Forumi Guri Bardhė

Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne kete faqe,
mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar falas ne faqe.

Regjistrimi zgjat vetem pak sekonda...

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe vute ne dispozicion
per te n'a vizituar ne faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Bordi Drejtues i Forumit Guri Bardhe.
Forumi Guri Bardhė

    Letrarėt e mėdhenj tė Letėrsisė Shqipe.

    Administratori
    Administratori
    i Forumit "Guri Bardhė"
    i Forumit

    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Scorpio
    Numri i Postimeve : 6039
    Mosha : 35
    Vendlidja : Guri Bardhė
    Vendndodhja : Larg Vendlindjes...
    Profesioni : Emigrant...
    Pikėt : 12882
    Vlersuar : 174
    Data e Regjistrimit : 27/07/2007
    Hobi : Leximi dhe thurja e vargjeve...
    Humor : Punė, punė, natė e ditė qė tė shohim pakėz dritė. Eh Naim tė ishe vetė, e ta provoje turnin e tretė.

    Letrarėt e mėdhenj tė Letėrsisė Shqipe. Empty Letrarėt e mėdhenj tė Letėrsisė Shqipe.

    Mesazh nga Administratori prej Sun 19 Aug 2007, 06:50

    Nė kėtė do tė bashkėbisedojmė, pėr letrarėt e mėdhenj tė letėrsisė Shqiptare.
    Punėn, kontributin dhe veprat e tyre me vlera tė mėdha nė kėtė fushė.



    Sinqerishtė:
    Saimiri...


    ________________________________
    Letrarėt e mėdhenj tė Letėrsisė Shqipe. Pictur10
    fjolla-1
    fjolla-1
    Pena e Artė
    Pena e Artė

    Gjinia : Female
    Shenja e Horoskopit : Aries
    Numri i Postimeve : 224
    Mosha : 29
    Vendndodhja : Peje
    Profesioni : Studente
    Pikėt : 3
    Vlersuar : 3
    Data e Regjistrimit : 07/06/2008
    Humor : Kujdes nga fjalet se ato te vrasin me shume se plumbi e te therin me shume se shpata

    Letrarėt e mėdhenj tė Letėrsisė Shqipe. Empty Re: Letrarėt e mėdhenj tė Letėrsisė Shqipe.

    Mesazh nga fjolla-1 prej Wed 25 Jun 2008, 18:49

    KADARE Ismail. Eshte shkrimtari me i madh i letrave shqipe, i cili qe pas viteve '90 jeton ne France. Kanditat i cmimit Nobel ne letersi. Lindi ne vitin 1936 ne Gjirokaster. Eshte autor i romaneve "Gjenerali i ushtrise se vdekur", i perkthyer ne tete gjuhe te botes, "Muzgu i perendive te stepes", "Koncert ne fund te dimrit", dhe i nje serie vjershash, permbledhjesh, novelash dhe poezish. Eshte nderuar me titullin e larte "Nderi Kombit".Kadare ben pjese ne Akademine Franceze nder 12 anetare-shok te huaj te kesaj Akademie, i Akademise se Berlinit. Veprat e tij jane perkthyer ne 20 gjuhe te botes.


    ________________________________
    Me mire te kesh qenin shoke sesa shokun qene.
    dANJELA
    dANJELA
    Anėtar/e i/e thjeshtė
    Anėtar/e  i/e thjeshtė

    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Scorpio
    Numri i Postimeve : 48
    Mosha : 31
    Pikėt : 150
    Vlersuar : 0
    Data e Regjistrimit : 12/03/2009

    Letrarėt e mėdhenj tė Letėrsisė Shqipe. Empty Re: Letrarėt e mėdhenj tė Letėrsisė Shqipe.

    Mesazh nga dANJELA prej Thu 11 Mar 2010, 03:12

    ALI PODRIMJA

    Ali Podrimja lindi mė 28 gusht 1942 nė Gjakovė. Shkollėn fillore dhe gjimnazin i kreu nė vendlindje, ndėrsa Fakultetin Filozofik, Gjuhė dhe Letėrsi Shqipe, nė Universitetin e Prishtinės. Nė vitin 1966 zė punė nė gazetėn e pėrditshme Rilindja, nė rubrikėn e kulturės. Mė 1976 kalon nė Edicionin e Botimeve “Rilindja”, ku udhėheq bibliotekat: Poezia shqipe, Letėrsia botėrore dhe letėrsitė e ish-bashkėsisė jugosllave. Ėshtė anėtar i LSHK dhe i PEN-it shqiptar. Nė vitin 1996 u zgjodh anėtar korrespondent i ASHAK, ndėrsa nė vitin 2000 zgjidhet anėtar i rregullt.Me shkrime filloi tė merret qysh si gjimnazist. Poezinė e parė Arabja e botoi nė revistėn “Jeta e re” nr. 4, 1957. Po kjo revistė nė vitin 1961 botoi dhe librin e tij tė parė Thirrje. Nė pėrkthim tė poetit Esat Mekuli u botua edhe nė gjuhėn serbokroate, me ca plotėsime (1968). Pėrmbledhja Thirrje nė vitin 1971 u bė kartuē nė Tiranė, shkaku i disa poezive “hermetike”. Ekzemplari i shpėtuar nga njė poet tiranas, udhėtoi deri te autori hiē mė pak se 20 vjet.Pos poezive, Podrimja shkruan ese e tregime. Bashkėpunon me tė gjitha revistat e fletushkat nė gjuhėn shqipe brenda dhe jashtė atdheut. Ėshtė fitues i shpėrblimeve tė ndryshme letrare. Nė vitin 1999, nė Shtutgart tė Gjermanisė, u nderua me shpėrblimin e mirėnjohur letrar Nikolas Linau. Librat e tij janė botuar, ribotuar dhe pėrkthyer nė disa gjuhė. Ėshtė prezent nė shumė manifestime ndėrkombėtare. Jeton nė Prishtinė si krijues i lirė.
    dANJELA
    dANJELA
    Anėtar/e i/e thjeshtė
    Anėtar/e  i/e thjeshtė

    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Scorpio
    Numri i Postimeve : 48
    Mosha : 31
    Pikėt : 150
    Vlersuar : 0
    Data e Regjistrimit : 12/03/2009

    Letrarėt e mėdhenj tė Letėrsisė Shqipe. Empty Re: Letrarėt e mėdhenj tė Letėrsisė Shqipe.

    Mesazh nga dANJELA prej Thu 11 Mar 2010, 03:14

    AZEM SHKRELI

    Azem Shkreli zė vend nė krye tė poezisė aktuale shqiptare. Krahas cilėsisė, poezia e Shkrelit shėnoi kthesė nė rrjedhat e poezisė nė Kosovė: e zgjeroi spektrin tematik; e subjektivizoi dhe intimizoi heroin lirik dhe ēka ėshtė mė me peshė, solli njė ndjesi tė re, tė mprehtė ndaj gjuhės, ndaj fjalės. Kėshtu, ajo i hapi rrugė bindshėm poezisė sė viteve pesėdhjetė, tė ngarkuar me patosin e euforisė kolektive.


    Azem Shkrelķ lindi mė 1938 nė Rugovė tė Pejės. Shkollėn fillore e kreu nė vendlindje, ndėrsa nė Prishtinė ai vazhdoi shkollėn e mesme pėr tė vazhduar fakultetin Filozofik, degėn e gjuhės dhe tė letėrsisė shqipe. Pėr shumė vjet ai ka qenė kryetar i shoqatės sė Shkrimtarėve tė Kosovės, drejtor i Teatrit Krahinor nė Prishtinė dhe themelues e drejtor i Kosova Filmit. Vdiq nė pranverėn e vitit 1997.
    Ka botuar kėto vepra nė poezi Bulzat (1960), Engjujt e rrugėve (1963), E di njė fialė prej guri (1969), Nga bibla e heshtjes (1975), Pagėzimi i fjalės (1981), Nata e papagajve (1990), Lirikė me shi (1994), Zogj dhe gurė (1997). Nė prozė: Karvani i bardhė (1961), Sytė e Evės (1975), Muri pėrfundi shqipes Shtatė nga at, si dhe dramat: Fosilet (1968), Varri i qyqes (1983) etj. Poezitė e tij janė pėrkthyer nė shumė gjuhė tė huaja.

    Shfaqja e Azem Shkrelit si poet, pėrpos qė pėrputhej me ardhjen e talentit tė fuqishėm, shėnonte njėkohėsisht kthesėn e parė drejt hapjes dhe modernizimit tė poezķsė shqipe tė Pasluftės. Shkreli u ngjķt natyrshėm nė kulmet e poezisė sė sotme shqiptare dhe kėtė vend ai e konsolidoi dhe e pėrforcoi nga njėra vepėr poetike nė tjetrėn, deri nė atė tė fundit, qė e la dorėshkrim "Zogj dhe gurė", botuar mė 1997.

    Veprimtaria nė poezi dhe nė prozė e Azem Shkrelit nė fund tė viteve pesėdhjetė dhe nė fillim tė gjashtėdhjetave, shėnon kthesė cilėsore dhe kthesė nė praktikat krijuese letrare. Gjatė viteve pesėdhjetė, si gjimnazist, Azem Shkreli, ka mundur tė lexojė nga letėrsia e kohės nė gjuhėn shqipe njė poezi tematikisht tė kufizuar, me strukturė dhe sajim artistik gjuhėsor pa origjinalitetin e duhur. Nė prozė gjendja ishte edhe mė e varfėr. Me pėrjashtim tė ndonjė emri, (Hivzi Sulejmani) ajo pak prozė e autorėve jo fort tė talentuar, kryesisht trajtonte tematikėn e luftės dhe tė fitores pėrmes rrėfimit klishe bardh e zi dhe tė metodės sė realizmit socialit.
    Kėshtu Azem Shkreli shėnoi kthesėn e parė mė tė rėndėsishme nė poezi, nė radhė tė parė, duke e ēliruar Unin lirik intim nga ai kolektlv, duke selitur nė tė temėn e dashurisė pėr vendlindjen dhe duke portretizuar njeriun e truallit rugovas, me ngjyrimet e traditės dhe tė lashtėsisė, dashurinė pėr vashėn, lirikėn peizazhiste, etj. Nga ana tjetėr thyerjen e parė tė madhe nė letėrsinė shqiptare, kosovare, Shkreli e bėri me romanin "Karvani i bardhė" si edhe me tregimet e pėrfshira nė vėllimin "Sytė e Evės", qė qėndrojnė ndėr mė tė realizuarat nė prozėn tonė tė shkurtėr...
    dANJELA
    dANJELA
    Anėtar/e i/e thjeshtė
    Anėtar/e  i/e thjeshtė

    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Scorpio
    Numri i Postimeve : 48
    Mosha : 31
    Pikėt : 150
    Vlersuar : 0
    Data e Regjistrimit : 12/03/2009

    Letrarėt e mėdhenj tė Letėrsisė Shqipe. Empty Re: Letrarėt e mėdhenj tė Letėrsisė Shqipe.

    Mesazh nga dANJELA prej Thu 11 Mar 2010, 03:15

    ALI ASLLANI

    Ali Asllani ėshtė pa dyshim ndėr personalitetet mė tė shquara tė poezisė shqiptare, sidomos nė vitet pas periudhės sė pavarėsisė kombėtare e nė kohėt e vona. Ai hyri nė letėrsinė shqipe si njė rilindas i vonė. Zėri i tij poetik u shfaq i plotė nė jetėn letrare shqiptare, ne vitet ’20-’30, kur ende shkruanin, Andon Z. Ēajupi, Ndre Mjeda, Gjergj Fishta, Asdreni, Fan S. Noli, Mitrush Kuteli, kur kishin nisur fillesat a krijimtarisė sė tyre: Ernest Koliqi, Et’hem Haxhiademi, Ramiz Harxhi, Lasgush Poradeci etj. Nė kėtė kuadėr tė pėrgjithshėm tė jetės sonė letrare, poezia e Ali Asllanit shquhet pėr origjinalitetin dhe autentitetin e zėrit tė vet. Ėshtė njė poet i veēantė, njė zė tjetėr i bukur, qė i bashkohet korit tė pėrgjithshėm, poezisė sė vėrtetė tė atėhershme shqiptare. Nė atė klime, nė atė botė letrare dhe nė atė kohė krijoi e jetoi ai. Poezia shqiptare e viteve ’20-’30, pėrshkohet kryesisht nga motivi patriotik. Duke trashėguar kėtė motiv prej Rilindjes Kombėtare, De Radės e Naim Frashrit, pastaj Fishtės e Ēajupit, poezia shqiptare frymėzohet prej pėrpjekjeve tė popullit tonė, pėr ēlirim dhe progres demokratik. Ėshtė e vėshtirė tė gjesh nė atė kohė njė poet qė nuk e pėrpunoi motivin patriotik. Ajo qė e dallon Ali Asllanin ėshtė se ai, motivin patriotik e ka tė drejtpėrdrejte, domethėnė, ai ėshtė zėri i atypėratyshėm i ngjarjeve kapitale tė historisė sė re shqiptare, ngjarje tė cilat Ali Asllani (poeti) i pėrjetoi personalisht dhe thellė, gjė qė tronditi ndėrgjegjen e tij artistike. Pas botimeve tė para nė shtypin e kohės, kur ishte nxėnės nė gjimnazin Zosimea tė Janinės dhe student ne Stamboll, nė vitin 1914, gjejmė fillesat e tij poetike. Nė vjershėrimit e para to tij, gjejmė pėrjetimet djaloshare tė fshatit shqiptar sidomos tė fshatit Vajze tė Vlorės. Ndihet qysh aty lidhja e madhe e krijimtarisė se tij me kėngėn popullore te Labėrisė, qė gjithmonė do tė pėrbeje njė nga karakteristikat themelore to poezisė se tij. Nė fillim tė kėtij shekulli pas fitores se Revolucionit Xhonturk, ngjarjet nė Perandorinė Osmane, nė Gadishullin Ballkanik e veēanėrisht ne Shqipėri precipitojnė. Nėn ndikimin e Ismail Qemalit dhe te klubit shqiptar tė Janinės, Ali Asllani u pėrfshi nė Lėvizjen Kombėtare Shqiptare. Sipas tė dhėnave tė shtypit tė atėhershėm, Ali Asllani ishte njeri ndėr pėrkrahėsit mė tė zjarrtė tė Ismail Qemalit dhe nga tė parėt qė u kėrcėnuan nga qeveritaret osmane me arrestim dhe internim nė Alep to Sirise. Ai, pas arratise nė Korfuz, pėrfaqėsoi klubin “Bashkimi” tė Janinės nė Kongresin e Dibrės 1909. Pas shpalljes sė Pavarėsisė Kombėtare, nė vitet e Qeverisė sė Vlorės, u be bashkėpunėtori i Ismail Qemalit. Nė kėtė kohe, ashtu si Ismail Qemali, edhe Ali Asllani, si njė intelektual poet ka kundėrshtarėt e vetė. Kėshtu (mė 1914 ai arratiset ne Itali dhe qėndron atje disa kohė. Nė mėrgimin dhe arratinė nė Itali shkruan tanimė, nė hapėsira tė gjera poetike. Njihen 28 poezi tė kėsaj periudhe, njė pjesė janė tė botuara nė shtypin e atėhershėm tė Vlorės si “Shpresa Kombėtare”, “Mbrojtja Kombėtare” dhe disa ruhen nė dorėshkrim

    Sponsored content

    Letrarėt e mėdhenj tė Letėrsisė Shqipe. Empty Re: Letrarėt e mėdhenj tė Letėrsisė Shqipe.

    Mesazh nga Sponsored content


      Ora ėshtė Tue 17 Sep 2019, 03:00