Forumi Guri Bardhė

Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne kete faqe,
mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar falas ne faqe.

Regjistrimi zgjat vetem pak sekonda...

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe vute ne dispozicion
per te n'a vizituar ne faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Bordi Drejtues i Forumit Guri Bardhe.

Join the forum, it's quick and easy

Forumi Guri Bardhė

Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne kete faqe,
mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar falas ne faqe.

Regjistrimi zgjat vetem pak sekonda...

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe vute ne dispozicion
per te n'a vizituar ne faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Bordi Drejtues i Forumit Guri Bardhe.

Forumi Guri Bardhė

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Forumi Guri Bardhė

    Ernest Koliqi - PASQYRAT E NARĒIZIT

    Administratori
    Administratori
    i Forumit "Guri Bardhė"
    i Forumit


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Scorpio
    Numri i Postimeve : 6039
    Mosha : 40
    Vendlidja : Guri Bardhė
    Vendndodhja : Larg Vendlindjes...
    Profesioni : Emigrant...
    Pikėt : 12882
    Vlersuar : 174
    Data e Regjistrimit : 27/07/2007
    Hobi : Leximi dhe thurja e vargjeve...
    Humor : Punė, punė, natė e ditė qė tė shohim pakėz dritė. Eh Naim tė ishe vetė, e ta provoje turnin e tretė.

    ernest - Ernest Koliqi - PASQYRAT E NARĒIZIT Empty Ernest Koliqi - PASQYRAT E NARĒIZIT

    Mesazh nga Administratori Tue 14 Apr 2015, 09:10

    ERNEST KOLIQI



    PASQYRAT
    E
    NARĒIZIT


    - Tregime -

    (Shkodėr 2001)






    Parathėnie:

    Ernest Koliqi (1903 - 1975), ashtu si Faik Konica, hyri nė panteonin e letrave shqiptare me njė kulturė tė gjerė perėndimore, pėrkatėsishtė Italiane. Ai, megjithėse lindi nė Shkodėr, gjuhėn amtare e studioi pasi kishte mbaruar shkollėn e mesme; veprat e veta nė poezi dhe nė prozė i realizoi pasi kishte bėrė provat e para tė krijimtarisė nė gjuhėn Italiane; themeloi dhe drejtoi revista letrare nė Shqipėri, pasi kishte dėshmuar aftėsitė e veta nė kėtė fushė nė dhč tė huaj; bėri studime pėr folklorin dhe letėrsinė e vendlindjes nė italisht, ashtu sikundėr solli nė gjuhėn shqipe poetėt e mėdhenj tė Italisė dhe drejtoi pėr njė kohė tė gjatė katedrėn e gjuhės sė tij amtare pranė universiteteve tė njohura tė Padovės dhe Romės.
    Pėr shkak tė veprimtarisė politike tė Koliqit, qė shpesh bie ndesh me kontributin e tij pėr kulturėn kombėtare, ėshtė paragjykuar edhe krijimtaria letrare koliqiane. Ai u la nė harresė apo u akozua pėr aplikimin e psikoanalizės frojdiste nė prozėn e tij me tematikė shqiptare, ē'ka nė tė vėrtetė e bėn atė shkrimtar novator dhe tė krahasueshėm me prozatorėt bashkėkohės evropianė, sė paku, me nobelistin Luigji Pirandelo, tė cilin edhe e adhuronte.
    Kontributi mė i shquar i Koliqit janė tregimet e tij. Kėndvėshtrimi poetik, pėrshkrimet realiste tė botės sė brendshme tė personazheve dhe dialogjet e natyreshme e me njė gjuhė tė invidualizuar, e bėjnė prozėn koliqiane mjaft ekspresive.
    Koliqi ėshtė ndėr tė parėt qė trajtoi temėn sociale duke zbuluar nė planin psikologjik kontradiktat e mentaliteteve tė kohės. Ai preku thelbin e dramės shqiptare, tė intelektualit tė ri tė kohės pėrballė njė shoqėrie tė paemancipuar dhe pa institucionet e domosdoshme qytetėruese; marramėndjen e individit pėrballė moralit qė ruhej i shenjtėruar prej thellėsive tė shekujve, zakoneve dhe kanuneve primitive. Nė tregimin "Gjaku" kėto tradicione shpėrthejnė si instikte tė ndryshura thellė subkoshiencės sė individit. Nė kėtė kėndvėshtrim plazmohen edhe tregimet "Nusja e mrekullueshme", "Kėrcimtarja e Dukagjinit", "Andėrr e nji mbasdite vere", "Kopshti", "A ta laēė", "Kumbulla pėrtej murit", "Hanė Gjaku" etj.
    Kėrkimet e Koliqit si prozator janė tė dukshme sidomos nė strukturėn dhe sintaksėn e narracionit tė tij.
    "Pasqyrat e Narēiyit" janė tregime refleksive pa subjekt, tė cilat i botoi mė 1936 pėr t'ia dhėnė dorėn pėrfundimtare nė ribotimin e vitit 1963.
    Si i ka cilėsuar vetė Koliqi, Pasqyrat e Narēizit janė "shtatė pasqyra, poemtha nė prozė", janė shtatė fytyra tė ndryshme nė shtatė faza tė jetės sė poetit.
    E para, titullohet "Ujėt e pusit". Heroi kėrkon fytyrėn e vet dhe dashurohet me tė si Narēizi i mitologjisė klasike.
    E dyta, "Pasqyra e vjetėr shkodrane", ėshtė ndriēimi i tėrheqjes nga mitet e vendlindjes.
    E treta, "Kroni i Bardhanjorėvet", pasqyron imazhet e fėmijėrisė dhe aludon "tipat e ndonjė stėrgjyshi bari".
    E katėrta, titullohet "Pėrsėri nė Dukagjin" e cila na sugjeron njė pasqyrim tė vėrtete tė poetit tė dashuruar me bjeshkėt e bukura tė atdheut
    E pesta, "Njė ēuterr nė Helveti" i kushtohet Dom Lazėr Shantojės, si pėrkthyes dhe poet i ndjesive tė holla. Malli pėr atdheun ėshtė pasqyra e poetit.
    E gjashta ėshtė "Vala e detit", njė simbol i lirisė, "nė tė cilin dridhet pėrherė langu gjallues i rrajve".
    E shtata "Xhami i dritares sime" ėshtė pasqyra e vėrtete e poetit, brendėsia e mistershme e shpirtit njerzor.
    Pas vėllimeve me tregime e novela "Hija e maleve" dhe "Tregtarė flamujsh" ku spikat si novitet tipi i tregimit psikospektiv, "Pasqyrat e Narēizit" shėnojnė nivelin mė tė lartė tė narracionit koliqian dhe tė gjithė letėrsisė sė deriatėhershme.
    Rrėfimi nė vetėn e parė dhe tė dytė, alternuar edhe me vetėn e tretė, loja e simboleve dhe e mitemave, ritmi domethėnės i organizimit sintaksor e kanė ndihmuar Koliqin tė depėrtojė nė kufijtė e ireales.
    Mesazhi filozofik i shkrimtarit ėshtė njė zė i fuqishėm qė nuk prek qėnien njerzore nė kufijtė jetės dhe tė vdekjes, nė brendėsi tė pėrjetėsisė si dashuri pa caqe ndaj kreativitetit artistik dhe botės arbėrore.
    Miti i Narēizit, i njeriut qė dashurohet me vetveten, ėshtė shfrytėzuar nga Koliqi pėr t'u shkrehur maksimalishtė nė ekstremet dhe tė nėnvetėdijes pėr misionin e artistit deri nė sakrifikim, pėr lidhjet e tij me truallin amtar deri nė tjetėrsim, pėr tėrheqjen ndaj hapsirae tė reja, lirisė sė pakufishme.
    Gjetja e diskutueshme e "Pasqyrave tė Narēizit" ėshtė pėrcaktimi i tyre gjinor. Pėr nga trajta, kemi tė bėjmė me prozė tė shkurtėr pa subjekt; pėr nga konceptimi, ato janė poezi lirike. Gjuha e koncentruar dhe vargu i simboleve, struktura tekstologjike dhe pasuria konotative, krijojnė njė sintezė paralelizmash dhe kundėrshtish befasuese. Kujtimet e fėmijėrisė, gjendjet refleksive, ndjenjat nė ekstremet e tyre, fantazia e shfrenuar nė vitrinėn e pasqyrave kėmbehet me dialogje tė brendshme nė tė shkuarėn dhe nė tė adhmen, duke thyer ēdo model tradicional pėr tė mbetur njė tekst i papėrsėritshėm i prozės sė re shqiptare edhe sot e kėsaj dite.

    (Tonin Ēobani)
    Administratori
    Administratori
    i Forumit "Guri Bardhė"
    i Forumit


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Scorpio
    Numri i Postimeve : 6039
    Mosha : 40
    Vendlidja : Guri Bardhė
    Vendndodhja : Larg Vendlindjes...
    Profesioni : Emigrant...
    Pikėt : 12882
    Vlersuar : 174
    Data e Regjistrimit : 27/07/2007
    Hobi : Leximi dhe thurja e vargjeve...
    Humor : Punė, punė, natė e ditė qė tė shohim pakėz dritė. Eh Naim tė ishe vetė, e ta provoje turnin e tretė.

    ernest - Ernest Koliqi - PASQYRAT E NARĒIZIT Empty Re: Ernest Koliqi - PASQYRAT E NARĒIZIT

    Mesazh nga Administratori Tue 14 Apr 2015, 09:12

    1. UJĖT E PUSIT

    Dashurova pėrrallėn e Narēizit me tė tan hovin e gjakut tim prandveror. E gjithėkund e gjithėkah kėrkoja pasqyra ku me u pasqyrue.
    Narēiz e quejta veten ndėr ditėt e rinisė sė parė, tue mos paradie asokohe sa trishtim ma vonė do tė mė shkaktonte ky emėn lulesh. Po a s'janė tė freskėta edhe lojnat e fėmijnisė dhe tė shėndetshme dhe tė pafajshme? Mandej, kur rritemi nė moshė, a nuk i pėrsėrisim me tjera mend, don me thanė pėrnjimend? E atėherė nuk zhvillohen tė njoma e tė pastra si dikur, por tė turbullta e turbulluese edhe dobėsuese tė trupit e tė shpirtit.
    Qyshė nė fėmijni dashurova ujnat si tė rrjedhshėm ashtu tė amullt, valėt pasqyruese, sipėrfaqet kristalore shumė tėrheqėse pėr Narēizin andėrrtar.
    Mbaj mend njė natė kah gjysma e majit. Njė natė pa hanė. Shkodrėn e kishte mbulue anė e kand errėsia, njė errėsi e rrasėt qė nuk linte me pa njė pėllambė para vetes. Oborri i shtėpisė kishte humbė si i mbytun nė fundet e njė deti nė ngjyrė karaboje me gjithė mana, me bli shatorr e me tandė. Atė errėsi e dendėsonte edhe ma tepėr heshtimi qė mbėshtillte gjithėshkafen si nė njė mbulojė tė murrme. Erėraza gjethesh e bimėsh gufuese, mbi tė cilat zontonte fryma nxitėse e lulemustakut, rrinin si pezull ė paluejtėsi tė ajrisė.
    Pak net ma pėrpara nėn rrezet e hanės, qė praronin kopshtijee mure, lagjet e Shkodrės kumbonin nėpėr valavitje galduese tė shtrregullave. Tashti qė Shėn Gjergji i parė e i dyti kishin kalue, qyteti pushonte nė paqe tė plotė, si i lodhun prej qejfit tė valleve. Vetėm qielli vlonte plum me hyj, mbi atė errėsi tė pamasė; hyj me drita tė largėta qė shndritnin heshtazi, nalt, shumė nalt, nė hapsina eprore prej kah asnjė rreze nuk arrinte me ndriēue dheun.
    M'u duk se nė largėsi po tingullonte si njė za i marrun, por depėrtues. U vuna nė ndėgjim. Nuk zbriste ai za prej rrathėve tė qiellit ku Byku i Kumbarės shkėlqente bardhullor nė gjasė tė njė udhe misterioze shtrue me pluhun margaritarėsh. Prej kah vinte atėherė? As unė nuk e kuptova. Sigurisht nga njė largėsi e madhe apo ndoshta edhe prej njė vendi tė afėrm fort: prej thellėsisė sė shpirtit tim.
    Mė dukej se njofta nė atė za shushurimėn e ujnave qė pėrshkojnė kryq e tėrthor tokėn shqiptare.
    Shqipni, nuse e ujnave, ambėlsia e gjallė jote freskon andrrat e netėve tė mia.
    Zbresin gėzueshėm prej bjeshke nė jalli Drini e Mati e Arzeni e Semeni e Vjosa tue endun valle si krushqė djalosharė tė kapun dora-dora. E kurrė kanga e tyne nuk menė. Edhe nė ditėt ma tė zeza mjerimi, ajo kangė kumbon e pėrhapet si njė epithalam urimtar.
    Njė lum tjetėr mė rrėmbei papritmas nė shkulmat e vet tė turrshėm. Gjaku shqiptar qė nuk shterret kurrė por, si ecin valėt e Drinit prej grykės nė grykė e prej lugjes nė lugje, edhe ai rrjedh prej katragjyshave ndėr nipa, mot nė mot. Lum i pasun qė nga burimet ma tė lashta tė fisit njerzor shkrumbon pėrherė bujarė e i fuqishėm nė amė shenjue nga vetė gishti i Perėndisė.
    Unė e ndjeva veten si pėr shorti pjesė e atij lumi.
    Dada, qė rriti nė gjuj tė vet prindin tim njiherė edhe ma vonė mue, mė tregonte:
    "Nė njė natė maji tė fali Zoti mun ke rraja e drandofillit qė lulzon afėr pusit. Nuk dij mirė kush tė solli nė oborr tonė. Ndonjė ėngjėll i bardhė tue rrėshqitė gjatė njaj rreze hane a por Floēka e Pusit qė njef udhat e nėndheshme dhe ua bjen nanave fėmijėt nga mbretnitė e largta tė Agimit. Unė, nė tė zbardhun tė dritės, kur dola me mjelė lopėn nė kullė tė sanės, tė gjeta tue qa lakuriq rrazė drandofillit, krejt i ndragun me dhč tė rime prej brymės sė mėngjesit. E tė mora e tė ēova te nana jote qė tė priste. E tė kemi la e tė kemi lidh nė djep tė ngjyrėshėm punue nė krye tė pazarit dhe tė kemi mbulue me bohēe tė kuqe".
    Buzėveshkun, gojė pa dhambė, dada plakė ia ndolli gjumin kėrthinit nė atė djep, tue i urue ndėr ninulla ma tė ndritshmin fat edha ai praroi, kur u ba camerdhok, shtigjet e para tė jetės me dritė ari pėrrallash. Kush do ta ligjirojė lavdinė tuej, o plaka arbėnore? Ju me tregim gojėdhanash krenare ia bani tė madhe zemrėn njė populli tė vogėl.
    E nė errėsinė e rrasėt dhe nė heshtimin e thukėt tė natės sė majit m'u kujtue papritmas tregimi i dadės dhe zbrita nė oborr. Tue u drejtue nė terr me hamendje, shkova deri te pusi, si i ngrehun nga njė fuqi shortare.
    Ndija nė terr praninė e druve me degė tė rrėfatuna mbi obor nėpėr tė cilat i kėrthndezėt qarkullonte tharmi i prandverės; ndija frymėmarrjen e gjetheve tė rij; ndija haren e ndrydhun tė kokrrave qė rriteshin tė strukuna nė njomėsinėn e gjetheve edhe lėvizjen e pazashme nė zemėr tė pemėve tė langut qė ambėlsohej e shndėrrohej nė musht; ndija tyftajėn e freskėt qė nėpėr grykė guri tė skalitun lėshonte uji i thellė i pusit. Me pa nuk shifja kurrnjėsend.
    Por, ēuditnisht, ndija e ndėgjoja pa e pa, nė terr tė asaj nate tė vokėt prandvere, edhe Shkodrėn qė shtrihej pėrtej mureve tė obrrit si e rrėmbyeme nė njė andėrr plot parandiesi tragjike nėn hyllėsit e largėta qė dridheshin nė hapėsinat e pamatuna tė kupės qiellore. E pėrtej Sjkodrės, ndėr male tė Shqipnisė, veshi dallonte nė heshtim zanet e ndryshme tė krojeve, tė shenave, tė lumejve.
    Me duer tė ndeme para meje, tue shndėrrue hapat me kujdes, kėrkova grykėn e pusit. Kah e pėrkita, rras e ftohtė mė dha njė tė dridhun andjeje nė trup. Gjaku u tund nėpėr tė gjitha gjymtyrėt e mia. Ai ujė i pusit nėpėr udha tė nėndheshme vinte nga malet. Pėrziheshin nė tė vala e Kirit dhe e Drinit. E Drini mbledh prrojet e maleve tė Toskėnisė e tė Shqipnisė sė mesme.
    Edhe unė isha pus dhe zemra ime nėpė vijė breznish jetike mblidhte gjakun arbėnor prej hapėsinave e prej moteve mė tė largėta.
    Aty afėr, pranė njė drandofilli tė lulėzuem, nė njė maj tė dikurshėm, kishte zanė fill stina ime njerzore.
    Ndija shpirtin tue u zgja prej atij oborri, rrethue e ndry nė ledhe tė nalta, tue u zgja nėpėr lagje tė Shkodrės, nėpėr fusha e male tė Gegnisė, nėpėr krahina tė Toskėnisė, edhe nėpėr vise tė hueja ku jetojnė njerėz tė gjakut arbėnor.
    Por s'ishte njė ndjesi e qartė. Si njė mjegull e hollė e mbėshtillte. Zemra kėndellej nė fuqinė e saj nėsa mendja tepėr e re lodhej nė pėrpjekje me ia pėrfshi madhėninė. Njė dashuri e hapėt dhe e panjoftun ma joshte zemrėn tue e shqetėsue.
    Vuejtja, vetėm vuejtja i dhuron dritė pėrvojės, jo krenia qė kėrkon nė moshė rinore burimin e endireve dhe tė mirakandjeve.
    Urti, Urti, hyjneshė e moshės sė pjekun, vetėm ti na shpėton prej rrėmbimeve tė trillit dhe na qet nė hullinė e arsyes. Por pjekunia qė t na sjell paguhet me shumė lot e therorizime.
    Asokohe, nė stinėn lulėzuese tė rinisė, kot i baja thirrje ndėr tundime tė ngjyrshme urtisė sepse vesket e botės dilnin pėrherė ma tė forta e ngadhnjenin.
    Nė kundėrshtim me urtinė e cila mėson me qenė i pėrvujtun, Narēiz unė dikur e quejta veten, pse ky emėn i hershėm m'u duk se i pėrshtatej poeisė sime qė kėrkonte burime endiresh ku me u pasqyrue. U prira mbi ēdo pasqyrė xixilluese pėr me kundrue bukurinė e andrrės sime.
    Vonė, shumė vonė, tue kėrkue andrret krenare nė pasqyrat e panjehuna tė jetės, gjeta papritmas fytyrėn time tė veėtetė. E, nė ato tė imta emni i ambėl i Narēizit mori njė shije tė hidhun nė buzėt e mia.
    Urti, Urti, hyjneshė hijerandė qė agon nėpėr njė dritė tė ftohtė shi njatėherė kur prendojnė andrrat, mos tė qofsha mirnjohės pėr tisat e lylyvertė qė shkyve kur ma zbukurove jetėn lakuriq. Brita- Rrnoftė andrra e bukur qė gėnjen. Rrnoftė besimi nė andrrėn e bukur qė gėnjen.
    Sot jam ndoshta i mjerė pse rrehem me vėshtirsi. Zjarrmi i epsheve tė holla ma dogj mishin nė shtat, por ma poq edhe shpirtin te e vona. Njė dridhje e stėrkandėshme veēse mbet nė shtat e nė shpirt, dhe grumbulli i vjetėve, tue randue nė mue peshėn e tyne, nuk e zhduku: mbet hiri i kangės nė buzėt e mia.
    Ari i andrrave tė rinisė i zverdh, por midis shpirtit, e mėrtisun nė degėrmia tė borta, lėshon rreze tė pashueshme fytyra e njė hyjneshe: fytyra e Poezisė nuse e shpirtit tim.
    Por nuk e thėrras unė veten Narēiz sot qė krenin s'e njof ma si virtyt timin kryesor. Sot mitin e atij qė ra e u mbyt nė ujė pasqyrues tė bukurisė sė vet nuk e adhuroj si dikur gjatė prandverave tė njoma tė jetės por prap se prap nuk e pėrbuzi sepse mė ka ndihmue me gjet fytyrėn time tė vėrtetė.
    Nė njė natė errėsimplote dhe heshtimplote tė gjysmės sė majit, afėr pusit nė oborr tė shtėpisė atnore, ndjeva nė terr, qė s'mė linte me pa, tue u avitė kah fytyra e ime njė fytyrė tjetėr, e ngrirė por e lėmuet e plot butėsi ledhatare. Ishte Flloēka e Pusit? Foli? Za nuk ndėgjova. Por disa fjalė pa tingull mrekullisht jehonin nė thellėsitė e mshefta tė shpirtit tim:
    "Mos e mbyt nė hidhėnin pėrvojės hirin e poezisė qė tė falen Zanat zemėrbardha. Kėrkove vetveten tue rrah shtigjet e ashpra tė jetės. Kėrkesa e lumnisė tė hodhi mbi vėrrije parrizesh tė gėnjeshtėrtata. Pa u rysun ndėr gabime e mundime nuk arrihet prehja nė limanin e qetė tė Urtisė. Ti je pinjoll i njė fisi tė mjeruem. A s'e kupton se nė dėshirin tand vlojnė dėshiret e breznive qė nuk njoftėn asnjė ēast hareje nė jetė? A s'e kupton se gjaku arbėnor, qė s'mujt me lulėzue nė hare gjatė kavaletave tė territ, orvatet nė ty me pasė hisen e lumnisė qė deri tash i asht mohue? A s'e ndien nė buzė tueja etin e stėrgjyshėve qė u linden e u shkime nė mote krajatsh e zezonash, etin pėrvlues fatbardhėsie qė ia zhuriti shpirtin e dėshiruem? Zymnimet zbresin mbi shpirtėnt shqiptarėve si tubė korbash qė ndiellin zi. Hapi syt e djeshėm, syt e Narēizit andėrrtar. Kėrko fytyrėn e vėrtetė. Pėrqipu me gjet lumninė qė lypė gjaku yt. Por mos harro qė gjaku i dejve tė tu shtrihet si det anė e kand jashta teje. E ti je vetėm njė shkulm i atij deti. Lago zymnimet e lene dritėn e shpresės tė derdhet nxituese nė shpirtin tand prej syve tė nuses Poezi, hirin e sė cilės as zhgėnjimet ma mizore as pakuptimi njerzor ma damtues nuk mujtėn me cėnue".
    Ishte terr. Tash e kuptoj se po tė mė ishte dhanė mundėsia me u pasqyrue nė ujin atje nė fund tė pusit, asi shtegu unė do ta kisha ndoshta gjetė fytyrėn time tė vėrtetė.
    Administratori
    Administratori
    i Forumit "Guri Bardhė"
    i Forumit


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Scorpio
    Numri i Postimeve : 6039
    Mosha : 40
    Vendlidja : Guri Bardhė
    Vendndodhja : Larg Vendlindjes...
    Profesioni : Emigrant...
    Pikėt : 12882
    Vlersuar : 174
    Data e Regjistrimit : 27/07/2007
    Hobi : Leximi dhe thurja e vargjeve...
    Humor : Punė, punė, natė e ditė qė tė shohim pakėz dritė. Eh Naim tė ishe vetė, e ta provoje turnin e tretė.

    ernest - Ernest Koliqi - PASQYRAT E NARĒIZIT Empty Re: Ernest Koliqi - PASQYRAT E NARĒIZIT

    Mesazh nga Administratori Tue 14 Apr 2015, 09:12

    2. PASQYRĖ E VJETĖR SHKODRANE

    Kthye ė Shkodėr mbas shumė vitesh largese, njė ditė qesh i grishun pėr drekė ke do tė afėrm tė mi. Si mbaroi sofra, mė vunė me pushue nė zheg nė njė odėtė gjanė qė i hapte dritoret me hekura kah kopshti mbas shtėpie. Gjithkund ngjeti, mbrendė e jashtė, dielli mizor i kulmit tė verės derdhte dritė verbuese e vapė zharritėse. Po nė atė odė s'hynte aspak vapa e pak fort drita. Ishte fresk. Jo vetėm fresk, por gadi si tė ftohtė. Kėshtu, nemose, mu duk mue. Si njė kujtim ditėsh tė gjata shiu, tė shiut dimnor tė Shkodrės, rrinte pezull aty mbrendė e mė dha njė tė dridhun tė papritun, jo aq nė trup sa nė shpirt. Kėtė pėrshtypje tė ēuditshme dimnore nė pikė tė verės, tue hy nė atė odė, s'ta epte gjysmėtrri saj (dritoret, tė ulta e tė thella nė mur, s'e linin dritėn e madhe tė jshtme tė depėrtojė me plotni tė lirė), por vjetėrsia e orendive, ngjyrat e zbeta qė aty vinin tue u venitun e sidomos akulli i njė pasqyre tė stėrmadhe rrethue me njė suazė tė trashė, prarimet e sė cilės ishin nxi e ēue leskėr.
    Ato orendi, ato ngjyra tė morituna e atė pasqyrė unė i njifja. Kalama, shpesh herė luejta e fjeta nė mes tyne.
    Sa mė lanė vetėm para dyshekut tė shtruem, m'u pėrkujtuen netėt e fėmijnisė kuj buja ke ata tė afėrm tė mi
    Njė shėrbetore mė ēonte me fjetė mbas darke tue mbajtė me njanėn dorė kandillin vajguri e tue shtrėngue me tjetrėn dorėn time tė vogėl, e cila drithej si tė tanė trupi nga frika e bubazhelave qė struken ndėr skaje tė errta tė shtėpive pėr me i kėrcnue trathmend kalamajve. Drita e kandillit e lėvizun nė ecje kėrcente me hov mbi orendi tė mbytuna nė terr, tė cilat si tė grishuna nga njė urdhėr i vrikshėm, paraqiteshin njė ēas nė tubė tė rrezeve e zhdukeshin prap, tue u fshi prej shikimit tim tė trembun. Por, i vendosun kandili mbi komoh, drita e qetė qė lėshonte rrotull m'a fashiste tutėn e unė fleja menjiherė tue e lanė pėrgjysmė pėrrallėn e shėrbetores.
    Njė natė drita e kandilit shkoi e shkrepi nė pasqyrė tė madhe ndėrmjet dy dritareve.
    Si nėpėr njė derė befas tė ēelun, vėrejta njė lėvizje tė frigueshme hijesh nė atė odė tjetėr qė dukej pėrtej pasqyrės. Kėlthita. Shėrbetores gati sa s'i shpėtoi kandili doret.
    - Ēa ke, more shėnjallė?...
    -Shifi, aty mbrendė...
    -Karabush, aty s'ka kurrgja, kujtova se ēka pate!
    -Ēoje kandilin... Due me pa aty mbrendė...
    Ajo mė tha me nji za tė premė:
    S'ban. Nuk duhet me u shikue natėn nė pasqyrė. Asht keq.
    -Keq? Pse keq?
    - Pse njashtu!
    Edhe me pasė dashtė, ajo sigurisht nuk do tė dint me dhanė zhvilim ma tė gjatė. Si njerėzit e popullit, bestytnit i ndiqte me bindim pa kėrkue psehin e tyne. Mue ajo fjalė e saj mė mbet e ngulun ndėr tru, kėshtu qė deri vonė i dreshta pasqyrat natėn.
    Ku kujtim mė mbante nė kambė midis asaj ode tė vjetės e mė bante me harrue pushimin e zhegut, ndonėse gjithėshkafja aty ku ndodhesha ndiellte gjumin. Flinin orenditė e repuna e tė plasarituna, flinin pėlhurat e daluna boje; flinin pa kurrnjė uzdajė zgjimi. Bashkė me trishtimin qė japin gjithmonė sendet e bukura tė vjetrueme, nė shikimin tim pėrzie malli i hollė grumbullue mbrenda meje nga njė mėrgim i gjatė jashta Shkodre.
    Shortia e jetės madhėshtore shkodrane, tashma nė perėndim, mė kapi e mė robnoi.
    Ajo shtėpi, ajo odė, ato orendi, tė gjitha ato sende tė heshtuna dikur kishin qenė plot jetė.
    Pėrkujtova nė atė zheg vetmitar ditėt e sosuna kur emni i qytetit tonė pėrmenden nėpėr tregje tė largta nė Lindje e nė Perėndim, e kuajt qė niseshin me mall Shkodre pėr Rumeli dredheshin ngarkue me pare, e barkėt e Ulqinakėve qė lundronin mbushė me prodhime tė vendit na silnin nė kthim cohna tė ēmuesme pėr reshperesha, gryka tė mermerta pusi pėr oborret e dyerve tė para, pasqyra tė mėdha Venedikut pėr odat tona. E aty nė trapazan tash flinin mbulue me pluhun vjetėrsie sinia e tepsia, legena e jebrikė remi qė dikur dorė nėpėr dorė vezulluan ndėr darsma e gostina, tue pėrcjellė me tingull tė tyne kumbor, nė shtruem nė tė ēuem tė sofrave, jonet e qemaneve e tė sazeve edhe takllimėn e dajreve. Finin minderėt me shtroje tė zverdhueme tue andrrue ndoshta mėngjeset kėr shtėpia vlonte me farefis, miq, dashamirė e zotnijt me brandavekė tė mėndafshtė e ēarapė tė bardhė e kėpucė lustrafini me llastika, kthye mbas sa muajve prej tregtimeve pėrtej deti, pritnin krenarė e tė ngrehun ndėr jelekė me sumbulla ari ēelė mbi kėmishė tė fortė ku spikaste kravata e zezė, shokėt qė ngarendėshin me u urue mirardhjen. Halia me ngjyra tė tretuna, ku unė kisha kambėt, pėrkujtonte pashmangėt e kuqe me tė qindisuna ari, ato pashmangė nusesh e zojash qė e shkelen ambėlsisht kur lajlet e saja shėndritshin tė reja.
    Njė botė e lume zgjatej nė atė gjysmaterr, nė jetė sot gadi e harrueme nisi me lėvizė nė atė odė e kėrkoi ngjyrat e veta tė dikurshme, dritėn e shkimun tė agimeve. Kėrkoi njė za qė ta ringjallte. Zanin tim.
    E papritmas pasqyra ndriti. U pėrshkue nė dritė tė saj si njė vetėtimė zgjuese. Ajo pėrfshini nė gjinin e vet atė botė e atė jetė tė harrueme em'i qiti pėrpara rrethue me avuj mallėngjimi e bukurie. Mė kishte rrėmbye kryekėput shortia amullore e jetės shkodrane. Dėshirova pėr vetė njė lumni tė pėrgjumėshme nė atė shtėpi tė vjetėr, nė atė odė tė madhe e tė errėt, tue ndjekė besnikisht zakone perėnduese, tue u qarkue nė njė rreth kujtimesh tė qeta e pėrkundėse. Dėshirova njė lumni anakronistike qė tė m'a shuante hovin e gjakut rinor nė ritmin e kadalshėm tė vet.
    Iu avita pasqyrės. Fytyrimi im u shkep prej fundit tė saj edhe eci kah unė tue u zmadhue nė breshnor tė akulluem. Por s'pata kohė me shikue veten. M'a tėrhoq vėrejtjen dishka tjetėr.
    Pasqyra s'e kishte ma atė dritė tė qartė qė pati nė kohėn e fėmijnisė time. Ca avuj tė zbardhukėt ia mjegullonin fundet e mistertshme ku pashė tue ardhun e tue u shkrue, pėrherė ma qartas, disa fytyra trimash e grashė. U solla me shpejti por askush nuk gjindej nė odė, veē meje.
    Pasqyra po hapte gjinin e vet ma tė mshefun e po shpaloste para meje shka pasqyroi nė kalesėn e saj.
    Kallėzohet ndėr pėrralla se natėn prej kėnetės s'argjantė ndriēue nga rrezet e zbeta tė hanės dalin njė nga njė jashta valėve tė qeta Zanat e ujit me tisa tė shtjelluem pėr me endun valle mbi brigje tė heshtuna. Krejt njashtu prej fundeve tė asaj pasqyre tė vjetėr dolen edhe m'u rreshtuen pėrpara, aty nė breshnor tė mugėt, pa qitė za prej goje, zotnij e zoja tė kohės qė u fik. Fytyra ime i ngjiste fytyrave tė tyne.
    Heshtja nė odė ishte e lehtė si mazė qumėshti qė njė krisėm e papritun mund tė bajė me u plasė.
    Unė theva atė heshtje tė mrekllueshme me njė gaz shpotar qė i shkundi e i trembi ato hije tė parėsh.
    - Jeni strukė aty nė fund tė pasqyrės pėr me rrejtė Dekėn. Keni ndejė me vite e vite tue mė pritė. E s'mbrami, kujtuet se erdhi dita juej. Jo, poeti s'e humbė jetėn e vet pėr me ringjallė tuejėn. Gėzimet e idhėnimet, qė ju tronditėn, qenė tepėr tė ngushta. Unė kam dėshirė ma tė gjana e ma tė nalta. Lumnia qė ju shijuet motit mė duket e pakrypė. Nė kėtė breshnor tė marrun drite, unė due me kundrue fytyrėn time tė re jo fytyrat e jueja tė vjetra.
    Njė zojė e hijėshme mė pėrgjegji tue buzėqeshė mallėngjyeshėm.
    - Po fytyra jote asht jona. Na jemi pėrtri nė ty. Kėtė ngushulim falė jeta e brishtė njerzore, drita e gjakut sa fiket nė prindin ndezet nė djalin e me tė, fisnikia e dėshireve. Ti je djali ynė e nė ty vlon gjaku qė bani me lulėzue prendverat tona. Mos na bje mohit. Ringjalle tue pėrlavdue morin nė tė cilin na gėzuem e vuejtėm. Mate jetėn tande nė ritmin e zakoneve qė prej nesh trashigove. Ti je krejt yni. Na tė kemi gjinikue. Gojdhana jonė duhet tė vazhdojė nė ty e nė porzinė tande.
    - E kam kėndue dikur paqin e plogėt tė ditėve tueja, andjet e pėrgjumshme mbrenda avullijave qė ndajnė prej botės. Sot ndrrova. Dėshireve ju u vutė pėr caqe murin e shtėpisė edhe lumin e qytetit. Unė dashuroj lirinė qė then ēdo cak tė padrejtė e ēon, pėrtej mureve e pėrtej lumejve, nė vllaznim me tė panjoftunin e udhės qė flet gjuhėn time. Lumnia qė ju kėrkuet pat njė ritėm tė ngathėt e qe rrethue e njė bukuri tepėr vetmitare. Unė due ndjesitė e forta e tė hapta qė nxisin me ia hy veprimeve tė guximshme, dashuroj lėvizjet pėrtrise, stuhit pastruese, luftat plot rrezik qė nxjerrin nga fati me pėrdhuni agime ma tė lume pėr tė gjithė, adhuroj qiellat e lira, shqipet fluturuese dhe theroret e pėrtrime majė maleve qė kanė Zanat pėr priftnesha.
    Ata ulėn kryet e, njė nga njė, u larguen kah fundet e mjegullueshme tė pasqyrės dhe humben nė mbretninė e hijeve.
    Bukuria e zbehtė e jetės shkodrane tė dikurshme mbet e robnueme nė avujt e njė pasqyre tė vjetėr, ku unė s'deshta me u pasqyrue.

    Administratori
    Administratori
    i Forumit "Guri Bardhė"
    i Forumit


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Scorpio
    Numri i Postimeve : 6039
    Mosha : 40
    Vendlidja : Guri Bardhė
    Vendndodhja : Larg Vendlindjes...
    Profesioni : Emigrant...
    Pikėt : 12882
    Vlersuar : 174
    Data e Regjistrimit : 27/07/2007
    Hobi : Leximi dhe thurja e vargjeve...
    Humor : Punė, punė, natė e ditė qė tė shohim pakėz dritė. Eh Naim tė ishe vetė, e ta provoje turnin e tretė.

    ernest - Ernest Koliqi - PASQYRAT E NARĒIZIT Empty Re: Ernest Koliqi - PASQYRAT E NARĒIZIT

    Mesazh nga Administratori Tue 14 Apr 2015, 09:13

    3. KRONI I BARDHANJORĖVET

    Nė vogjėli, pa i kaptue ende tetė vjetė, si mbaroi mėsimi shkollor e filluan lirimet e verės, m'u tek me pasė njė gomar. "Due njė gamuē!". U luta e u stėrluta, qava e bėrtita tue shkrepė kambėt pėr tokė, si fėmij i llastuem qė isha, edhe tekembramja me ndėrmjetėsinė e nanės zemėr-butė e cila nuk u qindronte shumė gjatė trilleve ma tė shtyme tė mia, em-at m'a sos dėshirin e mė bleu njė gomar nė Krye tė Pazarit. Kur e sollen nė shtėpi, qeshė tue dalun mendsh prej gėzimit. Daja porositi ndėr mjeshtra zejetarė njė shalė lėkure tė kuqe e prej lustrafini tė zi.
    Pėr disa ditė rrjesht, ē'prej kumbonėvet tė mėngjesit e deri nė ato tė mbramjes, mbeta kaluer maje atij gomari tue ushtrue nė tė cenėshėm si njė kreshnik qė gatitet m'u matė nė dyluftim me njė Bajloz tė rreptė zbritė nė breg tė detit. Tė shpeshtė qenė laradashat nė tė parė, por pa dame tė mėdha. Ia mshefja nanės tė gėrdhishtunat ndėr pupla e tė nximit tė shtypjevet nė shtat. Veshgjatit tė Barbullushit nuk iu pėrshtaste aspak emni zbunues "gamuē", me tė cilin unė e thirrja, sepse ishte njė gomar galaber. I madh, po, por i butė. Ia kishin shkallmue brinjėt barrėt e randa e dukej qingj. Nganjiherė, veē iu tekte me u ndėrkrye, ngulte kambėt e para pėr tokė dhe s'ndėgjonte kurrsesi tė losi vendit, sado sado qė ia ēoja shikė vithet me thupur.
    Por, andjes sė vrapevet nėpėr oborr mbi shpinė tė gamuēit, ndėr lirim tė asaj vere argėtim-plotė, iu shtue njė tjetėr rrethanė gazmore. Shaqja, dada e mplakun nė derė tonė, kishte dy motra tė martueme nė bardhėnjorė. E kishin ftue kunetijt me kalue do ditė nė katund. Prej prindvet tė mi ajo nxorri lejen tė mė marri me vete. Kishte rritė babėn e ungjit, mandej mue dhe vėllazėnt e mi. Asaj em-amė i besonte. Unė lypa me shkue nė Bardhėnjorė me gjithė gomar.
    Qe njė nisje epike, nė njė mbasditje shtatori, majė gomarit me shalė lėkure tė kuqe e me frej lustrafini tė zi... Kurrė kalorės moteve legjendare nuk u vėrvit mbi udha tė panjoftuna tė botės kah arratijat ma tė lavdishme me atė shpirt me tė cilin u nisa unė maje gomarit kah kodrat e bardhanjorėvet! Mė kumbonte shpirti me jehime burijash ngadhnjimtare dhe veshdypėllambshi i Barbllushit (si thotė Fishta) mė dukej vraē e gjok zemrak e zgjedhun nė katue tė njaj mbreti pėrrallash.
    S'dolem kah dera e oborrit, por kah arkapia mbas shtėpisė. Gjyshja e hallat, tue fol tė gjitha pėrnjiheri, e epshin dadės porosinat e fundit si me mė ruejtė, shka me mė dhanė me ngranė, si me mė veshė mos me u ftofė. Em-amė heshte, tue mė mbėshtjellė nė dritėn e njė shikimi tė ambėl por plot kujdes, ku hetohej si hija e njė pendimi pėr lejen e dhanun me e shoqnue dadėn nė atė udhėtim. Nė fun, ma morėn gadi frymėn me njė mori puthjesh (ajo e nanės qe e shkurtė por plot pėrmallim tė dridhun), desht Zoti e u nisėm.
    Rrogėtari, veshė me brakesha tė bardha, jelek tė kuq e kėsulė tė kuqe shpatuke nė krye, printe tue mbajtė me dorė tė djathtė nėngojcėn e frenit tė gomarit dhe nė tė rrėmaktėn njė shportė tė madhe me dhurata pėr gratė e shtėpisė mikpritėse tė katundit. Unė, nė petk e me shapktė "alla marnara", i rrija gomarit madhėshtorisht si fatos gojėdhanash, tue shtrėngue nė dorė njė thupur kinse me i grahė veshgjatit udhės tue rrasė kambėt ndėr zengjina. Mbrapa, dy strajca ndėr krahė (me tesha tė mia), ndiqte dada ēalamane, me brandavekė shkodranēe, ēarēaf tė bardhė e kėpucė tė kuqe katundaresh.
    Nė larmi kostumes qė aso kohe e banin aqė piktoreske Shkodrėn e mbarė Shqipninė karvani i ynė syra-syra nuk bante fort pėrshtypje. Ishin mėsue njerzia me pa ēudina ma tė mėdhaja se njė kalorėsveshė "alla marinara" me shirita tė bardhė nė qafzė tė petkut e me njė fryzė nė parzėm...
    Dolėm kah Ballabanja nė Zall tė Kirit.
    Ishte fillimi i shtatorit, mueji ma i bukur i Shkodrės.
    Lehtėsue djegsimi i vapės verore nga njė shtėrgatė shiu tė duhishėm para njė jave, tashti moti, gjithnjė i nxehtė por hove-hove i pėrshkuem nga fllade freskuese, qindronte i paluejshėm mbi pullaze e kopshtie tė qytetit e mbi varg tė kodrave, tue reshė hiret e ambėlsisė sė vet nė ditėt e fundit tė djegagurit e nė buzė tė britmit tė parė.
    Kapėrcyem do bishta tė ujit tė Kirit e hymė nė Bardhej, ku blerojnė vneshtat e Shkodrės. Nėpėr shtigje mbyllė anash me vargje tė papreme gardhijesh, rrogėtari mė la me e lėshue vrap gamuēin tem. Unė i grahja me shporė e me thupur edhe frymori i shkretė, disi forcue nga mabjatja e mirė nė katue tė shtėpisė nė dy javėt e fundit, pėrpiqej me shndėrrue shpejt e shpejt hapat. Mue, qė m'ethte njė ndjesi lirie pėr tė parėn herė shijue jashta shtrėngimeve shtėpijake, mė ngjante se fluturonte. Rrogėtari mė ndiqte hap pėr hap. Dada, hjekė kėpucėt e kuqe tė reja e fut nė strajcė, vinte pak ma mbrapa kambė-zbathė e ēal nė ēal por pa kurrfarė lodhjeje.
    Si njė amsim mushti valavitej nė flatėr tė puhive tė lehta. I shifsha ndejė kaluer mbi gomar, prej sė nalti pėrtej gardhiqeve vilet e rrusht mshefė nė gjethnaje tė hardhijave kah vareshin tė pjekuna do nė ngjyrė tė qelibarit, tjerat kuqloshe e vjollėzore. Nga drujtė e fiqėvet kalangerrēa e arrat shatorre e pjeshkat e ullijt buronin cingrime zogjthėsh qė derdheshin si cirka kristalore nė valėn monotone t tė kekllishunit tė kungallave.
    Frymėmarrja e Bardhejvet, me erurina tė pėrzieme, m'i zgjanonte mushkėnit e njoma.
    Njė dalldi e beftė mė pushtoi trupin e shpirtin. Gjinoja lirinė pėr tė parėn herė. Kurrkush nuk mė priste hovin e lėvizjeve dhe shkulmin e pėrshtypjeve tė panjoftuna me "Ulu andej! Mos hyp aty! S'ban kjo! S'asht mirė ajo! Rueju mos tė vritesh! Rr urtė!". I grahsha Hargelės sime si njė Aga i Judbinės.
    E qe se nė atė vrap tė hareshėm m'u ngjallė nė gjak, qė flakronte turrshėm, njė ndiesi e stėrēuditėshme. Si nėpėr avuj kujtimesh, zanafilla e tė cilave humbte nė mote tė largėta shumė para lindjes sime, e psh veten kaluer mbi njė maz tė egėr tė pazbutun tue kalėrue nė do fushore tė hapta q nė do gryka tė pyllueme malesh nė mes njė tube luftėrash armatisė me harqe e shigjeta dhe me patėrshana e topuza. Ndonjė tharm i vjetėr ishte zgjue nė gjakun tim tė ri.
    Vrullsia e pėrshtypjeve, tepėr tė gjalla, qė tue m'a marrė frymėn. S'dija si t'a shfrej ndryshe plotninl e ndiesive, qė mė grafullonin me hov tė madh nė zemėr tė vocėrr, veē tue vu nė gojė fryzėn e varun nė shirit tė petkut e tue fry nė tė me gjithė fuqin e bulshijve fėmijnorė.
    Arrita nė shtėpinė e mikut katundar, kėputun nga lodhja dhe nga thekunitė e udhėtimit.
    Njė vajzuke, pak ma e rritun se unė, me fytyrė flakoshe mbėshtjellė nė njė facurtė tė ngjyrėshme, na doli para nė fund tė shtegut qė ngjitej kah kodra nė shpat tė sė cilės ngrihej shtėpia e mikut. Pėrqafosi e puthi dashunisht dadėn, pėrshėndeti plot njerzi me mėnyrna tė njė grueje sė pjekun rrogėtarin e mandej m'uroi edhe mue disi topitshėm mirėardhjen. Ishte bija e Gjushit, tė zotit tė shtėpisė. Gjushi na priti nė shesh para shtėpisė ku e gjetėm tė aradhuem me rob e robi. burra, gra, fėmijė qė na reshen, nė t'arrijtun, me njė breshėn urimesh. Dada rrokej me tė gjithė. Gjushi mė kishte hekė, tue mė kapė me tė dyja duert prej shalės e mė kishte marrė ngrykė i pari (ndjeva mustakėt me njė erė tė fortė duhani tue m'i gicilue faqet) mandej mė lėshoi nė vorbull tė pėrqafosjeve tė grave. Isha lodhė. Nuk mujta me shti nė gojė asnjė kafshatė prej gjellnave tė pėrgatituna me kujdes. Piva njė tas me qumėsht. E rash e fjeta, me njė mall depėrtues tė nanės, qė mė dukej si e mbetun larg nė njė botė tjetėr. Do tė mė shpėtonin lotėt mos tė vinte me mė vu me fjetė dada, me zanin qė njifja qyshė se m'a ndiellte gjumin nė djep. Ai za m'a paqoi zemrėn. Fjeta.
    Qėndrova vetėm dhetė ditė nė Bardhanjorė, por nė kujtimin tim ajo kohė e shkurtė zgjatohet e merr pėrpjestimet e njė stine tė plotė, stinė e dendun me tronditje shpirtnore tė shndėrronin, me zbulime tė paprituna, e zdritun me rreze shortare qė shndėrronin m'arratia tė mrekullueshme ngjarjet ma tė rėndomta tue i mertisun me njė avullim xixillues ylberash. Pėr tė parėn herė u vuna nė pėrpjekje me prehnin e natyrės dhe me afshin e kulluet tė njė votre katundi. Qe fillesa. Ma vonė, ndėr male, hyna edhe ma nė palc tė gojėdhanave tė thjeshta tė gjakut tonė, tue u kthye disi nė zanafillat stėrgjyshore e tue u thellue nė kuptimin e tharmevet qė lėviznin nė shtresat jetike tė brumit tonė etnik.
    Deri atėherė kisha njoftė vullajt e lulishtave mbyll ndėr mure, limojt tė rriun ndėr kashuj lye nė ngjyesinė e blertė, tandat ku luleve u tregohet shtyllza e kah duhet tė kacavirren, karajfilat nė saksi qė dimnit mbahen nėn ēardak, shimshirėt e premė nė trajta rrumbullake me gėrshanė, drujtė e oborrit nė ēdo vjet tė cunguem gemash pėr mos me u shtri tepėr. Edhe unė isha rritė ashtu si ato lule nė qark tė rojes shtėpiake.
    Ē'prej mėngjesit tė nesėrm njė valė hareje mė rrėshqiti nėpėr kurrizė tė shpinės dhe m'a tėrthorzoi anė mė anė shpirtin nė ato pamje pa pengesa muresh e ndėrtesash, qė shtriheshin nė laverda para syvet tė mi tue humbatė nė hapėsina kaltėrore e gjelbėrore. Lėvizja pa pengime kah tė mė tekej.
    Tri ditėt e para mė joshėn shfaqjet e ndryshme tė jetės sė katundit. I pėrsjellun gjithėkund nga katundėsja vogėlushe, qė m'a kishin ngjitė pėr mbas, si kujdestare, endesha plot kureshtė nėpėr shtėpi e cila ishte mjaft e madhe dhe pėr katund e orendisun ma sė miri. Shkoja poshtė ndėr ahre, ke qetė e lopėt e kali i tė zotit tė shtėpisė, aty gomari im, i lum pse i harruem e i lanun mbas dore prej meje, fahej nė pushim e nė qeti me bar tė njomė e sanė tė hershme. Mue shpijarėt, mė mbajnin me ojna e finojna por edhe gomarit i banin nderė si njė mysafiri tė zgjedhun... Rithmi i asaj jete mė pėlqente: dikush grinte duhan me cark, njė tjetėr poshtė nė rrazė tė kodrės braniste arėn dhe mė mirrte nė trinė, njė i tretė hapte me shat vijat e vadės. Nalt gratė ndejė mbi dysheme drrasash nė ēardak tė ēilun tė shtėpisė tue qepė e tue arnue, s'ngriheshin kurrė me kuvend tė dadės. Mue s'mė xente kurrkund vendi vend: doja me pa gjithėshka, me prekė ēdo gja, me pasė shkoqitje mbi ēdo send.
    Gjushi, miku bujar, u bante copash me mė plotėsue ēdo trill. Mė fliste si tė isha unė i madh me moshė. Mbas do ditėsh u mėrzita tue shėtitė shtėpinė e arat e bashtinat. M'ishte mbushė me ditė shka ka mbas njė kodre plot blerime qė naltohej kah veri-perėndimi. "Due me u ngjitė atje nė majė!". Katundari mirsishėm mė pėrcolli. Iu vuna turravrap pėrpjetės tue nga me sa kisha zotėsi. Atje nė maje shikimi mbretnonte mbi njė pamje vėrte madhėshtore: shifej pasqyra e gjanė e liqenit tė Shkodrės, me ujė tė shndritshėm prej argjanti tė ngrimė, konorue nė largėsi nga maje malesh tė hedhta. Pėrpjeta e marrun me turr mė kishte molisė gjymtyrėt. Gjushi, nė zbritje, mė mori kaliboē. Tė gjitha kėto ngjarje tė thjeshta mė shkatonin kėnaquni tė pamasė e mirrnin nė mendjen time, ngjyra tė avullueshme pėrrallė tė jetueme.
    Pėr njė dėshirė ma i vėrvitun nisi me mė ngucė pėrmbrenda. S'kisha guxim me ia shpreshė Gjushit. M'ishte kapė mendja me qitė berret nė kullotė. Shifja grigjėn e prime nga dashi i kumbonės, leshatak e me brina harkore madhėshtorisht tė ngrehuna nė krytin picigjat, tue nisė prej agimit nėpėr shtigje tė kodrave kah juglindja e tue i zhdukė nė njė grykė tė ngushtė. Shka kishte pėrtej asaj gryke?
    Vajzukes kujdestare, qė mė shikonte sytė gati pėrherė me hutue nė ta ēdo trill timin, ia rrėfeva dishirin e mshefėt.
    Tė nesėrmen, tue zbritė nė shesh para shtėpisė, gjeta Gjushin, ulė nė fund tė shkallės, kah po prente me brisk njė shkop e po ndreqte njė fyell. Ndeja edhe unė pranė tij tue e shikue kah punonte. Mbas do kohe tha:
    - Nesėr do tė shkosh me dele. Jam tue tė ba gati shkopin e fyellin qė t'i kesh me vedi si i ka hije njė bariu.
    Gėzimi im qe i papėrshkrueshėm.
    Pėrsjellėsja sylaroshe, tė nesėrmen pa dalun drita, mė zgjoi. I zoti i shtėpisė si piva ngutshėm njė tas me qumėsht, mė pruni njė gazhup lėkure delje me lesh pėrjashta qė mė rrinte pak si i gjatė e mė binte deri nė gjuj dhe m'a veshi me njė farė kremtorie tue mė dhanė edhe shkopin e fyellin. E marr me mend, tashti, qė ai qeshej nėn mustak, veē jam i bindun qė e ndiente veten tė lum tue ia ba qejfin mikut tė vogėl qytetar. M'a dha shkopin me fytyrė serioze si tė mė dorėzonte njė armė tė rreptė ase njė shkeptėr mbretnor. Qitja e grigjės nė kullotė ishte punė qė kryente zakonisht vajzukja, shoqe ime e pandashme, para se unė tė arrija nė katund. Atė ditė i vuni para delet e i nisi bashkė me mue kah gryka e mistershme qė ngucte kureshtėn time.
    Ecte grigja e udhėhequn nga dashi i kumborės dhe mbajtun grumbull nga dy qej murrashė qė ngitshin anash poshtė e pėrpjetė e u lehnin deleve tė daluna nga tufa. Unė me gazhup baritor krahėve vija nė fund tė kėsaj e mė dukej se purteka ime i rrotullonte mbajtaj e djathtas.
    Pėrtej grykės hapej njė luginė e madhe edhe ajo e ndryshme nė njė varg kodrash me shpatina tė barosuna. Vajzukja, e cila e zontonte pėrnjimend me za tė vet tufėn e deleve, nuk e la kėtė me u lėshue lirisht nė kullotė nė atė luginė por e drejtoi maje njė podi hijesue prej do lisave degėgjanė. Aty zumė vend mbi bar. Delet u shpėrndanė nėpėr shpat. Dielli ngjitej hov-hov nė kupė tė qiellit e ndonėse tė mbrojtun nga hija e lisavet, kishim fillue me e ndie vapėn. Kundruell nesh, mbas njė majeje kodre mbulue me kaēube tė thukuna, farfuritsninnė diell, atje nė largėsi, kreshtat e pėrboruna tė Dukagjinit. Ahti i zabeleve tl shtrishme rreth e rrotull na freskonte me balēėm bimėsh. Ma pėrtej, Lodėrtuna me kodrat e veta tė tanė rrėgalle zgjatej e thatė. Shkrepat e saj ndrronin orė, e ēast ngjyrim nė dritė tė paraditės.
    Ngranėme sillė nė ato hije.
    Dielli u kap nė kulm tė qiellit. Delet u grumbulluen me mrizue nė hije tė lisavet rreth nesh. Rrinin krye nė krye. Rrallė ndėgjohej ndonjė blegrimė.
    U nde mbi ne heshtia e mesit tė ditės. Njė paqe i paluejshėm mbretnonte mbi gur e mbi bimėsi. Gjethnaja e lisavet nuk lėvizte anjė grimė. Shkulma erėzash tė breshta endeshin tė lehtė nė ajėr tė praruem. Zane tė kėndiruna dilnin nga gjini i msheftė i zabeleve: shamtima ēufrrash, zukamė bletėsh e anzash, fjafime gjarpijsh, ndonjė cingrim i ndėrprem zogu. E vala e kangės sė panumėr tė kungallave ngjitej e zbritej pa kurrnjė ndalim si tallaz kumbor.
    S'dij si m'u dha me e nxjerrė nga shqeku i gazhupit fyellin qė mė kishte ndreqė miku katundar. E vuna nė buzė. Nxora do tinguj zhangullorė. S'dija me i ra por dishka mė ngacmonte pėrmbrenda me kėrkue nėpėr ato tinguj njė lidhje me zanet e jonet e paēansueme qė pėrshkoheshin nė heshtin e farfurishme tė mjesditės shtatori. Njomes katundare, aty brijė meje, is ndriste fytyrėn njė buzėqeshje e adhurueshme, tue ndėgjue kumbimet pa kurrnjė pėrkim tė ndėrmjevetshėm me tė cilat unė rropatesha me krijue njl frazė muzikore.
    I dhashė fyellin e i thashė:
    - Na, bjeri ti: unė s'dij me i ra...
    Asaj iu shkim pėr pak tė imta buzėqeshja te buza e mė pėrgjegji:
    - Vajzave, s'u ka hije me u ra fejvet e zamarevet!...
    Unė e shikova, plot ēudi. Disa vjet ma vonė nė Dukagjin, mora vesht se ka male nė Shqipėri ku zakoni urdhnon qė grave mos t'u ndėgjohet zani ndėr kangė veē kur pėrkundin kėrthinin nė djep a kur vajtojnė mbi njė trup tė vdekuni.
    Por katundėsja prap buzėqeshi e m'a bani me mirsinė e saj tė hollė e tė pėrzemėrt:
    - Pse thue se s'din? Mrekulli i qite parė ato zane!...
    Sado qė pak ma e madhe se unė me moshė, ajo ishte (tash e kuptoj!) e pjekun e vjeshtake edhe e pajisun me njė njerzi tė vetvetishme: dinte me u ardhė tė mėdhejvet e tė vegjėlvet. Me ato fjalė trimnuese mė nxiti me e kap rishtas fyellin e me thye paqin ari qė na pushonte maje podit si nė njė andamendje shortare. Tingujt qė dilnin nga fyelli zgjonin jehonat nė grykina tė kodrave dhe kumbimi i tyne dhjetėfishohej tue bredhė si drita e diellit krep mė krep. Por u zgjue edhe njė anė e msheftė e shpirtit tim. E tharme tė mshefta mė lėviznin nė gjak si nė Bardhej. Dėgjova njė ftim i cili naltohej kah unė prej tokės, kėtu e lulėzueme, aty e thatė, qė pėrfshinte syni nga maja e podit tė hijeshuem ku zhegonim.
    Shqisa e mitun, asokohe, s'mujte me kuptue vėshtrimin e atij ftimi. Nė mėnyrė tė pėshtjellueshme ai depėrtonte nėpėr thellėsitė e shpirtit tė njomė. Por e ndiej sot atė pėrshtypje qė koha nuk shleu. Tue shtjerrue vragėt e lanuna nė kujtim nga ai shtator i lum, kujtoj se ai ftim kėshtu kumbonte, mbas hamendjes:
    Lėshoju nė parzėm tė tokės shqiptare, o camėrdhok i shqetė e andėrrtar, po deshte m'u fuqizue nė trup e nė shpirt pėr tė rrahė nesėr trimnisht udhat e vėshtira tė jetės. Pėrqafosja e saj ka me t'u dukun e vrazhdė nė fillim, por kur vuejtja do 'a pjeki menden e vullnetin do tė bindesh se ngroftėsia dashunore qė aty tė kėndellė ast pėrtrise e frymėzuese. Visare tė panjehuna mshefen nė gji tė kėsaj toke dhe nė jetėn plot pamje tė lashta qė ajo ushqen. Mos e kėrko fisnikin ngjeti. Rėmo kėtu e ke pėr t'a gjetė. Velavitu nė ahtin e bimėve, nė amsim tė egėr tė zabelit, nė dritė qė feksohet mbi shkambij tė lakuriquem; kuqu nė rreze tė diellit tė atdheut; gėzo nė buzėqeshjen vezulluese tė vajzukes qė tė pėrcjell nė endjet tueja. Kjo asht fryma qė ushqei tė Parėt e lashtė, ky asht zani i Shqipnisė. Pastroju nė atė frymė dhe atė za pėrpiqu me e kuptue tue nxjerr prej si trashigimet e pėrvojės se atyne qė tė dhuruen gjakun ndėr dej. Kėto lisa qė tė ngushullojnė me hije ė lehtė janė vallazent tuej. Tė njajtat langje ushqejnė ato edhe ty. Shka tė rrethon kėtu ka lidhje tė ngushta me mishin e me shpirtin tand. Bota e pėrjashtme, dhenat e hueja kanė me t' dukė tė stėrbukura. Por syni i yt, shiset tueja, kurrkund nuk do mund tė kėnaqen si nė vendrimin e viseve diku tė thata diku tė gjelbėrta tė tokės qė tė lindi".
    Ndiesi tepėr shporuese pėr njė zemėr tė brihtė camėrdhoku. Me u lirue nga ndrydhja e tyne unė i bija fyellit tue nxjerrė kumbime zhangullore.
    Nė kthim kah shtėpia u ndalėm te Kroni i Bardhanjorėv. Buron me curril tė hollė nė mes njė morie ēufrash tė cilat nga freskia e tij harlisen nė lulzime tė hovshme. Uji mblidhet nė njė lug tė rrumbullaktė ku shuen etin bagtia. Pėrsipėr atij lugu shtrin gemat e shpeshtė njė voesė e naltė. Kokrrat e saj bijnė nė ujė tė lugut.
    Hangra do aso kokrrash qė m'i zgjodhi pėrcjellėsja ime. Tė ndugėta, to pemė ndryjnė nė tul tė vet shijen e vjeshtės, njė shije stine tė mplakun qė grumbullon me zor mjaltėn e vet. Kokrra e voesės nuk piqen nė gem, zbuten kur ruhen mė anės e marrin dalkadalė ngjyrė tė murrme e ambėlsim. Shėmbėlltyrė e pėrshtypjeve kakareēe tė fėmijnisė qė vetėm kur njeiu merr mend e shqisė vijnė tue u ndugė e ambėlsue: pėr nė buzė, sot, atij ambėlsimi i shtohet njė dell i hollė idhėtimi...
    U pėrkula me pi nė curril tė kronit edhe mė doli vetja e pasqyrueme nė ujė tė lugut. Me atė gazhup ė shtat, dukesha njė njeri tjetėr, i panjoftun. Larg ishin pasqyrat me suaza tė arta tė shtėpisė sime nė qytet. Por isha unė e jo tjetėr kush. Sytė veēse ndrinin tue qitun do shkėndia tė mistershme. Sigurisht nė fytyrėn time aty pėrtriheshin tiparet e ndonjė stėrgjyshi bari.
    Administratori
    Administratori
    i Forumit "Guri Bardhė"
    i Forumit


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Scorpio
    Numri i Postimeve : 6039
    Mosha : 40
    Vendlidja : Guri Bardhė
    Vendndodhja : Larg Vendlindjes...
    Profesioni : Emigrant...
    Pikėt : 12882
    Vlersuar : 174
    Data e Regjistrimit : 27/07/2007
    Hobi : Leximi dhe thurja e vargjeve...
    Humor : Punė, punė, natė e ditė qė tė shohim pakėz dritė. Eh Naim tė ishe vetė, e ta provoje turnin e tretė.

    ernest - Ernest Koliqi - PASQYRAT E NARĒIZIT Empty Re: Ernest Koliqi - PASQYRAT E NARĒIZIT

    Mesazh nga Administratori Tue 14 Apr 2015, 09:14

    4. PRRUE NĖ DUKAGJIN

    Gjithėsaherė shof nga dritaret e shtėpisė malet qė mbyllin kah veri fushėn e Shkodrės, ndiej thellėsisht plogtin e palavdi tė jetės sonė qytetare. Malet e e hedhta, shkėlqyese nė kaltėrim qiellor, mė lėshojnė prej sė nalti e prej sė largu njė thirrje plot premtime tė mistershme. Nuk e dimė na tė gjithė se pėrtej atyne ledheve kalaje sė gjallė ruhen e pruhen tepricat e Iliris? Po atėherė pse nuk ngjitemi deri atje pėr me ia zbulue rranjėt qenies sonė kombėtare, pėr me ia hulumtue tharmet brumit me tė cilin jemi ngjeshun?
    Nė njė mbramje vere tue shtetitėah Fojletat e Puntorve (ah, bukuri e emnave tė vjetėr qė njė toponomastikė e shėmtuet po vjen tue zėendsue!) sytė nuk m'u nadnin prej maleve tė bruzta nė atė orė dite tė Dukagjinit.
    M'arrinte ma me theksim nė atė mbramje tė kulluet thirrja e tyne edhe mbrenda meje shndėrrohej nė njė ēurg fjalėsh dallduese.
    - Eja midis nesh, o Naēiz qė qysh mė sot dashunove ma fort ēezmet e mėrmerta zbukuruese fytyrash, se sa krojet e epėra tė bjeshkėvet qė tytyrat e pasqyrojnė besniknisht ashtu si janė. Eja ke na, pse mbi kėto naltėsina rreh zemra e kombit. Nė gjinin tonė gurgulojnėtė mshefta burimet e poezisė arbėnore.
    Ndėgjova. Iu ngjita luginave tė blerta ku jehon e qartė kanga e Kirit edhe arrita nė kėrthizė tė Dukagjinit.
    Qe njė darsėm pėr shiset e mia.
    Ditėt e para u shkrina nė njė lumni tė freskėt e tė lulėzueshme qė mė pėrtrini shpirtin e korpin.
    U ēoja nga e shtruemja heret nė mėngjes i lehtė e i vergjilėt edhe dilja nė njė hundė mali, para shtėpisė sė mikut qė mė pėrbujte, me pi qumėshtn ndejė nė shkrepa mėsa sytė gazmoheshin tue shėtitun nėpėr nė luginė tė ngushtė e tė thellė mbyllė nė fund nga njė mal i thikėshem, emni i tė cilit len nė buzė njė shije illire. E dita mė shkonte nėpėr pyje, zhytė nė shortina e nė njomsina gjelbėrore, mbi rudina tė buta qė ftojnin me u shtri nė to e me fjetė tue andrrue Zana kangėdhuruese e Orė fatamira, bri krojeve qė i premtojnė lumni tė thjeshtė atij qė ngrehė banesė tė pėrhershme afėr tyne.
    Zhegu derdhte shpateve dritė arit pa vapė. Shtri nė bar nėn hije tė lisave degė-rrėfatun ndėgjojsha, pezull shpirtin nė njė mrekulli tė hollė epike, tingujt e lahutės, me tė cilėn miku malsor pėrsiellte kangėt e veta kreshnikėsh qė unė ia lypja pajada.
    Nė mbramje, mandej, u rrethonin me raki e meze te bregu i pėrronit para oborrit. Aty hapej njė tė pamė i gjanė lugjesh e kreshtash. Mbramja e Malsisė shpaliste kreshtė nė kreshtė mbi lugje mbulojėn e vet tė mrekullueshme ngjyrė-vjollce qindisė me hyj flakuesa. E burrat mė bisedonin me za tė ultė ndodhitė e shkueme.
    Unė isha i lum si ē'mos kurrė.
    Por zgjati pak ditė ajo lumni.
    Herėt nė njė mėngjes u ndodha mbi njė livadh tė epėr ke tė hymit e nė pylli. Rrezet e para tė ditės, shigjeta xixilluese, shkrepnin nėpėr blerim tė dendun tė spėrvjerrave bimore pa mujtė me depėrtue nė thellėsi tė tyne. Por rreshtat e parė tė drujvet nė skaj tė epėr tė livashit pranonin hirin e dritės e visheshin andėshėm me ar tė mėngjesit. Dukeshin rend i kandshėm shtyllash tė qarta te praku i njė falėtoreje sė murrme.
    Mbi atė prak tė barosun, ku drita e bardhė dridhej me feksime tė blerta, doli prej tempullit bimor nė tremen e lavdėve tė para, njė nuse e hijėshme malėsore.
    Kush nuk e din se njė femėn e bukur i ep shpirt pamjeve tė natyrės? Edhe Dante nė vetmin prendverore tė parrizit tė tokės, tė cilin pėr me e pėrshkrue shkrini tė gjitha ngjyrat, tė gjithė tingujt muzikorė, tė gjitha amsimet qė nė kujtim tė fuqishėm ia kish grumbullue pėrvoja e shqiseve tė stėrholla, vuni si stoli tė atij visi tė mrekullueshėm njė vashė qė kėndonte tue mbledhė lule, Matelden plot mister qė s'dihet mirė shka shembėllen nė poemė hyjnor.
    Por kjo Matelda ime arbėnore s'erdh nėpėr livadh tė lulėzuem tue vallėzue si ajo e Dantes me lule tė purpurta e tė verdha ndėr duer, por u avit kah na, qė rrinim nė bar, kadalė, me hap tė randė sepse barte nė shtėpinė njė ngarkicė drushė.
    Aty mbaroi kremtja e yve tė mi. Gjithė ajo bukuri natyrore, ai blerim, ajo njomėsi, ai qiell i kulluet, ajo dritė e gjallė banin me spikatė shėmtimin e asaj krijatyre kėrrutėzue nėn peshė qė barte.
    Na pėrshėndeti me za tė kthielltė, mue e mikun malsor qė gjithkund me shoqnonte, edhe u ndal kundruell nesh tue e mbėshtetun barrėn e shpinėn mbi njė stom plot lule.
    Pėr tė njėqindten herė nė jetėn time pata rasė me u mrekullue tue vėrejtė hijeshin e ēuditėshme tė malėsoreve tona. Ajo vashė mali qė mė rrinte nė atė ēas pėrpara ish verevertė e bukur. Vijat e mta tė tamthave e tė mollėzave nėpėr fytyrė tė njomė vinin e pėrfundonin lėmuetas nė qukė tė mjekrrės sė bardhė. Dy vetulla porsa tė theksueme harkoheshin anash me pėrsosje tė pashoqė ndėrmjet ballit tė kulluet e tė syve syve tė mėdhaj e tė gjallė. Trajta e hollė e hundės sė drejtė varej ambėl mbi gojė tė vocėrr me buzė disi tė ēueme si ato tė ēilimijve kur llastohen. Ato buzė plot trill tė natyrshėm zbutnin mallėngjimin fisnik e pak si tė ftohtė tė fytyrės tepėr tė rregullt. Ah, duert e saja tė adhurueshme, tė holla e tė zbeta.
    E kuqun dhe e djersun prej mundit, mirrte frymė hovshėm me krahnor tė njomė i cili ulej e ēohej ndėrmjet litarve tė ngarkcės qė ia shtrėngonin sqetullat.
    Drutė qė barte, tue mos e lanė me u mbėshtetė lirshėm ke stomi, ia thenin vijat e gjymtyrėve tė reja. Rrinte shtembnueshėm, gėrmuē prej brezit e pėrpjetė nėn peshė, lėshue pa hije pjesėn e ultė tė trupit pėrpara. Shembėtimi i asaj ndejeje tė pagjashme, shkaktue nga barra qė i randonte mbi shpinė, shtohej nga bukuria nė lulėzim tė shtatit tė saj rinor.
    Mue njė ndiesi e arrtė mė lvizte pėrmbrenda, Idhėni? Zymnim?
    Ajo vshė, para drujvet tė pyllit mbi livadh mėngjesor, me gjymtyrė tė papengueme, do tė m'ishte dukun amandriade e zhdėrvjelltė njatėherė dalė nga njė lėvore ahi. Sytė e mi, do t'u kėnaqnin nė atė vegim bukurie e ndoshta njė kangė pagane do tė mė shėrthente nga zemra.
    Ashtu ngarkue, ajo motėr malėsore m'a prishi lumninė e shikimeve.
    Njė za i msheftė mė qortoi:
    - Ah, Narēiz i pashpirt, plot kujdes vetėm pėr kėnaquninė tande, ti erdhe mbi kėto male si nė njė muzė tė gjallė pėr me argėtue shqiset tueja e me gjetė njė burim kangėsh tė bukura. U mashtrova. Shpatet e lulėzueme, pyjet plot mistere tė blera, krojet kangatare janė suazė e mrekullueshme rreth njė pikėsimi tė mjeruem. Motra tė tueja, vllazen tė tuej vuejnė nė kėtė eden rrezesh, ujnash, erėzash. Ajo dritė lilash, qė vezullon nė agim me hare virgjinre mbi maje tė guximshme e derdhet si lum i drishėshem lugjeve, vishtirsisht depėrton nėpėr kulla tė errta, qė kanė frangjijat pėrdritore, ku nė tym e nė ajėr tė pandrruem gjallojnė kėto banuesa malesh. Jashtė, ajr i shėndetshėm plo amėsim pishe, e lule tė puthuna prej flladit; mbrendė, duhma frymėsh tė ndryshme, ku mbin fara e sėmundjeve.
    Kėshtu mė thonte njė za i pėrmbrendshėm. M'u tėrqeth shtati. U lėshova nė njė rrymė mndimesh tė trishtueshme. Mendova bestytnitė qė turbullojnė krojet ma tė kullueta tė gėzimit, zakonet mizore qė thajnė sa jetė tė reja, virtytet e keq-kuptueme qė shkaktojnė gjaqe e vaje.
    Vasha me ngarkicė drushė ė shpinė po largohej kah fundi i livadhit ambėlsisht i prirun nė teposhte. Kur u ēova, edhe unė ndjeva njė peshė mbi shpinė. Randonte mbi mue njė barrė e padukshme.
    - Po, mbasi pafuqia e vjershės sate nuk mundet me zbutė mjerimin e tyne, vuej me ta, poet, qaj me ta.
    Eca edhe unė i kėrrutzuem si vasha e ngarkueme qė doli nė livadh tė qartė prej pyllit tė murrmė. E u ndala nė breg tė njė prronit i zhyta duert nė ujin e rrjedhės. Mu duk se dy duer tė njoma e tė ngrita nimfa kapen duert e mia e i shtrėnguen me ambėlsi tue m'i dhanė shtatit njė tė dridhun freskie e rinie. Shikova ujin e kėrkova nė rrjedhė gjymtyrėt e buta tė hyneshės. Pashė vetėm fytyrėn time. E u ēuditas kur mė doli nė sipėrfaqe tė prronit njė Narēiz i panjohun. Nė fytyrė i lexohej vuejtja, njė vuejtje fisnike pastruese, pėrtrise. Krenia prap vetonte nė tė, jo ma ajo e fuqisė sė andrrimit por krenia e zotnisė ndėr flijime.
    Ēova sytė prej pasqyrės sė lėvizun edhe i naltova kah majet e maleve.
    - Me njė za vetmitar por tė nxehtė, me njė kangė tė pėrvujtė por plot dashuri, me njė dashuni pastrue nga vuejtja pėr tė tjerė, mundet me u ndiell nė qiella tueja, o male, njė agim i lum e i drejtė pėr banuesit qė gjallojnė shpateve nė zymnim e nė vobsi?
    Pėrroni i Dukagjinit, qė rridhte e gurgullonte bri meje, e rrėmbeu fjalėn time edhe e ēoi teposhtė kah fushat e kah deti. Mue mė brente njė dėshirė qė prap sot mė salvon. Dėshirė me i lumnue malsitė tona.
    Nė ujė tė atij pėrroni njofta ndoshta fytyrėn time tė vėrtetė.
    Administratori
    Administratori
    i Forumit "Guri Bardhė"
    i Forumit


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Scorpio
    Numri i Postimeve : 6039
    Mosha : 40
    Vendlidja : Guri Bardhė
    Vendndodhja : Larg Vendlindjes...
    Profesioni : Emigrant...
    Pikėt : 12882
    Vlersuar : 174
    Data e Regjistrimit : 27/07/2007
    Hobi : Leximi dhe thurja e vargjeve...
    Humor : Punė, punė, natė e ditė qė tė shohim pakėz dritė. Eh Naim tė ishe vetė, e ta provoje turnin e tretė.

    ernest - Ernest Koliqi - PASQYRAT E NARĒIZIT Empty Re: Ernest Koliqi - PASQYRAT E NARĒIZIT

    Mesazh nga Administratori Tue 14 Apr 2015, 09:14

    5. NJĖ ĒUTERR NĖ HELVETI
    (Kushtue kujtimit tė Dom Lazėr Shantojės)

    A e njef ti, or vėlla, atė dobėsim shpirtnor qė me njė fjalė tė pėrditėshme quhet mėrzi? Idhnia e trishtimi janė pjellorė. T'a shporojnė shpirtin, por edhe nxjerrin prej si visare ashtu si plori nga bucat e tokės sė thyeme. Mėrzia tė veshkė ndiesit ma tė njoma, tė thanė fuqit ma tė thella. Asht e shterpė.
    Mėrzia nė mars m'a breu kreninė e mė plandosi shpirtnisht nė njė amti qė shtrihej mbi mue si njė qiell pa hyj, si njė qiell nate qė nuk pret agim.
    Pėr me qenė poet, duhet tė jeshė krenar. Duhet tė keshė guximin me thanė: - Unė kėndoj pėr ata njimijė vetė qė heshtin e presin me u shprehun nėpėr za tim.
    Mėkat asht krenia, por mėkat i nevojshėm pėr poetin. Mėkat pjellor si idhnia e trishtimi.
    E nė mars, or vėlla, ky mėkat i stėrfuqishėm u zhduk prej shpirtit tim, i dėbuem nga njl mėrzi dėrmuese qė mė kapėrthei unji edhe mė bani tė pėrbuzi kujtimet e pėrvojėn ma tė ēmueshme tė kalesės dhe tė shikoj pa kurrnjė shprese ardhmėninė. Jetoja ė njė tė tashme pa shkas.
    Prilli mė shpėtoi.
    Ky muej plot hir mė gjeti nė Helveti.
    Kisha bri meje njė mk vėllaznor.
    Ai s'u kujtonte pėr perėndimin e ēdo lakmie nė mue, por fjala e tij padashtas mėrzisė sime i caktoi megje dhe s'e la me u zgja aqė nė shpirt sa me mė tretė ēdo shije gjallese.
    Nė ato male blerojne livadhetma tė bukura qė pėrmban kjo botė. Endeshim me vėllanė shpirtnor maje nė maje, por syni im, rrethue si prej njė mjegulle tymtuese, nuk e shijonte gjith'atė bukuri. Mė dėrmonin netėt pa gjumė, tue m'a topitė mpreftėsinė e shisevet.
    Mė lodhte nata, jo dita me ecje tė pandame. Rrija tue pritė dritėn me sy nė tavan, lėshue nė njė rrymė mendimesh pa ngjyrė, tė kota, tė amullta, qė as nuk mė rrokollisnin nė plaskomė tė dėshpėrimit as nuk mė qitnin ke bregu i shpresės.
    Por njė natė mė mori gjumi me lehtėsi sapo mbėshteta kryet nė kultėr: njė gjumė i randė, i thukėt, pushues si ai gjumi qė kapė ēilimijtė mbas lojnave zdrite prej synit tė nanės vėrejse.
    E, nė mėngjesm mė zgjoi Prilli i Helvetisė tue trokllitun nė dritore tė mia me tinguj gyzmorė trokesh. Kėrceva nga shtrati e hapa kapakėt. Drita qė hyni m'u derdh mu nė shpirt dhe m'a mbushi me hare tė lehtė. Nė paqin e qartė tė mėngjesit kulloste njė kope lopėsh tė larme nė shpat gjelbėror aty ku rrezet e para shkonin me pushue mbi barin ma tė kandshėm qė panė kurdoherė kėto sytė e mi, prorė dashamirė, besnikė tė ngjyrave dhe tė flakimit tė tyne nė lojna tė dritės.
    Nė at mėngjes helvetian, Prilli mė pajtoi me Poezinė.
    Kush e pėrshkruen bukurinė stėrmahnitėse tande, o kopėsht i lulėzuem mollash, qė mė vezullove para syve nė tė dalme nga praku i shtėpisl sė mikut? Pėrtej mrekullit tė bardhė tė atij kopėshti, valėt e lumit nė dritė, diku nė hije pasqyronin kthielltinė e njė qielli tė lum. Pyjet tėrmaleve kishin nisė me u njethė dhe dalkadalė me ndėrrue ngjyesinėn e ufullt dimnore nė njė blerim flakues. Bletėt banin darsėm e zhumhurė tue vlue nėpėr gardhiqe, plym mbi bula shpėrthyese. Nėpėr ajėr lėvizte si njė amė mjalte. Ishte mjalta e prillit, mjalta e Poezisė qė ngjyente shpirtėnt tanė.
    U futem nė njė shteg dredha-dredha e u ngjitėm nėpėr njė pyll brejsh.
    E befas, nė atė tė ngjitun, njė gazmim i ēuditshėm m'u dikue pėrmbrenda. Erdh tue m'u derdhun nė gjak njė freski e panjoftun. Gjaku m'u shndrrue nė njė musht prendveror. Mrekullia bimore e metamorfozeve pagane mė pushtoi gjithunji. Paganizmi i pyllit ngadhėnjente nė mue. Pėr njė ēas ndjeva veten bimė, landė, bre...
    Ah, jo bre i atij pylli helvetian por e ndjeva veten lis malesh tona. Hija ime shkruhej aty nė atė tokė tė huej, por trupi im i vėrtetė kishte rranjėt e veta shumė larg, shumė larg andej, tė thellueme nė njė shkamb tė Malėsisė. Erna tė paprituna mė rrethuen e mė shkunden. Majet e mia tė blerta u valvitėn nė qiell shqiptar. Langjet e dheut shqiptar u ngjitėn e rrėshqitėn gjatė mishit tim. Isha pjesė e pandame e shkambit arbnor.
    Qe vetėm njė ēas por zgjati sa krejt jeta.
    E arritėm me shokun ke njė lug vallue prej brejve tė pyllit qė veē paksa linin me depėrtue dritėn e ditės. Uji i kulluet, nė atė lug, rrėzohej nga njė shkrep me gufime tė borta shumbe. Ma poshtė ai ujė qetohej e, para se me rrjedhė si ēuterr nėpėr pyll kah fusha, mblidhej e pushonte nė njė gropė picigjate shtrue me guraleca tė imėt. Brejt lėshonin tė tanė blerimin e tyne nė atė tė qartė nė gjysmaterr tė lugut.
    Aty pashė fytyrėn time.
    Nė atė pasqyrė unė vėrejta njė Narēiz tė lodhun, me njė rrudhė dyshimi nė ball. Kishte humbė, dashunori i krojeve, kreninė e dikurshme. Tashti iu lexonte, nė fytyrė tė tretun e te zymnueme, mėshira pėr atė qėndresė tė njė drite andrrimesh gjithėnjė zbetas vetuese nė bebet e syve dhe nė skaje tė gojės.
    E i thashė vetvetes.
    - Ku shkoi dalldia e rinisė sė parė? Ē'u ba krenia e buzėve kangatare, shkėlqimi i syve plot fuqi andrrimi? Si mbaroi besimi me gjetė me gjetė nė vetvete njė bukuri tė shoqe saqė mos me pasė nevojė pėr gėzim tjetėr? Fytyrėn ta ka bre dyshimi. Iku njomėsia agimore. Pėrkulju ligjeve tl Urtisė sė zakonshme, o kryengritės i mujtun. Arratia prendverore dėshtoi. Mbushja menden vetes se je si tė gjithė tjerėt, me njė vlerė ma tė pakėt se shumė tjerė. Shporrju ndėrlikimeve shpirtnore e jeto jetėn e gjithkuj. Kėrko njė lumni tė pėrvujtun e mos andrro ma lavdinė e larit.
    Kapa njė e i turbullova sipėrfaqen asaj pasqyre tepėr tė drejtė.
    Por fatlumnisht Prilli prap ngadhėnjei atė ditė nė mue. Sa kthei i qetė uji, tue u shikue rishtas nė tė, zbulova nė fytyrė time bukurinė e njė misteri tė vjetėr.
    E Prilli foli e tha:
    - Sa pare ban fytyra juej e brishtė me do vija ndėrrojse qė deka shpejt do tė shlyejė? Kreni e falisun, o Narēiz, ajo qė me kėrkue nė qarkun e ngushtė tė vetvetes njė bukuri ngushulluese, burim kangėsh e frymėzim veprimesh tė shqueme. Po, njė bukuri ju tė gjithė e keni nė vete. Por sasht jueja. Asht e gjakut trimij-vjeēarė qė ushqen gjallninė e zemrės suej. Lėshoju nė ndiesi tė freskėt qė pak para t'a pėrshkoi trupin. Kėrkoi fijet e rranjėve tueja nė atdhe, atje ku tingėllon e kuptueme kanga jote. Mbas rrudhave qė lanė nė fytyrė vjetėt e shkimuna, mbas vijave tė lodhuna qė skalitė dyshimi e fatkeqėsia, duhet tė gjejsh rininė e amėshueme tė gjakut stėrgjyshor, prendverėn e pasosme qė lulėzon nė thellėsitė e rracės arbnore.
    Kėshtu mė foli mue Prilli.
    E rishtas unė ndjeva njė freski tė panjoftun tue m' derdhun nė gjak. Paganizmi bimor i pyllit mė pushtoi edhe njė herė. U bana prč e bindun e shortisė prendverore, u shndėrrova nė bimė e nė gur, jetova njėmijė jetė tė ndryshme njerzore. Njofta njėqind gėzime, njėmijė mjerime. Zemra mu zmadhue pė bind e u njėpėrnjėsue me njė zemėr tė madhe, vigane, qė rreh bujarisht tash trimijė e ma vjet.
    Kur syni im kthei me u kundrue nė pasqyrė tė ujit tė huej, unė s'e njofta ma veten time. Ishin ato tė tė parvet nė tė cilat gjatė mija vjetėsh shkėlqei gjaku shqiptar.
    Administratori
    Administratori
    i Forumit "Guri Bardhė"
    i Forumit


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Scorpio
    Numri i Postimeve : 6039
    Mosha : 40
    Vendlidja : Guri Bardhė
    Vendndodhja : Larg Vendlindjes...
    Profesioni : Emigrant...
    Pikėt : 12882
    Vlersuar : 174
    Data e Regjistrimit : 27/07/2007
    Hobi : Leximi dhe thurja e vargjeve...
    Humor : Punė, punė, natė e ditė qė tė shohim pakėz dritė. Eh Naim tė ishe vetė, e ta provoje turnin e tretė.

    ernest - Ernest Koliqi - PASQYRAT E NARĒIZIT Empty Re: Ernest Koliqi - PASQYRAT E NARĒIZIT

    Mesazh nga Administratori Tue 14 Apr 2015, 09:15

    6. VALA E DETIT

    Po shtitja mbi njė breg deti shqiptar me njė shoqe tė pashoqe, prania e sė cilės krijon pėrherė rreth meje njė shorti sa tė hollė aq edhe tė fortė qė banė me lulėzue mrekullisht vetit e mia ma tė thella.
    Shikimet e saja shkonin nėpėr kaltėrin e shkulmave tė valavitun kah largėsitė plot abuj bardhullorė ku qielli ulet e puthė detin. Ato tė miat ndiqnin valavitjen e shtatit tė saj hollak nė shėndrrimin e zhdėrvjellėt tė hapavet, tė cilėt vinin tue ritmue nė zemėr time fillesėn e njė kange detare.
    Liria e gjanė, liria e gjanė e detit...
    Njė heshtje e lehtė kishte reshun ndėrmjet nesh. Nė ē'drejtim u larguen prej meje mendimet e saja tė mshefta? Pa pritė pa kujtue u suell kah unė e mė pyeti:
    - A ma fort don malet apo detin?
    - S'dij shka me thanė. Vetėm mbaj mend se nė njė mbasdite korriku, ndėrsa po pushoja mbi njė rudinė gjelbėrore tė Dukagjinit, njė mall i hovshėm u zgjue nė mue. M'u duk se ato male vigane, qė e mbyllnin gjithkah horizontin, nuk mė linin me marrė frymė lirisht, m'u duk se i vinin cak lirisė sė syve., se ndalonin shpirtin tė zgjatej, tė humbi, tė shkrihet pėrtej majeve nė pambarim tė ngjyrėshėm tė qiejve. Mė mori malli me u gjetun mbi ndonjė breg deti, pėrshembull mbi bregore tė ujit tė ftohtė para detit tė Vlonės.
    - Sa ma kande edhe mue detin. E, pra nuk mė gėzon. Pėrkundrazi tuba-tuba mallėngjimet zbresin nė mue kur gjindem mbi brigje tė tia, sidomos kėtu nė Shqipėri.
    - Jo, mue deti shqiptar mė ban me andrrue. Kur kėtė Shqipni e dashunoja njomėsisht me njė zemėr poeti gjashtėmėdhjetėvjeēar shpesh mue m'a grabitnin fantazinė e dalldisun nga leximet historike anijet Illyre. Andrrat e mia valzonin me anije illire mbi njė det epopeje. Thoja me tė fshame: "Pse nuk qesh marinar kur e sundonte kėtė dhe Teuta?". Ky dėshirė, sa mė merrte gjumi, shndėrrohej nė andėrr pėrrallore. Kusar i ri mbi njė ball anijeje tė mbretneshės, shkolkėn pre nė trup erandshėm pishe, velat fry me fllad heroik., u nisa me tjerė shokė trima natėn kah viset e jugut, ku tingullojn mjeshtrisht ēestet e Heladės sė ndritshme. Urdhėni i Teutės burrneshė na flakuroi mbi shkulmat ma tė rrezikshėm me ndalue barkėt e arta tė Korynthit nė udhėtim pėr Sirakuzė. Ah, Mbretneshė tinzėe lakmueme, marinari i yt ma i ri pėr me fitue dashuninė tande s'ka me tė sjellun si pre pėr stolinė e shtatit hyjnor as ar as purpur as bys tė ēmueshėm, por nga kangatari zanė rob mbi njė pupe ake tė pėrgjakun do tė mėsojė pėr ty numėrat e ma sė bukurės kangė tė Alkeut e tadh vjen me e kėndue para fronit tand nė Shkodėr.
    - Ndoshta pa dashun, poet, ti shėmbėlleve Shqipninė e veēueme ē'prej shekujsh qė sot ēon djelmėt kah perėndimi me u qytetnue pėr t'i sjellun nė kthim shllime tė reja e pėrtrise.
    - Pėrherė jeta del ma e ngjyrshme se andrra e se pėrralla. Shumė ma tė ndėrlikueme e tė ēuditshme se ato tė andrrės pėrrallore me anije illyre janė arratijat e jetės sime tė vėrtetė.
    - Kallzom.
    - Fėminia mė kaloi nė njė oborr tė madh, tė cilin avullijat e nalta e ndanin nga bota tjetėr. Por edhe bota tjetėr, qė pak fort njifja mbaronte ke bregu i lumit nė skaj tė qytetit. Lojnat e mia zhvilloheshin nė atė shesh me megje tė caktueme, qė mue as ndėr mend nuk mė shkonte me kapėrcye ndonjė herė. Nalt nė shtėpinė atnore jeta rrėsqiste e njėllojshme me gėzime e idhnime tė veta nėpėr njė rithėm tė premė zakonesh tė moēme. E nuk mendoja tjetėr jetė nė shekull veē asaj, edhe isha i bindun se askund nė botė nuk gjindeshin sende ma tė bukura se ato qė shifja nė shtėpi time e nė qytet tim. Vetėm do pikėsime ngjyrė-murrana, varė nė odė tė miqve e nė ēardak, m'a shqetonin disi mendjen. Njė udhė e madhe qyteti me ndėrtesa tė nalta anash e plot me koēija tė ndritshme edhe me njė mori njerėzie; njė luftė detare me anije rrethue nė tym tė topave e me marinarė nė petk tė bardhė qė rrėzoheshin tė plagosun prej ballit e prej pupes nė valė tė lėvizuna; - njė shtėpie vere e kandėshme midis njė lulishte tė qartė me do zoja e zotnij grumbull nė kambė para saj, tė gėzueshėm, tė hijshėm, tė kėrpitun. Porse, humbte shpejt pėrshtypja shqėtuese, qė kėto piksime mė banin, nė njė largėsi pėrtej jetės sė pėrditshme dhe treste me kujtim tė pėrrallave qė mė kallzonin nė mbramje pėr me mė ndiell gjumin. E oborri mė dukej njė mbretni e pakund shoqe. Ah, ēudia e njomė ime kur, porsa i dalun fėmijnie, mė nxorrėn prej atij oborri e mė ēuen pėrjashta. Pashė pėr tė parėn herė detin edhe udhėtova mbi valėt e tia tė kaltėra, argonaut kalama, fry zemrėn me mall tė nanės mbetė atje nė shtėpi tė dashun, mbi valė shushuritėse i nisun me pushtue nė vise tė largėta Bashkėn ari tė qytetnisė. E kjo arrati detare ime i ngjet arratisė sė njėqind tjerve.
    - Kur u ktheve, o Jazon i ri, a e solle me vete Meden magjistare?
    - Solla me vete shqetinė kur ktheva ke shpija e dashun atnore mbas shumė vjetėsh banese nė viset e perėndimit. Tepėr atje pėrjashta sytė i mbusha me ato vegime bukurie qė pikėsuesat e Katėrqindit lanė nė pėlhurnat e mrekullta, tepėr shpirtin e vadita me muzikė tė gjanė si fryma e okeanit edhe tė hollė si za i dridhun fejsh ndėr pyje tė majit, tepėr i stėrhollova shiset e menden nė njė jetė ma tė ēelun e tė gjallė pėr mos me m'u dukun shtėpia ime disi e pabukur, oborri i ngushtė, e paqi i Shkodrės gjumė, e ambėlsia e jetės sė saj vobėsi shpirtnore. E u dogja menjėherė nė njė dėshirė ikjeje...
    - Ky asht bregu ma i shkretė i kėtij deti. Asnjė lulishte nuk i pasqyron lulet e veta mbi kėto valė, qė s'dijnė me kėndue, por me gjimue e me qa. Po, tė ikim kėtej, tė ikim bashkė. Mbi brigje tjera lumnia endė ditė e netė plot hir e gėzim. Atje nuk njifet robnia e zakoneve. Nė lirinė ma tė plotė atje secili i ep jetės rithmin qė ma tepėr i pėlqen. Eja me mue kah bukuria e njė jete qė do tė ketė pėr ligje vetėm vrumullisjen e poezisė sate e tė dashunisė time.
    - E dij edhe unė qė kėtu sundon terri e trishtimi i do zakonevet tė vjetėrueme. Jeta, e randė dhe e zymtė, ngrehet rrėshqanė nėpėr njė varg ditėsh qė zbardhen edhe erren pa dritėn e njė shllimi tė naltė, papėqethjen e njė andjeje tė zgjedhun. Por ky asht dheu i tė parėve tė mi e nė tė thellohen rranjėt e qenies sime. E zhgulun si gjallesa ime s'ka ma arsyepėr tė qenė. Fjalėt tueja mė turbullojnė si kanga plot fitime tė ambėla e tė rrezikshme e njė Sirene dalė nga shpellat kristalore tė detit; mė turbullojnė, por nuk mė bindin. Dėshirin me ikė qė ndjeva s'pari, kur ktheva mbas shume vjetėsh largese nga vendlindja, e kam shndėrrue nė njė dėshirė ma tė lartė fisnike.
    - Don ti me flijue lumnin e sigurtė pėr njė lavdi tė dyshimtė? Hymnat qė ti flakuron nė terr mbesin pa kurrfarė jehone. E shpejt, nga mungesa e nxitjes qė ep kuptimi e ēmimi, ti ke me u plandosė nė amti si njėmijė tjerė. Kėtu banon gjumi: kėtu shtrihet e patrandėshme fuqia e shqeprit tė tij. Edhe ty ke me tė prekun me atė, tue shue atė vullnet qė bieret kot nė andrrim agimesh me fatbardha.
    - Jo, agimet e lume qė ky dhe meriton doemos do tė shkėlqejnė mbi majet e maleve nė brez tė qiejve qė presin. A s'jemi na stėrnipat e Illirve kusarė? A s'kemi dalė edhe sot me kusrue me qindra e me mija nėpėr detna tė perėndimit tue sjellė si robina tė ndritėshme nė kėtė breg pėrfitimi kėndellse pėr tė pasunue jetėn tonė amullore? Na s'duem tė pėrbuzim atė visar urtie gojdhanore qė mshefet nė themel tė dokeve tona. Pėrkundrazi duem t'a veshim me dritė tė re tue e pėrtri, tue e patrue nga shėmbtimet e kavaljetave tė errsisė. Mbi djerret e kėtij bregu tė pabukuri, do tė thejme me hymnat e punės sonė mėngjesore gjumin e prandverave tė palulėzueme, gjumin e vėllazėnvet tė fjetun randė nėn peshėn e kujdeseve ma landore. E lulėzimi i ri i jetės sonė mbi rranjė tė vjetra ka me mrekullue anijetarėt e huej lundėrtuesa gjatė kėtij bregu deri dje rrethue me mjegull tė mugėt.
    - Por kur, deh, kur?
    - Na veprėn e kemi fillue, lum motra. Punojmė pėr tė tjerėt tue punue pėr vete. Njofim hiret e lumnisė sė huej, por e dijmė mirfilli se ato fundin e shpirtit tonė e lanė tė pakėnaqun. Gjaku ynė, pėr me u dhanė shije tė vėrtetė ditėve tė shkurta tona mbi kėtė botė, lypė njė lumni origjinale shqiptare, e cila vetėm mund tė lulėzojė atėherė kur tė xamė me shartue ustisht filiza tė njomė qytetnie perėndimore nė tregun e vjetėr tė dokeve qė kanė rranjėt nė shkamb tė shqipeve.
    E unė qė besoja se lumnia e vėrtetė pėrftohet e ndritė vetėm nė lirinė ma tė plotė... e zgjidhun lidhėsash...
    - Po, vetėm nė liri lulzon lumnia, por nė atė liri nė tė cilėn dridhet pėrherė langu gjallnor i rranjve qė na lidhin me dheun e etėnvet e me gojdhanat e tija.

    Administratori
    Administratori
    i Forumit "Guri Bardhė"
    i Forumit


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Scorpio
    Numri i Postimeve : 6039
    Mosha : 40
    Vendlidja : Guri Bardhė
    Vendndodhja : Larg Vendlindjes...
    Profesioni : Emigrant...
    Pikėt : 12882
    Vlersuar : 174
    Data e Regjistrimit : 27/07/2007
    Hobi : Leximi dhe thurja e vargjeve...
    Humor : Punė, punė, natė e ditė qė tė shohim pakėz dritė. Eh Naim tė ishe vetė, e ta provoje turnin e tretė.

    ernest - Ernest Koliqi - PASQYRAT E NARĒIZIT Empty Re: Ernest Koliqi - PASQYRAT E NARĒIZIT

    Mesazh nga Administratori Tue 14 Apr 2015, 09:15

    7. XHAMI I DRITORES SIME

    Hapa dritoren kah oborri i shtėpisė edhe nė vend tė tė pamit tė pėrditshėm m'u shtrue para njė botė e vogėl, e ylbertė, gadi e panjoftun, ndonėse pėrfshinte sende tė njoftuna. Por anjė ēudi nuk m'a luejti shpirtin, i cili mė dukej se e priste atė vegim tė jashtėzakonshėm, nė atė mbasdite tė ambėl. Tue ndeje me bėrryla tė mbėshtetun nė dritore e tue shikue jashtė, nuk dij pse, mendoja tryezėn time qė njef luftėn dėrmuese tė shllimeve nė tė lemė me fjalėt e torituna tė shqipes edhe libėrtoren me shumė rende librash dije e poezie tė oēme e tė sotme. Natyrisht ky mendim shetitės mbi sende tė odės, sė cilės ia ktheja shpinėn, nuk mė ndalonte asnjėfije me lėshue lirisht e me mirakande syrė mbi sende tė tjera jashtė tė humbuna nė njė dritė tė lehtė e tė prerueme aty ku binte dielli e ngjeti tė zhytuna nė njė hije qė kish ngjysina tė qarta vjollce. Veēse mendimin e librave e tė tryezės sė punės, qė kisha mbas shpine, e pėrciellte njė ndiesi kundėrshtare mėrzie, nėsa qė nė atė tjetrin fluturues mb oborr, pėrzihej njė kėnaquni e paprovueme deri nė atė ditė. E s'm'u duknin kėto dy mendime tė ndryshme e tė pavaruna por ngushtėsisht tė lidhuna megjithqė nė anmiqėsi i pari me tė dytin.
    U pėrpoqa tė shof ma qartas mbrenda meje e mė bahej se kuptova qė ajo andje e gjanė, e re, e panjoftun ke dritorja e hapun mbi oborr, buronte papritmasnė njė ēas nė tė cilin ishte tronditė besimi nė punėn mbi atė tryezė e nė studimin mbi ato libra. Ai studim e ajo punė m'u ngja s'e vononin, nė vend qė me e shpejtue, zhdrivillimin e njė gjasendi tė msheftė, lėvizės pėrmbrenda shpirtit. E jo vetėm mbrenda meje, por mė gitej se dishka lėvizte edhe nė zemėr tė thellė tė atyne sendeve qė u shtonin para shikimit tim, i cili pushonte i qetė, pa asnjė nxitje ēudie, mbi atė mrekull qė shndėrronte si nėpėr shėndrita tė njė vegimi kapėrhyes atė tė pamė tė pėrditėshėm.
    Nėn dritore shtrihej oborri i shtėpisė me vullaj lulesh rrazė muresh, me landė tė rralla aty-kėtu, me pus nė njė skaj. Pėrtej avullisė shifja pesė a gjashtė pullaze diku ma tė ulta diku ma tė nalta shtėpijash, faqen e njė ndėrtese tė madhe me xhama tė dritoreve qė farfuritnin e, ma larg majucin e njė kumbonarje kishe. Nė qiell pa re, i lum nė njė dritė tė bardhė, mbėshtillte gjithėshkafen.
    Por tė tė pamit aty para meje nuk e bante ma tė bukur se tjeraherė ajo dritė qė reshte e bardhė nga qielli i kulluet. Edhe nė ditėt e tjera ajo dritė derdhej mbi ato sende sipėr tė cilave vjanos sytė shėtitnin por pa u shkri nė atė ambėlsi plot premtime mrekullinash tė paprituna si nė atė ēas. Ato sende para meje, pa ndėrrue trajtat e vendet e zakonshme, pluskonin nė atė mbasdite, nė njė ajri tė pėtrime qė ia ndryshonte vijat e rendomta edhe nė njanėn anė i afronte kah unė nė tjetrėn i flakėronte nė njė largėsi tė pamatun tue ba me qarkullue rreth tyne feksime tė mistershme. Oborri me vullaj, diku nė diell diku nė hije, tjegullat e pullazeve, kumbonarja e lume nė kaltėri, qielli dashunisht i prirun mby qytet m'i gishtin kaq tė afėrm sa me i kujtue tė pikėsuem nė shpirt tim e njiherit tė largėt, tė bredhun nė njė largėsi tė madhnueshme, shkrue nė njė qiell fantazmagorik pėrtej qiellit tė Shkodrės me atė bukuri tė kulluet qė len pa pa, si tė ishin afėr, malet ndėr ditė murrani.
    Kjo atmosferė e papritun qė rrethonte atė ditė, tue i shndėrrue pėr mrekulli vendet e sendet e njoftuna s'i merrte rrezet e ngjyrimet e veta pej dritės sė diellit. Dilnin do rreze tė holla nga shpirti ma i mshefun i sendeve e ndeheshin, bashkoheshin, shkriheshin me njė dritė tė dridhun qė ēurgonte nga shpirti im. Rrezet e daluna prej meje e ato rreze tė daluna nga sendet, vetėm e vetėm ato e kėto, pasunoninatė ditė dritėn e pėrditshme tė diellit me njė vityt tė ri e i spshin fuqinė me nxjerrė shkėndia njimtie deri asokohe tė pazbulume.
    Shikova njė copė muri sipėr njė vullani, njėmijė herė pa edhe pėrpara. Mė rrėshqiti nėpėr shpirt njė vetimė e flakėt hareje. Nėpėr ngjyrime tė asaj drite pėrrallore, qė gufonte gjithėkah, ajo copė e vjetėr muri, shndėriti kah unė s tė donte me mė ba shej, tue thye me njė lajm tė kndirun heshtjen e landės sė vet tė verbėt e tė pashpirt. Ē'farė msteri tė gjallė ndrynte ajo copė muri? E jo veē ajo, por tė gjitha tė gjitha sendet m'u duken tė pėrdredhuna pėrmbrenda nga njė dėshirė rrėfimi, nga njė nevojė urdhėnore rrėfimi tė fundėm.
    Shpirti im kėrkonte njė shteg me depėrtue n zemėr tė ndryeme tė tyne pėr me gjetun nė tė atė nye qenėsor qė po u zgjidh, falė sekretin e bukurisė. E fillova me vuejtė nė atė kėrkesė tė pafuqishme.
    Nė errsinėn qė rrin e hapun si plaskom pa fund nėn vetėdije, dishka nisi me lėvizė: si njė flatėr e ndrydhun qė donte me u lirue e me ēelė nė fluturim. Orvatej kot me fitue lirinė. Ajo orvajtje e pamėshme i holloi aqė fort shqiset e mia sa ndjeva dritėn tue ma shporue mishin anė pėr anė si shigjetė. U ndriēova nė trup si t'u pėrshkoja nėpėr shėndrita. Veē njė pikė mbeste e murrme e aty rrezet nuk depėrtonin. Ishte vendi ku rrihte flatra robneshė. Lėvizja e asaj flatre, shkasi ma bujar, dėshiri fluturues ma i kulluet i shpirtit tim, pėrpiqej me u lirue nga robnia e mishit, e mishit tim regjė ndėr vese dhe ndėr ndrydhje tė epshit qė verbojnė shqisen tue pengue hovet fisnikuese tė saj.
    E sytė e mi heshtazi iu lutnin dritės sė mrekullueshme, qė me feksime ndėrrojse tjetėr fytyrė u epte sendeve tė pėrditėshme, me ngadhėnjye nė mue kryekėput, tue davaritė ēdo mjegullim, ēdo errėsinė tė shpirtit. Shikoja, si tue pritė njė pėrgjegje, landėt e rralla nė oborr, faqen e shtėpisė pėrej pullazeve tė ulta andej murit, kumbonaren e hedhėt. E, qe se pėrmbi sy tė ballit m'u hapen sytė e mendjes.
    Si valėt e njė uji ēelen e zhvillohen nė rrotullakė pėrherė ma tė mėdhej kur ndonjė gur bie me hov midis tyne edhe zgjanohen deri sa rrotullaku i fundėm thehet nė breg, ashtu shpirti im u hap nė njė vegim tė pamatun, tue kapėrcye rratht e shtėpisė ė Shqipnisė e tė gjithėsisė. Bjeshkėt ma tė harrueme tė atdheut, viset ma tė largta tė botės i pashė qartas, si tė ishin tė pėrfshime mbrenda dritės sė syve tė ballit, si shifja mandin e pusin nė oborr, kumbonaren mbas avullisė. Edhe nė atė vegim me tė marrė mendėt, ngadhėnjente ajria e lume ku mė dukej se papritmas njė sekret kryesor do tė dilte nė shesh.
    Shpirti im rroku gjithėshkafen, e mblodhi dritė gjithkund tue derdhun njėherit anė e kand vezullimin e vet, deri sa u shkrep nė fund tė rruzullimit ke njė megje qė deshti tė kapėrcejė por s'mujt. Flatra qė lėvizte gjithėnjė, ajo ndoshta lypej pėr tė vazhdue fluturimin e madh, por ajo rrihte, e robnueme nė terr mbrenda meje, pa mujtė me u shkepė mishit. Mbylla sytė i turbulluem. Edhe me sy mbyllė vegimi i ēmeritshėm qėndronte nė tė pamė tim. Shpirti e trupi mė shkėlqenin me dritė e me flakė. Vetėm aty ku vuente flatra e ngratė terri i dendun nuk zhdavaritej kurrsesi.
    E atėherė kuptova se ēdo njeri e send i botės pėrmban nė vetvete njė qendėr errsie ku gjimon nė robni e Vėrteta e se asht bukuria e saj e pazbulueme qė i falė ngjyrė tė lylyverta pėrjashta rrokullisė e njerzimit. E njė dėshirė i thershėm mė pushtoi me e hapė burgun mbrenda meje ku vuente flatra nė pėrpjekje tė pafuqishme lirimi edhe burgjet e panjehuna ku mėshefet bukuria e vėrtetė e sendeve tė botės, me i kėputė verigat qė mbajnė tė ngujueme nė heshtje e nė errėsi fytyrėn e vėrtetė tonė e tė ēdo njeriu, a gjasendi qė na rrethon. Vetėm ajo flatėr e kapėrthyeme nė mish, qė lėvizte nė mue, vetėm ajo ndoshta mund tė mė ndihmonte me pėrhapun njė lajm tė kuluet lirie e shpėrblimi sipėr shpirtit tė mshefun tė sendeve e sipėr gjumit tė palavdi tė vėllazėnve.
    E mėnieva mishin, mishin e errtė, tiraninė mizore tė tij qė mė ndalonte me kapėrcye prakun e njė shpėrblimi shpirtnor tė afėrm, megjen e naltė nė mbarim tė rruzullimit ku vegim im soste.
    Hapa prap sytė. E m'erdh prej tė gjitha sendeve njė grishje e pazashme. Edhe ato vuenin si unė nė atė dritė tė veēantė qė qarkullonte e lehtė, e ylbertė, e mrekullt sipėr oborrit, pėrtej avullisė rreth kumbonares, nėpėr qiell tė bardhė e prap, ma larg, nė male tė Shqipnisė, mbi udha tė detit, nė pambarim tė Gjithėsisė.
    E u dridh nė mue kureshta e udhėtimit andej jetės, kureshta e lirisė mbas zgjidhjes nga verigat e mishit.
    Tepėr i tronditun mora me u largue nga dritorja. Nė xham tė saj, ndėrsa po siellesha, vezulloi fytyra ime. E shikova me vėrejtje e u ēudita pėr do vija tė reja qė spikatėshin nė tė. Dėshirėt e asaj mbasditje sė ndritėshme me flakėn e tyne bujare kishin djegė ndėr skaje tė buzėve shenjat e papastra tė epsheve. Nė dritė e pastėr derdhej nė buzėt e mia qė nuk livronin, bashkue njana me tjetrėn, atė ambėlsi fisnike qė kanė duert e dashuna tė nanės sime kur ngjiten pėr me u lutė.


    - Fund -

    Sponsored content


    ernest - Ernest Koliqi - PASQYRAT E NARĒIZIT Empty Re: Ernest Koliqi - PASQYRAT E NARĒIZIT

    Mesazh nga Sponsored content


      Ora ėshtė Fri 26 Apr 2024, 22:52