Forumi Guri Bardhė

Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne kete faqe,
mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar falas ne faqe.

Regjistrimi zgjat vetem pak sekonda...

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe vute ne dispozicion
per te n'a vizituar ne faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Bordi Drejtues i Forumit Guri Bardhe.

Join the forum, it's quick and easy

Forumi Guri Bardhė

Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne kete faqe,
mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar falas ne faqe.

Regjistrimi zgjat vetem pak sekonda...

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe vute ne dispozicion
per te n'a vizituar ne faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Bordi Drejtues i Forumit Guri Bardhe.

Forumi Guri Bardhė

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Forumi Guri Bardhė

    13 Zotat e olimpit

    Administratori
    Administratori
    i Forumit "Guri Bardhė"
    i Forumit


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Scorpio
    Numri i Postimeve : 6039
    Mosha : 40
    Vendlidja : Guri Bardhė
    Vendndodhja : Larg Vendlindjes...
    Profesioni : Emigrant...
    Pikėt : 12882
    Vlersuar : 174
    Data e Regjistrimit : 27/07/2007
    Hobi : Leximi dhe thurja e vargjeve...
    Humor : Punė, punė, natė e ditė qė tė shohim pakėz dritė. Eh Naim tė ishe vetė, e ta provoje turnin e tretė.

    13 Zotat e olimpit Empty 13 Zotat e olimpit

    Mesazh nga Administratori Thu 22 Oct 2015, 19:44

    Mitologji - 13 Zotat e olimpit

    Para lindjes sė filozofisė si njė njohuri mė racionale tė tė menduarit kolektiv, nė Greqinė e lashtė Antike, dominonte njė sistem gjithėpėrfshirės mitologjik, i cili funksiononte nė mėnyrė tė pėrsosur, dhe pėr nivelin e vetėdijesimit kolektiv tė asaj kohe, ajo ka dhėnė njė kontribut tė pakontestueshėm nė tė kuptuarit dhe interpretimin e tė gjitha realiteteve me tė cilat ballafaqohej shoqėria e asaj kohe.
    Pikėrisht pėrmes kėtij sistemi, qė nė shkencėn tone tė sotme analitike njihet si “perioda mitologjike e Greqisė Antike”, ata jepnin sqarime meritore ekzistimit dhe veprimit tė shumė fuqive dhe fenomeneve tė ndryshme natyrore, dhe kjo mėnyrė e tė menduarit, ishte rrėnjosur thellėsisht nė bindjen e tyre kolektive.
    Pas hyjnive tė para dhe betejės sė tyre tė famshme me ciklopėt dhe titanėt, grekėt e lashtė, u orientuan qė t’i besojnė dhe nėnshtrohen Zotave aktiv, tė cilėt, sipas cilėsive, veseve dhe virtyteve, do tė jenė mė afėrt qenieve njerėzore. Mu pėr kėtė shkak, ata ishin tė magjepsur me fituesit nga OLIMPI, tė cilėt, kanė qenė tė bukur, madhėshtor dhe me shumė cilėsi i ngjasonin qenieve njerėzore…
    Kėta ishin tė dymbėdhjetė hyjnorė nga OLIMPI. Qė nga momenti kur kėta kanė filluar tė sundonin me qiellin dhe token, ata, nė mes veti, e kishin tė ndarė pushtetin, nderin,lavdinė …
    Nė kėtė sistem tė pėrsosur tė kijerakisė hyjnore, ēdo gjė ka funksionuar sipas dėshirės dhe vullnetit tė pakontestueshėm tė Zeusit.
    Selia e tyre qendrore ka qenė nė Olimp, malin mė tė lartė tė Greqisė.
    Njė ndėr karakteristikat themelore e 12 Zotave tė Olimpit, ka qenė, se ata gjithnjė i pėrmbushnin premtimet e tyre…Shpesh vinin nė mes tė njerėzve tė zakonshėm dhe aty krijonin pasardhės. Fėmijėt e lindur nga martesat e pėrziera nė mes tė zotave dhe njerėzve trajtoheshin si gjysmė Zota dhe dispononin me aftėsi tė jashtėzakonshme.
    Zotat e Olimpit ushqeheshin me AMBROZION dhe pinin nektar, pije kjo qė ishte dedikuar vetėm atyre…


    Edituar pėr herė tė fundit nga Administratori nė Thu 22 Oct 2015, 19:53, edituar 1 herė gjithsej
    Administratori
    Administratori
    i Forumit "Guri Bardhė"
    i Forumit


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Scorpio
    Numri i Postimeve : 6039
    Mosha : 40
    Vendlidja : Guri Bardhė
    Vendndodhja : Larg Vendlindjes...
    Profesioni : Emigrant...
    Pikėt : 12882
    Vlersuar : 174
    Data e Regjistrimit : 27/07/2007
    Hobi : Leximi dhe thurja e vargjeve...
    Humor : Punė, punė, natė e ditė qė tė shohim pakėz dritė. Eh Naim tė ishe vetė, e ta provoje turnin e tretė.

    13 Zotat e olimpit Empty Re: 13 Zotat e olimpit

    Mesazh nga Administratori Thu 22 Oct 2015, 19:45

    1. ZEUSI

    ZEUSI (greq. Zeus, gjenitiv Dia, lat. Juppiter) - i biri i titanit Kroni dhe gruas sė tij, Rea, zoti suprem i grekėve tė lashtė.

    Nuk ka qenė pėrherė zot suprem dhe nuk ka sunduar prej kohėrave tė stėrlashta. Sundimin mbi zoterat dhe njerėzit e ka marrė me kryngritje kundėr babait tė vet, Kronit, i cili poashtu e ka rrėzuar nga froni babain, Uran, sundimtarin mbi botė pas Kaosit tė mirėfilltė. Pėr dallim nga zotėrat suprem (apo tė njė zoti) tė religjioneve tė shumta, Zeusi e ka biografinė e vet. Nuk ka qenė gjithėherė dhe pėrgjithmonė i pandryshuar dhe vetes nuk ia ka mishėruar virtytet mė tė larta. Grekėt e kanė krijuar simbas shembylltyrės sė njeriut dhe sipas figurave tė sundimtarėve tokėsorė tė asaj kohe. I ka pasur pra vetitė njerėzore dhe karakterin e njeriut, ndonėse, kuptohet, tė egzagjeruara, siē i ka pasur hije atij qė sundon mbi sundimtarėt e vdekshėm dhe mbi zotėrat e pavdekshem.
    Zeusi ka lindur nė shpellėn e malit Dikta nė ujėdhesėn Kreta, ndėrsa nėna e tij, Rea, fshehurazi e ka lindur nė Kretė pėr ta shpėtuar prej Kronit, i cili ia ka marrė tė gjithė fėmijėt dhe i ka gėlltitur nga frika e kryengritjes sė tyre tė mundshme. Nė vend tė djalit Rea ia jep Kronit gurin e mbėshtje llur nė mnela, dhe kėshtu Zeusi i ka shpėtuar fatit tė vėllezėrve dhe motrave tė veta mė tė vjetėr, Hestiut, Demetrės, Herės, Hadit dhe Poseidonit. Pasi qė Rea nuk ka mundur t'i kushtohet Zeusit tė vogėl, ia beson nimfave Adrestesė dhe Idasė. Ato e kanė ushqyer me qumėshtin e Amaltesė, dhisė hyjnore dhe me mjaltė tė bletės. Nga rreziku qė mos ta zbulojė Kroni e kanė mbrojtur Kuretėt, demonėt e maleve. Kur qante i rrahnin mburojėt e tyre me shpata dhe kėrcenin nė zhurmėn shurdhuese dhe britmat e egra, kėshtu qė Kroni nuk e dėgjonte. Nė malin Dikta, por edhe mė tepėr nė Ida, Zeusi u rrit dhe vendosi qė tė ngritet kundėr Kronit dhe ta rrėzojė nga pushteti.
    Kryengritjen kundėr Kronit Zeusi e filloi me lirimin e vėllezėrve tė vet qė jetonin nė barkun e Kronit, sepse si qenie hyjnore kanė qenė tė pavdekshėm, dhe e detyroi Kronin qė t'i vjellė. Motrat Hestinė, Demetrėn dhe Herėn i ēoi nė skaj tė botės, ndėrsa vėllezėrit Adin dhe Poseidonin i ftoi qė t'i bashkohen. Ata pa u hamendur e dėgjuan dhe tė bashkuar e sulmuan Kronin. Ateherė Kroni i ftoi nė ndihmė vėllezėrit e vet titanėt dhe, ndonėse tė gjithė titanėt nuk iu pėrgjigjėn thirrjes, i shkon pėrdore ta zmbrapsė sulmin e Zeusit, dhe gradualisht ta zbrapsė deri nė majėn e Olimpit. Nė ēastin e ankthit mė tė madh Zeusit i erdhėn nė ndihmė kiklopėt viganė me njė sy. I farkuan rrufetė dhe vetėtimat me tė cilat u mbrojt dhe kaloi nė kundėrsulm. Gjasat e Zeusit me kėtė iu pėrmirėsuan dhe kur nė mesin e titanėve shpėrtheu mosmarrėveshja, Oqeani, Stiksi dhe Prometheu, si dhe disa tė tjerė, kaluan nė anėn e Zeusit. Pėrkundėr kėsaj lufta dhjetėvjeēare mbeti e pavendosur. Andaj Zeusi vendosi qė nga brendėsia e tokės t'i lėshojė Hekatonkeiret, viganėt e tmerrshėm njėqinduarėsh, tė cilėt atje i kishte burgosur babai i tyre Urani. Me ndihmėn e aleatėve tė vet Zeusi, mė nė fund, korr sukses. Kronin dhe titanėt e tjerė armiqėsorė i rroposi nė errėsirėn e amshueshme tė Tartarit dhe shpallet sundimtar i gjithėsisė.
    Tė shpallesh mbret dhe tė bėhesh mbret nuk ėshtė e njėjta gjė dhe Zeusi pėr kėtė u bind shpejt. Para sė gjithash, kėtu ishin vėllezėrit Hadi dhe Poseidoni, por lufta pėr pushtet nė mes tyre nuk u bė, sepse u paraqit armiku i pėrbashkėt. Hyjnesha Gea u hidhėrua nė Zeusin pėr shkak tė dėnimit tė ashpėr tė titanėve, u bashkua me zotin e errėsirės sė pafund, Tartarin dhe e sjell nė botė Tifonin, viganin njėqindkrerėsh tė shėmtuar pėr ta vrarė Zeusin. Tifoni ka qenė aq i madh sa qė nėn tė u fut gjarpri, bėrtiste me zėra tė kafshėve dhe nga fyti i dragoit villte zjarrin shkatėrrues. Zeusit i shkoi pėr dore qė me vetėtima dhe me rrufe pas betejės sė rėndė t'i mundė dhe t'i rroposė nė Tartar. Pastaj u propozon vėllezėrve qė pushtetin ta ndajnė me short. Kur u pajtuan me kėtė, Zeusi u kujdes qė pėr vete ta ndalė pjesėn mė tė mirė. Poseidonit i takoi deti, Hadit bota nėntokėsore, ndėrsa Zeusit qielli dhe toka.
    Nė fillim ka sunduar si titan dhe dy herė ėshtė pėrpjekur pėr ta ēfarosur njerėzimin. Herėn e parė kėte ka dashur ta bėjė pėr arsye se njerėzit i dukeshin tė pavlefshėm. Kėtė e ka penguar titani Promethe, krijues i njerėzve, i cili u ka sjellė zjarrin dhe u ka mėsuar shkathtėsi dhe dituri tė ndryshme. Herėn tjetėr Zeusi ka dashur ta ēfarosė njerėzimin pėr arsye se iu kanė dukur tejet tė fuqishėm, dhe kjo gati i shkoi pėrdore. E ēoi nė kotė pėrmbytjen, por Prometheu ua mundėsoi djalit tė vet, Deukalionit dhe gruas sė tij Pirhės tė shpėtojnė dhe qė sėrish ta popullzojnė botėn me njerėz. Kur Zeusi e forcoi pushtetin e vet, kėshtu qė asgjė nuk mund ta rrezikonte i lėshoi fre rėt e sundimit tė vet dhe i lėshoi nė liri armiqtė e vet tė dikurshėm. Kuptohet, se edhe mė tutje mbeti sundimtar absolut jo vetėm si udhėheqės i kryengritjes sė vet ngadhėnjimtare dhe zgjedhjes se vet me short, por edhe pėr kėtė qė kishte andaj vetė zotėrat kanė qenė tė vetėdijshėm pėr fuqinė e tij kėshtu qė edhe kanė degjuar. Nganjėherė, kuptohet, kėtė e bėnin kundėr vullnetit tė tyre, dhe ndonjėherė ēoheshin edhe kundėr tij. Njėherė kanė dashur qė ta rrėxojnė nga froni, por ky mbrohet me ndihmėn e Briareut, viganit njėqinduarėsh. Gjatė tėrė sundimit tė Zeusit ka shpėrthyer vetėm njė kryengritje, e cila e ka rrezikuar seriozisht ishte kjo kryengritja e gjigantėve, mirėpo, Zeusi, me ndihmėn e zotėrave tė tjerė dhe Herakliun, djalin e vet tė botės tokėsore, nė njė luftė tė pakompromis, i ka mposhtur. Megjithatė, zotėra kanė qenė, nė pėrgjithėsi, tė mendimit se me zotin suprem, duhet tė jenė mirė. I kėtij mendimi, tek e fundit, ka qenė shumica e njerėzve. Nė periudhėn heroike, Zeusi tani mė ka qenė sundimtar i cili nuk e ka harruar pushtetin e vet. Ndonėse ka pasur shumė mungesa njerėzore, megjithatė ka qenė mė i miri prej tė gjithė sundimtarėve tė njohur mhi zotėrat dhe njerėzit.
    Pėrkundėr kėsaj qė Zeusi ka qenė sundimtar absolut nuk ka sunduar nė mėnyrė tė pakufishme. Me kėtė dallohej prej zotėrave tė religjioneve tė tjera sipas tė cilėve pa vullnetin e zotit nuk bie as njė fije e flokut. Zotėrat e tjerė, sikurse edhe njerėzit, e kanė pasur vullnetin dhe lirinė e vet. Mbi tė gjithė zotėrat dhe njerėzit, pra edhe mbi vetė Zeusin, ka mbizotėruar diēka mė tepėr, e pakuptueshme dhe e pandryshueshme: fati. Nė tė vėrtetė flitej, se Zeusi sundon edhe me fatin, por kjo ka qenė vetėm metaforė. Me fat, Zeusi, sikurse secili zot ose njeri, ka mbizotėruar vetėm aq sa i ka kuptuar ndėrlidhjet nė mes shkaqeve dhe pasojave nė pajtim me kėto njohuri. Kundėr fatit Zeusi ka qenė i paaftė tė ndėrmerrte ēfarėdo. Nuk ka qenė sundimtar i fatit, por vetem rojtar dhe kryes i tij.
    Si sundimtar suprem mbi zotėrat dhe njerėzit, Zeusi ka qenė nismėtar dhe mbrojtės i ligjeve hyjnore dhe njerėzore. Mbretėrve u jipte pushtet, i mbronte kuvendet popullore, e forconte rendin dhe tė drejtėn, ishte dėshmitar dhe mbrojtės i besės, e dėnonte padrejtėsinė dhe shkeljen e drejtėsisė. Ishte mbrojtės i tė gjithė atyre qė prej tyre kėrkonin ndihmė (ndonėse nė kėtė nuk ka qenė konsekuent). E ka ditur poashtu edhe ardhmėrinė dhe ndonjėherė i ka shpallur edhe ngjarjet e tė ardhmes me shenja tė ndryshme, kryesisht pėrmes dukurive natyrore, ėndrrave dhe profecive (sidomos poqese njerėzit e kanė lutur pėr kėtė dhe i ofronin flijime gjegjėse). Njerėzve ua ndante tė mirėn dhe tė keqen. Dhuratat e veta i zgjedhte, sipas dėshirės sė vet, prej dy enėve tė mėdha qė i ka pasur nė pallatin e vet. Arma mė e fortė e Zeusit ishin vetėtimat dhe rrufetė e tij, ndėrsa mburoja (egisi ose egida) ka qenė e pamposhtur.
    Selia kryesore e Zeusit ka qenė maja e malit Olimp nė Tesali, nė Greqi, e cila zhdukej nė re dhe mbėrrinte deri nė qiell. Atje ishte edhe pallati i tij madhėshtor, tė cilin ia ka ndėrtuar prej floriri zoti Hefest! Me ėndje qėndronte edhe nė Ida, malin e Kretės, nė Troadė, Parnas nė Fokidė, Kiteron nė Beoti dhe nė malet e tjera. Kur nėn emrin Jupiter u bė edhe zot i romakėve, banonte edhe nė Kapitolin romak. Sa herė e merrte malli nga Ohmpi largohej me qerre prej floriri. Sidoqoftė ka qenė kudo i pranishėm dhe njeriu ka mundur ta lusė pėr ndihmė jo vetėm nė tempullin e tij, por edhe kudo gjetiu. Ndonjėherė zbriste nė botė me pamje tė ndryshuar. Ta marrė pamjen e ēfarėdo njeriu, kafshe ose dukurie natyrore ka qenė privilegj i secilit prej zotėrave.
    Sundimi me botėn e zotėrave dhe tė njerėzve Zeusin nuk e ngarkonte tepėr. Pjesėn mė tė madhe tė kohės e kaloi me zotėrat e tjerė nė gostitė madhėshtore nė pallatet olimpike, ku shėrbej ambrozi si ushqim dhe pije, pėrgatitjen e tė cilėve, pėr fat tė keq, ne nuk e njohim, zotėrave ua ka siguruar pavdekshmėrinė dhe freskinė e amshueshme, pa tė cilat edhe vetė pavdekshmėria nuk do tė kishte kushedi ēfarė vlere. Gjatė gostive, tė cilat njėherit kanė qenė edhe kėshillimet e zotėrave, Zeusi ulej nė fronin e artė, e shėrbente Ganimedi, i cili i mbushte gotat me verė dhe hyjnesha Heba, me vallėzim e argėtonin Karitet, hyjneshat e bukurisė dhe Muzat, hyjneshat e arteve tė bukura. Gjatė kryerjes sė detyrave tė sundimtarit e pėrcillnin zotėrat e hyjneshat Krato, Zelli, Bia dhe Nika si mishėrim i fuqisė, zellit, forcės dhe tė fitores. Me rastin e kryerjes sė funksioneve tė judikaturės pranė fronit tė tij rrinin hyjneshat e rendit legjitim Temida dhe hyjnesha e drejtėsisė Dika. Me rastin e sigurimit tė rendit nė natyrė e kanė ndihmaur Horet, hyjneshat e stinėve tė vitit. Pėrcjellėse tė pandara tė Zeusit kanė qenė Tika, hyjneshė e fatit tė mirė, Eirena, hyjneshė e paqes dhe Irida, hyjnesha e ylberit, e cila sė bashku me zotin Hermes ka qenė edhe kasnec i tij.


    Gruaja e Zeusit ka qenė hyjnesha e Hera, motra e tij e bukur dhe dinjitoze. Me tė i ka pasur tre djem: Aresin, zotin e luftės, Hefestin, farkatarin dhe armėpunuesin e zotėrave dhe Hebėn, hyjneshėn e rinisė sė amshueshme. Ja shprehte tė gjitha ndėrimet dhe e ēmonte lartė. Kjo, kuptohet, nuk e pengonte qė kohė pas kohe mos ta shikonte ndonjė femėr tjetėr, e cila i pėlqente.. „Kohė pas kohe" ėshtė shprehje tejet e butė. Nė tė vėrtetė Zeusi ka qenė dashnor i madh dhe i zgjedhte dashnoret me dėshirėn e zjarrtė tė njėjtė si ndėr hyjnesha ashtu edhe ndėr gratė e gjakut vdekatar. Me hyjneshėn Demetra e ka pasur tė bijėn Perzefonen, me Mnemozinėn Muzat, me Eurinomėn Karitet, me Tetidėn Horet, Mioirėn dhe Dikėn, me Dionėn Afroditėn, me Maien Hermesin, me Letėn bineqėt Apollonin dhe Artemidėn. Me to nuk e ka pasur pėrhere lehtė, aq mė tepėr, as shumė gra vdekatare nuk e dėshironin fort. Por ai nuk nguronte qė tė shndėrrohet nė bashkėshort tė tyre, nė dem, mjellmė, shi ose nė ēfarėdo tjetėr, vetėm e vetėm t'i shtinte nė dorė. Numri i pasardhėsve tė tij me gratė e kėsaj bote ka qenė pėr ēdo respekt: me Alkmenėn e ka pasur Herakliun, me Semelėn Dionizin, me Danaen Perzeun, me Europėn Minosin, Sarpedonin dhe Radamantin, me Antiopėn bineqėt Amfionin dhe Zetin, me Ledėn djalin Polideuk dhe vajzėn Hekenėn. Por Athenėn, bijėn e vet mė tė dashur, nuk e ka pasur me asnjė grua - e ka lindur nga koha e vet nga edhe ka kėrcyer me armatim tė plotė. Pėr tė gjithė fėmijėt e vet, ata tė numėruar por edhe shumė tė tjerė, Zeusi rėndom kujdesej madje nė tė shumtėn e rasteve mė mirė se sa pėr dashnoret e veta dhe tė gjithė kanė pasur rol tė rėndėsishėm nė botėn e miteve. Hollėsitė pėr ta janė dhėnė pranė emrave gjegjės.
    Hera, gjė qė kuptohet, ndaj shkeljes sė kurorės ka qenė mjaft xheloze. I pėrsekutonte dashnoret e tija dhe djemtė e tyre; Zeusit i kurdiste skena tė tilla qė dridhej Olimpi, ndėrsa nė tokė tėrboheshin shtrėngatat. Zeusi pėrherė dinte qė disi ta qetėsojė. Tek e fundit ka qenė jo vetėm bashkėshort, por edhe zot. Pėrveē dobėsive tė veta ndaj grave ka pasur edhe mungesa tė tjera.
    Ka qenė i prirur kah verbėsia, nganjėherė e mposhtė Ata, hyjnesha e gėnjeshtrės, dhe ndonjėherė syēeltėsinė e tij ka ditur ta mposhtė edhe Hipnosi, zoti i gjumit. Zotėrat e tjerė i kanė njohur mirė dobėsitė e Zeusit, dashamirsinė e tij dhe antipatinė ndaj konflikteve, me shkathtėsi kanė ditur ta shfrytėzojnė kėtė dhe mė sė shumti edhe mė sė miri Hera, gruaja e tij.
    Pėrkundėr kėsaj Zeusi ka qenė zoti mė suprem dhe mė i madhnueshėm prej tė gjithė zotėrave. I kanė takuar titujt dhe nofkat, tė cilėt nė greqishtėn e vjetėr kanė tingėlluar mė mirė si sa nė pėrkthim: i gjithėpushtetshėm, i gjithėdijshėm, sundimtar i shtrėngatave, zotėrues i vetėtimave, rrufedhėnės, mė i shkėlqyeshėm. Njerėzit mė se shpeshti e quanin „Olimpik" ose „Mė i larti", dhe ndonjėherė nė raste solemne, „Baba i zotėrave dhe i mbretėrve". Simbolet e tij ishin rrufetė dhe vetėtimat, prej shpendeve shqiponja, ndėrsa prej lisave bungu. Grekėt (dhe romakėt) e kanė imagjinuar si burrė tė ndershėm menjėherė, me shikim tė qetė, nga fytyra e tė cilit rrezaton vetėdija madhėshtore e pushtetit suprem dhe tė paluhatshėm tė sundimtarit mė tė lartė.
    Pėr nderė tė Zeusit grekėt ndėrtuan tempuj dhe elterė, skalitėn trupore anembanė botės dhe kuptohet se nuk kufizohej vetėm nė Greqinė e sotme, por e ka pėrfshirė tėrė Turqinė perėndimore dhe Italinė e Jugut dhe me degezimet e veta nė veri ka arritur deri nė Rostov nė Don (Tanais), nė jug deri nė Nilin e mesėm (Hermopolisin), nė lindje deri te India (Aleksandria) dhe nė perėndim deri te Marseillei (Massalia). Prej tempujve qė i janė pėrkushtuar mė madhėshtorėt janė Tempulli i Zeusit (nė Olimpi nga mesi i shek, para e.s., tempulli nė Arkagant (sot Agrigenti) nė Sicili, pėrafėrsisht rreth vitit 480 para e.s. (nė sipėrfaqe prej gati 7000 metra katror), dhe Olimpeoni nė Athinė, i filluar nė mesin e shek. V para e.s. dhe pėrfundon nė shek. II tė e. s. Sot tė gjithė janė nė gėrmadha. Prej elterėve tė Zeusit mė i mrekullushmi ka qenė i ndėrtuar nė Pergam. Ėshtė i vitit 180-160 para e.s. dhe sot, i rekonstruktuar, ėshtė nė Muzeun Shtetėror nė Berlinin Lindor. Prej skulpturave tė tij mė e njohura ėshtė e ashtuquajtura Zeusi Otrikol dhe i ashtuquajturi Zeusi Verosp, kopjet romake tė origjinaleve greke nga gjysma e dytė e shek. IV para e.s. (sot nė Muzeun e Vatikanit). Skulptura mė e lashtė e Zeusit me cilėsi tė larta artistike prej bronze Zeusi nga Artemisia, ėshtė nga gjysma e parė e shek. V para e.s., dhe qė ėshtė nxjerrė prej detit te kepi i Artemisisė nė vitin 1928. Origjinali i tij gjendet nė Muzeun Arkeologjik nė Athinė, ndėrsa kopja besnike e stolis aulėn e ndėrtesės sė Organizatės sė Kombeve tė Bashkuara nė Nju Jork.
    Mė e famshmja ka qenė Truporja e Zeusit nė Olimpi, qė e ka punuar Fidia rreth vitit 430 para e.s. prej ari dhe fildishi. Antika e ka konsideruar njėren prej shtatė mrekullive tė botės, por nė fillim tė shek V tė e.s. qe bartur nė Konstantinopol si kumir pagan, ku pastaj ėshtė zhdukur pa lėnė gjurmė.
    Shumė herė Zeusin e kanė pikturuar edhe artistėt e kohės sė re. Prej pik-turave tė shumta po e pėrmendim vetėm veprėn e Rafaelit, nė pikturėn e tė cilit Kėshilli i zotėrave (prej vitit 1515-1516.), sot nė Villa Farnese (Farneze) nė Romė), figura qendrore, sikurse edhe nė pikturėn Asamblea e zotėrave Olimpikė (me siguri nga vitit 1602), sot nė Galerinė kombetare nė Pragė.
    Pas Uranit dhe Kronit Zeusi ka qenė zoti i fundit mė i lartė i grekėve tė lashtė. I ka zėvendėsuar zoti i krishterė, i cili nė greqisht quhet Teos (Theos), dhe kur grekėt e sotėm ndahen thonė „adio", kėshtu qė duket se nė kėtė „lamtumirė" ende gjithmonė tingėllon emri i Zeusit (greq. gjenitiv prej Ze-us = Dia).
    Administratori
    Administratori
    i Forumit "Guri Bardhė"
    i Forumit


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Scorpio
    Numri i Postimeve : 6039
    Mosha : 40
    Vendlidja : Guri Bardhė
    Vendndodhja : Larg Vendlindjes...
    Profesioni : Emigrant...
    Pikėt : 12882
    Vlersuar : 174
    Data e Regjistrimit : 27/07/2007
    Hobi : Leximi dhe thurja e vargjeve...
    Humor : Punė, punė, natė e ditė qė tė shohim pakėz dritė. Eh Naim tė ishe vetė, e ta provoje turnin e tretė.

    13 Zotat e olimpit Empty Re: 13 Zotat e olimpit

    Mesazh nga Administratori Thu 22 Oct 2015, 19:46

    2. DEMETRA

    DEMETRA (greq. Demetre, lat. Geres) - e biaj e Titanit Kron dhe gruas sė tij Rea, hyjneshė e plleshmėrisė tė tokės dhe e bujqėsisė.
    Posa lindi e gjet i njėjti fat si edhe i motrave tė saj Hestisė e Herės dhe i vėllazėrve Hadit dhe Poseidonit: i ati i saj Krona, nga frika prej kryengritjes sė mundėshme - i gėlltiti. Mirėpo, Demetra si qenie hyjnore jetoi edhe mė tej nė barkun e tij dhe priti ditėn kur e shpėton Zeusi, vėllau i saj mė i vogli, i cili i ik fatit tė vėllazėrve tė vet, sepse e ėma fshehurazi e lind dhe e fsheh nė ujėdhesėn Kreta. Kur Zeusi e rrėzon Kronin dhe shpallet zot suprem, e merr Demetrėn nė Olimp dhe me rastin e ndarjes sė funksioneve nė mes zotėrave ia beson kujdesin pėr plleshmėrinė e tokės. Qe kjo plleshmėri mos tė jetė e kotė, Demetra i mėsoi njerėzit ta punojnė tokėn dhe kėshtu u bė jo vetėm themelues i bujqėsisė, por edhe e mėnyrės sė re tė jetės sė njerėzve, tė jetės sedentare nė vendbanimet e pėrhershme, e cila ka zėvndėsuar blegtorinė dhe gjuetinė e deriatėhershme endacake. Njrėzve ua jep edhe ligjet, tė cilat kane qenė tė detyruar t'i pėrfillin nė kėto rrethana tė reja tė jetės.
    Ndonėse Demetra ishte dhuruese e jetės sė qetė dhe tė rehatshme, vetė nuk qe nė gjendje tė realizojė. Me Jazionin, zot mė pak i rėndėsishėm ose gjysmėzot ka pasur djalin Pluton, i cili u bė zoti i pasurisė dhe shkak i dhėmbjes sė saj tė madhe. Kur, nė tė vėtretė, Zeusi mėsoi pėr lindjen e Plutonit, me rrufe e mbyt Jazionin, sepse mė parė kot orvatej qė ta fitojė dashamirėsinė e Demetrės. Pas kėsaj Demetra nuk mundi t'u kundėrvihej sulmeve tė Zeusit dhe ia lind bijėn Perzefonėn, e cila pas gėzimit tė shkurtėr nėnės sė vet i shkaktoi vuajtjen dhe dhėmbjen e re.
    Kur Perzefona njė herė luante me nimfat nė livadhet e ulta para saj u hap toka dhe nga thellėsia u paraqit Hadi, zoti i botės nėntokesore, e kap dhe zhduket me tė nė humnerė. Demetra e ndien britmėn e saj trishtuese dhe i shkon nė ndihmė, por nga Perzefona nuk kishte kurrfarė gjurme. Nėntė ditė Demetra bredhi nėpėr botė pa ushqim dhe pije duke e kėrkuar bijėn e vet derisa, mė nė fund, Heli, zoti i gjithėdijshėm nuk ia zbuloi fshehtėsinė e zhdukjes sė Perzefonės. Atėbotė e ėma e saj e mjerė shkon nė Olimp dhe vendosmėrisht kėrkon prej Zeusit qė si zot suprem tė ndėrmarrė diē lidhur me veprėn e dhunshme tė Hadit dhe t'ia kthejė vajzėn. Mirėpo, Zeusi pothuajse asgjė nuk ka mundur tė ndėrmarrė mė sepse Hadi, nė ndėrkohė, martohet me Perzefonėn, i jep tė shijojė kokrrat e bėrthamės sė shegės, dhe kushdo qė shijon diēka nė botėn nėntokėsore, nuk ka mundur mė tė kthehet nė tokė. Demetra, pas kėsaj, e braktis Olimpin, mbyllet nė tempullin e vet nė Eleuzinė dhe lėshon nė botė njė shterpėsi, e cila ka pasur pasoja katastrofale jo vetėm pėr njerėzit, por edhe pėr zotėrat - njerėzit, nė tė vėrtetė, mė nuk i adhuronin zotrat dhe nuk u ofronin mė flijime. Kur gejndja u bė e padurueshme, Zeusi e zgjidhi me njė kompromis. E detyroi Hadin qė ta japė fjalėn se do ta lėshojė Perzefonėn dy tė tretat e vitit nė botė, ku do tė jetojė me nėnėn e vet, ndėrkaq Demetra u pajtua qė Perzefona tė kalojė me burrin e vet nė botėn nėntokėsore njė tė tretėn e vitit. Kėshtu edhe ndodhi: kur fshatari nė vjeshtė e hudh farėn nė tokė, Perzefona shkon nė botėn e tė vdekurve, kurse Demetra e pikėlluar natyrės ia merr plleshmėrinė. Mirėpo, kur nė pranverė bija e saj sėrish kthehet nė tokė, e ama e pėrshėndet me lule dhe gjelbėrime nė tė cilat natyra vishet pėrsėri.
    Njeriu i parė tė cilin Demetra e mėsoi tė kultivojė bimėt ishte Triptolemi, i biri i Keleut, mbretit tė Eleuzinės. Demetra kėtė e bėri nga mirėnjohja qė prindėrit e Tripolemit nė pikėllimin e saj tė thellė pėr Perzefonėn e kishin pritur mirė nė pallatin e tyre, ndonėse as qė e kanė marrė me mend se janė duke e pranuar hyjneshėn.
    Tripolemit ia dhuroi kokrrat e drithit dhe e mėsoi se si ta lėvėrojė tokėn. Me urdhėrin e saj Tripolemi e pėrhap anė e mbanė tokės mjeshtrinė e vet. Demofontit, djalit tė dytė tė Keleut, Demetra donte qė t'ia falte pavdekshmėrinė. Mirėpo, kur e ėma e tij Metanira e vėren se si hyjnesha e farkon djalin nė zjarr, bėrtet e tmerruar dhe Demetra e frikėsuar e lėshon nė zjarr dhe Demofoni digjet. Pas largimit tė Demetrės, pėr nderė tė saj, mbreti Kele urdhėron qė nė Eleuzinė tė ndėrtohet njė faltore madhėshtore, e cila mė vonė u bė qendėr e kultit tė saj.
    Shjetnorja e Eleuzinės, tė cilėn e njohim nga gėrmimet arkeologjike ėshtė e kohės sė sundimit tė Pizistratit nė Athinė, pėrkatėsiht nga gjysma e dytė e shek. VI para e.s. Nė gjysmėn e dytė tė shek. V para e.s. e rekonstrukton Perikliu sipas planit tė arkitektit Koroib. Shejtnorja e ka pasur planimetrinė drejtkėndėshe dhe nė tė kanė mundur tė qėndrojnė madje 4000 njerėz. Nė qendėr tė tempullit ishte skena nė tė cilėn nė kohėn e mbajtjes sė kremteve tė Eleuzines janė zhvilluar pamjet nga jeta e Demetrės. Kėto kremte nė fillim kanė qenė tė thjeshta, kurse ritualet simbolizonin punėt bujqėsore dhe tė fushės. Mė vonė nė to shpjegohej vdekja dhe ringjallja e vegjetacionit, dhe nė fund pėrpiqej qė tė shpjegohej misteri i jetės sė njeriut dhe fati i njeriut pas vdekjes, kurse ritet kanė qenė tė afėrta vetėm pėr priftėrinjėt. Kremtet kryesore pėr nderė tė Demetrės janė quajtur misterie, fillonin kah mbarimi i shtatorit dhe zgjatnin nėntė ditė, ndėrsa nė muajin para zhvillimit tė tyre shpallej paqja e shenjtė e gjithmbarshme (Ekekria) nė gjithė qytetet greke qytetarėt e tė cilave merrnin pjesė nė kėto solemnitete.
    Demetra ėshtė njėra prej hyjneshave mė tė lashta greke. Emrin e saj e gjejmė, madje, nė pllakat e tė ashtuquajturit tempulli Nestor nė Pilos, tė shkruar me shkrimin linear „B", qė janė pėrafėrsisht tė shek. XIV-XIII, para e,s. Ėshtė adhuruar nė tė gjitha vendet ku jetonin grekėt nė pajtim me rėndėsinė qė nė ekonominė greke fitonte bujqėsia. Pėrmes Sicilisė dhe Italisė sė Jugut Demetrėn e njohin edhe romakėt, tė cilėt e kanė identifikuar me Ceren, hyjneshėn e tyre tė vegjetacionit dhe tė plleshmėrisė sė fushave. Mė vonė kulti i Demetrės u shkri me kultin e nėnės tokė, Gea dhe hyjneshės, Rea dhe pjesėrisht me ate tė Kibelės.
    Artistėt antikė e paraqesin Demetrėn tė ngjashme si edhe Herėn, bashikėshorten e Zeusit. Mirėpo, figurės se saj i kanė dhėnė mė pak elemente sunduese e mė tepėr ato tė nėnės. Simbolet e saja ishin kurora me kallinjėt e grurit, shporta me frute dhe pishtarėt. Na ėshtė e njohur nė saje tė shumė pikturave nė vazat greke prej tė cilave mė e lashta ėshtė e shek. VIII para e.s., nė saje tė pikturave murale romake nė Pompejė nga fillimi i erės sonė, kuptohet kopjet e origijnaleve tė lashta helenistike. Mė tė famshmėt janė skulpturat e saja tė ashtuquajtura Demetra e Knidit, origjinali grek pėr afėrsisht nga viti 330 para e.s., me siguri punim i Leoharit, qė sot gjendet nė Muzeun Britanik nė Londėr dhe nė agorė nė Smirna e shek. III para e.s., prej relieveve dallohet vepra e shkollės sė Fidisė, e gjetur nė gėrmadhat e tempullit tė Eleuzinės, Triptolemi nė mesin e Demetrės dhe Korės, (i vitit 440-430 para e.s., dhe qė sot gjendet nė Muzeun Kombėtar Arkeologjik nė Athinė). Prej tempujve dhe shejtnorėve tė Demetrės kryesisht janė ruajtur vetėm gėrmadhat (nė Knid, Prieni dhe nė akropolin e Pergamit; ky i fundit pėr nga aspekti turistik ėshtė mė atraktiv).
    Administratori
    Administratori
    i Forumit "Guri Bardhė"
    i Forumit


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Scorpio
    Numri i Postimeve : 6039
    Mosha : 40
    Vendlidja : Guri Bardhė
    Vendndodhja : Larg Vendlindjes...
    Profesioni : Emigrant...
    Pikėt : 12882
    Vlersuar : 174
    Data e Regjistrimit : 27/07/2007
    Hobi : Leximi dhe thurja e vargjeve...
    Humor : Punė, punė, natė e ditė qė tė shohim pakėz dritė. Eh Naim tė ishe vetė, e ta provoje turnin e tretė.

    13 Zotat e olimpit Empty Re: 13 Zotat e olimpit

    Mesazh nga Administratori Thu 22 Oct 2015, 19:46

    3. POSEIDONI

    POSEIDONI (greq. Poseidon, lat. Neptuni) - i biri i Titan Kronit dhe gruas sė tij Rejės, zot i detit.
    Ishte njėri prej tre zotėrave mė tė fuqishėm grek. Ishte sunduesi suprem i perandorisė sė madhe detare, sikur qė ka qenė vėllau i tij mė i madh, Hadi, sundues i botės nėntokėsore, ndėrsa vėllau mė i ri, Zeusi, sundues i qiellit dhe i tokės. Tė gjithė zotėrat e detit i janė nėnshtruar, ishte zotėrues i tė gjitha kafshėve detare, ka vendosur pėr ēdo gjė ēka ka ndodhur mbi det dhe nėndet.Me tredhėmbėshin e vet ka mundur ta shqetėsojė detin deri te shtrėngatat e furishme, por ka mundur edhe t'i qetėsojė dallgėt mė tė tėrbuara. Kur me tredhėmbeshin e vet i ka mshuar tokės, ka shkaktuar tėrmet. Ka qenė i furishėm dbe i fuqishėm, por pėr nga natyra labil mu sikurse gjallesat mbi tė cilat ka sunduar. Andaj nuk duhet habitur pse i janė frikėsuar mė sė shumti, dhe pėr kėtė arsye edhe mė sė shumti e kanė adhuruar marinarėt dhe banorėt e viseve bregdetare tė tėrė botės greke.
    Pushtetin e vet tė madh dhe tė fuqishėm Poseidoni e ka fituar sipas tė drejtės trashigimore me short. Kur u lind i ati i tij e gėlltiti, qė kėshtu ta evitojė mundesinė qė dikush prej tė bijve tė tij ta rrėmbejė pushtetin. E pėrjetoi tė njėjtin fat sikur se edhe vėllazėrit e tij, pėrveē mė tė riut, Zeusit, tė cilin e ėma e tij e kishte lindur tinzisht dhe e kishte fshehur nė Kretė. Si qenie hyjnore edhe mė tutje jetoi me vėllazėrit dhe motrat e veta nė barkun e Kronit. Nga ky burg e shpėtoi Zeusi kur u ngrit kundėr Kronit. Poseidoni, menjėherė iu bashkangjit vėllaut tė vet dhe sė bashku me Hadin dhe aleatėt e tjerė ndihmoi pėr ta rrėzuar Kronin nga froni. Pas fitores Zeusi u muar vesh me vėllazėrit se pushtetin do ta ndanin me short. Poseidonit i takoi deti. Ishte, pra, siē e theksonte mė vonė nė mosmarrėveshje, "i barabartė nė tė drejtėn" me zotin suprem Zeusin, dhe pasi qė pushtetin mbi det nuk e ka fituar me hir tė Zeusit, nuk e konsideronte veten tė detyruar pėr tė dėgjuar. Megjithatė, e ka dėgjuar, dhe kėtė e ka bėrė plotėsisht me vullnet dhe kryesisht, sepse e ka respektuar pushtetin e tij.
    Selia e Poseidonit ka qenė pallati i mrekullueshėm i nėndetit nė Egi (nė bregun perėndimor tė Eubesė, ose nė bregun perėndimor tė Akesė). Nga aty shkonte nė qerren e vet detare qė e tėrhiqnin kuajt me jele tė arta nė Olimp, nė cilėn do anė tė perandorisė sė tij ose tė rrethinės sė tij. Lundronte nėpėr det tė hapėt, jo nėn sipėrfaqe tė detit, ndėrsa dallgėt para tij largoheshin dhe vetvetiu zmbrapseshin. Rėndom e kanė pėrcjellė zotėrat e detit dhe banorėt e tjerė tė detit. Kudo qė tė shkonte, dilnin nga strofullat e tyre edhe pėrbindėshat e detit, duke ditur se ndoshta do tė ketė nevojė pėr ta. Me ta shėrbehej kryesisht si mjete hakmarrėse. Njė pėrbindėsh kėshtu e dėrgoi kundėr Trojės kur mbreti Laomedont refuzoi tia paguajė shpėrblimin e premtuar pėr ndihmė nė ndėrtimin e mureve tė Trojės, tjetrin e dėrgoi nė tokėn e mbretit Kefe, sepse bashkėshortja e tij me madhėshti dhe lavdėrata i ka fyer nimfat e detit. (I pari prej kėtyre dy pėrbindshave ėshtė dashur ta vrasė Hezionėn, tė bijen e Laomedontit, tjetri Andromedėn, tė bijėn e Kefeut).Ndėrkohė, Poseidoni hakmirrej vetė. Me tredhėmbėshin e vet i shkatėrroi muret e Trojės, madje kėtė e bėri dy herė (herėn e dytė jo deri nė themel, sepse nė vitin 1871 i ka zbuluar tė ruajtura mjaft mirė arkeologu gjerman Hajnrih Shliman. Poashtu personalisht e ka ndjekur mbretin e Itakės, Odiseun, i cili duke u kthyer nga Troja e pushtuar ia kishte verbuar djalin Polifem. Dhjetė vjet e pengoi tė kthehet nė Itakė, deri sa Zeusi nuk e shfrytezoi moskujdesin e tij pėr njė ēast dhe kėshtu u dha fund vuajtjeve tė Odiseut.
    Derisa Poseidoni, nė perandorinė e vet gėzonte autoritetin suprem me zotėrat e tjerė nuk kalonte gjithherė mirė. Me ta ka pasur mosmarrėveshje dhe rėndom u nėnshtrohej. Me Athenėn bie nė konflikt pėr shkak tė sundimit nė Itakė, me Heliun pėr shkak tė Korintit, me Dionizin pėr shkak tė Naksosit, me Apollonin pėr shikak tė Delfeve, me Herėn pėr shkak tė Argut, ndėrsa me Zeusin, pėr shkak tė ujėdhesės Egina. Zotėrave tė tjerė rėndom u shkonte pėrdore qė disi ta mashtrojnė ose ta detyrojnė qė tė tėrhiqet. Njėherė madje u ngrit kundėr Zeusit dhe pėr vete i bėri edhe zotėrat e tjerė. Me ndihmėn e Herės dhe tė Athenės e lidhi, por nuk e rrėzoi nga froni. Thirrjet e Zeusit pėr ndihmė i pat dėgjuar hyjnesha e detit, Tetis dhe e dėrgoi nė Olimp Brierin, djalin e vrazhdėt njėqindėduarėsh tė Poseidonit. Posa e pa Poseidoni, u vėrsul ne tė dhe e lėshoi litarin kėshtu qė Zeusi u lirua pa mund. Ndėrkaq Poseidoni ka qenė shok i kėndshėm i zotėrave tė tjerė dhe u ka dhėnė shpėrblime tė vlefshme edhe njerėzve. E ka bėrė, pėr shembull, kalin dhe i ka mėsuar njerėzit se si ta zbusin dhe si ta mbrehin qė t'u shėrbejė. Tokės ia dhuroi lagėshtinė dhe kėshtu e bėri tė mundshme rritjen e bimėve, Tesalinė e shpėtoi nga vėrshimet, sepse me tredhėmbėshin e vet lumit Penea ia hapi rrugen pėr nė det. Veēmas mirėnjohės ndaj tij kanė qenė romakėt. Ndonėse nė luftėn e Trojės u ndihmoi akeasve, e shpėtoi Enenė, udhėheqėsin e trojanėve, i cili pas rėnies sė Trojės u vendos nė Itali dhe e themeloi qytetin prej tė cilit u zhvillua Roma.
    Bashkėshortja e Poseidonit ka qenė Amfitrita, e bija e Nereut, zot i detit, ndėrsa djali i tij mė i dashur ka qenė zoti i detit, Tritoni. Ka pasur edhe shumė pasardhės tė tjerė dhe siē ndodh kjo nė mite, jo vetėm me gruan e vet legjitime. Me nimfėn Toata ka pasur Polifemin me njė sy, me nimfėn Libia, Agenorin, mbretin e Sidonit, me nimfėn Naida, Proteun, zotin e detit, me hyjneshėn e tokės Gea, Gjigantin Anteu dhe tė tjerė. Djalė tė tij shumė autorė e kane konsideruar edhe kreshnikun athinas, Tezeun, tė cilin e ka pasur me Etren, gruan e mbretit athinas, Egjeu.
    Posidonit grekėt i kanė shprehur respekt qė nga kohėrat mė tė lashta. Veēmas e kanė rrespektuar jonėt, detarėt e famshėm. Prej shtazėve ia kanė kushtuar delfinin, kalin dhe demin, ndėrsa prej drunjėve pishėn. Me emrin e tij janė quajtur shumė qytete, dhe pėr nderė tė tij ēdo dy vjet janė organizuar lojėrat istmike. Tempujt madhėshtorė i kanė ngritur nė Istm, nė Prienėn e Azisė sė Vogėl, nė ujėdhesėn Paros dhe nė Atikė nė kepin Sunion, shtyllat dorike tė mirėfillta tė tė cilit shkėlqejnė nė bardhėsinė e vet edhe sot mbi dallgėt e detit Egje. (Tempulli mė i madh dhe mė i bukur grek nė perėndim tė Athinės,nė Poseidoninė antike, Pestin e sotėm nė jug tė Napolit, nuk ia kanė kushtuar Poseidonit, por, siē po tregojnė kėrkimet e reja, hyjneshės Hera). Poseidonin gati pa kurrfarė ndryshimesh prej grekėve e kanė marrė romakėt dhe pėrafėrsisht nė shekullin V para e.s., e kanė identifikuar me zotin Neptun.
    Poseidoni ėshtė ruajtur nė pėrmendore tė shumta figurative antike prej tė cilave shumė spikaten me vlera tė larta artistike. Nė mesin e tyre, para se gjithash, hyn skulptura mė e njohur Poseidoni me tredhėmbėshin, kopja romake e origjinalit grek nga gjysma e dytė e shek. IV para e. s., sot nė Muzeun e Lateranit nė Romė, pastaj Poseidoni nga Mela, origjinali helenistik i shek. II para e.s. (nė Muzeun Arkeologjik Kombėtar nė Athinė), pastaj Poseidoni i madh helenistik, i zbuluar nė vitin 1946, nė Smirnėn antike (nė Izmirin e sotėm) kopja romake e skulpturės sė Lizipit Poseidoni me Apollonin dhe Artemidėn nga frizi lindor i Partenonit, i cili ėshtė bėrė nė gjysmėn e dytė tė shek. V para e.s., nėn udhėheqjen ose pjesėmarrjen e Pidisė (sot nė Muzeun Britanik nė Londėr). Piktura nė vaza me Poseidonin kemi afro dyqind. Kryesisht janė tė shek. VI-V para e.s., dhe paraqesin Poseidonin dhe Amfitritėn, Poseidoni dhe hyjnitė detare, Konfliktin e Poseidonit dhe Athenės pėr shkak tė Atikės etj. Prej mozaiqeve mė tė shquara janė Neptuni dhe Amfitrita pėr nga koha ėshtė nga kalimi i erės sė vjetėr nė atė tė renė (nga Villa Cervi (Ēervi) nė Herkulanum), Triumfi i Neptunit, me siguri nga shek. III para e.s. nga Suza (sot nė Muzeun Bardo nė Tunisė) dhe Triumfi i Neptunit dhe i Amfitritės nga fillimi i shek. IV tė e.s. nga Konstantina, sot nė Luvėr tė Parisit.
    Nė kohėn e re Poseidoni, kryesisht nėn emrin e vet latin Neptun bėhet dekor i dashur i fontanave. Nė mesin e tyre veēmas dallohet Fontana e Neptunit nė Firencė e Bartolomej Amanatit (e vitit 1560) dhe fontana me tė njėjtin emėr nė Bolonjė, vepėr e Giovani di Bologna (Gjovani di Bolonja), e vitit 1563-1567), dhe prej mė te vonave Neptuni i Amoldit, e vitit 1716, nė Petrodvorc afėr Leningradit dhe Triumfi i Neptunit dhe i Amfitritės nė parkun e Versajit e L. S. dhe N. S. Adamit (e vitit 1740). Sė bashku me skulpturėn e Marsit e dekoron Neptuni i Jacopo Sansovinit e ashtuquajtura Shkallėt e gjigantėve nė atriumin e pallatit tė Dukės nė Veneci, pėrafersisht rreth vitit 1527. Piktura me Neptunin nė koleksionet botėrore ka shumė. Ndėr krijuesit mė tė njohur hyjnė Paolo Veronese (Paolo Vereoneze), Rubnesi dhe Franēois Boucheri (Fransoa Busheri). Origjinali i Gjovani da Bolonjes i vitit 1560, dhe i Adriaen de Vriesit (Adriaen de Vrizit) i vitit 1626 prej luftėrave tridhjetėvjeēare gjenden nė Suedi (nė Muzeun Kombėtar nė Stokholm dhe nė kėshtjellėn Drotningholm).
    Administratori
    Administratori
    i Forumit "Guri Bardhė"
    i Forumit


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Scorpio
    Numri i Postimeve : 6039
    Mosha : 40
    Vendlidja : Guri Bardhė
    Vendndodhja : Larg Vendlindjes...
    Profesioni : Emigrant...
    Pikėt : 12882
    Vlersuar : 174
    Data e Regjistrimit : 27/07/2007
    Hobi : Leximi dhe thurja e vargjeve...
    Humor : Punė, punė, natė e ditė qė tė shohim pakėz dritė. Eh Naim tė ishe vetė, e ta provoje turnin e tretė.

    13 Zotat e olimpit Empty Re: 13 Zotat e olimpit

    Mesazh nga Administratori Thu 22 Oct 2015, 19:47

    4. ATHENA

    ATHENA (greq. Athena dhe Athene, lat. Minerva) - e bija e Zeusit, zotit suprem, hyjneshė e menqurisė dhe e udhėheqjes sė suksesshme tė luftės, mbrojtėse e rendit juridik, e drejtėsisė dhe artit.

    Mbi lindjen e Athenės nga mitet e lashta dimė relativisht pak. Homeri thotė se ka lindur prej Zeusit pa nėnė. Te shkrimtarėt pėr nga koha mė tė rinjė pėr kėtė gjejmė mė tepėr detaje. Sipas Hesiodit Zeusi e ka lindur nga koka e vet pasi qė e han Metidėn, hyjneshėn e menēurise me qėllim qė ta pengojė ta lindė bijėn e cila, sipas profecisė, ėshtė dashur ta tejkalojė nė menēuri, dhe djalin i cili ėshtė dashur ta tejkalojė me fuqi dhe t'ia rrėmbejė fronin. Mitet edhe mė tė reja thonė edhe atė se si e ka lindur Zeusi Athenėn. Kur e ka ngrėnė Metidėn, aq shumė i dhimbi koka sa qė mendoi se do t'i pėlcasė. Pėr kėtė arsye thirri zotin Hefest (sipas verzionit tjetėr zotin Hermes, madje edhe Titanin Promete) qė me sopatė t'ia ēajė kokėn. Posa veproi kėshtu, kėrceu prej kokės sė Zeusit hyjnesha e ndritshme me pajisje tė plotė luftarake - Palada Athena.
    Simbas simbolikės sė miteve Athena, pra, ka qenė mishėrimi i fuqisė dhe menēurisė sė Zeusit. Sunduesi i zotėratve dhe i njerėzve e ka dashur mė tepėr se tė gjitha vajzat e tjera. Me tė ka biseduar si me mendimet e veta, asgjė nuk ka fshehur para saj dhe pėrherė ia ka plotėsuar tė gjitha lutjet e saj. Athena ka qenė e vetėdijshme pėr kėtė anim tė Zeusit ndaj saj.Pėrherė qėndronte nė afersi tė tij dhe kurrė nuk ka dashur ndonjė zot tjetėr ose ndonjė mashkull dhe kurrė nuk ėshtė martuar edhe pse ishte e bukur dhe madhėshtore.Ka mbetur Athena Virgjėr- Athena Parthenos.
    Nė saje tė origjinės sė saj dhe tė dashurisė sė Zeusit Athena u bė njėra prej hyjneshave mė tė fuqishme tė panteonit grek. Prej kohėrave mė tė lashta ajo ishte, para sė gjithash, hyjneshė e luftės qė dilte nga funksioni i saj mbrojtės prej armikut. Pėr luftė, nė tė vėrtetė, kishte meritė Aresi, i biri i Zeusit, mirėpo, Athenės kjo nuk i pengonte. Aresi, thėnė saktėsisht, ishte zot i luftes dhe betejave tė mllefosura, ndėrsa ajo ishte hyjneshė e udhėheqjes sė menēur dhe tė ekuilibruar tė luftės, e cila rėndom pėrfundonte me ngadhėnjim, gjė qė nuk mund tė thuhet pėr luftėrat e Aresit. Si hyjneshė e luftės grekėt e adhuruan me emrin Athena Enoplos (Athena e armatosur) ose Athena Promachos (Athena e cila fton nė luftė). Si hyjneshė e luftės ngadhėnjimtare e quanin Athena Nike (Athena Ngadhėnjimtare).
    Athena qė prej fillimit e deri nė mbarim tė botės antike ka qenė mbrojtėse e grekėve, veēmas e athinasve, tė cilėt i donte mė sė shumti. Si Palada Athena ajo mbronte pėrveē Athinės qytetet, qė nė tempuj i kanė pasur truporet e saja tė shoqėruara, tė ashtuquajtura paladet. Derisa paladi gjendej nė qytet, qyteti ishte i papushtuar. Palad tė tillė kishin edhe trojanėt nė qytetin e tyre. Pėr ta pushtuar Trojėn, akeasve u ėshtė dashur ta vjedhin dhe ta marrin me vete, gjė qė u shkon pėrdore Odiseut dhe Diomedit. Sikurse nė luftė Athena i mbronte grekėt dhe qytetet e tyre edhe nė paqe. Ishte mbrojtėse e kuvendit dhe e sė drejtės, kujdesej pėr fėmijėt dhe tė sėmurėt, njerėzve u sjell mirėqenie. Ndihma e saj shpesh ishte tejet konkrete. Athinasve, pėr shembull ua ka falur ullirin dhe u bė themeluese e njerės prej degėve me tė rėndėsishme tė ekonomisė greke - thėnė kalimthi, deri mė sot njera prej degėve mė tė rėndėsihme. Veē kėsaj, Athena ishte hyjnesha e arteve dhe e zejtarisė (kėto dy fjalė grekėt rėndom nuk i dallonin - punėn e skulptorit, gurėgdhendėsit dhe kėpucėtarit i emėronin me tė njėjtėn fjalė „techne" (tekne - shkathtėsi). Gratė i ka mėsuar tė thurin dhe tė endin. Njerėzve ua ka mėsuar zejen e farkėtarit, argjentarisė dhe ngjyrosjes, u ka ndihmuar ndėrtuesve tė tempujve dhe tė anijeve, jetėn e njerėzve u ka begatuar me shpikjen e kavallit (flautės). Pėr shpėrblim pėr ndihmėn dhe mbrojtjen e vet kėrkonte nderimin dhe flijime, qė ishte e drejtė e secilit zot. Mosrespektimi dhe ofendimet i dėnonte, por mėshirohej mė tepėr se hyjneshat e tjera. Ēdo ndėrmarrje e saj pėrfundonte siē dėshironte ajo. Me Poseidonin, zotin e detit ra nė konflikt pėr shkak tė sundimit nė Atikė dhe Athinė. Para kėshillimit tė zotėrave, nė krye tė tė cilit ishte Kekropsi, mbret i parė i Athinės, kėtė gjyq e fitoi sepse me dhurimin e ullirit ia siguroi vetes simpatinė e Kekropsit. Kur trashėgimtari i Trojės Paridi e ofendoi, pėrkatėsisht kur nė grindje me hyjneshat Herėn dhe Afroditėn nuk ia pranoi pėrparėsinė nė bukuri,. iu hakmuar nė atė mėnyrė qė u ndihmoi akeasve pėr ta korrur fitoren ndaj Trojės. Kur Diomedi, adhuresi i saj, nė betejėn nė rrafshėnaltėn e Trojės, u gjet nė rrezik vdekje vetė e zuri vendin e drejtuesit tė karrocės sė tij luftarake dhe e detyroi Aresin, vėllain e vet, qė tė ikte. I ,ka ndihmuar Odiseut, mbretit tė Itakės, pėrkundėr vullnetit tė Poseidonit, zotit tė detit, qė pas pushtimit tė Trojės tė kthehet nė atdhe. I ka ndihmuar poashtu edhe Telemakut, birit tė Odiseut, Orestit, birit tė Agamemnonit dhe veēmas Belerfontit dhe Perzeut. Pėr kėto dhe pėr ndėrmarrje tė tjera bėhet fjalė nėn emrat pėrkatės. Mbetet qė tė shtojmė se besnikėve tė vet kurrė nuik ua ka kthye shpinėn, pėrherė u ka ndihmuar grekėve, veēmas athinasve dhe tė njėjtėn ndihmė ua ka dhėnė edhe romakėve, tė cilėt e kanė adhuruar me emrin Minerva.
    Prej nderimeve qė grekėt ia kanė shprehur Athenės mė tė rėndėsishmet ishin Kremtet Panatenase. Janė mbajtur ēdo katėr vjet si tė ashtuquajtura Panatenet e Mėdha, kurse pjesė pėrbėrėse tė tyre ishin garat muzikore, poetike, retorike, gjimnastike, kalorėsie dhe lundruese. Fillonin nė vigjilen e ditėlindjes, sė Athenės, nė gjysmėn e gushtit. Panatenet e Vogla kremtoheshin poashtu ēdo katėr vjet dhe me pėrmasa ishin mė tė vogla. Procesioni panateneas ėshtė paraqitur nė frizin e Parteonit athinas, nė tė cilin ka punuar Fidia, njėri prej skulptorėve mė tė mėdhenj botėror. Nė Romė kremtet pėr nderė tė Minervės janė organizuar dy herė nė vjet (nė mars dhe nė qershor).
    Veprat artistike tė arkitekturės tė krijuara nė Greqi lidhur me kultin e Athenės (sado edhe nė gėrmadha) bėjnė pjesė nė mesin e margaritarėve tė kulturės sė gjithmbarshme njerėzore. Nė rend tė parė ėshtė Partenoni nė Akropolin e Athinės vepėr e arkitektėve Iktin dhe Kalikrat e viteve 447-434, para e.s. Gadi 2121 vjet i ka rezistuar kohės deri sa nuk e ka shkatėrruar eksplodimi i barotit qė gjatė luftės me venedikasit e kishin vėnė turqit. Nė afėrsi tė Partenonit ėshtė njė tempull i vogėl Nike, kushtuar Athenės Ngadhnjimtare. Gjatė okupimit turk tėrsisht ėshte shkatėrruar, por nė vitin 1835-1836 sėrish u ngrit nga gėrmadhat. Prej ndėrtesave nė Akropol e fundit ėshtė Erehteoni i kushtuar Athenės, Poseidonit dhe Erehteonit. Nė tė dikur ruhej Paledi athinas dhe ėshtė mbjellė „ulliri i Athinės" (i sotmi ėshtė i vitit l917).

    Tempujt luksozė Athenės i janė kushtuar nė Delfe, Tege, nė Arkadi, nė kepin e Suniut, nė trevėn e Azisė sė Vogėl nė Prienė nė tokat e Azisė sė Vogėl dhe me tė krenohej edhe Troja.

    Prej skulpturave tė Athinės nė antikė mė tė famshmet i kanė konsideruar truporet madhėshtore prej arti, bronzės dhe fildishit: Athena Parthenos, Promachos dhe Athena Lemnios. Pėr fat tė keq i njohim vetėm nė saje tė imitimeve te mėvonshme, kryesisht tė cilėsisė sė dobėt (qė sot gjenden nė Mu-zeumet e Vatikanit, Napolit, Bolonjės, Berlinit, Drezdenit e gjetiu). Imitim i skulpturės sė Fidisė nė Partenon ėshtė me siguri dhe e ashtuquajtura Athena Varvakease qė gjendet nė Muzeun Kombėtar Arkeologjijk nė Athinė dhe Minerva vigane nė Muzeun nė Terme. Prej trupave tė tjera po pėrmendim Athenen Farnese dhe Athenėn Gistuiniani (Gjustiniani). Kėto janė kopje romake tė origjinaleve greke, sigurisht tė mbarimit tė shek. V. para e.s. (dhe qė sot gjenden nė Muzeun e Vatikanit dhe nė Luvėr. Kėtyre veprave mund t'i bashkohet kopja e mirė helenistike e Pidisė, ndonėse jo e madhe dhe pjesėrisht e dėmtuar Athena Parihenos nga Heraklea Linkestis te Manastiri sot nė Muzeun Popullor nė Beograd. Athena, skulpturė e Mironit nga grupi Athena dhe Marsia, ndoshta e mesit tė shek. V para e.s. e dimė vetėm nga kopjet e relieveve (njėrit prej mė tė bukurve ėshtė nė Muzeun e Akropolit nė Athinė). Pikturat nė vazat me pamjen e Athenes janė ruajtur me shumicė, prej tė cilave disa dhjetra qė nga shek. VI para e.s. Prej tė tjerave mė vlerė tė veēantė janė: Mosmarrėveshja e Poseidonit dhe Athenės rreth Atikės nė amforat e Atikės nga mesi i shek. VI para e.s. (gjendet nė Luvėr) dhe Lindja e Athenės nga fillimi i shek. V para e.s. (gjendet nė Muzeumin Britanik nė Londėr). Prej skulpturave tė saja tė kohės sė re po pėrmendim atė tė Drosisit, i fillimit tė shek. Tonė, nė shtyllėn e lartė jonike para Universitetit tė Athinės dhe Houdonit (Hudonit), kah mbarimi i shek. XVIII, e cila e zbukuron Institu de France nė Paris.

    Administratori
    Administratori
    i Forumit "Guri Bardhė"
    i Forumit


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Scorpio
    Numri i Postimeve : 6039
    Mosha : 40
    Vendlidja : Guri Bardhė
    Vendndodhja : Larg Vendlindjes...
    Profesioni : Emigrant...
    Pikėt : 12882
    Vlersuar : 174
    Data e Regjistrimit : 27/07/2007
    Hobi : Leximi dhe thurja e vargjeve...
    Humor : Punė, punė, natė e ditė qė tė shohim pakėz dritė. Eh Naim tė ishe vetė, e ta provoje turnin e tretė.

    13 Zotat e olimpit Empty Re: 13 Zotat e olimpit

    Mesazh nga Administratori Thu 22 Oct 2015, 19:47

    5. HERA

    HERA (greq. Hera, lat. Iuno) - bija e Titanit Kron dhe gruas sė tij Reas, motrės dhe gruas sė Zeusit, zotit suprem.

    Kur lindi e gjet po ai fat sikurse edhe vėllazėrit e saj mė tė vjetėr. I ati Kron e gėlltiti pėr t'i shpėtuar kundėrshtarit tė mundshėm ndaj pushtetit tė vet. Si qenje hyjnore, Hera jetonte edhe tutje, nė barkun e tij deri nė atė ditė kur vėllazėrit i shpėtoi mė i riu nė mesin e tyre, Zeusi, i cili i ėshtė shmangur fatit tė fėmijėve tė tjerė tė Kronit, tė cilin nėna e lindi tinėzisht dhe i fshehu nė Kretė. Kur Zeusi e filloi fuftėn kundėr Kronit, hyjnesha Teida e ēoi Herėn nė skaj tė botės, te Oqeani. Zeusi e gjen aty pas ngadhėnjimit tė tij . Pasi qė i pėlqente fort, e merr nė Olimp dhe martohet me tė. Fakti qė Hera ishte motra e Zeusit nuk e pengonte kėtė martesė. Martesat farefisnore nuk kanė qenė tė jashtėzakonshme, njėsoj si ndėrmjet kusherinjėve tė sunduesve tė kėsaj bote. Kėshtu Hera u bė hyjnesha mė e lartė dhe mbretėresha e qiellit.
    Nė botėn e zotėrave Herės i ka takuar funksioni i mbrojtjes sė martesave. Veēmas kujdesej pėr sakralitetin dhe pandashmėrinė e lidhjes martesore, burrave u jipte pasardhės dhe nėnave u ndihmonte gjatė lindjes. Si grua e Zeusit, ishte bashkėsunduese e tij, aq sa ka lejuar nėnshtrimi i gruas nė mitet antike (tė cilat kėshtu e shprehnin pozitėn e gruas nė botėn antike). Zeusi shpesh kėshillohej me tė dhe ia besonte tė gjitha mendimet e veta pėr tė cilin zotėrat e tjerė nuk dinin. Lutjet e saj rėndom i pranonte edhe pėr arsye se kur i kundėrvihej, me tė grindej dhe grindjet e tilla tė panevojshme e lodhnin. Por, nėse ishte e nevojshme, ia tregonte se deri ku shtroheshin kufijt e saj. Kur, pėr shembull, pa kurrfarė ndjenjash e ndiqte djalin e tij, Herakliun, tė cilin e kishte me Alkmenėn, gruan e kėsaj bote, e la durimi dhe e lidhi nė pranga (kuptohet tė floririt) dhe e vari nė mes qiellit dhe tokės. Por atė edhe e ka nderuar, i ka shprehur tė gjitha nderimet e mundshme dhe ka kėrkuar qė ta nderonin edhe zotėrat e tjerė.
    Rolin e mbrojtjes tė bashkėshortėsisė e ka kuptuar tejet seriozisht dhe ka jetuar ashtu qė me besnikėrinė e vet bashkėshortore tė bėhet shembėll e tė gjitha hyjneshave dhe grave vdekatare. Pikėrisht pėr kėtė arsye assesi nuk mund tė duronte qė burri i saj pėrherė e shkelte shejtėrinė e martesės. Nė tė vėrtetė, Zeusi ka qenė gordės i madh dhe nuk ka ekzistuar hyjneshė e pashme tė cilėn nuk e ngacmonte. Ka pasur shumė dashnore edhe nė mesin e grave tė kėsaj bote dhe me to edhe shumė fėmijė. Hera kur mėsonte pėr ndonjė aventurė dashurie tė tij, i krijonte skena tė tilla sa qė i tėrė Olimpi dridhej, ndėrsa nė tokė tėrbohej murlani. Nė fund, kėshtu apo ashtu, bashkėshortėt rėndom pajtoheshin dhe nė Olimp kremtohej gostia hyjnore. Hera ia ka falur Zeusit tre pasardhės: Aresin, zotin e luftės, Hefestin, farkėtarin dhe armėpunuesin hyjnor dhe Hebėn, hyjneshėn e rinisė sė amshueshme (kėtė sipas disa miteve e ka lindur prej vetvetės, sikurse Zeusi Athenėn). Bija e saj, hyjnesha Eilitia, kinėse ka qenė mbrojtėse e tė lindurit. Sipas Hesiodit e ka pasur me bashkėshortin e vet, Zeusin, ndėrsa, sipas disa autorėve tė tjerė, kinėse e ka lindur nga vetvetja, kurse sipas tė tretėvė kjo ka qenė vetėm emėr i dytė tė saj si mbrojtėse e tė lindurit. Gjatė kryerjes sė funksionit hyjnor nė gostitė olimpike Hera ka qenė e ulur nė fronin prej floririt, pėrbri vetė Zeusit. Armėt e saj kanė qenė mjegullat, rrufetė dhe shtėrgatat. Ka mundur po ashtu ta ndryshojė pamjen e njerėzve. Asaj i ėshtė kushtuar shega, simbol i plleshmėrisė, qyqja (nė tė cilėn kinėse ėshtė shndėrruar Zeusi kur, herėn e parė, ka tentuar tė vijė te ajo), pallua (sytė e rrumbuilakėt nė bishtin e hapur kanė qenė simbol tė qiellit yllėzor) dhe mė nė fund kojrrili. Homeri e quan Heren "fronēare prej arit", „madhėshtore" dhe „Hrėrėbardhė".
    Njė epitet i saj ėshtė „sylopa" qė kurrsesi nuk mendohej me pėrēmim, sepse lopa me tė vėrtetė i ka sytė e mėdhenj dhe tė bukur. Nė jetėn e heronjėve mitikė Hera ndėrhynte rrallė dhe me kėmbėngulje i ndiqte pasaardhėsit e Zeusit, tė cilėt i ka pasur me gratė vdekatare, ndėrsa nė luftėn e Trojės ishte kundėr mbrojtėsve tė Trojės.
    Herėn e kanė nderuar nė tėrė botėn greke dhe mė sė shumėti nė Arg, Mikenė, Spartė, Korint dhe nė ujėdhesėn Samos. Nė Arg ia kanė pėrkushtuar njė kompleks tempujsh, ndėrsa nė Mikenė e ka pasur shejtnoren e veēant. Tempuliin madhėshtor ia ngritėn nė Posejdoni (Paestum). Tempulli i saj nė Olimp ėshtė tempulli mė i vjetėr qė dihet se ėshtė ndėrtuar nė trevėn greke. Ėshtė ndėrtuar para mė se 2.600 vjetėsh, dhe nga mesi i shek. VII tė e.s. gjendet nė gėrmadha. Nė Romė Herėn e kanė adhuruar me emrin Iuno. Kėsaj i pėrkushtonin tempuj sė bashku me Jupiterin por edhe ndaras.
    Piktura me figurėn e Heres nga antika na janė ruajtur mjaft shumė. Prej gati njėqind pikturash nė vaza do t'i pėrmendim Zeusi me Herėn dhe Horet pėrafėrsisht nga viti 570 para e,s. dhe gjendet nė Luvėr tė Parisit dhe Heren nė kuti pėr shminkė me siguri nga viti 465-460 para e.s. dhe gjendet: nė Muzeun Metropolitan nė Nju Jork. Njėra prej figurave mė tė lashta tė saja ėshtė nga metopa, (i „ashtuquajturi tempulli Heraia) nė Selinunt (Zeusi dhe Hera pėrafėrisht nga viti 450 para e.s. dhe sot gjendet nė Muzeun Kombėtar nė Palermo). Pėrafėrsisht nga e njėjta kohė ėshtė ruajtur edhe koka e Herės e punuar nė terakotė dhe gjendet nė Muzeun nė Gele. Shtatorja mė e famshme e saj ka qenė nė tempullin e saj nė Arg. Sipas burimeve antike e ka punuar Polikteti prej ari dhe fildishi, por e ka pėrjetuar tė njėjtin fat sikurse edhe truporja e Zeusit Olimpik, vepėr e Fidisė. Pas ngadhėnjimit tė krishtėrimit kjo trupore ėshtė thėrmuar si idhull pagan. Prej truporeve tė ruajtura mė tė njohura janė: Hera Barberini, kopja romake e shtatores greke, pėrafėrsisht nga viti 420 para e.s. dhe sot gjendet nė Muzeun e Vatikanit, Hera Farnese (Hera Farneze), poashtu kopje romake e veprės sė lashtė greke dhe gjendet nė Muzeun Kombėtar tė Napolit dhe e ashtuquajtura Hera Ludovisi (Hera Ludovizi) nė Muzeun Kombėtair nė Terme tė Romės pėr tė cilėn Gėte pak nė mėnyrė tė tepruar ėshtė shprehur, se „me tė vėrtetė vlen aq sa edhe i tėrė epi i Homerit". (Deri vonė kjo trupore ėshtė konsideruar si kopje e Herės sė Polilkletit. Mirėpo, sot ėshtė konstatuar se eshtė vepėr romake e cila me siguri paraqet mbretėreshėn Antonia si hyjneshė).
    Administratori
    Administratori
    i Forumit "Guri Bardhė"
    i Forumit


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Scorpio
    Numri i Postimeve : 6039
    Mosha : 40
    Vendlidja : Guri Bardhė
    Vendndodhja : Larg Vendlindjes...
    Profesioni : Emigrant...
    Pikėt : 12882
    Vlersuar : 174
    Data e Regjistrimit : 27/07/2007
    Hobi : Leximi dhe thurja e vargjeve...
    Humor : Punė, punė, natė e ditė qė tė shohim pakėz dritė. Eh Naim tė ishe vetė, e ta provoje turnin e tretė.

    13 Zotat e olimpit Empty Re: 13 Zotat e olimpit

    Mesazh nga Administratori Thu 22 Oct 2015, 19:48

    6. ARTEMIDA

    Ishte hyjneshė e Hėnės, e shtazėve tė egra dhe e gjuetisė.
    E bija e Zeusit nga marrėdhėniet e tij me LETĖN dhe motra e Apolonit.
    Nė mitologjinė Romake asaj i ngjasonte hyjnesha DIANA.
    Nga Zeusi, babai i saj, Artemida kishte kėrkuar qė pėrjetė tė mbetet e pamartuar dhe virgjėreshė. E armatosur me shtizė dhe shigjeta nė dorė, ajo shėtiste nėpėr pyje, e shoqėruar pėrherė nga miqtė e saj besnik, drerėt dhe drenushave.
    Pėr nga karakteri, Artemida ishte hyjneshė tejet hakmarrėse e cila ju hakmerrej tė gjithė atyre qė tregoheshin si tė pandershėm.
    Ishte mbrojtėse e gjuetarėve dhe tė njerėzve ndėrgjegjshėm.
    Administratori
    Administratori
    i Forumit "Guri Bardhė"
    i Forumit


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Scorpio
    Numri i Postimeve : 6039
    Mosha : 40
    Vendlidja : Guri Bardhė
    Vendndodhja : Larg Vendlindjes...
    Profesioni : Emigrant...
    Pikėt : 12882
    Vlersuar : 174
    Data e Regjistrimit : 27/07/2007
    Hobi : Leximi dhe thurja e vargjeve...
    Humor : Punė, punė, natė e ditė qė tė shohim pakėz dritė. Eh Naim tė ishe vetė, e ta provoje turnin e tretė.

    13 Zotat e olimpit Empty Re: 13 Zotat e olimpit

    Mesazh nga Administratori Thu 22 Oct 2015, 19:48

    7. AFRODITA

    AFRODITA (greq. Afrodite,lat. Venus)-hyjneshė e dashurisė dhe e bukurisė, mė e bukura prej tė gjitha hyjneshave tė miteve antike.

    Origjina e saj disi na ėshtė e paqartė. Sipas Homerit ishte e bija e Zeusit, zotit suprem dhe e Dianės, hyjneshės sė shiut, ndėrsa sipas Hesiodit lindi nga shkuma e detit dhe prej detit doli nė ujėdhesėn Qipro.Nė kėtė rast origjinėn e vet tejet tė ndėrlikuar e ka prej Uranit, zotit tė qiellit. Qoftė kėshtu apo ashtu, Afrodita, nė saje tė bukurisė dhe tė magjepjes sė vet me tė cilat ka qenė e pajisur u bė njėra prej hyjneshave mė tė fuqishme. As zotėrat as njerėzit nuk kanė mundur t'i pėrballonin. Pėrveē kėsaj ka pasur shumė bashkėpunėtorė dhe bashkepunėtore: Karitet, hyjneshat e magjepjeve dhe tė bukurisė, Horet, hyjneshat e stinėve tė motmotit, Peitėn, hyjneshen e lajkave dhe te mistoreve, Himerin, zotin e dėshirės sė zjarrt, Potin, zotin e dėshirės sė dashurisė, Himenin, zotin e martesės dhe sidomos Erosin, zotin e ri tė dashurisė, shigjetave tė tė cilit nuk ka qenė e mundur qe t'iu shmangen.
    Pasi qė dashuria ka rol tejet tė rėndėsishėm nė jetėn e zotėrave dhe tė njerėzve, Afrodita ka qene tejet e nderuar dhe e ēmuar. Kush e ka nderuar dhe i ka bėrė flijime, ka mundur tė jetė i sigurtė nė dashamirėsinė e saj, por disi nuk ka qenė e qėndrueshme,kurse fatin tė cilin ua ka ofruar shpesh ,ka qenė i pėrciptė. Nganjėhere bėnte mrekullira tė vėrteta ēfarė di tė bėjė vetėm dashuria: skulptorit qipriot, Pigmalionit, ia ka ngjallur, pėr shembull, truporen e ftohtė prej mermerit nė tė cilėn u dashurua. Tė dashurit e vet i mbronte nė beteja, nė shtėrgata detare dhe nga sulmet e armikut. Ka ditur edhe tė urrej, sepse urrejtja ėshtė motra e vėrtetė e dashurisė. Kėshtu djaloshi frikacak, Narcisi, i cili sipas tregimit tė nimfave i ka pėrbuzur dhuratat e saj sa qė ėshtė dashuruar ne vetveten, mė nė fund bėn vetėvrasje. Por, pėr ēudi, vetė nuk ka pasur shumė fatė nė dashuri dhe nuk e ka mbajtur asnjė dashnor. As bashkėshortesia nuk ka qenė e lumtur. Zeusi ia cakton pėr burr mė te shėmtuarin prej gjithė zotėrave, Hefestin e ēalė dhe pėrherė i djersitur, farkatarin hyjnor. Si shpėrblim pėr kėtė ka kėrkuar ngushllimin nė Aresin, zotin e zemėruar tė luftės, me tė cilin i ka pasur pesė fėmijė (Erosin, Anterin, Deimosin, Fobin dhe Harmoninė), pastaj nė Dionisin, zotin e verės (me tė cilin ka pasur tė birin, Priapin), dhe pėrveē tė tjerėve edhe nė Hermesin, zotin e tregtisė, madje edhe nė tė vdekshmin e rėndomtė, Anhizin, mbretin dardan, tė cilit ia lind tė birin, Enean.
    Prej ndėrhyrjeve tė saja nė ngjarjet e vrullshme tė botės sė miteve pasoja mė tė mėdha ka pasur dashamirėsia e saj ndaj Paridit tė ri, birit tė Priamit, mbretit trojan. Pasi qė nė grindje me hyjneshat, Herėn dhe Athenėn, i ka dhėne pėrparėsi, pėr shpėrblim ia premton gruan me tė bukur prej tė gjitha grave tė vdekshme. Kjo grua, sipas mendimit unanim tė zotėrave dhe tė njerėzve, ishte Helena nga Argu, bashkėshortja e Menelaut, mbretit spartan. Afrodita i ndihmon Parisit pėr ta sjellė Helenėn nė Trojė. Menelau nuk dėshiron qė tė heqė dorė nga gruaja e vet dhe kėrkon t'ia kthejnė. Pasi qė Paridi e refuzon kėtė, Menelau me ndihmėn e vėllait tė tij, Agamemnonit, mbretit te fuqishėm tė Mikenės, i dėrgon tė gjithė mbretėrit akeas nė akspeditė ndėshkuese kundėr Trojės. Nėn udhėheqjen e Agamemnonit lundruan njėqindmijė akeas pėrtej detit dhe e sulmuan Trojėn. Afrodita, kuptohet, u ka nidhmuar trojanėve, ndonėse lufta nuk ka qenė vetia e saj e fuqishme. Mjaftonte, qė pėr shembull, ējerr shigjeta e Diomedit, komandantit ushtarak dhe tė ik me vaj nga fushėbeteja. Nė luftėn e tmershme, nė tė cilėn morėn pjese tė gjithė trimat e atėhershėm dhe gati gjithė zotėrat, Paridi mė nė fund u vra dhe pas vdekjes sė tij bie edhe Troja. Ushtria ngadhnjimtare akease e shndėrroi Trojėn nė gėrmadha - prej saj ka mbetur vetėm fama e pavdekshme nė epėt e Homerit.
    Nė bazė tė kėrkimeve tė tanishme, Afrodita, si duket, ishte me origjinė nga Azia e Vogėl, siē duket nga Ishtari, hyjnesha sirio-fenikase e dashurisė. Grekėt e marrin qė nė kohėrat mė tė lashta, sipas tė gjitha gjasave pėrmes ujėdhesave tė Qipros dhe Kiterės, ku po ashtu e kanė adhuruar. Asaj i qenė dedikuar mėrsina, trandafili, molla, lulėkuqja, pėllumbesha, delfini, dallėndyshja dhe bliri, si dhe tempujt madhėshtorė nė Kind, Pafos, Korint, Alaband e gjetiu. Kulti i saj u pėrhap nga kolonitė greke nė Italinė e Jugut deri nė Romė, ku e kanė identifikuar me Venerėn, hyjneshėn e lashtė italike dhe e kanė adhuruar nė tė njėjtėn mėnyrė si nė Greqi. Prej tempujve tė ndėrtuar pėr nderė tė saj mė tė mėdhenjt kanė qenė nė forumin e Cezarit (tempulli i Venerės Nėnė) dhe pranė rrugės sė shenjtė kah forumi romak (tempulli i Venerės dhe i Romės). Kulti i saj zhduket me ngadhėnjimin e krishterimit, kurse emri i ėshtė ruajtur nė saje tė poetėve, tė skulptorėve, tė piktorėve dhe tė astronomėve.Afrodita, hyjnesha e dashurisė dhe e bukurisė, ndoshta ėshtė shembulltyrė qė ėshtė paraqitur mė sė shumti nga mitet antike: bukuria dhe dashuria, megjithatė mė sė shumti i ,kanė tėrhequr dhe i tėrheqin artistėt e tė gjitha kohėrave.
    Prej shembėlltyrave tė saj nga koha antike mė tė njohura janė: Afrodita nė mjellmė, pikturė nė gotėn antike tė viteve 470-460 para e.s.; Venera dhe Marsi, pikturė muri nė Pompejė nga fundi i shek para e.s. dhe tė shek. IV para e.s. pėr tempullin e Asklepiut nė Kojo (pėr tė dimė vetėm nė saje tė burimeve antike tė cilėn e quajnė „tė paarritshme"); pėrveē kėsaj janė ruajtur edhe disa qindra enė tė pikturuara me figurėn e Afroditės. Prej relievėvet mė i famshmi ėshtė e ashtuquajtura Afrodita Ludovisi, vepėr e skulptorit grek rreth vitit 460 para e.s., sot nė Muzeun Kombėtar Romak nė Termė. Skulpturat e saj janė krijime mė tė larta tė artit antik. Nė mesin e tyre hynė Afrodita e Knidit, tė cilėn me siguri e ka skalitur Praksiteli pėr tempullin nė Kind (pas vitit 350 para e.s.; kopjet e saja tė shkėlqyeshme gjenden nė Muzeun e Vatikanit nė Romė, nė Luvėr tė Parisit dhe nė Muzeun Metropoliten nė Nju-Jork), pastaj Afrodita e Kirenės, kopja romake e skulpturės helenistike nė shak. III para e.s. (tani nė Muzeun Kombėtar Romak nė Termė), Venera e Kapitolit kopja romake e origjinalit helenistik, siē duket nga gjysma e shek. III para ejs. (nė Museo Capitolino romano-Muzeu i Kapitolit Ro-mak), Venera e Mediqve, kopja romake e veprės sė Kleomenit nga shekulli II para es. (nė Galleria degli Uffizi nė Firencė). Se ēfarė realizimi tė lartė ,kanė arritur skulptorėt grek nė paraqitjen e figurės sė Afroditės, tregojnė skulpturat e saj tė cilat autorėt antik nuk i pėrmendin. Mė e famshmja ndėr to ėshtė Afrodita e Melosit e shek. III - II para e.s., e gjetur mė 1820. (dhe sot gjendet nė Muzeun e Luvrit nė Paris). Koka e mirė e Afroditės (ose e Artemidės) prej bronze tė praruar, e cila ėshtė e gjysmės sė dytė tė shek. IV para e.s., me siguri e shkollės sė Praksitelit, gjendet nė koleksioinin arkeologjik nė Vis.


    Interesi pėr paraqitjen e figurės sė Afrodites nė artin e kohėrave tė reja ėshtė i njėjtė me atė tė kohėrave antike. Pikturat dhe skulpturat e Afroditės praktikisht nuk ėshtė e mundur tė numėrohen. Ndėr mė tė famshmet ėshtė: Lindja e Venerės dhe Venera dhe Marsi tė Sandėr Botiqellit e vitit 148C. dhe 1847 qė sot gjendet nė pallatin firentin Ufici dhe nė Galerinė Kombėtare Londoneze), Venera pushon e Giorgoneut (Gjorgjoneut), (e pėrfundon Tiziani) pas vitit 1510), Lindja e Venerės e Luca Girodanit (Lukė Gjordanit) sot gjendet nė Muzeun e qytetit nė Bel) Venera me Amorim i Luca Granachuat (Lukė Granakut) plak (sot gjendet nė Villa Borgese tė Romės), Venera dhe Amori tė Palmo Vecchiut (Palmo Vekkiut) (rreth vitit 1520, qė sot gjendet nė Galerinė Kombėtare nė Bukuresht), Venera nė gjumė edhe Venera dh muzikanti me mandolinė e Tizianit (Ticianit) (sot gjendet nė Galerinė e Dresdenit), Lindja e Venerės, Kremtimi i Venerės dhe Venera dhe Marsi tė Pierre Paule Rubensit (Pjer Pol Rubensit) (prej vitit 1622—164G, e para nė Galerinė Kombetare Londoneze, kurse tjetra nė Muzeun Artistiko-historik tė Vjenės, dhe e treta nė Palazzo Bianco (Palaco Bjanko)) nė Gjenovė), Venera me Amorin i Guido Renit (Gvido Renit) (pas vitit 1605) dhe piktura me tė njėjtin emėr e Nicolas Poussini (Nikolas Pusini) (rreth vitit 1630., sot gjendet nė Galerinė e Dresdenit), Toaleta e Venerės dhe Venera e argėton Amorin e Franēois Boucherit (Fransoa Busher) (e para prej 1746 qė gjendėt nė koleksionin e Walleceit (Waillaceit) nė Londėr dhe tjetra pėrafėrsfeht e vitit 1751 ne Galerinė Kombėtare nė Washington), si dhe Venera dhe Kupido e Velazqiuezit (Velaskezit) (rreth vitit 1651, sot gjendet ne Galerinė Kombėtare nė Londėr).Prej tė rejave t'i pėarmendim sė paku Afroditėn e Raoul Dufyut (Raul Dufy) nė Galerinė Kombetare tė Pragės, rreth viteve 1930).Prej veprave tė autorėve nė Ballkan nė kėtė vend duhet pėrmendur Veneren me kandil tė Milena Pavlloviq-Barilit e vitit 1938 (sot gjendet nė Muzeun e Artit Modern nė Beograd).
    Prej veprave skulpturale duhet pėrmendur Venerėn dhe Marsin e Anton Canovės (Anton Kanovės) (dhe skulptura e tij portretike e Paolina Bonapartes si Venerė e vitit 1807, qė gjendet nė Villa Borgese nė Romė), Venerėn Ngadhėnjimtare tė August Renoireit (August Ronoarit) e vitit 1914 dhe Venerėn me qafore prej margaritave tė Aristid Mail it, e vitit 1918 (sot gjenden tė dyjat nė Tate Galleri nė Londėr), dhe ndoshta edhe Venerėn e Marin Marinit e vitit 1940 (sot gjendet nė koleksion privat nė SH.B.A). Lidhur me kėtė ndoshta do tė na interesojė edhe Muzika e njohur e Myslbekut (e viteve 1907-1912), pėrpunim i modelit antik siē ėshtė konstatuair nė trashigiminė e tij; e ka punuar nė bazė tė studimit minucioz tė proporcioneve tė Venerės sė Eskvilinit (e shek. I para e.s.)
    Administratori
    Administratori
    i Forumit "Guri Bardhė"
    i Forumit


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Scorpio
    Numri i Postimeve : 6039
    Mosha : 40
    Vendlidja : Guri Bardhė
    Vendndodhja : Larg Vendlindjes...
    Profesioni : Emigrant...
    Pikėt : 12882
    Vlersuar : 174
    Data e Regjistrimit : 27/07/2007
    Hobi : Leximi dhe thurja e vargjeve...
    Humor : Punė, punė, natė e ditė qė tė shohim pakėz dritė. Eh Naim tė ishe vetė, e ta provoje turnin e tretė.

    13 Zotat e olimpit Empty Re: 13 Zotat e olimpit

    Mesazh nga Administratori Thu 22 Oct 2015, 19:49

    8. EROSI

    EROSI (greq. Eros, lat. Amor ose Cupido) — zoti i dashurisė dhe vetė dashuria. Sipas miteve tė lashta mishėrimi i fuqisė jetėdhėnėse qė lindi nga kaosi fillestar. Sipas miteve tė mėvonshme i biri i Aresit, zotit tė luftės dhe Afroditės, hyjneshės sė dashurisė dhe bukurisė.

    Nuk duhet tė habitemi pse mendimet pėr origjinėn dhe natyrėn e Erosit janė tė ndara. Ēka dimė nė tė vėrtetė, pėr origjinėn e dashurisė? A ėshtė vėrtet e lashtė sa bota? Pikėrisht kėtė e pohon Hesiodi: Erosi ka lindur njėkohesisht me hyjneshėn e tokės, Gea. A ėshtė i vėrtetė pohimi se pa dashuri nuk do tė kishte jetė nė tokė? Sipas Hesiodit pikėrisht Erosi i ka bashkuar fillet e shpėrndara tė gjėrave nga kanė dalė gjitha qeniet e gjalla, zotėrat, njerezit dhe kafshėt. Vallė, a nuk mund t'i pėrballohet me tė vėrtetė dashurisė, ndonėse sjell edhe harenė edhe pikėllimin? Ajo ėshtė pikėrisht e tillė ēfarė ėshtė edhe Erosi, i biri i Afroditės, i cili sundon mbi tė gjitha dhe kudo; ngritet me krihė tė artė i armatosur me hark dhe shigjeta, ia zgjedh vetes viktimat dhe kend e godit me shigjetėn e vet ai i nėnshtrohet dashurisė qė i sjell gėzim ose vuajtje ose tė dyat. Pėrvoja nė dashuri shpjegon pse njerėzit i merr malli pėr tė, pse kėndojnė pėr tė dhe pse e mallkojnė.

    Zeusi, zoti suprem, ka ditur mirė ēka do tė sjellė nė botė dashuria, sikurse edhe faktin se nuik do tė mund as vetė t'u pėrballojė shigjetave tė Erosit. Prandaj vendosi qė ta vrasė posa lindi. Mirėpo, Afrodita e fshehu Erosin e vogel thellė nė pyll, ku syri i Zeusit nuk ka mundur tė depėrtojė dhe ua besoi tė kujdesen luaneshat e egra. Kur u rrit, u kthye te Zeusi nė Olimp dhe gjithė zotėrat e pėrshėndėtėn pėr shkak tė natyrės sė tij tė mirė dhe tė bukurisė. U bė ndihmės i Afroditės. Ka pasur tepėr punė, ndėrsa ndėrhynte pothuaj se ne jetėn e secilit zot dhe tė secilit njeri. Sipas miteve mė tė reja u detyrua tė marrė ndihmėsa: Eroitetėt ose Amorėt. Kėta ishin kinse vėllazėrit e tij. Vėllau i tij sipas miteve tė reja, ishte edhe Anteri ("Kundėrdashuria").

    Por kundėr dashurisė pa ndihmėn e Anterit ishte i paaftė edhe vetė Erosi. Dimė per disa ndodhi tė dashurive tė tij. Mė e mira, sikurse edhe te njerėzit, ėshtė ajo pėr dashurinė e tij tė parė. U dashurua kundėr dėshirės se nėnės sė vet nė Psikėn, vajzėn e bukur, e cila ishte qenie e thjeshtė vdekatare. Nga kjo lindėn komplikime tė ndryshme dhe qė tė dy vuajtėn shumė. Mirėpo, nė fund ēdo gjė pėrfundoi mirė, sepse, Zeusi, zoti suprem, e pranoi Psikėn nė Olimp nė mesin e zotėrave dhe kėshtu Psiken e shpalli si bashkėshorte te ligjshme tė Erosit.

    Nė antikė, sidomos nė ate tė vonėn, Erosi ėshtė njėri prej zotėrave i paraqitur mė se shpeshti. Ndeshemi me tė pothuajse gati nė tė gjitha pikturat dhe relievet, tema e tė cilave ėshtė e lidhur me dashurinė. Prej shtatoreve antike nė mesin e mė tė shquarve bėn pjesė i ashtuquajturi Erosi Centecellian (Erosi Ēentoēellian), kopja romake e origjinalit grek nga fillimi i shek. IV para e.s. punuesi i tė cilit me siguri ka qenė Kefisodoti, i ati i Praksitelit (sot gjendet nė Muzeun e Vatikanit), dhe Erosi e ngreh harkun, kopja romake e shtatores sė Lisipit nga gjysma e dytė e shek IV para e.s. (egzemplari mė i ruajtur gjendet nė Pallatin e Dukės nė Veneci, kurse tė tjerėt janė Villa Albana nė Romė, nė Muzeun e Kapitolit dhe tė Vatikanit, pastaj nė koleksionet e tjera. Prej gjetjeve tė reja, para sė gjithash, ėshtė Erosi nė gjumė, shtatore prej bronze e kohės helenistike, ndoshta e shek. III—II para e.s. (sot gjendet nė Muzeun Metropolitan ne Nju Jork), ndėrsa prej ansambleve skulpturale Amori dhe Psika, sipas te gjitha gjasave e shek. II para e.s. (sot gjendet nė Muzeun e Kapitalit nė Romė dhe nė Pallatin Ufici nė Firencė). Pikturat me pamjen e Erosit tė kohės mė tė re praktikisht nuk mund tė numėrohen. Prej tyre po pėrmendim, tė paktėn Edukimin e Amorit tė Ticianit, pikturėn e ka kryer Damian Mazzo, siē duket pas vitit 1599. Dėnimin e Kupidit tė Manfredit (pėrafėrsisht e vitit 1610, sot gjendet nė Institutin e Arteve nė Ēikago), Venerėn me Kupidin tė Bronzinit (nga gjysma e dytė e shek XVI, sot gjendet nė Galerinė Kombėtare nė Londėr), Kupidin nė gjumė tė Carravaggionit (Karravagjionit) rreth vitit 1600 (sot gjendet nė Galerinė e Palatinit nė Firencė), Veneren me Amorėt e vegjėl tė vitit 1630-1640 (sot gjendet nė Prado tė Madridit), Kupidin e zėnė' (pėrafėrsisht e vitit 1754) dhe Amorėt nė gjumė tė Frigonardit (rreth vitit 1766, tė dyja nė koleksionin e Wallaceit nė Londėr). Ndėrsa nga tė gjitha tė tjerat tė paktėn duhet pėrmendur edhe Amorin dhe Psikėn, pikturė e Gerardit (e vitit 1795, dhe sot gjendet nė Luvėr tė Parisit). Situata ėshtė e njėjtė edhe me veprat skulpturale. Le t'i pėrmendim vetėm disa: Kupidin e E. Bouchardonit (Bushardonit), pėrafėrsisht e vitit 1749-1750, sot gjendet nė Galerinė Kombėtare nė Vashington, Amorin me flutur tė A. Chaudetut (Shodeut), me siguri e vitit 1802, 1790, sot gjendet nė Ermitazhin e Leningradit, dhe cilindo prej Kupidėve tė Rodenit nė Muzeun e Rodenit nė Paris dhe nė Filadelfi. Prej skulpturave tė tjera po e pėrmendim njėrėn tė cilėn ēdo ditė e shohin shumė njerėz: ky ėshtė Erosi i kėndshėm i A. Gilbertit (A. Gjilbertit) nė qendėr tė sheshit Picadilly tė Londrės.


    Administratori
    Administratori
    i Forumit "Guri Bardhė"
    i Forumit


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Scorpio
    Numri i Postimeve : 6039
    Mosha : 40
    Vendlidja : Guri Bardhė
    Vendndodhja : Larg Vendlindjes...
    Profesioni : Emigrant...
    Pikėt : 12882
    Vlersuar : 174
    Data e Regjistrimit : 27/07/2007
    Hobi : Leximi dhe thurja e vargjeve...
    Humor : Punė, punė, natė e ditė qė tė shohim pakėz dritė. Eh Naim tė ishe vetė, e ta provoje turnin e tretė.

    13 Zotat e olimpit Empty Re: 13 Zotat e olimpit

    Mesazh nga Administratori Thu 22 Oct 2015, 19:50

    9. APOLONI

    Ishte Zoti i dritės, arsyes, frymėzimit, artit, i parathėnies, profetizimit. Pasi qė kishte lidhur me Diellin, po ashtu, konsiderohej edhe si shėrues i sėmundjeve tė ndryshme.
    I takon gjeneratės sė dytė tė zotave nga Olimpi. Ėshtė i biri i Zeusit nga marrėdhėnia e tij jashtėmartesore me LETĖN, dhe vėllai binjak i hyjneshės ARTEMIDA.
    Apoloni konsiderohej si Zoti mė i bukur nga tė gjitha zotat tjerė tė Olimpit. Me konstruksion ishte i gjatė dhe formė tė bukur trupore, andaj kishte shumė aventura dashurore, si me nimfat ashtu edhe me njerėz tė zakonshėm.
    Nga kėto aventura dashurore, i kanė lindur shumė fėmijė.
    Apoloni, po ashtu, trajtohej si heteroseksual. Pėrveē me femra, ai ka pasur marrėdhėnie edhe me shumė meshkuj. Dashnorėt e tij mė tė njohur meshkuj, kanė qenė: HIJAKITI dhe KIPARISI.
    Se sa ishte Apoloni i ēmuar dhe i respektuar si hyjni tek grekėt e vjetėr, tregon fakti se, pėr nder tė tij, nė Delfi ishte ndėrtuar Orakulli i falshėm parathėnės, nė tė cilėn parathėniet e veta i tregonte priftėresha e njohur PITIJA.
    Administratori
    Administratori
    i Forumit "Guri Bardhė"
    i Forumit


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Scorpio
    Numri i Postimeve : 6039
    Mosha : 40
    Vendlidja : Guri Bardhė
    Vendndodhja : Larg Vendlindjes...
    Profesioni : Emigrant...
    Pikėt : 12882
    Vlersuar : 174
    Data e Regjistrimit : 27/07/2007
    Hobi : Leximi dhe thurja e vargjeve...
    Humor : Punė, punė, natė e ditė qė tė shohim pakėz dritė. Eh Naim tė ishe vetė, e ta provoje turnin e tretė.

    13 Zotat e olimpit Empty Re: 13 Zotat e olimpit

    Mesazh nga Administratori Thu 22 Oct 2015, 19:51

    10. HESTIA

    Ishte hyjneshė e zemrės, familjes dhe harmonisė familjare. Nga mitologjia Romake, asaj pėrshtatej hyjnesha VESTA.
    Ka qenė motra e Zeusit.
    Edhe pse me kėmbėngulje atė e kėrkonin pėr grua Posedoni dhe Apoloni, ajo nga vėllai saj Zeusi, kishte kėrkuar qė pėrgjithmonė tė mbetej e pamartuar dhe virgjėreshė. Nė mbretėrinė e Olimpit, ka bėrė njė jetė tė qetė dhe pa afera.
    Ndoshta, mu kjo rrethanė ka qenė shkaku kyēe, pse kjo hyjneshė, nė krahasim me Zotat tjerė, nuk ėshtė pėrmendur aq shumė
    Nė shekullin e 5 p.e.s., ajo zėvendėsohet dhe vendin e saj e zen DIONISI -Zoti vardisje, pjellshmėrisė dhe verės.
    DIONISI ishte fėmija nga marrėdhėniet jashtėmartesore tė Zeusit dhe SEMELES.
    Nė mitologjinė Romake, atij i pėrshtatej Zoti BAKHO
    Administratori
    Administratori
    i Forumit "Guri Bardhė"
    i Forumit


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Scorpio
    Numri i Postimeve : 6039
    Mosha : 40
    Vendlidja : Guri Bardhė
    Vendndodhja : Larg Vendlindjes...
    Profesioni : Emigrant...
    Pikėt : 12882
    Vlersuar : 174
    Data e Regjistrimit : 27/07/2007
    Hobi : Leximi dhe thurja e vargjeve...
    Humor : Punė, punė, natė e ditė qė tė shohim pakėz dritė. Eh Naim tė ishe vetė, e ta provoje turnin e tretė.

    13 Zotat e olimpit Empty Re: 13 Zotat e olimpit

    Mesazh nga Administratori Thu 22 Oct 2015, 19:51

    11. ARESI

    Ishte Zoti i Luftės dhe i betejave. Nga mitologjia Romake, atij i pėrshtatej MARSI. Gjithnjė paraqitej me helmet nė kokė dhe pėrherė nė gatishmėri pėr luftė. Aresi gjithnjė ishte aty ku zhvillohej ndonjė luftė, betejė e pėrgjakur apo ēfarėdo konflikti tjetėr me viktima dhe pėrmasa tė mėdha. Shpesh vinte nė konflikt me Zotat tjerė.
    Edhe ky si Zotat tjerė tė Olimpit, kishte marrėdhėnie tė shumta dashurore.
    Nga kėto marrėdhėnie ėshtė e njohur lidhja e tij me Afroditėn.
    Administratori
    Administratori
    i Forumit "Guri Bardhė"
    i Forumit


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Scorpio
    Numri i Postimeve : 6039
    Mosha : 40
    Vendlidja : Guri Bardhė
    Vendndodhja : Larg Vendlindjes...
    Profesioni : Emigrant...
    Pikėt : 12882
    Vlersuar : 174
    Data e Regjistrimit : 27/07/2007
    Hobi : Leximi dhe thurja e vargjeve...
    Humor : Punė, punė, natė e ditė qė tė shohim pakėz dritė. Eh Naim tė ishe vetė, e ta provoje turnin e tretė.

    13 Zotat e olimpit Empty Re: 13 Zotat e olimpit

    Mesazh nga Administratori Thu 22 Oct 2015, 19:52

    12. HEFESTI

    Ishte zoti i zjarrit, zejeve tė ndryshme (zanateve), artit dhe metalurgjisė. Konsiderohej si farkėtar dhe zejtar i Olimpit. Nga mitologjia Romake, atij i pėrshtatej VULLKANI.
    Nė mbretėrinė e Olimpit, ishte i angazhuar pėr punimin e stolive dhe gjėsendeve tė ndryshme artistike. Edhe pse, nė dukje tejet i shėmtuar dhe nga kėmbėt i ēalė, ai kishte duar dhe trup tė fortė. Nė dukje vėrtet njihet si i shėmtuar, por dashurisė sė tij nuk kanė mund t’i ikin shumė femra tė bukura.
    Nga aviturat e shumta dashurore qė kishte, pėrpos Afroditės, pėrmenden edhe AGLEJA dhe HARI.
    Administratori
    Administratori
    i Forumit "Guri Bardhė"
    i Forumit


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Scorpio
    Numri i Postimeve : 6039
    Mosha : 40
    Vendlidja : Guri Bardhė
    Vendndodhja : Larg Vendlindjes...
    Profesioni : Emigrant...
    Pikėt : 12882
    Vlersuar : 174
    Data e Regjistrimit : 27/07/2007
    Hobi : Leximi dhe thurja e vargjeve...
    Humor : Punė, punė, natė e ditė qė tė shohim pakėz dritė. Eh Naim tė ishe vetė, e ta provoje turnin e tretė.

    13 Zotat e olimpit Empty Re: 13 Zotat e olimpit

    Mesazh nga Administratori Thu 22 Oct 2015, 19:52

    13. HERMESI

    Ishte zėdhėnės dhe lajmėtar i zotave tjerė nga Olimpi. Po ashtu, Hermesi konsiderohej si Zoti i tregtisė, oratorisė dhe i hajnave. Nga mitologjia Romake atij i pėrshtatej MERKURI. Ka qenė biri i Zeusit, i lindur nga marrėdhėnia e tij jashtėmartesore me MAJĖN.
    Hermesi nė sandalet e mbathura nė kėmbė dhe pėrkrenaren qė e barte nė kokė, kishte krahė me tė cilėt fluturonte furishėm nga njė vend nė vendin tjetėr.
    Shpesh ju ka ndihmuar shumė heronjve legjendar, sikur janė:HERAKLU, PERSEJI, ODISEU ...

    Sponsored content


    13 Zotat e olimpit Empty Re: 13 Zotat e olimpit

    Mesazh nga Sponsored content


      Ora ėshtė Fri 29 Mar 2024, 07:18