Forumi Guri Bardhė

Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne kete faqe,
mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar falas ne faqe.

Regjistrimi zgjat vetem pak sekonda...

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe vute ne dispozicion
per te n'a vizituar ne faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Bordi Drejtues i Forumit Guri Bardhe.

Join the forum, it's quick and easy

Forumi Guri Bardhė

Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne kete faqe,
mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar falas ne faqe.

Regjistrimi zgjat vetem pak sekonda...

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe vute ne dispozicion
per te n'a vizituar ne faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Bordi Drejtues i Forumit Guri Bardhe.

Forumi Guri Bardhė

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Forumi Guri Bardhė

    PASTERTIA NE ISLAM 3

    behar kaceli
    behar kaceli
    Gurabardhs
    Gurabardhs


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Taurus
    Numri i Postimeve : 31
    Mosha : 42
    Vendndodhja : tirane
    Profesioni : teolog
    Pikėt : 280
    Vlersuar : 0
    Data e Regjistrimit : 14/02/2008
    Humor : po

    PASTERTIA NE ISLAM 3 Empty PASTERTIA NE ISLAM 3

    Mesazh nga behar kaceli Thu 14 Feb 2008, 22:59

    Pastrimi pas kryerjes sė nevojės

    All-llahu, subhanehu ve teala, e ka programuar njeriun qė tė zbraz zorėt dhe fshikėn e ujit nga bajga dhe urina dhe gjėrave tjera tė panevojshme pėr trupin e njeriut qė tė mbetet trupi i njeriut i pastėr dhe i aftė pėr t'i kryer detyrat e natyrshme qė i ka.

    Pas kryerjes sė kėsaj procedure muslimani ėshtė i obliguar qė tė pastron vendet e turpshme me ujė.

    Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thėnė:

    " تنزهوا من البول فإنه عامة عذاب القبر منه" متفق عليه

    "Pastronu nga urinosja sepse mbarė denimi i varrit ėshtė nga ky gabim". (Buhariu dhe Muslimi).

    Mjekėsia na tregon se kjo procedurė na sjell dobi tė mėdha mjekėsore dhe preventive. Sipas mjekėsisė pastrimi i kėtyre vendeve pas kryerjes sė nevojės e mbron organin gjenital nga ndezja, e cila vjen si rezultat i grumbullimit tė mikrobeve, sidomos te ata qė janė tė sėmurė me sėmudnjen e sheqerit. Urina e kėtij njeriu ka sasi tė mėdha tė sheqerit dhe mbetja e pikave tė kėsaj urine nė organin gjenital ndihmon qė tė fiton ndezje dhe qelbosje, kurse nėpėrmjet marėdhėnieve intime kjo sėmundje kalon edhe tė bashkėshorteja dhe mund tė shkakton sterilitet tė plotė te ajo.

    Ajo qė duhet tė pėrmendet nė kėtė rast ėshtė edhe urtėsia e pėrdorimit tė dorės sė majtė gjatė pastrimit pas kryerjes sė nevojės.

    Zakonisht njerėzit e pėrdorin dorėn e djathtė pėr ngrėnie dhe pirje dhe pėr punėt tjera, andaj duke e pėrdorur dorėn e majtė pėr pastrim, mbetet dora e djathtė e pastėr.

    Disa njerėz habiten me rėndėsinė e madhe qė i ka dhėnė Islami kėtyre gjėrave, mirėpo nuk ka vend pėr habi pėr ata njerėz qė ia dinė vlerėn kėsaj feje dhe pėr ata qė besojnė se kjo fe tė cilėn All-llahu e ka plotėsuar dhe e ka bėrė rrugė tė cilėn duhet ta pasojnė deri nė Ditėn e Kijametit, u sjell besimtarėve vetėm mirėsi.

    All-llahu, xhel-le shanuhu, thotė:

    [ اليوم يئس الذين كفروا من دينكم فلا تخشوهم و اخشون، اليوم أكملت لكم دينكم وأتممت عليكم نعمتي ورضيت لكم الإسلام دينا ] (المائدة 3)

    "…Tashmė, ata qė mohuan, humbėn shpresėn pėr fenė tuaj (se do tė ndėrroni), andaj mos u frikėsonju atyre, por Mua tė mė frikėsoheni. Sot pėrsosa pėr ju fenė tuaj, plotėsova ndaj jush dhuntinė Time, zgjodha pėr ju islamin fe. …". (El-Maide: 3).

    Njė ndodhi nė Angli

    Nė vitin 1963 nė Angli u pėrhap me tė madhe sėmundja ethet tofoje (tifoidi) dhe shkaktoi njė panikė tė madhe nė mesin e qytetarėve.

    Ata u munduan nė tė gjitha mėnyrat qė ta ndalin kėtė sėmundje mirėpo nuk gjetėn mėnyrė tjetėr pėr ta ndalur kėtė sėmundje pėrpos duke i informuar tė gjith njerėzit qė mos tė pėrdorin letėr nė toalete dhe ta zėvendėsojnė kėtė veprim me pėrodrim tė ujit pėr pastrim dhe kjo do ta ndalon pėrhapjen e kėsaj sėmundje infektuese.

    Njerėzit iu pėrgjigjėn kėsaj kėrkese dhe pėr habi u ndėrpre pėrhapja e kėsaj sėmundjeje. Njerėzit me kėtė rast e mėsuan edhe njė shprehi tė re dhe filluan tė pėrdorin ujin pėr pastrim nė vend tė letrave.

    Mjafton fakti se kėtė vepėr muslimanėt e pėrdorin njė mijė e katėrqind vite mė herėt, jo pėr shkak tė ndonjė sėmundjeje por sepse All-llahu, Krijuesi i sėmundjeve, i ka mėsuar nė ēdo gjė qė u sjell dobi dhe shėndet, kurse muslimanėt kanė thėnė: 'dėgjuam dhe respektuam':

    [ ألا يعلم من خلق وهو اللطيف الخبير ] (الملك 14)

    "A nuk e di Ai qė ka krijuar, kur dihet se Ai depėrton nė thellėsi tė sekreteve, i njeh hollėsitė". (El-Mulk: 14).

    Gusli - larja

    Islami ka caktuar mė shumė se shtatėmbėdhjet larje, kurse kjo e bėn muslimanin tė dalluar nė kėtė rrafsh.

    All-llahu, xhel-le shanuhu, ka caktuar guslin, larjen e tėrė trupit nė shumė raste, siē ėshtė nė ditėn e xhuma, nė ditėn e bajramit, pas ejakulimi, pas marėdhėnieve intime, me hyrjen e dikujt nė Islam, etj.

    Ky rasti i fundit mjafton si argument pėr tė treguar se ēfarė rėndėsie i jep Islami pastrimit.

    All-llahu, xhel-le shanuhu, thotė:

    [ يا أيها الذين آمنوا لا تقربوا الصلاة وأنتم سكارى حتى تعلموا ما تقولون ولا جنبا إلا عابري سبيل حتى تغتسلوا ] (النساء 43)

    "O ju qė besuat, mos iu afroni namazit duke qenė tė dehur, derisa tė dini se ē'flitni, e as duke qenė xhuhubė (tė papastėr) derisa tė laheni, pėrpos kur jeni udhėtarė. …". (En-Nisa: 43).

    All-llahu, xhel-le shanuhu, e urdhėron Ejubin, alejhisselam, duke i thėnė:

    [ اركض برجلك هذا مغتسل بارد وشراب] (سورة ص 42)

    "Bjeri me kėmbėn tėnde tokės! Ky ėshtė (ujė) i ftohtė, lahesh dhe pi". (Sad: 42).

    Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thėnė:

    "حق على كل مسلم أن يغتسل في كل سبعة أيام يغسل رأسه وجسده" رواه الشيخان واللفظ لمسلم.

    "Secili musliman e ka obligim qė tė lahet pėr ēdo javė, tė lan kokėn dhe trupin". (Buhariu dhe Muslimi).

    Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thėnė:

    "غسل يوم الجمعة على كل محتلم وسواك ويمس من الطيب ما قدر عليه" رواه مسلم(18)

    "Obligohet tė lahet secili i moshėrritur nė ditėn e Xhuma, tė pėrdor misvakun dhe tė parfymoset aq sa mundet". (Muslimi).

    Njeriu gjatė historisė ka zbuluar rėndėsinė e madhe qė ka pastrimi i trupit tė tij dhe me larje ka shėruar shumė sėmundje, mirėpo gjat historisė nuk ėshtė njohur asnjė popull qė e ka organizuar aq mirė kėtė gjė sikurse forma me tė cilėn All-llahu e ka nderuar kėtė umet.

    Urtėsia e kėsaj qėndron nė faktin se larja e ripėrtėrinė aktivitetin e njeriut psiko-fizikisht, e pastron dhe e transferon nė gjendjen mė tė mirė psiko-fizike.

    Abdesti ėshtė arma e besimtarit

    All-llahu, azze ve xhel-le, thotė:

    [ يا أيها الذين آمنوا إذا قمتم إلى الصلاة فاغسلوا وجوهكم وأيديكم إلى المرافق وامسحوا برءوسكم وأرجلكم إلى الكعبين، وإن كنتم جنبا فاطهروا، وإن كنتم مرضى أو على سفر أو جاء أحد منكم من الغائط أو لامستم النساء فلم تجدوا ماء فتيمموا صعيدا طيبا فامسحوا بوجوهكم وأيديكم منه، ما يريد الله ليجعل عليكم من حرج ولكن يريد ليطهركم وليتم نعمته عليكم لعلكم تشكرون] (المائدة 6)

    "O ju qė besuat! Kur doni tė ngriheni pėr tė falur namazin, lani fytyrat tuaja dhe duart tuaja deri nė bėrryla; fėrkoni kokat tuaja, e kėmbėt lani deri nė dy zogjtė. Nėse jeni xhunubė, atėherė pastrohuni (lahuni)! Nė qoftė se jeni tė sėmurė, ose nė ndonjė udhėtim, ose ndonjėri prej jush vjen prej vendit tė nevojės, ose keni kontaktuar me gratė dhe nuk gjeni ujė, atėherė mėsyjeni (merrni tejemum) dheun e pastėr dhe me tė fėrkoni fytyrat dhe duart tuaja. All-llahu nuk dėshiron (me obligim pėr abdest e larje) t'ju sjellė ndonjė vėshtirėsi, por dėshiron t'ju pastrojė (prej mėkatėve), t'ua plotėsojė tė mirėn e Tij ndaj jush e qė t'i falėnderoheni". (El-Maide: 6).

    Abdesti nuk ėshtė vetėm pastrim i gjymtyrėve, nuk ėshtė vetėm pastrim i trupit pesė herė nė ditė, por ka edhe ndikim psikologjik dhe ngritje shpirtėrore, gjė tė cilėn e ndien muslimani pas abdestit dhe kėto ndjenja janė mė tė mėdha se sa mund ti tregon me shprehjet e veta.

    Abdesti ka njė rol tė madh nė jetėn e muslimanit, ai e mban besimtarin vazhdimisht tė zgjuar, tė gjallė dhe tė shndėrritshėm.

    Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thėnė:

    "من توضأ فأحسن الوضوء خرجت الخطايا من جسده حتى تخرج من تحت أظفاره"

    "Ai qė mer abdest mirė i dalin mėkatet nga trupi derisa ti dalin edhe ato qė i ka nėn thonjė". (Muslimi).

    Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thėnė:

    "من توضأ فأسبغ الوضوء ثم مشى إلى صلاة مكتوبة فصلاها مع الإمام غفر له ذنبه" رواه ابن خزيمة في صحيحه

    "Ai qė mer abdest mirė, pastaj ngritet pėr tė shkuar nė namazin obligativ dhe e fal me Imam i flaen mėkatet". (Sahih, Ibėn Huzejmeja).

    shkencore.

      Ora ėshtė Fri 29 Mar 2024, 20:17