Forumi Guri Bardhė

Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne kete faqe,
mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar falas ne faqe.

Regjistrimi zgjat vetem pak sekonda...

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe vute ne dispozicion
per te n'a vizituar ne faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Bordi Drejtues i Forumit Guri Bardhe.
Forumi Guri Bardhė

    Rėndėsia e autorėve tė vjetėr pėr gjuhėn e sotma Shqipe.

    Share
    avatar
    Administratori
    i Forumit "Guri Bardhė"
    i Forumit

    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Scorpio
    Numri i Postimeve : 6038
    Mosha : 34
    Vendlidja : Guri Bardhė
    Vendndodhja : Larg Vendlindjes...
    Profesioni : Emigrant...
    Pikėt : 12881
    Vlersuar : 174
    Data e Regjistrimit : 27/07/2007
    Hobi : Leximi dhe thurja e vargjeve...
    Humor : Punė, punė, natė e ditė qė tė shohim pakėz dritė. Eh Naim tė ishe vetė, e ta provoje turnin e tretė.

    Rėndėsia e autorėve tė vjetėr pėr gjuhėn e sotma Shqipe.

    Mesazh nga Administratori prej Mon 17 Mar 2008, 01:43

    RĖNDĖSIA E AUTORĖVE TĖ VJETĖR PĖR GJUHĖN E SOTME SHQIPE...

    1.
    Nė tė gjitha letėrsitė evropiane shkrimtarėt e vjetėr gėzojnė njė vend nderi
    jo vetėm pėr guximin qė kanė pasur pėr tė pėrballuar vėshtirėsitė e mėdha
    tė themelimit tė traditės sė shkrimit nė gjuhėn amtare, por edhe pėr vlerat
    letrare, sado fillestare, qė kanė mundur tė krijojnė.
    Gjon Buzuku, pėr tė cilin jemi mbledhur sot nė shenjė nderimi e pėrkujtimi,
    na kėrkon ndjesė me pėrvujtėri, kur thotė: “nukė ēuditem se nė paēa fėjyem,
    kėjo tue klenė ma e para vepėrė e fort e fėshtirė pėr tė vepėruom mbė gluhėt tanė.
    ” Kulturat, qė tė qėndrojnė e tė zhvillohen, kanė nevojė pėr themele tė shėndosha
    e pėr rrėnjė tė thella. Pėrndryshe rrebeshet e historisė i zhbijnė e i rrėzojnė.
    Autorėt tanė tė vjetėr, katėr tė mėdhenjtė: Buzuku, Budi, Bardhi e Bogdani, janė gurė
    ciklopikė tė themeleve dhe rrėnjė tė thella tė kulturės shqiptare.
    Trashėgimia gjuhėsore, letrare e kulturore qė na kanė lėnė, ka vlerė tė paēmuar.
    Ata nuk do t’i mbulojė pluhuri i harresės, por do tė tėrheqin pėr shumė e shumė kohė
    vėmendjen e shkencės albanologjike.
    Shqipja ėshtė vėrtet njė nga gjuhėt mė tė lashta tė Ballkanit, por njėkohėsisht edhe
    njė gjuhė e dėshmuar vonė nė shkrim. Prandaj pėrcaktori tė vjetėr pėr autorėt mė tė
    hershėm tė gjuhės shqipe e njėkohėsisht edhe tė letėrsisė shqipe, ka njė vlerė relative
    dhe duhet parė brenda rrethanave tė historisė kulturore tė popullit shqiptar.
    Nė tė vėrtetė kėta autorė i pėrkasin njė kohe tė re, kohės sė formimit e tė konsolidimit
    tė kulturave shkrimore kombėtare te popujt evropianė. Ata janė shprehje e pjesėmarrjes
    edhe tė shqiptarėve nė ato rrjedha kulturore e politike tė kontinentit tonė.


    ________________________________
    avatar
    Administratori
    i Forumit "Guri Bardhė"
    i Forumit

    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Scorpio
    Numri i Postimeve : 6038
    Mosha : 34
    Vendlidja : Guri Bardhė
    Vendndodhja : Larg Vendlindjes...
    Profesioni : Emigrant...
    Pikėt : 12881
    Vlersuar : 174
    Data e Regjistrimit : 27/07/2007
    Hobi : Leximi dhe thurja e vargjeve...
    Humor : Punė, punė, natė e ditė qė tė shohim pakėz dritė. Eh Naim tė ishe vetė, e ta provoje turnin e tretė.

    Re: Rėndėsia e autorėve tė vjetėr pėr gjuhėn e sotma Shqipe.

    Mesazh nga Administratori prej Mon 17 Mar 2008, 01:48

    2.
    Pėr shkak tė njohjes tepėr tė kufizuar (Buzuku u rizbulua mė 1909),
    veprat e tyre nuk patėn ndonjė ndikim tė drejtpėrdrejtė nė procesin
    e zhvillimit tė shqipes sė shkruar dhe krijimit tė letėrsisė shqiptare
    gjatė Rilindjes Kombėtare.
    Nga rilindėsit, me sa dimė, vetėm Kristofor Kristoforidhi i pati njohur
    dhe veprat e Budit e tė Bogdanit dhe i ka vjelė e i ka pėrmendur
    herė pas here pėr tė zgjeruar gjeografinė e dėshmimit tė fjalėve nė
    Fjalorin e tij tė gjuhės shqipe. Rilindėsit u nisėn nga gjuha e gjallė qė
    flitej nė kohėn e tyre nė trevat prej nga vinin.
    Ata pasqyruan nė veprat e tyre gjuhėn e kohės dhe jo traditėn
    shkrimore, qoftė edhe tė Bogdanit, si autori mė i vonė e mė pranė
    gegėrishtes sė kohės sė re. Nė njėfarė kuptimi gjuha shqipe nisi tė
    lėvrohej pėrsėri nga e para gjatė Rilindjes.
    Por lėvrimi i gjuhės shqipe qė nga autorėt e vjetėr e deri sot
    pėrshkohet nė mėnyrė tė pandėrprerė nga vetėdija e pėrgjegjėsisė
    sė lartė dhe e detyrės ndaj gjuhės amtare si shprehje e dashurisė
    dhe pėrgjegjėsisė ndaj vendit e ndaj popullit.
    Gjon Buzuku na thotė se e shkroi veprėn e tij fort tė vėshtirė “en sė
    dashunit sė botėsės sanė” dhe “me zdritunė pak mendetė” e popullit
    tė vet “ndė Arbanīt”, pėr tė cilin i lutet Zotit, qė ta shpėtojė nga
    mortaja (nėnkupto: robėria turke).
    Ato qė Buzuku i ka thėnė me fjalė tė kursyera, po tė ndiera,
    pasardhėsit e tij i kanė thėnė shprehimisht.
    Pjetėr Budi rrėfehet se shkrimet e tij “dėshmonjėnė se i madh ka
    qenė gjithėherė kujdesi e dėshiri i zemėrėsė sime pėr ndimė tė
    Patriesė e tė gjuhusė sanė, qi u vduorė ende po vdarenė ma tė
    shumėn veēėse pėr letrė e pėr tė mpsuom” dhe ankohet se gjuha po
    prishet edhe prej pakujdesisė sė “diesve dhe letėrorėve” tė kohės sė vet.
    Frang Bardhi nė parathėnien e fjalorit latinisht – shqip (1635) rrėfen
    se i hyri punės pėr atė vepėr “Tue pasunė ditė e pėr ditė …kujtuem
    se me qish do copė libėr keshė me ndihmuem mbė nja anė gjuhėn
    tanė qi po bdaretė e po bastardhohetė.”
    Pjetėr Bogdani gjithė nė kėtė hulli te parathėnia (“Tė primitė pėrpara
    letrarit”) e veprės sė vet madhore ankohet pėr “petkun e shqerrė tė
    gjuhės sanė, qė me dijet dvuer ende fjalėtė”, bėn thirrje pėr tė mos
    e lėnė “dijenė e gjuhėn e dheut (nėnkupto: atdheut) me u dvarunė”
    dhe trishtohet “tue vum roe tė gjymtėtėt e gjuhėsė arbėneshė e silla
    pėr tė pakė tė vetė, tė madhe pjesė huan gjuhėshit konfinjėtare…”.
    Ai rrėfen mė tej: “M’u desh pra me djersė tė mėdhā me qitunė mbė
    dritė shumė fjalė plaka e tė harrueme” qė “tė mos dvārenė fjalėtė,
    tė silatė sa e kanė po ntretenė”. Kėta autorė kanė vepruar kėshtu
    me vetėdije tė plotė pėr ta shpėtuar dhe pėr ta kėndellur gjuhėn
    shqipe. Jo rastėsisht Eqrem Ēabej nė artikullin e njohur “Pėr pastėrtinė
    e gjuhės shqipe” i drejtohet pikėrisht veprės sė tyre tė frymėzuar
    nga ndjenja atdhetare pėr tė argumentuar se pastrimi i gjuhės nga
    “mishi i huaj” i huazimeve tė panevojshme “ėshtė njė detyrė
    shkencore, njėkohėsisht edhe kombėtare. Nuk ėshtė aspak njė
    shenjė shovinizmi, shqiptari nuk e ka traditė shovinizmin.”
    Veprat e autorėve tė vjetėr ruajnė vėrtet njė visar tė vėrtetė
    fjalėsh, shprehjesh e mėnyrash tė thėni.
    Ata janė krijuesit e leksikut dituror tė gjuhės shqipe.
    Nė veprat e tyre gjejmė mjaft fjalė tė prejardhura me kuptim
    abstrakt si dhe emėrtime personash e sendesh sipas tiparesh tė
    ndryshme, si p.sh. amėni ‘maternitas’, amėshim, i amėshuem,
    andėrrues, -i, anėmiqėsi, i arėsyeshim, argėtoj, banjėtar ‘balneator’,
    bashkari, begati, bijėni, ēkushėllim (antonim i ngushėllim), i
    derpėtueshim (i depėrtueshėm), dėshminjėni (dėshmi), i dijtėshim,
    dhelpėni, dhelpėnisht, dhunėtijė, fjalėtar, dėftues, i dijtėshim,
    fajėtuer, fajėtore, fėlligėshti, fėmijėni, fjalėtar, i frujtueshim (i
    frytshėm), grykėsi, gjetės, gjuhėtar ‘elokuent’, gjukatės, hirplote,
    kangėtuer, kėrkim, kėshilltar, konfinjėtar-e, kopshtar, krijues, krye
    ‘kapitull’, kujtim, kumbim, kushtim, kundėrshtar, kundėrshti, lagėsinė,
    landėtar (zdrukthėtar, ai qė punon lėnd druri), letėrar, lėngim,
    ligjėratė, lutės, madhėshti, madhėshtuer, madhėshtues,
    madhėshtueshim, mbarim, miqėsi, miqėsisht, mjesėditė, mjeshtėri,
    mjeshtėrisht, moralisht, mrekullisht, i mrekullueshim, mundim,
    muratuer, -ori, i ndėrmjetshim, ndėshkues, ndjekės (ithtar, imitues),
    njerėzisht, xanės (nxanės), i padurueshim ‘intolerans’, i
    papushtueshim, peshkėsujė ‘pishinė’, i pėrbrendshėm, me
    pėrderdhunė, i pėrflakshėm, i pėrkotunė ‘somnifer’, i pėrkujdesshim, i
    pėrmallshim, pėrmbiemnoj, pėrndjek, i pėrzjarmshim, predikim,
    pushim, i pushtetshim pushtues ‘possessor’, reshėtimė ‘reshje, tė
    reshura’, rrėfim, sendėrgji, shkollar, shqyrėtim, shqyrėtues,
    tradhėtisht, ujėsim, urta, urti-a, vepėrues, vetėmi, vistar ‘visar’,
    vjershėtar, i vullėndetshim, zdrit, zotėrisht etj.,etj.
    Njė pjesė e kėtyre duket se janė krijuar nga ata vetė. Kėshtu ata
    hapėn njė rrugė tė frytshme pėr pasurimin e gjuhės sonė tė shkrimit
    qoftė me fjalė plaka e tė harruara, qoftė me krijime tė reja.
    Kjo rrugė doli shumė e frytshme gjatė Rilindjes dhe vijon edhe nė
    ditėt tona. Sot, kur falė punės sė pionierit tė leksikografisė historike,
    prof. Kolė Ashtės, dhe pėrkujdesjes sė sektorit tė albanologjisė nė
    Universitetin e Shkodrės leksiku i autorėve tė vjetėr ėshtė i botuar
    me kritere shkencore, janė kushtet qė ai tė studiohet e tė
    vlerėsohet edhe si dėshmi e pėrpjekjeve pėr lėvrimin e gjuhės dhe
    pėr pasurimin e saj.


    ________________________________
    avatar
    Administratori
    i Forumit "Guri Bardhė"
    i Forumit

    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Scorpio
    Numri i Postimeve : 6038
    Mosha : 34
    Vendlidja : Guri Bardhė
    Vendndodhja : Larg Vendlindjes...
    Profesioni : Emigrant...
    Pikėt : 12881
    Vlersuar : 174
    Data e Regjistrimit : 27/07/2007
    Hobi : Leximi dhe thurja e vargjeve...
    Humor : Punė, punė, natė e ditė qė tė shohim pakėz dritė. Eh Naim tė ishe vetė, e ta provoje turnin e tretė.

    Re: Rėndėsia e autorėve tė vjetėr pėr gjuhėn e sotma Shqipe.

    Mesazh nga Administratori prej Mon 17 Mar 2008, 01:51

    3.
    Njė vlerė tjetėr e madhe e autorėve tė vjetėr ėshtė se ata na
    dėshmojnė me veprat e tyre njė fazė tė gjuhės sonė kur dy
    kryedialektet e saj ishin mė afėr me njėri-tjetrin dhe vetė gegėrishtja
    ishte mė e njėsishme. Kjo dėshmi e tyre ka ndikuar qė lėvruesit e
    gjuhės shqipe nga treva e Shkodrės tė heqin dorė shkallė-shkallė
    nga pasqyrimi nė shkrim i disa tipareve fonetike vendore si thjeshtimi
    i dyzanoreve ue, ie, ye nė u, i, y (shkue: shku, diell: dill, thye: thy)
    dhe i grupeve me bashkėtingėllore hundore mb, nd, ng, ngj (mbush:
    mush, nder: ner, ngusht: ŋusht, ngjall: njall).
    Komisia Letrare, duke pasur parasysh edhe autorėt e vjetėr, formuloi
    kėto rregulla:


    4.
    Tufat e bashkzanorevet mb e nd, do tė shkruhen nė formėn e vjetėr
    tė ruejtun nė dialektin tosknisht; pėr shembull nderė, ndrikullė, vend,
    katund, mbret, mbathė, mbushė, kambė etj.


    ________________________________
    avatar
    Administratori
    i Forumit "Guri Bardhė"
    i Forumit

    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Scorpio
    Numri i Postimeve : 6038
    Mosha : 34
    Vendlidja : Guri Bardhė
    Vendndodhja : Larg Vendlindjes...
    Profesioni : Emigrant...
    Pikėt : 12881
    Vlersuar : 174
    Data e Regjistrimit : 27/07/2007
    Hobi : Leximi dhe thurja e vargjeve...
    Humor : Punė, punė, natė e ditė qė tė shohim pakėz dritė. Eh Naim tė ishe vetė, e ta provoje turnin e tretė.

    Re: Rėndėsia e autorėve tė vjetėr pėr gjuhėn e sotma Shqipe.

    Mesazh nga Administratori prej Mon 17 Mar 2008, 01:54

    5.
    Dyzanoret ie, ue, ye, tė cilat nė djalekt t’Elbasanit janė pėrmbledhun
    nė zanoret e gjata i, u, y (thu, ftu, pėrru, punu, mu; qill, dill, shtill;
    kry, ly, rrėfy etj.) do tė shkruhen tė plota ashtu si janė nė djalekt
    tosknisht e nė disa djalekte gegnishte (thue, ftue, pėrrue, shkue,
    punue, mue; qiell, diell, miell, shtiell; krye, lye, rrėfye etj.).

    6. Ė-ja mund tė gjindet pėrpara apo pėrmbrapa rrokjes sė theksuese,
    aty ku e lyp etymologjia e ku pėrdoret nė tosknishte; p.sh. pėrrue,
    rrėfye, kėndue, mollė, punė, bardhė, gjatė etj.
    Te kjo rregull e fundit ėshtė pėr tė vėnė re se “aty ku e lyp
    etymologjia” do tė thotė ku ėshtė shkruar sė lashti nga autorėt e
    vjetėr. Pra, Komisia nė kėtė pikė vendosi shprehimisht zbatimin e
    parimit etimologjik pėr gegėrishten letrare, pėr ta afruar me
    toskėrishten, ku nė rastet e mėsipėrme zbatohet thjesht parimi
    fonetik. Gjuha e autorėve tė vjetėr ka shėrbyer kėshtu si njėfarė
    emėruesi i pėrbashkėt pėr tė zgjidhur drejt disa ēėshtje themelore tė
    drejtshkrimit tė gjuhės shqipe, duke zbritur te njė fazė mė e vjetėr
    pėrbashkėt.


    ________________________________
    avatar
    Administratori
    i Forumit "Guri Bardhė"
    i Forumit

    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Scorpio
    Numri i Postimeve : 6038
    Mosha : 34
    Vendlidja : Guri Bardhė
    Vendndodhja : Larg Vendlindjes...
    Profesioni : Emigrant...
    Pikėt : 12881
    Vlersuar : 174
    Data e Regjistrimit : 27/07/2007
    Hobi : Leximi dhe thurja e vargjeve...
    Humor : Punė, punė, natė e ditė qė tė shohim pakėz dritė. Eh Naim tė ishe vetė, e ta provoje turnin e tretė.

    Re: Rėndėsia e autorėve tė vjetėr pėr gjuhėn e sotma Shqipe.

    Mesazh nga Administratori prej Mon 17 Mar 2008, 01:57

    7.
    Nė historinė e pėrpjekjeve pėr formimin e shqipes letrare autorėt e
    vjetėr zėnė pa dyshim vendin e nismėtarėve dorėmbarė.
    Ka shumė arsye qė na bėjnė tė besojmė se edhe Buzuku nuk u shfaq
    ashtu krejt papritur si njė mal nė mes tė fushės. Duke e pėrsiatur
    thellė karakterin e pėrgjithshėm tė gjuhės sė Buzukut nė Hyrjen
    studimore tė botimit kritik tė “Mesharit”, prof. E. Ēabej arrinte nė
    pėrfundimin se “Kemi tė bėjmė pikėsėpari me njė gjuhė letrare:
    prodhim edhe i njė zhvillimi tė mėparmė tė shkrimit edhe i pėrpunimit
    nga ana e kėtij shkrimtari, i pėrpjekjes individuale pėr tė ngritur tė
    folėt popullor nė njė shkallė mė tė lartė tė pėrdorimit” dhe se ky libėr
    ėshtė “njė vazhdim e njėkohėsisht njė fillim”.
    Pjetėr Bogdani e dėshmon nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė veprimin e tij
    tė vetėdijshėm pėr tė pėrzgjedhur mjetet dhe format gjuhėsore:
    “tue kjanė unė prej Guri ndė Hastė, Sanxhakijet sė Dukagjinit,
    Dioēezit sė Prezrendit, m’anshtė dashunė me djersė tė mėdha,
    shumė fjalė me ndrequnė ndė dhē tė Shkodrėsė.”
    Bogdani jep njė mėsim me vlerė edhe pėr kohėn tonė: pėr tė nxėnė e
    pėr tė shkruar gjuhėn letrare duhen derdhur “djersė tė mėdha”;
    prandaj nuk mund tė quhen tė mbėshtetura mėtimet e disave qė
    duan tė sajojnė sipas dėshirės variacione vendore tė gjuhės letrare,
    duke kujtuar se kanė gjetur mėnyrėn pėr ta nxėnė "me pak djersė".
    Kjo pėrpjekje pėr formimin e gjuhės letrare ėshtė njė nga faqet mė tė
    ndritura tė historisė kulturore tė popullit shqiptar.
    Njohja e saj si proces dhe njohja e veprės sė shkrimtarėve tė vjetėr
    ėshtė e domosdoshme pėr formimin e pėrgjithshėm kulturor e
    kombėtar. Justin Rrota ka meritėn se i dha shkollės shqipe libra
    mėsimi pėr njohjen e gjuhės sė Buzukut.
    Shkrimtarėt e vjetėr, si themel i kulturės letrare, kishin njė vend tė
    denjė edhe nė antologjitė shkollore tė botuara para e gjatė luftės.
    Njė vend tė mirė zėnė autorėt e vjetėr edhe nė tekstet mėsimore tė
    botuara pas Ēlirimit, deri nė fillimin fushatės pėr revolucionarizimin e
    shkollės, si edhe nė “Historinė e letėrsisė shqipe” tė botuar nga
    Instituti i Gjuhėsisė dhe i Letėrsisė mė 1959 (vėll. I), ku kreun e
    autorėve tė vjetėr e ka shkruar prof. Mahir Domi.
    Pėr fat tė keq hartuesit e teksteve tė sotme tė letėrsisė duket se
    janė ende nėn ndikimin e paragjykimeve tė viteve ’70-’80 ndaj
    autorėve tė vjetėr. Nė tekstin e sotėm tė letėrsisė pėr shkollat e
    mesme tė profilit shoqėror tė botuar nė Tiranė janė pėrfshirė vetėm
    Pjetėr Budi e Pjetėr Bogdani dhe hartuesit rreken tė gjejnė tek ta
    fillesat e poezisė shqipe, duke lėnė mėnjanė punėn e tyre tė madhe
    si lėvrues tė gjuhės shqipe.
    Nė kėtė periudhė tė parė tė zhvillimit tė saj, letėrsia shqipe nuk
    mund tė shkėputet nga vetė procesi i lėvrimit tė gjuhės dhe tė
    shihet thjesht si letėrsi.
    Veprimtaritė qė po zhvillohen nė 450-vjetorin e shkrimtarit tė parė tė
    gjuhės shqipe le tė shėrbejnė edhe pėr njė mendim tė ri lidhur me
    vendin e autorėve tė vjetėr nė kulturėn filologjike e letrare tė brezit tė ri.


    ________________________________

    Sponsored content

    Re: Rėndėsia e autorėve tė vjetėr pėr gjuhėn e sotma Shqipe.

    Mesazh nga Sponsored content


      Ora ėshtė Mon 23 Jul 2018, 03:24