Forumi Guri Bardhė

Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne kete faqe,
mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar falas ne faqe.

Regjistrimi zgjat vetem pak sekonda...

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe vute ne dispozicion
per te n'a vizituar ne faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Bordi Drejtues i Forumit Guri Bardhe.
Forumi Guri Bardhė

    Semundjet Kardiovaskulare

    Share

    Tigri
    Anėtar Veteran
    Anėtar Veteran

    Gjinia: Male
    Shenja e Horoskopit: Cancer
    Numri i Postimeve: 752
    Mosha: 30
    Vendndodhja: Ne zemer te xhungles
    Profesioni: sekret
    Pikėt: 302
    Vlersuar: 9
    Data e Regjistrimit: 18/09/2008
    Humor: tere diten

    Semundjet Kardiovaskulare

    Mesazh nga Tigri prej Sun 19 Oct 2008, 17:07

    Semundjet Kardiovaskulare:

    Semundjet Kardiovaskulare apo sic quhen ndryshe klasa e semundjeve qe kane lidhje te drejtepersedrejte me zemren ose enet e gjakut, ku perfshihen arteriet dhe venat perbejne nje kompleksitet te gjere semundjesh.
    Tani persa i perket pyetjes tende dua te theksoj qe faktoret me te cilet lidhen direkt keto lloj semundjesh jane te shumellojte, duke perfshire edhe trashegimine gjenetike, sic e permende edhe ti ne pyetjen tende. Kjo dukuri luan nje rol tejet te rendesishem, jo vetem ne semundjen e sistemin kardiovaskular por te te gjitha patologjive ne pergjithesi. Si te thuash trashegimia eshte nje faktor deciziv ne percaktimin diagnostik te shume semundjeve.
    Nder faktoret e tjere qe ndikojne ne shfaqjen e ketyre patologjive mund te permend si psh:

    a) Mosha
    b) Gjinia. Ketu ja vlen te permendet se meshkujt pasi kane arritur moshen mbi 60 vjec kane nje prirje me te rritur te shfaqjes se semundjeve koronare sesa femrat.
    c) Faktoret gjenetike dhe historia familjare e semundjeve kardiovaskulare luajne nje rol shume te rendesishem, por kjo s'do te thote qe 100 % te trashegimtareve te zhvillojne patologji koronare (te zemres.). Kjo dukuri eshte gjithashtu percaktuese edhe ne shume patologji te tjera si ne crregullimet autoimune, nervore, diabetit, apo edhe kancereve te ndryshem. Sic e thashe edhe me siper, jo te gjithe pasardhesit mund te zhvillojne/trashegojne keto semundje, edhe pse presente tek parardhesit e tyre.
    Faktoret e mesiperm hyjne ne nje kategori qe ne gjuhen mjekesore quhen faktore qe nuk mund te modifikohen, dmth qe jane naturale.

    Ka edhe faktore te tjere qe luajne nje rol te rendesishem ne shfaqjen e semundjeva kardiovaskulare, dhe keta jane te kategorise parandaluese, sepse ne nje fare menyre jane te varur paralelisht me personin ne fjale.

    1- Konsumimi i duhanit. Konsumimi i duhanit rrit jashtezakonisht tendencen per zhvillim te semundjeve kardiovaskulare
    2- Nivelet e larta te kolesterolit dhe nentipeve te tjera te yndyrnave ne organizem
    3- Obesiteti (pesha e madhe)
    4- Personat me diabet. Kjo kategori njerezish ka nje incidence te rritur te shfaqjes se semundjeve kardiovaskulare.
    5- Presioni i larte i gjakut
    6- Gjumi i pamjaftueshem
    7- Takikardi (rrahje te shpeshta te zemres)
    Kequshqimi, si mungesa e disa elementeve ushqyes ne dieten e perditshme.
    8- Ekspozimi i vazhdueshem ndaj zhurmave konstante ne shkalle te larte
    9- Niveli i larte i stresit dhe Depresioni jane gjithashtu faktore te rritjes se incidences se shfaqjes te nje semundjeje kardiovaskulare

    Megjithese permenda me siper qe shfaqja e ketyre patologjive eshte me teper e prirur drejt meshkujve, kjo s'do te thote qe femrat ngelen te paprekura nga keto semundje. Kjo ndodh sidomos ne vendet e industrializuara, qe ne disa raste, shkalla e rrezikshmerise se shfaqjes se semundjeve kardiovaskulare tek femrat eshte e barabarte me ate te meshkujve. Ketu flitet gjithmone ne periudhen e pas menopauzes (ndalimit te ciklit menstrual.)

    Nuk e di se sa isha ne gjendje t'i pergjigjesha pyetjes qe parashtrove. Te lutem me thuaj nese mund te te pergjigjem serish per ndonje paqartesi.
    Ne rastin e pyetjes tende mendoj se behet fjale per nje patologji qe quhet "ateroskleroza." Deri ne pergjigjen tende, nuk po shkruaj me teper per kete ceshtje. Te lutem me thuaj nese eshte kjo apo jo dhe pastaj do te shkoj ne me teper detaje mbi kete semundje.

      Ora ėshtė Thu 17 Apr 2014, 04:48