Forumi Guri Bardhė

Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne kete faqe,
mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar falas ne faqe.

Regjistrimi zgjat vetem pak sekonda...

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe vute ne dispozicion
per te n'a vizituar ne faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Bordi Drejtues i Forumit Guri Bardhe.
Forumi Guri Bardhė

    kujtojmė veteranin e kėngės shqipe Qamili i vogėl

    Share
    avatar
    shaban cakolli
    Pena e Artė
    Pena e Artė

    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Cancer
    Numri i Postimeve : 824
    Mosha : 59
    Pikėt : 1705
    Vlersuar : 6
    Data e Regjistrimit : 26/08/2007

    kujtojmė veteranin e kėngės shqipe Qamili i vogėl

    Mesazh nga shaban cakolli prej Fri 10 Oct 2008, 23:32

    TĖ PĖRKUJTOJMĖ VETERANIN E KĖNGĖS SHQIPE;QAMILI I VOGĖL

    Shkruan: Shaban Cakolli

    Pavarėsisht situatave tė disfavorshme politike dhe ekonomike,kur pushtuesi po bėnte krejt ēka arrinte tė shėmtonte pėrbajtėjen kombėtare kulturoretė diturisė tonė, Qamili i vogėl po rezistonte me dinjitet,pėr tė ruajtur frymėn kombėtare tė kulturės sonė,pa pėrfillur pasojat qė mund tė binin mbi te.Ai e deshi atdheun,kėngėn dhe diturinė kombėtare dhe nė moshėn e tij njomake krijoi,kompozoi dhe kėndoj shtatėdhjetė e tri kėngė motivesh tė ndryshme,suksesi i tė cilave mė pas i zgjoi ėndėrren e zjarrtė,pėr tė u bėrė kėngėtar i dashur i kohės,kėngėtar i qėndrueshėm i kohėrave,i cili pėrherė e mė shumė e pėrvetėsoi mjeshtrinė e kėtij arti tė dashur popullor dhe nga artėdashėsit e kombit u stolis me shumė epitete,si:Bilbili i Kosovės,Babai i kėngės shqipe veteran dhe doajen i kėngės,epitete kėto qė kanė arritur pak personalitete tė kulturės dhe kėngės sonė kombėtare.Qamili i Vogėl u gjind gjithėhere nė stėrvitje ,nuk pushoi sė vepruari,fitoj simpati te dashamirėt e artit,bashkoj rreth vetės grupe kėngėtarėsh e kėngėtare dhe u bė inicues i shumė shoqėrive kulturore,jo vetėm nė Kosovė por edhe nė treva tjera shqiptare.Nė situatėn jo tė favorshme politike por edhe ekonomike nxori mbi tetėdhjetė audiokaseta,tridhjetė videokaseta dhe afro pesėqind kėngė tė vetat me motive tė ndryshme.Atė botė Qamili i Vogėl para masave artėdashėse u bė i dashur dhe kėngėtar i pa zėvendėsueshėm.Qamili i Vogėl atė kohė ishte ndėr kėngėtarėt mė tė ngrohėt,qė artėdashėsit mė sė shumėti kanė vjelur nga shpirti i tij artistik.I lindur nė Gjakovė,Qamili i Vogėl,pjesėn mė tė madhe tė jetės e kaloi nė Prishtinė.Ai ka punuar nė" Rilindje" deri nė pension,kurse ka kontribuar dhe pasuruar TVP,tani RTK,ku ka lėnė shumė gjurmė nga veprimtaria e tij kulturore,tė cilat lėre qė nuk i prezantojnė para artdashėsve,por quditėrisht nuk janė nė gjendje sė paku njė herė nė vit tė e pėrkujtojnė me njė emision,kėtė personalitet tė madh tė kulturės sonė kombėtare!Qamili i Vogėl!Pėrse u quante i vogėl nuk e di,por ai ishte shtatėgjatė dhe personalitet i madh.Ai ishte kultivues i kulturės tonė kombėtare duke ishpallur tėrė jetėn e tij luftė tė pakompromis antivlerės,nga se donte njė kulturė kombėtare tė pasur dhe unike.A duhet tė lihet nė harresė ky personalitet i madh i kulturės sonė kombėtare?Ndoshta tė hutuarit pas shundit dhe kiēit,mendojnė se kjo ikonė e kulturės sonė do tė mbulohet me pluhurin e harresės,por jo ne nuk do tė lejojmė pluhėrosje
    mbi personalitetet kapitale tė historisė dhe kulturės sonė kombėtare.Vlerat mė tė themelta tė sė kaluarės qė kanė mbajtur gjallė popullin tonė janė:Historia,kultura dhe tradita kombėtare, tė cilat do tė i hulumtojmė,ndriēojmė dhe do i bėjmė tė njohur e tė dashur pėr ēdo dashamir tė kulturės dhe kombit.Ata qė e njohėn Qamilin e Vogėl si dhe e deshėn kulturėn kombėtare nuk do tė e harrojnė kurrė kėtė veteran tė kėngės,por edhe ata qė nuk e njohėn do tė e mėsojnė dhe do tė mbjellin simpati shpirtėrore pėr te.Pse?Sepse ai u mor me karakteristikat simbolike tė kėngės, i kėndoi Rilindjes Kombėtare dhe figurave tė etapės sė saj,vlerave mė tė rezistueshme kombėtare,qė do tė nxitin kureshtjen e tė rinjėve tė e njohin verėn e tij,dedikuar sė kaluarės sonė historike.Veprimtaria e tij dedikuar shtigjeve tė historisė sonė kombėtare,ka vlerė reale -historike pėr tė kaluarėn tonė.Padyshim tani mbi 17 vjet tė vdekjes sė tij,ka gjurmė se ai ka lėnė kėngė dhe krijimtari poetike,me tė cilat nuk ėshtė marrė asnjė studjues intelektual,pėr tė hedhur ndriēim mbi to,e qė mundėsitė mė tė mėdha pėr kėt dhe pėrkujtimin e figurės sė tij kanė pasur"Rilindja" ku punoi ai,dhe RTK,ku ai derdhi kontributin e tij.Nga ky borxh nuk mund tė lirohen as disa intelektual tė Gjakovės artėdashėse ,nė gjirin e sė cilės lindi dhe hapėroi Qamili i vogėl,tė cilės i kėndoi tėrė njė jetė.Gjeneratat e tij dhe gjeneratat tona nė vazhdim,duhet tė jemi ballėlartė qė nga gjiri i popullit tonė doli ky personalitet qė e deshi atė dhe i kėndoi tėrė jetėn.Tė rinjėt tanė duhet tė e njohin dhe kanė nevojė pėr tė e njohur kėtė veprimtari tė kulturės sonė kombėtare dhe historike..Ata duhet tė e msojnė,mes mėsimeve tė e njohin,tė e pėrkujtojnė me shėnime kulturore tranzicionale dhe tė pagėzojnė institucione kulturore nė emėr tė tij.
    avatar
    raif kashtanjeva
    Mik i Forumit.
    Mik i Forumit.

    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Pisces
    Numri i Postimeve : 328
    Mosha : 55
    Vendndodhja : diku nė shqipėrinė etnike
    Profesioni : shėrbyes pranė qeverisė komunale
    Pikėt : 982
    Vlersuar : 6
    Data e Regjistrimit : 13/01/2010
    Hobi : leximi i literaturės nacionale dhe tė huaj. sporti jo aq aktiv, enigmatika
    Humor : qesh e ngjesh dhe vica

    Re: kujtojmė veteranin e kėngės shqipe Qamili i vogėl

    Mesazh nga raif kashtanjeva prej Tue 16 Feb 2010, 23:04

    nė fakt, Qamilin e vogėl jo duhet pėrkujtuar por edhe duhet pėrjetėsuar, seps eneve kur ishim fėmijė tė shkollave fillore, mė kujtohet ndoshta nė klasėn e tretė apo tė katėrtė, kur ishte mjaft i njohur, dhe prezentohej si njė kėngėtar me shumė respekt. erdhi nėpėr shkollėn tonė nė ferizaj dhe thoshin se ky ka ca libra tė vogla me libretto tė kėngėve tė shumta edhe qytetare e tė moēme tė cila shėnonin historinė dhe bukurinė e shpirtit shqipėtar nėpėr shekuj... ato i quante "Bleni i kėngėve shqipe" pothuajse sot mė kujtojnė blenin e njė shpirti muzikor, e pastaj pas ca vitesh erdhi Qamili i Vogėl me njė blen tė ri kėngėsh dhe kėshtu siē ishte rritur me kėngėn e vet dhe kishte krijuar njė imazh tė vėrtetė artisti. kultivonte kėngė tė vėrteta origjinale shqiptare me koloritin e pasur tė jetės is rurale ashtu edhe pasqyrėn e jetės fshatareske, me njė porosi tė njė dashurie pėr njėr-tjetrin, pastaj nuk hezitonte tė pasqyronte ndodhitė historike dhe tė merrte nė trajtim ecuritė e pandalshme tė kombit tonė. mendoj se na ka mbetur edhe sot si emblemė dhe yll i pasosur nė nėnqiellin tonė kombėtarė. ka lėnė njė brez tė tėrė pasardhėsish qė me ngullm, mundohen ta ruajnė flladin qetėsues dhe freskues shpirtėror tė ndjenjave shqiptare. jo rrallė herė cilėsohet si njė BARD dhe misionar i kėngės sė vjetėr qytetare. Gjakova, me ju thėnė tė drejtėn ėshtė vendi ku kanė lindur njerėz tė lartėsive tė tilla dhe jo vetėm muzikore, por Gjakova, dhe origjinaliteti i kėngės sė bukur shqiptare e ruan me njė xhelozi tė paparė ecurinė dhe jetėgjatėsinė e kėngės sonė. pėrndryshe, nėse harrohet Gjakova e harrohet Qamili i Vogėl, do tė ishte njė vetėvrasje e njė kolektiviteti shpirtėror qė me mall kultivon krenarinė e veēantė e njė kėnge, qė fluturon si puhizė e lehtė nėpėr hapėsirat kohore.
    avatar
    raif kashtanjeva
    Mik i Forumit.
    Mik i Forumit.

    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Pisces
    Numri i Postimeve : 328
    Mosha : 55
    Vendndodhja : diku nė shqipėrinė etnike
    Profesioni : shėrbyes pranė qeverisė komunale
    Pikėt : 982
    Vlersuar : 6
    Data e Regjistrimit : 13/01/2010
    Hobi : leximi i literaturės nacionale dhe tė huaj. sporti jo aq aktiv, enigmatika
    Humor : qesh e ngjesh dhe vica

    Re: kujtojmė veteranin e kėngės shqipe Qamili i vogėl

    Mesazh nga raif kashtanjeva prej Tue 16 Feb 2010, 23:18

    keni bėrė njė nder tė veēantė qė e keni pėrkujtuar Qamilin e Vogėl, dhe ndoshta do tė ishte njė nder dhe veēanti qė me njė manifestim tradicional tė shėnohet dhe tė pėrkujtohet puna e tij shumė frytėdhėnėse dhe mjaft domethėnėse...ju pėrgėzoj qė me njė fjalė tė vetme qė ky forum, dhe ju personalisht e keni bėrė tė vetėdijėsohemi dhe tė ngrejmė zėrin e ndėrgjegės pėrė tė dalur nga letargjia dhe euforizmi patriotik, pėr tu ndjerė zėri i kėngės dhe i porosive tė kohės...

    Sponsored content

    Re: kujtojmė veteranin e kėngės shqipe Qamili i vogėl

    Mesazh nga Sponsored content


      Ora ėshtė Fri 24 Nov 2017, 12:51