Forumi Guri Bardhė

Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne kete faqe,
mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar falas ne faqe.

Regjistrimi zgjat vetem pak sekonda...

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe vute ne dispozicion
per te n'a vizituar ne faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Bordi Drejtues i Forumit Guri Bardhe.
Forumi Guri Bardhė

    Kenget e Milosaos (Analize vepre)

    Share
    avatar
    Administratori
    i Forumit "Guri Bardhė"
    i Forumit

    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Scorpio
    Numri i Postimeve : 6033
    Mosha : 33
    Vendlidja : Guri Bardhė
    Vendndodhja : Larg Vendlindjes...
    Profesioni : Emigrant...
    Pikėt : 12863
    Vlersuar : 171
    Data e Regjistrimit : 27/07/2007
    Hobi : Leximi dhe thurja e vargjeve...
    Humor : Punė, punė, natė e ditė qė tė shohim pakėz dritė. Eh Naim tė ishe vetė, e ta provoje turnin e tretė.

    Kenget e Milosaos (Analize vepre)

    Mesazh nga Administratori prej Sun 15 Jun 2014, 03:31

    Analiza e Vepres - Kėngėt e Milosaos (Jeronim De Rada)

    Kėngėt e Milosaos ėshtė vepra e parė e De Radės dhe mė e njohura. Me kėtė poemė liroko-epike tepėr tė veēantė poeti afirmohej si individualitet i fuqishėm dhe origjinal. Skema e subjektit tė poemės ėshtė e njohur nė letėrsinė sentimentale dhe romantike, njė dashuri e kundėrshtuar nga mjedisi. Po kėrij motivi tė njohur De Rada i jep njė freski tė jashtėzakonshme. Thjeshtėsia nė dukje e fabulės dhe subjektit lind iluzionin pėr thjeshtėsi tė idesė. Nė tė vėrtetė, mesazhi i kėsaj vepre ėshtė kuptuar nė mėnyra tė ndryshme nga studjuesit: disa mendojnė se nė qendėr tė poemės ėshtė ideja patriotike, disa janė pėr idenė e dashurisė nė luftė me paragjykimet shoqėrore, tė tjerė thonė se qėndrore ėshtė ideja e afirmimit tė dashurisė si ide e madhe njerėzore.
    Po tė analizojmė me kujdes veprėn, do tė shohim se ideja e luftės sė ndjenjės sė pastėr me paragjykimet e mjedisit ėshtė tepėr e fuqishme, ajo i pėrshkon tė gjitha kėngėt, ajo organizon konfliktin e protagonistėve me shoqėrinė dhe me rethanat, kurse ideja patriotike rrjedh nė vepėr mė tepėr si rrymė e nėndheshme, e cila, megjithatė, njeh shpėrthime tė fuqishme e tronditėse. Edhe kjo ide bėhet bazė pėr njė konflikt tjetėr ndėrmjet ndjenjės dhe detyrės: protagonisti disa herė shpreh dėshirėn e vet pėr tė luftuar pėr ēlirimin e atdheut, dėshirė qė mbėshtetet nga e ėma dhe nga populli si figurė kolektive. Kjo dėshirė pėrleshet me ndjenjėn e dashurisė nė vetėdijen e protagonistit dhe me vetė qėndrimin e sė dashurės qė do t`a mbajė pranė vetes. Kurorėzimi i idesė patriotike, triumfi i ndjenjės sė detyrės nė shpirtin e protagonistit ėshtė rėnia e tij heroike nė luftė, tė cilės i kushtohet njė kėngė e shkurtėr, po tepėr shprehėse (sikur konflikti kryesor tė ishte ai midis dashurisė dhe mjedisit, logjikisht poema do tė merrte fund me kurorėzimin e kėsaj dashurie me martesė). Pra, sipas mendimit tonė nė poemė problemi patriotik dhe problemi i luftės sė ndjenjės me mjedisin janė ide paralele njėsoj tė rėndėsishme. Andaj edhe poeti e quante kėtė vepėr tė vet "roman dyfish lirik„, meqėnėse ajo kish lindur nga dy shqetėsime tė thella tė tij. Poeti pohon nėpėrmjet kėsaj vepre dy ide: tė drejtėn e individit pėr tė qenė i lirė tė zgjedhė fatin e vet dhe pashmangshmėrinė e luftės sė armatosur pėr tė ēliruar atdheun. Kjo ide e fundit shprehet nė vargjet kushtruese:
    Erdhi dita e Arbrit!
    Doemos do vdesim
    nė shtrat, nė mos rėnēim
    nė prag tė shtėpive tona!
    Vazhdimėsi dhe thellim tė kėsaj ideje gjejmė nė vallen e grave qė e pėrcjellin Milosaon pėr luftė:
    Sjellsh ti njė ushtri fatmirė,
    tė na i hapė kėto brigje
    lirisė qė borėm.
    Nėpėrmjet shkatėrrimit tė shpejtė tė lumturisė familjare tė Milosaos, shprehet ideja se nuk mund tė ketė lumturi vetjake, kur atdheu ėshtė i robėruar, se detyrės sė madhe tė luftės pėr ēlirim i duhet nėnshtruar ēdo gjė. Njė ide tjetėr e poemės ėshtė ajo e barazisė midis njerėzve. Kjo pohohet pėrmes dashurisė sė dy tė rinjve prej klasash tė ndryshme, pėrmes figurės sė bijės tė Kallogresė, vajzė me virtyte tė larta; po kėshtu pėrmes pėrshkrimit tė idealizuar tė lumturisė sė tyre tė thjeshtė, qė i mposht vėshtirėsitė materiale si dhe pėrmes pėrshkrimit, nė disa vende, tė jetės sė rėndė tė tė varfėrve dhe simpatisė qė tregon autori pėr ta. De Rada e shfaq veten demokrat nė kėtė poemė. Ai shpreh edhe filozofinė e qėndresės morale nėpėrmjet vargjeve tė thjeshta e tė madhėrishme tė frymėzuara nga poezia popullore:
    Duro, zemėr, duro,
    si duron mali me borė
    si dhe nėpėrmjet fatit tė protagonistit, qė u bėri ballė nė fillim tėrė pengesave qė ndesh pėr tė realizuar dashurinė e tij dhe, mė vonė, humbjes sė tėrė njerėzve tė dashur. Nė zgjidhjen e dy konflikteve tė poemės ka njėfarė artificialiteti. Si pėr konfliktin e parė, si pėr tė dytin poeti pėrdor mjete tė kėrkuara: nė rastin e parė njė tėrmet qė rrafshon Shkodrėn dhe varfėron Milosaon; nė rastin e dytė vdekjen e Rinės. Megjithatė, deri diku ruhet logjikė e veprimit dhe e karaktereve: edhe pas tėrmetit familja e Milosaos nuk heq dorė nga paragjykimet, kurse vdekja e Rinės vetėm e forcon ndjenjėn atdhetare nė shpirtin e Milosaos.
    Nė poemė pėrdoret forma e vetėrrėfimit, e dashur pėr romantikėt. "Kėngėt e Milosaos„ ėshtė njė shembull tipik i "parregullsisė lirike„ romantike. Poema ėshtė e ndėrtuar nė mėnyrė tė tillė qė kalimi nga njė kapitull nė tjetrin ėshtė krejt i befasishėm madje kėngėt e poemės mund tė duken si vjersha tė veēanta. Unitetin poemės nuk ia jep bashkrendimi logjik i ngjarjeve pėrmes subjektit, por ideja poetike. Copėzimi i poemės ėshtė nė pėrputhje me parimet krijuese tė De Radės, qė poezia duhet tė japė kulmet e jetės dhe tė shfrytėzojė nėntekstin. Veēse ky parim krijues herė-herė e kalon masėn.
    Poezia popullore e ka ushqyer kėtė vepėr me frymėn patriotike dhe me optimizmin e natyrshėm, tė shėndetshėm, pėrmes tė cilit populli kupton jetėn, vdekjen, dashurinė. Kjo poezi i ka dhėnė veprės figuracionin e pasur, tė freskėt dhe tepėr origjinal si dhe metrikėn ku zotėron vargu i bardhė tetėrrokėsh trokaik.
    Personazhet e poemės paraqiten nė ēastin e tendosjes mė tė lartė tė mendimeve e tė ndjenjave, qė gjen shprehje nė njė lirizėm tė vrullshėm. Poeti depėrton thellė nė botėn shpirtėrore tė personazheve tė vet, e pasqyron atė me larmi nuancash. Ai pėrshkruan po me atė forcė shprehėse dashurinė e zjarrtė tė djalit ("Veē me sy shihemi, bota tė pėrmbyset„) ashtu edhe ndjenjės sė ndrojtur tė vajzės, qė nuk di t'ia shpjegojė as vetes sė saj ("nga m'erdhi te kurmi gjithė ky gėzim„). Poeti ėshtė treguar mjeshtėr nė dhėnien e mjedisit patriarkal tė fshatit, ku vajzat nuk guxojnė tė dalin nga dera, veēse kur nuk janė "etėrit e vrenjtur", mjedis ku sundojnė thashethemet.
    Milosaoja ėshtė edhe hero lirik, edhe personazh veprues. Ai mishėron heroin romantikme botė tė gjerė shpirtėrore qė ngrihet mė lart se mjedisi; njėkohėsisht edhe taė hero qė kryen njė faj tragjik dhe, disi zbehtė, nga fundi dhe heroin luftėtar. E dashura e tij. Rina, mishėron idealin romantik tė vajzės sė dashuruar, bashkėshortes dhe nėnės, po ka edhe disa tipare reale tė fshatares arbėreshe. Nėna e Milosaos dhe e motra janė mė tepėr silueta, sesa personazhe, por qė tė mbeten nė mendje. E para mishėron aristokracinė patriote dhe prandaj dallohet si nga atdhetarizmi, ashtu edhe nga konservatorizmi. Motra e Milosaos mishėron vetėmohimin e e lartė dhe tė heshtur tė motrės pėr vėllanė.
    Vepra ėshtė vendosur nė shekullin XV, kur populli shqiptar, nėn udhėheqjen e Skėnderbeut, i bėri ballė perandorisė sė fuqishme osmane. Kjo vendosje ėshtė mė tepėr simbolike e konvecionale (karakteret e pasqyruara dhe sfondi i pėrgjigjen realitetit tė jetės arbėreshe bashkėkohore), por poeti ka mundur tė japė frymėn kombėtare, nėpėrmjet filozofisė, veēorive tė karaktereve, zakoneve. Sipas estetikės sė De Radės poezia duhet jo vetėm tė paraqesė me saktėsi format plastike tė gjėrave, por duhet edhe tė pėrdorė dhe tingėllimin muzikor, ritmin onomatopeik, pėr tė shprehur diēka mė tė thellė, thelbin e brendshėm tė gjėrave. Dhe "Kėngėt e Milosaos", ku brendia dhe forma shkrihen nė njė tėrėsi tė harmonishme, i mishėrojnė nė mėnyrė tė goditur kėto parime estetike. Tė gjitha dukuritė e realitetit jepen aty me njė dorė piktori; dhe njėkohėsisht muzikaliteti i vargut, ndonėse mungon rima, ėshtė i lartė.
    Njė element me rėndėsi te "Kėngėt e Milosaos„ ėshtė natyra, pothuajse gjithnjė e shkrirė me ndjenjat e personazheve. Shqetėsimin e djalit gjatė grindjes mė tė dashurėn ai e jep me lėvizjen e deleve nėpėr vathė, kurse dhembjen e tij te thellė pėr vdekjen e gruas e jep pėrmes kontrastit me pėrtėritjen e pėrhershme tė natyrės.
    Vepra ka njė origjinalitet tė veēantė qė i vjen nga shkrirja e mahnitjes, gėzimit fėminor nė soditjen e botės, karakteristike pėr poezinė popullore, me shqetėsimet, dyshimet e forta tė poetit romantik.


    ________________________________

      Ora ėshtė Thu 24 Aug 2017, 08:16