Forumi Guri Bardhė

Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne kete faqe,
mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar falas ne faqe.

Regjistrimi zgjat vetem pak sekonda...

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe vute ne dispozicion
per te n'a vizituar ne faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Bordi Drejtues i Forumit Guri Bardhe.

Join the forum, it's quick and easy

Forumi Guri Bardhė

Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne kete faqe,
mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar falas ne faqe.

Regjistrimi zgjat vetem pak sekonda...

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe vute ne dispozicion
per te n'a vizituar ne faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Bordi Drejtues i Forumit Guri Bardhe.

Forumi Guri Bardhė

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Forumi Guri Bardhė

    Bageti e bujqesi-Naim Frasheri(poem)

    fjolla-1
    fjolla-1
    Pena e Artė
    Pena e Artė


    Gjinia : Female
    Shenja e Horoskopit : Aries
    Numri i Postimeve : 224
    Mosha : 33
    Vendndodhja : Peje
    Profesioni : Studente
    Pikėt : 3
    Vlersuar : 3
    Data e Regjistrimit : 07/06/2008
    Humor : Kujdes nga fjalet se ato te vrasin me shume se plumbi e te therin me shume se shpata

    naim - Bageti e bujqesi-Naim Frasheri(poem) Empty Bageti e bujqesi-Naim Frasheri(poem)

    Mesazh nga fjolla-1 Thu 19 Jun 2008, 17:08

    Pershendetje.
    Ne kete teme do te keni rastin qe te lexoni kryevepren "Bageti e bujqesi" te shkrimtarit te madhe shqipetar Naim Frasherit.

    Lexim te kendeshem.
    fjolla-1
    fjolla-1
    Pena e Artė
    Pena e Artė


    Gjinia : Female
    Shenja e Horoskopit : Aries
    Numri i Postimeve : 224
    Mosha : 33
    Vendndodhja : Peje
    Profesioni : Studente
    Pikėt : 3
    Vlersuar : 3
    Data e Regjistrimit : 07/06/2008
    Humor : Kujdes nga fjalet se ato te vrasin me shume se plumbi e te therin me shume se shpata

    naim - Bageti e bujqesi-Naim Frasheri(poem) Empty Re: Bageti e bujqesi-Naim Frasheri(poem)

    Mesazh nga fjolla-1 Thu 19 Jun 2008, 17:08

    O malet’ e Shqipėrisė e ju o lisat’ e gjatė!
    Fushat e gjėra me lule, q’u kam ndėr mėnt dit’ e natė!
    Ju bregore bukuroshe e ju lumenjt’ e kulluar!
    Ēuka, kodra, brinja, gėrxhe dhe pylle tė gjelbėruar!
    Do tė kėndonj bagėtinė qė mbani ju e ushqeni,
    O vendėthit e bekuar, ju mėndjen ma dėfreni.
    Ti Shqipėri, mė ep nderė, mė ep emrin shqipėtar,
    Zėmrėn ti ma gatove plot me dėshirė dhe me zjarr.
    Shqipėri, o mėma ime, ndonėse jam i mėrguar,
    Dashurinė tėnde kurrė zemėra s’e ka harruar.
    Kur dėgjon zėthin e s’ėmės qysh e le qengji kopenė,
    Blegėrin dy a tri herė edhe ikėn e merr dhenė,
    Edhe nė i prefshin udhėn njėzet a tridhjetė vetė,
    E ta trėmbin, ajy s’kthehet, po shkon nė mes si shigjetė,
    Ashtu dhe zėmėra ime mė le kėtu tek jam mua,
    Vjen me vrap e me dėshirė aty nėr viset e tua.
    Tek buron ujėt e ftohtė edhe fryn veriu nė verė,
    Tek mbin lulja me gas shumė dhe me bukuri e m’erė,
    Ku i fryn bariu xhurasė, tek kullosin bagėtija,
    Ku mėrzen cjapi me zile, atje i kam ment e mija.
    Atje lint diell’ i qeshur edhe hėna e gėzuar,
    Fat’ i bardh’ e mirėsija nė atė vėnt janė mbluar;
    Nat’atje’shtė tjatrė natė edhe dita tjatėr ditė,
    Nė pyjet’ e gjelbėruar, atje rrinė perėnditė.
    Mendje! merr fushat e malet, jashtė, jashtė nga qyteti,
    Nga brengat, nga thashethemet, nga rrėmuja, nga rrėmeti.
    Tek kėndon thėllėza me gas edhe zogu me dėshirė,
    E qyqja duke qeshur, bilbili me ėmbėlsirė,
    Tek hapetė trėndafili, atje ma ka ėnda tė jem,
    Bashkė me shpest edhe unė t’ia thėrres kėngės e t’ia them;
    Tė shoh kedhėrit’ e shqerrat, deshtė, cjeptė, dhėntė, dhitė,
    Qiellin’ e sbukuruar, dhenė me lul’e me dritė.
    Vashė bukurosh’e bariut! qė vjen me llėrė pėrveshur,
    Me zemėrė tė dėfryer e me buzėzė tė qeshur,
    Me dy shqerėza ndėr duar, tė bukura si dhe vetė,
    Nė sythit tėnt e shoh gazė, qė s’e kam gjetur ndė jetė.
    Dashi sysk e me kėmborė, q’e ke manar, po tė vjen pas,
    Dhe qeni me bes’ i larmė tė ndjek me dėshir’ e me gas.
    Dashē Perėndinė, pa mė thua, a mos na pe bagėtinė?
    - Pash’ atje pas mė tė gdhirė,… ja atje pėrtej tek vinė!
    O! sa bukuri ka tufa!
    Sa gas bije bagėtija!
    fjolla-1
    fjolla-1
    Pena e Artė
    Pena e Artė


    Gjinia : Female
    Shenja e Horoskopit : Aries
    Numri i Postimeve : 224
    Mosha : 33
    Vendndodhja : Peje
    Profesioni : Studente
    Pikėt : 3
    Vlersuar : 3
    Data e Regjistrimit : 07/06/2008
    Humor : Kujdes nga fjalet se ato te vrasin me shume se plumbi e te therin me shume se shpata

    naim - Bageti e bujqesi-Naim Frasheri(poem) Empty Re: Bageti e bujqesi-Naim Frasheri(poem)

    Mesazh nga fjolla-1 Thu 19 Jun 2008, 17:08

    Vinė posi mblet’ e plotė! I bekoftė Perėndija!
    Nėpėr shesh’ e nėr bregore janė pėrhapurė shqerrat,
    E kecėrit nėpėr rripat dhe nė gjethet e nė ferrat;
    Sa me vrap e me gas bredhin edhe lozin shok me shok,
    Aty pėrhapenė me nxit aty mblidhenė prapė tok,
    Edhe prapė tufė-tufė pėrhapenė duke bredhur,
    Duke ikur me vrap shumė, duke lojtur, duke hedhur.
    Nxitojn’ e s’lodhenė kurrė edhe, kur i merr urija,
    Secili futet nė tufė, suletė ne mėm’ e tija,
    Posa gjen mėmėn e dashur edhe me vrap i hyn nė gji,
    Rri mė gjunjė dhe zė sisėn e qumėshtin e ėmbėl pi;
    Pa e ėma me mall shumė, ndo dhi qoftė a ndo dele,
    Bir’ e vetėm e merr nė gji me gas e me pėrkėdhele.
    Sa tė mirazė ke dhėnė, Zot i math e i vėrtetė!
    E ē’nom tė bekuar vure pėr ēdo gjė q’ėshtė nė jetė!
    Sa mė pėlqen blegėrima, zėr’i ėmbėl’ i bagėtisė,
    Qėngji edhe kec’i bukur, qė rri mė gjunj’ e pi sisė!
    Pėrhapurė bagėtija nėpėr sheshe, nėpėr brinja,
    Nėr lajthi e nėpėr dushnja, ndėr murriza, nė dėllinja;
    Bijen zilet’ e kėmborėt e fyelli e xhuraja,
    Dheu bleron e gjelbėrojnė fusha, male, brigje, maja,
    Edhe gjithė gjė e gjallė ndjen nė zemėr njė dėshirė,
    Njė gas t’ėmbėl’ e tė shumė, o! sa bukur e sa mirė!
    Pelėn e ndjek mėz’i bukur, lopės i vete viēi pas,
    Dellėndyshja punėtore bėn folenė me tė math gas,
    Ogiēi ikėn pėrpara, i bije tufės nė ballė,
    Me zemėr tė ēelur shumė vete si trimi me pallė,
    Zoqtė zėnė kėng’ e valle dhe po kėrcejn’ e kėndojnė,
    E nėpėr dega me lule si ėngjėllit fluturojnė,
    Larashi ngrihet pėrpjetė, thua q’i shpie Perėndisė
    Njė lėvdatė tė bekuar pėr gėzimt tė gjithėsisė,
    Qielli sa ėsht’ i kthiellt e sa ėshtė sbukuruar!
    E dielli sa ndrin bukur mbi lulet tė lulėzuar!
    Gjithė kėto lule ē’janė, qė u ngjallė menjėherė?
    Ngaha qielli ke xbritur? Ver’, o e bukura verė!
    Ēdo lulezė ka me vehte njė emėr e njė fytyrė,
    Njė bukuri, njė mirėsi, njė shtat, nj’erė e njė ngjyrė,
    Si dhe ēdo dru e ēdo pemė, edhe ēdo bar e ēdo fletė;
    Sa ėshtė e bukur faq’ e dheut! S’tė zė syri gjė tė metė
    . Gjithė kjo bukuri vallė nga dheu tė ketė mbleruar,
    A me tė matht tė ti’ Zoti pej parajs’e ka dėrguar?
    Veē njė njeri shoh pa punė dhe tė mjer’ e tė brengosur,
    Tė kėputur, tė mjeruar, tė grisur e tė rreckosur;
    Lipėn i gjori pa shpresė, se atje e pru pėrtimi,
    S’i ka mbetur gas nė zemrė, se s’i la vėnt idhėrimi.
    Eshtė njeri, si dhe neve, po epini, o tė pasur,
    E mos e lini tė urėt dhe tė mjer’ e buzėplasur,
    Se pėrtimn’ e zi, q’e pruri tė gjorėn mė kėtė ditė,
    Nuk’ e dimė vet’ e zgjodhi, apo ia dhanė Perėnditė.
    Edhe pėr njė mizė, kur heq, i vjen keq njeriut tė mirė,
    Zėmėra s’thuhetė zėmrė me mos pasurė mėshirė.
    Ah! edh’ atje tej mbi udhė i duket i shkreti varri,
    Rrethuar me lul’e me bar, njė tė gjori udhėtari,
    Qė ka vdekur i ri shumė e ka rarė lark shtėpisė,
    Mėrguar nga mėm’ e motrė dhe pej gjithė njerėzisė
    ; Njė zok i helmuar mi varrt i rri si mėmėzė dh’e qan,
    Ndarė nga tė gjithė shokėt edhe zi pėr tė mjerė mban.
    Tomor! o mal i bekuar, fron i lartė, qė rrij Zoti,
    Pas fesė vjetrė qė kishinė shqipėtarėtė qėmoti,
    Dhe ti Mali-Plak i lartė, qė me syt’ e tu ke parė
    Luftėra tė mėdha shumė e punė qė kanė ngjarė.
    O malet’ e Shqipėrisė, qė mbani kryet pėrpjetė,
    Tėmerr e frikė pėrhapni, pėrpini qiejt e retė!
    Tė patundurė pėrjetė jini, pa, kur oshėtini,
    Udhėtarit nė zemėr frikė tė madhe i vini;
    fjolla-1
    fjolla-1
    Pena e Artė
    Pena e Artė


    Gjinia : Female
    Shenja e Horoskopit : Aries
    Numri i Postimeve : 224
    Mosha : 33
    Vendndodhja : Peje
    Profesioni : Studente
    Pikėt : 3
    Vlersuar : 3
    Data e Regjistrimit : 07/06/2008
    Humor : Kujdes nga fjalet se ato te vrasin me shume se plumbi e te therin me shume se shpata

    naim - Bageti e bujqesi-Naim Frasheri(poem) Empty Re: Bageti e bujqesi-Naim Frasheri(poem)

    Mesazh nga fjolla-1 Thu 19 Jun 2008, 17:09

    Keni shkėmbėnj, gėrxhe, lisa, lumėnj dhe dėborė ndė gji,
    Pėrsiprė lulez’ e gjethe dhe brėnda ergjėnt e flori,
    E ju fusha bukuroshe edhe tė majm’e pėllore,
    Ju sheshet e lulėzuar, ju bregore gjelbėrore,
    Q’u fali Zoti tė mira, u mba me shumė pekule,
    U dha bar e gjeth e veri, zoq e flutura e lule,
    Zemėrn’ e varfėrė time aty ndėr ju e kam mbluar,
    Tek buron nga gjithi juaj uj’i ftoht’ e i kulluar;
    Jam lark jush i dėshėruar edhe s’e duronj dot mallė,
    Po s’e di si dua unė do t’u shoh njė herė vallė?
    Tė paskėsha vrapn’ e veriut, tė kisha krahė pėllumbi,
    Nxitimn’ e lumit me valė, q’ikėn me vėrtik si plumbi,
    E tė vija nė gjit tuaj, nj’ ujė tė ftohtė tė pinja,
    Edhe nėpėr ato hije njė copė herė tė rrinja,
    Syt’ e ballit t’i xbavitnja, zėmėrėnė ta dėfrenja,
    Gazė, qė paēė njėherė, prap’ aty ndėr ju ta gjenja.
    Opopo! Kshu pse mė vini pėrpara syve pa pushim,
    O ditėt’ e djalėrisė, o moj kohėz’ e tė rit tim?
    O flutura krahėshkruar, qė fluturon nėpėr erė,
    As merr dhe zėmrėnė time me vehtezė dhe ma shpjerė
    Nėr malet tė Shqipėrisė, tek kullosėn bagėtija,
    Tek i fryn bariu xhurasė, tek mė rrinė mėnt’ e mija,
    Ku shkon me zile tė madhe ogiēi pėrmes lajthisė,
    Pa zjen e oshėtin mali ngaha zėr’i bagėtisė;
    Marrėnė vrapn’ e nxitojnė, derdhen nė gjollė pėr kripė,
    Dhėntė ndėr shesh’e ndėr brigje, dhitė nė shkėmb e nė rripė.
    Bariu plak krabėn nė dorė edhe urdhėron tė rinjtė,
    E ata gjithė punojnė, ngriturė mė bres pėrqinjtė;
    Ca bėjnė vathėn e shtrungėn, ca ngrehin tėndėn e stanė,
    Kush sjell gjeth e karthj’ e shkarpa, sicilido ndih mė nj’anė;
    Kush pėrvjel, kush qeth sheleknė, kush mjel dhitė, kush mjel dhėntė,
    Njėri merr ushqen kėlyshnė, jatėri pėrgėzon qėntė.
    Stopani, bėr’i zi sterrė, shikon bulmetn’ e bekuar,
    Tunt, bėn gjalpė, djathė, gjizė edhe punon pa pėrtuar;
    Udhėtar’ e gjahėtorė, q’u bije udha ndėr male,
    U ep mish, qumėsht, kos, dhallė, ajkė, djathė, bukėvale…
    Kec’i mbeturė pa mėmė dhe i varfėr’ e i shkretė
    Mėnt mėmėnė, qė ka mbetur pa bir e pa gas nė jetė.
    Dėgjohet nga mez’i pyllit krism’ e sėpatės s’druvarit,
    E sharrėsė qė bėn lėndė, edhe fyell’i shterparit.
    Shterpari s’i qaset stanit, po nėr pyje bij’e ngrihet,
    Nėpėr maja, nėr bregore, rri, kėndon a gdhėnt, a shtrihet;
    S’i trembetė syri kurrė, vetėm ajy dit’ e natė,
    Nga ujku e nga kusari s’ka frik’, as nga lis’i gjatė,
    As nga shkėmbėnjt’ e nga pylli, as gogolėtė s’e hanė,
    Armėtė ka shok e vėlla, mėm’ e motėrė xhuranė;
    Miqt’ e ti shqeratė janė, kecėrit, dhitė, dhėntė,
    Cjeptė, ziletė, kėmborėt, deshtė e mė tepėr qėntė,
    Qė s’flenė, po rrin’ e ruajn bagėtinė dhe barinė,
    Kur e shohin, tundin bishtin dhe me gas tė math i vinė;
    fjolla-1
    fjolla-1
    Pena e Artė
    Pena e Artė


    Gjinia : Female
    Shenja e Horoskopit : Aries
    Numri i Postimeve : 224
    Mosha : 33
    Vendndodhja : Peje
    Profesioni : Studente
    Pikėt : 3
    Vlersuar : 3
    Data e Regjistrimit : 07/06/2008
    Humor : Kujdes nga fjalet se ato te vrasin me shume se plumbi e te therin me shume se shpata

    naim - Bageti e bujqesi-Naim Frasheri(poem) Empty Re: Bageti e bujqesi-Naim Frasheri(poem)

    Mesazh nga fjolla-1 Thu 19 Jun 2008, 17:09

    S’e hanė njerin’ e mirė edhe mikun’ e udhėtarė,
    Se i njohėn; po tė liknė, egėrsirėnė, kusarė.
    Vjen nata, e lė nė t’errėt, del hėna, i pėrhap dritėn,
    Vjen mėngjesi, sbardhėllehet, lint’ dielli, i bije ditėn.
    Yjtė, hėna, dielli, shėnja, lindin e prapė perėndojnė,
    Gjithė ē’lėvrijnė nėr qiej, pėrpara syvet i shkojnė.
    Mblidhen ret’ e hapėsira bėnetė e zezė sterrė,
    Vetėtimat e gjėmimet nisin e shiu zė tė bjerė;
    Bariu vė gunėn nė kokė, z’eshkėn me herėt tė parė,
    Ndes shkarpat sakaqėherė, e lisnė fyl, dhe bėn zjarrė;
    Fishėllen e thėrret qentė sicilin me emėr veēan,
    Pa, kur derdhetė Baliku, ujkun’ e zė edh’e pėrlan,
    Se bisha, qė bije dėmnė, errėsir’ e mjergull kėrkon,
    Papo bariu shum’ ahere vė re dhe mba vesh e dėgjon,
    Dhe sokėllin me zė tė madh, tunden malet e shkėmbenjtė,
    Gumzhitin pyjet’ e veshur e oshėtijnė pėrrenjtė!
    Esht’ e lehtė dhi e stanit, qė kullot gjethen e malit,
    Dhe bij’e fle majė shkėmbit e pi ujėthit e zallit;
    Dhi e shtėpis’ ėsht’ e plokshtė, fle nė vath’ e nėnė strehė
    E pi ujėt e rrėkesė edhe shtrihetė nė plehė;
    Esht’ e butėz’ edh’e qetė dhe e urtė si manare,
    Nuk’ ėshtė si malėsorja, andaj i thonė bravare.
    Nė pshat, posa sbardhėllehet, sheh njė plakėzė tė gjorė,
    Ngrihet, hap derėn ngadale, e del me kusi nė dorė,
    Rri nė derėzėt tė shtrungės, dhe djali duke dremitur
    I nget bagėtin’ e delen, i mjel plakėz’ e drobitur.
    Plaku lė shkopnė mėnjanė e bėn gardhin a zė shteknė,
    Bariu vė tufėn pėrpara, vasha pėrkėdhel sheleknė,
    Nusja pshi e ndreq shtėpinė edhe bėn bukėn e gjellėn,
    I shoqi sheh kanė, lopėn, viēnė, demnė, kalėn, pelėn,
    Mushkėn, qė ėsht’ e harbuar edhe bashkė me gomarė
    Rrahėnė tė hedhin murė, tė hanė bimėn a barė.
    Njė grua vete nė krua, e jatėra zė tė tuntnjė,
    Njė sheh pulat, miskat, rosat, dhe tjatėra bėn ētė muntnjė.
    Na hyjnė shumė nė punė kafshėtė dhe bagėtija,
    Na i dha nė kėtė jetė shok’ e ndihmės Perėndija.
    Tė mos ishte gjė e gjallė, njeriu s’rronte dot nė jetė,
    Do tė vdiste nga uria, do t’ish lakuriq e shkretė;
    Gjė e gjallė na vesh, na mbath dhe na ushqen e na xbavit,
    Kur shtohet e vete mbarė; jetėnė tėn’ e pėrsėrit.
    Edhe dheu, qė na ep drithė, sido ta kemi punuar,
    Nukė pjell mirė si duam, po s’e patmė plehėruar.
    O shokėtė e njeriut, Zoti u shtoftė e u bekoftė!
    Dhe shpirti im mik pėrjetė, sindėkur ka qėn’ u qoftė.
    Kafshėt, edhe bagėtinė, qė u ka kaqė nevojė,
    Njeriu duhetė t’i shohė, t’i ketė kujdes, t’i dojė.
    Tė mos t’i mundojmė kurrė, po si fėmijė t’i kemi,
    Eshtė mėkat edhe fjalė tė ligė pėr to tė themi.
    Dellėndyshe bukuroshe, qė thua mijėra fjalė,
    Dhe tė k’ėnda vahn’ e lumėn, qė vjen me vrap e me valė,
    A mos vjen nga Shqipėria? Eni vjen pej Ēamėrie
    Me kėto milėra fjalė e me gluhė perėndie?
    fjolla-1
    fjolla-1
    Pena e Artė
    Pena e Artė


    Gjinia : Female
    Shenja e Horoskopit : Aries
    Numri i Postimeve : 224
    Mosha : 33
    Vendndodhja : Peje
    Profesioni : Studente
    Pikėt : 3
    Vlersuar : 3
    Data e Regjistrimit : 07/06/2008
    Humor : Kujdes nga fjalet se ato te vrasin me shume se plumbi e te therin me shume se shpata

    naim - Bageti e bujqesi-Naim Frasheri(poem) Empty Re: Bageti e bujqesi-Naim Frasheri(poem)

    Mesazh nga fjolla-1 Thu 19 Jun 2008, 17:09

    Apo vjen nga Labėria, pra mė duke kaqė trime,
    Edhe fjalėtė qė thua mė gėzojnė zėmrėn time,
    Q’ėshtė thier, bėrė posi njė pasqirė,
    Duke kėputur nga cmagu, qė s’e kanė vartur mirė,
    Apo vjen nga fush'e Korēės, nga vėnd'i mir' e i gjerė,
    Pej zembrėsė Shqipėrisė, qė del gjithė bot' e ndjerė?
    A mė vjen pej Malėsie, pej Skrapari, pej Dobreje,
    Nga Vijosa, nga Devolli, pej Vlor' e pej Myzeqeje?
    Tė munjam tė fluturonja e tė kishnjam krahė si ti,
    Me gas tė math do t'i vinjam Shqipėrisė brėnda nė gji!
    Pėr me marrė drejt Shkumbinė edh' Elbasan' e Tiranėn,
    E me ardh ke ti, o Shkodrė, tė shof Drinin e Bujanėn,
    Kostur, Pėrlep, Fėllėrinė, Dibrė, Ipek e Jakovėn,
    Mat' e Ysqyp e Prėshtinė dhe Mirėdit' e Tetovėn;
    Krojėnė e Skėnderbegut, q'i ka pas dhan ner Shqypnisė,
    Tue bam me trimni luftė, e m'e munt mren e Tyrqisė.
    Durres, o qytet i bukur, qė je kėrthiz' e mėmėdheut!
    Edhe ti Leshi me emrė, qė ke eshtrat e Skėnderbeut!
    Burrat tuaj aqė trima do ta lenė vall' Ylqinė
    Edhe gjithė shqipėtarėt ta mbanjė armiku ynė?
    Nukė mė ngjan e s'e besonj, kam te zoti shumė shpresė,
    Shqipėria kėtej-tutje kshu po nukė do tė mbesė.
    Dua tė dal majė malit, tė shoh gjithė Arbėrinė,
    Vėllezėrit shqipėtarė, qė venė nė pun' e vinė,
    Burrat trima me besė dhe shpirtmir' e punėtorė,
    Dhe fushatė gjithė lule e malet me dėborė.
    O fushazėtė pėllore, qė m'ushqeni Shqipėrinė,
    Do tė kėndoj bukurinė tuaj edhe bujqėsinė.
    Ti perndi e ligjėrisė, qė rri nė malt tė Tomorit,
    Unju posht' e mė ndih pakė, o motra im'e tė gjorit!
    Mė ke leshrat tė florinjta e tė ergjėndtė krahrorė,
    Ball' e gush' e faq'e llėrė dhe kėmb' e duar dėborė;
    Sikundėr do malėsorėt dhe pyjet e bagėtinė,
    Duaj edhe fusharakėt dhe arat' e bujqėsinė,
    Edhe ti, o mėmėz' e dheut, q'i fale dheut aq' uratė,
    Sa pjell mijėra tė mira e kurrė s'mbetetė thatė,
    I dhe lul'e bar e gjethe, bim' e drith' e pem' e drurė,
    Mlodhe gjithė bukuritė edhe kanisk ia ke prurė.
    Tė keqen, o symėshqerė, shikomė njė herė nė syt!
    Si lulet' e si bilbili edhe unė jam djali yt
    . Gjithė kėto farė lulesh e kėtė tė bukur erė,
    Kėtė mblerim, kėto gjyrė vallė nga ē'vent'i kesh nxjerrė!
    O sa e madhe bukuri! As mė thua ku e more!
    O bukuroshe, t'u bėfsha, ngaha gjiri yt e nxore?
    Apo me dorėt tė bukur e more nga gjir'i Zotit,
    Nga qielli, nga parajsa, nga prehėr' e plotė i motit?
    Kudo shkel kėmbėza jote, gėzohet vendi e mbleron,
    Tekdo heth sythit e qeshur, bukuri' atje lulėzon!
    Ti zbukuron faqen' e dheut, ti do e ushqen njerinė,
    Mė tė gjallė, dhe pas vdekjes e pret duke hapur gjinė!
    Vjen dimėri, t'i than lulet, ti me njė frym' i ngjall prapė,
    Napėnė q'u heth pėrsiprė, ua heq me ver' e me vapė.
    Bujkun e xgjuan me natė edhe vė pėrpara qetė,
    Nisetė pa zbardhėllyer pėr punėzėt tė vėrtetė;
    Mer pluarin e parmėndėn, zgjedhėn, tevliknė, hostenė,
    Kafshėn, farėn, shoknė, bukėn, trajstėnė, lakrorė, qenė...
    Shėrbėtor'i mėmės' sė dheut, q'e ka zėmrėnė plot shpresė,
    Del kur hapet trėndafili dhe bari 'shtė gjithė vesė;
    I falet Zotit t'vėrtetė dhe zihet nga pun' e mbarė,
    Zėmėrzėn e ka tė bardhė dhe tė qruar e tė larė.
    fjolla-1
    fjolla-1
    Pena e Artė
    Pena e Artė


    Gjinia : Female
    Shenja e Horoskopit : Aries
    Numri i Postimeve : 224
    Mosha : 33
    Vendndodhja : Peje
    Profesioni : Studente
    Pikėt : 3
    Vlersuar : 3
    Data e Regjistrimit : 07/06/2008
    Humor : Kujdes nga fjalet se ato te vrasin me shume se plumbi e te therin me shume se shpata

    naim - Bageti e bujqesi-Naim Frasheri(poem) Empty Re: Bageti e bujqesi-Naim Frasheri(poem)

    Mesazh nga fjolla-1 Thu 19 Jun 2008, 17:10

    Pa lodhur e pa kėputur, pa djersė e pa mundime,
    Njeriu i gjorė nė jetė nukė gjen dot as thėrrime,
    Si tė punosh dit' e natė e tė bėsh ē'duhenė gjithė,
    Ahere kėrko nga Zoti tė t'apė bukėz' e drithė.
    Njeri, puno, mos psho kurrė dhe lark nga makutėrija,
    Zėmėrnė kije tė gjerė, mos ki keq, pa t'ep Perndija.
    Puna ka duk e uratė, Zot'i math e ka bekuar,
    Njerinė mi faqet tė dheut e dėrgoi pėr tė punuar.
    Ver' o e bukura verė, qė na vjen nga i madhi Zot
    Me mirėsi, me bukuri, me gas tė math, me duar plot,
    Sindėkur ēel trėndafilė, e i fal bilbilit zėnė,
    Ashtu na bije nga qielli njė gas nė zėmėrt tėnė.
    Zot'i e i vėrtetė pėr tė ushqyer njerinė,
    Pėr tė zbukuruar dhenė, pėr tė shtuar mirėsinė,
    I dha zjarr e flakė diellit, i fali dhe shinė resė,
    Bėri dimėrin e verėn dhe zemrės san' i dha shpresė.
    Pėr tė arriturė rrushnė ē'ka punuar Perėndija,
    Qielli, dheu, dielli, shiu, njeriu, tėrė gjithėsija!
    S'ėshtė ēudi pse na dėfren ver' e bukur zemrėn tėnė;
    Ē'ka punuar Perėndija edhe njeriu, sa e bėnė!
    Ju shokė, kur pini verėn, mos dehi, mos zėmėrohi,
    Mos u zihni, mos u shani, mos lėvdohi, mos qėrtohi,
    Se pėrēmoni Perėndinė, q'i ka falur hardhisė rrush,
    Edhe kėrkon dashurinė e ndodhet pshetazi ndaj jush;
    Po gėzohi, prehi, qeshni, duhi, xbaviti, dėfreni,
    Flisni fjalė tė pėlqyer, loni, kėndoni, kėrceni,
    Bėjeni zėmrėn tė gjerė edhe shtoni dashurinė,
    Mirėsinė, njerėzinė dhe besėn e miqėsinė,
    Se nė breng' e nė tė keqe, nė punė e nė tė pirė,
    Mirretė vesh njeriu i lik, njihetė njeriu i mirė.
    A e shihni gjithėsinė, yjtė, Diellinė, Hėnėn, Dhenė,
    erėn, retė, kohėn, Kashtėn' e Kumtėrit, Shėnjėn,
    Si janė pėrveshur gjithė edhe lėēijn' e punojnė,
    Njėri-tjatėrit i ndihin, ashtu punėn e mbarojnė.
    Nė mest tė kėti rrėmeti, tė punėtorėve shumė,
    Njeriu duhet tė lėēinjė, apo tė bjerė nė gjumė?
    Mundohetė punėtori, po nė zemėrzėt tė qetė
    Sa gas tė math ndjen, kur njėra qė hoth, i pjell dymbėdhjetė!
    Kur e sheh kallin' e plotė tė kėrrusurė nga barra,
    Dhe parajsėn e vėrtetė tė tfaqurė nėpėr ara,
    Kur heth lėmėn e mbleth toknė, ndan bykn' e kashtėn mėnjanė,
    U heth kuajve e qevet, qė janė lodhur, tė hanė,
    Kur e pėrmbush plot shtėpinė me drith' e me gjė tė gjallė,
    Shtrohet me uri nė bukė e ha me djersė nė ballė.
    Sheh pjergullnė, manė, fiknė, thanėnė, arrėn, ullinė,
    Mollėn, dardhėn, pjeshkėn, shegėn, vadhėnė, ftuan, qershinė,
    Kumbullatė, zerdelinė, ngarkuar me pemė gjithė,
    Oborrė plot gjė tė gjallė, shtėpinė mbushur me drithė,
    Dhe zėmėra i gėzohet, pa i faletė Perėndisė,
    Q'e ēpėrblen punėn e djersėn e mundimn' e njerėzisė.
    Qysh rroit mblet' e uruar dhe ven' e vin e lėēijnė,
    Ca huallinė ndėrtojnė, ca nėpėr lule shėndijnė.
    O ē'punė me mėnt punojnė, sa bukur e bėjn' e mirė!
    N'apin dyllėtė, q'ep dritė, dhe mjaltė fjesht' ėmbėlsirė.
    Dhe punėtorėt' e mirė m'atė mėndyrė punojnė,
    Edhe gjithė njerėzija me mundimt t'atyre shkojnė;
    Njėri mih, jatėri lėron, njėri mbjell, jatėri prashit,
    Kush t'harr, kush korr, kush mbledh duaj, kush shin, kush sharton, kush krasit,
    Njė bėn pluar' e sėpatėn, njė parmendėn, njė shtėpinė,
    Njė pret e qep, njė merr e ep, njė mbath, njė shikon mullinė,
    Ēdo njeri njė farė pune bėn nė mest tė shoqėrisė,
    Kjo ėsht' udh' e Perėndisė, ky ė nom i gjithėsisė.
    Edh' ajo miza pėrdhese, ē'i duhetė pėr tė ngrėnė,
    Eshtė rrahur e pėrpjekur e me kohėz' e ka vėnė.
    Ka njė punė tė punonjė si ēdo gjė q'ėshtė nė jetė,
    Kshu e ka thėnė me kohė Zot'i math e i vėrtetė.
    Bujku mundohet nė verė, po nė dimėr rri e prėhet,
    Sheh shtėpizėnė mė kamje, edhe zėmėra i bėhet,
    Gratė tė gjitha punojnė n'avlėmėnt e nė tė tjera,
    Edhe jashtė fryn e bije, por kur na trokėllin dera:
    Eshtė nj'udhėtar i gjorė, qė ka mbetur nė dėborė,
    I kanė ngrirė tė mjerit vesh' e goj, e kėmb' e dorė;
    Ngrihet i zot'i shtėpisė edhe tė huajthin e merr,
    E vė nė kryet tė vatrės me njerėzi, me tė math nder,
    Posa e shohėnė qė vjen, i ngrihen gjithė fėmija,
    Se tė huajnė mė derė na e dėrgon Perėndia,
    Pa i bėjnė zjarr e ngrohet edh'e mbajnė me tė mirė,
    I sjellin shtresė tė flerė edhe tė ngrėn' e tė pirė.
    fjolla-1
    fjolla-1
    Pena e Artė
    Pena e Artė


    Gjinia : Female
    Shenja e Horoskopit : Aries
    Numri i Postimeve : 224
    Mosha : 33
    Vendndodhja : Peje
    Profesioni : Studente
    Pikėt : 3
    Vlersuar : 3
    Data e Regjistrimit : 07/06/2008
    Humor : Kujdes nga fjalet se ato te vrasin me shume se plumbi e te therin me shume se shpata

    naim - Bageti e bujqesi-Naim Frasheri(poem) Empty Re: Bageti e bujqesi-Naim Frasheri(poem)

    Mesazh nga fjolla-1 Thu 19 Jun 2008, 17:10

    Kėshtu tė huajt' e miqtė njeriu q'ėshtė i uruar
    I pret me krahėror hapur e i pėrcjell tė gėzuar.
    Nė verė qė ēelen lulet, qielli ndrin si pasqyrė,
    Sbukurohetė faq'e dheut e merr mijėra fytyrė;
    Pa ngjallenė mė ēdo lule, mė ēdo bar e mė ēdo fletė
    Gjėra tė gjalla me mijė, rroitin nga dheu si mbletė.
    Shpest' e mizatė kėndojnė e kuajtė hingėllijnė,
    Lulet' e bukura m'erė si ar e si flori ndrijnė,
    Bujku nget pėndėn e lėron, mbjell a bėn gati ugarė,
    Kalorėsi i shkon njatė dhe i thotė -- puna mbarė
    -- Papo merr anėn e lumit me zėmėrė tė gėzuar,
    Kėndon, fishėllen e vete ngadalė, duke mejtuar;
    Vė re lumėn e kulluar, qė ikėn me ligjėrime,
    E ndėr ment tė ti i bije ca t'ėmbla shumė mejtime.
    Vashazėtė bukuroshe, posi shqerratė manare,
    Si kapėrollet e malit, si thėllėzatė mitare,
    Venė tė lajnė nė lumė gjithė tok duke kėnduar,
    Me gas nė sy e nė buzė e me lulezė nėr duar;
    Pėrveshin llėrėt' e bardha dhe tė majm'e tė perndijta,
    Pulpazėtė bukuroshe e kėmbėzėt' e kėrthijta.
    Dellėndyshja qė fluturon e ndehetė pėrmi lumė,
    U afrohetė si mike e u thotė fjalė shumė,
    Dhe mėshqer' e pėrkėdhelur vjen nė lumė tė pij' ujė,
    A tė prėhetė nė hije, a tė bėnjė gjė rrėmujė.
    Bari, bima vatur mė bres e bujku shum' i gėzuar,
    Si bariu kur merr kėrthinė edh'e pėrkėdhel ndėr duar.
    Bilbili ia thotė bukur, lumi vete gjithė valė,
    Ep erėn e Perėndisė trėndafili palė-palė.
    Veē njė vashėz' e mjerė qan tė motrėnė, q'e ka lėnė,
    O! ėshtė mbuluar nė dhe vashėza fytyrėhėnė!
    Mėma dhe motėra mbetur nė zi e nė vaj tė shumė,
    Dhe shqerra manarez' e saj, e pėrzieshmez' e pėr lumė!
    Tė kėput shpirtinė plaka, kur zė dhe nėmėron e qan,
    Ah, i ziu njeri nė jetė sa heq e sa duron e mban!
    Vashėn vėrtet e mbuluan, po shpirt'i saj nė qiej shkoi,
    Hapi krahėthit e lehtė, nė hapėsirat fluturoi;
    Bukuri e saj u pėrzje me bukurizėt tė prillit,
    Me fjalėzėt tė bilbilit, me erėt tė trėndafilit,
    Gjėsendi s'humbetė kurrė e gjė s'vdes me tė vėrtetė,
    Mase ndryshohenė pakė, po janė nė kėtė jetė;
    As shtohet, as pakėsohet, as prishetė gjithėsija,
    Vdesėn e ngjallenė prapė si gjith' edhe njerėzija.
    Kėtu janė gjithė ē'janė e gjithė ē'gjė munt tė jetė,
    Engjėllitė, Perėnditė dhe ajy Zot'i vėrtetė!
    Se njė trup e njė shpirt ėshtė gjithėsia, qė s'ka anė,
    Tė gjallė edhe tė vdekur gjithė brėnda nė tė janė.
    Perėndija njerin' e parė e mori prej dore vetė,
    E zbriti mi faqet e dheut, q'ish me lulez' e fletė,
    Mė tė drejtėnė tė themi, mbi faqet tė dheut e ngriti,
    E bėri tė zotthin' e dheut edhe kėshtu e porsiti:
    Nga kjo baltė tė kam bėrė, rri kėtu, mė paē uratė,
    Mos u loth e mos psho kurrė, po pėrpiqu dit' e natė,
    Sheh si punon gjithėsija? Ashtu tė punosh edhe ti,
    Tė mos rrish kurrė pa punė e tė vėsh duartė nė gji.
    Mos u bėj i lik e i keq, i paudh' e i pabesė,
    I rrem, i ndyrė, i dėmshim, i rėnduar e pa shpresė,
    Mėrgohu nga tė kėqijat, pej ēdo farė ligėsije,
    Pej nakari, pej lakmimi, pej vjedhjeje, pej marrėzije,
    Mos vra, mos merr tek s'ke vėnė, edhe ki nom dashurinė,
    Bes' e fe ki urtėsinė, tė drejtėnė, mirėsinė.
    Nė bėfsh mirė, liksht s'gjen kurrė, po, nė bėfsh liksht, mos prit mirė,
    Ki dėshirė pėr tė mirė dhe nė zemėrė mėshirė,
    Ji i but', i urt', i vyer e mos u bėj kurrė makut,
    I egėr e i mėrzitur dh'i mahnitur si madut,
    Mos ju afro dhelpėrisė, po sė drejtėsė iu nis pas;
    Nė dėgjofsh fjalėt' e mija, do tė jesh gjithėnjė nė gas.
    Nga gjithė ē'pat gjithėsia, tė kam dhėnė dhe ty pjesė,
    Nė u bėfsh si them, i mirė, emr'i math do tė tė mbesė.
    Tė kam dhėnė mėnt tė mėsosh, tė vėrtetėn me tė ta shohē,
    Dhe zėmėr' e vetėdijė, tė mir' e tė drejtėn ta njohē,
    Do tė tė lė dhe nevojėn, udhėn tė tė tregonjė,
    Tė tė ndihnjė mė ēdo punė, tė tė psonj' e tė tė zgjonjė.
    Gjithė tė mirat qė janė, kėtu nė dhet i kam mbuluar,
    Po gjėsendi nė shesh s'nxjerr dot pa dirsur e pa munduar;
    I gjen tė gjitha me kohė, po rrėmo thell' e mė thellė,
    C'do gjė qė tė duhet, kėrkoje, barku i ti do ta pjellė.
    Sa gjėrėrazė tė vlera do tė gjesh ti kėtu brenda,
    Edhe pėrsipėrė soje, e sa do tė t'i ket ėnda!
    Me fuqit qė tė kam dhėnė, them qė tė vinjė njė ditė
    Tė marrē udhėn e sė mirės e tė gjesh tė madhe dritė,
    Tė marrē vesh dalengadalė sa punėra qė kam bėrė,
    Diell, hėnė, yj, dhe, qiej e gjithėsinė tė tėrė!
    Po qė u bėre i urtė, mua mė ke afėr teje,
    Ndryshe, qofsh i mallėkuar edhe mėrguar prej meje!
    Tė parit tėnė perndia kėto fjalė vetėm i tha,
    I fali gjithė tė mirat, i dha uratėn dhe e la.
    Det i p'an'i mirėsisė, q'emrin tėnd s'e zė dot ngoje,
    Qysh e ngrehe gjithėsinė pa lėnė farė nevoje!
    Fali njeriut urtėsinė, mirėsinė, njerėzinė,
    Butėsinė, miqėsinė, dashuri, vėllazėrinė;
    Epu sheshevet lul' e bar dhe pyjevet gjeth e fletė,
    Resė shi, aravet bimė e mos lerė gjė tė metė,
    Fali erė trėndelinės, manushaqes, trėndafilit,
    Kalliut bukė, mizės pjesė, zogut ngrėnie, zė bilbilit,
    E drurėvet epu pemė dhe uratė bagėtisė,
    Dėrgo dhėmbj' e kujdes pėr to nė zėmėrt tė njerėzisė;
    Epi pjergulls' e vėshtit rrush dhe vozėsė fali verė,
    Mos e lerė pa tė kurrė, kurrė thatė mos e lerė;
    Fali diellit flak e zjarr dhe hėnės e yjet dritė,
    Edhe detit uj' e kripė, gjithėsisė jet e ditė.
    Yjtė le tė vinė rrotull dhe njerėzit tė punojnė,
    Tė dėfrejn' e tė gėzohen dhe si vėllezėr tė shkojnė.
    Tregomu dhe shqipėtaret udhėn e punės sė mbarė,
    Bashkomi, bėmi vėllezėr edhe fjeshtė shqipėtarė,
    Falmi, falmi Shqipėrisė ditėn e bardh' e lirisė,
    Udhėn e vėllazėrisė, vahn' e gjithė mirėsisė.
    Nxirr tė vėrtetėn nė shesht, paskėtaj tė mbretėronjė,
    Errėsira tė pėrndahet, gėnjeshtėra tė pushonjė.

    Sponsored content


    naim - Bageti e bujqesi-Naim Frasheri(poem) Empty Re: Bageti e bujqesi-Naim Frasheri(poem)

    Mesazh nga Sponsored content


      Ora ėshtė Thu 28 Mar 2024, 22:20