Forumi Guri Bardhė

Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne kete faqe,
mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar falas ne faqe.

Regjistrimi zgjat vetem pak sekonda...

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe vute ne dispozicion
per te n'a vizituar ne faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Bordi Drejtues i Forumit Guri Bardhe.
Forumi Guri Bardhė

    HUTBEJA E PAVARĖSISĖ

    Share
    avatar
    behar kaceli
    Gurabardhs
    Gurabardhs

    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Taurus
    Numri i Postimeve : 31
    Mosha : 36
    Vendndodhja : tirane
    Profesioni : teolog
    Pikėt : 280
    Vlersuar : 0
    Data e Regjistrimit : 14/02/2008
    Humor : po

    HUTBEJA E PAVARĖSISĖ

    Mesazh nga behar kaceli prej Thu 21 Feb 2008, 20:32

    Falėnderimi i takon All-llahut. Atė e falėnderojmė dhe prej Tij falje dhe ndihmė kėrkojmė. Kėrkojmė mbrojtje nga All-llahu prej tė kėqijave tė vetvetes dhe tė veprave tona. Kė e udhėzon All-llahu s'ka kush e lajthit dhe kė e largon nga rruga e vėrtetė, s'ka kush e udhėzon. Dėshmoj se s'ka hyjni tjetėr pėrveē All-llahut , i Cili ėshtė Njė dhe dėshmoj se Muhammedi ėshtė rob dhe i dėrguar i Tij.

    Besimtarė tė nderuar!

    “…pas vėshtirėsisė All-llahu sjell ēlirim”., kėto janė fjalėt e Allahut, qė hapin kėtė ligjėratė tė sotme dhe qė janė aktuale mė shumė se kurrė mė parė nė jetėn tonė. Ne, me lejen e Allahut Fuqiplotė, pas pak ditėsh do ta shėnojmė ngjarjen mė madhore nė historinė tonė.

    Ka qenė caktim i Allahut qė pas tė gjitha atyre vuajtjeve, jo vetėm shekullore por vuajtje qė zgjaten me mileniume, pas tėrė atij gjaku tė derdhur tė dėshmorėve, pas tėrė asaj shtypjeje e presioni, pas tėrė asaj politike hegjemoniste, pas tėrė atyre shpėrnguljeve tė dhunshme, mė nė fund tė marrim frymė lirisht nėn kėtė qiell dhe ta ndiejmė veten sikurse popujt tjerė tė lirė.

    Muslimanė tė nderuar!

    Ky fat i hidhur i kėtyre vuajtjeve e mundimeve, presioneve e shpėrnguljeve tė dhunshme, pati pėrshkruar edhe Muhammedin, alejhi’s selam, i cili pa dėshirėn e tij u detyrua ta lėshojė Mekken e Bekuar dhe tė migrojė nė Medinėn e Ndritshme. Pikėllimin e ndarjes nga vendlindja e tij, ai, paqja e mėshira e Allahut qofshin mbi tė, e pėrshkroi nė thėnien e tij pėr Mekken: “Sa vend i bukur qė je, sa e dashur je tek unė, sikur populli yt tė mos mė nxirrnin me dhunė, nuk do tė banoja nė ndonjė vend tjetėr!”.

    Megjithatė, nuk ėshtė thėnė rastėsisht se “Historia i ngjan njė rrote e cila sillet”, dhe ja, tė nderuar vėllezėr, Allahu deshi qė rrota e saj kėsaj radhe tė sillet nė favor tė atyre qė meritojnė, atyre qė dhanė gjėnė mė tė shtrenjtė pėr kėtė vend, atyre qė kurrė nuk shijuan mė parė lirinė me plotkuptimin e fjalės. Kjo ėshtė njė begati dhe dhuratė e madhe prej Allahut andaj ne, nė radhė tė parė, duhet ta falėnderojmė sinqerisht Allahun ngase tė mirat e Tij ndaj nesh janė tė panumėrta. Thotė Allahu: “Dhe ēdo tė mirė qė e keni, ajo ėshtė prej All-llahut.. .”.

    Vėllezėr tė nderuar!

    “I forte nuk ėshtė ai qė mund njerėzit por ai qė di ta pėrmbajė veten gjatė hidhėrimit”- thoshte Muhammedi, alejhi’s selam([4]). Andaj, nėse ne dje ditėm ta fitojmė luftėn me maturi, pjekuri dhe vetorganizim tė shkėlqyer, sot, kur problemi i luftės ka mbaruar, kur tashmė diskutohet vetėm paqja dhe liria, duhet ta dėshmojmė shumė mė shumė pėrgatitjen tonė intelektuale pėr bartjen dinjitoze tė proceseve drejt njė shteti tė ligjshėm dhe prosperues. Tani ka ardhur koha qė botės mbarė t’i tregojmė edukatėn dhe moralin tonė, t’ua tregojmė burrėrinė dhe fisnikėrinė tonė. Thėnė mė qartė, ka ardhur koha t’iu themi se neve jemi popull, qė pėrveē qė dimė tė mbrohemi nė luftė, dimė edhe tė falim nė paqe. Madje “Falja ėshtė hakmarrja mė e madhe”, kanė thėnė njerėz tė urtė.

    Vėllezėr besimtarė!

    E di shumė mirė se ēka d.t.th. tė bėhesh i lirė? E di se ē’domethėnie ka pavarėsia nga njė shtet qė me ninulla e mite mbajti nėn thundėr zhvillimin dhe pėrparimin tonė fetar e kombėtar! I di tė gjitha por di edhe t’ju them se tani, kur koha e kremtimit tė kėsaj dite tė madhe po afrohet, kur vetėm orėt na ndajnė nga ai gėzim i madh, di t’iu them se neve duhet tė jemi shumė tė pėrmbajtur. Duhet t’i ruhemi dhe shmangemi ēdo lloj provokimi qė na vie nga palėt, qė nuk mirėpresin kėtė ditė. Ndryshe, nėse ne jemi pre dhe viktimė e incidenteve dhe provokimeve tė tilla, qė me gjase do tė jenė tė pranishme nėpėr vende e zona ku banojnė pakicat serbe, ne para tėrė botės Kosovėn do ta prezantojmė me njė imazh tė gabuar, me njė pamje tė shėmtuar dhe me njė fuqi tė dobėt pėr tė pėrballuar provokimet e atyre qė nuk duan tė mirėn e saj. Nėse deri dje na kanė akuzuar si njerėz me bishta, si njerėz tė egėr, sot, nė rast tė mos pėrmbajtjes sonė, do ta kanė shansin qė akuzat e vjetra t’i veshin me petk tė ri dhe tua prezantojnė kėtyre shteteve qė do tė vendosin pėr pavarėsinė e shtetit tonė, e sidomos atyre qė janė skepktikė nė kėtė ēėshtje dhe t’iu thonė se “Ja kujt i keni dhėnė pavarėsi”.

    Festimi i papėrmbajtur nuk ėshtė i pėlqyer asnjėherė. Le tė mos mendojmė se nė kėtė ditė e natė kemi gėzim dhe duhet tė harrojmė ēdo gjė tjetėr. Muhammedi, alejhi’s selam sikur qė ka urryer pikėllimin e tejkaluar, po kėshtu nuk ka pėlqyer aspak as dėfrimin dhe gėzimin e pa kontrolle. Ai, duke rrėfyer pėr ligjet e Allahut drejtuar atij e neve, thotė: “Mua mė janė ndaluar dy zėra idiotikė dhe amoralė: zė nė begati (mos pėrmbajtje nė gėzim) dhe zė nė fatkeqėsi (mos pėrmbajtje nė fatkeqėsi)” .

    Muslimanė tė respektuar!

    Jo rastėsisht pėrmenda nė fillim tė kėsaj ligjėrate njė insert tė shkurtėr nga jeta e Muhammedit, alejhi’s selam pėr tė shkėputur tani prej asaj jete tė ndritshme njė mėsim shumė tė madh. Ky burrė i fuqishėm, ky pejgamber i urtė, ky qytetar qė nė vendin e tij u persekutua aq shume saqė dhunshėm u nxor prej tij, nė momentet kur u kthye si fitimtar, ngadhėnjimtar dhe ēlirues nė Mekken e Bekuar, thėnien e tij qė ne pak mė parė e cituam, tani e shqiptoi me vepėr. Tė gjitha ata njerėz qė pėr 23 vite me radhė kishin tentuar ta shuajnė dritėn e fesė sė tij, kishin bėrė komplote pėr eliminimin e tij fizik, tani mė ishin nėnshtruar dhe pritnin vetėm vendimin e tij pėr ekzekutim te tyre. Muhammedi, alejhi’s selam nuk kishte harruar tė kaluarėn, jo, ai deshi t’ua bej me dije se vendimi i njė burri tė madh nė kėto momente ėshtė falja. Andaj, siē rrėfehet([6]), Pejgamberi, alejhi’s selam iu kishte thėnė: “O Kurejshė! ?farė mendoni qė unė tė bėj me ju?” Ata i thanė: “Ti do tė sillesh mirė me ne, sepse je fisnik dhe biri i vėllait fisnik.” “Nuk ka qortim pėr ju sot. Pra, shkoni (nė familjet tuaja), sepse jeni tė lirė”,- u tha.

    Pra gjėja e parė qė duhet tė bėjmė ėshtė shikimi drejt njė tė ardhme tė pėrbashkėt me tė gjithė kosovarėt, pa marrė parasysh se ēfarė kombėsie a etnie kanė.

    Duhet ta kuptojmė se “Pavarėsia” nuk ėshtė gjė tjetėr vetėm se njė hyrje nė njė arenė dhe fushėbeteje intelektuale e morale pėr tė sfiduar barrierat karshi njė zhvillimi dhe prosperimi tė njė vendi. Andaj, nėse pavarėsia nuk shėrben pėr mirėqenien e qytetarėve, nė radhė tė parė, por keqpėrdoret pėr tė shtrirė pushtet diktatorial, rrjete mafioze e banda kriminale, nuk di pėrse do tė festonim e gėzoheshim?!

    Allahu, pas kėtyre dhuntive qė iu jep njerėzve, siē ėshtė pavarėsia tani pėr ne, kėrkon punė dhe energji pėr stabilizim tė vendit e jo pėrēarje tė tij. Thotė Allahu: “(Ai ndihmon) Ata tė cilėt kur Ne u mundėsojmė vendosjen nė tokė, e falin namazin, japin zeqatin, urdhėrojnė pėr tė mirė dhe largojnė prej tė keqes. All-llahut i takon pėrfundimi i ēėshtjeve”. Kėshtu duhet tė jemi ne, ndryshe, Pavarėsi me jetimė tė anashkaluar, me invalidė lufte tė harruar, me varfėri tė tepruar, nuk ka.

    Duhet ta kuptojmė se pas ditės sė kremtimit duhet tė fillojnė ditėt e punės, ditėt e pėrpjekjeve, ditėt e pėrmirėsimit tė gabimeve, ditėt e zhdukjes sė korrupsionit, ditėt qė para Allahut do ta dėshmojnė sinqeritetin tonė. Allahu kėto ditė, luftėra e paqe, i ka bėrė njė peshore tė besimit dhe sinqeritetit tė besimtarit. Thotė Allahu: “Ne, kėto ditė i ndėrrojmė (u japim nė pėrdorim) mes njerėzve pėr t'u ditur tek All-llahu ata qė besuan”. Vėllezėr tė nderuar!

    Nėse Xhorxh Washingtoni iu pati thėnė amerikanėve ”Mos pyetni se ēfarė ka bėrė Amerika pėr ju por ēka keni bėrė ju pėr Amerikėn”, ne do tė duhej t’i drejtohemi vetes pak mė ndryshe: “Mos pyet ēfarė ke bėrė pėr Kosovėn por ēfarė do tė bėsh pėr tė?”.

    Allahu bekoftė shtetin e ri tė Kosovės! Kėnaqėsia e Tij qoftė mbi ata qė punojnė pėr tė mirėn e kėtij shteti ndėrsa hidhėrimi, mallkimi dhe ndėshkimi i Tij qofshin mbi tė gjithė ata qė mundohen ta shuajnė dritėn e kėtij shteti, mbi ata qė keqpėrdorin djersėn e qytetarėve tė kėtij shteti dhe i mashtrojnė ata, si dhe mbi ata qė tradhtojnė besėn e dhėnė Allahut pėr paqe dhe veprim nė drejtim tė mirėqenies dhe stabilizimit nė tokė!

      Ora ėshtė Wed 20 Sep 2017, 00:35