Forumi Guri Bardhė

Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne kete faqe,
mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar falas ne faqe.

Regjistrimi zgjat vetem pak sekonda...

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe vute ne dispozicion
per te n'a vizituar ne faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Bordi Drejtues i Forumit Guri Bardhe.
Forumi Guri Bardhė
Alkoli dhe pasojat e tij dėmsjellėse.551

    Alkoli dhe pasojat e tij dėmsjellėse.

    Share

    Sondazh

    Sa e konsumoni ju alkolin?

    Totali i votave: x

    Admin
    Forumi Guri Bardhė
    Forumi Guri Bardhė

    Gjinia: Male
    Shenja e Horoskopit: Scorpio
    Numri i Postimeve: 5933
    Mosha: 31
    Vendlidja: Guri Bardhė
    Vendndodhja: Larg Vendlindjes...
    Profesioni: Emigrant...
    Pikėt: 12542
    Vlersuar: 172
    Data e Regjistrimit: 27/07/2007
    Hobi: Leximi dhe thurja e vargjeve...
    Humor: Punė, punė, natė e ditė qė tė shohim pakėz dritė. Eh Naim tė ishe vetė, e ta provoje turnin e tretė.

    Alkoli dhe pasojat e tij dėmsjellėse.

    Mesazh nga Admin prej Sun 19 Aug 2007, 01:21

    Kėtu do tė trajtomė ēėshtjen e Alkolit dhe tė pasojave tė tij dėmsjellėse pėr shėndetin.



    Sinqerishtė:
    Saimiri...


    Edituar pėr herė tė fundit nga nė Sun 19 Aug 2007, 01:49, edituar 1 herė gjithsej


    ________________________________

    Admin
    Forumi Guri Bardhė
    Forumi Guri Bardhė

    Gjinia: Male
    Shenja e Horoskopit: Scorpio
    Numri i Postimeve: 5933
    Mosha: 31
    Vendlidja: Guri Bardhė
    Vendndodhja: Larg Vendlindjes...
    Profesioni: Emigrant...
    Pikėt: 12542
    Vlersuar: 172
    Data e Regjistrimit: 27/07/2007
    Hobi: Leximi dhe thurja e vargjeve...
    Humor: Punė, punė, natė e ditė qė tė shohim pakėz dritė. Eh Naim tė ishe vetė, e ta provoje turnin e tretė.

    Re: Alkoli dhe pasojat e tij dėmsjellėse.

    Mesazh nga Admin prej Sun 19 Aug 2007, 01:23

    -Problemi i perdorimit te alkoolit sot eshte bere nje nga problemet madhore ne bote, vecanerisht per te rinjte, te cilet sapo dalin nga adoleshenca dhe hyjne ne mjedisin social te te rriturve, bijen ndesh me fenomenin e alkolizmit. Nuk jane te pakta rastet e te rinjve, te cilet gjithnje e me shume jane shtuar edhe ne Shqiperi dhe qe nen efektin e alkoolit behen agresive dhe shfaqin sjellje violente ne shoqeri. Ne shume raste, vetvrasjet apo tentativat per vetvrasje ndodhin pikerisht ne te rinj qe kane rene nen preherin e alkolit. Po keshtu, alkooli sjell gjendje te pa kontrolluara, vecanerisht dhe ne raportet seksuale, por me gjere ai eshte ne origjine te veprave kriminale kur bashkeshoqerohet dhe me drogen. Po keshtu rezultat i perdorimit te teper te alkoolit jane jo vetem aksidentet automobilistike, te cilat jane shtuar ne menyre shqetesuese kohet e fundit (si rezultat i humbjes se sistemit te vigjilences dhe te reflekseve), por dhe margjinalizimi i tyre shoqeror si dhe nje deshtim ne integrimin e tyre ne shoqeri, ne shkolle, ne mjediset profesionale.

    -Keshtu, bota e te rinjve reduktohet gjithnje e me shume vetem tek alkooli, i cili, nen efektet qe ka, per pak momente i ben ata te harrojne problemet sociale apo familjare qe ata perjetojne, divorcet e prinderve, jeten gjithnje e me te veshtire, papunesine dhe plage te tjera te nje shoqerie ne tranzicion. Por cfare behet per parandalimin e alkolizmit tek te rinjte ? A eshte e angazhuar shoqeria dhe aq me shume shkolla ne programe qe te vene ne dukje shkaqet teper te demshme te alkoolit jo vetem ne kuadrin social por dhe ate shendetesor, qe te rinjte te kuptojne se alkooli kompromenton gjithe te ardhmen e tyre shendetesore dhe ne fund te fundit vete jeten e tyre.

    -Ne disa vende, problemi i alkoolit eshte kthyer ne nje problem kombetar. Ruset jane nder popujt qe vuajne me shume nga alkolizmi. Ne SHBA, 8 milione amerikane jane “dependente” (te varur) nga alkooli, nderkohe qe ne France 4 milione banore kane probleme qe lidhen me perdorimin e alkoolit. Ne kabinetet mjeksore te Frances apo Amerikes, 20-36% e pacienteve te tyre jane persona qe kane probleme me alkoolin. Ja pse laboratore te shumta farmaceutike sot po punojne per prodhimin e ilaceve te reja per te luftuar me mire alkolizmin.

    -C’ndodh kur pijme me teprice dhe behemi alkolike ?
    Permes zorreve, alkooli shkon ne gjak dhe shperndahet ne te gjithe organizmin, por kryesisht ne tri organe kryesore si ne melci, zemer dhe tru. Eshte melcia ajo qe e transformon gradualisht 95% te alkoolit ndersa 5% qe mbetet transformohet nga mushkeria (permes nxjerrjes se ajrit) apo lekura (permes djerses). Efektet toksike te alkoolit jane shume te njohura : mund te prekne melcia, truri, sistemi nervor, zemra, mushkria por dhe shume organe te tjera, sic eshte sistemi digjestiv, ai i frymemarrjes, etj. Mukozat, stomaku dhe zorret irritohen nga veprimi i forte i alkoolit duke shkaktuar ndjesine e djegjes. Alkooli, si substance psiko-aktive qe eshte, vepron fuqishem ne nivelin e trurit, njelloj sic veprojne dhe kanabisi apo drogat e tjera.

    -Truri shqetesohet dhe fillon te funksionoje me ngadalesi, duke pesuar shqetesime te ekuilibrit apo te humbjes se kujteses. Nese alkooli perdoret shpesh, ai fillon te behet i nevojshem per organizmin, ashtu si dhe drogat e ndryshme : pra organizmi e kerkon ate edhe pse ai eshte shkaterrues per te. Por efekti i alkoolit behet me i madh kur ai shoqerohet dhe me ilace kunder pagjumesise, “somnifere” te ndryshem, apo drogat. Efekti e menjehershem i alkoolit te marre me teprice eshte dehja e sistemit levizes (motorik), te ekuilibrit, cenimi i perceptimit dhe te gjykimit. Ekzistojne 3 faza qe shkojne nga euforia deri tek pergjumja :
    - Faza e eksitimit - perqindja e alkolemise eshte me pak se 0,7 g/l ne gjak. Personi behet euforik, llafazan dhe mjaft familjar. Nderkohe vigjilenca, perceptimi, kujtesa, akuilibri apo gjykimi jane te prekura.
    - Faza e dehjes - perqindja e alkolemise eshte nga 0,7 - 2g/l ne gjak. Personi ka shqetesime te ekuilibrit dhe e ka te veshtire te flase. Kjo eshte periudha e c’rregullimit te sistemit te vigjilences dhe e plogeshtise.
    - Faza e pergjumjes - perqindja e alkolemise eshte mbi 2g/l ne gjak. Pas nje periudhe eksitimi, ai bije ne gjume. Nese perqindja eshte mbi 3g/l, i dehuri rrezikon te bjere ne gjendje koma, prandaj ai duhet derguar menjehere ne urgjencen e nje spitali.
    Ne fakt, humbja e vigjilences eshte ne qender te rreziqeve qe i kanosen nje personi te dehur. Pas nje gote pije alkoolike, rreziku i nje aksidenti te mundshem shtohet me 3, ndersa pas 3 gotave shtohet ne 10 here.

    -Disa studjues te Universitetit te Karolines se Veriut ne SHBA kane percaktuar veprimin cerebral te alkoolit. Per kete qellim ata studjuan dhe bene eksperimente me minjte te cilet u trajtuan me etanol. Nga vezhgimet e bera u vu re se etanoli merrej permes disa receptoreve ne tru te quajtura “NMDA”, te cilat jane kyce ne trasmetimin e flukseve nervore ne tru. “ Receptoret “NMDA” aktivizojne rajonet cerebrale qe kontrollojne komportimentet tona, menyren e te sjellurit dhe te vepruarit, por ne fakt alkooli e pengon kete aktivizim” - thote dr. Helene Ollat e sherbimit neurologjik te spitalit francez Lariboisiere te Parisit dhe presidente e “Shoqates Neuro-Psycho-Pharamacologie”.
    Dehja eshte shkak i 40% te vdekjeve ne aksidentet automobilistike ; ne rreth 30% ajo sjell plagosjet ne keto aksidente, ndersa rreziqet jane ne nje perqindje shume te madhe per vdekjet nga djegiet, hipotermite, rrezimet nga lartesia apo 50-60% si shkak ne veprimet kriminale dhe vrasjet.


    Edituar pėr herė tė fundit nga nė Sun 19 Aug 2007, 01:25, edituar 1 herė gjithsej


    ________________________________

    Admin
    Forumi Guri Bardhė
    Forumi Guri Bardhė

    Gjinia: Male
    Shenja e Horoskopit: Scorpio
    Numri i Postimeve: 5933
    Mosha: 31
    Vendlidja: Guri Bardhė
    Vendndodhja: Larg Vendlindjes...
    Profesioni: Emigrant...
    Pikėt: 12542
    Vlersuar: 172
    Data e Regjistrimit: 27/07/2007
    Hobi: Leximi dhe thurja e vargjeve...
    Humor: Punė, punė, natė e ditė qė tė shohim pakėz dritė. Eh Naim tė ishe vetė, e ta provoje turnin e tretė.

    Re: Alkoli dhe pasojat e tij dėmsjellėse.

    Mesazh nga Admin prej Sun 19 Aug 2007, 01:24

    Alkoli - Shkaktari i rendesishem i kancereve

    -Goja, gryka, ezofagu, jane disa nga organet qe pershkon alkooli per tu futur ne organizem dhe shpesh keto organe persojne demtime qe kthehen ne kancer, kur abuzimi me alkoolin eshte i madh. Ne France, p.sh. nje ankete e koheve te fundit tregonte se shkaktar ne 10 mije njerez te vdekur nga kanceret ishte alkooli. Por cilat jane ne fakt rreziqet e alkoolit.

    -Ne teresi alkooli eshte pergjegjes ne 7% te te gjithe kancereve. Ai shkakton kancer vecanerisht ne rruget aero-digjestive si ne goje, gryke, ezofag, etj. Por sigurisht demtimi me i madh i behet melcise, pasi alkooli eshte nje lloj helmi per te. Tek ata qe nuk pijne duhan por qe pijne shume alkool rreziku i kancerit eshte 10 here me i larte se ata qe nuk e frekuentojne alkoolin si ata. Kurse kur kjo shoqerohet dhe me pirjen e duhanit, ky rrezik shtohet ne 40 here me shume. Ne fakt, kanceret e gojes vijne si pasoje e nje bashkepunimi te alkoolit me duhanin. Ne kanceret e ezofagut, mesatarisht alkooli shumefishon 3 here rreziqet. Me shume se gjysma e vdekjeve te njerezve nga kanceri i ezofagut tek burrat eshte si rezultat i perdorimit te tepert te alkoolit. Kanceri i melcise eshte bere nje kancer i zakonshem si shkak i teprise se alkoolit. Fillimisht pacienti semuret nga ciroza, e cila ne shumicen e rasteve kthehet ne kancer.

    -Kanceri i gjirit : rreziku shumefishohet me 1,2 here ne rast te pirjes se alkoolit. Studimet e fundit tregojne per influencen e alkoolit ne shkaktimin e nje kanceri ne gji. “Sidoqofte, alkooli sjell nje vdekje te parakoheshme tek njerezit, kur ai perdoret me teprice”, - thote dr. Patrick Fouilland, alkoolog i Federates Franceze te Alkologjise. Dhe ky lloj kanceri prek ne vecanti personat e moshes 45-64 vjec. Perballe nje rreziku kaq te madh per shendetin e njeriut, kuptohet se sa rendesi ka lufta per parandalimin e perdorimit te alkoolit ne menyre abuzive.

    -Persa i perket rreziqeve per nje “demence senile” (budallallepsjeje), jo te gjitha alkolet veprojne njelloj. Duket se birra ka nje efekt te ndryshem nga ai i veres. Nga nje studim i bere nga nje grup studiuesish ne Kopenhage me 2000 persona, lidhur me frekuencen e pirjes se alkoolit, kur ata u pyeten serrish pas 15 vjetesh, pra ne moshen 65 vjecare, rezultoi se ata qe pinin birre (te alkolizuar), qofte dhe normalisht, ishin dy here me te rrezikuar per nje c’rregullim mental se sa ata qe nuk pinin fare, ndersa ata qe pinin vere, kishin 3 here me pak shanse te prekeshin nga nje lloj semundjeje e tille.


    ________________________________

    Admin
    Forumi Guri Bardhė
    Forumi Guri Bardhė

    Gjinia: Male
    Shenja e Horoskopit: Scorpio
    Numri i Postimeve: 5933
    Mosha: 31
    Vendlidja: Guri Bardhė
    Vendndodhja: Larg Vendlindjes...
    Profesioni: Emigrant...
    Pikėt: 12542
    Vlersuar: 172
    Data e Regjistrimit: 27/07/2007
    Hobi: Leximi dhe thurja e vargjeve...
    Humor: Punė, punė, natė e ditė qė tė shohim pakėz dritė. Eh Naim tė ishe vetė, e ta provoje turnin e tretė.

    Re: Alkoli dhe pasojat e tij dėmsjellėse.

    Mesazh nga Admin prej Sun 19 Aug 2007, 01:30

    Alkoli - Nje rrezik teper i madh, per grate shtatzena!


    Kohet e fundit, ne shume vende te Evropes se Bashkuar jane ndermare fushata propagandistike e mediatike lidhur me rrezikun qe ka perdorimi i alkoolit vecanerisht tek grate shtatzena : “Zero alkool per grate shtatzena !” - Kjo eshte parulla e ketyre fushatave. Ne fakt, sic kane treguar dhe studimet me te fundit shkencore, nje perdorim i perditshem i alkoolit edhe ne doza te ulta, tek nje grua shtatzene sjell probleme te medha ne fetusin e saj (beben ne bark) si dhe shkakton nje lindje te parakoheshme. Alkooli i marre gjate shtatzenise vepron fuqishem mbi zhvillimin e vete fetusit si dhe keqformimin e tij. Ja pse shume femije qe lindin nga gra alkolike jane femije me zhvillim te vonuar dhe me shqetesime psikike dhe te komportimit te tyre. Shpesh ata kane anomali faciale, deformime te kafkes apo encefalit dhe fryrje te kokes. Por sigurisht demtimet jane te shumta ne sistemin nervor qendror, duke bere qe shkaku i pare jo gjenetik i handikapeve mendore te jete pikerisht perdorimi i alkoolit gjate shtatzenise.


    ________________________________

    Admin
    Forumi Guri Bardhė
    Forumi Guri Bardhė

    Gjinia: Male
    Shenja e Horoskopit: Scorpio
    Numri i Postimeve: 5933
    Mosha: 31
    Vendlidja: Guri Bardhė
    Vendndodhja: Larg Vendlindjes...
    Profesioni: Emigrant...
    Pikėt: 12542
    Vlersuar: 172
    Data e Regjistrimit: 27/07/2007
    Hobi: Leximi dhe thurja e vargjeve...
    Humor: Punė, punė, natė e ditė qė tė shohim pakėz dritė. Eh Naim tė ishe vetė, e ta provoje turnin e tretė.

    Re: Alkoli dhe pasojat e tij dėmsjellėse.

    Mesazh nga Admin prej Mon 29 Oct 2007, 23:06

    Alkooli dhe krijimi i gjendjes sė dehjes

    Alkooli shkakton gjithashtu gjendjen e tė dehurit, nė tė cilėn sistemi nervor qendror nuk arrin tė kontrollojė veprimet e vullnetshme apo tė pavullnetshme tė personit nė fjalė. Por dėmi mė i madh vjen nga pėrdorimi afatgjatė. Ėshtė vėrtetuar se pėr ēdo 1 litėr alkool, vdesin 1.000-2.000 qeliza, tė parikthyeshme tė trurit. Kėshtu qė pėrdorues kronikė tė alkoolit, me kohė e ēojnė personin drejt demencės (skizofreni, marrėzi), degjenerimit mendor (matufjepsjes) etj. Pra, alkooli dėmton pa pėrjashtim tė gjitha organet e trupit, po ashtu si edhe duhani. Konsumimi pėr njė kohė tė shkurtėr i njė sasie tė madhe pijesh alkoolike rrezikon pėr pankreatit akut qė mund tė ēojė deri nė rrezikimin e jetės sė personit nė fjalė.


    ________________________________

    Admin
    Forumi Guri Bardhė
    Forumi Guri Bardhė

    Gjinia: Male
    Shenja e Horoskopit: Scorpio
    Numri i Postimeve: 5933
    Mosha: 31
    Vendlidja: Guri Bardhė
    Vendndodhja: Larg Vendlindjes...
    Profesioni: Emigrant...
    Pikėt: 12542
    Vlersuar: 172
    Data e Regjistrimit: 27/07/2007
    Hobi: Leximi dhe thurja e vargjeve...
    Humor: Punė, punė, natė e ditė qė tė shohim pakėz dritė. Eh Naim tė ishe vetė, e ta provoje turnin e tretė.

    Re: Alkoli dhe pasojat e tij dėmsjellėse.

    Mesazh nga Admin prej Mon 29 Oct 2007, 23:08


    Femrat dhe demet qe sjell alkooli

    Ėshtė e vėrtetuar shkencėrisht se pėr shkak tė fiziologjisė sė tyre, femrat dėmtohen shumė mė shpejt se meshkujt pėr tė njėjtėn sasi alkooli tė konsumuar. Njerėz qė pinė prej vitesh alkool, qė nuk ndjejnė asgjė, papritur njė ditė gjenden para njė fakti tė hidhur, mėlēia e tyre ka marrė fund, ėshtė kthyer nė njė mėlēi cerotike ose kanė shqetėsime tė lehta qė nuk ia vėnė veshin, por fort mirė ato bėjnė puthjen e parė me vdekjen. Edhe pankreasi pėson dėmtime nga alkooli. Pėrdorimi i zgjatur i alkoolit e dėmton nė mėnyrė kronike pankreasin deri nė atė shkallė sa ai nuk arrin tė sekretojė sasinė e duhur tė enzimave pėr tė kryer tė plotė procesin e tretjes sė ushqimeve. Ėshtė vėrtetuar se konsumimi i 20-50 gr. alkool etilik (rreth 100 ml raki) nė ditė predispozon pėr dėmtime tė sigurta tė pankreasit.


    ________________________________

      Ora ėshtė Mon 22 Dec 2014, 07:29