Forumi Guri Bardhė

Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne kete faqe,
mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar falas ne faqe.

Regjistrimi zgjat vetem pak sekonda...

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe vute ne dispozicion
per te n'a vizituar ne faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Bordi Drejtues i Forumit Guri Bardhe.
Forumi Guri Bardhė

    Nė kopshtin e durimtarėve

    Share
    avatar
    behar kaceli
    Gurabardhs
    Gurabardhs

    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Taurus
    Numri i Postimeve : 31
    Mosha : 36
    Vendndodhja : tirane
    Profesioni : teolog
    Pikėt : 280
    Vlersuar : 0
    Data e Regjistrimit : 14/02/2008
    Humor : po

    Nė kopshtin e durimtarėve

    Mesazh nga behar kaceli prej Thu 14 Feb 2008, 23:03

    Nė kopshtin e durimtarėve
    Xhemal Abdu naser












    Sa shumė nevojė kemi sot pėr armėt e besimit me tė cilat do tė mund t\'i bėnim ballė furtunave tė forta qė duan ta thyejnė besimin tonė nga rrėnjėt.



    Sa shumė tė nevojshėm jemi pėr moralin islam pėr t\'i bėrė ballė vėshtirėsive dhe problemeve tė shumta qė sjell jeta, e njė prej kėtyre moraleve ėshtė durimi.



    E ky moral ėshtė shembull i profetit a.s dhe profetėve para tij, sidomos ata tė cilėt Zoti i quajti \'\'Ulul Azm\'\' (Tė vendosurit)



    \'\'Dhe duro ashtu siē duruan profetėt e vendosur dhe mos u nxito\'\' Ahkaf 35







    Kuptimi dhe rėndėsia e durimit







    Nė gjuhė durimi (sabri) nėnkupton prangosjen, mbajtjen. Ndėrsa fetarisht pėrkufizohet si nėnshtrimi I nefsit nė gjėrat qė ai nuk i dėshiron, si shenjė bindjeje ndaj Zotit.



    \'\'Dhe nėshtroje veten tėnde me ata qė lusin Zotin e tyre nė mėngjes e nė mbrėmje dhe shpresojnė shpėrblimin e Tij\'\' Kehf 28



    Durimi ėshtė njė moral i veēantė dhe prej dobive tė tij ėshtė se e shumėfishon shpėrblimin deri sa ta bėjė tė pallogaritshėm, pasi ēdo pune i dihet shpėrblimi pėrveē durimit: \'\' Dhe durimtarėve do t\'u jepet shpėrblimi pa llogari\'\' Zumer 10







    Pozita e durimtarėve







    Durimtarėt janė gjithmonė nė pėrkujdesjen e Zotit dhe Ai ėshtė me ta nėpėrmjet udhėzimit dhe ndihmės sė Tij \'\' Dhe Zoti ėshtė me durimtarėt\'\' Bekare 153



    Durimtarėt janė tė dashurit e Tij \'\' Dhe njėmend Zoti I do durimtarėt\'\' Ali Imran 146. Ashtu siē durimi mbetet pėrherė mė i preferuari \'\'Dhe nėse duroni do jetė mė mirė pėr durimtarėt\'\' Nahl 126



    Durimtarėt , Zoti i ka dalluar me tre gjėra veē njerėzve tė tjerė e ato janė si mė poshtė:


    a- Lutja, mėshira dhe udhėzimi pėr ta \'\'ti jepu myzhde durimtarėve, tė cilėt, kur i godet ndonjė e pakėndshme thonė: “Ne jemi tė All-llahut dhe ne vetėm tek Ai kthehemi”!Ata te Zoti i tyre kanė bekime e mėshirė dhe ata janė tė udhėzuarit nė rrugėn e drejtė. Bekare 155-157



    b- Fitoren nė kėtė botė e nė tjetrėn, Zoti e kushtėzoi me durim si nė ajetin kuranor \'\'O ju besimtarė, bėni durim, bėhuni tė qėndrueshėm, rrini tė pėrgaditur dhe, qė tė shpėtoni, ruajuni dėnimit tė All-llahut\'\' Ali imran 200



    c- Moralet e larta dhe fitoret e mėdha, Zoti i kushtėzoi me durim \'\' E ata qė ishin tė zotėt e diturisė thanė: “Tė mjerėt ju, shpėrblimi i All-llahut ėshtė shumė mė i mirė pėr atė qė besoi dhe bėri vepėr tė mirė, por atė nuk mund ta arrijė kush pėrveē tė durueshmėve!” Kasas 80 \'\'Mirėpo kėtė nuk mund ta arrijė kush, pos atyre qė janė tė durueshėm, dhe nuk mund ta arrijė kush, pos atyre qė kanė virtyt tė lartė\'\' Fusssilet 35



    Po ashtu, nė traditėn profetike gjejmė njė mori hadithesh qė flasin e nxisin pėr durim si p.sh



    1-Enesi r.a transmeton se profeti a.s kaloi pranė njė gruaje qė po qante mbi njė varr e I tha \'\' Ki frikė Zotin dhe duro\'\'. Por gruaja ia ktheu: \'\'Ik se nuk e ke provuar ē\'mė ka ndodhur mua\'\' (Nuk e njihte profetin a.s)…Kur e njoftuan mė vonė se ai ishte profeti, gruaja u ndje shumė keq, shkoi drejt shtėpisė sė tij e pasi u habit kur nuk gjeti roje tek dera i tha: \'\' Mė fal o profet i Zotit se nuk tė njoha\'\'. Atėherė i dėrguari i Zotit ia ktheu " Durimi quhet durim kur sapo tė ka rėnė fatkeqėsia\'\'. Pra, nė momentin kur njoftohesh pėr fatkeqėsinė qė tė ka ndodhur, nėse duron, do ta kesh mė tė lehtė pėrballimin e saj dhe vazhdimin e durimit.



    2- Ebu seijd el khudrij tregon se profeti a.s ka thėnė: \'\' E atij qė dėshiron tė durojė, Zoti do t\'i japė durim dhe dijeni se njeriut nuk i ėshtė dhėnė mirėsi mė e madhe sesa durimi\'\' Buhariu dhe Muslimi



    3-Transmetohet nė hadithet e sakta se pasi profeti a.s u ndau njerėzve njė pasuri, dikush tha pas krahėve \'\' Kjo pasuri nuk u nda me tė drejtėn e Zotit\'\'. Kur u njoftua pėr kėtė profeti tha: \'\' Zoti e mėshiroftė vėllanė tim Musain, u akuzua edhe pėr mė tepėr dhe duroi\'\'







    Llojet e durimit



    Durimi ėshtė shumė llojesh:



    - Durimi ndaj gjynahut e ky ėshtė durimi i besnikėve, ngaqė gjynahet janė tėrheqėse dhe nefsi i njeriut joshet nga epshet \'\' Dhe Zoti i shpėrbleu pėr durimin e tyre me parajsė dhe rroba mėndafshi\'\' Insan 12



    - Durimi nė punėt e mira e ky ėshtė durimi i tė qėndrueshmėve. Ėshtė durimi qė na duhet pėr faljen e namazit nė kohė dhe duke plotėsuar rregullat qė i dimė \'\' Dhe adhuroje Zotin e bėj durim nė adhurim\'\' Merjem 65



    - Durimi nė rast zemėrimi e ky ėshtė durimi i tė fortėve. Ilaēi mė i mirė pėr zemėrimin ėshtė tė durosh dhe nėse do marrėsh hak, bėje pasi tė qetėsohesh, ashtu si dhe kujtimi i Zotit (dhikri) ėshtė me shumė rėndėsi \'\' Dhe ata qė mbajnė zemėrimin, e janė falės.Zoti i do bamirėsit\'\' Ali Imran 134



    - Durimi nė rast fatkeqėsie e ky ėshtė durimi i tė devotshmėve. Ėshtė si drita nė errėsirė, qetėsues nė goditje, e kush nuk duron nė fatkeqėsi, nuk ka besuar nė kader \'\' Ne jemi tė All-llahut dhe ne vetėm tek Ai kthehemi”!Tė tillėt janė qė te Zoti i tyre kanė bekime e mėshirė dhe tė tillėt janė ata tė udhėzuarit nė rrugėn e drejtė. Bekare 155-157



    - Durimi nė sprovė dhe ky ėshtė durimi i muxhahidinėve qė ėshtė pėrmendur nė kuran si ngushėllim pėr zemrat e plagosura dhe shpirtrat e mėrzitur \'\' Ne do t’u sprovojmė juve, derisa t’i njohim (tė dihen konkretisht) luftėtarėt dhe ata qė ishin tė qėndrueshėm nga mesi juaj…\'\'Muhamed 31







    Ka dhe shumė lloje tjera durimi si durimi pėr tė mbajtur sekretin, durimi ndaj injorantėve dhe ofenduesve duke i anashkaluar etj etj…











    Kanė thėnė pėr durimin



    - Omer ibn Hattab: \'\' E kuptuam se pjesa mė e bukur e jetės sonė ishte ajo kur bėnim durim\'\'… \'\'Nėse durimi do kish qenė njeri, do ishte shumė i respektuar\'\'



    - Ali ibn Ebi Talib: \'\'Morali me besimin ėshtė si koka me trupin, nėse ajo kėputet trupi mbaron. Nuk ka besim kush nuk ka durim\'\' dhe thoshte gjithashtu:"Durimi i ngjan asaj kafshės qė nuk di tė rrėzohet\'\'



    - Hasen ibn Ali \'\' Durimi ėshtė prej thesareve tė Zotit dhe Zoti nuk ia jep veēse atyre qė i don"



    - Omer ibn Abdulaziz " Nėse Zoti ia merr robit njė tė mirė dhe pastaj e bėn tė durojė, dije se ajo qė i ka dhėnė ėshtė shumė mė e mirė se ajo qė i mori"







    Kush janė njerėzit e mirė



    Durimtarėt tek Zoti kanė vend tė veēantė dhe ditėn e gjykimit ata etiketohen \'\'njerėzit e mirė\'\', si pasojė e asaj qė kanė duruar nė kėtė botė…Profeti a.s thotė:" Kur Zoti do t\'i bashkojė krijesat ditėn e gjykimit, dikush do tė thėrrasė- tė ngrihen njerėzit e mirė- e do tė ngrihen pak njerėz…e pastaj vrapojnė pėr nė xhenet. Engjėjt i ndalin dhe u thonė:- kush jeni ju?- Jemi njerėzit e mirė - do pėrgjigjen. E cila ka qenė e mira juaj? Ata thonė: \'\' Kur na bėhej padrejtėsi duronim, kur na ofendonin falnim, kur na injoronin tregoheshim tė urtė…dhe engjėjt atėherė u thonė : Hyni nė xhenet dhe lum pėr shpėrblimin tuaj"







    Prandaj tė parėt tanė kanė folur shumė pėr durimin e njė prej tyre ėshtė Ibn Elkajjim kur thotė se durimi pėrmendet nė kuran nė 90 vende si psh



    - urdhėri pėr durim:"dhe duro e dije se durimi ėshtė prej Zotit" nahl 127



    - ndalimi i nxitimit "dhe mos u nxito para tyre" ahkaf 35



    - lavdėrimi i durimtarėve "dhe tė durueshmit nė skamje, nė sėmundje dhe nė flakėn e luftės. Tė tillėt janė ata tė sinqertit dhe tė tillėt janė ata tė devotshmit." Bekare 177



    - lidhja e fitores me durim dhe devotshmėri :" Po, nėse jeni tė qėndrueshėm e tė matur, e ata (armiqtė) t’ju vinė tash nė kėtė moment, Zoti juaj ua vazhdon juve ndihmėn me pesė mijė prej engjėjve tė ushtruar qė shėnjojnė drejt." Ali Imran 125



    - njoftimi se arritja e dėshirave, fitorja me xhenet dhe pėrshėndetja e engjėjve arrihen vetėm me durim:"ata do t’i vizitojnė engjėjt duke hyrė nė secilėn derė. Selamun alejkum, me durimin tuaj gjetėt shpėtimin; sa pėrfundim i lavdishėm ėshtė ky vend."Rra\'ad 23-24



    - prijėsia nė fe nuk arrihet pa durim dhe siguri "Dhe prej tyre Ne bėmė prijės qė me urdhrin Tonė udhėzojnė, pasi qė ata (qė i bėmė prijėsa) ishin tė durueshėm dhe ndaj argumenteve Tona ishin tė bindur." Sexhde 24



    - Zoti e lavdėroi profetin Ejjub e sidomos durimin e tij "Vėrtet, Ne e gjetėm atė tė durueshėm. Sa rob i mirė ishte ai dhe sa i kthyer te Zoti."Sad 44



    - Zoti e bashkangjiti durimin me shtyllat e Islamit dhe treguesit e besimit si psh nė namaz kur tha:"dhe kėrkoni ndihmė me durim dhe namaz" Bekare 45, me falenderimin si nė ajetin kuranor:"aty ka argumenta pėr ēdo durimtar dhe falenderues" lukman 31, me sinqeritetin:"Tė sinqertėt e tė sinqertat dhe besnikėt e besniket" Ahzab 35…







    Gjėra qė bien ndesh me durimin



    1- Tė ankohesh tek robi pėr caktimin e Zotit. Kjo normalisht vjen nga mosnjohja e Zotit dhe nga besimi i dobėt. Por tė ankohesh tek Zoti nuk bie ndesh me besimin se dhe profeti Ja\'kub u ankua duke thėnė:" Ai (Jakubi) tha: “Unė hidhėrimin dhe pikėllimin tim ia parashtroj All-llahut…" Jusuf 86



    Ashtu siē nuk bie ndesh me durimin t\'i tregosh dikujt problemet dhe hallet tuaja, sidomos me qėllim pėr tė gjetur zgjidhjen e tyre…



    2- Kur nė rast fatkeqėsie, njeriu gris rrobat, godet dhe gėrvisht fytyrėn, pėrplas duart njėra me tjetrėn , bėrtet e ēirret me tė madhe… e tė gjitha kėto i ndaloi profeti a.s



    Por nuk ka problem dhimbja dhe e qara pa ngritur zėrin dhe pa vajtim "dhe nga pikėllimi iu zbardhėn tė dy sytė, po i pėrmbajtur (nga pikėllimi)." Jusuf 84



    3- Pėrmendja shpesh e fatkeqėsisė sė ndodhur, ndėrsa kur thjesht e pėrmend pėr informacion apo pėr mbėshtetje morale, nuk ka problem



    4- Frika e madhe nė rast vėshtirėsie dhe dorėshtrėngimi nė rast lehtėsie: "Eshtė e vėrtetė se njeriu ėshtė i prirur tė jetė i padurueshėm. Pse kur e godet ndonjė e keqe, ai ankohet sė tepėrmi. Ndėrkaq, kur e gjen e mira, ai bėhet tepėr koprrac." Mearixh 19-21



    Dhe sė fundmi…



    Deti ka baticė dhe zbaticė, fjala ka dobi dhe dėm, ēdo plagė e ka njė shėrim dhe shėrimi mė i mirė ėshtė durimi. Ai ėshtė mirėsia e tė devotshmėve, rruga pėr nė parajsė dhe shoqėruesi mė besnik i fisnikėve nė kėtė jetė. Nėse e ndjen se e ke kėtė armė me vete falendero Zotin dhe prite fitoren shpejt, e nėse jo atėherė stėrvite veten e nisja dhe njėherė…



    O shitės durimi mos u mėrzit se kush blen se njė dirhem durimi sa njė mijė dinarė vlen.


      Ora ėshtė Tue 25 Jul 2017, 23:45