13. Dėllinja
Bima pėrbėhet nga frytet e pjekura e tė thara tė shkurres sė dėllinjės sė zezė, e cila nė vendin tonė ndeshet shpesh dhe kudo, deri nė 2000 m mbi nivelin e detit. Dėllinja i ka gjethet halore me majė tė mprehtė dhe tė qėndrueshme, tė vendosura nė qerthuj trish. Fryti ka pamjen e njė sferė tė vogėl; nė vitin e parė ėshtė i gjelbėr, ndėrsa kur piqet (nė vitin e dytė) bėhet gati i zi. Frytet e dėllinjės sė zezė pėrmbajnė sheqerna, juniperinė, esencė, rrėshirė, etj. Kanė veti tė nxisin urinimin dhe tė pengojnė zhvillimin e rritjen e mikrobeve nė rrugėt urinare.
Bima konsiderohet si mjet i mirė diuretik qė ndihmon nė jashtėqitjen e klorureve dhe tė azotit nė formėn e uresė; (kėshillohet nė hidropizi, nė reumatizmin e kyēeve etj). Rritja e dierezės fillon pas 4 orėsh nga marrja e fryteve dhe vazhdon pėr po aq orė. Bima sforcon epitelin renal; pėr kėtė arsye nuk kėshillohet tek fėmijėt dhe nė rastetet e veshkave tė sėmura tė prirura pėr hematuri, albuminuri etj. Frytet e dėllinjės sė zezė kėshillohen edhe nė bronkitet katarale dhe nė sėmundje qė vijnė nga tė ftohurit, sepse ndihmojnė nė nxjerrjen e gėlbazės dhe nė lehtėsimin e kollės.



nga 