Forumi Guri Bardhė

Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne kete faqe,
mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar falas ne faqe.

Regjistrimi zgjat vetem pak sekonda...

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe vute ne dispozicion
per te n'a vizituar ne faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Bordi Drejtues i Forumit Guri Bardhe.
Forumi Guri Bardhė

    GJITHĒKA SHtHURET ...!!!

    Share
    avatar
    Administratori
    i Forumit "Guri Bardhė"
    i Forumit

    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Scorpio
    Numri i Postimeve : 6033
    Mosha : 34
    Vendlidja : Guri Bardhė
    Vendndodhja : Larg Vendlindjes...
    Profesioni : Emigrant...
    Pikėt : 12863
    Vlersuar : 171
    Data e Regjistrimit : 27/07/2007
    Hobi : Leximi dhe thurja e vargjeve...
    Humor : Punė, punė, natė e ditė qė tė shohim pakėz dritė. Eh Naim tė ishe vetė, e ta provoje turnin e tretė.

    GJITHĒKA SHtHURET ...!!!

    Mesazh nga Administratori prej Tue 08 Dec 2015, 01:41

    GJITHĒKA SHTHURET ...!!!

    -Poemė-

    1
    Qė t'jem realist, korrekt me veten.
    Pse jo dhe me ju qė, do m'lexoni.
    Po hedh nė varg thjesht t'vėrtetėn.
    Jo lavde nga ato qė ju, preferoni ...

    2
    Perfekt nuk jam, shumė mirė e di.
    Pėrveēse Zotit, s'ka tjetėr tė tillė.
    Ndaj dhe unė gaboj si ēdo njeri.
    Por ama nuk hiqem si disa servilė.

    3
    Kjo qė po shkruaj, ėshtė aktuale.
    Do flas pėr shthurjen e njerėzimit!
    E nėse shprehem me tone banale!
    Besomėni... E bėj prej rrebelimit!

    4
    Preferoj tė shprehem gjatė e gjerė.
    Kur flas pėr ēėshtje me rėndėsi.
    Ta ngre zėrin dua, lart deri nė qiell!
    Dhe t'i vė pikat ku duhen, mbi (i).

    5
    S'do i drejtohem askujt nė emėr.
    Se shembull s'dua tė bėj asnjeri.
    Mllefi s'ėshtė mashkull, as femėr.
    Shthurja e njerzimit nuk ka gjini.

    6
    Prandaj ju merrini, si tė doni ...
    Vargjet e mia pėrplot zemėrim.
    Por, veē njė gjė tė mos e harroni:
    Ēdokush ka t'vetin, kėndvėshtrim.

    7
    Me ēfarė po shoh e ēfarė dėgjoj,
    Them vaj medet, e mjera botė!
    S'po mundem dot qė ta besoj!
    Shthurj'e njeriut po bėhet modė!

    7
    Po bėhet modė e shkuar modės,
    Shthurja, interesi dhe djallėzia!
    O Zot na ruaj mendjen e kokės.
    Na ruaj nga njerėzit me dy-fytyra.

    8
    Gjithnjė po zbehen vlerat morale!
    Ndėrgjegja vritet, shpirti varfėrohet!
    Si n'zona urbane, ashtu dhe rurale,
    Pjell'e sė keqes sa vjen e shtohet!

    9
    Shtohet e keqja, pakėsohet e mira!
    E qėnia humane, veē kafshėrohet!
    Djalli blen shpirtra me ēmime tė lira,
    Nė tregun e zi qė vetėm zgjerohet!

    10
    Nė treg tė zi, asgjė s'ka ēensurė!
    Ēmimi njeriut po bie, ēdo ditė!
    Ngado kthen kokėn, katrahurė!
    Medet o Zot, ē'po na shohin sytė!

    11
    Vaj medet, nė ē'kohė po jetojmė!
    Si po katandiset e shkreta njerėzi!
    Tė gjithė vdekjen do e provojmė!
    Por jo kėshtu, ēdo ditė e mė zi!

    12
    Njeriu shumė gjėra, i keqkupton!
    Interpretimet, krejt ndryshe i bėn.
    Asgjė dot jetėn, nuk e zėvendėson.
    S'ėshtė flori ēdo metal qė shkėlqen.

    13
    S'ėshtė kjo liria, emancipimi!
    Dhe t'bėjė njeriu ē'i pjell mendja!
    Jeta ka parime, ka shtylla besimi.
    Siē ka dhe lule nga ato me gjėmba!

    14
    Nuk ėshtė liri, lakuriqėsi e trupit!
    Imoraliteti nuk ėshtė, demokraci!
    Atij qė s'i skuqet fytyra prej turpit!
    Nuk e meriton tė konsiderohet njeri.

    15
    Me drogė, seks dhe prostitucion,
    Rinia, e ardhmja po degradohen keq!
    Flasin titullarėt por, askush s'vepron!
    Janė ēakėrduar mbarė, fėmij e pleq!

    16
    Njeriun nga kafsha e dallon llogjika.
    Na ka bekuar Zoti, na ka privilegjuar.
    Kur ajo shfrytzohet pėr vepra tė liga!
    Atėherė ai njeri bėhet, i shėmtuar!

    17
    Ka ardh' ditė e keqe, e pėshtirė!
    Mjer brezi jonė, ē'na ra pėr pjesė!
    Bėjmė sikur jemi por, s'jemi tė mirė!
    Se ku ka interes, njeriu nuk ka besė!

    18
    Nė ditėt e sotme njeriu fatkeqėsisht!
    Po priret gjithnjė mė fort nė interes!
    Vlerat e familjes vriten barbarisht!
    Kur sėmundj'e parasė bėhet ves!

    19
    Paraja s'njeh ligje, nuk njeh as Zot!
    Po t'bėri pėr vete, t'i verbon sytė!
    Prandaj shumė njerėz sot pėr sot!
    Pėr hir tė saj shesin, trup e shpirt!

    20
    Bukuria s'ėshtė veē sharmi n'fytyrė.
    As veshje firmato qė kushton shumė.
    Bukuria ėshtė tė kesh shpirtin e mirė.
    E ajo mirėsi tė rrjedhė gjithnjė, lum.

    21
    Ligji xhunglės nuk ėshtė drejtėsi.
    Tė gjithė e dimė qė i forti, fiton.
    Drejtėsi ėshtė ajo kur, ēdo njeri,
    Arrin tė marrė pjesėn qė i takon.

    22
    Jeta ka ngjitje por, ka dhe rėnie.
    Sikurse ka njė fillim e njė fund.
    Madje dhe dita soset me mbrėmje.
    Por, shthurja e njeriut s'paska fund!

    23
    Miliona njerėz vdesin ēdo ditė!
    Pėr njė kafshat' goje, tė shkretė!
    Kjo ndodh pėr shkak se faqezijtė,
    Me padrejtėsira kanė kapur qiejtė!

    24
    Luftra civile... gjakderdhje kudo!
    E nga ana tjetėr pėr paqe lubojnė.
    Kush dreqin botėn po e komando?!
    Pėrse perėnditė nuk po veprojnė?!

    25
    Disa pseudo tė ndershėm, kusarė.
    Me gjakun e tė varfėrve po majmen!
    Po me ēfarė llogjike krenohen vallė?!
    Kur mbajnė fjalime, pėr tė ardhmen!

    26
    S'them dot 'po' kur ėshtė pėr 'jo'.
    Nuk qesh dot kur duhet qarė.
    Bota ka qenė dhe ėshtė, po kjo.
    Me njerzimin nuk di ē'ka ngjarė!

    27
    Gjithēka po ecėn pėr sėprapthi!
    S'dėgjon veshi njė lajm tė mirė!
    Ka marrė njerėzia xhamallakthi!
    Morali dhe nderi po shiten lirė!

    28
    Po shitet lirė ēdo gjė e shenjtė!
    Deri tek betimi nė t'madhin Zot!
    Ndėrgjegjėsimi ka humbur krejt!
    Ėshtė bėrė jeta ta qash, me lot'!

    29
    S'tė josh dėshira pėr jetėgjatėsi!
    Se po bėjnė bujė, ēmenduritė!
    Mallkuar qoftė ēdo padrejtėsi,
    Qė privilegjon vuajtjet, mizoritė!

    30
    Valle po hedh kudo, hipokrizia!
    Zullumqarėt, fetarė tė mėdhenj.
    Bredhin lirisht nė kisha e xhamija.
    Barkprishur, zagarė, ujqėr e ēakej.

    31
    Ėshtė shndėrruar feja nė politikė!
    Ndėrsa politika hiqet si e shenjtė!
    Tė dyja palėt premtojnė, dritė,
    Por drita s'vjen nga maskarejtė!

    32
    Drita dhe paqja vijnė prej mirėsisė.
    E ne mirėsisė i'a kemi vėnė zjarrin!
    Mė kot lusin shpėtim prej perėndisė!
    Kur brenda shpirtit ushqejnė djallin!

    33
    Predikimet nuk kanė tė sosur,
    Nga gojė e djallit rrjedhin lumė!
    Palo-zotrinjė tė veshur, krekosur,
    Kush e kush t'gėnjejė mė shumė!

    34
    Nuk jam fetar nė ekstremizėm.
    Me predikime nuk merrem dot.
    Jam spiritual gjer nė fanatizėm.
    Besoj me shpirt se, ka njė Zot.

    35
    Besoj nė Zot... Te gjithkrijuesi.
    Fundja, ēdo fe tek Ai bazohet.
    Se vetėm Ai ėshtė mėshiruesi.
    Pėrfekshmėri qė nuk mohohet.

    36
    Prandaj unė s'rri dot, gojėkyēur.
    Se s'jam servil... s'jam i paftyrė.
    Sa do qė njerėzia ėshtė fėlliqur,
    Akoma nė botė ka njerėz tė mirė.

    37
    Akoma bota ka njerėz tė volitur,
    Dhe kėtė s'e vė aspak, nė dyshim.
    Se ndryshe bota do ish pėrmbysur,
    E do kish nisur jeta, e pambarim.

    38
    Por, pėrsėri mė duhet tė shtoj;
    Se shumica, ka dalė nga binarėt!
    Ėshtė faktike dhe dot s'e mohoj.
    Sot pėr sot, jetė po bėjnė kusarėt!

    39
    S'e di pėrse kėshtu ėshtė shkruar!
    As pse po katandiset fara e njerzimit!
    Por jam i sigurtė se Zoti madhėruar.
    Do kėrkojė llogari nė ditėn e gjykimit.

    40
    Nuk ėshtė shumė larg, fundi botės.
    Kėtė e shenjon shthurja njerzore!
    Disa po i biejnė me grushta kokės!
    Kusarėt akoma bėjnė plane djallzore!

    41
    Sahanlėpirėsa, kusarė dhe servila!
    Janė mė t'pa shpirtėt, njerėz pa fč!
    Si minjtė e hales, fshihen nė vrima!
    Si farė e djallit shumohen mbi dhč!

    43
    Eh, ē'po mban pėrsipėr, moj tokė!
    S'po tė pėrthahet aspak, kjo plagė!
    Tre ēerekėt nga dhimbja s'flenė dot!
    E pjesa tjetėr majmen ditė e natė!

    @ S. Murati
    (21-24 Korrik 2015)



    ________________________________

      Ora ėshtė Thu 14 Dec 2017, 15:22