Forumi Guri Bardhė

Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne kete faqe,
mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar falas ne faqe.

Regjistrimi zgjat vetem pak sekonda...

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe vute ne dispozicion
per te n'a vizituar ne faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Bordi Drejtues i Forumit Guri Bardhe.
Forumi Guri Bardhė

    LIND SHTETI I RI I KOSOVES

    Share
    avatar
    behar kaceli
    Gurabardhs
    Gurabardhs

    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Taurus
    Numri i Postimeve : 31
    Mosha : 36
    Vendndodhja : tirane
    Profesioni : teolog
    Pikėt : 280
    Vlersuar : 0
    Data e Regjistrimit : 14/02/2008
    Humor : po

    LIND SHTETI I RI I KOSOVES

    Mesazh nga behar kaceli prej Mon 18 Feb 2008, 21:58

    Lind shteti i ri i Kosovės
    Parlamenti miraton deklaratėn e pavarėsisė: Kosova, Republikė e lirė dhe sovrane


    Prishtinė, 17 shkurt 2008. Ora 15:49. Deputetė prezentė nė sallėn e Kuvendit: 109. Votojnė pro 109 deputetė, kundėr 0. Mė pas, tė gjithė deputetėt nisin tė pėrqafojnė njėri-tjetrin. Kalojnė vetėm pak momente dhe parlamentarėt e Kosovės "imitojnė" Kuvendin e Vlorės sė vitit 1912, ku firmosin nė njė kartė tė madhe, e cila pėrbėn dokumentin historik tė lindjes sė shtetit mė tė ri nė botė: "Republikės sė Kosovės". Pas nėnshkrimit, takimi me treshen drejtuese tė shtetit tė ri: Presidentin Fatmir Sejdiu, Kryetarin e Kuvendit, Jakup Krasniqi dhe Kryeministrin Hashim Thaēi. Nėnkryetari i Parlamentit, Xhavit Haliti, lexon njė nga njė emrat e tė gjithė pjesėtarėve tė legjislativit, tė cilėt duken mjaft koshientė pėr privilegjin qė fati u ka dhėnė, duke mbetur nė histori si bashkėthemeluesit e Kosovės sė pavarur, Republikės, e cila me lindjen e saj ka ndryshuar hartėn e kontinentit evropian, hartėn e Ballkanit, i cili qė prej ditės sė djeshme funksionon nė bazė tė ekuilibrave tė rinj juridikė dhe gjeopolitikė, ekuilibra qė janė njė shans i paparė deri mė sot nė historinė e shqiptarėve: Dy shtete "binjake" nė njė rajon, dy njėsi juridike qė kanė rrėnjėt nė njė terren tė fortė dhe tė lashtė: kombin shqiptar. Shifrat e shpalljes sė shtetit tė Kosovės patėn padyshim njė konkluzion tė rėndėsishėm: Asnjė deputet i popullsisė serbe nuk e firmosi deklaratėn e pavarėsisė, duke u pėrjashtuar qė nė themel jo vetėm nga njė besėlidhje, por edhe nga njė proces qė dje pasdite pati vetėm fillimin. Nuk ndodhi kėshtu me minoritetet e tjera tė Kosovės. Tė 10 parlamentarėt qė u pėrkasin kombėsive: boshnjake, turke, ashkalinjve dhe egjiptianėve, kanė votuar pro pavarėsisė dhe vunė firmat e tyre nė dokumentin historik tė proklamimit tė pavarėsisė.

    Rrjedha

    Kronika zyrtare e shpalljes sė pavarėsisė dhe lindjes sė Republikės sė Kosovės, shtet i pavarur dhe sovran, nisi qė nė orėt e para tė mėngjesit, ku Kryeministri i Kosovės, Hashim Thaēi, kėrkoi mbledhjen e seancės sė jashtėzakonshme tė Kuvendit tė Kosovės, pėr tė miratuar deklaratėn e pavarėsisė. Nė orėn 12:00 kryesia e legjislativit tė Kosovės, bashkė me krerėt e grupeve parlamentare, vendosi thirrjen e seancės. Nė orėn 15:00 salla e Kuvendit ishte plot e pėrplot. Nė lozha qėndronin diplomatėt e tė gjithė botės, qė janė akredituar nė Prishtinė, mungonte vetėm pėrfaqėsuesi i Rusisė. Mė sipėr, nė vende tė rezervuara posaēėrisht ndodheshin dy familjet simbol pėr Kosovėn: familja Jashari nga Prekazi i Drenicės dhe familja e Presidentit tė ndjerė: Ibrahim Rugova.

    I pari flet Kryekuvendari, Jakup Krasniqi, i cili deklaron se erdhi mė nė fund dhe momenti pėr Kosovėn, koha ku e drejta e njė populli tė vuajtur dhe tė dėshiruar pėr liri tė vihet nė vend. Me njė ton patetik dhe atdhetar, ish-zėdhėnėsi i Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, 57-vjeēari Jakup Krasniqi, rendit arsyet dhe evenimentet qė e sollėn ditėn e 17 tė shkurtit tė vitit 2008. Mė pas kreu i parlamentit thėrret deputetėt tė miratojnė rendin e ditės, i cili ka vetėm dy pika: miratimin e deklaratės sė pavarėsisė sė Kosovės, si dhe tė simboleve tė shtetit tė ri tė Kosovės. Pas votimit (natyrisht vetėm me ngritjen e dorės), fton Kryeministrin e Kosovės, Hashim Thaēi, tė mbajė fjalėn e rastit.

    Kreu 40-vjeēar i Ekzekutivit, i cili e nisi karrierėn e tij politike si pėrfaqėsuesi politik i lėvizjes sė armatosur tė shqiptarėve e jetėsuar nė Ushtrinė Ēlirimtare tė Kosovės, ėshtė mjaft i emocionuar. "Kėtė ditė e kemi pritur gjatė. Shumė njerėz kanė dhėnė kaq shumė pėr ta bėrė realitet kėtė ditė tė pavarėsisė. Sot, ne nderojmė ata qė na kanė nderuar ne me sakrificėn e tyre. Ne i mbajmė mend emrat e tyre, ndėrsa kujtimin pėr ta do ta ruajmė pėrgjithmonė nė zemrat tona". Mė pas, Thaēi jep tri zotimet e tij solemne: "I pari, garantimi i fuqishėm dhe i pakthyeshėm me ligj i tė drejtave tė barabarta tė tė gjithė pjesėtarėve tė komuniteteve nė Kosovė; i dyti, krijimi i mekanizmave tė pėrhershėm pėr tė garantuar qė komunitetet tė luajnė njė rol tė plotė dhe aktiv nė tė ardhmen e vendit dhe i treti, pėrgjegjėsia pėr tė marrė masa efektive dhe tė menjėhershme pėr tė siguruar qė zotimet tona tė rezultojnė nė ndryshime pozitive pėr tė gjithė ata qė jetojnė nė Kosovė, e nė veēanti pėr pjesėtarėt e komuniteteve". Mė pas Thaēi flet serbisht, duket qartė qė e zotėron shumė dobėt, por megjithatė u drejtohet serbėve nė gjuhėn e tyre, duke u bėrė thirrje sėrish qė t‘i bashkohen shtetit mė tė ri tė Kosovės. Mė pas flet Presidenti Sejdiu, i cili pasi bėn homazh pėr paraardhėsin e tij, tė ndjerin Ibrahim Rugova, tė cilin e cilėson si themeltarin e shtetit tė ri. Edhe Sejdiu u drejtohen serbėve nė gjuhėn e tyre:

    Kosova ėshtė shtėpia dhe atdheu juaj. Dėshirojmė marrėdhėnie tė fqinjėsisė sė mirė me Serbinė". Mė pas nė podium ngjitet sėrish Kryeministri Thaēi, i cili lexon deklaratėn e shpalljes sė pavarėsisė. Tė gjithė ngrihen mė kėmbė, duartrokasin gjatė...

    Pas firmosjes sė aktit tė pavarėsisė, Kuvendi i Kosovės kalon nė pikėn e dytė tė rendit tė ditės: miratimin e simboleve tė Kosovės: Tė gjithė ngrenė duart pėr miratim. Njė djalė i ri afron pranė Kryeparlamentarit Krasniqi flamurin e kaltėr me njė hartė tė Kosovės nė mes dhe gjashtė yje ngjitur me tė. Duartrokitje. Krasniqi u drejtohet deputetėve: "Ky ėshtė flamuri i Kosovės, seancėn e deklaroj tė mbyllur, e gėzofshim pavarėsinė e Kosovės"!

    Bie sipari, Kosova hodhi fjalėt e faqes sė parė tė librit tė shtetit tė ri, i cili vetėm sa ka nisur tė shkruhetā€¦ Dje ishte akti i parė, ku u vendos vetėm guri i themelit.




    DEKLARATA E PAVARESISE


    Tė mbledhur nė mbledhje tė jashtėzakonshme mė 17 shkurt 2008, nė kryeqytetin e Kosovės, nė Prishtinė, duke iu pėrgjigjur thirrjes sė popullit pėr tė ndėrtuar njė shoqėri qė respekton dinjitetin njerėzor dhe afirmon krenarinė dhe synimet e qytetarėve tė saj, tė zotuar pėr t‘u pėrballur me trashėgiminė e dhembshme tė sė kaluarės sė afėrt nė frymė tė pajtimit dhe faljes, tė pėrkushtuar ndaj mbrojtjes, promovimit dhe respektimit tė diversitetit tė popullit tonė, duke riafirmuar dėshirėn tonė pėr t‘u integruar plotėsisht nė familjen euroatlantike tė demokracive, duke vėrejtur se Kosova ėshtė njė rast special qė del nga shpėrbėrja jokonsensuale e Jugosllavisė dhe nuk ėshtė presedan///////// pėr cilėndo situatė tjetėr, duke rikujtuar vitet e konfliktit dhe dhunės nė Kosovė, qė shqetėsuan ndėrgjegjen e tė gjithė popujve tė civilizuar, mirėnjohės qė bota intervenoi mė 1999 duke hequr nė kėtė mėnyrė qeverisjen e Beogradit mbi Kosovėn, dhe vendosur Kosovėn nėn administrimin e pėrkohshėm tė Kombeve tė Bashkuara, krenarė qė Kosova qė atėherė ka zhvilluar institucione funksionale, multietnike tė demokracisė, qė shprehin lirisht vullnetin e qytetarėve tanė, duke rikujtuar vitet e negociatave tė sponsorizuara ndėrkombėtarisht ndėrmjet Beogradit dhe Prishtinės mbi ēėshtjen e statusit tonė tė ardhshėm politik, duke shprehur keqardhje qė nuk u arrit asnjė rezultat i pranueshėm pėr tė dyja palėt pėrkundėr angazhimit tė mirėfilltė tė udhėheqėsve tanė, duke konfirmuar se rekomandimet e tė dėrguarit special tė Kombeve tė Bashkuara, Martti Ahtisaari, i ofrojnė Kosovės njė kornizė gjithėpėrfshirėse pėr zhvillimin e saj tė ardhshėm, dhe janė nė vijė me standardet mė tė larta evropiane pėr tė drejtat e njeriut dhe qeverisjen e mirė, tė vendosur qė ta shohim statusin tonė tė zgjidhur nė mėnyrė qė t‘i jepet popullit tonė qartėsi mbi tė ardhmen e vet, tė shkohet pėrtej konflikteve tė sė kaluarės dhe tė realizohet potenciali i plotė demokratik i shoqėrisė sonė, duke nderuar tė gjithė burrat dhe gratė qė bėnė sakrifica tė mėdha pėr tė ndėrtuar njė tė ardhme mė tė mirė pėr Kosovėn:


    1. Ne, udhėheqėsit e popullit tonė, tė zgjedhur nė mėnyrė demokratike, nėpėrmjet kėsaj deklarate shpallim Kosovėn shtet tė pavarur dhe sovran. Kjo shpallje pasqyron vullnetin e popullit tonė dhe ėshtė nė pajtueshmėri tė plotė me rekomandimet e tė dėrguarit special tė Kombeve tė Bashkuara, Martti Ahtisaari, dhe propozimin e tij gjithėpėrfshirės pėr zgjidhjen e statusit tė Kosovės.

    2. Ne shpallim Kosovėn njė republikė demokratike, laike dhe multietnike, tė udhėhequr nga parimet e jodiskriminimit dhe mbrojtjes sė barabartė sipas ligjit. Ne do tė mbrojmė dhe promovojmė tė drejtat e tė gjitha komuniteteve nė Kosovė dhe krijojmė kushtet e nevojshme pėr pjesėmarrjen e tyre efektive nė proceset politike dhe vendimmarrėse.

    3. Ne pranojmė plotėsisht obligimet pėr Kosovėn tė pėrmbajtura nė Planin e Ahtisarit, dhe mirėpresim kornizėn qė ai propozon pėr tė udhėhequr Kosovėn nė vitet nė vijim. Ne do tė zbatojmė plotėsisht ato obligime, pėrfshirė miratimin prioritar tė legjislacionit tė pėrfshirė nė Aneksin XII tė tij, veēanėrisht atė qė mbron dhe promovon tė drejtat e komuniteteve dhe pjesėtarėve tė tyre.

    4. Ne do tė miratojmė sa mė shpejt qė tė jetė e mundshme njė kushtetutė qė mishėron zotimin tonė pėr tė respektuar tė drejtat e njeriut dhe liritė themelore tė tė gjithė qytetarėve tanė, posaēėrisht ashtu siē definohen me Konventėn Evropiane pėr tė Drejtat e Njeriut. Kushtetuta do tė inkorporojė tė gjitha parimet relevante tė Planit tė Ahtisaarit dhe do tė miratohet nėpėrmjet njė procesi demokratik dhe tė kujdesshėm.

    5. Ne mirėpresim mbėshtetjen e vazhdueshme tė bashkėsisė ndėrkombėtare pėr zhvillimin tonė demokratik nėpėrmjet pranive ndėrkombėtare tė themeluara nė Kosovė nė bazė tė Rezolutės 1244 tė Kėshillit tė Sigurimit tė Kombeve tė Bashkuara (1999). Ne ftojmė dhe mirėpresim njė prani ndėrkombėtare civile pėr tė mbikėqyrur zbatimin e Planit tė Ahtisaarit dhe njė mision tė sundimit tė ligjit tė udhėhequr nga Bashkimi Evropian. Ne, po ashtu, ftojmė dhe mirėpresim NATO-n qė tė mbajė rolin udhėheqės nė praninė ndėrkombėtare ushtarake dhe tė zbatojė pėrgjegjėsitė qė i janė dhėnė sipas Rezolutės 1244 tė Kėshillit tė Sigurimit tė Kombeve tė Bashkuara (1999) dhe Planit tė Ahtisaarit, deri nė atė kohė kur institucionet e Kosovės do tė jenė nė gjendje tė marrin kėto pėrgjegjėsi. Ne do tė bashkėpunojmė plotėsisht me kėto prani nė Kosovė pėr tė siguruar paqen, prosperitetin dhe stabilitetin pėr tė ardhmen nė Kosovė.

    6. Pėr arsye tė kulturės, gjeografisė dhe historisė, ne besojmė se e ardhmja jonė ėshtė nė familjen evropiane. Pėr kėtė arsye, ne shpallim synimin tonė pėr tė marrė tė gjithė hapat e nevojshėm pėr tė siguruar anėtarėsim tė plotė nė Bashkimin Evropian sapo qė tė jetė e mundshme dhe pėr tė zbatuar reformat e kėrkuara pėr integrim evropian dhe euroatlantik.

    7. Ne i shprehim mirėnjohje Organizatės sė Kombeve tė Bashkuara pėr punėn qė ka bėrė pėr tė na ndihmuar nė rimėkėmbjen dhe rindėrtimin pas lufte dhe ndėrtimin e institucioneve tė demokracisė. Ne jemi tė pėrkushtuar tė punojmė nė mėnyrė konstruktive me Organizatėn e Kombeve tė Bashkuara gjersa ajo vazhdon punėn e saj nė periudhėn nė vijim.

    8. Me pavarėsinė vjen detyra e anėtarėsisė sė pėrgjegjshme nė bashkėsinė ndėrkombėtare. Ne e pranojmė plotėsisht kėtė detyrė dhe do t‘u pėrmbahemi parimeve tė Kartės sė Kombeve tė Bashkuara, aktit final tė Helsinkit, akteve tjera tė Organizatės pėr Siguri dhe Bashkėpunim nė Evropė, obligimeve ligjore ndėrkombėtare dhe parimeve tė marrėdhėnieve tė mira ndėrkombėtare qė shėnojnė marrėdhėniet ndėrmjet shteteve. Kosova do tė ketė kufijtė e saj ndėrkombėtarė, ashtu siē janė paraparė nė Aneksin VIII tė Planit tė Ahtisaarit, dhe do tė respektojė plotėsisht sovranitetin dhe integritetin territorial tė tė gjithė fqinjėve tanė. Kosova, po ashtu, do tė pėrmbahet nga kėrcėnimi apo pėrdorimi i forcės nė cilėndo mėnyrė qė ėshtė jokonsistente me qėllimet e Kombeve tė Bashkuara.

    9. Ne, nėpėrmjet kėsaj deklarate, marrim obligimet ndėrkombėtare tė Kosovės, pėrfshirė ato tė arritura nė emrin tonė nga Misioni i Administratės sė Pėrkohshme tė Kombeve tė Bashkuara nė Kosovė (UNMIK), si dhe obligimet e traktateve dhe obligimet e tjera tė ish-Republikės Socialiste Federative tė Jugosllavisė ndaj tė cilave obligohemi si ish-pjesė konstituive, pėrfshirė konventat e Vjenės pėr marrėdhėniet diplomatike dhe konsullore. Ne do tė bashkėpunojmė plotėsisht me Tribunalin Penal Ndėrkombėtar pėr ish-Jugosllavinė. Ne synojmė tė kėrkojmė anėtarėsim nė organizatat ndėrkombėtare, nė tė cilat Kosova do tė synojė tė kontribuojė pėr qėllime tė paqes dhe stabilitetit ndėrkombėtar.

    10. Kosova shpall zotimin e saj ndaj paqes dhe stabilitetit nė rajonin tonė tė Evropės Juglindore. Pavarėsia jonė e sjell nė fund procesin e shpėrbėrjes sė dhunshme tė Jugosllavisė. Gjersa ky proces ka qenė i dhembshėm, ne do tė punojmė pa pushim pėr t‘i kontribuar njė pajtimi qė do tė lejonte Evropėn Juglindore tė shkojė pėrtej konflikteve tė sė kaluarės dhe tė farkojė lidhje tė reja rajonale tė bashkėpunimit. Pėr kėtė arsye, do tė punojmė sė bashku me fqinjėt tanė pėr tė avancuar tė ardhmen tonė tė pėrbashkėt evropiane.

    11. Ne shprehim, nė veēanti, dėshirėn tonė pėr tė vendosur marrėdhėnie tė mira me tė gjithė fqinjėt tanė, pėrfshirė Republikėn e Serbisė, me tė cilėn kemi marrėdhėnie historike, tregtare dhe shoqėrore, tė cilat synojmė t‘i zhvillojmė mė tej nė tė ardhmen e afėrt. Ne do tė vazhdojmė pėrpjekjet tona pėr t‘u kontribuar marrėdhėnieve tė fqinjėsisė dhe bashkėpunimit me Republikėn e Serbisė duke promovuar pajtimin ndėrmjet popujve tanė.

    12. Ne, nėpėrmjet kėsaj, afirmojmė nė mėnyrė tė qartė, specifike dhe tė parevokueshme se Kosova do tė jetė ligjėrisht e obliguar tė plotėsojė dispozitat e pėrmbajtura nė kėtė deklaratė, pėrshirė kėtu veēanėrisht obligimet e saj nga Plani i Ahtisaarit. Nė tė gjitha kėto ēėshtje, ne do tė veprojmė nė pajtueshmėri nė parimet e sė drejtės ndėrkombėtare dhe rezolutat e Kėshillit tė Sigurimit tė Kombeve tė Bashkuara, pėrfshirė Rezolutėn 1244 (1999). Ne shpallim publikisht se tė gjitha shtetet kanė tė drejtėn tė mbėshteten nė kėtė deklaratė, dhe u bėjmė apel tė na ofrojnė pėrkrahjen dhe mbėshtetjen e tyre.

      Ora ėshtė Fri 24 Nov 2017, 01:44