Forumi Guri Bardhė

Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne kete faqe,
mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar falas ne faqe.

Regjistrimi zgjat vetem pak sekonda...

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe vute ne dispozicion
per te n'a vizituar ne faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Bordi Drejtues i Forumit Guri Bardhe.
Forumi Guri Bardhė

    Titaniku - Gjigandi i detrave...

    Share

    Gurabardhesi
    Anėtar Veteran
    Anėtar Veteran

    Gjinia: Male
    Numri i Postimeve: 250
    Vendndodhja: Diku ne toke
    Profesioni: Qefli femrash
    Pikėt: 623
    Vlersuar: 3
    Data e Regjistrimit: 28/07/2007
    Humor: Qesh sa te mundesh...

    Titaniku - Gjigandi i detrave...

    Mesazh nga Gurabardhesi prej Thu 31 Jan 2008, 23:40



    Titanik: GJigandi i detrave...


    Historia e anijes mitike te shoqerise angleze White Star Line "Titanic" nuk eshte e pasnjohur.Qe nga realizimi i filmit amerikan "Titanic" nga James Cameron, sot shume e njohin historine e anijes qe mori jetet e pjese me te madhe te pasagjereve por ne fakt ka shume fakte dhe gjykime te tjera per ta kompletuar kete histori.

    Historia e Titanikut:
    Te merkuren 10 prill 1912 ne oren 12:00 niset ne udhetimin e saj te pare nga porti i Southampton anija me luksoze e permasave te medhaja qe ishte ndertuar deri atehere. Behej fjale per Titanic, e prodhuar ne kantierin e ndertimit te anijeve Harland & Wolff i Belfastit (Irlande). Ky gjigand i deteve ishte frut i rruges qe nga fillimet e shekullit te perplasjeve te Anglise dhe Gjermanise per te dominuar detet. Ishte krenaria e kompanise pronare , "White Star Line"
    Permasat 269 m gjatesi dhe 28 gjeresi, dhe me nje peshe bruto prej 46.328 ton, dhe mbante nje ngarkese prej 66.000.Me nje force motorash prej 55.000 h.p ,dispononte 3 helika, me 29 kaldaja me 5 m diameter seicila , me nje total prej 159 furrash qe konsumonin 650 ton qymyr ditor, normalisht harrinte nje shpejtesi prej 24 nyje (1nyje=181,8m)
    Karakteristikat e saj me te reja ishin nje dopjo fund , me 16 ndarje te padepertueshme nga uji.
    Kjo anije luksi ishte nje pallat i vertete lundrues, qe kalonte deshirat e me te pasionuarve pas luksit dhe komoditeteve.I resistonte ne menyre perfekte krahasimit me ēdo hotel luksi;dispononte 3000 krevat dhe ēdo njera nga suitat e luksit ishin 15 m te gjata.LLogariste gjithashtu nje shetitore private te mbuluar dhe murat e tij ishin te dekoruar me dru special te punuar ne stilin isabelin.Dhomat kishin mobilje te stilit hollandez antik, dhe ato te klasit te pare ishin te dekoruara sipas periudhes qe nga stilit i Luis XV deri tek mbreteresha Ana.
    Ishte treguar kujdes per te gjitha detajet, transatlantiku llogariste ashensor, dhe nje palester moderne, me te gjitha llojet e aparateve perfshire dhe ekipe qe stimulonin nje kalerim mbi nje kal; banjo turke dhe pishina. Ne sallonet e medhaja , perfshire dhe ate te duhanpiresve,kishte mobilje angleze te shekullit XVIII.Kishte 3 bibloteka me me shume se 30.000 volume , pa llogaritur hapesirat e medhaja dhe sallonet e punes, te destinuara per pasagjeret qe nuk mund te pezullonin punete tyre private gjate udhetimit.Dhe dhomat e klasit te trete ishin komode per kohen.
    Atje te gjitha proporcionet dhe permasat ishin kolosale: psh u ngarkuan 40 t patate , 12 t uje ,7000 thase me kafe,35000 duzina vezesh etj etj.Ekuipazhi perbehej prej 904 antare (397 oficer dhe marinare dhe restua per sherbimet e tjera).Te gjitha komoditetet ishin prane ēdo te privilegjuari qe ishte i gatshem te paguante deri ne 4.350 $ (ēmimi i nje udhetimi luksi ) per 6 dite.Gjithēka ishte parashikuar ne kete anije gjigande perveē situata e shpetimit ne nje rast aksidenti.
    Perveē mencave te zakonshme, ne keto tipe anijesh , Titanic kishte dhe nje restorant te mrekullueshem,si dhe nje kafeteri moderne per kohen e atehershme.Shkalla e saj kryesore ishte me madheshtoraj qe mund te imagjinohej.Nuk mungonin vende per grupime si "Cafe Veranda",ose "Palm Coirt" ne sektorin "A"
    Me besim dhe pa paragjykime ne para,bizhuteri apo objekte te tjera me vlere qe kishin pasagjeret neper dhomat e tyre apo ne kasat e sigurise , anija vete kishte abjekte artistike dhe arkeologjike te vlerave te medha , te destinuara per tu transportuar ne Amerike, midis tyre nje mumje egjyptiane dhe nje edicion shume i rralle i Rubairave te Omar Khayyam, e vleresuar ne 250.000 libra te kohes.
    Ne oren 10.30 te asaj te diele 14 prill kapiteni i Titanic, Edward J.Smith, asistoi ne nje sherbim fetar te celebruar ne nje nga sallonet e ngrenies te klasit te pare. Ne 7.30 nje grup pasagjerseh po celebronin nje feste ne nder te tij ne restorant , mqse kapiteni kishte 62 vjeē dhe mbas ketij udhetimi inagurues kishte vendosur te terhiqej. Nderkohe qe behej festa nje vapor kalifornian qe lundronte pak milje para Titanic lajmeroi telegrafisht per pranine e shkembije te akullt ne ate zone.Pa dyshim qe kapiteni nuk e mori kete mesazh.Kapiteni u shkeput nga festa dhe u shtri te pushonte disa ore.
    Mqse nata ishte e paster dhe e qete , Titanicu nuk kishte marre asnje mase sigurie , dhe ne oret e fundit kishte marre 6 telegrame , per kapitenin dhe 1 per telegrafistin por qe nuk u lexuan sepse menduan se ishin telegrame urimi.
    Ne 23.40 naten e se djeles kulla e vrojtimit Fleet pa nje ajsberg ne nje distance te shkurter nga anija dhe dha alarmin per tu terhequr. Dihej qe shpejtesia e anijes ne ate moment ishte 22.5 nyje dhe qe po lundronte ne nje zone te rezikshme ne te cilen ne 27 vjetet e fundit ishin mbytur 19 anije. Per me shume uji ishte i qete dhe nata ishte e paster po e ftohte.
    Oficeri i pare William Murdoch, nuk e kishte marre shume parasysh alarmin e kulles se kontrollit dhe e kinsideroi mjegull,mjegulla ne nje nate te qarte u shnderrua ne nje ajsberg ne jo me pak se 60m.Kur u duk qarte se ishte nje ajsber oficeri i pare dha komanden e nderrimit te kursit me shpejtesi por anija nuk i shpetoi prekjes se malit te akullt dhe pesoi nje ēarje rreth 100m gjatesi.
    Ishte pikerisht atehere kur Lady Cosmo Duff Gordon, nje pasagjer qe ashtu si shume te tjere ishin terhequr neper dhomat e tyre , degjoi nje zhurme sikur dikush po e gervishte me nje gisht gjigant anijen.
    Uji filloi te depertonte ne anije.Shpejt u lajmerua per aksidentin inginieri konstruktor i anijes, Thomas Andrew, qe udhetonte ne te dhe qe u be nje nga viktimat e tij , ai e kuptoi qe anija ishte e humbur pa kthim.
    Pjesa me e madhe e pasagjereve nuk e moren shume me alarm gjendjen biles dhe vete kapitenit ju deshen 20 minuta te ēmuara qe te futej ne situate , e dinte qe do ndizej nje kaos frike prandaj dha urdher qe te veprohej me kujdes. Ai i dha rendesi aksidentit vetem ne oren 12.05, kur uji kishte filluar te merrte shume terren.Dha urdher qe te visheshin veshjet e shpetimit dhe te kerkohej ndihme.Pozicioni i anijes ishte 41ŗ46' ne veri dhe 50ŗ14' ne perendim.Mbas llogarive te bera u pa qe gjigandi ishte i denuar te zhdukej ne me pak se 3 ore.Disa barka kapen thirrjet me ankth per ndihem dhe vune gjithe motorat ne pune per te harritur sa me shpejt, por per ironi te fatit telegrafisti i Californise kishte shkuar te flinte dhe nuk munden te merrnin dot te dhena te sakta se ku ndodhej anija .Shume anije pane sinjale drite por mendonin se ishte nje feste ne ate gjigant luksi.
    Kur u pa qe katastrofa po afrohej u dha alarmi :" te shpetoje kush te mundet", " ne fillim grate dhe femijet".Fatkeqesisht Titanic kishte barka te vogla shpetimi vetem per 1178 veta nderkohe qe kishte 2207 persona ne bord.Pushtoi paniku dhe filluan te behen akte deshperimi si vetekzekutime.Nata pati nje rezultat prej 1503 te vrare qe ishte 68% e pasagjereve.
    Mungesa e vendeve ne barkat e shpetimit , dhe konfuzioni i frikes bente qe ne nje barke shpetimi te hipnin me shume njerez se kapaciteti, gjithashtu braktisja e detyres nga shume marinare dhe oficere ishte nje nga arsyet e disa humbjeve te tjera. Anija filloi te fundosej me shpejt se sa u llogarit.Orkestra e anijes luante melodi te ndryshme ne bord per te qetesuar sado pak njerzit e tmeruar dhe ashtu vazhdoi deri ne minuten e fundit.Sipas te mbijetuarve melodia e fundit e luajtur ishte " Me afer teje o Zoti im".
    Ne udhetimin inagurues te Titanic nuk mungonin njerez te njohur ne shoqerine amerikane dhe angleze si psh: John Joseph Astor IV, i njohur si njeriu me i pasur botes;Benjamin Guddenheim, i njohur si "mbreti i bakrit dhe i hekurit";Charles Hayes; isidor Stratuss, pronar te magazinave me te medha te N.Yorkut dhe milioner spanjoll Viktor Peńasco.
    Nje detaj ne listen e te mbijetuarve nuk ishte as mosha as sexi por pozicioni social.U shpetua 98% e pasagjereve te klasit te pare , kundrejt 54,7% te klasit te trette.Mes te mbijetuarve 66% ishin burra te klasit te pare kundrejt 29,4% femije te klasit te trete.Te mbyturit sipas statistikave ishin 120 te klasit te pare ose 18%, 535 te klasit te trete ose 35,5% dhe 686 pjestar ekuipazhi ose 45,5%

    E SHKRUAJTUR NE YJE:
    100 vjet me vone astrologu Dennis Elwell ne 1987 para eklispsit total te diellit qe do ndodhte ne 29 mars ne po ate vit , leshoi nje lajmerim publik gje qe nuk e kishte bere kurre gjate 40 vjeteve te studimeve te tij.Ai ju shkruajti dy letra kompanive me te rendesishme angleze te lundrimti. Ne te cilen i lajmeronte per rreziqe potenciale qe do vinin si pasoje e ketij eklipsi dhe shtonte se rasti i Titanic kishte ndodhur nen nje influence te tille te eklipsit te ndodhur 75 vjet me pare dhe shpjegonte se ne prill 1911 kishte ndodhur eklipsi dhe se Titanic ishte mbytur 3 dite me pare se te fillonte tjetri.
    Paralajmerimi i Elwell per komapnite e lundrimit nuk vleu por u hodh ne koshin e plehrave.Dhe ne 6 mars 1987 anija Herald of Free Enterprise nje traget i nje filiali te P&O mori jeten e 188 personave.

    Vite me vone shume studiues , inxhiner etj kane analizuar si ē'ndodhi ate nate dhe nuk mund te shpejtojne se si ndodhi aq shpejt , duket sikur nje dore e padukshme e ka zhytur gjigandin, sepse sipas llogarive duhet te duronte te pakten 3 ore por ai u fundos shume me shpejt.


    ________________________________
    Gjak Shqiptari, Sy Shqiponje, Zemer Luani...

      Ora ėshtė Fri 31 Oct 2014, 16:49