Forumi Guri Bardhė

Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne kete faqe,
mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar falas ne faqe.

Regjistrimi zgjat vetem pak sekonda...

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe vute ne dispozicion
per te n'a vizituar ne faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Bordi Drejtues i Forumit Guri Bardhe.
Forumi Guri Bardhė

    Dielli...

    Scarface
    Scarface
    Anėtar Veteran
    Anėtar Veteran

    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Gemini
    Numri i Postimeve : 1400
    Mosha : 33
    Vendlidja : Nė Maternitet...
    Vendndodhja : Sa kėndej, e sa andej.
    Profesioni : Time Killer
    Pikėt : 1955
    Vlersuar : 42
    Data e Regjistrimit : 15/01/2008
    Hobi : Jeta e natės...
    Humor : Po tė kishte halla ko*e, do i thirrnim xhaxha...

    Dielli... Empty Dielli...

    Mesazh nga Scarface prej Thu 30 Oct 2008, 03:44

    Dielli...

    Dielli ėshtė njė rruzull i gaztė prushėrues me temperatura tė jashtėzakonshme. Ai ėshtė njė reaktor i madh bėrthamor: Nė brendėsi tė tij pėrftohet energji pėrmes shkrirjes sė hidrogjenit nė helium nė temperatura rreth 15 milionė gradėve.

    Dielli ėshtė njė prej yjeve tė shumtė tė galaktikės sonė dhe nuk ėshtė aspak i veēantė: Por pėr ne ėshtė trupi qiellor mė i rėndėsishėm.

    "Dielli mban gjallė tėrė jetėn nė Tokė, ai na ndriēon, ngroh tokėn, detin, atmosferėn, nget klimėn, na sjell thatėsira dhe epoka akullnajash, shtyn erėn, e cila fryn nėpėr Tokė dhe vendos mbi motin. Stuhitė e tij trazojnė lidhjet pėrmes radios, shkaktojnė shkarkesa elektrike dhe bile shėnjojnė rrathėt e pemėve me radioaktivitet", shkruan Herbert Friedmann nė librin e tij mbi diellin.
    Edhe grekėt e lashtė e dinin qė atėherė rėndėsinė e diellit. Filozofi Poseidon (Poseidonius 135 - 51 p.e.s.) ka shkruar: "Dielli ndriēon krejt botėn pothuajse tė pafundmė. Pėrmes plotnisė sė fuqisė sė tij ai i hukat Tokės jetė..." Por ndonėse ia njihnin atij domethėnien e jashtėzakonshme pėr botėn, filozofėt grekė e mbanin Diellin tė ishte, si pasqyrim i pėrpiktė i asaj qė shihnin, njė trup i vogėl. Pėr njė kohė tė gjatė Dielli mbahej tė ishte mė i vogėl se Toka. Toka qėndronte nė qendėr tė botės, e rrethuar nga trupa nė qiell, qė quheshin planetė. Ptolemeu (Claudius Ptolemeus rreth 75 - rreth 160 ) ishte pėrpjekur, tė formulonte lėvizjen e planetėve nė njė teori tė ndėrlikuar. Kėshtu kishte shtatė planetė - Dielli dhe Hėna numėroheshin gjithashtu si tė tillė - tė cilėt silleshin rreth Tokės. Toka "qėndronte e palėvizur" dhe Dielli endej gjatė njė viti pėrqark kubesė sė yjeve tė palėvizshėm. Tė gjithė yjet e palėvizshėm duken si tė mbėrthyer pikėrisht nė kėtė kube, e cila njė herė nė ditė sillej rreth e qark Tokės. Ptolemeu zhvilloi njė teori akoma mė tė ndėrlikuar "Teorinė e Epiciklit", sipas tė cilės planetėt endeshin sipas qarqesh dhe epiciklash pothuajse tė pėrpikta...
    Ky lloj pėrfytyrimi i Botės njihet si Sistemi Dheqendror (Gjeocentrik). Ai ėshtė mbajtur si i vėrtetė deri nė shekullin e 16-tė, pra deri nė kohėn e Nikolaus Kopernikus (shqip. Nikollė Kopernikut).

    Koperniku (1493-1543) e zhvendosi Diellin duke e sjellur atė nė mes. Ai hodhi dyshime mbi botėkuptimin dheqendror dhe e ktheu mbrapsh: Sipas mendimit tė tij ishte Toka ajo qė rrotullohej rreth Diellit dhe jo e kundėrta. Njė teori e guximshme tė cilėn e bėri tė ditur mė 1543.
    Qė kjo qėndronte me tė vėrtetė mund ta vėrtetonte pak kohė mė vonė Johannes Kepler (1571-1630): nė bazė tė vėzhgimeve qė i kishte bėrė Marsit ai provoi qė planetėt lėviznin pėrgjatė shtigjesh eliptike rreth Diellit.
    Njė ligj tjetėr i Keplerit thotė se lėvizja shtegore e Tokės rreth Diellit nuk ėshtė e pandryshueshme. Ajo ėshtė mė e shpejtė kur largėsia midis Diellit dhe Tokės ėshtė mė e vogėl. Dhe ajo bėhet mė e ngadalshme kur kjo largėsi zmadhohet.
    Kjo ndikon mbi stinėt: Ato nuk janė njėsoj tė gjata. Nė fillim tė Janarit largėsia midis Tokės dhe Diellit ėshtė mė e vogla, nė Korrik Toka ėshtė mė sė largėti Diellit. Kėshtu koha midis vjeshtės dhe fillimit tė pranverės ėshtė prej 179 ditėsh dhe koha prej pranverės deri nė fillim tė vjeshtės prej 186 ditėsh. Kėshtu vera ėshtė shtatė ditė mė e gjatė se dimri.
    Pra ishte njė rrugė e gjatė derisa njerėzimit iu bė e qartė se Toka nuk ishte nė qendėr tė Botės, bile as Dielli. Dielli ėshtė qendra e Sistemit Tonė Diellor, qė prapėseprapė ėshtė vetėm njė ndėr shumė sistemet e galaktikės tonė, Udhės Qumėshtore. Ndėrsa Udha Qumėshtore nga ana e saj ėshtė vetėm njė galaktikė ndėr shumė tė tilla nė largėsitė e pafundme tė Gjithėsisė.
    Pėrbrenda galaktikės sonė ka pėrafėrsisht 100 miliardė yje, e cila ka njė formė tė sheshtė tė ngjashme me njė disk. Struktura e Udhės Qumėshtore ėshtė formė spiraleje, masa pėrqendrohet nė qendėr dhe e gjithė qendra rrotullohet. Kjo do tė thotė se vetė galaktika sillet rrotull. Edhe sistemi ynė diellor, qė ndodhet larg nga qendra e galaktikės sonė, i bie pėrqark kėsaj qendre. Pėr kėtė merr ca kohė... Njė qark tė plotė rreth qendrės sė udhės Qumėshtore Dielli ynė e kryen pėr plot 240 milionė vjet.

    Dielli ynė nuk ėshtė as mė i shndritshėm se diejt e tjerė ndėrsa madhėsia e tij aspak e pazakonshme. Fuqia ndriēuese e yllit mė tė shndritshėm ėshtė 10 000 herė mė e madhe se e diellit tonė, kurse e atij mė tė zbehtit ėshtė 10 000 mė pak. Kėshtu dielli ynė ėshtė mesatar. Po ashtu edhe pėr sa i pėrket temperaturės sė sipėrfaqes sė Diellit. Yjet mė tė nxehtė kanė njė temperaturė prej afėrsisht 30 000 Kelvin, ndėrsa mė tė ftohtit prej 3 000K. Nė sipėrfaqen e diellit tonė mbizotėrojnė temperatura prej rreth 6 000 K (rreth 5 500 gradė). Diametri i diellit tonė ėshtė gjithashtu mesatar. Ka yje gjigandė qė kanė njė rreze 500 herė mė tė madhe, dhe tė veckėl me njė rreze 100 herė mė tė vogėl se tė diellit tonė.


    ________________________________
    Dielli... Scarfa10

      Ora ėshtė Fri 19 Jul 2019, 07:11