Forumi Guri Bardhė

Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne kete faqe,
mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar falas ne faqe.

Regjistrimi zgjat vetem pak sekonda...

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe vute ne dispozicion
per te n'a vizituar ne faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Bordi Drejtues i Forumit Guri Bardhe.

Join the forum, it's quick and easy

Forumi Guri Bardhė

Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne kete faqe,
mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar falas ne faqe.

Regjistrimi zgjat vetem pak sekonda...

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe vute ne dispozicion
per te n'a vizituar ne faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Bordi Drejtues i Forumit Guri Bardhe.

Forumi Guri Bardhė

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Forumi Guri Bardhė

2 posters

    Pėrse plakemi dhe vdesim ???!!!...

    Scarface
    Scarface
    Anėtar Veteran
    Anėtar Veteran


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Gemini
    Numri i Postimeve : 1400
    Mosha : 37
    Vendlidja : Nė Maternitet...
    Vendndodhja : Sa kėndej, e sa andej.
    Profesioni : Time Killer
    Pikėt : 1955
    Vlersuar : 42
    Data e Regjistrimit : 15/01/2008
    Hobi : Jeta e natės...
    Humor : Po tė kishte halla ko*e, do i thirrnim xhaxha...

    Pėrse plakemi dhe vdesim ???!!!... Empty Pėrse plakemi dhe vdesim ???!!!...

    Mesazh nga Scarface Tue 29 Jan 2008, 02:22

    Perse plakemi edhe vdesim?!
    A mund te jetojme me gjate?!
    Po te rinj 150 vjet?!

    Thuhet se nje shkencetar italian ka zbuluar se cili eshte gjeni pergjegjes per plakjen e ka munduar ta bllokoje ate.
    Mos do te thote kjo se ne do te jetojme me gjate?
    E mos ndoshta femijet tane do te jetojne perjetesisht?
    Kush nuk do te ishte i lumtur qe te mberrinte ne moshen 150 vjec me shendet te plote?

    Qe ne kohet me te hershme,ajo qe e ka shqetesuar njerezimin ka qene deshira per te jetuar sa me gjate,madje per ta mundur vdekjen.
    Ide te tilla i gjejme qe tek Epi i Gilgameshit e libra te tjere te lashte.Mesa duket nje deshire e tille eshte transmetuar gjenetikisht deri ne ditet tona.
    Njeriu ka maksimumi 120 vite ne dispozicion,te pakten matematikisht,qe te gezoje shendetin dhe jeten e tij.Nje gje e tille mund te vazhdoje deri ne 120 vjec.
    Me pas ,edhe nese nuk peson aksidente apo te mos semuresh,ti perseri je i detyruar,apo per ta then me bukur.....I destinuar qe te shuhesh!
    Keshtu afati i fiksuar nga ADN_ja e njeriut mbetet gjithmone ai...120vjet.
    Keshtu ka qene edhe para 2 mijevjecareve,atehere kur mosha mesata
    re e njerezve mberrinte ne 30 vjec,ashtu eshte edeh sot,kur njeriu e ndjen veten te privilegjuar kur i mberrin te 80_at.
    Ne fakt keto gjera kane intriguar shume shkencetare,te cilet jane perpjekur te bejne studime e kerkime per te gjetur nje zgjidhje.
    A do te mund te jetojme 150 vjet?
    A do te jemi shendosh e mire deri atehere?
    A do te jemi te rinj edhe pse 150 vjec?

    Shkenca tani po perpiqet qe te dekodifikoje gjenin pergjegjes per plakjen e njeriut e te gjeje nje menyre per te izoluar ate.
    Te themi te drejten,qellimi i vertete i ketij studimi nuk shte qe te gjeje nje gjen qe te mbaje njeriun te ri perhere,por qe do te mund te kuroje semundjet qe ja shkatarrojne jeten njeriut,duke filluar keshtu qe nga kanceret,deri tek llojet e semundjeve te tjera vdekjeprurese.
    Deri tani gjerat kane shkuar mire,e thuhet se kjo do te jete nje gje e arritshme,e jo nje projekt.
    Ne vitin 1999 eshte gjetur nje nga gjenet pergjegjes per plakjen,...p66shc.
    Eshte zbuluar nga ekipi i studiuesve se ne mungese te atij gjeni,minjte arrinin te jetonin 35% kohe me teper.Lajmi ne ate kohe beri shume buje,te gjithe u entuziazmuan shume,jo per faktin qe minjte do te jetonin me gjate,por duke menduar per hapin pasardhes te minjvenqe do te ishte njeriu.
    Ky gjen arrinte qe ti shkatarronte qelizat dhe ti degjeneronte ato.
    Keshtu trupi fillonte te plakej e te shfaqte semundje e patologji te vecanta,si tumoret,infarktet,artereosklerozen...
    Keshtu,besoj qe te gjithe e kuptoni qe tendenca per te zgjatur jeten lidhet mbi te gjitha me gjetjen e hartes gjenetike per semundjet qe shkaktojne shkurtimin e saj.
    Ne plakemi per shkak te nje gjeni,ujit te oksigjenuar.
    Para pak kohesh,pas nje pune te gjate e te lodhshme,ekipi ka mberritur ne rezultate te reja,te cilat jane publikuar dhe ne revistat shkencore.
    Ata kane zbuluar sesi funksionon p66 dhe arsyen pse ne organizmin tone ekziston nje gjen tjeter qe e demton ate dhe qe shkakton plakjen.
    Proteina p66,qe perfaqeson gjenin me te njejtin emer,favorizon prodhimin e ujit te oksigjenuar ne mitokondrite dhe organet e qelizave,te cilat sigurojne pjesen me te madhe te energjise qe i nevojitet qelizes.
    Uji i oksigjenuar hyn shume shpejt ne raksion dhe i demton shume proteinat,lipidet dhe ADN_ne.Qeliza per tu mbrojtur,kunderpergjigjet me mekanizmat e saj.Nese nje gje e tille nuk eshte e mundur,atehere ajo degjeneron dhe mund te shkaktoje edhe tumore.
    Gjeni qe na ben te plakemi ka nje funksion te vecante...ndihmon trupin qe te ruhet nga i ftohti.
    Tani gjate plakjes,vihet re rritja e intensitetit te stresit.
    Perse ndodh keshtu?
    Gisht ne kete pune ka edhe p66,qe stimulon prodhimin e ujit te oksigjenuar.Perse e ben nje gje te tille?
    Studimet per te kuptuar kete po vazhdojne ende,e nuk kane arritur ne asnje perfundim te pakten deri tani.
    Dyshohet se nje gje e tille eshte e nevojshme per te rregulluar funksionet biolllogjike,si psh metabolizmin e sheqernave dhe ruajtjen e tempertaures se trupit.
    Keto procese,brenda qelizes,ndihmohen nga prania e ujit te oksigjenuar.
    Por le ti shohim gjerat ngadale....Qeliza ka nevoje per energji e kjo energji sigurohet nga nje fare centrali elektrik qe ndodhet ne brendesi te saj..nga mitokondria.Gjithcka ndodh ne saje te shkembimit te elektroneve,te cilat vrapojne sa nga nje proteine ne nje tjeter,derisa mberrijne tek oksigjeni.
    Ashtu sikurse edhe elektriciteti permes nje filli shkon deri tek llampa,kur ajo ndizet.
    Here pas here,nje nga keto elektrone ndryshon drejtim e shkon te takoje oksigjenin para kohe,duke hyre ne reaksion me te.Keshtu prodhohet uji i oksigjenuar.
    Shkencetaret gjithmone kane menduar se prodhimi i ketij uji ishte nje dem per njeriun,pasi ai shpenzonte shume energji,te cilen me pas e rekuperron gjate procesit te frymebashkimit dhe ushqimit.Keshtu qelizat ushqehen serisht e kosto e tyre eshte prodhimi i ketij uji..
    Ai eshte nje mbeturine toksike qe shkakton edhe nje sere semundjesh dhe mbi te gjitha,plakjen e njeriut.
    Ne te vertete nuk eshte 100% keshtu.Qelizat kane disa proteina te cilat arrijne te marrin apo te thithin elektronet e levizshme e te formojne ujin e oksigjenuar.Nje nga keto lloj proteinash eshte edhe ajo e prodhuar nga gjeni p66.Per kete ben fjale edhe zbulimi....


    "Do te izolojme dhe bllokojme ate pjese te ADN_se brenda 5 viteve.tashme e dime qe nuk na hyn me ne pune....",_shprehen pjesetaret e ekipit kerkimor.

    Uji i prodhuar ne qelize nuk eshte thjesht nje mbeturine,por ai ka edhe nje funksion tjeter.
    Rregullon metabolizmin ne varesi te kushteve te ndryshme te ambjentit.Kjo gje ka qene nje nga me thelbesoret gjate evolucionit,per te mbijetuar ne mungese te ushqimit e ndaj ekspozimit ne te ftohte.Por,ne ditet tona ky nuk eshte me nje shqetesim.Njeriu modern nuk ka me nevoje per nje gjen qe ti garantoje atij ato gjera te cilat tashme mund ti gjeje ne forma te tjera.
    Perse ndodh keshtu?

    Pergjigja eshte shume e thjeshte....Njerezit nuk jetojne me te ekspozuar totalisht ne natyre!Ata kane shtepi e kushte kondicionimi.
    Te pakten ne vendet perendimore,gjeni p66 qe ka qene thelbesor per te rregulluar temperaturen e trupit ne pershtatje me kushtet e mjedisit apo menyren e te ushqyerit,nuk eshte me i nevojshem.
    Nga i ftohti e nga i ngrohti i tepert tani njerezit mund te gjejen shpetim nga rrobat....
    Eshte pak paradoksale,por ne mund te bllokojme nje gjen i cili deri tani ka qene mese i rendesishem per gjinine njerezore.Ketu qendron edhe sekreti i plakjes se njeriut.Mjafton te ndalosh aktivitetin e p66.....
    Por kur do te jemi ne gjendje te arrijme nje gje te tille?
    Shkenca premton se kjo do te arrije per nje kohe shume te shkurter.Ndoshta brenda 5 vjeteve.
    Kjo do te mundesohet nese financimet ekonomike per te arritur ate do te jene te mjaftueshme.
    Ato jane shume te rendesishme,pasi per te marre nje pergjigje te sakte,duhen testuar nje sere medikamentesh,gje e cila kushton...

    Nderkaq na lind nje pyetje shume e drejte dhe me vend....A ka efekte anesore bllokimi i zhvillimit te nje nga 30 mije gjenet tona?
    Studimet e meparshme kane treguar se zgjatja e jetes tek kafshet,si tek vemiet dhe mizat,ka sjelle edeh nje deshtim per to.
    Per shembull,tek nje pjese e tyre ajo ka demtuar aftesine riprodhuese.
    Nga ana tjeter minjte,te cileve u eshte hequr p66 rezultijne te mos kene asnje efekt anesor.
    Atehere ,a ka mundesi qe edhe tek nje gjitar tjeter,ashtu si eshte njeriu,te mund te arrihet zgjatja e jetes pa qene e nevojshme te sakrifikohet ne nje drejtim tjeter???
    Nese pergjigja do te ishte po,atehere 120 vitet tona do te ishin te garantuara..
    Por me tej a mund te mberrihej?
    A do te mund te jetonim 130 vjet apo me shume?
    Ne nje rast te tille,do te duhej te luftohej kunder asaj qe eshte shkruajtur ne ADN_ne e njeriut,qe do te thote te luftohej kunder gjeneve.

    P66 eshte vetem njeri prej tyre,po,pervec tij,eshte arritur qe te zbulohen nga moria e tyre e madhe edeh 6 apo 7 te tjere,te cilet kane ndikim ne zgjatjen e jetes se njeriut,edhe pse eshte ende shume e veshtire te percaktohet numri i sakte i tyre.
    Nese dikush do te kishte deshire qe te zgjaste jeten,do te duhej qe te vihej kunder te tere atyre.
    Por,per momentin,perjetesia duket si nje gje shume absurde dhe e larget....te pakten nga pikepamja biologjike,evolutive dhe filozofike.

    Persa i perket diskutimeve per kete ceshtje,kohet e fundit ne seminarin,per te ardhmen e shkences,mbajtur ne Venecia,eshte mberritur ne perfundimin se per momentin,gjeja me e pamend qe mund te mendohet eshte ti shoqerosh pavdekshmerine biologjise...

    Asnje organizem nuk eshte i pavdekshem.Per natyren,perjetesia eshte nje gje e pakuptimte.Gjallesat eshte e thene qe te lindin dhe te riprodhohen.
    Debati mbetet ende i hapur,pasi nuk ka asgje te prere me thike,sipas se ciles mund te vleresohet nese perjetesia eshte apo jo nje gje e mire..
    Ajo qe ja vlen te studiohet ende eshte natyra e gjeneve qe rregullojne zgjatjen e jetes,qe ndikojne edhe tek semundjet,per shembull,kontrollojne zhvillimin e semundjeve,kancereve,apo ne riprodhimin e crregullt te qelizave.
    Eshte e hatashme se si ne po bejme studime per te ndihmuar qe njerezit te semuren me pak,te jetojne me gjate,e,natyrisht te mbeten te rinj!!!
    Alma
    Alma
    Anėtar/e Nderi
    Anėtar/e Nderi


    Gjinia : Female
    Shenja e Horoskopit : Taurus
    Numri i Postimeve : 111
    Mosha : 35
    Vendndodhja : USA
    Profesioni : Studente
    Pikėt : 127
    Vlersuar : 10
    Data e Regjistrimit : 14/04/2008
    Humor : Sigurishte.

    Pėrse plakemi dhe vdesim ???!!!... Empty Re: Pėrse plakemi dhe vdesim ???!!!...

    Mesazh nga Alma Mon 14 Apr 2008, 22:27

    Me te vertete shume interesant postimi i mesiperm.

      Ora ėshtė Fri 19 Apr 2024, 14:33