Forumi Guri Bardhė

Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne kete faqe,
mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar falas ne faqe.

Regjistrimi zgjat vetem pak sekonda...

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe vute ne dispozicion
per te n'a vizituar ne faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Bordi Drejtues i Forumit Guri Bardhe.
Forumi Guri Bardhė

    2A ka dashur Zoti qė tė ketė armiqėsi ndėrmjet tė krishterėve dhe myslimanėve?

    Share
    avatar
    behar kaceli
    Gurabardhs
    Gurabardhs

    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Taurus
    Numri i Postimeve : 31
    Mosha : 36
    Vendndodhja : tirane
    Profesioni : teolog
    Pikėt : 280
    Vlersuar : 0
    Data e Regjistrimit : 14/02/2008
    Humor : po

    2A ka dashur Zoti qė tė ketė armiqėsi ndėrmjet tė krishterėve dhe myslimanėve?

    Mesazh nga behar kaceli prej Sat 23 Feb 2008, 02:55

    A ka dashur Zoti qė tė ketė armiqėsi ndėrmjet tė krishterėve dhe myslimanėve?
    Kur myslimanėt kėrkojnė tė identifikojnė aleatėt e tyre tė natyrshėm pėr tė afirmuar vlerat hyjnore nė botėn moderne, janė shpesh tė krishterėt e sinqertė qė dalin nė ballė. Nė fillim tė shekullit tė XX disa myslimanė progresivė si dijetari turk Seid Nursi i konsideronin "tė krishterėt e vėrtetė" si bashkėpunėtorėt e natyrshėm tė myslimanėve pėr mbėshtetjen e autoritetit tė Zotit nė botėn moderne. Zanafilla e kėsaj lidhjeje tė natyrshme, qė duhet tė ekzistojė ndėrmjet myslimanėve dhe tė krishterėve daton qė nga origjina e shkrimeve tė shenjta tė Islamit, ku Zoti thotė nė Kuran: "Ndėrsa do tė vėresh se mė tė afėrmit si miq pėr besimtarėt janė ata qė thanė: “Ne jemi nesara-krishterė”. Kėtė ngase prej tyre (tė krishterėve) ka dijetarė (ulema) dhe tė devotshėm, dhe se ata nuk janė kryeneēė" (Kuran 5:82).

    Ky perceptim i miqėsisė dhe bashkėpunimit tė kėrkuara nė mėnyrė hyjnore ndėrmjet myslimanėve dhe tė krishterėve u shpreh nga pala e krishterė kur kisha katolike, nė dekretin e Kėshillit tė Dytė tė Vatikanit Nostra Aetate, u kėrkoi tė krishterėve dhe myslimanėve t\\\\\\\\'i kapėrcejnė dyshimet dhe konfliktet e tė kaluarės nė mėnyrė qė tė punonin sė bashku pėr tė zbatuar mandatin e pėrbashkėt nga Zoti Njė, tė Cilin e adhurojnė tė dyja grupet. Dekreti thotė: " Ata sė bashku le tė ruajnė dhe le tė nxisin paqen, lirinė, drejtėsinė shoqėrore dhe vlerat morale, pėr pėrfitimin e tė gjithėve, (Nostra Aetate, 3).
    Nė kėtė perspektivė, historia e gjatė e konfliktit, shtypjes, dhunės dhe luftės mes tė krishterėve dhe myslimanėve mund tė kuptohen si akte tė kryera nga myslimanėt dhe tė krishterėt, tė cilėt nuk arritėn tė jetonin sipas mėsimit tė vėrtetė tė besimeve tė tyre pėrkatėse.Me fjalė tė tjera, historia e konfliktit dhe e luftės nuk ėshtė pėrshkruar nga asnjėra fe, por ėshtė njė devijim, nga dashuria dhe mbėshtetja reciproke e dėshiruar nga Zoti, pėr shkak tė dobėsisė njerėzore.

    Bashkėpunimi mes tė krishterėve dhe myslimanėve "pėr pėrfitimin e tė gjithėve"

    Ajo qė mund tė thuhet sot ėshtė se shumė myslimanė dhe tė krishterė nė tė gjithė botėn janė bashkuar pėr tė punuar sė bashku "pėr pėrfitimin e tė gjithėve". Ky bashkėpunim merr forma tė ndryshme. Duke marrė si shembull njė rajon si Filipinet jugore ne mund tė pėrmendim zhvillimin njerėzor dhe punėn kundėr varfėrisė sė MUCARD (Agjencia Myslimane-e Krishterė pėr Zhvillimin Rural), njė grup mbrojtės i organizatave tė njerėzve nė 120 fshatra; puna pėr drejtėsi e Shoqatės Urbane Islame e Krishterė pėr tė varfrit e Zamboangas; puna pėr paqe e PAZ-it (Kolegėt pėr Paqe tė Zamboangės; punėn e bashkėrendimit tė kryer nga Konferenca e Myslimane-e Krishterė e Ndėrbesimit; si dhe pėrpjekjet e grupit Silsilah pėr arritjen e kuptimit tė pėrbashkėt dhe edukim pėr arritjen e dialogut.

    Mėsimi i hershėm i Seid Nursi pėr nevojėn e bashkėpunimit mes myslimanėve dhe tė krishterėve, pėr sa u pėrket vlerave tė besimit ėshtė pėrvetėsuar nga shumė lėvizje tė krijuara nė bazė tė mendimit tė tij, sidomos nė pėrpjekjet edukative tė frymėzuara nga lideri karizmatik turk Fethullah Gulen. Lėvizja e Gulen drejton pothuajse 300 shkolla nė pothuajse 30 shtete, kryesisht nė shtetet e ish Bashkimit Sovjetik, tė cilat i janė dedikuar ofrimit tė shkollimit tė cilėsisė sė lartė, duke i kushtuar vėmendje tė veēantė ndėrtimit tė karakterit dhe vlerave morale. Nėpėrmjet gazetės Zaman, stacionit televiziv Samanyolu dhe organizatės pėr dialog, lėvizja ka ndėrmarrė shumė nisma pėr tė nxitur respektin dhe vlerėsimin reciprok.

    Nė Shtetet e Bashkuara, Shoqata Amerikane e Myslimanėve dhe Lėvizja Katolike Focolare bashkėpunojnė duke organizuara seminare pėr "artin e tė dashuruarit" duke u pėrpjekur sė bashku tė rrėnjosin vlerat shpirtėrore nė shoqėrinė moderne tė laicizuar. Nė Uashinton DC, Qendra pėr Kuptimin Mysliman-tė Krishterė e Universitetit tė Jezuitėve Georgetoėn ka njė fakultet tė klasit tė parė tė pėrbėrė nga dijetarėt myslimanė dhe tė krishterė, qė ofron trajnim shembullor akademik pėr ēėshtjet qė i kanė ndarė pėr kaq kohė botėn myslimane dhe tė krishterė.

    Nė Lindjen e Mesme, dy prej universiteteve tė krishtera tė Libanit i mėsojnė myslimanėt dhe tė krishterėt tė kuptojnė besimin e njėri-tjetrit. Nė Tripoli, Universiteti i Balamand, i krijuar nga kisha ortodokse, nė qendrėn e tij pėr Studimet Myslimane-tė Krishtera dhe nė Bejrut Universiteti i Jezuitėve St. Joseph, nė institutin e tij tė Studimeve tė Krishtera dhe Myslimane, ofrojnė pėrgatitje akademike pėr ata qė duan tė nxisin dialogun dhe mirėkuptimin mes myslimanėve dhe tė krishterėve. Nė Rajonin e Gjirit Persik, nė tetor 2002 u zhvillua konferenca e dhjetė e dialogut mysliman-tė krishterė e Bahrainit qė bashkon dijetarėt myslimanė dhe tė krishterė nga shumė kombe arabishtfolėse, pėr tė zbuluar mėnyrat me tė cilat mund tė nxitet bashkėpunimi mes tė krishterėve dhe myslimanėve nė rajon.

    Nė Azi, Rrjeti Aziatik Mysliman i Veprimit, njė lėvizje progresiste myslimane nė mė shumė se 12 shtete aziatike por organizon seminare dhe workshope me zyrat e Federatės katolike tė Konferencave Aziatike tė Peshkopėve dhe konferenca e krishterė e Azisė. Ata po punojnė sė bashku pėr tė ndėrtuar njė kurrikulum tė pėrbashkėt pėr paqen qė mund t\\\\\\\\'u ofrohet imamėve, mėsuesve tė fesė, atyre qė mbajnė seminare dhe katekistėve.....

    Ndryshimi i rrjedhės sė ngjarjeve qė nga 11 shtatori mė shumė se ndarja e komuniteteve myslimaneve he tė krishtera nga njėri-tjetri, nė shumė raste krijuar nisma tė reja pėr paqe. Mesazhi konsekuent i Papa Gjon Palit II gjate 25 viteve tė kaluara u ka treguar myslimanėve se konfliktet e fundit ushtarake dhe politike nuk janė shembuj tė "tė krishterėve kundėr myslimanėve". Deklaratat e pėrbashkėta kundėr luftės sė Irak u lėshuan nga Kėshillat kombėtarė tė Kishave, Konferencat e Peshkopėve dhe organizatat islame, duke pėrfshirė ato tė Britanisė sė Madhe dhe tė SHBA-sė. Nė mars tė kėtij viti, njė delegacion ndėrfetar i liderėve fetarė indonezianė, i drejtuar nga kryepeshkopi i Xhakartės me drejtuesit e organizatave tė mėdha islame tė Indonezisė, udhėtuan nė Romė dhe Bruksel pėr t\\\\\\\\'u takuar me papėn dhe Bashkimin Evropian pėr tė bėrė njė apel tė pėrbashkėt pėr paqe.

    Unė mund tė vazhdoj dhe mė tej, po besoj se kėta shembuj ju mjaftojnė pėr tė treguar se nė botė shumė tė krishterė dhe myslimanė po refuzojnė tė pranojnė se e kaluara e trishtuar e historisė sė konfliktit mes dy komuniteteve ėshtė ajo qė Zoti do. Ata po i hedhin bindjet e tyre nė programe konkrete. Mund tė themi se dialogu mes tė krishterėve dhe myslimanėve ėshtė nevojė e ditėve tona dhe njė ide koha e sė cilės ka ardhur.

    Ky vizon i nuk ėshtė utopik. Tė krishterėt dhe myslimanėt nė dialog duhet tė pranojnė se problemet e botės tona janė tė njė kompleksitetin tė tillė, saqė tė dy komunitetet shpesh vihen pėrballė njėra tjetrės, pėr mė tepėr shumė prej problemeve nuk krijohen nga faktorėt e jashtėm, por nga ata qė e identifikojnė veten si myslimanė ose tė krishterė. Ajo qė ėshtė bėrė e qartė ėshtė se dialogu ndėrmjet tė krishterėve dhe myslimanėve nuk ėshtė diēka qė mund tė presė derisa marrėdhėniet e qeta t\\\\\\\\'i karakterizojnė dy komunitetet rreth botės, por ėshtė njė nevojė qė duhet tė ndiqet pavarėsisht nga tensionet dhe konfliktet e kohės tonė

      Ora ėshtė Sat 25 Nov 2017, 10:52