Forumi Guri Bardhė

Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne kete faqe,
mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar falas ne faqe.

Regjistrimi zgjat vetem pak sekonda...

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe vute ne dispozicion
per te n'a vizituar ne faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Bordi Drejtues i Forumit Guri Bardhe.
Forumi Guri Bardhė

    Poezi nga Vehap Kola

    Share
    avatar
    behar kaceli
    Gurabardhs
    Gurabardhs

    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Taurus
    Numri i Postimeve : 31
    Mosha : 36
    Vendndodhja : tirane
    Profesioni : teolog
    Pikėt : 280
    Vlersuar : 0
    Data e Regjistrimit : 14/02/2008
    Humor : po

    Poezi nga Vehap Kola

    Mesazh nga behar kaceli prej Sun 17 Feb 2008, 03:35




    PĖR VETE






    Nė qofsha qelq i hedhur

    Mos mė thyej

    Se vetė do shkelėsh

    Mbi copėzat

    Grimcat e mia

    Dhe do lėndohesh





    Nė qofsha letėr e lexuar

    Mos mė digj

    Se tymi im

    Do tė tė japė erė

    Flaka ime do tė tė pėrcėllojė

    Dhe hiri im

    Do tė tė nxijė





    Nė qofsha shtėpi e braktisur

    Mos mė ndryj

    Se ti, do mbetesh jashtė





    Nė qofsha dru i shtrembėr

    Sė paku, hije bėj

    Mos mė shkul nga rrėnjėt

    Se ty, dielli do tė tė rreshkė




    MAJAVE






    Rrufetė bien majave

    Djegin lisat mė tė lartė

    Dhe kryeshkėmbinjtė

    Fshikullojnė





    Plumbat

    Synojnė ballin

    Ballin e rreh

    Stuhia, shiu, breshėri

    Dėbora, mbi flokė, zė

    Rėndon mbi kokė





    Udhėtari, pushon mbi gur

    Nė fole tė brishta

    Banon dallėndyshja

    Merimanga, nė njė rrjetė,

    Edhe mė tė dobėt





    Ēatitė mė tė larta

    ngrihen mbi mure tė forta





    Tė fortit, i besohet barra mė e rėndė

    Trimit, fronti mė i frikshėm

    Tė mirit, mė e liga

    I vihet ballė





    Kush mundet,

    Si velat,

    T’i qėndrojė stuhisė

    Qė bregu

    Ta gėzojė





    Kush guxon, ballin

    Me erėn, me shiun, me breshėrin

    Ta ndeshė

    Qė dielli

    Tė shndrisė si mbi ar

    Mbi ballė





    Dhe kraharorin

    Mos e ēaj, nga dhimbja

    Qė ta gjesh sėrish

    Tė humburin




    PASQYRĖ






    Lehtė hidhen hapat

    Kur mbi vezė ecet

    Dhe nė qofsh kalė i ēmendur





    Kėnga jote nuk e zgjon tė fjeturin

    Tė paqshmin nuk e vret

    Plumbi yt, as britma





    As flladin nuk e nget

    Furtuna as tufani

    Shiu nuk trazon liqenin e fjetur





    Fishkėllimėn tėnde

    Mallėngjyese

    Tė ngadaltė

    Tė shtrirė

    Vetėm i dashuruari pas teje

    Mund t’a dėgjojė





    Dhe sado gjerė tė udhėtosh

    Udhės tėnde do tė shkelėsh

    Tė mirit, udhėn, nuk mund t’ia ngushtosh




    TĖ ISHA






    Tė isha i sigurtė

    Si zhgarravitja

    Nga sytė e vėmendjet

    I lirė





    Pa pyetje, pa kureshtje

    Pa intervista

    Tė kaloja pranė njerėzve





    Tė isha i justifikuar

    Si memeci

    Tė kėndoja kėngėt

    Pa mė gjykuar





    Tė kisha ngjyrėn

    E gjėrave

    Pranė tė cilave jam





    E tė mos i bie nė sy

    Askujt

    Ashtu, i qetė

    Si nė mesnatėn e errėt

    Kur s’sheh as hundėn tėnde

    Ashtu tė marr frymė





    Edhe nė mė vrafshin

    Si milingonjėn

    Nga pakujdesia

    Nuk do i bėhem barrė

    Askujt





    MBILL TRĖNDAFILA






    Mbill trėndafila!

    Dhe nė mos mbėrritsh

    T’u ndjesh aromėn

    Se tė tjerėt

    Do tė ndjejnė aromėn tėnde

    Nė gjinjtė e tyre





    Nė qofshin armiq

    Do tė tmerrohen





    Nė qofshin tė dashur

    Do tė gjejnė gjurmėt e tua

    Dhe do tė qajnė me mall

    Si mbi varrin tėnd





    Dhe do t’i ndjekin

    Tė tė gjejnė

    Nė krye tė udhės





    Lėsho dritė!

    Dhe nė paē frikė

    Se nuk ndriēon dot veten





    Se tė tjerėt

    Do ta shohin dritėn tėnde





    Nė qofshin armiq

    Do tė verbohen

    Si urithėt





    Nė qofshin tė dashur

    Do tė hapin sytė

    Do tė gjejnė udhėn

    Tė vijnė drejt teje





    Se trėndafili

    Mbin nė gjurmėn tėnde

    Djersitur nga mundi yt





    Dhe drita

    Buron nga zemra jote

    Dhe rrezja

    Ėshtė udha qė tė ēon

    Nė zemėr

      Ora ėshtė Mon 25 Sep 2017, 17:06