Forumi Guri Bardhė

Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne kete faqe,
mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar falas ne faqe.

Regjistrimi zgjat vetem pak sekonda...

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe vute ne dispozicion
per te n'a vizituar ne faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Bordi Drejtues i Forumit Guri Bardhe.
Forumi Guri Bardhė

    Ismail Kadare, shkrimtari epope i Shqiptarėve...

    Share
    avatar
    Administratori
    i Forumit "Guri Bardhė"
    i Forumit

    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Scorpio
    Numri i Postimeve : 6038
    Mosha : 34
    Vendlidja : Guri Bardhė
    Vendndodhja : Larg Vendlindjes...
    Profesioni : Emigrant...
    Pikėt : 12881
    Vlersuar : 174
    Data e Regjistrimit : 27/07/2007
    Hobi : Leximi dhe thurja e vargjeve...
    Humor : Punė, punė, natė e ditė qė tė shohim pakėz dritė. Eh Naim tė ishe vetė, e ta provoje turnin e tretė.

    Ismail Kadare, shkrimtari epope i Shqiptarėve...

    Mesazh nga Administratori prej Thu 03 Apr 2008, 02:04

    Ismail Kadare, shkrimtari epope i shqiptareve...

    Kandidati per ēmimin Nobel ne letersi, ne 72-vjetorin e lindjes.
    Gjithcka per penen e vyer shqiptare qe perkthehet ne dhjetera
    vende te botes Ismail Kadare, nje nder shkrimtaret me te medhenj
    te letrave shqipe, kandidat i cmimit Nobel ne letersi, lindi me 28 janar
    te vitit 1936 ne Gjirokaster.
    Ai eshte autor i romaneve "Gjenerali i ushtrise se vdekur", i perkthyer
    te pakten ne tete gjuhe te botes, "Muzgu i perendive te stepes",
    "Koncert ne fund te dimrit", dhe i nje serie vjershash, permbledhjesh,
    novelash dhe poezish. Kadare eshte nderuar me titullin e larte "Nderi i Kombit",
    ndersa ben pjese ne Akademine Franceze nder 12 anetare-shok te huaj
    te kesaj Akademie, apo edhe i Akademise se Berlinit.
    Kadare kaloi femijerine ne qytetin e gurte te Gjirokastres dhe jeta mitike
    qe ofron ky qytet duket se la gjurme te thella ne gjithe jeten dhe krijimtarine e tij.
    Shkollen e mesme e kreu ne gjimnazin "Asim Zeneli".
    Me pas kreu studimet e larta ne Fakultetin e Historise e te Filologjise
    ne Universitetin e Tiranes, pastaj ne Institutin "Gorki" te Letersise Boterore ne Moske.
    Kadareja ka punuar ne gazeten "Drita", e me pas drejtoi revisten "Les letres albanaises".

    Pergjithesisht vepra e Kadarese eshte e sunduar prej mitit te se shkuares,
    evokimit te lavdise se dikurshme. Kadare synon ta cliroje njeriun shqiptar
    prej akuzash qe e kane ndjekur nder shekuj, duke perfshire akuzen si popull
    i lindur me instinktin e luftes dhe te mercenarizmit, binjak me armen dhe peng i saj.
    Raporti midis jetes dhe vdekjes, midis te gjalleve dhe varreve, midis brezit qe shkoi
    dhe atij qe vjen, nje nga raportet me thelbesore te qenies njerezore, perben nje
    rregullator te mbifuqishem te gjithe yllesise se veprave te Kadarese.
    Synimi paresor i cdo letersie serioze qe te qendroje mbi kohen dhe hapesiren zuri
    vend kryesor qe te romani "Gjenerali i ushtrise se vdekur".


    ________________________________
    avatar
    Administratori
    i Forumit "Guri Bardhė"
    i Forumit

    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Scorpio
    Numri i Postimeve : 6038
    Mosha : 34
    Vendlidja : Guri Bardhė
    Vendndodhja : Larg Vendlindjes...
    Profesioni : Emigrant...
    Pikėt : 12881
    Vlersuar : 174
    Data e Regjistrimit : 27/07/2007
    Hobi : Leximi dhe thurja e vargjeve...
    Humor : Punė, punė, natė e ditė qė tė shohim pakėz dritė. Eh Naim tė ishe vetė, e ta provoje turnin e tretė.

    Re: Ismail Kadare, shkrimtari epope i Shqiptarėve...

    Mesazh nga Administratori prej Thu 03 Apr 2008, 02:07

    Sa shume i perkthyer?!

    Vepra e Ismail Kadarese eshte perkthyer ne 32 gjuhe te huaja, duke arritur
    keshtu nje rekord te perhapjes ne tere boten e qyteteruar.
    Ne fushen e prozes, Ismail Kadare ka levruar tregimin, novelen dhe romanin.
    Prozen e tij e karakterizojne pergjithesimet e gjera historiko-filozofike,
    subjekti i ngjeshur dhe mendimi i thelle i shprehur shpesh me ane te
    paraboles, mbi bazen e asociacionit apo te analogjive historike.
    Ideja e romanit "Gjenerali i ushtrise se vdekur" (1964) eshte shpirti
    liridashes i popullit shqiptar.
    Temen e shpirtit te pamposhtur te shqiptareve neper shekuj autori e trajtoi
    edhe ne romanin Keshtjella (1975).
    Ne romanin "Kronike ne gur" (1970) Kadare kritikoi psikologjine provinciale ,
    nderkohe qe probleme te rendesishme te historise jane trajtuar edhe ne
    permbledhjet me tregime e novela "Emblema e dikurshme" (1977),
    "Ura me tri harqe" (1978) dhe Gjakftohtesia (1980).

    E vecanta e tij, kendveshtrimi...

    E vecanta e Ismail Kadarese shfaqet sidomos ne trajtimin, nga nje
    kendveshtrim i ri, i temes historike dhe ne tingellimin e mprehte aktual
    qe eshte i afte t'i jape asaj.
    Nje nga krijimet me te shquara te Ismail Kadarese dhe te te gjithe letersise
    se re shqiptare eshte romani "Dimri i madh" (1977).
    Veprat me te mira te Ismail Kadarese jane perkthyer ne shume gjuhe te
    botes dhe jane pritur shume mire nga publiku lexues.
    Por edhe poezia e Ismail Kadarese eshte nje prej zhvillimeve me novatore
    ne vjersherimin shqip gjate nje gjysme shekulli.
    Ajo shprehu vendosmerine e shkrimtareve te brezit te viteve '60 per te
    realizuar qellime estetike te ndryshme prej paraardhesve.


    Fillesat epiko-lirike...

    "Frymezime djaloshare" (1954), "Enderrimet" (1957), "Enderr industriale"
    (1960), "Shekulli im" (1961), "Poeme e blinduar" (1962), "Perse mendohen
    keto male" (1964), "Shqiponjat fluturojne lart" (1966), "Motive me diell"
    (1968), "Koha" (1976), "Shqiperia dhe tri Romat", perbejne titujt kryesore
    te vepres poetike te Kadarese.
    Ismail Kadare, ne periudhen e pare te krijimtarise se tij, u terhoq pas
    poemes epiko-lirike. Ne prirjen e pergjithshme ai nuk u shkeput prej frymes
    monumentalizuese te poezise se meparshme, por e kushtezoi kete me tipin
    e njeriut shqiptar, te historise se tij kombetare, te fatit te tij neper shekuj.
    Thuajse ne te gjitha poemat e shkruara ne vitet '60 -'70 ka nje gershetim
    te mjeteve te reja te te shprehurit me menyren tradicionale te te
    veshtruarit te jetes dhe te historise.


    ________________________________
    avatar
    Administratori
    i Forumit "Guri Bardhė"
    i Forumit

    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Scorpio
    Numri i Postimeve : 6038
    Mosha : 34
    Vendlidja : Guri Bardhė
    Vendndodhja : Larg Vendlindjes...
    Profesioni : Emigrant...
    Pikėt : 12881
    Vlersuar : 174
    Data e Regjistrimit : 27/07/2007
    Hobi : Leximi dhe thurja e vargjeve...
    Humor : Punė, punė, natė e ditė qė tė shohim pakėz dritė. Eh Naim tė ishe vetė, e ta provoje turnin e tretė.

    Re: Ismail Kadare, shkrimtari epope i Shqiptarėve...

    Mesazh nga Administratori prej Thu 03 Apr 2008, 02:10

    Poezi e qarte, pa ekuivoke...

    Poezia e Kadarese, ndryshe prej prozes se tij, eshte pergjithesisht e qarte,
    pa ekuivoke, shpesh marciale, thuajse perhere optimiste.
    Ajo, ne kritiken zyrtare, eshte pritur si pasurim problematik i poezise
    shqipe, vecanerisht me temen e qendreses shumeshekullore te popullit
    shqiptar ne rrugen e tij te gjate te historise.
    Poezia e tij eshte poezi e sfidave te medha shqiptare. Ajo eshte e
    pershkuar nga qendrimi hyjnizues ndaj historise kombetare, ndaj lavdise
    se tyre, ndaj tokes se te pareve, ndaj gjuhes shqipe.

    Qendresa hyn ne poezine e Kadarese qysh prej koherave antike, deri ne
    periudhat me te aferta te historise.
    Vecmas ajo lidhet me "motin e madh", te epokes se Gjergj Kastriotit.
    Por Kadare hyjnizoi nje periudhe me te hershme se kjo, qe ishte mitizuar
    me heret prej Rilindjes Kombetare: periudhen e humanizmit evropian (sic
    mendon shkenca e historise, kjo periudhe e gjeti Shqiperine ne te njejten
    shkalle zhvillimi me anen tjeter te Adriatikut), e cila pati shprehjen e saj dhe
    ne njeriun dhe qyteterimin shqiptar.
    Poema epiko-lirike shqipe arriti nje nivel te larte afirmimi me vepra te tilla te
    I. Kadarese, si "Perse mendohen keto male" dhe "Shqiponjat fluturojne
    lart", pastaj me "Shekulli i 20-te", "Poeme e blinduar", "Shqiperia dhe tri
    Romat" e vepra te tjera.



    Edhe abstraksion...

    Poezia e Kadarese eshte e prirur drejt sintetizmit dhe bstraksionit.
    Ne kete cilesi poezia e Kadarese te sjell ndermend vjersherimin e Migjenit. Sintetizmi shfaqet ne mungesen e cfaredo subjekti apo elementi te subjektit.
    Poemat e Kadarese, pergjithesisht poezia e tij, jane art mendimi, pa
    elemente te rrefimit (narracionit). Si te tilla, si poema mendimi, ato ofrojne
    shumesi leximesh, ne kohe dhe ne mjedise te ndryshme.
    Gjithashtu poezia intime e Kadarese pershkruhet nga malli per qytetin e
    lindjes, per njerezit qe lane gjurme ne femijerine e tij, per atdheun kur
    ndodhet larg tij, per kohen studentore, vajzat dhe rruget e Moskes kur
    eshte ne atdhč dhe mbi te gjitha, per vajzen qe le gjurme ne shpirtin e tij,
    por qe pergjithesisht ndodhet larg.



    Protagonist dhe ne jeten politike...

    Eshte fakt qe Kadare ka qene dhe eshte protagonist i jetes politike dhe i
    mendimit te vendit qysh prej viteve '60.
    Edhe pse ne fund te vitit 1990, Kadare u largua se bashku me familjen ne
    Paris, ai mbajti lidhje me Shqiperine. Ai eshte nje nga personalitetet me te
    shquara te kultures shqiptare, ambasador i saj ne bote, eshte shkrimtari
    qe i ktheu mitet legjendare ne realitet, shkrimtari qe beri histori prej
    prehistorise; pa rene ne kunderthenie me vetveten dhe gjykimin modern,
    ai arsyetoi estetikisht ne menyre te perkore dhe per kohen absolute.
    Ne Shqiperine e ndodhur ne udhekryq vepra e Kadarese ka qene dhe
    mbetet nje shprese apo nje ogur i bardhe per te.
    Ismail Kadare eshte autor i shume veprave ne poezi e proze, laureat i
    shume cmimeve kombetare, kandidat i cmimit Nobel per shume vite me
    radhe, anetar i Akademise se Shkencave te Shqiperise dhe Anetar i
    Akademise Franceze te Shkencave Morale.


    ________________________________
    avatar
    Administratori
    i Forumit "Guri Bardhė"
    i Forumit

    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Scorpio
    Numri i Postimeve : 6038
    Mosha : 34
    Vendlidja : Guri Bardhė
    Vendndodhja : Larg Vendlindjes...
    Profesioni : Emigrant...
    Pikėt : 12881
    Vlersuar : 174
    Data e Regjistrimit : 27/07/2007
    Hobi : Leximi dhe thurja e vargjeve...
    Humor : Punė, punė, natė e ditė qė tė shohim pakėz dritė. Eh Naim tė ishe vetė, e ta provoje turnin e tretė.

    Re: Ismail Kadare, shkrimtari epope i Shqiptarėve...

    Mesazh nga Administratori prej Thu 03 Apr 2008, 02:12

    Vepra te Kadarese:

    -Frymezime djaloshare - 1954

    -Shekulli im - (1961)

    -Gjenerali i ushtrise se vdekur - roman- 1963

    -Perse mendohen keto male - 1964

    -Dasma - 1968

    -Motive me diell - (1968)

    -Keshtjella - roman - 1970

    -Kronike ne gur - roman - 1971

    -Koha (1976)

    -Dimri i madh - roman - 1977

    -Ura me tri harqe - 1978

    -Prilli i thyer - 1980

    -Gjakftohtesia - permbledhje novelash - 1980

    -Koha e shkrimeve - 1986

    -Koncert ne fund te dimrit - 1988

    -Vepra Letrare - 1981-1989

    -Dosja H - 1990

    -Piramida - 1992

    -Shqiperi - 1995

    -Pallati i endrrave - 1996

    -Dialog me Alain Bosquet - 1996

    -Spiritus - roman- 1996

    -Kusheriri i engjejve - ese- 1997

    -Poezi - 1997

    -Kombi shqiptar ne prag te mijevjecarit te trete - ese- 1998

    -Tri kenge zie per Kosoven - triptik - 1998

    -Ikja e shtergut - tregim - 1999

    -Qorrfermani - roman - 1999

    -Vjedhja e gjumit mbreteror - tregime - 1999

    -Ra ky mort e u pame - ditar per Kosoven, artikuj, letra - 2000

    -Kohe barbare (Nga Shqiperia ne Kosove) - biseda - 2000

    -Breznite e Hankonateve - 2000

    -Bisede permes hekurash - 2000

    -Elegji per Kosoven - 2000

    -Lulet e ftohta te marsit - roman - 2000

    -Unaza ne kthetra - 2001

    -Eskili, ky humbes i madh - 2001 (ribotim)

    -Qyteti pa reklama - roman - 2001

    -Jeta, loja dhe vdekja e Lul Mazrekut - roman - 2002

    -Pasardhesi - roman - 2004

    -Identiteti evropian i shqiptareve - 2006

    -Hamleti, princi i veshtire - Sprove – 2006


    Marre nga: Koha Jone


    ________________________________

    Sponsored content

    Re: Ismail Kadare, shkrimtari epope i Shqiptarėve...

    Mesazh nga Sponsored content


      Ora ėshtė Mon 23 Jul 2018, 02:56