėsuar njė shkrim tė njė mėsuesi nė librin e kujdestarisė. "Besa ia pamė pėr tė madhe! Kemi ne kėtu njerėz tė menēur, tash po dinė edhe fėmijėt nė djepa!" m’i patėn pėrcjellur sa reagime tė mėsuesve tė fshatit pėr pėrmirėsimet qė i kasha bėrė. Kanė tė drejtė, them, se kaluan ato kohė kur po nė lokale tė shkollės sė vjetėr, ishim tubuar tė gjithė mėsuesit e pesė shkollave dhe para tyre mbaja ligjėratė pėr gjuhėn. Si ta shkrujamė gjuhėn tonė drejt, mirė dhe pa gabime, ishte pikėsynimi ynė?... Bėnim pyetje, pėrpiqesha tė jepja pėrgjigje, por niveli im s’kishte arritur qė ta njoh gjuhėn aq thellėsisht. Na mungonte ēdo gjė, libra tė rralla gjendeshin vetėm aty-kėtu, nėpėr duar tė njerėzve.

    Sėrish i kthehem asaj Sallahorke. Ishte njė grua qė kur kishte ardhur nuse nga Klina, bukuria e saj pėrmendej. Gjeneza e saj ishte prej lagjes sė Sallahorėve tė Klinės, dhe ē’fat pati ajo, edhe nė fshatrat pėrreth e quanin me mbiemrin e gjinisė, prej andej nga kishte ardhur. Sallahorkės iu kishte vrarė burri dhe ajo ishte kthyer pėr tė vėllain e burrit, Bitin. Atij i ra hise ajo bukuroshe. Bit mė, i vogėl dhe i humbur. "Njė pėllėmbė njeri e dy pėllėmbė seri!" pėshpėrisnin gratė e lagjes sė Maltinėve. Ishte njėri me trup tė shkurtėr, kokė petaqe.Tė vinte keq ta shohėsh me atė grua. Njė shėmtim njeri, ato rroba tė tij i kalavareshin sikur tė ishte plak me mjekėr, njė gjuhė qė fliste ai, tė ēonte mall tė njė fėmije, dhe as s’ishte i ri, po edhe as aq i vjetėr. Sallahorka kishte edhe trup, po edhe zė tė madh. Frymatorja Sallahorkė i njihte tė gjitha gratė e fshatit, por ajo ua njihte edhe burrat deri edhe farefisin... Kishte shkuar edhe ime ėmė shpesh tė Sallahorka, edhe pėr birin tim, Xhavitin, i kishte shkrirė plumb ajo, dhe djalin e kishte mbuluar me njė zavjaē tė kuq. Plumbin ia kishte sjellur tri herė rreth kokės, dhe nė fund kishte thėnė:
    - Djali ėshtė frikėsuar prej njė sendi me bisht!
    Nora mė thotė se njėmend ia kishte qėlluar Sallahorka, kur isha me nėnėn tėnde. Im bir, vėrtet, ishte frikėsuar prej pulės, dhe me atė ditė, atij sikur t’ia heq me dorė, s’ėshtė rėnė nė gjendje tė frikės. Kanė thėnė: "U tutėsh prej pulės!". Pula e ka zėrin e keq, frika prej saj, mund tė lė me rremb tė ēmendurisė... Frymatorja dinte edhe pėr kafshim tė gjarpėrit, kur i hanin bagėtinė. Ajo posa iu frynte herė nė njėrin e herė nė veshin tjetėr, kafshėt shpėtonin. Shpėtonin edhe njerėzit nga kafshimi i gjarprit kur iu frynte ajo.
    Por, edhe gjyshi im, e di se dinte t’iu fryjė njerėzve dhe bagėtive nė vesh, dhe shpėtonin. Isha pėrpjekur ta dėgjoja se ēfarė lutje kėndonte, por peshpėrtitjet e tij fare s’mund t’i kapja. Mė thoshin se lutjen pėr gjarprin ia kishte mėsuar vetėm mixhės Ramė, por qė ai kurrė nė jetė s’ėshtė lutur qė njerėzit dhe bagėtia tė shpėtojnė prej kafshimit tė gjarpėrit. Ndodh se do t’i kėtė thėnė: "O Ramė, gjyshi pot ė thotė, lutjen e gjarprit, fute shtatė pashė nėn dhe, dhe mos u mashtro nė tė!". Ēfarė qe gjyshi im atė? Ai shpesh e qortonte edhe Sallahorkėn, kur dėgjonte prej nėnės se ajo i shpėtonte njerėzit dhe kafshėt prej kafshimit tė gjarpėrit.
    -Po, po, - i thoshte shpesh nėnės,- shko te ajo Sallahorka e Letrakėve! - dhe qeshte im atė, e nėna ngulte kėmbė nė qėndrimet e saj.
    Tigri
    Tigri
    Anėtar Veteran
    Anėtar Veteran


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Cancer
    Numri i Postimeve : 752
    Mosha : 40
    Vendndodhja : Ne zemer te xhungles
    Profesioni : sekret
    Pikėt : 302
    Vlersuar : 9
    Data e Regjistrimit : 18/09/2008
    Humor : tere diten

    HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPĖRI (Roman) Empty Re: HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPĖRI (Roman)

    Mesazh nga Tigri Mon 24 Nov 2008, 13:25

    * * *
    Me kėnd zhvillonte ajo dilaog dhe kujt i drejtohej? Po tė rrah gjoks se jam specializuar pėr kėto punė, kisha drojė se do tė mė pranonin nė Institutin Albanologjik, nė sketorin e letėrsisė popullore. Dialogu qė zhvillohej ndėrmjet frymatores dhe demonit tė shndėrruar nė gjarpėr, ėshtė njė menēuri e femrės sonė. Sallahorka ka fuqi mbinjerėzore tė mposhtė kėtė demon, do t’u thosha atyre specialistėve nė Institut. Demoni ėshtė njė qenie mbinjerėzore me fuqi tė fshehtė, qė besohej se kishte nė dorė fatin e njeriut, por edhe fatin e njė famlije qė i ka shtrirė duart nga unė...
    Me Norėn kapėrcyem Udhėn e Blirėve dhe u futėm nė drejtim tė udhės qė na shpie nė shtėpi.
    - Nora, barku po kėrkon kafenė! - ia bėra me dije asaj se do tė shkonim nė shtėpi.
    Rashė tė pushoj pas tėrė kėtij kapitulli qė e krijova. Fat qė e gjeta radiostacionin e Tiranės, kėndohej njė kėngė qė s’e adhuroja dot, por shpresoja se do tė dėgjoja kėngė mė tė mirė pėr kėtė shpirtin tim; rashė tė fle dhe mė dukej se isha lodhur apo mė ishin shteruar kujtimet. Nė atė gjumė tė parė, afėr kanapesė ishte mbushur njė pjatė me peksimeta. Pashė se dy pula tė larme nisėn tė m’i hajnė peksimetat. Kisha rėnė nė kujtime tė thella, dhe kur i hetova se desh tė mė pėrzihen nė peksimeta, lėshova njė zė tė qetė, qė me gjasė po tė ishte edhe Nora kėtu, fare s’do tė mė kishte dėgjuar:
    - Ish, ish, moj pula! - dhe bėra me tre gishtėrinj nga pulat e ato ikėn.
    Mė doli gjumi dhe kėngėt nė Radio-Tiranė hetova se ishin pėr shijen time, mė tė ndjeshme se ato qė i pata dėgjuar para se tė fle.
    Isha ulur dhe mbasi erdhi Adriatiku, desh ta ndėrrojė treguesin e radiostacionit.
    -Tik, mos e luaj treguesin! - ia prita. - Lėre aty, se mė pėlqen muzika!.
    Nisa tė fus kujtesėn time nė fshat, atje nė Vitak, ku para pesė vjetėsh, nėn hije tė dardhės pejane tė Bit Tarakut pata ndejur nėn hije tė saj, me Rahimen, qė shpeh ia dėgjoja emrin nga ime ėmė, por ajo, siē kam shkruar mė parė, ishte e njohur edhe me njė emėr tjetėr, qė ka mbetur legjendė e fshatit: Sallahorka e Vitakut! Ishim ulur sė bashku me tė nė atė verė tė thatė, siē shpesh pėrsėritėn vera tė tilla tė ngjashme nė Vitak. Ajo shikonte nė drejtim tė asaj shtėpisė nėn Pusa tė Zahė Tarakės, qė kishte jetuar kur ishte Biti i gjallė, pastaj sytė i qepi nė anė prej shtėpive tė Topallajve. Meqė kisha kapėrcyer sė andejmi, se mė kishte rėnė udha kur shkoja nė Kostėrc, dhe pashė se kishte grurė tė mirė, ia bėra qejfin:
    -Po, atė grurė nė arė tė Bitit, kush e ka mbejllur? Ishte i mirė, o Zot, ruaje!. - u luta dhe heshta.
    Sallahorka m’u duk se u gėzua tepėr, pashė se ajo qe nė gjendje tė mė afrohej sa mė parė, dhe tė mė dėgjonte ēfarė mendoja pėr tokėn e Vitakut, dhe pėr njerėzit qė jetojnė kėtu.
    - Po, ti i cilės nėnė, qe? - pyeti ajo.
    - Jam djali i Norkės, e njeh ti atė?
    - Po, si s’e njoh. Grua e mirė ishte, po mori udhė pėr nė qytet. Mė thonė se kishte vdekur atje, dhe e kanė varrosur kėtu, nė varreza tė Vitakut. Ti qe e vetmja bimė e saj. Edhe unė e kam vetėm njė kokėrr djalė. Njeh ti atė Zogun tim, me burrė tė parė e pata, me atė qė ma mbytėn, e mbeta vejushė. Pastaj mė kthyen pėr tė vėllain e burrit, pėr kunat, pra pėr Bitin. Pesė piskamė mė lindėn me burrė tė dytė! Mbasi vdiq edhe ai, erdha kėtu, dhe u futa nėn krih tė Ajvazve. Jetoj nė shtėpi tė Sahitit. Shtėpia e Bitit ėshtė rrafshuar, ėshtė rrėzuar. Atje s’kemi asgjė, pos ato ara. Arat i mbjell Ajeti i Ademit. Pėrvjet mė bjen miellin e bluar. Bukė kam, por djalė jo. Zogu, e di se u pat martuar me njė shkinė. Ka banesė e jeton nė Beograd. Ka fėmijė ai, dy djem. Njėrin, atė qė ishte i martuar, ia kanė vrarė. Tash mbeti edhe ai me njė djalė! Po, ē’fat pat ai dhe unė, me nga njė djalė? A sheh, se as Zogu e as djali i tij s’e kanė ndėr mend tė kthehen kėtu. Kujt t’ia lė kėtė tokė, Ajvazve, a? Pemėt e mia i hanė fėmijėt e tyre. U them shpesh qė tė m’i vjelin, por ata s’ēajnė kokė pėr mua. Pema e parė qė piqej, motrat ia ruanin djalit kur vinte nga Beogradi. Ia ruaja edhe fėrkemtė e tij nė baltė. Gatuaj vetė, rrėzohem, ēohem e pėrfulitėm vetė nė atė shtėpi. Njė zė fėmiu ta dėgjoj, kjo zemėr mė bėhet mal...Kur mė vijnė vajzat e martuara me fėmijė, gėzohet ky truall dhe ai trualli atje, te ara nė Mellinė. Shkojnė edhe atje ku kanė lindur. Ka pemė shumė atje, po ē’mė duhen? I hajnė udhėtarėt po edhe fėmijėt e Topallajve dhe tė Spahive. Shpesh ua thyejnė degėt. Kur shkoj dhe i shoh degėt e thyera, lėshoj ndonjė nėmė, por prapė kthehem dhe pėshtyj e them:
    -Mos qofshin prej gojės sime ato nėmė! Mirė qė ka fėmijė tė tjerė kėtu nė Vitak. Hajnė edhe fėmijėt e vajzave tė mia... Gėzohen ato kur vjen Zogu, edhe pse janė motėr e vėlla prej babait, s’dinė ta ndajnė atė dashuri...Po, ajo nėna jote, tė pat vetėm ty. Mirė, kam dėgjuar se ia ke plotėsuar dėshirėn, ke pesė djem, e tri vajza. Oj, loke, ē’po do ti mė mirė? Djemtė janė shtyllė e shtėpisė. Sikur t’i kishte Zogu im pesė djem, kjo tokė do tė bėhej me zot..., - dhe me gjasė e ndryu mendimin e saj, se vetėm ashtu duhej tė ishte jeta nė tokė tė Vitakut...
    Mė dukej se e luaja lojėn nė suprinėn e gjelbėr tė kompjuterit, dhe pėrpiqesha tė fus nė tė gjėrat qė s’harrohen, dhe sosh qė dikur qenė e tash s’janė mė...? S’kanė mbetur aq shumė njerėz tė kėtij fshati, qė shquhej se kishte njerėz "plismėdhenj"! Akėcili fshat i ka lakmitė e larmitė e veta, dhe nė sy tė tjerėve shquhet pėr diēka si njerėz me individualitet tė veēantė.
    - Ka pasur Vitaku njerėz, por edhe kullat e Vitakut ishin tė pėrmendura - tha Sallahorka, duke shikuar ato kodra e male tė fshatit. - Nėntė kulla qė s’harrohen, nder to ishte: Kulla e Islam Tarakut. Kulla ishte mbi lagje tė Sejdiajve, atje ku ende gjenden themelet e kullės sė vjetėr. Thonė se ata gurė tė saj vonė i kanė marrė pėr ndėrtime shtėpishė. Kulla e Halil Haxhiut, ishte e madhe, dhe atė e dogjėn nė kohė tė Serbisė sė parė, kulla e Mahmut Mulajt, qė e gjuajtėn me topa prej Kodrės sė Kostėrcit dhe s’munden ta rrėzojnė. Me topa e dogjėn edhe kullėn e Halil Haxhiut, nė kodėr tė mejtepit, dhe kur u ndanė, ata shkuan nė Kostėrc, iu larguan xhadesė se vjetėr qė gjithnjė kapėrcenin nėpėr tė ushtri tė mundura dhe sosh qė ia nėnshkruanin vetes humbjen nė fitore. Kulla e Sadri Alive, poshtė, nė lagje te Fazliajt, kulla e Bejtės, nga ana e Spahijve, kulla e Sahit Rexhepit, e kishte edhe oda tė mėdha. Ndėr to ishte edhe oda e Veli Vitakut dhe e Binak Veselit. Kushdo qė ka kapėrcyer nėpėr fshatin tonė, ėshtė ndalė dhe ka pi e hėngėr bukėn e kėsaj toke gurinore - krenohej ajo se shpesh i kishte futur duartė nė brumė pėr mysafirė. -Vitaku s’ishte fshat i vogėl...
    -Thonė se presim ditė mė tė mira - tha Sallahorka, dhe sikur nuk pajtohej me atė qė thoshte e kthehej e bėnte me kokė prej shtėpisė se saj, atje ku kishte kaluar pjesėn mė tė madhe tė jetės. - Po, moj loke, mirė e bėjnė njerėzit, Ē’po na duhet tė bėhet mirė, kur meshkujt e Vitakut pėrditė shkojnė prej kėtij vendi. Po, ky vend i rriti dhe i ēoi peshė, po s’e di, e mira apo e keqja? Lypin udhė tė jetės mė tė mirė? Mirė ėshtė edhe kėtu, vetėm duhet punuar. Vendin e bėjnė tė mirė dhe tė hijshėm djemtė tonė...
    Tigri
    Tigri
    Anėtar Veteran
    Anėtar Veteran


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Cancer
    Numri i Postimeve : 752
    Mosha : 40
    Vendndodhja : Ne zemer te xhungles
    Profesioni : sekret
    Pikėt : 302
    Vlersuar : 9
    Data e Regjistrimit : 18/09/2008
    Humor : tere diten

    HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPĖRI (Roman) Empty Re: HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPĖRI (Roman)

    Mesazh nga Tigri Mon 24 Nov 2008, 13:25

    KUJTESA

    Gjatė tėrė natės prej gėzimit s’kisha fjetur. Bėja llogari nga mund tė ēel udhė? Kisha pak para tė mia, por ato s’mė mjaftonin. Duhej marrė hua! Thėrras sėrish: kujtesėn!... Fat qė Nora ėshte duke pushuar e s’mė dėgjonte.
    - Kujtesė, moj, o sot pėr mua, o kurrė mė!
    Kujtesa mė ktheu nė atė kohėn kur isha arsimtar i gjuhės shqipe nė Runikė. Mė dukej se ende jam duke e zhvilluar njė orė tė mėsimit tė gjuhės shqipe. Kisha nė program t’ua shpjegoja emrat e pėrveēėm dhe tė pėrgjithshėm. Rregullat e gramatikės dėshiroja t’i vė nė veprim, pra nė jetė.
    - Nxėnės tė nderuar! Tė gjithė emrat e pėrveēėm fillojnė dhe shkruhen me shkronjė tė madhe: Kujtesė, ėshtė pra emėr i vajzės, kurse emrat e pėrgjithshėm shkruhen me shkronjė tė vogėl: kujtesė. Pra, mos harroni t’i dalloni kėta emra!
    U jepja edhe detyrė tė shtėpisė nga gramatika. Kisha kohė tė merresha me kėto punė nė atė shkollė rinore, kur desh tė na mbyllnin ata tė Serbisė, mė l954, por ja, ajo mbeti nė kėmbė.
    Filli i vjeshtės ishte edhe nė Runikė, por qė as vetė s’di ta pėrshkruaj, ishte thatėsirė e njė vjeshte, qė fshatarėt luteshin tė bie shi. Me gjasė atėbotė vjeshtat merrnin me shi, e tash ka ndryshuar koha! Vjeshtat tash shpesh po marrin me diell e thatėsirė qė mezi arrijnė njerėzit t’i lėrojnė arat e tyre. Vjeshtė e ashpėr qe ajo. Mbaj mend, moj kujtesa ime, se atė vjeshtė patėn ardhur njė grup i arsimtarėve serbė nga Ubi i Serbisė, meshkuj e femra, qė kishin qenė edhe shkokė nė shkolla normale. Ata ishin ndalė nė Runikė, kurse njė pjesė tjetėr, kishin shkuar edhe nė Rakosh. Ndihma e tyre, ishte nė atė kohė, gjithēka pėr arsimin e serbėve dhe tė malazezėve qė jetojnė e veprojnė nė Kosovė. Por, emri Kosovė nga ata s’permendej dot. Ishin shpėrndarė edhe nėpėr vende tė tjera. Skėnderaj ishte mbushur plot asrimtarė nga Serbia. U siguronin strehim dhe u jepnin nga tri rroga pėr njė muaj qė tė blenin costume tė reja. Ata veshnin ēdo tė mirė, kurse ne shikonim dhe mezi arrinim tė shkonim nė mėsim me ato rroba tė vjetra tė pasluftės.
    Vjeshta e Runikut ishte e ashpėr pėr ne. Kishin vendosur tė na shkarkonin nga puna, se ishim mėsues tė rinj dhe pa shkollė normale. Mjaft ishim tė prekur dhe fare s’mund tė hetonim se nga erdhi ajo ide pėr mbylljen e shkollės sonė. Thoshin se mėsimin duhej zhvilluar nė serbishte, por shqiptarėt vėshtirė po e mėsojnė atė gjuhė.
    Ē’kujtesė ėshtė kjo, moj mbesa ime Kujtesė! Kur do tė lindėsh ti pėr mua, moj mbesė? Ndodh se kur do t’ia arsyetoja Norės pagėzimin e Kujtesės do tė mė kuptonte. Edhe ajo Norė, ēfarė shtron shpesh nė familje, dhe ajo gėzohet kur e dėgjojnė djemtė, rejat, vajzat, po edhe miqtė.
    - Pėr asgjė s’jam e zhigueshme nė kėtė jetė, vetėm qė s’dita shkrim-lexim e t’i ndihmoja Bardhit nė kėto libra! Ju qė i keni nuset me shkollė, pse s’po u ndihmojnė nė punė tė librave? - dhe s’e hetojnė fare se ajo e thotė kėtė nė mėnyrė qortuese, duke i fajėsuar tė vetet qė s’e kishin lejuar tė shkonte nė shkollė. Ka ndoshta tė drejtė, se prej shtėpisė sė saj mė erdhi abetarja e parė shqipe, e sikur tė ishte mixha Ramė atje, do t’i mėsonte edhe vajzat. Po, Dajakėt atėbotė, s’dėshironin t’i shkollojnė as djemtė e lėre mė vajzat, mė thotė shpesh Nora. Shpesh edhe nė vete kisha menduar: a mė mirė sikur tė ishte Nora e shkolluar apo qė lindi dhe rriti tetė fėmijė? S’kam mendim tė prerė pėr kėtė. Mė parė, pohoja te prindėrit se s’do tė martohem, por do t’i grah vetėm shkollimit dhe punės sė librave. Mirė ishte edhe kjo ide, por ēfarė do tė mė thoshin njerėzit: bohem! Pastaj, do tė kapėrcenin nė sentimantalizmin e tyre naiv: "Ja, e shihni Bardhin, ēfarė arriti me shkollėn e tij? Mbeti pa bimė..."
    Mjafton se tash bima ime ėshtė mbėltuar, por edhe kjo me libra.
    Tigri
    Tigri
    Anėtar Veteran
    Anėtar Veteran


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Cancer
    Numri i Postimeve : 752
    Mosha : 40
    Vendndodhja : Ne zemer te xhungles
    Profesioni : sekret
    Pikėt : 302
    Vlersuar : 9
    Data e Regjistrimit : 18/09/2008
    Humor : tere diten

    HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPĖRI (Roman) Empty Re: HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPĖRI (Roman)

    Mesazh nga Tigri Mon 24 Nov 2008, 13:26

    HARRESA

    Shpresoj se kujtesa do ta mund harresėn, por edhe kur ėshtė te njerėzit: Kujtesa do tė jetė mbi harresėn, por edhe Harrimi do tė jetė i mbėshtetur nė harresė. Harresėn kėrkoj qė ta shporrim, dhe tė mos jetojmė gjatė me tė. Harresėn e kėrkoj vetėm atėherė kur hidhėrimin nė ēast duhet ta rikthej nė gėzim. Tė harrojmė ēdo gjė tė keqe, por librat tė mos i harrojmė...
    Sa pėr kujtesė qė e thėrras, mos ma shihni pėr tė madhe. Sikur tė mos i punonte z. Nebil Durakut kujtesa, sot s’do ta kishim romanin e tij tė hartuar nė ato ditė tė vėshtira, kur nė Runikė na kanosej rreziku i mbylljes sė shkollės. Ai, edhe atėbotė kishte shkruar e botuar romanin: "Shtrojera". E patėn qortuar ata udhėhqėsit e Kėshillit tė Rrethit tė Drenicės, por fat qė ai ishte nė punė tė gazetarit nė Prishtinė, dhe u shpėtoi kthetrave tė tyre. Romani i tij "Shtrojera" shtron ēėshtje tė njė periudhe vendimtare pėr qenėsinė kombėtare. Qė kurrė s’do tė harrohet ajo periudhė. Dhe, vetėm nėn atė shtrojerė tė Kosjerit mbeti shkolla! U patėn mbyllur edhe shumė shkolla tė mesme. Mėsimi bėhej mė shumė nė gjuhė serbe sesa nė shqipe!...
    Pra, kaq pėr kujtesėn dhe harresėn, e po ia nis tė trajtojė atė qė mė ėshtė shlyer nė kompujter, por fatbardhėsisht jo edhe nė trurin tim.
    Vjeshta e Prishtinės s’qe aq e lehtė as pėr mua, e lėre mė pė tė tjerė. Kisha ardhur prej fshatit nė qytet dhe ndėrrimi i vendit mė detyronte qė tė kujdesem mė tėpėr pėr fėmijė. Hallet e shtėpisė vinin duke u shtruar sikur tė ishin rėnė nė njė qilim tė shkruar me lloj-lloj ngjyrėrash...
    Tri ditė rresht kisha dalė sė bashku me Norėn nė qytet. Shtėpia e re sikur na lutej qė tė pėrtėritej. I kisha premtuar Norės edhe kur isha nė Rakosh, qė kur ia pata shitur makinėn qepėse, pastaj traniztorin, njė palė kostume tė reja tė burrave, si dhe mobiliet e kuzhinės, e ajo pat qarė pėr to, se sė pari do t’ia bleja makinėn qepėse. Ajo, ēfarė ėshtė, i kishte mbajtur nė mendje ato fjalė premtuese, por qė kurrė s’mė kishte thėnė asgjė, as qė pritej se do tė thoshte. Por, mjetin e parė nė shtėpi tė re qė kam blerė, ėshtė makina qepėse. S’e di sa shumė adhuronte ajo makinėn qepėse. I duhej se thoshin, kush ka shumė fėmijė, mund t’ju qepė rroba tė lira, e besa-besė edhe mund t’ua arrnojė qė tė mos thonė se kėta janė fshatarė leckamanė... Njė vjet tjetėr arrita t’i blej mobiliet e kuzhinės, pastaj preva njė palė costume tė burrav blu, posi ato qė ia pata shitur Jashar Hajzerajt nė Rakosh, se ai s’ndėrtonte shtėpi nė kohė tė tij. Kishte shumė gjėra qė duhej blerė nė kėtė shtėpi katėshe, dhe njė stazė pėr banjo na kishte munduar gjatė.
    Kisha rėnė tė pushoja nė kanape. Pashė ėndėrr se i putha dy mbesat e mia: Argjirėn dhe Tringėn. As vetė s’e di pse aq pak zgjati ėndrra pėr puthjen e mbesave. Po tė dinin ato se shpesh e thėrrisja mbesėn time tė ardhshme, Kujtesė, ndodh se do tė hidhėroheshin, e pastaj mė qortojnė:
    - Po, gjysh, a s’jemi edhe ne mbesat tuaja tė ardhshme, a?
    - Mirė, mirė, - u them, edhe ju, - por edhe Kujtesa ime. Po, vallė, ē’do tė bėnte Proza ime? Mė ėshtė hidhėruar se dje, kur erdha herėt tė shkruaja kėtu, sė pari desh ta gjej stacionin tim - Radio-Tiranėn, e duke bėrė zhurmė, ajo mė kishte dėgjuar dhe kishte bėrtitur pa lidhje:
    "Ēaaa, gjithė, gjithė!"
    U pata frikėsuar prej atij zėri tė saj dhe besa-besė e pata qortuar e ajo doli e hidhėruar prej kėsaj dhome e shkoj tė fle me Norėn. Dinte ajo se nėna e saj ishte nė shtrat pa mua. Nuk mė kuptonte fare, edhe sikur t’i thosha:"O moj, Prozė, a sheh se jam martuar me kėtė kompujter?!..."
    Kisha parė edhe njė ėndėrr tjetėr. Isha nė Kodėr tė Diellit, afėr ish-atyre pak shtėpive qė i pata gjetur qė nė fillim, kur pata ardh nė Prishtinė. U futa nė njė sallon ku hasa nė shumė intelektualė qė ia nisėn tė flasim pėr librat dhe botimet. Aty gjeta edhe Emin Kabashin, qė bėhej gati tė udhėtonte diku me njė shok tė tij. Unė duke dalė jashtė, i thashė:
    - O zoti Emin, eja dhe merri ato tė holla pėr dramat e Nebil Durakut!
    Ai sikur fare s’i dha peshė kėsaj fjale dhe doli jashtė. Edhe unė dola jashtė, dhe duke desh tė vijė nė shtėpinė time, pashė se Emini kishte hyr nė njė veturė "FIQĖ" tė vogėl. "FIQA" u nis, e mua mė doli gjumi...

    Kisha rėnė tė pushoja nė kanape me njė mendim qė s’mund tė shkėputej lehtė. Isha nė fshatin tim ku u Linda dhe u rrita. Disa herė e sjella dhe e pėshtjella nėpėr mendje njė pjesė tė historisė. Herė mendoja tė ngritem nga kanapeja e ta shėnoja nė letėr, e herė pėrpiqesha tė fle, mos po lind diēka e re? Lufta djeg e pjek, ishte mendimi qė e mata shumėherė, dhe s’desha ta prish atė qetėsi, qė thyhej nga tingujt e ca kėngėve nė Radio-Tiranė.
    As orėn "Omega" s’e kishta shikuar, dhe mirė qė s’ia vėja veshin kohės sesi kapėrcente pahetueshėm. "Ora mund tė mė mashtrojė: ose tė fle shumė apo tė mos fle fare. Kujtesėn ka ditė qė s’e kishta ftuar nė dhomėn e punės. "Ēfarė tė prisja nga pushimi nė kanape?" Mirė qė fare s’e parashihja. Parashikimet shpesh mė kishin shpėtuar nė jetė, por ato qė ishin tė paplanifikuara, mė kishin lėnė nė gjysmė tė udhės...
    Ishte njė natė tėrėsisht e errėsuar nė Fushė. Isha sė bashku me Drinin, dhe mezi arrita tė dijė se nga po udhėtoja? Mendja mė bredhte sa andej, sa kėtej. As dardhėn kulaēe s’e shihja nga errėsira. Di se shkoja nga Zabeli te Pusi. Sa zėra mė erdhėn nė veshė tė mi, duke peshpėritur:
    - Ou, pritne gjaksorin, se e kishte vrarė njė njeri Ndėrmjet Arave!
    Drinin e kapa pėrdore, e ai pėrpiqej tė ndahej prej meje. Ecja me tė, dhe terri s’mė lėnte tė dija se nga po shkoja. Arrita te rrethoja e Bledinit. Drini i vogėl shkoi dhe u fut nėn do kthina tė murit. Sa e kėrkoja nė njė kthinė, ai kapėrcente nė kthinėn tjetėr. Zėrin e tij ia dėgjoja, por atė fare s’mund ta shihja. Pėrvidhej sa andej, sa kėtej.
    - O Drini, eja e del prej shtėpisė sė huaj, se po domė tė shkojmė!
    Ai as qė mė dėgjonte e unė vrapoja pas tij, por sėrish fshehej nė ato kthina tė murit. Ishte ende natė. Atė pedatje sikur e kishte dėgjuar ndokush nė shtėpi tė Bledinit. Pashė se Kujtesa po zhdirgjej shkallėve teposhtė me njė fener tė ndezur nė dorė tė djathtė. Ajo mė pa mua, e unė nisa t’i kėrkoja falje:
    - Mė fal, Kujtesė se djali i Besimit, Drini, u fut kėtu dhe s’po mund ta nxjerr prej kthinave. Zėrin ia dėgjoj, por atė s’e shoh fare.
    Kujtesa sikur fare s’u frikėsua, pėrpiqej tė ma gjejė Drinin. Edhe njėherė e thėrrita:
    - O Drin, del se gjyshi s’tė pret mė! – Thirre Kujtesėn!
    Njė zė i llahtarshėm mė vėrsulej nė veshė.
    - Dėshiron ta gjejmė vrasėsin?
    Isha dymendjesh: asnjėherė s’kisha punuar nė organet e hetuesisė pėr vrasėsit. Ndodh se ata pėr mua janė vrasės tė vetvetes, prandaj nuk desh as tė fut veten nė lojė tė tyre. "Mos u ngutni se me fjalė tuaja mund t’i lėndoni njerėzit e pafajshėm!", pėshpėritej nė atė errėsirė.
    Mė iku ėndrra aq shpejt, sa dyshoja se s’do ta mbaja nė mendje pa e shėnuar...
    Tigri
    Tigri
    Anėtar Veteran
    Anėtar Veteran


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Cancer
    Numri i Postimeve : 752
    Mosha : 40
    Vendndodhja : Ne zemer te xhungles
    Profesioni : sekret
    Pikėt : 302
    Vlersuar : 9
    Data e Regjistrimit : 18/09/2008
    Humor : tere diten

    HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPĖRI (Roman) Empty Re: HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPĖRI (Roman)

    Mesazh nga Tigri Mon 24 Nov 2008, 13:26

    PJESA E DYTĖ


    LĖNGATA

    Mėngjesi i ditėve tė gushtit me vapė mė gjeti nė parkun e qytetit tė Prishtinės, ku shpesh shėtisnim me gruan, Norėn. Kambanorja e kishės ortodokse sikur pėrkėdhelte ankthin e pritur. Minareja e xhamisė sė Muhaxhirėve si dhe zėri i hoxhės nė atė mėngjes sikur mi kapėrthyen mendimet e udhėt e njerėzve pėrjetė. Aty shpesh u binte shorti qė nder tė parėt tė shihnim njeriun xhanavar qė zgjohej herėt pėr ta derdhur bėrllogun e vet nga shtėpia nė park. Kishte tė tillė qė pa fije kujdesi bėrllogun e derdhin nė atė udhėkryq ku ata shpesh kapėrcenim, duke e kryer orarin e shėtitjes tė atij mėngjesi pranveror. Kisha pėrshtypjen qė njeriut sa mė shumė t’i flasėsh pėr tė mirėn dhe shėndetin e tij, ai krijon bindjen, se e qortojnė pėr inat! Inati ėshtė njė zeje e vjetėr, Mė kujtohen fjalėt e Fitimit qė shpesh i pėrsėriste kur ishte nė bashkėsi familjare: "Inati - barkthati!"
    Shėtisnim sė bashku me Norėn dhe qė tė dy e shikonim jevgun qė ishte bėrė pipė para nesh, dhe s’luante as dorė e as kėmbė, dukej se as qerpikė tė syrit nuk rrahte. Kapėrcenim para kėmbėve tė tij sikur tė ishte lapidari i Boros dhe i Ramizit. Kėshtu i shihnim shpesh jevgjit nė kėtė park, qė s’bėnin kurrfarė lėvizjesh, pos qė tė mbėshtetur nė trungje tė pishave shikonin anash e pinin duhan.
    Pėrditshmėria nė park ėshtė e lloj-llojshme. Gjatė natės thonė se kėtu luhet njė lojė tjetėr, ajo me drogė! Bardhi asgjė s’kishte hetuar, pos disa gastareve tė thyera rreth atij gurit nė mjedis tė parkut qė shpesh Bardhi ulej dhe pushote me Norėn.
    - Mėngjesi ėshtė i pėrshtatshėm pėr pleq dhe plaka, kurse orėt e tjera tė ditės janė mė tepėr pėr tė rinj - pohonte shpesh Bardhi.
    Dielli i mėngjesit mė dukej se ishte mė i ashpėr sesa ditėve tė tjera.
    - Na pėrhėri ky diell! - tha Nora. - Sot s’jemi zgjuar aq herėt. Parku e ka, ose tė zgjohesh herėt, ose tė mos dalėsh fare nė tė. Por, ē’tė bėjmė, kur shpesh nga lodhjet dhe punėt, mezi arrijmė tė zgjohemi.
    - Zgjimi i hershėm dhe shėtija janė tė dobishme pėr ty - i tha Bardhi Norės. - Ai tė bėn mirė ty pėr shėndet, se je trashur. Vuan nga majmėria! Duhet, moj Norė ta derdhėsh atė socializėm (fukarallėkizėm) dhe pastaj tė jetosh edhe ndonjė ditė nė demokraci! E sheh, demokracinė se tash dalim qė tė dy dhe shėtisim nė park, pastaj edhe nė malet e Gėrmisė, e nga tė dėshirosh... Mund tė shkojmė nė Matiēan, pastaj edhe nė Vitak, por pėr tė shkuar atje bėri gati njėzet marka gjermane. Vetėm tė kemi para!. Udhėt i kemi tė ēelura nga Prishtina tė shkojmė edhe nėpėr Evropė...
    Rreth orės shtatė tė mėngjesit lėvizjet nė park shpeshtoheshin. Kishte njerėz qė shkonin nė punė, ka tė tillė qė delnin pėr tė dėrguar diē nė treg, kapėrcenin me ca karroca tė dorės tė ngarkuara me plaēka. Bardhi shikonte njerėzit sesi nėpėr udhėt me pėrpjeta dhe tatpjeta u grahnin karrocave, qė shkonin dhe vinin nga tregu. Gjithnjė kėtu kapėrcejnė fytyra tė reja. Bardhi ishte mbrapa njė druri tė pishės, shikonte lėvizjet e njerėzve, e ata ka gjasė se fare s’e vėrenin atė. Nėpėr udhėn nė mjedis tė parkut shpesh kapėrcente pediatri i fėmijėve, zoti S.Ademaj. Ecėn ai, dhe fare s’e hetonte se Bardhi e shikonte, e pėrcillte me kureshtje. Dorėn e kishte futur nė bothė, hetohej se lengonte nga njė kruajtje kronike e majasėllit qė dukej se e kishte pėrcjellur gjatė. Bardhi i bėnte vetes pyetje: "A e di mjeku se po e shoh se ėshtė duke e kruajtur bothėn?" "Jo, s’e di", pohonte sėrish Bardhi nė vete. Njeriu ėshtė i tillė, dhe s’ndalej se kruajturi. Mjeku ecte udhės sė tij, ku pritej se do tė takohej me Bardhin, qė ia priti i pari me pėrshėndetje.
    - Mirėmengjesi, z. doktor!
    -O, mirėmėngjesi! - e ngriti kokėn ai, duke shikuar bukurinė e gjelbėrimit tė udhėve...
    Mjeku ecte dhe ngutej tė arrij nė punė. Bardhi as qė ishte tė kėshllonte diē, e as edhe tė kapėrcente nė heshtje. Nora nisi tė largohej pak prej Bardhit. Ai iu kishte afruar mjekut nė vesh, dhe si nė heshtje e duke e vėnė buzėn nė gaz, shakaja me fjalė tė buta vijoi.
    - Shiko, zoti doktor, po tė shoh edhe njėherė duke e kruajtur... !
    Mjeku u ndal dhe nisi tė skuqej. Ai as vetė s’e hetoi sesi Bardhi ia kishte qėlluar diagnozės sė tij.
    -Ore, Bardh, s’kam ē’tė bėj! - tha mjeku, duke u pėrpjekur ta shpalos vuajtjen nga sėmundja kronike e hemorroideve. - Lėngoj nga hemorroidet qė njėzet vjet. Vetė jam mjek dhe s’mund t’i shėroj. Kam gjakderdhje nė zorrė tė trashė, shtrėngime nė zorrė - i ankohej mjeku, sikur tė fliste para ndonjė specialisti pėr kėtė. - Kam dėgjuar se njėri kėtu nė Prishtinė, e pėrpunon njė bar natyrorshėrues pėr majasėll. Ky ėshtė majasėll i brendshėm, or Bardh! Mė mundon shumė, mė bėn nervrik nė punė, po edhe nė shtėpi. Edhe gruan e kam mjeke, e s’kam ndihmė as prej saj...
    - Z. doktor - i tha Bardhi. - Ndodh se ketė sėmundjen tėnde nė zorrė tė trashė mund ta lehtėsoj njė bari majasėlli qė pėrgatis?
    - O, ju lutem, a mos jeni vetė ju qė e punoni njė bar natyror? - pyeti mjeku me habi.
    - Doktor, ka edhe tė tjerė. Ti mund tė pyesėsh. Ka mjek popullor nė Kaēanik, nė Vushtrri... Ka shumė mjekė popullorė qė merren me shėrimin e hemorroideve. Ti mund ta provosh njė kurė qė pėrgatit njėri, e pastaj nėse tė bėn mirė, vazhdoje! Po qe se nuk ke dobi, shko te tjetri - i tha Bardhi. - Pėr majasėllin doktor, di tė flasė me orė tė tėra. Vetė kam lėnguar gjatė nga majasėlli dhe nė kėto dy vite, duke e punuar njė ilaē, e kam lehtėsuar sėmundjen dhe jetėn time... Ka gjasė se hemorroidet mė janė qetėsuar pėr njė kohė...
    - Po, kur do tė takohemi, pra? - pyeti mjeku.
    - Unė dalė nė shėtitje, e bisedojmė pėr kėtė - i tha e Bardhi, duke u ndarė nga biseda me mjekun, qė shpesh takoheshin nė parkun e Prishtinės.

    * * *

    Njė ditė, kur Bardhi e Nora i bėnė tre rrathė shėtitje, siē i quanin ata, nė atė vendin qė kishim takuar mjekun, sesi e morėn bisedėn e tij. Nora e ankonte atė qė vuante nga majasėlli, por edhe pakujdesinė e tij qė nuk paraqitej pėr bari shėrues s’e arsyetonte fare.
    Tigri
    Tigri
    Anėtar Veteran
    Anėtar Veteran


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Cancer
    Numri i Postimeve : 752
    Mosha : 40
    Vendndodhja : Ne zemer te xhungles
    Profesioni : sekret
    Pikėt : 302
    Vlersuar : 9
    Data e Regjistrimit : 18/09/2008
    Humor : tere diten

    HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPĖRI (Roman) Empty Re: HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPĖRI (Roman)

    Mesazh nga Tigri Mon 24 Nov 2008, 13:27

    O, ZOT, Ē’MĖ GJETI?

    Kishin kaluar ditė e muaj qė Bardhi e Nora s’ishin takuar me mjekun. Sikur ta lėshonte mjekun toka!, thoshte Bardhi nė vete. Ē’u bė me atė mjek? Mos ka gjakderdhje nė zorrė tė trashė? Gjakderdhja mund ta shndėrrojė sėmundjen nė diēka mė tė kobshme, nė sėmundje kanceroze! Ore, edhe ai mjek, po pse vallė s’paraqitetej?, e mundonte veten me punė tė huaj Bardhi. Turpėrohet mjeku, apo ē’mendon ai? Sėmundja s’mund tė fshehet. Sa mė shumė t’ua fshehėsh njerėzve sėmundjen, aq mė shpejt kurreshtarėt e marrin vesh se je i sėmurė. Asgjė nėn rogoz s’mbetet sot, e as nesėr... Por, nesėr do tė bėhet mė mirė, pohonte shpesh Bardhi. Nora e pėrsėriste shprehjen: "Sot, nesėr... sot-nesėr, ditėt dhe netėt po kalojnė…"
    -Ditėt s’kanė tė sosur. Jeta ėshtė e thurur prej ditėve dhe netėve. Ēdo kohė me vuajtje ditėsh dhe netėsh... - tha Bardhi, duke kujtuar se mjeku mund tė ketė harruar.
    -Humbi doktori! - tha Nora njė ditė.- A po sheh, Bardh, ti po i fyen njerėzit, e ata pastaj po largohen! Lėri njerėzit me halle tė jetės. Le tė bėjnė siē dinė vetė. Akėcili njeri i ka telashet e veta. Pse thonė: "Vėlla, vėlla, por ai tymin e vet e ti tėndin?"
    -Po e zėmė se e ke mirė, Norė - i tha Bardhi. - Ndoshta mirė e ka edhe mjeku, por jo, moj Norė. Ėshtė punė humane tė mirresh me shėrimin e kėsaj sėmundje qė ka kapluar shumė veta. Shikoj drama tė kėqia nė qytet. Tė kujtohet kur njėherė mė ke qortuar rreptas: "Hiqe dorėn prej... se turp ėshtė tė shoh dikush ashtu!" Ke pasur tė drejtė, Norė. Ja, a mė sheh mė duke e kruajtur...? Mė shpėtoj ai bar majasėlli qė e vjela nė Vitak. Dėshiroj t’ju ndihmojė e t’i shpėtoj ata qė lėngojnė nga kjo sėmundje. Dėshiroj qė tė sėmurit tė kujdesen pėr vete. Tė tillė qė nuk I’u pėrmbahen rregullave tė barit dhe tė mjekimit, nuk i adhuroj. Madje ata mos tė mė sillen rreth shtėpie…
    Kishte kapėrcyer njė kohė e gjatė qėkur Bardh Mulaj s’ishte parė me mjekun. Lėngata e tij e brengoste, se edhe vetė kishte vuajtur nga hemorroidet. Iu patėn lajmėruar nė pranverė tė vjetit l980, kur e kishte pėrfunduar variantin e parė tė romanit "Molėza". Ishte duke e pėrfunduar kapitullin e fundit, dhe se si kishte mbetur i kėrrysur mbi tavolinė e s’mundej tė qėndrojė as i ulur e as nė kėmbė. "O Zot, ē’mė gjeti?"- i bėnte vetes pyetje pas pyetje dhe s’merrte prej askujt pėrgjigje. Kishte lexuar mė parė se kjo ishte njė sėmundje karrigeje, sėmundje intelektuale, por edhe shoferėt vuajnė nga kjo lėngatė. Askujt s’i rrėfehej se ēfarė e kishte gjetur. Ēdo gjė e mbante nė fshehtėsi. Nora s’e dinte se iu kishin paraqitur vėshtirėsi tė tilla shėndetėsore. Kapitullin e romanit e kishte pėrfunduar me njė sarkazėm qė kushedi ēfarė do tė jetė, apo si do tė kuptohet nga lexuesit e ardhshėm.
    -Tė lumtė goja!- ishte njė lloj urimi i rėndomtė i Bardhit, qė shpesh nė dasmė i urojnė kėngėtarėt, pa marrė parasysh se a kanė kėnduar mirė apo keq. - Tė lumtė goja! - ėshtė edhe njė refren qė pėrdoret gjatė bisedave, kur dikush e bėn kėllirė.
    - Kam punė me mjekun - i tha njė mendje Bardh Mulajt e pastaj kthehej e lutej: - Mos paēa punė me mjek!
    Mjeku mu kishte bėrė si hije edhe gjatė kohes kur ai shėtiste nė park. Ē’u bė me tė, apo mos vallė e theku vrapin qė tė mos takohej me mua. Ndodh se do tė ketė shkuar nė terren? mendona. Njė ditė ia kisha pėrmendur se duhej tė shkonte pėr vakcionim tė fėmijėve nė Kamenicė. Dhe nisa bisedėn me mjekun.
    - Kamenica ka shumė fėmijė - i thosha - dhe mirė qė po kujdesen mjekėt tanė pėr vakcionimin e tyre. - Fėmijėt na duhen. Kjo ėshtė gjenerata e republikanėve qė duhet tė shtohen. Nėse shtohen, kėtij populli s’i kanoset rreziku nga shkatėrrimi. Gjenerata e republikanėve i ka marrė nė sy udhėt e botės sė jashtme. Ata kanė vėshtirėsi nė fejesa dhe nė martesa. Ėshtė shkėputur lidhshmėria e rinisė. Femrat kanė mbetur nė Kosovė. Ato kanė emigruar pak, e aspak! Ca janė shkolluar e ca tė tjera u janė kthyer punėve tė amvisnisė. Presin qė tė kthehen nė Kosovė republikanėt! Jetojnė nė shpresa: "Nesėr do tė bėhet mė mirė!..."
    Tigri
    Tigri
    Anėtar Veteran
    Anėtar Veteran


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Cancer
    Numri i Postimeve : 752
    Mosha : 40
    Vendndodhja : Ne zemer te xhungles
    Profesioni : sekret
    Pikėt : 302
    Vlersuar : 9
    Data e Regjistrimit : 18/09/2008
    Humor : tere diten

    HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPĖRI (Roman) Empty Re: HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPĖRI (Roman)

    Mesazh nga Tigri Mon 24 Nov 2008, 13:27

    NĖN HIJE TĖ SHELGJES

    Kisha pyetur nė shtėpi mos e kishin ruajtur diku numrin e telefonit tė mjekut, pediatrit tė fėmijėve. Doja qė t’ua bėnte njė vizitė nipave: Jonit dhe Altinit. Xhaviti i tha se e kishte numrin e pediatrit, dhe e luti qė t’ia bėjė njė telefonatė.
    -I thuaj mjekut: "Tė fala ke prej babait, eja se ta kam punuar atė bar majasėlli!"
    Xhaviti mė kishte pritur me njė buzėqeshje, shihja se desh tė mė thoshte: "Or, baba, po a ti do t’i shėrosh mjekėt, a?". Mirė qė s’mė kishte thėnė gjė pėrmes telefonit, por njė ditė mė kishte thėnė troē:
    - Kjo punė ytja ėshtė humane, por ruaju se me atė bar po i dėmton tė sėmurėt e pastaj tė qortojnė njerėzia dhe historia!
    Kėshillė e mirė ishte kjo, por askuj s’ia kam detyruar kėtė bar shėrues pa ia shikuar diagnozėn e mjekut se vėrtet lėngon nga hemorroidet. "Kjo punė s’ėshtė aq e lehtė. Tė lėngosh dhe tė mos gjesh ilaē...!? Fundja, ky bar ėshtė njė lloj ushqimi i zgjedhur..." mendonte nė vete Bardhi.
    Atė mėngjes tė korrikut Xhaviti ia kishte bėrė njė telefonatė mjekut. Fat qė Bardhi kishte qėlluar nė shtėpi. Ishte nė kopsht. Nora e thirri mė zė:
    - Bardh, ngutu pak se mjeku...!
    Ai hipi shkallėve pėrpjetė dhe mori dėgjuesen nė dorė, pastaj e vuri nė vesh tė majtė, e mjeku pyeti:
    -Jeni ju, z. Bardh? Kėtu mjeku, mė njeh, posi?
    -Po, si tė mos u njoh, z. mjek? Ishit kur u linden vogėlushėt, nipėrit e mi dhe bėre njė punė tė madhe qė na kėshillove sesi tė kujdesem pėr ta...
    Mjekut desh t’ia pėrkujtonte bisedėn qė kishin bėrė mė parė, por priste njė rast mė tė volitshėm. "Pse ta zhvesh mendimin njeriu qė ka punė me mjek?" Mė duhet tė jem i kujdesshėm. Mjeku ėshtė mjek e s’mund tė bėhet njeri i thjeshtė, mendonte nė vete Bardhi.
    - Nuk di ku e ke shtėpinė, mė fal se ta kam harruar? - i lutej mjeku nė telefon, duke kėrkuar ndjesė pėr kėtė harresė. Bardhi mė vete sikur thoshte: "Ja, mjeku ka ardhur nė vjet tė mia, harron posi". Bardhi ia nisi t’ia pėrshkruante udhėn shtėpinė katėshe si dhe blirin nė derė tė shtėpisė. Ishte nė afėrsi me shtėpinė e z. Gani Lubotenit, me atė tė z. Zekeria Canės, dhe diku nė fund shihej shtėpia e tij.
    - Kėtu ėshtė, z. mjek, njė udhėkryq, dhe pyete dikė, aty gjendet shtėpia ime qė e ndėrtova me shumė mundime.
    - Mjeku heshti njė ēast, pastaj e luti Bardhin qė tė dalė e ta pres nė udhėn e Dubrovnikut.
    - Po, z. mjek, do tė mė gjesh nėn hije tė shelgjės sė Gani Lubotenit - i tha dhe me tė shpejtė u nis pėr nė vendin e caktuar.
    Dielli ishte i fortė. Bardhi u ruhej rrezeve tė diellit se lėngonte nga trysnia e lartė e gjakut.
    Bardhi lėshoi dėgjuesen e telefonit, dhe nė vete tha: "Ah, po s’e paskam ditur sa i dobishėm qenka telefoni. Mė shpėtoj, pėr besė!" Ai u bė gati dhe doli nė Udhėn e Dubrovnikut, qė tė takoheshim nėn hije tė shelgjes sė Ganiut. Aty shpesh pushonin udhėtarėt. Ai shpejt u gjend nėn atė hije tė shelgjės. Priste mjekun dhe i shikonte njerėzit qė kapėrcenin udhės. Ata qė kishin kruajtje, shihte se lėngonin nga majasėlli! E shtrydhte mendimin nė vete "Klithmė pėr majasėll, apo pėr bar majasėlli!" Sivjet, i thotė njė mendje Bardhit ėshtė thatėsirė e madhe dhe druante se s’do tė rritej bari. Vjet ishte vjeshta me shi, dhe nė shtator pati mjaft bar majasėlli. Kurrė s’ishte rritur aq shumė ai bari nė Rogė tė Lugut tė Hasanit. Ishte bėrė deri nė tridhjetė cm. Kjo ishte befasi pėr tė gjithė, se kur ishte vera pa shi, vetėm sa dallohej lulėzimi i tij mbi tokė dhe ashtu fshatarėt e vjelnin nga pak.
    Nė vjeshtėn qė kapėrceu Bardh Mulaj kishte vjelur shumė bari shėrus. Ai e kishte tharė barin shėrues nė vendlindjen e tij nėn hije, nė ato polica tė ēarranikut. Dielli i fortė, pohonte shpesh, ia humb vetitė shėruese tė barit. Ēarranikut s’i vinte era qumėsht si mė parė, se mungonte lopa!
    Tigri
    Tigri
    Anėtar Veteran
    Anėtar Veteran


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Cancer
    Numri i Postimeve : 752
    Mosha : 40
    Vendndodhja : Ne zemer te xhungles
    Profesioni : sekret
    Pikėt : 302
    Vlersuar : 9
    Data e Regjistrimit : 18/09/2008
    Humor : tere diten

    HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPĖRI (Roman) Empty Re: HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPĖRI (Roman)

    Mesazh nga Tigri Mon 24 Nov 2008, 13:28

    DHURATA PĖR SHTĖPI TĖ RE

    Si zakonisht, edhe atė ditė tė mėngjesit Bardhi kishte dalė tė shėtiste nė park. Pasi ishte kthyer nga parku, shikonte kur do tė dalė mjeku nė udhė. "Mos e ka humbur udhėn?" mendonte nė vete. Ia kishte pėrshkruar udhėn, shtėpitė, e ē’mund tė bėnte tjetėr? Dėshironte ta shihte Ganiun, qė shpesh ndalej dhe bisedonte nėn hije tė shelgjes. Ai e ftonte tė futej nė oborr, ku e priste me gosti e me kafe. Ka ditė qė s’ishin takuar. Bardhi shpesh shkonte te ai. Kujtonte ditėn e banketit kur ai kishte ardhur nė vjetin l965, kur Bardhi e kishte ftuar nė gosti tė shtėpisė se re. Ishte i pranishėm sė bashku me gruan nė kėtė festė tė madhe. Ia pėrkujtonte Nora se kishte prurė edhe dhuratė.
    - Dhuratėn e tij e kam ruajtur - tha Nora.- Edhe Ismet Spahiu ka prurė dhuratė. Ke parė ti atė pjatėn e bardhė? Kanė prurė shumė dhurata atėherė nė shtėpi tė re. Ishim tė rinj, dhe kjo ishte njė kėnaqėsi pėr ne. Ia filluam jetės sė re nė qytet. Na dukej se i morėm krahėt e ri dhe fluturonim si bleta. Tridhjetė e pesė vjet u bėn, Bardh - i tha Nora. - U plakem, a sheh se ku jemi? Po kalojnė vjetėt, ore Bardh! A jemi ata qė qemė, apo s’jemi? Jemi, dhe kėtu po e lėmė bimėn tonė tė re.
    Mjeku erdhi dhe u takuan sė bashku me tė nė udhė.
    -Ta kam ditur edhe ty shtėpinė, ore Bardh - tha mjeku duke u shprehur me keqardhje qė s’ishte takuar herėt pėr kėto punė. - Eh, ē’ėshtė edhe kjo jetė! - lėshoi njė ofshamė mjeku.
    - Po, jetė, zoti mjek, e ēka tjetėr pos jetės!? Tė jetojmė dhe vetėm tė jetojmė - ia ktheu Bardhi, dhe u nisėn udhės pėrpjetė.

    Bardhi e kthente urimin nė anėn tjetėr:
    - Tė fala Gjakovės! - dėgjohej edhe atėbotė kur dy veta ndaheshin nė shpejtėsi nga bisedat qė shpesh s’u pėlqejnė.
    - Po, Bardhi kujt t’i bėj tė fala? - pyeti Norėn si nė shaka. - Apo, tė presim kush po na dėrgon tė fala?
    - Tė fala nga Gjermania!
    - Tė fala nga Shqipėria!
    - Tė fala tė pėrzemėrta nga Kosova!
    Po, pse t’i bėj tė fala Shqipėrisė kur janė ēelur udhėt qė tė shkojmė atje? Kjo ia kujtonte kohėn, kur Bardhit i rrėfente daja Xhemė:
    -Nė Ēirez punonte traktorist Rifat Topallaj, i Vitakut. Daja ishte korrier e shkollės fillore dhe ata shpesh rrinin sė bashku. Kur ai shkonte nė Vitak, u bėnte tė fala vėllait tė Bardhit, Durimit dhe mixhės Ramė. Rifati kudo qė i takonte ata, ua pėrcillte tė falat:
    -Tė fala u ka bėrė ai miku juaj i Likoshanit!
    Daja saherė qė kthehej Rifati prej Vitakut, posa takohej e pyeste.
    -A i takove ata miq, si ishin?
    -Po - i pėrgjigjej Rifati.
    -A ua pėrcolle tė falat e mia?
    - Po, mixha Xhemė, po!
    - Eh, faleminderit prej teje!
    Kėshtu pėrsėritej kjo lidhje miqėsore e dajės Xhemė me tė fala. Njė ditė prej ditėsh e kishte pyetur prapė daja Rifatin:
    -Po, si ishin ata miq nė Vitak? A u bėre tė fala?
    Rifat Topalloj disa herė ia kishte fshehur mendimin e tij dajės Xhemė. Njė ditė e pyeti:
    - O mixha Xhemė! - i tha. - A po mė tregon diēka? Ti u mbyte duke u dėrguar tė fala atyre miqve, e ata s’po t’i kthejnė tė falat, ē’ėshtė kjo punė me ty?
    -Ani, ani, ti prapė mos lė pa ua pėrcjellė tė falat e mia - tha ai e sėrish shtoi: - Tė fala prej Xhemės, kaq!
    Me gjasė sikur tė falat nuk shkėmbeheshin, por njeriu me njeriun rri dhe takohet edhe me mendime tė mira... "Bėhu i menēur dhe ua lėshon udhėn atyre qė tėrė kohėn mundohen t’ju nevrikosin! Nėse e ruan gjakftohtėsinė, do tė nevrikosen ata!" - ishin kėshillat e dajės, qė saherė mė ishin pėrsėritur nga ai, por qė shpesh ua pėrcillja edhe djemve tė tij, sa pėr tė mos u mashtruar me jetėn
    Tigri
    Tigri
    Anėtar Veteran
    Anėtar Veteran


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Cancer
    Numri i Postimeve : 752
    Mosha : 40
    Vendndodhja : Ne zemer te xhungles
    Profesioni : sekret
    Pikėt : 302
    Vlersuar : 9
    Data e Regjistrimit : 18/09/2008
    Humor : tere diten

    HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPĖRI (Roman) Empty Re: HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPĖRI (Roman)

    Mesazh nga Tigri Mon 24 Nov 2008, 13:28

    NJĖ KAFE PĖR MJEKUN

    Mjeku kishte arritur nė shtėpi.
    - Njė kafe pėr mjekun, - i tha Bardhi Norės, dhe u fut nė botėn e kujtimeve lidhur me ndėrtimin e shtėpisė sė tij.
    - Jo, pėr mua, jo - tha mjeku. - Lėngoj nga trysnia e gjakut. Bardh, ke harruar kur tė jam ankuar. Mė vinte era hudhėr. U patėm takuar me ty te ai vetėshėrbimi nė fund tė udhės, tė pata kėrkuar falje: "Mė fal, mė vjen era hudhėr, se kam vėshtirėsi me trysni tė gjakut!"
    - Po, ē’tė bėjmė doktor, tė gjithėve na vjen era nga diēka? - i tha Bardhi qė i vinte mirė se bisedonte me mjekun. Kishte kaluar njė kohė e gjatė qė mjeku nuk kishte qenė nė shtėpi tė tij.
    - Ja, ky ėshtė bar majasėlli, z. mjek! - i tha Bardhi. -Nėse je i disciplinuar nė jetė, dhe besimtar, bari do tė bėj mirė - i tha dhe u tėrhoq nga njė kanape nė tjetrėn. - Lexoje recetėn! Nėse mė punon fati, mendoj ta shkruaj njė broshurė! Kjo sėmundje lypet tė trajtohet nė shtypin tonė... Pastaj edhe nė mjekėsi…
    Mjeku me kureshtje nisi ta lexonte recetėn.
    - Sa mirė qė e ke shkruar recetėn! - tha mjeku dhe e lexoi deri nė fund.
    Kureshtja e mjekut pėr kėtė bar vinte duke u shtuar.
    Bardhi ia afroi mjekut ilaēin. Ai nė shenjė nderimi, nxori dhjetė marka gjermane, e duke e ulur kokėn, i tha:
    - Kėto pėr mjaltėn qė ke blerė, Bardh!
    - Paratė janė tė mira pėr tė gjithė, z. mjek, por kėtė kurė tė barit e ke pa pagesė. Tė lutem futi ato marka nė xhep, tuajat janė. Unė e bėj kėtė punė pa para, por ata qė kanė para shumė, s’ėshtė e udhės qė tė mė ngushtojnė. Koprracėve qė kanė shumė u dhembsen paratė pėr shėndet! Sikur tė vijnė ata te unė, ah, ēfarė do t’ju thosha? Ata s’japin para as pėr botimin e librave tė mia. I duan librat e Arsimit qė t’ua fal. Janė mėsuar apo vetė i kemi mėsuar, doktor. Mė thonė ata shokėt e Muhamet Pirrakut, se kishte thėnė: "Libri s’duhet t’i falet askujt, se ia humb vlerėn!". Sa veta thoshin se e ka mirė, sa tė tjerė e qortonin. Tė tė qortojnė njerėzit se ua fal librat? Jo! Arsimi kishte pyetur pėr librin e tij: "Tė vdekurit vallėzojnė" a po shitet? I them se po falet e nuk po shitet!…
    Tigri
    Tigri
    Anėtar Veteran
    Anėtar Veteran


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Cancer
    Numri i Postimeve : 752
    Mosha : 40
    Vendndodhja : Ne zemer te xhungles
    Profesioni : sekret
    Pikėt : 302
    Vlersuar : 9
    Data e Regjistrimit : 18/09/2008
    Humor : tere diten

    HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPĖRI (Roman) Empty Re: HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPĖRI (Roman)

    Mesazh nga Tigri Mon 24 Nov 2008, 13:29

    HARTA E KOSOVĖS

    Atė mėngjes si zakonisht shėtitja nė parkun e Prishtinės. Mjeku ishte kėrrusur te rrėnjėt e blirit. Ishte ngritur sėrish nė kėmbė me njė copė tė hartės sė Kosovės qė e mbante nė dorė. Ai e shikonte dhe rrotullonte hartėn disa herė. Klithmėn qė kishte lėshuar mjeku ishte me interes.
    - A sheh, e kanė hedhur nė udhė hartėn e Kosovės.? - lėshoi njė ofshamė ai. - Duhet t’i ruajmė shkrimet, se ato flasin shumė. Edhe fėmijėt tanė asgjė s’po shohin. Kjo hartė e botuar e Kosovės, rrallė sheh dritėn e botimit. Kosova ėshtė e madhe, por me ardhacakė e zvogėluan atė. Tė na lėnė kaq sa ėshtė, asgjė mė shumė s’do tė dėshiroja... - tha mjeku, e hartėn ma la nė dorė.
    Bardhi sė bashku me Norėn mbetėn duke e shikuar e dėgjuar mjekun se ē’fliste. Pastaj e bėrėn edhe njė shėti nė park. Duke u zhdjergur tepozhzės, ishin ndalė rishtas te lapidari i Boros dhe i Ramizit, qė ishte dėmtuar. Norės s’i pėlqente fare kjo punė. Ajo shprehte njė botė tjetėr para tij:
    - I vraftė Zoti ata qė ua kanė nxirė fytyrėn! Ata janė tė vdekur! Njėherė vdes njeriu e mė s’ngjallet. Oh, edhe ato nėna qė lanė bijė tė tillė! I kanė mashtruar, ishin shtalbakė, or Bardh, dhe lufta i hėngri...
    Bardhi ishte afruar para lapidarit tė Ramiz Sadikut, e shikonte pėr sė afėrmi. Ai shikonte se ia kishin vėnė nė fund tė lapidarit njė kryq me ngjyrė tė bardhė, kurse nė tė dy anėt kryqin e kishin rrethuar me dy shkronja ēirilike: E dhe G!. Nora e kishte vėrejtur, ishte prekur shumė.
    - Ia paskan nisur edhe kėtij tė Ramizit - tha ajo me keqardhje. - Ja, ē’bėjnė shkiet. Ēdo rrėnim qė bėjnė natėn apo ditėn, na lėnė ne! Po ē’u bėjnė kėta tė vdekur nė park?
    Bardhi bredhte nė kujtime. "Mendje ėshtė kjo", thoshte nė vete. Hapat e jetės janė tė tillė!
    Tigri
    Tigri
    Anėtar Veteran
    Anėtar Veteran


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Cancer
    Numri i Postimeve : 752
    Mosha : 40
    Vendndodhja : Ne zemer te xhungles
    Profesioni : sekret
    Pikėt : 302
    Vlersuar : 9
    Data e Regjistrimit : 18/09/2008
    Humor : tere diten

    HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPĖRI (Roman) Empty Re: HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPĖRI (Roman)

    Mesazh nga Tigri Mon 24 Nov 2008, 13:29

    ZGJIMI I VONĖ

    Bardh Mulaj doli nė udhė pėrtej parkut. Mendja i thoshte se s’mund tė lėshoj klithmė: "Kėto janė udhėt e jetės. Ēdo lėvizje e njerėzve mė pėlqen Mjafton se atė mėngjes shoh se njerėzit duan tė jetojnė..."
    Ndonjė zhurmė kamionėsh shpesh Bardhit ia prishte qetėsinė e mėngjesit.
    - Sot jemi zgjuar vonė - i tha Norės. - Nesėr do tė zgjohemi mė herėt.
    Ajo sikur gėzohej se kishte hequr nga trupi i saj njė barrė tė jetės, e s’e hetonte se vragėt mbeten... Bardhi sė bashku me Norėn ktheheshin prej parkut, dhe prej njė kėndi, e shikonin ēatinė e shtėpisė sė tyre. Kur ajo ndiente gogėsimė, shprehte dėshirėn e kahershme.
    -Bardh, kafeja po mungon! Ke blerė? - pyeti si nė shaka.
    -Po, moj Nora ime, do tė blejmė. Dita e re e shkel tė vjetrėn... Tė kam thėnė gjithnjė se nesėr bėhet mė mirė... Ti bėn shaka me kėtė shprehje. Ke tė drejtė, por edhe unė kam tė drejtė! Jeta ėshtė e tė gjithėve. Ajo sot mė mashtron mua, e nesėr tė mashtron ty. Uroj qė jeta tė mos e mashtrojė bimėn e re. Tė rinjtė i bėjnė do hapa pėr njė jetė mė tė mirė. Jetė kėrkon edhe fėmija nė bark tė nėnės.
    Bardhi i kujtonte bindjet e t’et, qė kurė ndante leshin pėr anėtarė tė familjes, pyeste:
    -Ka ndonjė grua shtatėzanė?
    -Po - i pėrgjigjej nėna plakė - Po pse pyet pėr kėtė? Burri s’pyet pėr punė tė grave? - sikur e qortonte ajo.
    -Jo, moj Sherife, dua ta ndaj leshin. Hisja i takon edhe kur fėmija niset nė bark tė nėnės, njė kafshatė mė tepėr duhet dhėnė grave shtatėzana. Ato hanė edhe pėr atė qė e kanė nė bark. Njė trup, por dy shpirtėra nė tė.

    Shoh se Proza ime sot ishte e kujdesshme. Treguesin e Radio-Tiranės s’e hoq fare nga stacioni. Ndodh se dita e dielė ėshtė dite e hareshme edhe nė Tiranė, e unė shkruaj kėtu nėn ritmin e kėtyre valėve. Radio-Prishtina, them, mbeti zonė "krra" - "krra"!
    Radio-Tirana, zonė "krra, krra"! Ē’janė kėto dy "krra-krra". Njė myjė jete mė lidh. Sa darkat e drekat solemnte u shtruan pėr kėto dy zona, qė tė veshen nėn aoreolėn e pagėzuar "krra,krra!". Krrokamė sorrash tė larme, them dhe pahetueshėm pėrpiqem t’i kundėrshtojė idetė e shpifjet e trilluara pėr zonat:"Krra, krra!"
    Por, mė thotė njė mendje se shpifje tė ngjashme pati edhe pėr familjen tonė. Rėniet e saj sikur priteshin. Me gjasė nė fshat kishin rėnė nė sy pėrpjekjet e tim eti, qė me meshkujt qė ia fali zoti, stė vė pushtet mbi tė tjerėt, apo frika e tė tjerėve pa arsye, i sėtrmadhonin lėvizjet e reja...
    Tigri
    Tigri
    Anėtar Veteran
    Anėtar Veteran


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Cancer
    Numri i Postimeve : 752
    Mosha : 40
    Vendndodhja : Ne zemer te xhungles
    Profesioni : sekret
    Pikėt : 302
    Vlersuar : 9
    Data e Regjistrimit : 18/09/2008
    Humor : tere diten

    HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPĖRI (Roman) Empty Re: HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPĖRI (Roman)

    Mesazh nga Tigri Mon 24 Nov 2008, 13:29

    IKJA NGA ĖNDRRAT

    Njėfarė ėndrre kapėrcyese me gjeti para Pallatit tė shtypit "Rilindja" nė Prishtinė. Duke ecur udhės pėrballė Pallatit pashė njė mini-autobus qė kishin hyrė sa veta nė tė dhe bėheshin gati tė udhėtonin diku. Ndėrkohė pashė se erdhi daja Hasan Gjeli i Likoshanit, i veshur me rroba tė bukura, ngjyrėkafeje, me kravatė e kėmishė tė bardhė, dhe me njė valixhe plaēka nė dorė. U pėrshėndeta me tė, e ai nuk dha shenjė se do tė mė afrohej, e desh ta pyesja:"O daja Hasan, po si je, si janė edhe ata dajat e tjerė?". Daja Hasan hipi nė atė mini-autobus e mua mė doli gjumi.
    Meqė s’arrita tė udhėtoja me atė autobus, mendja mė thoshte se do tė vijnė ditėt kur do tė marrė njė udhė tė afėrt apo tė largėt. Por, megjithatė, nė kėtė mėngjes dolėm sė bashku me Norėn nė shėtitje. Nora nė fillim s’desh tė pranojė qė tė dalė me mua. Ajo ankohej se ndiente dhembje tė kėmbėve, por mė vonė vendosi qė tė bėhej gati. Dolėm nė shėtitje rreth orės 6,00 tė mėngjesit. Ishte kohė me vranėsira. Qielli apo toka sikur bėheshin gati pėr shiun e pritur. Vėrehej se toka ishte ēarė e bėrė shkrumb i gjallė! Bari nė park ishte tharė, gjethet e blirėve qė i kishin thyer fėmijėt pėr tė pėrgatitur ēajin e dimrit, ishin bėrė shkrumb. Udha e parkut qė mė parė ishte e gjelbėruar ishte mbuluar me pluhur dhe hedhurina tė tjera qė ēdo ditė banorėt e ēdo lagjeje pėrreth i shkarkojnė me karroca nė park.
    Gjatė kėsaj nate kisha parė edhe njė ėndėrr tjetėr. Isha nė njė arė tė mbjellur me misėr dhe pashė se Shemė Osman (Kapuēi), me njė shat nė dorė endej dhe mė priste mua qė t’ia nisim prashitjes. Unė kisha marrė njė shat nė krah, dhe pashė se ara e misrit u shndėrrua nė arė me pisha. Pashė se fije bari nuk kishte mbi, dhe toka ishte e shkriftė, e kur provoja tė mih, pashė se nuk do tė kishim vėshtirėsi. I thashė Shemės:"O Shemė, Shemė! A sheh se s’paska bari, dhe qenka lehtė tė prashisim. Vetėm ia thyejmė korėn qė ka vėnė dhe ecim".
    Shema ia nisi tė prashit, e mua mė doli gjumi.
    Norės ia rrėfeja ėndrrėn qė kisha parė, e ajo mė tha:"S’ėshtė mirė qė ke parė ėndėrr tė tillė. Mihja e tokės, s’ėshtė shenjė qė pret ndonjė lajm tė mirė..."
    Ishim kthyer nga parku i Prishtinės, dhe posa i pimė kafetė e mėngjesit, u futa nė dhomėn time, lėshova kompjuterin dhe nisa tė shkruaja...Shpresa se do tė trajtoj diēka me vlerė nė letėrsi me mban edhe gjatė tėrė ditės. Do tė shoh... Tash, pasi i shėnova ėndrrat qė kisha parė, u zhorgja shkallėve teposhtė dhe dola qė tė marrė diēka pėr tė hėngėr mėngjes dhe drekė. Mė panė duke u rruar nė banjo vajza ime, Nora dhe Nolja. Ishin mėsuar qė kur rruhesha nė Vitak, shpesh e pėrdorja shprehjen si nė shaka:
    -Unė, po i rruhem arės sime?
    - Po, ē’arė ėshtė ajo, baba? - mė pyeste shpesh Arsimi. - Arė, po ēfarė mund tė jetė tjetėr? Ja, tash do ta marrė shatin nė supe, dhe do tė shkoj ta prashis misrin. Ke parė kur nė shenjė tė pėrvjetorit tim ia puthja tri herė qykėn e shatit, duke klithur:
    - Ja, sot i mbusha gjashtėdhjetė vjet! Ara ime, fara ime... - thosha duke e lėmuar ballin, faqet.
    - Me fat, baba! – tha Besimi dhe tė gjithė i cakėrronin shetėrit qykė me qykė. Lugina ushtonte e luteshim:"Edhe nė vjetin tjetėr tė gjithė sė bashku nė arė!"
    Pastaj edhe njė shaka tjetėr pėrbironte: "Ti po i rruhesh gruas, e thua: po i rruhem arės!". Si gjithnjė isha mėsuar me kėto pyetje e shaka.
    - Arė mė e mirė se gruaja s’ka! – tha Bardhi.
    Ata qeshnin. Prisja tė haja mėngjesin e tė shkoja atje, ku vėrtet mė priste puna nė arėn time. Sa pėr arėn tjetėr, thosha nė vete, dihet se kur lėrohet ajo!
    Shakatė rreth rruajtjes sė arės nisėn edhe nė Prishtinė. Posa u rrova dhe dola prej banjos i pastėr, pashė Norėn se pėrpiqej t’i shkundė teshat e shtrartit nė ballkon, pastaj u ktheva prej saj, dhe nisa tė qesh.
    - Ja, s’mė sheh, sot iu rrova kompjuterit e nesėr romanit!
    Pranvera mė kishte pėrcjellur se ē’fola me Norėn dhe qeshte, kurse Nolja nė anėn tjetėr bėhej gati tė udhėtonte pėr nė Rakinicė. Ajo, me gjasė s’e thellonte mendjen ē’desh tė shpreh. Mendoja: ėshtė mirė tė bėja shaka me tė, apo jo? Heshta. U ngjita shkallėve pėrpjetė, dhe posa i shkrova kėto biseda pėr arė, prisja se do tė mė ftojnė tė ha mėngjes.
    Duke pritur mėngjesin, mendja mė treti te Xhaviti qė e pashė nė banesė tė tij, dhe mė dukej se do ta ketė marrė ndonjė injeksion, apo mendonte se ēfarė do t’i ngjitej sot nė penė. E thėrrita, dhe posa u pėrshėndetėm, prisja me padurim qė tė mė bie diēka nė mendje e penė.
    -Dėshiron ta mjelėsh lopėn? Ja, qumėshti paska mbėrri - mė pyeti si nė shaka, por nuk qeshi. - Baba, a gjithnjė blen qumėsht kėtu, a?
    -Po, or bir, pse tė mos e blej kur ėshtė mė i lirė se kudo dhe mė i mirė. Kėta tregtarė po duan tė na i rjepin nėntėdhjetė e nėntė lėkurė! A sheh se pėr ēdo ditė i ngrisnin ēmimet. Kjo shkon nė dėm tė kafshatės sonė. Jetė lypet tė bėjmė edhe ne, t’i rrisim fėmijėt, na duhen edhe ata...

    Sponsored content


    HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPĖRI (Roman) Empty Re: HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPĖRI (Roman)

    Mesazh nga Sponsored content


      Ora ėshtė Fri 29 Mar 2024, 05:45