Forumi Guri Bardhė

Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne kete faqe,
mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar falas ne faqe.

Regjistrimi zgjat vetem pak sekonda...

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe vute ne dispozicion
per te n'a vizituar ne faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Bordi Drejtues i Forumit Guri Bardhe.
Forumi Guri Bardhė

    Marrėdhėniet mes myslimanėve dhe tė krishterėve

    Share
    avatar
    behar kaceli
    Gurabardhs
    Gurabardhs

    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Taurus
    Numri i Postimeve : 31
    Mosha : 36
    Vendndodhja : tirane
    Profesioni : teolog
    Pikėt : 280
    Vlersuar : 0
    Data e Regjistrimit : 14/02/2008
    Humor : po

    Marrėdhėniet mes myslimanėve dhe tė krishterėve

    Mesazh nga behar kaceli prej Sat 23 Feb 2008, 02:53

    Marrėdhėniet mes myslimanėve dhe tė krishterėve
    Tomas Michel

    Tomas Michel ėshtė prift dhe i pėrket provincės indoneziane tė Jezuitėve. Ai ka qenė drejtor i Zyrės islame tė Kėshillit pėr Dialogun Ndėrfetar nė Vatikan pėr 13 vjet. Aktualisht ai ėshtė sekretar pėr Dialogun Ndėrfetar pėr Shoqėrinė e Jezusit dhe sekretar i pėrgjithshėm pėr Federatėn e Konferencave tė peshkopėve aziatikė. Ai jep rregullisht semirane pėr marrėdhėniet mes tė krishterėve dhe myslimanėve nė Indonezi, Filipine dhe Malajzi.
    Lidhja e Islamit me terrorizmin
    Kohėt e fundit nė televizionin italian, lajmet e ditės ishin kryesisht pėr botėn myslimane. Njėra ngjarje theksonte mbylljen e ambasadės amerikane nė Riad tė Arabisė Saudite, pas sulmit terrorist nė territorin e ambasadės me 16 maj. Njė ngjarje tjetėr tregonte sulmet terroriste nė Kazablanka, Marok, qė ndodhėn tre ditė mė vonė. Njė ngjarje e tretė tregonte si u vra njė kamikaze nė Ankara, tė Turqisė, e cila i pėrkiste grupit radikal tė majtė, kur bomba e saj shpėrtheu para kohe nė njė tualet tė restorantit. Ndėrsa komentuesit e lajmeve spekulonin se si priteshin "sulme tė tjera terroriste islame" si reagim kundėr luftės amerikane-angleze nė Irak, imazhet nė televizion shfaqnin radhė burrash tė veshur me veshje orientale gjatė faljes nė pjesėn jashtė xhamisė.

    Mesazhi (nuk mund tė them nėse ishte i qėllimshėm apo i paqėllimshėm) pėrēonte tek teleshikuesi mesazhin se Islami ėshtė fe e dhunshme (biseda pėr terrorizmin e shoqėruar me imazhet e burrave gjatė faljes) dhe veshjet e lirshme tė adhuruesve e pėrforconin ndjesinė e shumicės se Islami ėshtė i huaj nga ana kulturore dhe nė kundėrshtim me jetėn moderne. Islami dhe ndjekėsit e tij pėrshkruheshin qartė si kėrcėnim i rrezikshėm pėr evropianėt dhe pėr tė gjithė ata qė ushqejnė vlerat moderne.

    Ndėrsa faktet e paraqitura nė kėtė transmetim tipik lajmesh nuk mund tė mohohen – sulmet terroriste ndodhėn me tė vėrtetė dhe shumė myslimanė mblidhen pėr tu falur me veshje tradicionale – lidhja e supozuar mes kėtyre fakteve mund dhe duhet tė vihet nė diskutim. Pėr shembull, pėrderisa terroristja nė Ankara ishte anėtare e njė lėvizjeje politike maoiste antifetare, nė ēfarė mėnyre mund tė shpjegohen veprimet e saj si islame? Mė gjerėsisht, a ishte pėrfshirė apo kishte miratuar dhunėn ndonjėri prej burrave qė shfaqen gjatė faljes dhe nėse po, sa prej tyre? A e mbėshtesnin shumica e adhuruesve veprimtarinė politike tė dhunshme, apo asnjėri prej tyre? Shkurtimisht, a duhet tė shihen dhuna dhe terrorizmi si karakteristika tė qenėsishme tė besimit islam, si njė reagim tipik i myslimanėve ndaj modernizmit, apo si njė shmangie nga mėsimet e Islamit, me tė cilat janė angazhuar shumė pak myslimanė?

    Pyes veten nėse me shqetėsimin tonė – me tė cilin nėnkuptoj shqetėsimin jomysliman, bashkėkohor – pėr terrorizmin ne ndoshta nuk po kuptojmė mė tė vėrtetė se ēfarė po ndodh nė botėn myslimane. Unė duhet tė shpjegoj bazėn, nga ku do tė prezantoj pikėpamjet e mia. Tridhjetė vitet e kaluara, kam jetuar dhe kam dhėnė mėsim nė vendet myslimane: nė Indonezi si anėtar i provincės indoneziane tė Shoqėrisė sė Jezusit, nė Liban dhe Egjipt ku kam bėrė studimet arabe dhe islame dhe mė sė fundmi nė Turqi ku jap rregullisht mėsime pėr teologjinė e krishterė nė fakultetet e teologjisė islame. Si drejtor i zyrės islame tė Kėshillit tė Vatikanit pėr Dialogun Ndėrfetar pėr 13 vjet, kam ndaluar pothuajse nė ēdo komb me shumicė myslimane dhe kam diskutuar pėr orė tė tėra me shumė dijetarė myslimanė, liderė fetare, politikanė, studentė dhe besimtarė tė thjeshtė.

    Festimi i ditėlindjes sė Muhamedit

    Pėrfundimi nė tė cilin kam arritur pas gjithė kėsaj kohe ėshtė se ajo pėr tė cilėn janė tė interesuar myslimanėt ėshtė shumė e ndryshme nga ēdo gjė qė ka tė bėjė me terrorizmin dhe dhunėn, tė cilat refuzohen me forcė nga shumica dėrrmuese e besimtarėve myslimanė. Mė lejoni tė filloj me njė pėrvojė personale tė kohėve tė fundit. Prillin e kaluar isha nė Turqi pėr tė dhėnė njė leksion nė fakultetin teologjik nė Urfa nė lindje tė Anadollit dhe pėr tė mbajtur ligjėrata publike nė qytetet aty afėr nė Birecik dhe Gaziantep. Mė kėrkuan tė jap njė ligjėratė tjetėr tė paplanifikuar nė Stamboll, para udhėtimit tė kthimit pėr nė Romė. Si rrjedhim tė hėnėn e pashkėve u gjenda duke folur para 4 000 tė rinjve myslimanė, tė cilėt ishin mbledhur nė njė auditor tė madh. Arsyeja ishte festimi i ditėlindjes sė Muhamedit, profetit tė Islamit. Ėshtė me rėndėsi fakti, se kėtė vit ata kishin ftuar njė prift katolik, qė tė fliste pėr profetėt.

    Para dhe pas ligjėratės mė duartrokitėn me entuziazėm. Pasi mbarova ligjėratėn, programi vazhdoi me njė poet tė ri, i cili lexoi hartimet e tij poetike nė nder tė Muhamedit, pastaj njė kėngėtar folklorik, i cili i shoqėruar me njė kitarė elektrike, kėndoi himne qė lavdėronin Zotin.

    Ēfarė po ndodhte kėtu? Tė rinjtė dhe tė rejat, tė veshur kryesisht me xhinse, bluza dhe atlete, dukeshin qartė se ishin tė rinj modern, tė cilėt ndanin shumė elementė tė rinisė bashkėkohore me moshatarėt e tyre nė Itali, Brazil ose Shtetet e Bashkuara. Shenja e vetme e dukshme e besimit tė tyre islam ishte shamia e vajzave tė reja. Gjatė bisedės me tė rinjtė para festės, zbulova se studentėt nuk studionin pėr fe, por ndiqnin kurse nė fushat laike, si pėr shkenca kompjuterike, mjekėsi dhe inxhinieri mekanike. Tė tjerėt nuk ishin studentė, por tė punėsuar – nėpunės dhe sekretarė, agjentė udhėtimesh, shoferė tė kamionėve tė transportit dhe ata qė merreshin me ndėrtim.

    Shkurtimisht, ata pėrfaqėsonin njė pjesė tė tė rinjve modernė qytetarė tė Stambollit, lidhja e pėrbashkėt e tė cilėve ishte besimi islam. Gėzimi dhe entuziazmi i tyre pėr mikpritjen e njė ligjėruesi tė krishterė ishte pa dyshim e sinqertė, ashtu si vlerėsimi i tyre pėr stilet bashkėkohore pėr ta lavdėruar Zotin dhe pėr tė nderuar profetin me kėngė dhe poezi. Ne nuk po diskutonim pėr gjeopolitikė, pavarėsisht se Iraku ėshtė fqinj me Turqinė. Festimi nuk pėrmbante protesta apo fjalime bombastike, por njė dėshirė pėr tė falėnderuar Zotin, pėr gjithēka kishin marrė si myslimanė nėpėrmjet mesazhit tė profetėve.

    Pyetja ime ėshtė, kush e pėrfaqėson mė shumė botėn myslimane sot, kėta tė rinj nė Stamboll, pėr tė cilėt Islami ėshtė plotėsisht njė besim fetar, njė rrugė pėr t\\\\'iu afruar Zotit me adhurim dhe njė plan pėr tė zbatuar vullnetin e Zotit nė jetėn e pėrditshme, apo ata qė duan tė vrasin dhe tė shkatėrrojnė nė emėr tė Zotit? Jam i bindur se shumica dėrrmuese e myslimanėve nė botė, janė dakord se kėta besimtarė modernė tė pėrkushtuar dhe me horizont tė gjerė dhe ata tė ngjashėm me to nė shtetet e tjera, janė shpresa e vėrtetė e tė ardhmes, dhe jo terroristėt tė cilėt ata i dėnojnė haptazi. Pėrvoja ime nė Indonezi, Egjipt, Malajzi, Iran dhe Bosnje mė bėnė tė besoj gjithashtu se dhe myslimanėt e rinj nė kėto shtete do tė gjenin mė shumė ngjashmėri me bashkėmoshatarėt e tyre turq, sesa me ekstremistėt e dhunshėm.

    Problemet nė shoqėritė myslimane

    Gjithė kjo nuk mohon se problemet, konfliktet ideologjike, hipokrizia dhe manipulimi i identitetit fetar janė tė shumta nė botėn myslimane, megjithėse mund tė shtrohet dhe pyetja nėse kėto tė meta dhe dobėsi janė mė shumė mbizotėruese mes myslimanėve apo nė shoqėritė e krishtera. Ēėshtjet e drejtėsisė dhe e qeverisjes sė mirė janė tė themelore sot nė kombet myslimane, ashtu sikur janė gjithkund. Nevoja pėr qeveri efektive, pėrfaqėsuese dhe demokratike, ndihet gjithandej. Mbizotėrimi i regjimeve tė korruptuara, qė duket se u shėrbejnė kryesisht interesave tė elitave qeverisėse, tė cilat shumė shpesh e kanė marrė pushtetin nėpėrmjet trashėgimisė dinastike, apo me anė tė grushteve ushtarake tė shtetit dhe tė cilėt qėndrojnė nė pushtet nėpėrmjet sistemeve tė sofistikuara tė sigurisė dhe aleancave me Fuqitė e Mėdha, kanė krijuar njė mungesė besimi nė sistemet politike dhe nė grupin drejtues.

    Ndikimet ekonomike mbi qytetarėt e thjeshtė tė politikave neoliberale tė tregut, pėr tė cilat globalizimi ėshtė bėrė fjala e shifruar, janė njė shkak i zemėrimit dhe shqetėsimit. Shpėrndarja e pabarabartė e pasurisė dhe e mundėsive pėr pėrparim kanė shkaktuar zemėrim dhe masa tė shfrytėzuara, tė cilat nuk shohin asnjė shpresė pėrmirėsimi nė strukturat e statukuosė. Ekziston njė perceptim me bazė tė gjerė se nė themel tė kėtyre tė kėqijave tė shoqėrisė gjendet njė hegjemoni neokoloniale amerikane ku grupe tė vogla tė menaxherėve tė parave nė Nju Jork dhe Londėr, marrin mendime financiare vetėm pėr pėrfitim, tė cilat ndikojnė nė mėnyrė tė pafavorshme nė jetėn e miliona njerėzve gjetiu. Mendohet se qeveria amerikane mbėshtet monarkitė dhe diktaturat, pėr aq kohė sa ato u lejojnė bizneseve tė huaja lirinė e tregut dhe votojnė si duhet nė Kombet e Bashkuara, por ajo ėshtė e gatshme tė fillojė luftėn pėr tė shkatėrruar ata qė qėndrojnė nė rrugėn e synimeve ushtarake dhe ekonomike tė Amerikės. Sipas kėtij perceptimi, bota myslimane nuk ndryshon nga pjesėt e tjera tė Azisė, Afrikės dhe Amerikės latine. Myslimanėt e konsiderojnė veten kryesisht si viktima dhe jo si autorė tė dhunės, qofshin shtypėsit, elitat myslimane vendase, ose si nė rastin e Palestinės, tė Ēeēenisė, Kashmirit, Kosovės dhe Filipineve, ushtri dhe qeveri jomyslimane.

    Asnjė rritje nė sistemet e sigurisė ndėrkombėtare nuk do tė jetė i aftė t\\\\'i japė fund terrorizmit, pėr aq kohė sa nuk bėhet pėrballja dhe zgjidhja e shkaqeve kryesore tė zemėrimit dhe zhgėnjimit. Disponueshmėria e armėve tė shkatėrrimit sot ėshtė e tillė saqė ēdo grup qė ka njė kauzė, mund t\\\\'i blejė ose t\\\\'i marrė nė zotėrimin e tij. Pėrqendrimi pothuajse vetėm tek myslimanėt, ashtu si po bėjnė politikanėt dhe media e shtypit, nuk lejon pranimin e faktit shqetėsues se aktet e dhunės masive janė bėrė realiteti i pashmangshėm ne jetėn moderne. Teknologjia e nevojshme ėshtė e njohur dhe nė pritje pėr t\\\\'u pėrdorur. Sot mund tė jetė Al-Kaida, por nesėr do tė jetė njė grup tjetėr i njė rajoni tjetėr, i njė feje tjetėr apo pa fe, qė do tė ndėrmarrė akte terroriste nė mbėshtetje tė kauzės sė tyre politike. Pėr aq kohė sa njerėzit e disa kombeve tė industrializuara vazhdojnė tė kontrollojnė dhe tė pėrdorin pėr pėrfitimin e tyre njė pjesė tė pabarabartė tė burimeve tė botės, bota nuk do tė jetė e sigurt nga terrorizmi.


    Vlerat islame
    Shumė myslimanė, duke pėrfshirė dhe shumicėn qė nuk e pranon dhunėn dhe terrorizmin, kanė kundėrshtime me bazė fetare ndaj ideologjisė mbizotėruese tė ngritur nga perėndimi dhe veēanėrisht nga Shtetet e Bashkuara. Ata e konsiderojnė ideologjinė moderniste si materialiste, qė e largojnė Zotin dhe vullnetin e Zotit mė sė shumti nga jeta sociale, ekonomike dhe politike. Ata e konsiderojnė modernizmin si konsumerist dhe se ka qėllim kryesor vetėm pėrfitimin, duke nėnkuptuar se vlera e njė njeriu matet me statusin e tij ekonomik, prestigjin shoqėror dhe fuqinė pėr tė pėrmbushur synimet. Ata mendojnė se ideologjia dominuese e ndan botėn nė fitues dhe humbės. Fituesit ngasin makina tė shtrenjta, kanė karta krediti, ushqehen mirė dhe i bėjnė pushimet nė vende ekzotike, ndėrsa humbėsit priten tė punojnė shumė nėpėr punė tė vėshtira dhe tė pasigurta nė mėnyrė qė tė mbijetojnė dhe ta pranojnė fatin e tyre qetėsisht. Pikėpamjet e tyre nuk merren parasysh dhe zėrat e tyre nuk dėgjohen nė kėshillat e tė lartėve.

    Pėr myslimanėt, kėto nuk janė vlerat, me tė cilat Zoti synon qė njerėzit tė jetojnė. Islami, ashtu si besimi i krishterė, mėson se qėllimi i jetės sė njeriut ėshtė tė njohė, tė adhurojė dhe t\\\\'i bindet Zotit, t\\\\'i dojė dhe t\\\\'u shėrbejė tė tjerėve dhe tė shpresojė pėr ditėn kur ata qė i janė besnik Allahut do tė shpėrblehen me jetėn e pėrjetshme nė praninė e Zotit. Si rrjedhim vlerat qė duhet t\\\\'i karakterizojnė shoqėritė njerėzore janė solidariteti, ndihma reciproke, interesi pėr tė varfrit dhe kujtimi i vazhdueshėm i madhėshtisė, butėsisė dhe dhembshurisė sė Zotit. Shoqėria qė duhet tė ndėrtojmė duhet tė jetė shoqėri e paqes: paqe me Zotin duke jetuar sipas vullnetit tė Tij, paqe me njerėzit nga pjesė tė ndryshme tė shoqėrisė dhe paqe mes kombeve.

    Nėpėr artikuj, ligjėrata dhe diskutime personale qė kam zhvilluar me myslimanėt qė nga ngjarjet e 11 shtatorit tė vitit 2001, shoh qė ata i mėshojnė mė shumė faktit se Islami ėshtė fe e paqes dhe se myslimanėt kanė si detyrė tė punojnė me tė tjerėt pėr tė ndėrtuar paqen nė botė.

    Si mund tė shpjegohet kjo? Mendoj se shumė myslimanė e kanė konsideruar natyrėn e Islamit si njė fe e paqes, si njė fakt kaq tė qartė, saqė nuk ka nevojė pėr shpjegim apo mbrojtje. Sulmet nė Qendrėn Tregtare Botėrore dhe lufta pasuese mbi terrorizmin e bindi shumicėn e myslimanėve pėr dy gjėra: se reputacioni i Islamit mes jomyslimanėve nuk ishte ai i njė feje tė paqes, por tė dhunės; dhe se myslimanėt kishin nevojė tė punonin bashkė me besimtarėt e feve tė tjera nėse do tė pėrballeshin me pėrshtypjen e pėrgjithshme negative qė tė tjerėt kanė pėr Islamin dhe pėr tė ndėrtuar nė tė vėrtetė paqen nė kėtė botė. Shkurtimisht myslimanėt nuk mund tė supozonin se ishte i qartė fakti se feja islame ishte fe e paqes dhe nuk mund tė pėrpiqeshin "tė ishin mė vetėm" nė botėn e sotme.

    .

      Ora ėshtė Wed 20 Sep 2017, 00:34