Forumi Guri Bardhė

Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne kete faqe,
mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar falas ne faqe.

Regjistrimi zgjat vetem pak sekonda...

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe vute ne dispozicion
per te n'a vizituar ne faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Bordi Drejtues i Forumit Guri Bardhe.

Join the forum, it's quick and easy

Forumi Guri Bardhė

Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne kete faqe,
mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar falas ne faqe.

Regjistrimi zgjat vetem pak sekonda...

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe vute ne dispozicion
per te n'a vizituar ne faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Bordi Drejtues i Forumit Guri Bardhe.

Forumi Guri Bardhė

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Forumi Guri Bardhė

2 posters

    Diabeti dhe ndėrlikimet e tij.

    Scarface
    Scarface
    Anėtar Veteran
    Anėtar Veteran


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Gemini
    Numri i Postimeve : 1400
    Mosha : 37
    Vendlidja : Nė Maternitet...
    Vendndodhja : Sa kėndej, e sa andej.
    Profesioni : Time Killer
    Pikėt : 1955
    Vlersuar : 42
    Data e Regjistrimit : 15/01/2008
    Hobi : Jeta e natės...
    Humor : Po tė kishte halla ko*e, do i thirrnim xhaxha...

    Diabeti dhe ndėrlikimet e tij. Empty Diabeti dhe ndėrlikimet e tij.

    Mesazh nga Scarface Sat 04 Oct 2008, 00:10

    DIABETI...

    Marre nga libri DIABETI. Prof.Dr. Isuf Kalo

    Shenjat e diabetit, shkaktaret dhe format e tij;


    Diabeti eshte per fat te keq semundje e shpeshte. Prek rreth 5% qind tė popullsisė, dhe .numri i te semureve eshte vazhdimisht ne rritje , duke u dyfishuar pandalshmerisht ēdo dhjet vjet …!!
    Sot numurohen 194 milion, te semure me diabet ne bote. Por ne vitin 2025 pritet te jene 333 milion ose 6.3% te popullsise se pergjitheshme te botes. Ne gjuhen shkencore nje shpeshtesi e tille quhet " pandemi". Pandemia e diabetit po pushton ethshem boten pa falur kerkend, as vendet e pasura, ato me te zhvilluara dhe as ato me te varferat .
    Diabeti nuk eshte semundje e re as e panjohur .. Njerėzimi ka shekuj qė flet dhe shqetesohet pėr te . Ai permendet qysh nė papiruset e lashta Egjiptiane dhe nė librat e mjekėve tė antikitetit. Diabeti nė to ėshtė denoncuar si "vrasės" i paskrupullt . .Deri nė vitin 1922 ai "vriste" nė mėnyrė te pameshireshme, tė hapur, e tė shpejtė. Tė gjithė fėmijėt dhe.tė rinjtė e prekur prej tij mbaronin nė komėn diabetike, pa asnjė shpresė.
    Ishte mjeku Minkovski ai qe i pari vrejti gjate eksperimenteve kirurgjikale te tij me qen se diabeti kishte lidhje me nje gjender te madhe prane stomakut qe quhet pancreas. Ai pa i habitur se po te hiqej pankreasi shfaqeshin shenja klinike tipike te kesaj semundje ..
    Pikerisht nga gjendra e pankreasit dy mjekėt kanadezė Banting dhe Best, arritėn me 1922 tė nxirnin nje leng qe e quajten insuline. Ata e pėrdorėn ate me guxim per mjekimin e djaloshit, Leonard Thomson qe ishte duke vdekur ne gjendje te rende kome prej diabetit . Insulina beri mrekulline. .Djaloshi shpetoi , duke u bere keshtu i semuri i pare ne bote qe fale insulines sfidoi vdekjen e sigurt. Pas kesaj kjo, mrekulli do e ndante historinė e diabetit nė mes. Si me "magji " insulina do t’ju kthente te semureve me diabet perfundimisht jo vetėm jeten , por edhe mundėsite qė tė punojnė, tė martohen, tė lindin fėmijė, tė lumturohen dhe plaken si te gjithė njerzit e tjere.
    Qė atėherė shkenca mjekesore e diabetologjise ka bėrė hapa jashtezakonisht te medha per zbulimin e mistereve tė kėsaj sėmundjeje, perfeksionimit tė menyrave tė mjekimit dhe mbrojtjes prej saj. .Fale saj sot ne e njohim diabetin nė tė gjitha format, ja kemi ējerre maskat, ja kemi zbuluar dredhitė. ,"ja kemi prere thonjte dhe lemuar kthetrat " e tij. Ndonese sherimi i plote e perfundimtar i tij ende nuk eshte arritur, ne fakt diabeti eshte sot semundje e mposhtur , mund te mbahet plotesisht nen kontroll dhe te behet thuajse i pademshem per te semuret .
    Historia e diabetit eshte histori "roze ", e bukur, e sukseseshme ; nje nder me triumfueset e mjekesise ne sfiden e saje shekullore e pasionante per shpetimin e jetes . Ajo eshte e mbushur plot me evenimente te medha , tronditese, zbulimesh shkencore fondamentale, te cilat kane merituar numurin me te madh te ēmimeve Nobel se sa ēdo fushe tjeter .
    Ne saj te tyre diabeti " eshte bere sot i nenshtruar , eshte vene plotesisht nen " fre". Por per kete natyrisht duhet qe ai tė zbulohet sa me herėt, , tė mjekohet me mjetet dhe menyrat e duhura qe fatmiresisht sot egzistojne dhe i disponojme. Por dhe tė mbikėqyret rregullisht. jo vetem nga mjeku , por edhe nga vete te semuret. Dhe jo vetem nje dite apo dy , por ēdo dite , …gjate gjithe jetes.
    Scarface
    Scarface
    Anėtar Veteran
    Anėtar Veteran


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Gemini
    Numri i Postimeve : 1400
    Mosha : 37
    Vendlidja : Nė Maternitet...
    Vendndodhja : Sa kėndej, e sa andej.
    Profesioni : Time Killer
    Pikėt : 1955
    Vlersuar : 42
    Data e Regjistrimit : 15/01/2008
    Hobi : Jeta e natės...
    Humor : Po tė kishte halla ko*e, do i thirrnim xhaxha...

    Diabeti dhe ndėrlikimet e tij. Empty Re: Diabeti dhe ndėrlikimet e tij.

    Mesazh nga Scarface Sat 04 Oct 2008, 00:12


    CILAT JANĖ SHENJAT E DIABETIT?

    Kur sėmundja e diabetit ka pėrparuar, sidomos ne rastet kur nuk prodhohet e mungon INSULINA shfaqen njė sėrė shenjash klinike, tė cilat janė tipike dhe lehtėsojnė shumė zbulimin e diagnozėn e saj.
    Kėto shenja janė:
    1. Urinimi i shpeshtė, i shumtė
    2. Etja e madhe
    3. Dobesimi, renia e peshės trupore
    4.Dobesi, lodhje e theksuar fizike

    1. Urinimi i shpeshtė, i shumtė

    Tė sėmurėt me diabet relativisht tė rėndė, urinojnė shpesh, me sasi tė bollshme, si dhe kanė shumė etje. Shkalla e etjes dhe urinimi i shpeshtė nuk janė tė njėjtė nė tė gjithė tė sėmurėt. Ajo ėshtė e theksuar vetėm te njė numėr relativisht i vogėl tė sėmurėsh, sidomos nė ata me moshė tė re apo edhe nė diabetikėt e rritur, por qė janė tė dobėt ose me peshė normale. Nė kėto raste urinimi i shpeshtė dhe etja e detyron tė sėmurin tė ngrihet 2-3 herė natėn nga gjumi pėr tė pirė ujė ose pėr tė urinuar. Sasia e ujit apo e lėngjeve tė marra gjatė 24 orėve zakonisht i kalon tė 2-3 litrat, ndėrsa sasia e urinės shpesh kalon 3-4 litra, apo dhe mė shumė.
    A duhet pirė ujė, apo ėshtė mė mirė tė durohet etja? Uji duhet pirė lirisht. Nuk ka kuptim mandje ėshtė e dėmshme tė durohet etja. Disa tė sėmurė mendojnė se duke kufizuar pirjen e ujit mund tė pengojnė pėrparimin dhe rėndimin e sėmundjes. Nė fakt ata bėjnė gabim dhe krijojnė pasoja pėr organizmin, sidomos nė rastet e fėmijėve apo tė sėmurėve tė moshuar. Duke kufizuar marrjen e lėngjeve shkaktohet tharja e trupit, sepse sasia aq e madhe e lėngjeve qė largohet e humbet me anė tė urinės nuk arrin tė zėvendėsohet. "Tharja" e trupit, mos zėvendėsimi i lėngjeve tė humbura, rrezikon jetėn e pacientit (pa ujė nuk ka jetė). Pirja e ujit lirisht sa herė kemi etje ėshtė e domosdoshme pėr t’i siguruar organizmit sasinė e lėngjeve aq tė nevojshme.
    Nė rastet kur diabeti shfaqet nė moshė tė rritur dhe sidomos tek ata qė kanė peshė trupore tė tepėrt, etja dhe shtimi i urinimit mund tė mos shfaqen qė nė fillim, ose janė aq tė lehta, sa tė mos i tėrheqin vėmendjen tė sėmurit.
    Nga ana tjetėr, urinimi i shpeshtė, i shumtė nga diabetit nuk duhet ngatėrruar me urinimin e shpeshtė, por me sasi tė pakėt (nganjėherė pika-pika), i cili ka lidhje me sėmundje tė tjera (prostata, infeksione urinare, etj ).

    2. Uria e shtuar
    Nė disa prej tė sėmurėve diabetikė etja e shtuar shoqėrohet dhe me uri tė madhe, jo tė zakonshme. Ajo duhet dalluar nga uria e njerėzve tė dhjamosur, tė cilėt kanė shumė oreks dhe sa mė shumė hanė, aq mė shumė shėndoshen. Nė rastin e diabetit, pėrkundrazi, tė sėmurėt sa mė shumė tė hanė. nė vend qė tė shtojnė, bien nė peshė.

    3. Dobesimi: renia e peshės trupore

    Ėshtė mjaft karakteristike pėr tė sėmurėt me diabet tė rėndė kur jane ende tė padiagnostikuar. Rėnia e peshės trupore mund tė jetė nga sasira tė vogla deri nė 3-5 kilogram e mė tepėr dhe varet nga lloji i diabetit. Kur diabeti shfaqet nė moshė tė re, si pasojė e eleminimit me shumicė tė lėngjeve me anė tė urinės, rėnia nė peshė ėshtė e shpejtė dhe e dukshme (3-5 kilogram brenda disa orėve). Kur diabeti shfaqet nė moshė tė rritur, rėnia nė peshė ėshtė mė e pakėt dhe bėhet mė ngadalė, brenda disa muajsh. Rėnia nė peshė ėshtė pasojė e humbjes kot tė njė sasie "karburanti", daljes sė glukozės nė urinė, e cila tėrheq me vete dhe ujin. Pėr tė zėvendėsuar kėtė humbje, organizmit i duhet tė tėrheqė nga rezervat e "karburantit" qė ka, kryesisht nė indin dhjamor dhe atė muskular. Pra organizmit i duhet tė tretė e tė "hajė" vetveten.
    Humbja e shpejtė dhe e vazhdueshme e peshės trupore mund tė paraprijė nė tė sėmurėt me diabet zhvillimin e njė prej ndėrlikimeve me tė rėnda tė diabetit, komėn acido-ketozike.

    4. Dobėsi e lodhje theksuar fizike

    Fenomenet e pėrmendura me sipėr shoqėrohen me njė dobėsi tė theksuar fizike qė shkon duke u thelluar. Tė sėmurėt ndihen ndonjėherė aq tė pafuqishėm, sa i kanė tė vėshtira dhe aktivitetet fizike tė tilla tė parėndėsishme, si mbajtja apo leximi i librit.
    Shenjat qė pėrmendėm mė sipėr shfaqen vetėm nė njė numėr tė kufizuar tė sėmurėsh. Ndodh shpesh qė sėmundja e diabetit tė dyshohet e tė zbulohet me shenja tė tėrthorta, qė janė nė fakt pasojat e kėsaj sėmundjeje, si infeksione tė pėrsėritura tė lėkurės, ēibane, lunga, kruarje tė trupit, sidomos nė organet gjenitale, mpirje e ēpime tė anėsive apo shenja tė tjera neurologjike, ndryshime tė shikimit, deshtime apo vdekje te papritura te foshnjes se porsa lindur , aksidente vaskulare etj.
    Nga ana tjetėr, nuk duhet harruar asnjėherė qė ne numėrin me tė madh te rasteve , diabeti mund te mos shfaqe fare shenja, mund te rrije i heshtur pėr vite me radhė, si njė minė e fshehur qė njė ditė si "pa pritur" shpėrthen
    Scarface
    Scarface
    Anėtar Veteran
    Anėtar Veteran


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Gemini
    Numri i Postimeve : 1400
    Mosha : 37
    Vendlidja : Nė Maternitet...
    Vendndodhja : Sa kėndej, e sa andej.
    Profesioni : Time Killer
    Pikėt : 1955
    Vlersuar : 42
    Data e Regjistrimit : 15/01/2008
    Hobi : Jeta e natės...
    Humor : Po tė kishte halla ko*e, do i thirrnim xhaxha...

    Diabeti dhe ndėrlikimet e tij. Empty Re: Diabeti dhe ndėrlikimet e tij.

    Mesazh nga Scarface Sat 04 Oct 2008, 00:13


    Shkaktarėt e diabetit?

    Njė prej tyre qė akuzohet mė shpesh ėshtė trashėgimia.
    Por ē’kuptojmė praktikisht me kėtė? Mos vallė sėmundja e diabetit trashėgohet qė nė lindje?
    Sa e sa gra tė reja diabetike, qė presin fėmijė apo qė jane bėrė tashmė nėna e kanė bėrė kėtė pyetje me sy tė pėrlotur e buzė tė dredhur:((- Po fėmija doktor? A ka rreziqe qė edhe ai…?)
    Le t’i sqarojmė gjėrat ashtu siē janė, pa i fshehur, por dhe pa i deformuar .
    Ėshtė e sigurt qė semundja e diabeti nuk trashėgohet si e tille . Pothuaj asnjėherė, foshnja nuk lind i sėmurė me diabet.me qe eshte e semure nena Pėrqindja e fėmijėve diabetike ėshtė pothuajse e njėjtė.si tek nenat normale ashtu dhe ato me diabet Por nga ana tjeter eshte e vertete qe diabeti haset mė shpesh nė pjesėtarėt e sė njėjtės familje. Ky ėshtė fakt statistikor,
    Shpjegimi per te ėshtė i thjeshtč. Nė disa familje, trashėgohet jo sėmundja e diabetit , por vetem njėfarė "ceni", njė predispozitė ( nje mundėsi, apo prirje mė e madhe )pėr t’u bėrė me pas gjate jetes me diabet. Personi qė trashėgon kėtė predispozitė nuk mund tė quhet kurrsesi i sėmurė. Ai ka mundėsi mė tė madhe pėr t’u sėmurur mė vonė, por ai ka njėkohėsisht po aq shumė mundėsi qė tė mos sėmuret kurrėn e kurrės. Pra, mundėsia mbetet vetėm mundėsi e nuk shndėrrohet nė sėmundjen e diabetit. Fati i mėpasmė i kėtij personi varet jo nga ajo qė ka trashėguar, por nga ai vetė, nga mėnyra e jetesės, nga kujdesi qė do tė tregojė pėr vetveten. Nė ē’mėnyrė?
    Pėrfytyroni njė gotė uji qė prodhohet me njė "cen", me njė tė "krisur", jashtėzakonisht tė vogėl (sa nuk e shikon as syri). Ajo nuk dallohet aspak nga gotat e tjera e mund tė pėrdoret njėsoj si ato pėr vite me radhė, pa e kuptuar e pa pėsuar asgjė. Por eshte fakt qe ajo edhe pse s’duket, ndryshon disi nga te tjerat ,ėshtė mė delikate dhe ne nje goditje mund te thyhet me lehte .( i zoti i gotes qe e di kete "cen " , e ruan ate me shume nga goditjet dhe perdor ate me me shume kujdes )
    Personat me predispozicion pėr diabet trashėgojnė pikėrisht njė tė "krisur" tė tillė tė vogėl, te padukshme, thuajse tė papėrfillshme, nė qelizat qė prodhojnė insulinėn.
    Nė qoftė se ata gjatė jetės do tė bėjnė kujdes, kjo e "krisur" nuk "ēahet" kurrė dhe nuk u prish asnjė punė. Ata mund te jetojnė e plaken pa u sėmurė nga diabeti. Pėrkundrazi, nė qoftė se ata nuk e dinė qė e kanė kėtė "tė krisur" ose harrojnė , e nėnvleftėsojnė,e s,cajne koken per te njė ditė, si papritur, gota plas e u mbetet nė dore. U shfaqet sėmundja e diabetit.
    Diabeti nė kėta persona nė fund tė fundit shfaqet jo aq nga trashėgimia sesa nga pakujdesia.
    Ē’kuptojmė praktikisht me pakujdesi? Nė ē’drejtim e nga cilėt faktorė duhet tė ruhen ata pėr tė mos lejuar qė e ashtuquajtura predispozitė apo mundėsi tė shndėrrohet nė sėmundje?
    Ata duhet tė ruhen nė dy drejtime kryesore:
    E para, tė mos keqperdorojne ne ushqime hiperkalorike me permbajtje te larte sheqernash dhe yndyre sidomos nga ato lloje sheqernash qė thithen shpejt nga zorrėt.
    E dyta, tė evitojne domosdoshmerisht shėndoshjen, dhjamosjen, peshėn e tepėrt trupore. Ata duhet tė mbajnė me rigorozitet se te tjeret , "linjen " te ruajne gjithė jetėn e tyre njė peshė normale, me anė tė ushqimit tė ekuilibruar dhe aktivitetit fizik tė pėrditshėm.
    Kujdesi nė kėto dy drejtime ėshtė i domosdoshėm pėr tė gjithė fėmijėt dhe familjaret e afert tė sėmurėve me diabet.
    Ē’tė keqe bėjnė sheqernat e tepėrta nė ushqim dhe shtimi i dhjamit e i peshės trupore? .
    Dihet qė sa mė shumė sheqerna marrim gjatė ditės nė ushqim, aq mė tepėr insulinė prodhohet nga pankreasi. Nė kushte normale, kur marrim 200-300 gram sheqerna, prodhohen rreth 40-50 unite insulinė. Nė qoftė se njė ditė apo njė vakt e teprojmė, natyrisht atė ditė apo vakt prodhohet mė shumė insulinė. Po kur e teprojmė pothuaj ditė pėr ditė? Pankreasi do tė mobilizohet, do tė punojė e prodhojė shumė mė tepėr. Te njerėzit normalė, qė i kanė qelizat e pankreasit pa "cen", prodhimi i shtuar i insulinės mund tė pėrballohet e tė vazhdojė tėrė jetėn. Dhe te personat qė kanė trashėguar njė predispozitė, njė "tė krisur" tė vogėl, qelizat mund ta pėrballojnė sforcimin pėr njė kohė relativisht tė gjatė. Por njė ditė prej ditėsh nga ky sforcim, nga kjo mbingarkesė, e "krisura" fillon tė zmadhohet e "ēahet". Qelizat do demtohen dhe shterojne prej mbilodhjes nuk prodhojnė mė insulinė. Shkaktohet sėmundja e diabetit.
    E njėjta gjė ndodh pas dhjamosjes. Dhjamosja e tepert vjen nga qė keni ngrėnė ushqim tė tepėrt pėr njė kohė tė gjatė, gjė qė ka kėrkuar doemos prodhim mė tė madh tė insulinės. Qelizave tė pankreasit do t’u duhet tė punojnė me mė shumė sforco derisa tė lodhen. Pėr mė tepėr, dhjami qė formohet ka veti tė pengojė veprimin e insulines (ai prish dhe pakėson numrin e "bravave" nė "dyert" e qelizave), dhe i detyron qelizat e pankreasit tė prodhojnė e tė lodhen dyfish. Qelizat mund ta pėrballojnė kėtė sforcim pėr shumė vjet (njerėzit normalė e pėrballojnė tėrė jetėn), por njė ditė ato do tė dorėzohen e nuk do tė munden mė. Interesant eshte se kohet e fundit eshte vene re qe ky fenomen eshte pare te ndodhe me shpesh tek njerezit qe kane lindur disi te pazhvilluar mire me peshe nen 2,5 Kg . Supozohet se pankreasi i tyre ka qene ne miter jo mire i ushyer dhe qelizat e tij kane lindur paraprakisht me te dobeta ( prej privacionit ) per te perballuar gjate gjithe jetes se me pasme nje fluks te tille abundant, te madh te vazhdushem glukoze. Te lodhura e te shterura ato nje dite do tė mund te prodhojnė mė insulinė as nė sasinė e as nė kohėn e duhur. Zakonisht kjo "lodhje" e qelizave shfaqet pas moshės 40 vjeē. Por vitete e fundit diabetologet po verejne me habi se po ndodh gjithnje e me shpesh (jo vetem ne SHBA por edhe ne vende te tjera ne bote) edhe ne nje moshe shume me te re, tek femijet e te rinjte te mbiushqyer e te shendoshur tej mase . Sidoqofte tek femijet e te rijte kjo forme e shkak shfaqje i diabetit eshte jo i zakonshem
    Mund te thuhet se dy mėnyrat e mesiperme jane ato me te cilat shkaktohet diabeti nė mė shumė se 90 pėr qind tė rasteve. pakujdesia.
    Nė personat e predispozuar pėr diabet duhet thėnė se ka njė sėrė faktorėsh tė tjerė, veē atyre qė pėrmendėm, qė mund tė ndikojnė nė thellimin e "krisjes" deri nė shfaqjen e sėmundjes. Ndėr kėta faktorė duhen pėrmendur shtatzėnitė, mjekimi i gjatė me kortizon, disa sėmundje tė gjėndrave endokrine ku shtohen hormonet kundėrshtare tė insulinės, infeksione tė pėrsėritura, ndėrhyrjet kirurgjikale tė rėnda, ankthi , tronditje psikike, emocionale etj.
    Kėta faktorė nuk duhen kuptuar si shkaktarė tė mirėfilltė tė diabetit. Ata janė vetėm nxitės, pėrshpejtues nė ecurinė drejt sėmundjes. Ata favorizojnė zbulimin apo shpėrthimin e njė diabeti qė ka qenė mė parė nė formė tė lehtė apo tė fshehur.
    Sidoqoftė, kėta faktorė duhen njohur e tė kihen parasysh pėr t’i mėnjanuar sa tė jetė e mundur nga ata persona qė kanė predispozitėn tė sėmuren nga diabeti.
    Po diabeti mund te shfaqet edhe ne mungese te plote te mbipeshes edhe obezitetit tek njerzit e dobet sidomos femijet dhe te rinjte. A ka ndonje rol trashėgimia nė kėtė rast? Pėrkundrazi, statistikat tregojnė se fėmijėt e prindėrve diabetikė, rrallė janė (ne vitet e feminise )me diabet. Ėshtė vėnė re se nė kėto mosha diabeti zbulohet mė shpesh gjatė stinėve tė ftohta e ēuditėrisht mė shpesh pas disa epidemive gripale. Tashmė ėshtė provuar se disa lloje virusesh mund tė shkaktojnė ndryshime imunologjike.te cilat ne menyre progresive agresojne, demtojne e i nxjerrin nga funksioni qelizat BETA te pankreasit (Doktor,mbreme djali m’u kollit e teshtiu! Mos i behet diabet?).
    Por le ta lemė mėnjanė humorin. Njė gjė ėshtė sot e qartė. Shkaktarėt kryesorė tė diabetit mund tė mėnjanohen, sėmundja mund tė parandalohet, varet nga kujdesi e masat paraprake. Roli i tyre ėshtė vendimtar.
    Scarface
    Scarface
    Anėtar Veteran
    Anėtar Veteran


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Gemini
    Numri i Postimeve : 1400
    Mosha : 37
    Vendlidja : Nė Maternitet...
    Vendndodhja : Sa kėndej, e sa andej.
    Profesioni : Time Killer
    Pikėt : 1955
    Vlersuar : 42
    Data e Regjistrimit : 15/01/2008
    Hobi : Jeta e natės...
    Humor : Po tė kishte halla ko*e, do i thirrnim xhaxha...

    Diabeti dhe ndėrlikimet e tij. Empty Re: Diabeti dhe ndėrlikimet e tij.

    Mesazh nga Scarface Sat 04 Oct 2008, 00:14

    SA FORMA KA DIABETI?

    (Diabet me shenja. Diabet pa shenja. Diabet me insulinė. Diabet pa insulinė.
    Sa lloje diabeti paska kėshtu?!)
    Diabeti i sheqerit ėshtė nė fakt njė sėmundje e vetme, dhe karakterizohet nga ērregullimi i prodhimit tė insulinės. Ky ērregullim ndodh nė dy mėnyra:
    1. mungesė e plotė e prodhimit tė insulinės
    2. prodhim i pamjaftueshėm ose pafuqishmeri e veprimit te insulines ne qelizat e organizmit

    Pikėrisht kėto dy mėnyra krijojnė dy forma, apo dy tipe tė ndryshme tė diabetit, diabetin tip 1 ose insulinovartės dhe diabetin tip 2 ose joinsulinovartės.
    Diabeti tip 1 haset nė rreth 10-15 pėr qind tė tė sėmurėve me diabet. Ai shkaktohet nga mungesa totale e insulinės. Pankreasi i kėtyre tė sėmurėve nuk prodhon pothuajse fare insulinė. Pa insulinė organizmi nuk mund tė jetojė. Pra, jeta e kėtyre tė sėmurėve ėshtė detyrimisht e varur nga insulina te cilen do tė marrin me anė tė injeksioneve tė pėrditshme. Prandaj ky tip diabeti ėshtė quajtur insulinovartės. Kėta tė sėmurė, qė tė jetojnė, duan apo s’duan, detyrohen tė bėjnė patjetėr mjekim me insulinė.
    Diabeti tip 1 vėrehet kryesisht te fėmijėt e nė gjithė moshėn e re deri 40 vjeē, por dhe tek ata tė rritur qė janė me peshė trupore normale ose tė ulėt.sidomos pleqte. Ky tip diabeti zhvillohet nė pėrgjithėsi shpejt e zbulohet me lehtėsi, sepse ai shoqėrohet me shenjat klinike karakteristike, qė e shqetėsojnė tė sėmurin dhe e ēojnė te mjeku apo e detyrojnė tė bėjė analizat. Analizat dalin tė ērregulluara. Glicemia, si esėll, dhe pas buke, ėshtė e lartė dhe glukozuria ėshtė pozitive.
    Gjendja e tė sėmurėve brenda njė kohe tė shkurtėr (pėr disa ditė apo muaj) rėndohet dhe, nė qoftė se nuk fillohet nė kohė mjekimi me insuIinė, shfaqet koma diabetike, acidoketozike, qė u rrezikon atyre jetėn.
    Diabeti tip 2 ėshtė shume mė i shpeshtė. Ai haset nė rreth 90 pėr qind tė rasteve me diabet. Nė kėta tė sėmurė pankreasi prodhon insulinė, por jo nė sasinė apo kohėn e duhur. Ndonjėherė prodhimi "global" i insulinės mund tė jetė dhe normal, por ajo nuk arrin tė japė efektin e duhur se pengohet nė veprimin e saj nga kundėrshtarė tė tillė si dhjami i tepėrt, ērregullime tė "bravave" nė "portat" e qelizave etj. Kėta tė sėmurė, kuptohet, nuk kanė pse tė mjekohen me insulinė, sepse insulinėn ata e kanė. Mjekimi mė i logjikshėm i tyre duhet tė jetė "ēbllokimi" i insulinės sė trupit nga faktorėt qė e pengojnė tė veprojė. Kėta tė sėmurė duhet me doemos tė eleminojnė peshėn e tepėrt, dhjamin, i cili i "lidh duart" insulinės sė tyre. Pa u bėrė kjo, ėshtė e kotė ēdo pėrpjekje pėr mjekim tjetėr, qoftė nė formė kokrrash, qoftė dhe me injeksione insuline.
    Diabeti tip 2 nė ndryshim nga i pari, shfaqet zakonisht pas moshės 40 vjeē (por si u tha me siper ai po diagnostikohet gjithnje dhe me shpesh tani edhe tek femijet dhe te rinjte me mbipeshe trupore dhe obeze). Ai pėrparon shumė ngadalė, shpesh herė i heshtur, pa treguar shenja pėr shumė vjet me radhė. Si i tillė dhe zbulohet mė me vėshtirėsi, jo vetėm se i sėmuri s’ka shenja e shqetėsime, por dhe se analizat shumė herė nuk janė bindshem tė ērregulluara. Glukozuria nė pėrgjithėsi ėshtė negativ (nuk kanė sheqer nė urinė) dhe analiza e glicemisė, po tė bėhet vetėm nė gjendje esėll, mund tė dalė normal, apo fare pak e rritur. Por glicemia e bėrė pas buke ose pas pirjes sė njė sasie sheqeri mund tė zbulojė kėtė diabet, qė ka njė pamje, nė dukje tė heshtur e tė butė.
    Pavarėsisht se kėto dy forma, dy tipe tė diabetit, duken fare tė ndryshme nga njėri-tjetri, prapėseprapė ata pėrfaqėsojnė tė njėjtėn sėmundje. Kjo jo vetėm se njėra formė me kalimin e kohės mund tė kalojė nė formėn tjetėr, por dhe se pasojat e rreziqet e largėta, ndėrlikimet nė sistemin vaskular, zhvillohen nė tė dy format me tė njėjtat veēori e bėjnė tė njėjtat dėme.
    Secila formė kėrkon mjekimin e saj. Nuk ėshtė nė dorė as tė mjekut as te semurit qė tė paracaktojne ne menyre te njeaneshme e aq mė pak tė diktojnė mjekimin qė duhet bėrė. Ajo duhet te jet objekt diskutimi , mirekuptimi dhe miratimi te dy aneshem .Sidoqofte semundjen e vuan i semuri. Detyra kryesore e mjekut eshte ta informoje me hollesi dhe drejt ate dhe ta ndihmoje, ta respektoje e ta mbeshtese ne zgjedhjen dhe vendimin qe ai pas ndergjegjesimit merr.
    Cila nga kėto dy forma ėshtė mė e lehtė e mė e mirė pėr tė sėmurin? Cilėt diabetikė mund tė quhen me me "fat"? Nuk eshte e lehte ta thuash. A ėshtė mė vėshtirė tė bėsh ēdo ditė injeksionet e insulinės, apo ėshtė akoma mė vėshtirė tė durosh , diten hypokalorike apo urinė pėr njė kohė tė gjatė, derisa tė arrish dhe pastaj ta mbash peshėn e duhur te trupit?
    Nė tė dy format, kėrkohet bashkepunim, durim dhe disiplinė. Nė qoftė se kėto neglizhohen, nė tė dy format krijohen tė njėjtat pasoja, dėmtime dhe ndėrlikime tė rėnda. Ėshtė pra e njėjta sėmundje, e cila pavarėsisht nga forma, nuk pėrkėdhel asnjeri. Ajo dėmton njėsoj.
    Diabeti tip 1 apo tip 2? Vėshtirėsitė e rreziqet janė pothuaj krejt tė barabarta. Sidoqoftė, duhet kuptuar njėherė e mirė sė forma apo lloji i mjekimit diktohen nga mėnyra si zhvillohet sėmundja nė individė tė ndryshėm e tė veēantė. Pėr fat tė keq janė tė shumtė tė sėmurėt qė nuk arrijnė ta kuptojnė kėtė dhe vėnė sė koti jetėn e tyre nė rrezik. (Doktor, aman vetėm injeksion jo. Ta provojmė njėherė me kokrra. Ja,, ky shoku im i dhomės….)
    As mjeku dhe as i sėmuri nuk ndryshojnė dot tipin e diabetit. Por ata, veēanėrisht i sėmuri, kanė nė dorė t’i ndryshojnė diabetit diēka tjetėr. Ata kanė nė dorė ta bėjnė diabetin " zap " (pavarėsisht nga tipi apo lloji i mjekimit) tė jetė i ekuilibruar ose perkundrazi, ta lene pas dore tė jetė diabet i ērregulluar, i pakontrolluar.plot pasoja
    Diabeti quhet i ekuilibruar, i kontrolluar, ne menyre optimale kur nė sajė tė mjekimit korrekt e tė kujdesshėm arrihet tė mbahet glicemia brenda niveleve normale, jo njė e dy ditė, por nė mėnyrė tė vazhdueshme, gjatė gjithė jetės. Dhe kjo jo vetėm nė gjendje esėll apo para ngrėnies, por edhe mbas ngrėnies, nė tė gjitha orėt e ditės e tė natės.
    Nė tė tilla kushte kuptohet se glukozuria ėshtė gjithmonė negative. Po tė mbahet kėshtu ekuilibri, tė sėmurėt jo vetėm nuk do tė ndiejnė asnjė shqetėsim; por ata janė tė mbrojtur nė mėnyrė tė sigurt nga tėrė ndėrlikimet e diabetit. Tė sėmurėt me diabet tė ekuilibruar jetojnė e arrijnė tė plaken njėsoj me njerėzit normalė pa diabet. Pikėrisht kėta tė sėmurė mund tė quhen me "fat"……….
    Diabeti quhet i disekuilibruar, i pakontrolluar, kur analiza e glicemisė luhatet vazhdimisht ose ne periudha te gjata nė shifra tė larta dhe glukozuria ėshtė pozitive.
    Kėta tė sėmurė, kush mė shumė e kush mė pak, kanė shenja e shqetėsime tė ndryshme e patjetėr njė ditė u shfaqen ndėrlikimet aq tė rrezikshme tė diabetit. Kėto ndėrlikime ndodhin edhe kur shifrat e shenjat e diabetit nuk janė kaq tė dukshme, mjafton qė glicemia tė mbetet prapėseprapė me e lartė se norma, qoftė dhe vetėm nė disa orė tė ditės apo tė natės.
    Do tė ketė apo jo "fat" i sėmuri, pra, do tė ketė diabet mė tė rėndė apo mė tė lehtė, kjo varet jo nga tipi i diabetit, as nga lloji i mjekimit (me kokrra apo me insulinė), por nga rezultati konkret qė arrihet nė mjekim. Nėse tė sėmurėt arrijnė tė ekuilibrojnė diabetin e ta mbajnė kėshtu vazhdimisht nėn kontroll, ata do tė jenė me siguri "fatmirė". Nėse, pėrkundrazi, e lėnė veten nė shumicėn e kohės me hiperglicemi e me glukozė nė urinė, duhet tė presin aksidente nė shėndetin e tyre. Edhe njė herė tjetėr bėhet e qartė se sa vendimtar ėshtė roli i tė sėmurit pėr tė mbrojtur veten. Ėshtė ai qė e ka nė dorė tė dėmtohet apo tė mos dėmtohet nga diabeti, tė shfaqen apo tė mos shfaqen ndėrlikimet e tij.
    Scarface
    Scarface
    Anėtar Veteran
    Anėtar Veteran


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Gemini
    Numri i Postimeve : 1400
    Mosha : 37
    Vendlidja : Nė Maternitet...
    Vendndodhja : Sa kėndej, e sa andej.
    Profesioni : Time Killer
    Pikėt : 1955
    Vlersuar : 42
    Data e Regjistrimit : 15/01/2008
    Hobi : Jeta e natės...
    Humor : Po tė kishte halla ko*e, do i thirrnim xhaxha...

    Diabeti dhe ndėrlikimet e tij. Empty Re: Diabeti dhe ndėrlikimet e tij.

    Mesazh nga Scarface Sat 04 Oct 2008, 00:15

    Ndėrlikimet e Diabetit...

    Rrallė ndonjė sėmundje tjetėr ne dukje kaq "e butė" krijon ndėrlikime kaq tė shumta e tė rėnda sa diabeti. Rrallė ndonjė sėmundje tjetėr sa ai arrin tė prekė e tė dėmtojė aq heshturazi e ngadalė thuajse tė gjitha organet kryesore te trupit pa perjashtim dhe sidomos enėt e gjakut duke krijuar aksidente kaq dramatike e madje tragjike . Ēudia ėshtė se vetem pak te semure me diabet e dinė kėtė tė vėrtetė dhe akoma mė tė paktė janė ata qė e besojnė.Diabeti arrin mjaft shpesh t’i mashtrojė viktimat e tij. Si, nė ē’mėnyrė?
    Sė pari: Prej mos dijes, mosnjohjes se tij ! Shumė tė sėmurė nuk e dinė qė diabeti krijon ndėrlikime. Nuk i njohin ato, madje dhe kur vuajnė prej tyre, nuk u shkon mendja t’i lidhin me te
    Sė dyti: gėnjehen nga forma apo paraqitja e " bute " e diabetit. Ata kujtojnė se vetėm diabeti i "rėndė" "ai qė mjekohet me insulinė" ėshtė i rrezikshėm, kurse diabeti "i lehtė" pa shenja, me glicemi jo shumė tė lartė (qė mjekohet me dietė ose kokrra) ėshtė jo i dėmshėm".Tė sėmurėt gėnjehen nga heshtja e diabetit. Pėr vite me radhė ai rri i fshehur pa dhėnė shenja e shqetėsime tė dukshme. Kur nje dite papritur shfaqet ndėrlikimi apo aksidenti, tė sėmurėt befasohen, por as qė mund tė besojnė se ai ka lidhje me diabetin e fshehur e "tė urtė" qė ata as janė kujtuar ndonjeher ta mjekojnė.
    A duhet t’i njohin tė sėmurėt ndėrlikimet e diabetit? A duhet t’u flasim hapur pėr to? A nuk ka rrezik t’u krijojmė kėshtu ankth e shqetėsim mė tė madh?
    Po le ta bėjmė pyetjen ndryshe: A duhet t’u shpjegojmė fėmijėve qė s’dinė ē’ėshtė zjarri, si tė mbrohen prej tij, apo mė mirė, nga ndrojtja se mos i trembim , t’i lemė tė digjen?! Sigurisht ėshtė mė mirė tė flasim hapur, pa fshehur gjė, pa "dorashka", pėr dy arsye:
    E para, sėmundjen e vuani ju. Ndėrlikimet, aksidentet, i vuani ju. Atėherė, a ėshtė e drejtė qė pikėrisht ju tė mos dini ē’po ndodh e ē’do tė ndodhė nė trupin tuaj?
    Sė dyti, ndėrlikimet vėrtet duken si tė frikshme, por nė tė vėrtetė ato janė tė gjitha tė parandalueshme. "Kthetra" kryesore e diabetit ėshtė hiperglicemia. Sot ne i kemi tė gjitha mjetet nė dorė pėr ta mposhtur atė, i kemi tė gjitha mundėsitė qė diabetin, sado "i egėr" tė jetė, ta ekuilibrojmė, "ta kyēim nė kafaz". Njė e keqe qė mund tė parandalohet nuk ka pse tė na krijojė frikė. E rėndėsishme ėshtė tė mėsojmė si tė luftojmė me kohė ndaj saj, si tė mposhtim e ta mbajmė tė shtypur. Por pikėrisht kjo nuk mund tė bėhet nga njė i sėmurė qė nuk di pse mjekohet, qė nuk di rreziqet e vėrteta tė sėmundjes.
    Duke i folur hapur pėr t’u mbrojtur nga njė e keqe qė parandalohet, besoj se jo vetėm s’krijojmė ankth, por, pėrkundrazi, e bėjmė atė optimist, e bėjmė bashkėpunėtor nė luftėn kundėr sėmundjes.
    Le tė shohim, pra rreziqet reale tė diabetit. Tė njohim ē’pasoja krijohen kur diabeti nuk mjekohet mirė, apo mė keq akoma, kur nuk mjekohet fare.Diabeti i pamjekuar ose i mjekuar keq krijon nė mėnyrė tė sigurt ndėrlikime. Ato janė tė shumėllojshme. Sipas kohės sė shfaqjes mund tė ndahen nė ndėrlikime tė mprehta (akute, urgjente tė shpejta), tė cilat do t’i pėrshkruajmė pas kapitullit tė mjekimit, dhe nė ndėrlikime tė largėta, apo tė ngadalshme, tė cilat mund tė grupohen nė tri kategori tė ndryshme, si mė poshtė:
    1. Ndėrlikime qė shfaqen nė enėt e imta tė gjakut, nė kapilarėt e arteriet me kalibėr shumė tė vogėl.
    2. Ndėrlikime aterosklerotike nė enėt e gjakut me kalibėr tė madh.
    3. Infeksione e dėmtime nė inde e organe tė ndryshme tė organizmit.
    Scarface
    Scarface
    Anėtar Veteran
    Anėtar Veteran


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Gemini
    Numri i Postimeve : 1400
    Mosha : 37
    Vendlidja : Nė Maternitet...
    Vendndodhja : Sa kėndej, e sa andej.
    Profesioni : Time Killer
    Pikėt : 1955
    Vlersuar : 42
    Data e Regjistrimit : 15/01/2008
    Hobi : Jeta e natės...
    Humor : Po tė kishte halla ko*e, do i thirrnim xhaxha...

    Diabeti dhe ndėrlikimet e tij. Empty Re: Diabeti dhe ndėrlikimet e tij.

    Mesazh nga Scarface Sat 04 Oct 2008, 00:17

    1. Ndėrlikimet qė krijohen nga dėmtimet e kapilarėve tė gjakut dhe arterieve tė vogla.
    Janė mė karakteristike e mė tipiket pėr diabetin. Ato shfaqen zakonisht 3-10 vjet pas fillimit tė tij, por vetėm nė ato raste kur mjekimi nuk ėshtė bėrė nė mėnyrė tė kujdesshme e tė vazhdueshme. Sa mė i vjetėr tė jetė diabeti, sa mė shumė vjet tė jetė i semuri me hiperglicemi, sa mė e lartė tė jetė niveli i saj pra sa mė i ērregulluar tė jetė diabeti, aq mė tė shpeshta , me te pėrhapura e mė tė rėnda do tė jenė kėto dėmtime. Preket e dėmtohet sidomos i tere rrjeti kapilar, i cili ėshtė i pėrhapur nė tė gjitha pjesėt sado tė vogla tė organizmit, nė tė gjitha organet, duke shkaktuar ērregullime nė funksionin e tyre.
    Nderlikimet ne sy, te pamjes :Sė pari, kėto dėmtime shfaqen e vėrehen nė kapilarėt brenda syrit, pikėrisht nė ate shtrese tė tij qė quhet retinė. Kjo ėshtė njė cipė shumė e hollė nė fund tė syrit qė luan rolin vendimtar pėr shikimin e fotografimin e objekteve. Kapilarėt e retinės, nėn ndikimin e hiperglicemisė kronike shumėvjeēare, deformohen, mbyllen, ēahen, lėshojnė brenda nė sy lėngje dhe hemorragji, tė cilat cenojne retinėn e dėmtojnė pamjen, deri nė verbim tė plotė.
    Ky ndėrlikim quhet RETINOPATIA DIABETIKE dhe ėshtė ndėr ndėrlikimet mė tė hershme e mė tė shpeshta tė tij. Fatmirėsisht ai nuk zhvillohet pėr njė ditė dhe as pėr njė vit. Duhen vite tė tėra qė retina tė arrijė tė prishet e tė humbasė pamjen. Zbulimi i dėmtimeve fillestare qė quhen mikroaneurizma arrihet me njė kontroll fare tė thjeshtė tė fundit tė syrit nga mjeku okulist. (Kujdes, kjo ėshtė shenja e parė e alarmit, akoma nuk ėshtė vonė). Njė mikroaneunizėm sado fillestare, dėshmon se diabeti ka tė paktėn 5-10 vjet qė ėshtė lėne pas dore e nuk ėshtė mjekuar siē duhet. Eshtė koha qė gjithēka mund tė ndreqet.( Tė lihen mėnjanė "trimėritė" e moskokėēarjet, tė mendohet pėr sytė e ballit.)
    I vetmi "ilaē". per tė mjekuar retinopatinė sidomos nė fazat e fillimit, ėshtė mjekimi korrekt e shembullor i diabetit, normalizimi me fanatizėm i glicemisė.
    Po nuk u bė kjo, sytė janė nė "dorė tė fatit" (Dhe fati, e le diabetin tė veprojė si tė dojė).
    Ne se pamja fillon tė dėmtohet dhe retinopatia ka filluar tė pėrparojė nė formė me tė rėndė,zakonisht tė sėmurėt kujtohen atėherė tė kėrkojnė "derman" nga okulisti. Ata kėrkojnė dhe pijnė me zell lloj lloj kokrrash, pėrdorin pika dhe pomada, disa dhe mjekohen me rrezet lazėr. Natyrisht ēdo gjė do tė tentohet. Ėshtė fjala pėr sytė. Por asnjė nga kėto mjekime nuk bėn mrekullira. Me gjithė pėrmirėsimet qė arrihen, asnjė s’e zėvendėson mrekullinė e vėrtetė qė bėn mjekimi i mirė e i vazhdueshėm i diabetit. Tė shumta janė rastet nė praktikėn tonė kur ka mjaftuar vetėm kjo masė, vetėm ky mjekim qė tė ndalė retinopatinė e madje dhe ta bėjė tė tėrhiqet e tė pėrmirėsohet.
    Por ka raste qė disa tė sėmurė, edhe kur u shfaqen mikroaneurizmat dhe e marrin vesh qė u kanė filluar dėmtimet nė sy, nė vend tė mobilizohen pėr njė mjekim mė tė mire tė diabetit, vazhdojnė tė neglizhojnė. Kjo sepse fazat e para tė retinopatisė mund tė mos cenojnė akoma pamjen dhe pikėrisht kjo i mashtron e i ve nė gjumė tė sėmurėt. Ata as qė e imagjinojnė se ē’do tė vijė me pas. Por sėmundja e diabetit as fle dhe as nėnvleftėson. Faktet dhe shifrat flasin qartė. Ato tregojnė se diabeti ėshtė sot pėr sot shkaktari kryesor i verbimeve tė plota te njerėzit e rritur.
    Mbrojtja e syve nga dėmtimet e diabetit eshte e arritshme. Duhet per kete mjekimi korrekt dhe i vazhdueshėm i diabetit dhe kontrolli i syve te okulistėt specialist tė paktėn njė ose dy herė nė vit. Tė sėmurėt tek tė cilėt tashmė retinopatia ėshtė shfaqur duhet tė kontrollohen edhe mė shpesh. Pėrveē mjekimit tė mirė tė diabetit, ata duhet tė kenė kujdes tė mos pėrdorin asnjė ilaē tė rekomanduar pėr arsye tė tjera pa u konsultuar me mjekun diabetolog. Tė sėmurėt qė kanė shenja hemorragjie nė retinė duhet, pėrveē diabetit, tė kontrollojnė vazhdimisht tensionin arterial, ta mbajnė atė gjithmonė nė shifra normale e po qe i lartė tė pėrdorin patjetėr mjekim tė vazhdueshėm pėr ta ulur e normalizuar. Ata duhet tė kenė kujdes tė mos pėrdorin pa pyetur mjekun ilaēe tė tilla si aspirina e tė tjera, qė shtojnė hemorragjinė e po kėshtu tė kenė kujdes tė mėnjanojnė shtrėngimet gjatė tė dalurit jashtė, kollitjen e fortė, teshtimat qė mund tė rėndojnė hemorragjinė. Duhet patur parasysh se jo te gjithe okulistet kane inters profesional dhe jane njesoj mire te stervitur per te pare dhe ndjekur siē duhet ndryshimet retinale te diabetit . Mire eshte qe i njejti okulist i zgjedhur ta ndjeke dinamiken e ndryshime ne menyre periodike nga vitit ne vit dhe te krijoje lidhje e bashkepunim me mjekun qe kuron diabetin e te semurit.
    Nga ana tjeter mjeti mjaft efektiv qe fatmiresisht kemi ne dore per ti mbrojtur e mjekuar te semuret me retinopati diabetike relativisht te avancuar prej verbimit eshte aparati i posaēem me rreze Lazer .Ky lloj mjekimi fillohet ne stade dhe forma te caktuara te retinopatise sidomos ne formen e quajtur Retinopathia profiferative dhe te cilat percaktohen nga specialisti perkates okulist ne bashkepunim me mjekun diabetolog.
    Ne raste te tilla perpara gjendja e retines brenda syrit fotografohet me ane te injektimit te nje lende fluoreshente e cila i ben demtimet te dukshme me qarte .Me pas zakonisht procedohet duke djegur me disa seanca ne intervale kohe midis tyre pjese pjese vendet e demtuara ose te gjithe retinen per te shpetuar te paprekur nga demtimet" zonen kryesore ate te "njolles se verdhe " e cila praktikisht realizon rreth 90 % te shikimit .
    Mjekimi me rreze Lazer kryhet prej disa vjetesh edhe ne vendin tione , madje tani tek ne jane shtuar e veprojne edhe klinika private te specializuara enkas per kete qellim .
    Duhet patur parasysh qė pėrveē dėmtimeve tė kapilarėve retinalė diabeti mund tė krijojė nė sy dhe ndėrlikime tė tjera, si infeksione, rritje tė presionit brenda syrit (glaukoma) dhe sidomos zhvillimin qė nė moshė tė re tė perdes (kataraktit). Veē ketyre tek te semuret me diabet mund te ndodhin turbullime dhe deri humbje te papritura te pamjes. Por ato jane kalimtare jo nga retinopatia por te lidhura me luhatjet e medha e te befta ditore te nivelit te glicemise.
    Edhe kėto ndėrlikime janė pasojė e mosmjekimit dhe e ekuilibrit tė keq tė diabetit, pasojė e hiperglicemisė sė pamjekuar ose tė lėnė pas dore. Korrigjimi i tyre kėrkon domosdo ekuilibrim sa mė tė mirė tė diabetit dhe bashkėpunimin e ngushtė midis mjekut okulist dhe diabetolog Nderlikimet ne veshka :Njė dėmtim i tė njėjtės natyrė si ne sy zhvillohet paralelisht ne veshkat . Ne to behet filtrimi i vazhdueshėm i gjakut. Me anė tė kėtij filtrimi organizmi eleminon e flak jashtė ne urine ,tėrė helmet, mbeturinat e "skorjet" qė nxjerrin "makineritė" qelizore gjatė punės sė tyre.Veshka permban miliona struktura te tilla filtrimi qe quhen glomerula e qe jane lemshe te vegjel kapilaresh teper te holle ku kryhet filtrimi . Veshka ka dhe funksione te tjera. Ajo rregullon nivelin e duhur te ujit dhe te kriprave minerale te domosdoshme per per trupin dhe prodhon disa hormone( lende nxitese ) te rendesishme per funksionet e tjera te organizmit Diabeti si pasoje e hiperglicemise te vazhdueshme per nje kohe te gjate dhjetra vjeēare mund te demtohen kapilaret e holle te glomerulave dhe keshtu pengohet filtrimi dhe funksionimi i veshkės nė tėrėsi.
    Ky ndėrlikim quhet NEFROPATIA DIABETIKE.
    Nefropatia, sidomos nė fazat e pėrparuara tė saj, kur thuajse bllokohet filtrimi ėshtė njė ndėr ndėrlikimet mė tė rėnda e tragjike tė diabetit, sepse kėrcėnon vete jetėn e tė sėmurit. Per fat te keq me gjithe progresin ne mjekimin e diabetit ky komplikacion dramatik vazhdon te mbetet mjaft i shpeshte. Rreth 60 milion te semure me diabet numurohen ne bote te prekur nga nefropatia Megjithate ky ndėrlikim shfaqet jo menjėherė, madje eshte me i ngadaltė dhe shfaqet mė me vonesė se retinopatia. Edhe ne te nuk mungojnė sinjalet paralajmėruese. Vetė fillimi i retinopatisė ėshtė sinjal i pare alarmi qė dėshmon se procesi i dėmtimit tė kapilarėve tashmė ka filluar dhe asgjė s’garanton qė ai nuk do te preke e shtrihet edhe ne kapilarėt e veshkave. Ne kėtė faze te pare te hershme avancimi mund tė parandalohet me efikasitet thjesht me mjekimin e saktė tė diabetit. Por tė sėmurėt vete fatkeqėsisht nuk ndiejnė asgje ē’po ndodh nė kapilarėt. Dėmtimi qė zhvillohet nė ta nuk "dhėmb" (Njė dhėmballė e prishur mbase do t’i shqetėsonte mė shumė!).
    Prandaj jo rralle procesi pėrparon derisa shfaqet njė sinjal i dytė. Ky sinjal vjen tashme nga veshkat e dėmtuara: nė urinė shfaqet mikroalbumina. Ky eshte nje fraksion i vogel i albumines ne urine ( nen 200 mg ne 24 ore )qe nuk zbulohet dot me testet e zakonshem rutine te analizes se urines por kerkon nje reagent te posaēem (Njerėzit normalisht nuk kanė albuminė nė analizen e urinės).
    Ėshtė akoma koha kur keqėsimi i mėtejshėm i gjendjes mund tė pengohet vetėm me njė masė tė thjeshtė, ekuilibrimin e mirė e tė qėndrueshėm tė diabetit dhe me luftimin e disa faktoreve te tjere rendues te tille si duhani , dhe sidomos normalizimi i tensionit te larte te gjakut.
    Rritja e presionit tė gjakut qė shfaqet qe ne fazat e para kėrkon kufizimin e rrepte te kripės nė ushqim dhe mjekim tė veēantė e energjik. kundra tensionit Pėrndryshe ai ndikon nga ana e tij pėr tė rėnduar dhe mė shumė ecurinė e ndėrlikimit.
    Ata tė sėmurė qė mjekohen nė mėnyrė tė rregullt i kanė tė gjitha mundėsitė ta frenojnė e ta ndalojnė deri kėtu procesin. Pėrkundrazi ata qė bėjnė mjekim tė ērregullt dhe formal shkojnė drejt shfaqjes sė edemave (enjtjes), dėmtimeve tė rėnda tė funksionit tė veshkave, me rritje tė shifrave tė azotemisė dhe kreatinemisė. te cilat kerkojne domosdoshmerisht mjekim te specializuar , te nderlikuar e teper te shtrenjte deri me perdorimin e aparateve te dializes se veshkave dhe transplantimin e tyre .Sidoqofte duhet thene se ndonese teknikisht e mundshme dializa nuk eshte perdorur ende tek ne per te semuret me diabet Kjo per shkak se aparatet e dializes e aksesoret e saj jane shume te pakta ne krahasim me numurin e te semureve veēanerisht atyre jo diabetike qe presin e kane nevoje jetesore per te . Ndersa transplantimi i veshkes ende nuk eshte kryer ne vendin tone . Te dyja keto realitete e bejne me te mprehte tek ne domosdoshmerine e parandalimit te Nefropatise me ane te mjekimit korrekt e ne kohe te diabetit dhe mbajtjes ne shifra rigorozisht normale me ane te mjekimit te shifrave te tensionit te gjakut .
    Veshkat te njė i semure me diabet mund tė dėmtohet paralelisht dhe nga infeksionet e rrugėve urinare qė janė veēanėrisht tė shpeshta nė ata qė kanė glukozė nė urinė. Kėto infeksione mund tė zhvillohen te diabetikėt me shenja tė dukshme por jo rrallė edhe nė mėnyrė "memece", pa djegie gjatė urinimit, pa temperaturė dhe si tė tilla, mund tė neglizhohen me lehtėsi si nga mjeku, ashtu edhe nga vetė i sėmuri. Prandaj ėshtė e domosdoshme tė kontrollohet periodikisht njė herė nė 2-3 muaj analiza e urinės, si pėr albuminė e elemente tė tjerė, ashtu dhe mbjelljen e saj (analiza e urokulturės) pėr tė zbuluar infeksionet e mundshme te fshehura. Ėshtė njė masė e thjeshtė dhe e lehtė kjo qė kėrkon vetėm kujdes nga i semurti , familjaret edhe mjeku .
    Njė vend tė veēantė nė kėto dėmtime zėnė dhe ndėrlikimet qė krijohen nga gurėt dhe rėra qė prodhohen mė shumė e me lehtė nga veshkat e diabetikėve, si pasojė e rritjes sė acidit urik nė gjak. Asnjė dhimbje, qoftė edhe kalimtare, e mesit, dhimbje nė fundin e barkut, djegie gjatė urinimit, nuk duhet tė kalojė pa u vizituar dhe analizuar. Mbrojtja e veshkave ėshtė mundeshme dhe relativisht e thjeshtė kur i sėmuri ėshtė i vėmendshėm dhe i kujdesshėm.
    Scarface
    Scarface
    Anėtar Veteran
    Anėtar Veteran


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Gemini
    Numri i Postimeve : 1400
    Mosha : 37
    Vendlidja : Nė Maternitet...
    Vendndodhja : Sa kėndej, e sa andej.
    Profesioni : Time Killer
    Pikėt : 1955
    Vlersuar : 42
    Data e Regjistrimit : 15/01/2008
    Hobi : Jeta e natės...
    Humor : Po tė kishte halla ko*e, do i thirrnim xhaxha...

    Diabeti dhe ndėrlikimet e tij. Empty Re: Diabeti dhe ndėrlikimet e tij.

    Mesazh nga Scarface Sat 04 Oct 2008, 00:18

    Nderlikimet nervore

    Nė dėmtimet e rrjetit kapilar me rėndėsi tė veēantė janė dhe NEUROPATITĖ e diabetit qė pėrfaqėsojnė dėmtim e vuajtje tė nervave nga kjo sėmundje.Sistemi nervor eshte si nje rrjet kabllosh elektrike i shperndare ne gjithe trupin qe percjell impulset brenda qelizave dhe organeve te organizmit .ne saje te qelizave te posaēme nervore me te cilat perbehet . Keto kabllo dhe fijet e degezimet vogla sidoqofte ushqehen gjate gjithe trajektores se tyre me ane te nje rrjeti kapilaresh te imte arterial .
    Nderlikimet ne sistemin nervor te semureve me diabet shkaktohet nga dėmtimi i kapilarėve ushqyes te nervave , por paralelisht dhe sidomos nga grumbullimi i tepėrt i sheqernave dhe "fryrja "e demtimi qe krijohet prej kesaj brenda vete qelizave nervore. Neuropatite diabetike janė kryesisht pasojė e drejtpėrdrejtė e hiperglicemisė qė ėshtė mjekuar keq apo qė ėshtė lėnė pa mjekuar pėr njė kohė tė gjatė. Prekja e sistemit nervor mund tė jetė shumė mė e gjerė, njehershi nė nervat periferike ashtu dhe nė nervat e organeve tė brendshme. E para shfaqet ne forme dhimbje, mpirje, ēpime e djegie nė formė neuriti. Ulet ndjeshmėria ndaj tė ftohtit, tė nxehtit e dėmtohen reflekset. Njė nga shenjat karakteristike ėshtė djegia e shputave tė kėmbės (sikur u ke rėnė me hithra), sidomos nė orėt e natės. Shumė tė sėmurė drejtohen te neurologu e mjekohen gabimisht pėr neurit tė thjeshtė, ishiatik apo neurite tė tjera qė shkaktojnė dhimbje tė tjera tė forta, nė vend qė tė kujtohen pėr sėmundjen kryesore, diabetin, qė mbetet gjate i pa diagnostikuar ose qe kanė lėnė pa mjekuar dhe kontrolluar.
    Ne faza me te avancuara nervat demtohen aq shume sa behen te pandijshem , nuk percjellin dot as dhimbjen as te nxehtin , te ftohtin apo prekjen .Kjo krijon nje nderlikim me rrezik te jashtezakonshem per demtimin dhe ēfaqjen e gangrenes ne kembe, qe njihet me emrin KEMBA DIABETIKE. Duke humbur ndjeshmerine, te semuret mund te digjen nga borseta apo shishet me uje te nxehte, mund t’u infektohen e t’u mahisen plage ne kembe nga ecjet zbathur ose kepucet e paparshtateshme dhe ata te mos ndjejne asgje, kur ēpohen, infektohen deri sa ju shfaqet gangrena. Humbja e ndjeshmerise ne ekstremitete dhe sidomos ne shputen e kembes, deformimet e kembeve ose gishatve, dhe kepucet e shternguara, me maje ose me gozhde brenda, te cilat per shkak te humbjes se ndjeshmerise nuk konstatohen ne kohe nga i semuri (me qe nuk dhembin) perbejne shkaqet me te shpeshta te shfaqes se plageve, ulēerave te infektuara dhe gangrenave te avancuara tek diabetiket.
    Pikerisht keto harresa apo " lajthitje te vogla " ose prerje e pakujdeseshme e thonjve te kembes behen shkaku me i shpesht i amputimeve e invalidizimit dramatik te semureve me diabet (prerjes se kembes e gishtave prej plageve dhe gangrenes) dhe jo rralle rrezikimit te jetes.
    Ato mund te verehen me kohe ne faze mjaft te hershme ne se te semuret bejne zakon te shohin me imtesi ēdo mbremje kembet dhe sidomos shputat e kembes ( me ane te pasqyres ose me ndihmen e nje familjari ) per ndonje plage, prerje, ēpim, gervishtje, kallo, ferkim lekure, infektim apo ulēer te mundeshme
    Dėmtimi i nervave ndodh jo vetem tek ato te ekstremiteteve por edhe nervave tė organeve te brendshme. Ato mund t’u shkaktojnė te semureve me diabet, uljen e papritur tė tensionit arterial, me ndjenjė tė fikti nė ēastin kur ngrihen nga shtrati nė kėmbė. Tek burrat ērregullohet rėndė funksioni seksual, me ulje te deshires seksuale deri IMPOTENCE dhe STERILIZIM (pamundesi per te bere femije). Mund tė shfaqen ērregullime tė urinimit (mbajtja e tepruar urinės nė fshikėz, mos zbrazja ne kohe e saje), ēregullime te stomakut me anoreksi dhe vjellje e sidomos diare (heqje barku), daljet e shpeshta jashtė, tė cilat pėrsėriten shumė herė gjatė ditės, por karakteristike ėshtė qė ato theksohen e bėhen mė tepėr shqetėsuese e gati torturuese gjatė orėve tė natės.
    Impotenca seksuale shfaqet relativisht shpesh. Ajo diagnostikohet dhe mjekohet me vonese sepse te semuret e mbajne zakonisht gjate kohes te fshehte dhe rralle e lidhin ate me neuropatine dhe mjekimin e paregullt prej tyre te diabetit.
    Nje sere ilaēesh dhe mjetesh ekzistojne per ta mjekuar ate por edhe ajo si te gjitha ndėrlikimet nervore duhet kuptuar qe eshte pasojė e diabetit tė pamjekuar, te paekuilibruar, me hiperglicemi tė larte e te pa stabilizuar pėr shumė muaj apo vjet me radhė. Jo vetėm parandalimi, por edhe mjekimi i tyre nuk arrihet me asnjė lloj ilaēi tjetėr, pa arritur mė parė ekuilibrin e pėrsosur tė diabetit, pa e ruajtur kėtė ekuilibėr nė mėnyrė tė qėndrueshme pėr njė kohė relativisht tė gjatė.
    Ilaēet kundėr dhimbjeve, vitaminat, ilaēet pėr uljen e tensionit, ato pėr nxitjen e fuqizimin e funksionit seksual, ato kundėr diaresė etj. nuk japin asnjė efekt konkret, sherues nė qoftė se nuk arrihet mė parė normalizimi i glicemisė gjatė orėve tė ditės e tė natės pėr shumė muaj e vite me radhė.
    Scarface
    Scarface
    Anėtar Veteran
    Anėtar Veteran


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Gemini
    Numri i Postimeve : 1400
    Mosha : 37
    Vendlidja : Nė Maternitet...
    Vendndodhja : Sa kėndej, e sa andej.
    Profesioni : Time Killer
    Pikėt : 1955
    Vlersuar : 42
    Data e Regjistrimit : 15/01/2008
    Hobi : Jeta e natės...
    Humor : Po tė kishte halla ko*e, do i thirrnim xhaxha...

    Diabeti dhe ndėrlikimet e tij. Empty Re: Diabeti dhe ndėrlikimet e tij.

    Mesazh nga Scarface Sat 04 Oct 2008, 00:20


    Ndėrlikimet arteriale te zemres dhe trurit

    Ndryshe nga dėmtimet e mėsipėrme nė kapilarė, qė janė tipike e karakteristike vetėm pėr diabetin, ndėrlikimet nė arteriet me kalibėr mė tė madh krijohen edhe nga njė sėrė faktorėsh tė tjerė. Arterioskleroza ėshtė njė proces qė krijohet nga ndikimi i pėrbashkėt dhe nga mpleksja e njė sėrė faktorėsh favorizues, si dhjamosja e tepėrt, tensioni i lartė i gjakut, yndyrnat e tepėrta nė gjak, nikotina e duhanit, emocionet e ankthi i vazhdueshėm, puna ndėnjur, jeta pa lėvizje fizike, trashėgimia etj.
    Ndėr kėta faktorė njė vend tė veēantė zė edhe diabeti, i cili, qoftė direkt, qoftė dhe tėrthorazi (duke rėnduar e fuqizuar disa nga faktorėt e mėsipėrm), ėshtė njė ndėr bashkautorėt kryesorė pėr krijimin dhe formimin e pllakave arteriosklerotike. Kėto pllaka formohen e zmadhohen brenda murit tė arterieve dhe njė ditė bėhen shkak pėr pengimin e qarkullimit tė gjakut nė to apo bllokimin (shtuposjen) e plotė tė tubit arterial.
    Arterioskleroza shkakton aksidente e vdekje kaq tė shumta, sa sot pėr sot quhet "murtaja e shekullit" tonė. Ajo ėshtė e para nė listė si shkaktare e vdekjeve, sidomos tė atyre tė papritura. Arterioskleroza zhvillohet edhe nė njerėz qė nuk janė me diabet, por ėshtė fakt klinik dhe statistikor qė diabetikėt preken prej saj shumė mė shpesh, nė moshė mė tė re e nė formė mė tė rėndė se sa personat qė nuk kanė diabet. Pra, diabeti favorizon e rėndon zhvillimin e arteriosklerozės dhe kjo nga ana e saj krijon dėme dhe aksidente shumė tė rėnda.
    Jo ēdo diabet i krijon kėto ndėrlikime por vetėm diabeti i neglizhuar, i pamjekuar ose i mjekuar keq.
    Diabeti dhe arterioskleroza janė dy sėmundje njėsoj tinzake dhe tė rrezikshme, sepse pėr njė kohė tė gjatė tė dyja rrinė tė fshehura e tė heshtura. Nė diabet rritet sheqeri nė gjak, ai dėmton pėr vite me radhė kapilarėt e gjakut, por as ndihet e as dhemb.
    Nė arteriosklerozėn rriten yndyrnat (Kolesteroli, trigliceridet ) nė gjak. Ato ndėrtojnė gjatė shumė viteve, brenda arterieve, pllakat e gjera e tė trasha, por gjithēka bėhet ngadalė e pa zhurmė. Ndėrkohė i sėmuri ėshtė i kėnaqur me gjendjen e tij "si molla e kuqe". T’i thuash njė personi tė tillė: ..Je i sėmurė, duhet tė mjekohesh!., ai zakonisht nuk tė beson ("Ore, me kėta doktorėt duhet patur kujdes, se pėr nder tė ēmendin!").Megjithatė, njė i sėmurė i tillė ėshtė nė rrezik serioz. Njė ditė (si papritur), ai gjendet i shtruar urgjent nė sallėn e reanimacionit: infarkt i miokardit, hemorragji apo trombozė cerebrale.
    Tre janė aksidentet mė tė shpeshta e mė tė rėnda arteriosklerotike qė ndodhin te diabetikėt e mjekuar keq:
    1.Infarkti i miokardit (nga bllokimi i arterieve qė furnizojnė me gjak muskulin e zemrės).
    2.Tromboza apo hemorragjia cerebrale (nga bllokimi apo ēarja e arterieve qė furnizojnė trurin)
    3.Gangrenat nė kėmbė (nga bllokimi i arterieve qė furnizojnė gjymtyrėt e poshtme).
    Nė qoftė se pyesim diabetikun qė pėson infarkt tė miokardit do tė zbulojmė se aksidenti s’ka ardhur aspak papritur, por pėrkundrazi, ka dhėnė gjatė njė kohe relativisht tė gjatė njė sėrė sinjalesh qė i sėmuri s’ka ditur t’i deshifrojė, ose s’i ka vėnė fare nė hesap.
    Njė ngo kėto ėshtė dhimbja e fortė shtėrnguese qė shfaqet nė gjoks pėr fare pak minuta dhe qė kalon vetvetiu. Atė ēast tė sėmurit sikur i bllokohet frymėmarrja. Mund tė ketė pak djersė, mpirje tė krahut tė majtė. Por gjithēka kalon shpejt, vetvetiu, pa asnjė mjekim Ajo pėrsėritet prapė, njė herė, dy herė, mbase shumė herė, por zakonisht ndodh kur ngjit shkallėt, kur vrapon, kur ecėn kundėr erės. I sėmuri qėndron, shplodhet pak dhe ajo kalon. Ajo shfaqet kur flet gjatė, pas emocioneve. Mė pas dhe nė qetėsi, nė gjumė, pas tė ngrėnit. Dhe sėmundja pėrparon. Nė tė gjitha kėto raste ajo ka dhėnė shenja e sinjale, por i sėmuri nuk i ka pėrfillur e nuk i ka kuptuar ato. Ai vazhdon t’i justifikojė, t’i shpjegojė ashtu siē do vetė, ndėrsa pėr mjekun kėto shenja pėrbėjnė tashmė njė diagnozė. Ajo quhet stenokardi. Sinjalet e mėsipėrme dėshmojnė se muskulit tė zemrės nuk i shkon gjak sa duhet, sepse tubi i arterieve ėshtė ngushtuar nga brenda prej pllakave arteriosklerotike. Sėmundja e arteriosklerozės, pra, ėshtė zhvilluar. Jemi me vonesė. Procesi ka ecur mė pėrpara se ē’duhet, por megjithatė ėshtė akoma larg sė keqes. E kjo ėshtė nė dorėn e tė sėmurėve qė ta ndalojnė nė kėtė fazė zhvillimin e sėmundjes dhe fundi tė jetė i gėzueshėm.
    A mund tė zbulohet arterioskleroza e arterieve koronare (kėshtu quhen arteriet e zemrės), nė fazė mė tė hershme psh. qė nė "aktin e parė"? Sigurisht, mundėsitė janė qė tė gjitha. Elektrokardiograma ėshtė njė nga mėnyrat mė tė thjeshta. Por e bėrė vetėm njė herė dhe sidomos nė qetėsi, kur i sėmuri nuk ka kriza zemre, ajo mund tė dalė normale e tė na verė "tė flemė mbi dafina". Zbulimi i hershėm i arteriosklerozės koronare varet nga kėmbėngulja e mjekut, nga zelli dhe "meraku" i tė sėmurit.
    Ēdo diabetik, pavarėsisht nga forma e diabetit apo mjekimi qė pėrdor, sidomos kur kalon moshėn 40 vjeē, e ka tė domosdoshme tė bėjė pėrpara se tė jenė shfaqur shenjat e stenokardisė njė kontroll me anėn e njė prove mė tė saktė: rregjistrimin e elektrokardiogramės pas njė ushtrimi fizik (nė vendin tonė pėr kėtė qėllim bėhet prova ushtrimore me biēikletė).
    Me anėn e saj mund tė zbulohen ērregullimet e hershme tė qarkullimit nė arteriet e zemrės dhe tė merren qė nė kėtė kohė masa energjike pėr tė ndaluar ecurinė e mėtejshme tė procesit.
    Tė njėjtat gjėra dalin po tė pyesim dhe tė hetojmė diabetikėt qė bėjnė aksidente nė arteriet cerebrale (trombozė apo hemorragji tė tyre). Kėto aksidente jashtėzakonisht tė rėnda vėnė nė rrezik jetėn e tė sėmurit dhe, nė rastet qė kalojnė mirė, lėnė prapėseprapė pasoja (paraliza) apo njė sėrė defektesh tė tjera.
    Procesi zhvillohet njėsoj si nė arteriet e zemrės, me po atė ngadalėsi e fshehtėsi. Megjithatė, as kėtu aksidenti nuk ndodh papritur, pėrkundrazi, ai jep pėr shumė kohė shenja, sinjale tė herėpashershme. Njė vizitė e thjeshtė te okulisti qė para aksidentit mund tė zbulojė nė fundin e syrit shenja tė sklerozės sė arterieve retinale. Njė prekje apo dėgjim i thjeshtė nga ana e mjekut tė arterieve tė qafės mund tė zbulojė nė to zhurma apo shenja tė dėmtimit nga arterioskleroza. Por mė tė rėndėsishme se kėto e mė tė hershme akoma janė shenjat qė ndjen vetė i sėmuri.
    Kėto shenja ai duhet t’i vėzhgojė e t’i vlerėsojė me plot seriozitet. Shenja tė tilla janė: mpirje e lehtė nė gjymtyrėt e njė ane, mpirje e buzės apo e gjuhės, marrje mendsh vetėm pėr pak ēaste, ndjenjė boshllėku (humbjeje), vėshtirėsi nė tė folur vetėm pėr pak ēaste, zhurmė nė veshe tė shoqėruar apo jo me pėrzierje tė lehtė, humbje pėr njė ēast tė shikimit, miza tė ndritshme para syve, dhimbje koke e pėrqėndruar vetėm nė njė anė, pasiguri nė ecje (sikur shkel nė boshllėk, por pėr pak ēaste) e tė tjera.Kėto shenja as nuk duhen mbivlerėsuar duke krijuar alarm tė kote, as nuk duhen nėnvleftėsuar, sidomos kur shfaqen nė persona diabetikė mbi 40 vjeē, qė janė dhe tė dhjamosur, me tension tė lartė, qė pinė duhan apo qė kanė faktorė tė tjerė favorizues. Secila prej kėtyre shenjave zbulon ēaste tė mosfurnizimit tė rregullt me gjak nė zona tė caktuara tė trurit, si pasojė e ndryshimeve arteriosklerotike tė arterieve qė ēojnė gjakun nė to. Kėto shenja tė lehta janė si fllad pėrpara "furtunės" qė do tė vijė mė pas. Prandaj, marrja e masave energjike nė kėtė kohė ėshtė vendimtare pėr ta shpėtuar tė sėmurin, sepse akoma ėshtė shpejt.
    Edhe nė trombozėn e arterieve tė gjymtyrėve tė poshtme, qė shkakton deri gangrenizimin e tyre, ngjarja zhvillohet nė tė njėjtėn mėnyrė. Ėshtė i njėjti "skenar" apo ata "aktorė" e "protagonistė". Ndryshon vetėm "skena" dhe vendi i ngjarjes. Kėtė herė "drama" zhvillohet nė arteriet e kėmbėve. Kėto arterie, ndryshe nga dy tė parat, mund tė vrojtohen me lehtė. Pulsacionet e tyre mund t’i ndjejė jo vetėm mjeku, por fare mirė mund tė mėsojė t’i prekė dhe vetė i sėmuri.
    Gangrenat nė gishtat e kėmbėve tė diabetikėve janė ndėrlikime tė shpeshta, tė rėnda dhe invalidizuese, qė i detyrojnė ata tė qėndrojnė pėr muaj tė tėra nė spital.
    Kur gishti i kėmbės, apo vendi i gangrenės nxihet dhe enjtet, tė sėmurėt vrapojnė te mjeku. Ka tė tjerė qė para apo pas kėsaj s’lėnė ilaēe apo melheme "popullore" pa provuar.
    Kurse ilaēi "ēudibėrės" ėshtė vetėm kujdesi pėr tė mos arritur deri kėtu, kujdesi pėr ta parandaluar gangrenizimin pėrpara se tė formohet. A nuk ėshtė pėr t’u habitur qė kjo nuk bėhet si duhet kur masat mbrojtėse janė aq tė thjeshta dhe nuk kushtojnė asgjė?
    Mbyllja e arterieve dhe gangrena qė shkaktojnė nuk krijohen sa hap e mbyll sytė, por pėr njė kohė tė gjatė, duke dhėnė qė mė parė shenja dhe paralajmėrime.
    Njė nga kėto shenja ėshtė dhimbja qė shfaqet papritur nė pulpet e kėmbėve gjatė ecjeve, gjė qė e detyron tė sėmurin tė qėndrojė dhe mė pas tė ēalojė. Ky sinjal i pėrkohshėm zhduket vetvetiu e pa mjekim, por ai pėrbėn njė nga shenjat .paralajmėruese me shumė domethėnie pėr atė qė mund tė ndodhė mė pas. Kjo shenjė dėshmon se qarkullimi nė arteriet e kėmbėve ėshtė penguar e nuk bėhet siē duhet. Kėmbėt e ftohta qė nuk ngrohen as me ēorape leshi e qė e detyrojnė tė sėmurin tė verė borsa apo shishe me ujė tė nxehtė janė njė tjetėr shenjė e mosqarkullimit tė mirė tė gjakut nė kėmbė. Shumė herė paralelisht mė tė ėshtė i dėmtuar dhe rrjeti nervor e i sėmuri nuk e ndien nxehtėsinė e gabimisht mund tė digjet, pa i dhimbur, nga borsa apo shishet e nxehta qė vė nė kėmbė. Djegia mund tė krijojė plagė qė jo vetėm s’mbyllen, por enjten dhe pėrparojnė duke shpejtuar gangrenėn. Plagėt nė kėmbėt e njė diabetiku tė tillė dhe te tė gjithė diabetikėt nė pėrgjithėsi janė shumė tė rrezikshme. Ato mund tė shkaktohen nga kėpucėt e ngushta, kallot, nga gėrvishtjet e ēpimet kur ecin zbathur, kėpucėt me majė, nga prerja pa kujdes e thonjve etj.
    Dobėsimi e mė pas zhdukja e pulsacioneve nė arteriet e kėmbėve ėshtė njė shenjė objektive qė paraprin kėto ndryshime. Veēanėrisht nė diabetikė tė tillė kujdesi pėr kėmbėt duhet tė jetė me tė vėrtetė i jashtėzakonshėm.
    Nė qoftė se duhani, p.sh., ėshtė i dėmshėm pėr njerėzit nė pėrgjithėsi e pėr gjithė diabetikėt nė veēanti, ai bėhet nė mėnyrė tė jashtėzakonshme i rrezikshėm e i dėmshėm pėr ata qė vuajnė nga arteriopatitė, si ato koronare, cerebrale, tė kėmbėve e kudo qofshin.
    Kujdesi pėr kėmbėt, mjekimi korrekt i diabetit, lėnia e duhanit dhe ecja e pėrditshme me karakter ushtrimor janė tė vetmet rnėnyra efikase pėr t’u mbrojtur nga gangrena dhe dėmtimet e tjera tė qarkullimit.
    Ndėrlikimet infeksioze tė diabetit Sėmundja e diabetit, kur nuk mjekohet siē duhet, krijon kushte tė favorshme pėr zhvillimin e infeksioneve tė ndryshme. Nė tė sėmurėt me diabet kėto infeksione janė jo vetėm mė tė shpeshta sesa te njerėzit e tjerė, por ato vazhdojnė pėr njė kohė tė gjatė dhe janė mė rezistente ndaj mjekimit. Arsyeja ėshtė se sėmundja e diabetit, duke ērregulluar metabolizmin, dobėson gjithė organizmin, ul forcėn dhe rezistencėn e tij.Ka tė sėmurė qė vuajnė nga infeksione tė ndryshme gjatė shumė vjetėve me radhė, pa e ditur fare qė janė me diabet, pa u shkuar nė mendje qė ato janė pasoja tė tij.
    Diabeti mund tė fshihet pas infeksioneve tė pėrsėritura tė tilla si ēibane, lunga, infeksione tė tjera qelbėzuese tė lėkurės, infeksione urinare (me ose pa djegie gjatė urinimit), turbekuloz, infeksione nė organet gjenitale, mykoza (qė shfaqet me tė kruara tė "vetes"), infeksione tė mishrave tė dhėmbėve, tė bajameve, sinuzite e sėmundje tė gojės nė pėrgjithėsi, infeksione tė mushkėrive, bronkeve, rrugėve tė tėmthit, tė thonjve tė kėmbėve etj.
    "Riardhja", shpeshtimi ne vitet e fundit i Tuberkulozit eshte nje kercenim i ri per diabetiket qe mud te preken me lehte e me rende prej tij .
    Diabetikėt janė mė "delikatė", ftohen mė lehtė, u ngjitet shpejt rrufa, infeksionet e ndryshme virusale dhe gjithė sėmundjet infektive nė pėrgjithėsi.Ata natyrisht nuk perjashtohen te preken edhe nga Hepatiti , SIDA e semundjet e tjera te transmetuara seksualisht Pikėrisht pėr kėto arsye vetmbrojtja, vaksinimet jo vetėm qė nuk duhet tė ndalohen, por pėrkundrazi duhen bėrė mė me rregull sesa te njerėzit e tjerė.
    Te ēdo person qė vuan nga njė infeksion i gjatė apo qė i pėrsėritet shpesh e qė nuk shėrohet me mjekimet e rregullta tė zakonshme duhen bėrė patjetėr edhe analizat pėr diabet (glicemia esėll, glicemia dy orė pas buke dhe analiza e urinės pėr glukozė). Nė kėtė mėnyrė ėshtė arritur tė zbulohet diabeti te njė numėr jo i vogėl tė sėmurėsh qė nuk e dinin se vuanin nga kjo sėmundje.
    Scarface
    Scarface
    Anėtar Veteran
    Anėtar Veteran


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Gemini
    Numri i Postimeve : 1400
    Mosha : 37
    Vendlidja : Nė Maternitet...
    Vendndodhja : Sa kėndej, e sa andej.
    Profesioni : Time Killer
    Pikėt : 1955
    Vlersuar : 42
    Data e Regjistrimit : 15/01/2008
    Hobi : Jeta e natės...
    Humor : Po tė kishte halla ko*e, do i thirrnim xhaxha...

    Diabeti dhe ndėrlikimet e tij. Empty Re: Diabeti dhe ndėrlikimet e tij.

    Mesazh nga Scarface Sat 04 Oct 2008, 00:21

    Nga ana tjetėr, tė sėmurėt qė e dinė se vuajnė nga diabeti, duhet tė kenė kujdes tė veēantė qė tė mbrohen nga infeksionet, sepse kėto ērregullojnė rėndė diabetin. Mbrojtja arrihet thjesht me anė tė tre masave paraprake:

    Sė pari:
    respektimi i rregullave tė higjienės sė trupit (higjiena e lėkurės sė duarve, dhėmbėve, thonjve, e kėmbėve, e organeve gjenitale), ruajtja nga lagėshtia, tė ftohtit, korentet e erės etj.

    Sė dyti:
    vaksinimi i rregullt kundėr tė gjitha sėmundjeve infektive duke pėrfshirė edhe gripin.

    Sė treti:
    mjekimi i rregullt e i pėrpiktė i diabetit, ruajtja e ekuilibrit tė vazhdueshėm tė tij.
    Nėse i sėmuri i lė pas dore kėto masa ose i bėn shkel e shko, mė shumė mundėsi ka qė ai tė bėhet pre e infeksioneve tė ndryshme. Por ne thamė qė ēdo vatėr infeksioni, sado e vogėl, qoftė dhe nė rrėnjėn e njė dhėmbi, apo njė puēėrr e vogėl, ērregullon nė mėnyrė tė dukshme e tė sigurt ekuilibrin e diabetit, shkakton rritjen e glicemisė dhe nevojave pėr insulinė. Njė diabetik qė ka qoftė dhe njė infeksion tė fshehtė e pa shenja tė dukshme (pa temperature apo dhimbje), asnjėherė s’mund tė jetė i ekuilibruar. Analizat e diabetit do tė fillojnė tek ai tė ērregullohen gjithnjė e mė shumė dhe mund tė arrijė nė disa raste deri nė acidozė apo koma diabetike. Nė fakt, njė nga shkaqet mė tė shpeshta qė i ēojnė diabetikėt nė kėto gjendje tė rėnda janė pikėrisht infeksionet, tė cilat janė nėnvleftėsuar apo nuk janė mjekuar me seriozitetin e duhur.
    Diabeti i ērregulluar, i pamjekuar mirė, favorizon infeksionet, kurse kėto nga ana e tyre e ērregullojnė dhe rėndojnė akoma mė shumė diabetin. Qė tė ndėrpritet ky qark dėmtues lufta duhet bėrė njėkohėsisht nė dy drejtimet, si pėr mjekimin sa mė tė mirė tė diabetit, ashtu dhe pėr masat kundėr mikrobeve e infeksioneve tė ndryshme.
    Lufta mė e mirė ndaj infeksioneve ėshtė parandalimi i tyre, por nė qoftė se pėr njė arsye apo njė tjetėr, ato arrijnė tė shfaqen, nė asnjė mėnyrė nuk duhen marrė lehtė-lehtė e nuk duhen nėnvleftėsuar, duke besuar se do tė kalojnė vetvetiu. Nė tė sėmurėt me diabet, infeksionet, sado tė vogla qofshin, duhen mjekuar seriozisht dhe nė mėnyrė energjike. Nuk duhet ngurruar asnjė ēast, sipas rastit, tė fillohet mjekimi me antibiotikė, qoftė dhe pėr infeksione nė dukje tė vogla e tė parėndėsishme. Nga ana tjetėr, nuk duhet shpresuar qė infeksionin do ta mposhtė vetėm mjekimi me antibiotikė apo ilaēe tė tjera antiinflamatore. Qė tė mposhtet njė infeksion nė tė sėmurėt me diabet, pėrveē antibiotikėve apo ilaēeve tė tjera antiinflamatore duhet bėrė patjetėr dhe mjekimi shembullor i diabetit, duhet tė arrihet e tė mbahet nė mėnyrė tė qėndrueshme njė ekuilibėr i pėrsosur i tij. Nė qoftė se kjo nuk bėhet, infeksioni do tė ngrejė kokė e do tė ringjallet pėrsėri.
    Si rregull, ata diabetikė qė mjekohen me insulinė, nė pėrshtatje me analizat duhet tė rrisin dozėn e saj, kurse ata qė mjekohen me kokrra ose me dietė, gjatė infeksioneve, sidomos nė ato qė shoqėrohen me temperaturė, sipas rastit pėrkohėsisht mund te duhet tė fillojnė mjekimin me insulinė. Mos kini frikė se mėsoheni me tė. Pas kalimit tė infeksionit dhe ekuilibrimit tė diabetit, do tė kalohet pėrsėri nė mjekimin e mėparshėm.
    Kuptohet qė manovrime tė tilla nė mjekim, me anė tė tė cilave sigurohet njė ekuilibėr i vazhdueshėm i diabetit, nuk mund tė arrihen te njė i sėmurė qė nuk ka njohuri ose qė i mungon zelli dhe vullneti pėr tė bashkėpunuar me mjekun. Mbrojtja jo vetėm nga infeksionet, por dhe nga gjithė ndėrlikimet e tjera tė diabetit, nuk mund tė arrihet nė qoftė se ju nuk mėsoni si tė mjekoni e tė mbroni veten tuaj.

    Burimi: Mjekėsia.net
    besniku
    besniku
    I/e sapo ardhur
    I/e sapo ardhur


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Aquarius
    Numri i Postimeve : 1
    Mosha : 57
    Pikėt : 3
    Vlersuar : 0
    Data e Regjistrimit : 24/04/2010

    Diabeti dhe ndėrlikimet e tij. Empty Re: Diabeti dhe ndėrlikimet e tij.

    Mesazh nga besniku Sat 24 Apr 2010, 07:22

    deshiroj qe te me informoni sa ma shume rreth kujdesit per shputat te diabetiket
    ju faliminderit

    Sponsored content


    Diabeti dhe ndėrlikimet e tij. Empty Re: Diabeti dhe ndėrlikimet e tij.

    Mesazh nga Sponsored content


      Ora ėshtė Fri 29 Mar 2024, 00:21