Forumi Guri Bardhė

Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne kete faqe,
mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar falas ne faqe.

Regjistrimi zgjat vetem pak sekonda...

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe vute ne dispozicion
per te n'a vizituar ne faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Bordi Drejtues i Forumit Guri Bardhe.
Forumi Guri Bardhė

    Debati qė ka mbėrthyer Britaninė: A duhet pėrfshirė ligji islamik nė sistemin juridik?

    Share
    avatar
    behar kaceli
    Gurabardhs
    Gurabardhs

    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Taurus
    Numri i Postimeve : 31
    Mosha : 36
    Vendndodhja : tirane
    Profesioni : teolog
    Pikėt : 280
    Vlersuar : 0
    Data e Regjistrimit : 14/02/2008
    Humor : po

    Debati qė ka mbėrthyer Britaninė: A duhet pėrfshirė ligji islamik nė sistemin juridik?

    Mesazh nga behar kaceli prej Thu 14 Feb 2008, 22:24

    Debati qė ka mbėrthyer Britaninė: A duhet pėrfshirė ligji islamik nė sistemin juridik?

    Sheriati, ose ligji i islamit, kuptohet dhe aplikohet nė mėnyra tė ndryshme nė botėn myslimanė, aq sa ėshtė e vėshtirė qė tė thuhet saktėsisht se ēfarė ėshtė ai dhe si mund tė pėrfshihet nė njė kontekst ligjor perėndimor. Ekspertė tė islamit i janė bashkuar kėshtu debatit tė nisur sė fundmi nė Britaninė e Madhe, pasi Arqipeshkvi i Kantėberrit, lideri i anglikanėve tė botės, propozoi pėrfshirjen e tij nė ligjin britanik. Ligji i plotė islamik, i kriminalitetit, kodi i ashpėr pėr tė cilin mendojnė shumė jomyslimanė kur dėgjojnė qė tė flitet pėr Sheriatin, zbatohet nė shumė pak vende, tė tilla si Arabia Saudite. "Ligji personal" islamik pėr ēėshtje si martesa dhe trashėgimia, ėshtė mė i zakonshėm. Arqipeshkvi i Kantėberrit, Rouan Uilliams, shkaktoi njė stuhi tė vėrtetė javėn e shkuar me propozimin e tij. Myslimanėt britanikė u hodhėn nė mbrojtje, duke nėnvizuar se pjesa mė e madhe e botės islame refuzon gjithashtu modelin ultraortodoks qė ai gjithashtu e ka refuzuar. "Ka 57 vende myslimane nė botė dhe vetėm dy apo tre prej tyre aplikojnė Sheriatin nė fushėn e kriminalitetit. Pėrse do tė duhej ta zbatonim atė kėtu?", pyet sheiku Suhaib Hasan, sekretar i Kėshillit Islamik tė Sheriatit nė Britani. Ka po ashtu edhe interpretime tė ndryshme tė Sheriatit, tė gjithė brenda katėr shkollave klasike sunite dhe asaj shiite tė jurisprudencės si edhe ndėrmjet mendimtarėve modernė. "Nė botėn myslimane tė kėtyre ditėve, Sheriati ėshtė njė varietet gjėrash tė ndryshme", thotė Xhon Voll, profesor i historisė islamike nė Universitetin Xhorxhtaun nė Uashington. Uilliams, nė dukje ka pasur nė mendje njė shkollė moderne mendimtarėsh myslimanė, qė e sheh Sheriatin si njė sistem vlerash esenciale islamike dhe jo si njė kod i fiksuar dėnimesh tė ashpra, thotė ai. Shumė shtete myslimane e kufizojnė pėrdorimin e Sheriatit te "ligjet personale" mbi ēėshtje si martesa, divorci, trashėgimia dhe kujdestaria e fėmijėve. Kritikėt perėndimorė thonė se ligjet personale myslimane kufizojnė tė drejtat e grave dhe sanksionojnė pabarazinė para ligjit. Egjipti thotė se Sheriati ėshtė burimi kryesor i legjislacionit tė tij, por ka kod civil dhe penal tė bazuar mė shumė nė ligjet franceze tė shekullit tė 19-tė. Huduti, dėnimi trupor dhe kapital i pėrmendur nė Kuran, nuk ėshtė aplikuar asnjėherė atje nė kohėt moderne. Myslimanėt nuk mund tė konvertohen nė fe tė tjera dhe jomyslimanėt qė konvertohen nė Islam nuk supozohet qė tė largohen prej tij, por njė gjykatė e ka lejuar kėtė pėr 12 persona nė njė ēėshtje tė rrallė, javėn e shkuar. Pakistani ka njė ndarje tė ngjashme mes kodeve civile dhe penale, qė datojnė nga periudha e kolonializmit britanik dhe ligjet personale myslimane. Pėrveē disa rasteve tė rrahjes me kamxhik qė kur islamizimi filloi nė vitet ‘80-tė, dėnimet e rėnda fizike nuk janė pėrdorur nė kėtė vend. Askush nuk ėshtė ekzekutuar mbi bazėn e njė ligji qė ndalon blasfeminė kundėr islamit, por disa blasfemues tė akuzuar janė vrarė nga bandat. Libani ka 18 grupime fetare, ndėr tė cilėt myslimanėt e kristianėt dhe tė gjithė ato kanė gjykatat e veta fetare pėr ligjet personale dhe ekzistojnė pėrkrah tyre gjykatat civile pėr gjithēka tjetėr. Nė Indi, hindutė, myslimanėt dhe ndjekėsit e feve tė tjera, mund tė vendosin nėse duan t‘u nėnshtrohen ligjeve personale laike, apo kodeve tė tyre fetare. Indonezia, vendi mė i madh mysliman nė botė ėshtė edhe thuajse mė i moderuari nė terma islamikė. Provinca e saj perėndimore, Aceh, pėrdor ligjet e Sheriatit, si pjesė e njė marrėveshjeje lokale pėr autonomi, qė i ėshtė dhėnė nga Xhakarta dhe njerėzit janė gjykuar pėr tradhti, kumar dhe vjedhje. Pjesėt veriore tė Nigerisė kanė adoptuar njė kod Sheriati tė ashpėr nė vitin 2000, por dėnimet kanė qenė tė rralla. Njė grua e shpallur fajtore pėr tradhti, Amina Laval, ėshtė liruar pas apeleve tė shumta ndėrkombėtare kundėr dėnimit tė saj me goditje me gurė deri nė vdekje. Dhjetėra gra tė dėnuara pėr tradhti janė liruar gjithashtu. Nė kontrast me kėtė juridiksion, mendimtarėt modernė myslimanė e interpretojnė Sheriatin nė njė spektėr mė tė gjerė dhe e konsiderojnė atė shprehjen e parimeve universale tė Islamit si edhe njė mėnyrė mendimi qė ndihmon aplikimin nė jetėn e pėrditshme. Kjo rrymė mund tė pranojė ligjet laike si plotėsim tė Sheriatit nė rast se ato reflektojnė vlerat islamike. Edhe thjesht pėrpjekja pėr tė respektuar etikėn myslimane, nė njė mėnyrė, ėshtė aplikim i Sheriatit. Ndaj, Arqipeshkvi Uilliams, thotė se Britania e ka pėrfshirė Sheriatin nė sistemin e saj ligjor nėpėrmjet ligjeve qė lejojnė kreditė islamike pa interes dhe kontratat. Ndėrkohė ka edhe nga ata mendimtarė qė mbrojnė aplikimin e Sheriatit pėr minoritetet nė njė vend perėndimor, nėpėrmjet respektimit tė vlerave islamike si guida etike pėr myslimanėt dhe jurisprudencėn civile si ligj pėr tė gjithė qytetarėt e njė vendi.

      Ora ėshtė Mon 24 Jul 2017, 13:45