Forumi Guri Bardhė

Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne kete faqe,
mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar falas ne faqe.

Regjistrimi zgjat vetem pak sekonda...

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe vute ne dispozicion
per te n'a vizituar ne faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Bordi Drejtues i Forumit Guri Bardhe.
Forumi Guri Bardhė

    MĖMA (Novelė)

    Share
    avatar
    Administratori
    i Forumit "Guri Bardhė"
    i Forumit

    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Scorpio
    Numri i Postimeve : 6033
    Mosha : 33
    Vendlidja : Guri Bardhė
    Vendndodhja : Larg Vendlindjes...
    Profesioni : Emigrant...
    Pikėt : 12863
    Vlersuar : 171
    Data e Regjistrimit : 27/07/2007
    Hobi : Leximi dhe thurja e vargjeve...
    Humor : Punė, punė, natė e ditė qė tė shohim pakėz dritė. Eh Naim tė ishe vetė, e ta provoje turnin e tretė.

    MĖMA (Novelė)

    Mesazh nga Administratori prej Mon 11 Jan 2016, 22:12


    "MĖMA"
    Novelė nga KOĒO KOSTA


    Ėshtė natė dhe pallati ndodhet fare pėrskaj korridorit tė luginės. Diku pranė dherave tė sheshta tė kėsaj lugine, kėtu tek mbaron rrjedha e malit, janė ēelur themele dhe ėshtė ngritur edhe njė pallat tjetėr. Nė katin e tretė tė kėtij pallati banon familja ime: unė, gruaja dhe dy fėmijėt.
    Emisionet televizive kanė reshtur dhe pėrjashta ėshtė terr i thellė.
    Gruaja dhe fėmijėt flenė matanė. Nė skajin e majtė tė tryezės ime shoqe lė gjithmonė njė pjatė tė bukur tė hershme. Nė pjatė janė vizatuar zogj qė kėndojnė bujshėm. Nė krahun e djathtė, tek jam ulur, bubullon soba.
    Ėshtė stinė dimri. Ėshtė natė e ftohtė. Nėpėr luginė vrapojnė erėra tė ngricėta. Ulėrijnė si kope tė xhindosura. Sikur diku larg, te shtabi i vet madhor t’i kenė thirrur, t’i kenė kritikuar ashpėr pėr ngathtėsi dhe, pas kėsaj, vetė kėto erėra tė jenė sulur, sakaq, pėrjashta nėpėr fushėtirėn e ngrirė tė luginės. Dhe tani ulėrijnė.
    Dhe unė ende rri e mendohem i pėrkulur, i vetėm mbi tryezėn e punės. Nė ballkon, para dy vjetėsh, kam sajuar njė qoshe dhe kam mbjellė njė hardhi. Kujdesem pėr tė dhe nė pranverė e veēanėrisht nė verė ajo harbohet. Degėt e holla pa gjethe, me sythet e mbyllura zgjaten mbrapa shpinės sime, matanė kuadratit tė xhamave dhe heraherės ēukitin me nervozizėm, sikur tė thonė: Ne mėrdhijmė, po, mėrdhijmė! Ēele … tė ngjitemi diku qosheve tė dhomės e tė ngrohemi pakėz!
    Ėshtė erė nervoze dhe ato vazhdojnė tė ngatėrrohen e ēukitin! Ēukitin!
    Disa herė jam behur i mbėrthyer nga njė shqetėsim i menjėhershėm. Por ulėrima e erės godet ende mė me tėrbim dhe edhe mė keq pėrzihen pėrdredhjet skelektike tė hardhisė, dhe njė ēast tjetėr mė duket sikur hardhia, me ata gishtėrinj tė ēuditshėm ngjyrė dheu, troket me ngulm nė dritare.
    Sikur tė mos jetė hardhia?! Sikur … mė flet mua dhe mė ngre tė zgjohem nga dremitja!

    Befas mė kujtohet Mėma. Ajo ėshtė nė Fshat, atje matanė luginės, nė kodėr. Pranė shtratit tė saj, tej murit nėn pullaz, ėshtė njė pemė dhe druri i dardhės tani sigurisht qė s’ka gjethe. Dardhėn e mundon era: e fėrkon, e godet pas gurėve tė bardhė tė ftohtė. Dhe Mėma, ka gjasė tė jetė zgjuar dhe shikon nė errėsirė. Me sytė e mallit prej Mėme ajo ējerr tė zitė e natės dhe pėrqas pjellat e saj qė ndodhen larg.
    Unė ndodhem larg. Ndodhem kėtu nė qytet, nė katin e tretė tė njė pallati dhe kam grua, dhe kam dy fėmijė, dhe jam i gėzuar e me plot halle. Mė dhemb pak zemra pikėrisht tani. Diēka m’u mpi. Kujtimi pėr Mėmėn mė sėmbon rėndshėm, krejt ndryshe. Sa herė qė e dalloj atje larg, ndiej njė mall e njė dėshirė kaq tė madhe, qė vetėm njė brengė di ta mbajė: Brenga e zemrės sime.
    Kur vjen kėtu tek unė e ndiej se gėzohet, po shquaj gjithashtu se diēka kėrkon! Kėtė nuk e flet, po kuptohet.
    Mėmka ime! Ti nuk e sjell dot tėrė Fshatin, punėt qė tė presin atje, me vete! Ti nuk mund ta gjesh atė kėtu! Ndaj unė pėrsėri shqetėsohem, ndaj zemra ime prapė sėmbohet. Ē’tė bėj unė me ty?!
    Dhe, kur ndodhesh kėtu, kur do tė ikėsh, ti pas kėsaj, ngrihesh herėt nė mėngjes e kėrkon tė ngjitemi Tek Agjencia.
    Ashtu bėjmė. Ashtu. Paguajmė biletėn dhe presim. Qė andej do tė niset pėr tė kaluar nėpėr Fshat ajo makinė korrierė, me tė cilėn do tė udhėtosh Ti, Mėmė!

    Bėnte ftohtė edhe atė mėngjes! Bėnte shumė ftohtė. E ndieja se po mė ngrinin majat e gishtave brenda nė kėpucėt me lėkurė derri. Dridhesha aq sa mė dukej sikur do tė mė binin dhėmbėt. Nuk doja qė ta pikaste Mėma, po s’mundesha dhe lėvizja sikur kėrkoja se prisja tė shfaqej dikush. Dhe ēuditesha se si ajo qėndronte pa lėvizur mbi kėmbėt e holla me ēarape tė zeza. Ēuditesha! Ajo ėshtė 86 vjeē, e rrudhur dhe e mpakur. Shamia e zezė ia mbulon krejt flokėt e bardhė dhe unė, biri i saj, s’e pėrfytyroj dot pa shami. Pa atė shami! Jo vetėm kaq: Koka e zbuluar e Mėmės mė hap papritur njė humnerė tronditėse.
    Kėtė shqetėsim shpirti im e ka provuar tepėr rrallė.
    Atė mėngjes, e vėshtrova drejt, sikur ta pėrpija, qė tė ngopesha me mėmėsi, qė, pėrgjithmonė, ta kisha me vete thellė, brenda nė gjoksin tim.
    Ja, sonte e vėshtroja me sytė e kujtesės: mė dukej sikur ai shtati i brishtė i saj mė ndillte udhėn pėr nė Fshat. Ai qe shtegu. Pikėrisht ai.
    Ti ke ftohtė, tha Mėma. Ti ke ftohtė, tha pėrsėri ajo.
    Nuk kam ftohtė, thashė.
    Po nuk dėgjoi ē’thashė unė. Supet e vogla, tė pėrhumbura diku midis rrobave tė shumta tė zeza tė veshura njėra mbi tjetrėn, u pėrpoqėn ende qė tė ngrinin mure pėrskaj lugut tė tharė tė gjoksit. Ajo bėri dridhje nga njė brengosje e ēuditshme.
    Atėherė nuk ike mirė, tha pastaj. Nuk foli mė, po heshti. Vėrente pėrbrenda vetes. Ndėrsa mua mė mbetej t’i shkoqitja mirė ato tė folura eliptike tė saj. E kuptova se pėrsėri tha diēka pėr atėherė, kur unė u largova fundimisht nga Fshati. Atėherė kur mora gruan dhe u vendosa nė qytet. Nė Fshat, nė shtėpi, ngelėn vetėm vėllai dhe Mėma. Dhe disa sende: shtėpia, kopshti i vogėl, gomari, lopa, viēi dhe dhjetė dele e pesė dhi. Kaq. Ngelėn gjithashtu brigjet, rrėketė, shpellat, drurėt. Mbeti klithma madhore e fėmijėrisė sime, gjurma e gjyshit, e babait dhe kupa e qiellit qė mė ngrohu sėpari. Nė atė ndarje apo ikje, nė tė vėrtetė, s’pati asgjė poetike. Pėrkundrazi, unė u trishtova sikur m’u ēa zemra, se m’u duk sikur ndahesha sė gjalli me Mėmėn, me gjithēka: Me Fshatin tim, pra.
    Kaq.

    Mė vonė vėllai u martua. Ende pa hyrė nusja e vėllait nė shtėpi, mė dėrguan dymbėdhjetė kilogramė lesh. Me atė lesh ne bėmė qilim dhe gruaja ime ėshtė tepėr e kėnaqur.
    Vėllai tani ka lindur djalin e parė. Ne shkojmė shumė mirė me nusen e vėllait, po Mėma ende nuk nxiton ta ngjisi kunatėn time nė relievin e familjes sonė. Ende! Kurse nusja e vėllait…

    Tė pimė edhe diēka, i thashė atė mėngjes Mėmės dhe i tregova Klubin.
    Mėrdhih, prandaj, tha ajo. Ti mėrdhih! Kurse mua mė ngroh rroba e leshtė.
    Nga mėnyra si e lėvizi nofullėn volake, kuptohej se Mėmėn time e kishin braktisur tėrė dhėmbėt. Kuptohej gjithashtu se ajo po zemėrohej.
    Nėpėr grykėn qė mė dukej sikur fėrshėllente po mė ngjitej kolla. Bėra pėrpjekje ta ndalja po s’munda.
    U kolla si njė i sėmurė.
    Tė duhen ēorape leshi, tha Mėma. Ajo foli sikur belbėzoi.
    Tė duhen ēorape leshi dhe fanellė leshi!
    Mėrmėriti kėto dhe mė hetoi me sy. Pas kėsaj, sikur tė fliste pėrsėri me vete, tha:
    – Je i mpakur, i dobėt! Shoh djem tė mėmave qė i shpoi shėndeti! Ti sikur digjesh pėrbrenda, o djalė!
    Mė shikonte drejt, sikur tė kėrkonte njė shteg pėr tė parė atje ku digjesha…: Pse digjesh, o bir?!
    Shikimi i saj u tret nė pikėllim.
    – Atėherė nuk ike mirė! Nuk ike mirė nga Shtėpia e Fshati. Duhej tė ishte ndarė gjė e plaēkė e katandi!
    – Unė kam nga tė gjitha, – i thashė.
    – Po ēarape leshi s’ke! Nė paē tjetėr gjė me bollėk, zgjatja vėllait. Sipas dėshirės, sipas zemrės. Po ēarape leshi s’ke!

    Heshti. Sytė e saj mė shikonin drejt. U tremba se ajo bėn zemėrime tė befasishme.
    Kjo Mėmė ėshtė e pangopur nė kujdesje, thashė me vete.
    Lėviza me njėfarė kujdesi dhe ngjita shkallėt e ulėta tė Klubit Te Agjencia. Xhamat e tij ishin tė veshur me avull tė trashė. Lexova orėn: Edhe njėzet minuta, pa tė vinte makina me tė cilėn do tė arrinte Mėma nė Fshat.
    Unė e kisha merak udhėtimin e saj.
    – Tani s’jam unė zot nė atė shtėpi, – tha ajo. Ajo ndodhej fare pranė meje.
    – Ty tė kemi Mėmė, – thashė.
    – Edhe yt vėlla s’ėshtė zot mė vete. Ėshtė hisetar; vetė i dytė, siē ke hisetarė ti nė kalanė tėnde kėtu nė qytet, tek ke ngritur folenė.
    E shikova drejt, se mos dalloja ndonjė tė ēarė midis kunatės dhe Mėmės.
    – S’ėshtė puna atje, – tha ajo. – S’ėshtė…, po dua tė jem nė rregull; tė jem me nder. Nusja e Fshatit ngre jetėn e saj tani dhe mua mė takon tė gatitem pėr tjetėr pajė. Mendja ime s’duhet tė komandojė mė; s’mė takon! Ja, ta zėmė se i them tė ngremė dy okė lesh deleje e tė ta dėrgojmė ty qė tė vishesh me ēorape e fanellė. Qė tė vishesh nė lesh tani nė dimra. Ja, ta zėmė se ajo thotė mirė, o mėmė, zgjedhim dy okė lesh, i pastrojmė, i llanaritim, i tjerrim dhe ia dėrgojmė. Po nė qėlloftė ndryshe?: Po nė marrtė vrap e tė sillet nėpėr dhomat e shtėpisė bramp, brumb, tė fshijė e tė lėvizė sendet me fshesė e gjunjė? Ē’tė bėj unė pastaj?! Bijė bote ėshtė, biro! Apo tė gėrnjepsem e t’i hedh fjalėt nė dhé! Tė dal nėpėr sokakėt e fshatit?! Unė me tė do jetoj. Mbase tė thotė mendja qė tė iki e tė vij te ti. Dhe pastaj, kur tė mė vijė ora, tė vdes?Po ē’tė lė, pa? T’ju lė tė pėrēarė?! Jooo, kėshtu s’bėhet, derman! Ndaj s’e bėmė tamam kur ike pėrngaherė. Po … Mirė, e pi dhe njė kafe, veē e bluajnė keq, e lėnė koqerakoqera.
    E zurbi kafen me ėndje dhe dyshime qė ia shikoja nė sy.
    Edhe pak minuta dhe do tė ndaheshim. Ajo do tė udhėtonte drejt djalit tjetėr, drejt Fshatit.
    Fliste diēka dhe kujtohej tė vėshtronte me sy tė mprehtė nga xhamat e veshur.

    Edhe atje, tani qė po kujtoj kėto, sigurisht qė era rrėshqet nėpėr plloēat e shtėpisė dhe nata ka ulur supet dhe laget apo plevitet nga dėbora.
    Kujtoj kėtė Mėmė, Mėmėn qė s’ka tė dytė. Mundohem ta zotėroj tė gjithėn duke e pėrfytyruar. Ajo ma mbush kabinetin e punės me njė bukuri si tė njė virgjėreshe. E pėrfytyroj me kujdes, me etje, me dėshirė tė pangopur. Nė mishrat, fjalėt, gropėzat, hijet, zemėrimet dhe buzėqeshjet ka lėshuar burimin e saj tė dėlirėsisė. Ajo ka fytyrė shumė tė fisme: Fytyrėn e Mėmės. Sikur tė qe mbledhur ekipi mė madhor i Poetėve mė tė talentuar e mė tė ndershėm i tė gjitha Kohėve tė Botės dhe tė kishin ngritur Mėmėn: Triumfin, gėzimin mė tė pafajshėm. Dhe Fshatin aq tė bukur: Jetėn.
    Dhe shekullin tim!
    Kėėėtė!

    I

    Disa dimra mė parė, nė njė xėcllėk tė tillė tė egėr u ndodha pikėrisht atje. S’isha martuar ende. Atėherė Mėma ishte 80 vjeē. Qe natė, frynte erė dhe kėrcitnin drurėt pėrjashta nėpėr kopshte.
    Mua m’u prish gjumi dhe ndieja tė ngjethur. Isha i mbuluar me jorgan e velenxė, po pėrqark ndieja ca frikėra tė stisura, sigurisht. I pėrfytyronte mendja ime. Desha t’i flisja vėllait nė kthinėn ngjitur, por ai gėrhiu dhe e ndjeva se po shlodhej nė gjumė. Nė dhomėn tjetėr dėgjova zhurmė.
    Vajta matanė. Drita qe ndezur. Mėma ishte ngritur pėrgjysmė nė shtrat! dhe thurte me shtiza! Thurte ēarape leshi!
    Oh, ka ca gjėra tė hidhura, tepėr tė rėnda, tė papranueshme pėr njeriun. Po janė tė vėrteta, dhe e vėrteta vjen, s’fshihet. Si mund t’i fshihja atėherė tė 80 vjetėt e lodhur tė Mėmės sime! Si mund t’i nxija unė flokėt krejt tė bardhė tė saj!
    Ishte mesnatė dhe errėsira qe tėrhequr nėpėr qoshe, dhe shaminė e zezė tradicionale s’e kishte te kryet. Nė kokė ishin borėrat e viteve tė moshuara. Ishin flokėt e rrallė tė zbardhur.

    Unė ndenja pranė saj dhe njė hop mendova tė sillesha sikur isha zgjuar qė tė kėrkoja diēka nėpėr dhomė. Qė tė mos e vėshtroja drejt Mėmėn e plakur, fytyrėn e saj tėrė rrudha, qafėn e hollė nėpėr tė cilėn i tundeshin fragmente lėkure. Qė tė mos i shihja veshėt e brishtė, aq tė tejdukshėm! Dhe gropat e syve, dhe flokėt e drojtur tė bardhė, tė ngatėrruar me mundimin e madh pėr tė mbajtur gjallė ende dy bishtaleca tė thurur, bishtaleca tė ardhur nga rinia. Dy bishtaleca si dy rrėkeza tė zbardhura qė po shternin. Qė po thaheshin.
    Dhe kafkėn tepėr tė ngushtė!
    Mėma thurte, dhe kėrcinjtė, me kockat e duarve, i dilnin pėrpara, dhe gishtat i lėviznin sikur t’i thoshin diēka, sikur me ta tė bėnte dialog. Ajo qe e heshtur dhe e ndiente shumė poezinė e punės.
    Nė dhomėn e saj gjithēka ishte e thjeshtė aq sa ēdo gjė mund ta kapje me dorė palėvizur pothuaj.
    Nuk foli. Shpirti im u trazua dhe unė u hutova krejt. Nuk kėrkova asgjė nėpėr dhomė, por u ktheva me rrėmbim si i ēmendur, dhe gjunjėt m’u vranė nė dysheme, pranė Shtratit tė Mėmės. Sėbrendshmi mė pushtoi njė ndjenjė rrėqethėse, e llahtarshme. Goditėse.
    Kėrkova duart e gjata nė prehrin e saj dhe doja tė qaja. Brenda nė gjoks kėrcente diēka.
    Nuk guxoja tė qaja. Ta puthja dhe tė qaja. Mėmėn! Lėrmė, Mėmė, tė tė puth e tė qaj! S’di pse!… S’i shpjegon dot tėrė gjėrat shpirti! Pikėrisht nga kjo doja ta tulatja kryet te gjoksi i saj dhe … Dhe tė qaja. A do tė ma lejonte Mėma kėtė? Ajo… hallemadhja ime shekullore!
    Dėshpėrimi im ato minuta s’kishte hije. Ai qe tkurrje, mėshirė. M’u duk i tėri si ēasti i gremisjes absolute. Mė dridheshin tėrė nervat. Zemra kishte pritur kėtė grim qė tė shkretohej. Dhe shpirti njėherėsh m’u bė si oqean i pikėlluar. Doja tė lotoja me hidhėrim.

    Atėkohė, befas, pėrjashta nė terr krisi diēka: dritat diku bėnė masė dhe u fikėn.
    Unė rrėmbeva pėllėmbėt e fishkura tė Mėmės dhe i puthja me ethe. Pastaj buzėt e mia kėrkuan gushėn e saj dhe ngelėn atje.
    Ajo s’bzante. Mė trazonte flokėt e shprishur dhe mė fėrkonte lehtė te damarėt nė qafė nga prapa. Unė… Mundohem e vuaj mbi … Dritat u ndezėn. Ngrita kokėn dhe e pashė nė gropat te sytė. Ajo rregulloi pėllėmbėn e dorės sė djathtė dhe me gjurmėt e mollėzave tė tyre fshinte me kujdes lotėt e nxehtė qė mė buronin nga sytė.
    – Pi cigare, – tha Ajo e heshtur.
    Heshtja e Saj m’u duk sikur mbahej ende e mbyllur si njė britmė e mbytur.
    Unė kisha shumė turp tė mė thoshte: Ē’ke? Pse qan? Pse bėn kėshtu?
    Nuk mė tha asgjė nga kėto.
    Ajo mė tha: Je burrė.
    Se mėrmėriti: Pi cigare!
    Mora paketėn dhe ndeza cigare.
    – Hidh atė pallto krahėve, – pėshpėriti.
    Unė hodha krahėve njė pallto tė madhe tė leshtė, po tė pėrdorur prej vitesh. Ajo pati qenė e Babait. U kolla dhe m’u duk sikur nėn pallton e vjetėr dėgjova kollėn e tij.
    – Ai pinte duhan tė dredhur, – tha Mėma.
    Ai, thoshte Mėma pėr Babain tim, pėr burrin e saj tė jetės, pėr atė, varrin e tė cilit tani nėpėr tė errėt e lėpijnė erėrat e ftohta.
    – Ngrihej natėn dhe dridhte duhan. Nuk e ndizte me shpirto, po me masat e me eshkė. Eshkėn e gjente vetė. Paēka: Ti u rrite burrė, tani!
    Zėri i Mėmės sikur ndėrroi. U bė disi i rreptė, pa pėrkėdhelje, pa pėrlagie lotėsh. Ai qe zė mėme e babe sėtoku.
    U ktheva mėnjanė dhe fshiva sėrish sytė dhe faqet. Doja t’i harroja ata lot! Ndėrkohė Mėma kishte arritur tė hidhte shaminė e zezė nė kokė dhe atėkohė ngjante tamam: Pa atė behje tė lemerishme tė bardhėsisė qė thėrret vde…
    – Tani u bėtė burra, – tha Mėma. – Burri duhet tė dijė shumė gjėra.
    Heshti. Unė e vėshtrova drejt dhe dallova se Ajo qe bėrė e egėr. Aq e egėr!
    – Burri duhet tė dijė se zė short, martohet me tė, pjell fėmijė, rrit, plaket dhe vdes.
    Ajo mė drodhi me shikimin e saj pa asnjė lėshim. Tundi kokėn: Ej!
    – Ē’kujton?
    Lotėt e mi u thanė nė rrėnjė.
    – Kur lindet njeriu, gėzohemi, po, kur i vjen vdekja, ai duhet tė ikė e jo tė lemeriset. Ē’kėrren nga frika?
    Mė shikoi prapė drejt dhe sėrish tundi kokėn sikur tė mė thoshte: Vėre gishtin tregues nė tėmth dhe mendohu njė ēikė mė shumė!
    Ky m’u duk njė veprim tepėr i vrazhdė i dashurisė amėsore.
    – Do 1indet njė njeri? Njerėzia sigurisht e presin dhe pėrgatiten. Ka edhe vdekje qė priten. Atėherė tė ngulemi e tė vdesim pa turp. T’i shohim nė sy gjėrat. Nuset, o djalė, bėjnė Pajėn e Martesės, bėjnė njė punė tė mirė, njė punė jete. Por unė, si e moshuar, qė e hodha e e tėrhoqa gjer nė kėto vite jetėn; unė, qė tani po shkas kėtej, duhet tė vė nė sėnduk Pajėn tjetėr, atė Tė Vdeklės. Qė tė iki si mėmė e mirė. Qė ju dhe nuset tė mos meroheni pėr atė qė s’ju takon, pėr atė qė unė mundet ta gatit vetė. Se akoma mė punojnė kėmbėt e duart.
    Lėvizi me rrėmbim dhe u shfaq me njė forcė tjetėr, sikur ajo tė qe Mėma e tėrė Botės. Mori njė arkė tė gjatė dhe e tėrhoqi nga nėnshtrati. Ajo lloj valixheje qe me kapak dhoge tė pazdruguar.
    – Pėrderisa akoma s’keni prurė nuse nė shtėpi, unė ja, ta them: Kėtu po e lė Pajėn e Ikjes sime. Kemi ardhur, do tė ikim. Kėtė tė fshehtė do ta dinin ato, po ju akoma s’po rregulloheni dhe nėn kėtė ēati t’ia bėjė fėmija ciu! Paēka! Dhe vajzėn e kam larg, nė fshat tjetėr. Dhe ju, sido qė tė ndodhė, mundohuni tė nderoni veten si fėmijė tė mėmės e tė atij Babe me emėr. Dhe bėni zakonet e mira. Unė kam borxh qė tė iki e veshur, e mbathur. Prandaj mė sheh qė po bėj ēorape tė gjata me lidhėsa gjer nė gjunjė. Ndaj po gatit lesh qė tė bėj fanellė e ē’mė duhet. Kėshtu, jo se ndjellim vdekėl dhe se e duam atė, po, nė ardhtė dhe nė s’e pėrzėnēim dot, tė mos na lerosė me turp. Apo …
    Ajo foli dhe e kishte bindjen sikur po jepte mendimin e urtė. Dhe vėrtet, nė fjalėt e saj tė qarta kishte vetėm urtėsi. Mendimi i saj qe i pjekur. Ajo ka mendje me njė logjikė tė pėrfunduar. Nuk i njeh trillet. Nuk u nėnshtrohet atyre dhe asnjėherė s’e ka pėrmendur emrin e shenjtė tė Jezu Krishtit.
    Ėshtė qenie telurike, qenie tokėsore e vėrtetė Mėma ime. Dukej sikur tani ndodhej ashtu e mėnjanuar atje nė Fshat, ngaqė ne fėmijėt jetonim larg. Por ajo, megjithatė, gjente forcė te vetmia e saj, te depoja e pėrvojės sė gjatė. Nuk ėshtė fantazmagorike. Ėshtė e tėra nė botėn tonė.
    Gjithashtu ajo ka hijen e njė pėrralle tė madhe qė dėrgon ėndrra tė bukura dhe tė zgjon virtyte.
    – Fjalė e plakut, trari i pragut, – mezi mėrmėrita.
    Ajo s’i afroi te mendja e vet kėto fjalė, mė duket.
    Dhe sikur mė tha: Cuk, s’shkojnė nė golėn tėnde.

    Oxhaku pėrsipėr ēatisė ulerinte vajtueshėm dhe nata ime u tha, u bė pikėllim pa lot. Diēka dija nga Paja e Vdekjes, po jo, kurrsesi s’doja ta shikoja, tė ndodhesha pranė saj. Qė Mėma ime tė ishte plakur dhe tani tė mbyllej e vetme nė dhomė, dhe gishtėrinjtė e saj tė pėrtharė tė bėnin atė lloj Paje (!), dhe mendja e lodhur nga mote e mote e Mėmės sime tė porosiste tani (?!) pėr Pėlhurėn e Bardhė, pėr …
    Oh, po, sakaq, pikėrisht sonte, nė kėtė natė tjetėr, kėtu nė qytet, qė ndodhem larg saj, mė duket e tmerrshme qė makineria e trurit tim pėrqas mendime tė kėtilla! Ē’domethėnė kjo? Mėma ime s’i ka rėnduar askujt! Pėrkundėr. Asaj duhet bėrė kėngė pėr jetėn. Ajo vetė, nė njėfarė heshtjeje, me shumė dinjitet, end me kujdes pjesėn tjetėr tė jetės dhe e tjerr me merakun qė poema e saj tė pėrfundojė pa lėnė asnjė bezdi pėr tė tjerėt qė do tė vazhdojnė tė gjėllojnė mbi tokėn e bukur. Vazhdon tė bėjė detyrėn, vazhdon tė respektojė ligjin e madh tė jetės: gjithēka me mund, me dinjitet, sipas njė riti tė ardhur e tė menduar nė mugėtirė tė tėrė shekujsh.
    Befas gishtat e saj u zgjatėn qė mbrapa dhe lėnduan xhamin e dritares. U drodha i tėri! Ngriva!
    Nė xham trokitėn dhe, kur lėviza kryet, duke regėtirė sėbrendshmi, u pėrballa… me perden! Me perden! Mėnjanova atė dhe vėshtrimi im humbi nė errėsirė.
    Nėpėr terrin e ngrictė frynte erė. Era tundte degėt e hardhisė, dhe degėt e hardhisė trokitnin te xhamat e dritares. Jo, gishtėrinjtė e rrudhur tė Mėmės sime s’janė bisqe hardhish, qė tė lėndojnė me kujdes xhamat e studios ku punoj. Ėshtė hardhia e zhveshur nga dimri.
    Ftohtė, ftohtė, thoshte lakuriqėsia e degėve tė saj. Ftohtė!

    Ashtu mė dukej mua, qė rrija e punoja nė studio i vetėm, qė ndenja e meditova aq gjatė atė natė. Atė natė qė s’po gdhinte.

    Kėrciti dera dhe nė suazėn e hyrjes pėrballė qėndroi shtati i ngrohtė i sime shoqeje.
    – Kėtu ėshtė ngrohtė, – tha ajo.
    – Kėtu ėshtė ngrohtė, po pėrjashta ngrin, – thashė.
    – Uuu! – ia bėri ajo dhe hyri e tėra brenda.
    Dera u mbyll ngadalė me ankim.
    – Po gdhihet, – tha.
    – Kujtoja Mėmėn, – thashė. – Kujtoja…
    – Kjo erė qė ulėrin, kjo natė e gjatė dimri tė shpie nė kujtime.
    Ajo hodhi dru nė sobėn vertikale dhe u ul pranė meje. Unė lėshova kryet. Ndjeva aromėn karakteristike tė kurmit tė saj. Ajo lėshoi krahun nė qafėn time dhe bariti buzėt dhe mjekrėn nėpėr flokėt e mi. I njihja gjestet e brishta femėrore tė gruas.
    – Kujtove Mėmėn?
    – Mėmėn, – thashė.
    Sytė e saj prej gruaje u bėnė pellg. Ajo ka dashuri pa fjalė. Ne duhemi shumė dhe bėjmė sėbashku atė qė ėndėrrojmė, po prapė na duket pak. Kemi, gati, njė pangopėsi tė dashur njerėzore ndaj njėritjetrit.
    – Pse qan? – thashė. E ndjeva qė mė regėtiu kombi i grykės, po s’doja tė pėrlotesha nė prani tė saj.
    – Ajo jeton mirė, po se si mė vjen! Edhe mua se si mė vjen!
    Kėshtu tha gruaja dhe vazhdonte tė belbėzonte:
    – Mė dhimbset. Besomė; e di sa mė dhimbset! Mė thirri njė ditė dhe mė tregoi….
    – Pajėn e Vdekjes, – i thashė.
    – Po, – tha. – Dhe nuk e do vdekjen, nuk e do. Po nė njė moshė kaq tė thyer … Ajo e di…. Mendje esėll! Dikush duhet ta dijė, mė tha njė ditė. Qė tė mos turpėrohemi. Vdekja ėshtė e ligė, po ja qė e kemi borxh. Njeriu i shkretė rron pranė e pranė me tė. Kėshtu qė s’duhet ta gėnjejė veten e tė hiqet apo tė besojė sikur s’i takon atij vetė. Ndaj, o bijė, kur tė arrijė dhe tė mos kemi ē’tė bėjmė, tė mos na gjejė me turp. Vdekja ka vdekjen… Ja, kėshtu. Besomė: kur vjen ajo kėtu, unė dua tė jem njėqind herė e mė e mirė, tė mos e mėrzit.
    – Ti je e mirė, – thashė.
    Pėrjashta dėgjohej fėrshėllima e xhindosur e furtunės. Gruaja mė puthi fort dhe ca ēaste s’donim t’ia dinim ē’bėhej pėrjashta.
    Pastaj e ndjeva sėrish se si era lehu edhe njė herė dhe se si, befas, humbi sikur ta kishin qėlluar pėr vdekje.
    Mos flini, sikur na thoshte ai terr i ngjeshur me kėngėn e furtunės.
    Fli sa flenė Burrat nė tė tilla kohė, sikur thoshte zėri i Mėmės.
    Matanė perdeve, nė kuadratet e qelqta tė xhamave u projektuan krahėt e hollė tė kėrleshur tė hardhisė. Kolla ime pakėz e thatė prishi qetėsinė e studios. Ime shoqe mė fėrkoi dejtė qė zbresin te qafa. Kėshtu mė fėrkon Mėma. Ajo nga e cila vij. Vendi prej tė cilit rrjedh uji. Ajo diēka e cila qėndron mbi tė tjerat. Ajo e cila qėndron nė krye.
    Diēka e dashur dhe e shenjtė: Burim, Gurrė, Amė.

    II
    Pėrsėri filloi tė zbriste borė me pėrtesė. Ajo kishte nisur vonė pasmesnate dhe dita qe gdhirė plot me lule. Dhe pėrsėri shkundej dėborė dhe sėrish reshtte.
    Ishte dimėr. Njė dimėr qė ngjante tepėr madhėshtor. Natėn kishte punuar me nxit dhe tani dėbora vazhdonte tė ulej nė heshtje tė rėndė, duke rėnė sikur s’pėrfillte askėnd. Prania e saj kishte prishur shumė intimitete. Andaj, nė mėngjes, kur u zgjuan, njerėzit kishin arsye tė hutoheshin. Ajo i kishte pushtuar nė gjumė nga tė tėra anėt. Gjithkund.
    Kisha mėnjanuar njėrėn fletė tė perdes dhe shikoja i pėrhumbur pėrjashta. Kur shkundet borė, kur bie dėborė qė zbret kėshtu ngadalė me flokėt e saj, kur ulet qetė, butė dhe vazhdueshėm, tė duket sikur aty nė dhomėn jote je i shkėputur nga e gjithė bota. Sikur edhe vetė ekziston ndryshe dhe koha ecėn ngadalė.
    Rrugėt e qytetit, lulishtet dhe veēanėrisht shtėpitė me ēati ishin bėrė tė bukura. Krejt ndryshe, jashtė ēdo standardi, ose njėfarė uniformiteti mė se i pritur. I dashur.
    Atje pėrjashta njė fshatar me veshje tė krahinės sonė po ngjitej pėr nė qytet. Burri qe mbėrthyer lart mbi samarin e kalit dhe shumė dėndur hapte kėmbėt qė ta qėllonte kafshėn te barku me thembra. Por ai vetėm sa bėnte sikur do ta godiste. Kali vetė, shpesh, dukej sikur do tė kafshonte frerin. Se qe i ri dhe s’e mbante vendi. Megjithėse duhej tė ēante borėn.
    A qe ftohtė pėrjashta? Se brenda nė dhomėn time bėnte ngrohtė dhe unė i kisha tė vakėta duart.
    Ushqeva prapė sobėn dhe dy herė rresht thirra time shoqe qė sėbashku tė soditnim pėrjashta, qė brenda xhamave. Sa afroje fytyrėn te qelqet e dritareve, tė godiste lėbyria nga ndriēimi i beftė. Degėzat e mardhura, tė shtrira tė hardhisė, ishin dubluar dhe sikur kishin frikė mos shembej dėbora.
    Atje pėrjashta nė rrugėt fėmijėt qėllonin me toptha bore, paēka se ajo i spėrkaste.
    Natyra vazhdonte tė kthehej nė njė park tė bardhė natyror.
    M’u kujtua Fshati, Mėma pranė kllanikut dhe zjarri me dru lisi qė kėrciste. Edhe atje nė Fshat ulej dėborė dhe pirgjet e saj rriteshin, kurse maēoku i shtėpisė nė anėn tjetėr tė vatrės rrinte ashtu maēokshe dhe vazhdimisht mbyllte sytė pėr gjumė me njė shprehje qesharake rėndėsie dhe intrige. Dhe sa u shkon heshtja qė pėrhap dėbora atyre brigjeve me gorrica, sfaka, gjineshtra dhe me atė kope tė pambaruar shpellash nė rrethinat e fshatit!
    Ime shoqe mė pickoi dhe unė u pėrmenda.
    Vazhdonim tė rrinim mbėshtetur nga pėrbrenda nė dritare dhe njė ēast mė shkoi ndėr mend sikur unė dhe ime shoqe qėndronim ashtu qė tė pėrgjonim kur tė shfaqeshin Shpresat e Botės.
    Atje pėrjashta gjithsesi gjithēka qe magjepsėse. Ditė tė tilla ngacmojnė pėr tė ringjallur tė kaluarėn. Dėbora veēanėrisht mė prek.
    Jashtė qe bėrė ndriēim i bukur dhe tė rinjtė, qė luanin dukej sikur gumėzhinin, sikur nėpėr ta, tė ishin tėrė zogjtė dhe fėrkimi i bisqeve tė ngrohura.
    – Ua! – u ēudit ime shoqe dhe pėllėmba e vogėl, e ngrohtė, i mbeti e hapur nėn pulovėr, poshtė kėmishės sime, te kraharori, qė herėherė ia bėnte kėrr, kėrr.
    Eh! Kėrr, kėrr!
    U kolla. Mbase s’do tė isha kollur, po tė mos kisha pyetur vetveten me mend nėse isha kollur sot apo jo. Unė kam organizėm tė ndjeshėm dhe kur qėllon tė mė ngacmojė kolla, s’dėshiroj qė Mėma ime tė ndodhet diku pranė. Ajo tani ėshtė atje nė Fshat, ndanė kllanikut dhe ashtu, se pėr ēfarė nget mendimet e veta! Ngacmon e ngacmon trungun qė lėshon gaca pėrqark. Kur njerėz tė ndryshėm: cilėtdoqofshin, shkojnė me shėrbim nė Fshatin e saj, ajo del dhe i pyet pėr mua. Njė aktor teatri i qytetit mė njihte dhe, kur shkoi pėr shfaqje nė katund, kėrkoi shtėpinė e Mėmės sime dhe i ēoi njė pako me llokume. Ajo i tha qė tė ulej tė kuvendonin, por ai e ngacmoi kur e pyeti se cilin nga djemtė donte mė shumė. Eh! ia kishte bėrė ajo. Kishte shtrirė duart pėrpara, pat nderur pėllėmbėt, hapi gishtat dhe shikonte atje. Eh! lėngoi. I largėti, kishte mėrmėritur. Kur luajnė violitė nė radio apo televizor, s’di o djalė, pse mė kujtohet ai i qytetit dhe zė e qaj. Me vaj a me gėzim qoftė muzika.
    Pastaj ajo kishte ngritur vėshtrimin, e shikoi drejt dhe i tha: Kollet?
    – Motra! – klithi befas ime shoqe.
    Para oborrit tė pallatit, me shpinėn tė kthyer pėrgjysmė nga fasada e apartamentit, qėndronte motra ime. Tė vetmen motėr qė kam. Ajo rrinte ende dhe shikonte ata qė goditeshin me topa bore. Nuk lėvizte. Sikur tė qe munduar deri aty qė tė shihte vetė si bėnin nė qytet luftė me topa bore. Ajo lėshoi njė piskamė dhe u mundua tė mbrohej. E qėlluan pėrsėri dhe ajo vėrejti pėrqark e hutuar dhe e trembur njėherėsh. Por… e gėzuar, sikur pėrnjėherė t’i kishte bujtur fėmijėria e mėrguar.
    – Ej! – thirri njė gjashtėmbėdhjetėvjeēar. Ai e nxori trupin qė pas njė muri dhe iu drejtua dikuj atje tej qė s’dukej.
    – Budallė, – tha gjashtėmbėdhjetėvjeēari. – Pse qėllon fshataren?
    Ime shoqe trokiti xhamin. Trokiti e gėzuar, si fėmijė gjashtėvjeēar.
    Motra lojti kryet e hutuar, na dalloi, dhe hutimi i saj njėherėsh u bė gaz. Ajo diē tha, diē tregoi, po ne s’pamė njeri.

    Motra po vinte: Ngjitej me tėrė bujarinė dhe bukurinė e saj.
    Nė korridor ime motėr dhe ime shoqe kėrcitnin buzėt nga puthjet.
    – Si dole nė kėtė borė? – i thamė.
    – Kjo ėshtė borė pėr lodėr, – tha. Ajo qeshte.
    – Ke qenė nė Fshat te Mėma?
    – Mirė qenė, – tha, – Isha para njė jave. Mirė ishin tė tėrė. Edhe atė nuse e kemi tė mirė. Tė dyja nuset i kemi flori.
    Motra brofi dhe pėrqafoi e puthi pėrsėri gruan time. Gruaja u skuq, ndėrsa motra u pėrlot. Pastaj motra afroi njė si ēantė apo diēka si trastė jeshile qė e kishte sjellė nga Fshati dhe futi duart nė grykėn e saj.
    – Gjithsesi nė fshat gjendet diēka, – tha ajo.
    Ajo nxori njė tufė lesh deleje. Leshi i deles ishte i palarė: Dhe porositi: Qė nėse dikush prej nesh do tė ftohej nė gjoks, duhej ta ngrohnim dhe ta vinim nėn kanotjerė, nė dėrrasėn e kraharorit.
    Pastaj motra i zgjati gruas njė shishe aranēatė me raki tė parė.
    – Kėtė pėr t’u fėrkuar, – tha ajo. – Pėr tė zbutur damarėt.
    Ajo pėrmbysi trastėn dhe mbi qilimin e kuzhinės krrokarisėn frutat e arrėve. Nė njė lahuri pat mbėshtjellė diēka tė cilėn s’e hapi, por e futi pėrsėri nė trastė.
    – Si ishte Mėma? – i thashė.
    – Kėtej e ka mendjen, – tha.
    – Kur vjen kėtu, mendjen e ka andej, – thashė.
    – Mosha, – tha motra.
    S’fola. As ime shoqe. Fėmijėt numėronin kokrrat e arrėve.
    – Ajo punon me mendjen e saj, – tha motra. – S’ndėrron!
    – Nuk ha dialektikė, – thashė. Para syve tė mi vezulloi qartė tėrė fiziku i Mėmės. Gjithsesi, shtati i saj qe i zhdėrvjellėt dhe ajo bėnte lėvizje tė hijshme aq tė ngrohtė nėpėr dhomė.
    Ime shoqe sepse qeshi dhe mua mė iku imazhi i Mėmės.
    – Nusen e fshatit e shikon me dyshim, – tha.
    – Pse! – mėrmėriti ime shoqe.
    – Ashtu i bėhet, ashtu i shkruan mendja! Megjithėse …
    Motra qeshi me vete dhe tundi kokėn.
    – Ajo mė kėrreu nga shtėpia nė kėtė ditė me borė. – tha. – Ta dini, ajo mė dėrgoi kėtu sot.
    Dikush qėllonte derėn e jashtme me grushte: Bam, bam! Bam!
    Brenda hynė dy shoqe tė motrės qė kishin ardhur nga fshati sėbashku.
    – Si do e lėmė, kur do ikim? – thanė ato.
    Gruaja ime i zvarriti pėr t’i gostitur.

    Unė ndenja fare pak nė kuzhinė dhe u ktheva nė kabinetin e punės. Dhe lėvizja nėpėr tė ashtu kuturu. Sakaq gruaja dhe motra kishin ē’tė thoshin.
    Matanė dėgjoheshin biseda me zė tė lartė. Zhurmėrima e ērregullt e bisedės sė tyre me siguri dėgjohej nė hyrjen mbi ne dhe poshtė, te hyrja tjetėr. Por, pas njė ēike, bisedat e tyre u shuan nė timpanin e veshėve tė mi.

    S’di sa kishte kaluar, kur ndjeva se kėrciti dera e kabinetit dhe ngrita kokėn.
    Ishte motra. Ajo mė shikoi drejt, vėrejti pėrqark, mė pyeti nė kisha ftohtė, pastaj tha: Uuuj, sa ngrohtė ėshtė kėtu, dhe hyri e tėra brenda nė dhomė. Shtyu derėn dhe mbetėm vetėm pėrballė njėritjetrit.
    U ngrita nga tryeza dhe u ulėm nė kolltukėt. Heshtnim duke u shikuar. Ishim motėr e vėlla.
    – Ē’kemi? – i thashė. Motra kishte flokė tė shndritshėm ngjyrė gėshtenje dhe pa asnjė thinjė.
    – Mėma! – tha dhe fytyra e saj donte tė ndėrronte, tė bėhej me gaz.
    – Ē’tė tha Mėma?
    – Sot nė borė mė nisi pėr kėtė udhė! Nė fillim tė javės isha atje dhe u betua: Pėr kėtė baltė! Qė deri tė dielėn tė isha kėtu. Dhe unė erdha sot, kėtė tė shtunė.
    E shikova drejt: Pse?
    Ajo ngriti pakėz lart atė biēim ēante jeshile, nxori prej saj lahurinė e lidhur, pėrgjoi te dera e mbyllur dhe e zgjidhi.
    – Kėtė fanellė leshi ke porosi ta veshėsh nė mish. Amanet nga Mėma! Ja dhe njė palė ēorape tė gjata me gjalma. Tė bardhė!
    Kaq tha ajo dhe m’u duk sikur s’do tė fliste mė.
    Kėto s’janė pėr mua, – thashė dhe u drodha. E tėrė qenia ime zbriti nė terr dhe regėtiu tmerrshėm, dhe gjoksi pėrbrenda u mbush me pikėllim.
    Motra u skuq e u zbardh. Qerpikėt e saj u pėrpėlitėn dhe ajo me siguri kėrkonte pakėz burrėri nga unė. Nė fytyrė i vraponin ca shtangie.
    – S’je i vockėl, je baba me fėmijė tani, – mėrmėriti.
    – Kėto janė nga Paja, – thashė dhe u ngrita nė kėmbė. Nė kokėn time lėvizėn xhindėt, frika, tmerri. Akoma mė keq: dheee … mbja!
    – Unė nuk jam keq, – thashė. – Nuk jam keq dhe ju mė lodhni shpirtin kėshtu, mė mundoni me kėto pėrkujdesje.
    – Mos! – belbėzoi motra. – Mos … Mėmė, ē’t’i themi!
    – Tė mos i merrje.
    – Punė qė s’bėhej.
    – Gjithashtu tmerrohem sa kujtoj qė kjo fanellė e leshtė dhe kėto ēorape tė leshta tė bardha e tė gjata gjer te gjunjėt janė bėrė qė Mėma jonė tė vishet kur …
    Tunda kokėn me rrėmbim dhe mbulova fytyrėn me pėllėmbėt. Sakaq, lehtėlehtė, ndjeva shuplakėn e motrės nė sup.
    U pamė fytyrė mė fytyrė. Sytė e saj ishin gjithashtu tė lagur dhe tė shqetėsuar. Por ajo qeshi. U mundua tė bėhej e qeshur, tė dukej.
    – Pėr kokėn tėnde! – tha.
    Heshtje. U ulėm tė dy nė tė njėjtin kolltuk.
    – Aman! – psherėtiu motra.
    – Pse mė mundoni! – thashė. Nuk fola, po rėnkova.
    – Dėgjo, – tha motra. – Asaj i punon njė mendje qė s’i shqitet: «Vėllezėria nuk ndajtėn plaēkėn», thotė. «Tani qė erdhi Nusja e Fshatit, s’di ē’tė bėj». Ja, kėshtu i thotė mendja. Se ti je edhe larg Fshatit dhe asaj i duket sikur mbete jetim. Vetėm, po tė jesh Mėmė, kupton sa ndihet gjakėsia pėr pjellat. Mėmė!
    – Unė s’jam i vogėl.
    – E po atėherė dije se Paja e Vdekjes nė njėfarė udhe bėhet gati nė tė moshuarit. Kėta libra ē’thonė?! Nuk shkruajnė se vjen sahati qė vdes? Njeriu me mend nė kokė duhet ta njohė vdekjen. Dhe jo vetėm nė tė tjerėt. Merr vesh!
    – S’dua tė dėgjoj, s’dua! – thashė. Unė fola…, me nervozizėm.
    – Po tė qe gjallė Babai, do tė tė thoshte jazėk, lepur!
    Ajo bėri pėrpjekje tė fliste me zemėrim, po sytė e saj jo, kurrsesi s’u ngjanin syve tė Babait kur xhindosej nga inati.
    U bė heshtje e rėndė. Motra vėshtronte pėrhumbur dhe, befas, qeshi me zė tė lartė. Unė e kuptoja: ajo e lėshoi atė tė qeshur pas njė pėrpjekjeje tė mundimshme.
    – Ē’tė mos qesh, – tha.
    E shikova drejt.
    – Ky zakon ėshtė lėnė kėshtu qė nga tė vjetrit, – tha ajo.
    Unė pėrhumba vėshtrimin dhe mendja ime atė kohė shkroi: Edhe tė vjetrit dinė diēka. Mendja ime shkroi njė padrejtėsi, ndaj mendova me kujdes. Dhe fola:
    – Tė moēmit dinin mė shumė sesa mund tė besojmė ne pėr ta.
    – Ēfarė?
    Motra mė nguli vėshtrimin si me frikė.
    – Kėshtu ka thėnė Ballance.
    E motra lėvizi kryet dhe mė vėrente me sy tė shqetėsuar. Unė u shkėputa atėherė nga mjeku Ballance qė tė mos ngjallja ndonjė keqkuptim tė dyshimtė te motra.
    Ajo tha:
    – Ku i vete mendja Mėmės! «Moj vajzė, – mė llafosi, – Moj vajzė! Kjo ėshtė e hojmė.» Thotė kėshtu pėr Nusen e Fshatit. «Djali atje nė qytet mė kollet dhe unė dua t’i them kėsaj kėtu qė t›i bėjmė dy palė ēorape leshi dhe dy fanella. Ėshtė i mpakur, i dobėt! Sikur ka marrė zjarr e digjet pėrbrenda ai djalė! Ia ke ndier kollėn ti?» Nga kėto mė thotė. I fola dhe i thashė pėr ty qė s’kollesh, i thashė qė je pranė mjekėve, por ajo nė tė sajėn: psherėtin e tė kėput. Se tė ka larg. Eh, mos qofsh Mėmė, sidoqoftė!
    Motra heshti. Shikoi pėrqark, u ul pėrsėri te kolltuku pėrballė, qeshi dhe tha:
    – Bėje zemrėn tė gjerė! Nuk qan hall e tė thuash qė do na bėjė maskara! Radhėn e parė deshi tė ma mbushte trastėn me lesh qė ta merrja fshehura dhe tė ta bija ty!
    – Pupu!
    – Ē’ne! As ia afrova. Mos bėj tė tilla gjėra, – i thashė.
    – Ē’po na gjen! – mėrmėrita i alarmuar.
    Motra qeshi me diēka qė s’e kishte thėnė. Ajo ėshtė mė e moshuar se unė. Tani ka nisur tė mendohet qė tė fejojė djalin e dytė.
    – Ku i punon mendja! – foli gati me vete.
    – «Dėgjo, mė tha: Kemi lindur, do vdesim. Edhe Pajėn e Sėndukut do tė vijė ora qė ta bėjmė. E ē’do tė thuash?»
    Ajo tundi kokėn dhe u qesh pėrsėri. Ajo kėrkonte me ėh qė nė dhomė dhe nė shpirtin tim tė sundonte gazi, e qeshura.
    Motėr, qesh, moj, qesh! Qesh, po tė lutem, de, mos e pėrmend si bukė e djathė atė Pajėn e … Tė lutem!
    – «Vajzė,» mė tha Mėma, «tė tėra i kam gatitur pėr Ditėn e Ikjes, po Kėsaj tė Fshatit akoma s’i kam dėftuar. U menduaē e u menduaē dhe mė polli mendja djallėzi: Nis e thur ēorape tė gjata me lesh tė bardhė.
    Thur ēorape e thur fanellė dhe kėsaj Nuses sė Fshatit kėtu patjetėr qė i thotė mendja se unė punoj me fill leshi qė tė plotoj Pajėn e Sėndukut. Prandaj, merr kėto ēorape, merre kėtė fanellė dhe gjer nė tė sosur tė javės, Pėr kėtė baltė!, t’ia shpiesh djalit atje. Se kėtė kėtu nė tė leshta e kam. Hė, bijė! Mbase i bie edhe nė qafė qė mendoj si ligsht pėr nusen kėtu, po s’ka gjė: s’i bėj keq, jo. Dhe thuaj Nuses sė Madhe tė Qytetit qė t’i bėjė prapė fill kėto ēorape e fanellėn e t’ia donatisė sipas rregullave tė tyre. Unė s’u mbaj vesh, unė prapė do vazhdoj kėtė punė: kėshtu, sikur akoma s’kam pėrfunduar Pajėn e Sėndukut. Mėma duhet tė rėndojė mirė dhe drejtėsisht mbi dhé. Unė do ta furnizoj edhe Atė tė Qytetit, nuk e lė sa tė mė punojė kėmba e dora.» – Thuaj tani, si tė bėja unė? Si t’ia ktheja?!
    – Sa e egėr qė je, o Mėmė!
    – Nė dashuri! – belbėzoi ime motėr.
    Lėvizja nėpėr dhomė dhe doja me ēdo kusht tė shuaja vegimin e jetės shekullore. Ishte ende herėt qė tė pėrgatitesha pėr tė. Vdekje! Ti je dobėsi e njerėzve! Pėrjashta!
    Mėnjana krahėt dhe shikova jashtė. Pėrjashta lėvizte jeta. Qenia ime thirri Mėmėn. U afrova nė mes tė dhomės. E tėrė hapėsira u mbush me sytė e dashur e tė gjallė tė Mėmės qė vėshtronin si duar tė zgjatura.
    Duar tė zgjatura qė thėrritnin.
    Tėrhoqa karrigen dhe u pėrkula pėrmbi tryezėn e punės. Nė krye, pėrballė ishte fotografia e Mėmės. Fytyra … shamia e zezė … me rrudhat. Dhe faqet e ftikura, me borėrat e flokėve, me belbėzimin amėsor, me lashtėsinė, me fuqinė e habitshme qė e shfaqte befas, duke tundur gishtin tregues: «Ji burrė!… » Me rrufetė, qė i mbante strukur diku thellė nėpėr humbėtirat e saj. Antigona e Sofokliut mbulon vėllanė me dhé: Qė shpirti i tij tė mos vuajė. Megjithėse mbreti pat urdhėruar ta linin tė pambuluar. Qė ai tė vuante. O mbret! Po Bota ka bėrė Mėmė, Motėr, Grua, Bijė. Ka bėrė Femėr. Ti shkrofėtin dhe vringėllin kamxhikun, po Antigonėn s’e zė gjumi. Se i Vėllai lėngon. Ndaj ajo del dhe turret, dhe mbulon tė Vėllanė me baltė. Qė shpirti i tij tė mos vuajė. S’u ngrit ndienja e logjika hamletiane, po ndienja e brendshme Femėrore. Kjo ndjenjė s’u shty nga logjika. Dhe…. Dhe Mėma ime mė vėshtron e tėra si duar tė zgjatura. Tėrė mėmėsi. Ajo u shfaq nga trojet e veta dhe sytė e mi u gozhduan nė fytyrėn e dashur, nė ato vise.

    Befas trupi im u drodh ndryshe, krejt ndryshe. Sikur ndieja se po lėshohej bushtra e urrejtjes mbi njė pjesė tė kurmit madhor tė Mėmės.
    Ca vite mė parė isha nė fshatin Suraj tė Kukėsit. Do tė shkruaja pėr tokat.
    Pėr dherat, mė tha njė katundar.
    Traktoristėt po shpyllėzonin njė parcelė katėrhektarėshe.
    Tokė e mirė, i thashė katundarit nga Suraj.
    Ai vėshtroi poshtė, ngriti kryet, shikoi matanė dhe mėrmėriti:
    Po.
    Ai vėrente ende matanė.
    Mund tė mos i hanim fasulet tė veja, tha ai.
    Unė pėrpėlita qerpikėt.
    Ēfarė?! e pyeta.
    Mund t’i hamė fasulet me mish. Mundet, bre!
    Dhe se ē’shkrofėtiu.
    Mėma ndjeu dhe lėvizi njėherėsh. Ajo doli nga fotografia, u shkund dhe zbriti nė syprinėn e tryezės: Ajo…

    Gruaja ime shtyu derėn dhe na tha tė shikonim nga dritarja. Unė u shkunda qė tė vija nė realitetin e gjėrave. Motra lėshoi kapakun e rėndė tė njė albumi.
    U afruam te dritarja. Atje poshtė, nė anė tė xhadesė, kishte ndalur njė kamion dhe shoferi i mshonte pandalur borisė. Ishte Makina e Fshatit.
    Gruaja dhe ime Motėr dolėn pėrjashta. Atje poshtė zbriti nga makina nusja e vėllait! Unė arrita tė dėgjoja ē’tha:
    Merreni kėtė ēantė, se nxitoj. Do kthehem.
    Pastaj u ngjit nė kabinė me tė shpejtė dhe nė motor bubulliu gazi.
    Pas dy orėsh erdhi nusja e vėllait. Ajo na pėrqafoi e malluar e tėrė zhurmė. Unė, ime shoqe dhe Motra u gostitėm me nga njė pastė tė gjatė me shkumė tė ngrirė. Djali dhe vajza po matnin ēollatat dylekėshe. Mbi tryezė nė kuzhinė ngelėn edhe katėr pasta:
    Nusja e vėllait do tė punonte me rrogė shteti si centraliste nė Fshat. Prandaj ishte aq e gėzuar dhe atė gėzim s’e fshihte.
    Pas njė ēike, brofi dhe tha se duhet tė ishte gati se mund tė zbriste Makina e Fshatit dhe do tė ikte.
    – Pa eja, – mė tha mua dhe mė tėrhoqi si fėmijė. Mė nxori nė korridor, pastaj hymė nė kabinetin e punės. Aty u dyndėm tė gjithė sa ishim nė apartament.
    Kunata tha:
    – Zhvishe xhaketėn!
    Unė s’doja tė kollesha, po ngaqė u kujtova se s’isha kallur, fap u kolla.
    – Hiqe, – tha.
    Ajo hapi ēantėn kafe dhe nxori njė golf tė leshtė tė bardhė…
    – Pa vishe!
    Ngriva si pikėēuditėse e mprehtė.
    Ajo po mė vishte sikur tė isha fėmijė.
    – Ėhė, mėngėt duhen njė ēikė mė tė gjata. Mirė, kjo e pati. Tjetrėn do tė ta rregulloj. Tė kam nisur edhe njė fanellė tė leshtė mishi. Do tė tė bėj dy qė t›i veshėsh nė mish. Do tė tė kompletojmė. Pa ulu! Ngjate kėmbėn?
    Kunata mati putrėn e kėmbės sime me pėllėmbė dhe shpejt e shpejt nxori dy palė ēorape tė leshta.
    – Tė bėjnė, – tha e lehtėsuar.
    E shikova drejt: Sytė i kishte tė ngjitur rrėzė hundės. Qe tėrė sinqeritet dhe e dashur sikur gjithė jetėn tė kishte lėvizur brenda familjes sonė. Unė dridhesha nga njėfarė mallėngjimi.
    Pėrjashta thėrriste boria e Makinės sė Fshatit. Nė dhomėn e punės, nė korridor dhe tej hyrjes sė apartamentit u bė zhurmė. Unė dėgjova kunatėn qė tha se Mėma ishte mirė, po jepte njė mijė porosi pėr mua, qė tė mbrohesha nga tė ftohtėt e lig dhe tė mos e harroja Fshatin! Fshaaatin!
    Shikoja nga lart. Ajo kėrceu nė kabinė me shkathtėsi dhe tundi pėllėmbėn me kallo, dhe makina iku. Dhe sikur iku edhe ajo pėrtėritje qė sa filloi.
    Atje nė hapėsirėn pa ēati nisi pėrsėri tė shkundej dėborė.

    Ne hymė brenda si tė goditur.
    – E?! – thashė unė.
    – Do t’ia themi dhe ajo do qeshė, – tha Motra pėr Nusen e vėllait.
    Isha i sigurt se nė shpirtin e Motrės rėndonte diēka tjetėr. Por ajo donte tė mė lehtėsonte mua sė paku. Rrofsh, o Motėr!

    Gruaja na propozoi tė hanim drekė. Do tė haja drekė me tė, me Motrėn dhe fėmijėt. Po tė kishte qėndruar sė paku edhe ajo, Nusja e vėllait. Ja, kėshtu do tė ēmalleshim dhe do tė kishim mė pak lėndim.
    Djali ngrinte potere se ngulmonte tė dilte pėrjashta tė luante me borė.

    Gjirokastėr, 1983


    ________________________________

      Ora ėshtė Mon 26 Jun 2017, 16:13