Forumi Guri Bardhė

Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne kete faqe,
mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar falas ne faqe.

Regjistrimi zgjat vetem pak sekonda...

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe vute ne dispozicion
per te n'a vizituar ne faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Bordi Drejtues i Forumit Guri Bardhe.

Join the forum, it's quick and easy

Forumi Guri Bardhė

Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne kete faqe,
mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar falas ne faqe.

Regjistrimi zgjat vetem pak sekonda...

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe vute ne dispozicion
per te n'a vizituar ne faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Bordi Drejtues i Forumit Guri Bardhe.

Forumi Guri Bardhė

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Forumi Guri Bardhė

    PASTERTIA NE ISLAM 2

    behar kaceli
    behar kaceli
    Gurabardhs
    Gurabardhs


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Taurus
    Numri i Postimeve : 31
    Mosha : 42
    Vendndodhja : tirane
    Profesioni : teolog
    Pikėt : 280
    Vlersuar : 0
    Data e Regjistrimit : 14/02/2008
    Humor : po

    PASTERTIA NE ISLAM 2 Empty PASTERTIA NE ISLAM 2

    Mesazh nga behar kaceli Thu 14 Feb 2008, 22:58

    Ajetet qė flasin pėr pastėrtinė

    Nėse e shfletojmė Kur'anin do tė gjejmė shumė ajete qė flasin pėr pastėrtinė, mirėpo prej tyre do ti zgjedhim kėto nė vijim:

    قال تعالى: [ يا أيها الذين آمنوا إذا قمتم إلى الصلاة فاغسلوا وجوهكم وأيديكم إلى المرافق وامسحوا برءوسكم وأرجلكم إلى الكعبين، وإن كنتم جنبا فاطهروا] (المائدة 6).

    1- "O ju qė besuat! Kur doni tė ngriheni pėr tė falur namazin, lani fytyrat tuaja dhe duart tuaja deri nė bėrryla; fėrkoni kokat tuaja, e kėmbėt lani deri nė dy zogjtė. Nėse jeni xhunubė, atėherė pastrohuni (lahuni)! …". (El-Maide: 6).

    [ فيه رجال يحبون أن يتطهروا، والله يحب المطهرين] (التوبة 108)

    2- "…aty ka burra qė dėshirojnė tė pastrohen mirė, e All-llahu i do tė pastrit". (Et-Teube: 108).

    [ إن الله يحب التوابين ويحب المتطهرين ] (البقرة 222)

    3- "…All-llahu i do ata qė pendohen dhe ata qė ruhen prej punėve tė ndyta e tė neveritshme". (El-Bekare: 222).

    [ وينزل عليكم من السماء ماء ليطهركم به] (الأنفال 11)

    4- "…ju lėshoi shi nga qielli pėr t'ju pastruar me tė, …". (El-Enfal: 11).

    [ يا أيها المدثر، قم فأنذر، وربك فكبر، وثيابك فطهر]

    5- "O ti i mbuluar! Ngrihu dhe tėrhiqu vėrejtjen (duke i thirrur). Dhe madhėroje Zotin tėnd! Dhe rrobat tua pastroi!". (El-Mudethir: 1-4).

    All-llahu, azze ve xhel-le, ua ka ndaluar njerėzve ta papastėrt qė tė hyjnė nė xhamia, duke thėnė:

    ﴿إنما المشركون نجس فلا يقربوا المسجد الحرام بعد عامهم هذا﴾

    6- "… vėrtet idhujtarėt janė tė ndyrė, andaj pas kėtij viti tė mos i afrohen mė xhamisė sė shenjtė...". (Et-Teube: 28).

    ﴿ يا بني ءادم خذوا زينتكم عند كل مسجد﴾

    7- "O bijtė e Ademit, vishuni bukur pėr ēdo namaz (lutje),…". (El-A'raf: 31).

    Kėshtu nė Kur'an ėshtė pėrsėritur shumė herė rėndėsia e pastėrtisė pėr tė treguar vlerėn qė ka pastėrtia nė Islam dhe tek besimtarėt.

    Hadithet qė flasin pėr pastėrtinė

    Transmeton Imam Muslimi nė sahihun e tij se Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thėnė:

    " الطهور شطر الإيمان ".

    "Pastėrtia ėshtė gjysma e besimit".

    Kurse Imam Taberaniu, rahimehull-llah, transmeton nga Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, se ka thėnė:

    " طهروا هذه الأجساد طهركم الله ".

    "Pastroni trupin tuaj qė t'ju pastroj All-llahu". (Hasen).

    Islami nuk ėshtė mjaftuar vetėm me pastrimin individual, por i ka dhėnė rėndėsi edhe pastrimit kolektiv.

    Si shembull nė kėtė drejtim do tė sjellim hadithin qė transmeton Imam Muslimi nga Xhabiri, radijall-llahu anhu, se Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem:

    " نهى أن يبال في الماء الراكد".

    "Ka ndaluar urinosjen nė ujin qė nuk rrjedh".

    Shkenca mė vonė ka sqaruar se pėrhapja e shumė sėmundjeve ngjitėse siē ėshtė kolera, tifozi, paraliza e fėmijėve, ndezja e mėlqisė, etj, barten nėpėrmjet ujit dhe nė te jetojnė, andaj urdhėri pėr kujdes ndaj ujit, mes tjerash, e bart edhe kėtė domethėnie.

    Gjithashtu Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thėnė:

    "لا يبولن أحدكم في الماء الدائم الذي لا يجري ثم يغتسل فيه"

    "Mos tė urinos askush nė ujin e pėrhershėm, i cili nuk rrjedh e pastaj tė lahet nė te". (Buhariu dhe Muslimi).

    Kurse nė transmetimin e Imam Muslimit qėndron:

    "لا يغتسل أحدكم في الماء الدائم وهو جنب"

    "Mos tė lahet askush prej jush nė ujė tė palėvizshėm duke qenė xhunub".

    Sa i pėrket pastrimit dhe edukimit tonė nė pastėrti ėshtė edhe hadithi qė e transmeton Tajalasiu me sened hasen nga Sadi, radijall-llahu anhu, se Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thėnė:

    "Pastroni oboret tuaja, sepse ēifutėt nuk i pastrojnė oboret". (Hasen).

    Me kėtė hadith stimulohemi qė pėrpos pastrimit fizik dhe trupor, duhet kujdesur edhe pėr pastėrtinė e rrugės, oborit, lagjes, e kėshtu me rradhė.

    البزاق في المسجد خطيئة وكفارتها دفنها" متفق عليه.

    "Pėshtyerja nė xhami ėshtė gabim e shlyerja e kėtij gabimi ėshtė futja nė dhe". (Buhariu dhe Muslimi).

    Kjo ėshtė thėnė atėherė kur nė xhamia nuk ka patur qilima, kurse tash qė ka qilima, shlyerja e kėtij gabimi ndodh duke e pastruar vendin ku ka rėnė ndonjė ndytėsirė.

    Jo rastėsisht Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, e ka bėrė largimin e pengesave dhe ndytėsirave nga rruga argument tė besimit, duke thėnė:

    "Largimi i pengesės (ndytėsirės) ėshtė prej besimit". (Buhariu).

    Pastrimi i rrobave ėshtė pjesė e pastėrtisė nė Islam.

    Nė kėtė drejtim shiko ajete e sures Mudethir dhe hadithin ku Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thėnė:

    "ما على أحدكم إن وجد سعة أن يتخذ ثوبين ليوم الجمعة غير ثوبي مهنته" أخرجه أبو داود ومالك وأحمد.

    "Secili prej jush duhet tė ketė dy pakė roba pėrpos robave tė punės pėr ditėn e xhuma". (Sahih, Ahmedi dhe tė tjerėt).

    Pėr kėtė nėse nė robat tona bie ndytėsirė, ajo duhet pastruar pėrndryshe ai namaz qė e kemi falur me ato roba nuk do tė jetė valid.

    Dijetarėt kanė rėnė nė ujdi se uji nė tė cilin bie ndytėsira dhe e ndryshon ngjyrėn, shijen apo aromėn, ai ujė ėshtė i papastėr. (Shiko: "Nejlul-Evtar", 1/ 28).

    Pra, kėto hadithe e shtyjnė muslimanin qė vazhdimisht tė kujdeset pėr robat e tija dhe tė mbrohet nga ndytėsirat dhe papastėrtitė.

    Islami na mėson qė tė kujdesemi edhe pėr pastrimin e gojės.

    Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thėnė:

    "لولا أن أشق على أمتي لأمرتهم بالسواك عند كل صلاة"

    "Po mos ti vinte rėndė umetit tim do ti urdhėroja tė pėrdorin misvakun pėr ēdo namaz". (Buhariu dhe Muslimi).

    Ibni Abasi, radijall-llahu anhu, ka thėnė:

    "لقد كنا نؤمر بالسواك حتى ظننا أنه سينزل به قرآناً"

    "Aq shumė urdhėroheshim pėr pėrdorim tė misvakut, saqė kujtuam se do tė zbret Kur'an qė tė flet pėr kėtė ēeshtje". (Ibėn Ebi Shejbe).

    Islami na mėson pastrimin edhe tė vendeve ku zakonisht u vjen era e keqe, gjė pėr tė cilėn ka thėnė Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem:

    "خمس من الفطرة الختان والإستحداد وقص الشارب ونتف الإبط وتقليم الأظافر" رواه الجماعة واللفظ للترمذي وأحمد.

    "Pesė gjėra janė nga natyraliteti: synetimi, rruajtja e vendeve tė turpshme, shkurtimi i mustaqeve, shkulja e qimeve tė nėnsjetullave dhe prerja e thonjve". (Buhariu dhe Muslimi).

    Me realizimin e kėtyre mėsimeve pejgamberike plotėsohen kushtet e pastrimit trupor.

    Islami na mėson qė tė ruhemi edhe nga stėrpikat e urinės gjatė urinosjes, pasiqė Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thėnė pėr dy njerėz:

    "إنما ليعذبان وما يعذبان في كبير أما أحدهما فكان لا يستبرئ من بوله وأما الآخر فكان يمشي بين الناس بالنميمة".

    "Kėta nuk denohen pėr gjėra tė mėdha sipas njerėzve, mirėpo ato janė tė mėdha te All-llahu: njėri nuk kujdesej pėr stėrpikat e urinės, kurse tjetri i barte fjalėt mes njerėzve". (Buhariu dhe Muslimi).

    Pastėrtia fizike nė Islam ka edhe njė segment tjetėr, tė cilin nėse e kuptojmė, kjo na ndihmon pėr tė kuptuar vlerėn e pastėrtisė sipas kėndvėshtrimit islam.

    Kur na urdhėron All-llahu nė pastėrti dhe kur besimtarėt kėtė urdhėr e pranojnė duke thėnė 'dėgjuam dhe respektuam', me kėtė gjest ata e pastrojnė edhe shpirtin e tyre. Pra e zbatojnė njė urdhėr me tė cilin e kėnaqin All-llahun, All-llahu pėr shkak tė kėsaj vepre ua plotėson begatitė dhe dhuntitė dhe ua fisnikėron edhe mė shumė shpirtin e tyre dhe ngriten lart nė horizontin e pastėrtisė dhe nurit. Kjo te ata shkakton qetėsi, rehati dhe disponim, tė cilin nuk mund tia sjellin tėrė kokrat kimike tė botės.

      Ora ėshtė Sat 27 Apr 2024, 08:09