Forumi Guri Bardhė

Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne kete faqe,
mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar falas ne faqe.

Regjistrimi zgjat vetem pak sekonda...

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe vute ne dispozicion
per te n'a vizituar ne faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Bordi Drejtues i Forumit Guri Bardhe.

Join the forum, it's quick and easy

Forumi Guri Bardhė

Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne kete faqe,
mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar falas ne faqe.

Regjistrimi zgjat vetem pak sekonda...

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe vute ne dispozicion
per te n'a vizituar ne faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Bordi Drejtues i Forumit Guri Bardhe.

Forumi Guri Bardhė

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Forumi Guri Bardhė

    Jeta dhe krijimtaria e Mitrush Kutelit.

    Scarface
    Scarface
    Anėtar Veteran
    Anėtar Veteran


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Gemini
    Numri i Postimeve : 1400
    Mosha : 37
    Vendlidja : Nė Maternitet...
    Vendndodhja : Sa kėndej, e sa andej.
    Profesioni : Time Killer
    Pikėt : 1955
    Vlersuar : 42
    Data e Regjistrimit : 15/01/2008
    Hobi : Jeta e natės...
    Humor : Po tė kishte halla ko*e, do i thirrnim xhaxha...

    Jeta dhe krijimtaria e Mitrush Kutelit. Empty Jeta dhe krijimtaria e Mitrush Kutelit.

    Mesazh nga Scarface Sun 16 Nov 2008, 10:45

    Jeta

    Dhimitėr Pasko i njohur me pseudonimin Mitrush Kuteli lindi mė 13 shtator 1907 nė Pogradec, ndėrsa vdiq mė 4 maj 1967 nė Tiranė. Ka qenė shkrimtar, pėrkthyes dhe ekonomist shqiptar nga Shqipėria. Shkroi nėn pseudonimet Mitrush Kuteli, Izedin Jashar Kutrulia dhe Dr. Pas. Mėsimet e mesme i kreu nė Selanik, kuse tė lartat nė Bukuresht, ku mė 1934 mori titullin "Doktor i shkencave ekonomike". Mė 1942 u kthye nė atdhe, ku punoi nė fillim si ekonomist dhe mė vonė e derisa ndėrroi jetė, si pėrkthyes.

    Mitrush Kuteli ėshtė njėri prej prozatorėve mė tė shquar tė letėrsisė sonė, ushqyer qė nė fėmijėri me legjendat dhe baladat e Jugut, sidomos me ato tė malėsisė sė Pogradecit, qytetit tė lindjes sė tij. Duke njohur thellė edhe letėrsinė botėrore, ai arriti tė krijojė njė prozė realiste origjinale, tė fuqishme, me njė fantazi tė jashtėzakonshme.

    Vepra e tij ishte e ndaluar apo gjysmė e ndaluar dhe s’u botua e plotė deri nė vitin nėntėdhjetė, kurse nė faza tė ndryshme kohe as u mėsua e as u fol pėr tė. Ky, nė tė vėrtetė, ėshtė fati i shkrimtarit i cili nuk iu pėrshtat asnjėrit nga dy sistemet e Shqipėrisė: Monarkisė e Komunizmit. Po dhe tė dy sistemet nuk e duruan atė si njeri tė kulturės e tė fjalės sė lirė

    Libri i Kutelit Sulm e lotė pėrmban Poemin kosovar dhe Poemin e Shėndaumit si dhe dy lirika: Balta shqipėtare e Po tė vdes nė dhé tė huaj. E pazakonshmja ėshtė se libri nėnshkruhet me tre emra: Izedin Jashar Kutrulija, Mitrush Kuteli e Dr. Pas, qė tė tretė pseudonime tė Dhimitėr Paskos. Izedini del si autor i Poemit kosovar, Mitrushi si autor i Poemit tė Shėndaumit kurse Dr. Pas si shkrues i parathėnies.

    Dallohen pėr problematikėn e rėndėsishme, pėr tonin e rreptė antifeudal, pėr dashurinė ndaj atdheut e ndaj njeriut tė thjeshtė tė popullit, pėr pėrbuzjen ndaj gjithēkaje tė huaj qė vjen tė shkatėrrojė njė traditė tė bukur tregimet: Vjeshta e Xheladin beut, Hanet e karvanet, Si u takua Ndoni me Zallorėt, Gjonomadhė e Gjatollinj, Xha Brahua i Shkumbanares, Kujtimet e kujtimeve, Natė muaji Shembiteri, Natė marsi, Qetėsi para fėrtyne etj.

    Mitrush Kuteli ėshtė autori i parė shqiptar qė botoi vėllime me kritikė: Lasgush Poradeci (1937) dhe Shėnime letrare (1944). Kritika e tij letrare shfaqet nė trajta tė ndryshme: shėnim, recension, studim e ese. Dy studimet e tij mė tė njohura pėr letėrsinė shqipe janė ai pėr poezinė e Lasgush Poradecit dhe ai pėr poezinė e Fan S. Nolit.

    Mitrush Kuteli, bashkė me Ernest Koliqin, ėshtė themelues i prozės moderne shqipe dhe njėri ndėr autorėt mė tė njohur tė modernitetit shqiptar. Madje, ka mendime qė Kutelin e shohin bashkė me Lasgushin si autor themelor tė gjithė letėrsisė moderne shqiptare.

    Rreth dyzet vite pas vdekjes, mė 27 shtator 2002 me dekretin nr 3478, me propozimin e Ministrisė sė Kulturės, Rinis dhe Sporteve dekorohet nga Presidenti i Shqipėrisė me dekoraten e nderit tė Republikės sė Shqipėrisė : Urdhri "Mjeshtėr i Madh i Punės".
    Scarface
    Scarface
    Anėtar Veteran
    Anėtar Veteran


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Gemini
    Numri i Postimeve : 1400
    Mosha : 37
    Vendlidja : Nė Maternitet...
    Vendndodhja : Sa kėndej, e sa andej.
    Profesioni : Time Killer
    Pikėt : 1955
    Vlersuar : 42
    Data e Regjistrimit : 15/01/2008
    Hobi : Jeta e natės...
    Humor : Po tė kishte halla ko*e, do i thirrnim xhaxha...

    Jeta dhe krijimtaria e Mitrush Kutelit. Empty Re: Jeta dhe krijimtaria e Mitrush Kutelit.

    Mesazh nga Scarface Sun 16 Nov 2008, 10:46

    Tituj tė veprave:

    - Lasgush Poradeci (1937)
    - Net shqiptare (1938) [1]
    - Pylli i gėshtenjave (1958) [1]
    - Ago Jakupi e tė tjera rrėfime, (1943)
    - Sulm e lotė (1943)
    - Shėnime letrare (1944)
    - Havadan mė havadan (1944)
    - Kapllan aga i Shaban Shpatės (1944)
    - Dashuria e berberit Artan (1946)
    - Xinxifilua, (1962)
    - Tregime tė moēme shqiptare (1965)
    - Tregime tė zgjedhura (1972)
    - Baltė nga kjo tokė, (1973)
    - Nė njė cep tė Ilirisė sė poshtme (1983)
    - Kėngė e britma nga qyteti i djegur
    - E madhe ėshtė gjėma e mėkatit (1993)

      Ora ėshtė Fri 29 Mar 2024, 07:22