Forumi Guri Bardhė

Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne kete faqe,
mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar falas ne faqe.

Regjistrimi zgjat vetem pak sekonda...

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe vute ne dispozicion
per te n'a vizituar ne faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Bordi Drejtues i Forumit Guri Bardhe.
Forumi Guri Bardhė

    Epi i Gilgameshit (Analize vepre)

    Share
    avatar
    Administratori
    i Forumit "Guri Bardhė"
    i Forumit

    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Scorpio
    Numri i Postimeve : 6033
    Mosha : 34
    Vendlidja : Guri Bardhė
    Vendndodhja : Larg Vendlindjes...
    Profesioni : Emigrant...
    Pikėt : 12863
    Vlersuar : 171
    Data e Regjistrimit : 27/07/2007
    Hobi : Leximi dhe thurja e vargjeve...
    Humor : Punė, punė, natė e ditė qė tė shohim pakėz dritė. Eh Naim tė ishe vetė, e ta provoje turnin e tretė.

    Epi i Gilgameshit (Analize vepre)

    Mesazh nga Administratori prej Sun 15 Jun 2014, 03:23

    EPI I GILGAMESHIT.
    Analize vepre.

    Epi i Gilgameshit eshte nje veper qe i kushtohet tmerrit te vdekjes
    dhe qendreses se njeriut.


    Subjekti:

    Gilgameshi ishte mbreti I Urukut. Ai ishte shume e fuqishem sepse dy
    te tretat e tij ishin hyjnore dhe nje e treta ishte njerezore. Perpos
    trimerise, ai shpesh ishte dhe mizor me popullin e vet. Ato iu luten
    perendise se qiellit te krijonte nje qenie po aq te fuqishme sa Gilgameshi,
    ne menyre qe ata ate dy te perlesheshin, dhe Gilgameshi te kuptonte cdo
    te thoshte te mundej. Nderkohe Gilgameshi pa dy endrra qe e ema ai
    shpjegoi dhe I tha qe ishin ato paralajmeruese te nje fuqie a njeriu kercenues.
    Perendia e e Qiellit ia degjoi lutjet popullit dhe krijoi Enkidujin, I cili sillej porsi
    kafshe dhe jetonte ne pyll. Nje dite nje gjahtar e pa ate dhe me ane te nje
    vajze arriten ta terhiqnin Enkidujin deri ne Uruk. Aty Enkideji nisi te mesohej me
    jeten. Nderkohe, Gilgameshi po bente nje deklarate per fuqine e tij mbi grate dhe
    Enkiduji I zemreuar iu hodh ne sulm sepse iu duk e padrejte.Gilgameshi fitoi raundin
    e pare te dyluftimit dhe burrat vendosen paqe mes tyre, dhe me vone u bene shoke.
    I merzitur nga monotonia e jetes, Gilgameshi vendosi te shkonte ne pyllin qe
    ruante Humbaba, nje bishe e frikshme dhe te priste pemet. Humbaba kishte
    nje nam te keq dhe ishte I pameshirshem. Nena e Gilgameshit iu lut perendise
    se Diellit ta mbronte birin e saj, ndersa Enkidujit I tha te perballej ai I pari me
    bishen Humbaba.
    Gilgameshi perseri pa enderra, qe ia conte perendia e Diellit. Enderrat I thoshin se
    ato do te korrnin sukses me Humbaben, dhe ashtu bene.Emri I Gilgameshit mori nam
    aq shume sa Perendia e Dashurise I kerkoi te behej I dashuri I saj.Gilgameshi nuk
    pranoi pasi ajo kishte nje mije te zeza mbi supe.E zemeruar, ajo iu lut babait te vet
    ne qiell te leshonin demin e Qiellit qe te shkatarronte Urukun dhe Gilgameshin,
    perndryshe do hapte portat e ferrit dhe te vdekurit do dilnin ne toke. I ati pranoi.
    Gilgameshi dhe shoku I tij Enkiduji e vrane dhe demin, dhe I hodhen ne fytyre nje
    cope te tij perendeshes se Dashurise.
    Perendite u mblodhen per te biseduar mbi ngjarjet e fundit: vrasja e Humbabes dhe
    Demit te qiellit.Ato caktuan se dikush duhet te paguante per te dhe vendosen qe
    Enkiduji te vdiste. Keshtu Enkiduji u semur rende dhe vdqi.Gilgameshi u merzit pa mase.
    Ai vendosi te largohej e te udhetonte neper toka te largeta, pasi trishtimi dhe tmerri
    i vdekjes po e mundin. Me vone mendoi te kerkonte perjetesine. Ai njihte dy njerez qe
    perendite ia kishin falur dhe shkoi t’I kerkoje ato qe te zbuloje se si e kishin arritur,
    Ai merr udhen per tek Untrapishtimi. Ruga ishte e gjate dhe e mundimshme. Kaloi nje
    mal ku e priten dy njerez akrepe. Me pas ndali ne nje bujtine, kaloi me barke ujerat e
    vdekjes dhe me ne fund arriti tek Untrapishitmi. Untrapishtimi I tregoi se ai ishte bere
    I pavdekshem pasi kishte shpetuar gjallesat nga permbytja e madhe qe caktuan
    perendite. Ai I dha Gilgameshit nje mundesi te fitonte perjetesine : te rrinte gjashte
    dite dhe nete zgjuar.Gilgameshi pranoi, por menjehere e zuri gjumi. Untrapimeshti I dha
    dhe nje mundesi per te gjetur bimen e rinise ne fund te nje oqeani. Gilgameshi u fut dhe
    e gjeti, por mendoi ta provonte nje here tek ndonje nga fshataret,pastaj ta hante vete.
    Mirepo rruges nje gjarper ia rremben bimen, dhe nderron menjehere lekuren duke u rinuar.
    Gilgameshit I vdiqen te gjitha shpresat dhe u kthye ne qytetin e tij me idene se te
    pavdekshem do ta benin veprat e tij, ndaj ndertoi nje mur rreth Urukut ku ishin shkruar
    bemat e tij.

    Heroi kryesor , Gilgameshi si njeri I gezimeve dhe hareve, mbret I Urukut, nuk kishte
    menduar me pare rreth vdekjes dhe kuptimesise se jetes se njeriut deri ne castin kur
    miku I tij I ngushte Enkiduji vdes.
    Gilgameshi ndryshon qendrim ndaj jetes dhe vihet ne kerkim te jetes se amshuar,
    duke u bere I vetedisjem per jeten dhe , fatin e tij.

    1.Qenesia dhe aktualiteti i Epit

    Objekti kryesor artistik eshte raporti I jetes dhe vdekjes. Edhe pse eshte shkruar
    4000 vjet me pare, eshte aktual sepse dhe sot vejme re deshiren e njeriut per t’I
    shpetuar vdekjes, tmerrin nga vdekja dhe fatin tragjik tonin. Vlera e saj qendron
    dhe ne faktin se shume ide e mendime te shqiptimit te botes se njeriut, te krijimit
    te tablove poetike e te perhskrimeve te natyres u bene objekt trajtimi edhe ne
    vepra te mevonshme letrare.


    2.Bote-realitet I vecante

    Ne kete veper ballafaqohen tre bote: ajo tokesore, hyjnore dhe e kafsheve, qe
    deshmojne per stadin e hershem te vepres.Ato jane ne marredhenie vepruese,
    por kufiri mes tyre shkrihet, ndaj keto bote jane ne marredhenie te nderthurur.
    Gilgameshi eshte edhe njeri edhe hyjni. Enkiduji ne fillim ngjasonte me shume me
    nje kafshe. Njerezit- akrep jane dhe njerez dhe kafshe. Humbaba pershkruhet si
    njeri me koke kafshe. Perendite kane ndjenja njerezore.Utnapishimi me jete te
    pambarimte hyjnore jeton si njerii zakonshem.
    Veprimet ne ep zhvillohen ne tri rrafshe hapesinore : kozmos (perendite),
    toke (perendite, njerezit dhe kafshet), dhe ne boten nentokesore (perendite
    dhe te vdekurit).
    Epi ndertohet mbi bazen e botes se perralles. Eshte ajo bote qe deshirojne
    personazhet dhe strategjia e veprimit te kalimit te pengesave eshte e njejte.
    Gjithashtu kemi pranine e enderrave. Nga ana tjeter kemi nje fund tragjik,
    ndryshe nga perralla.


    3.Lufta kunder se keqes.

    Te keqijat per njerezit jane te panumerta, por e keqja me e madhe shte vdekja.
    E keqja paraqitet qe ne kengen e pare ku Gilgameshi ushtonte nje sundim tiranik.
    Se dyti dy miqte vendosin te vrasin Humbabes, I cili I kall daten njerezve dhe ka
    mekatuar perkundrejt Shamashit. Gjate bemave te tyre, miqte kane patur dhe
    ndihmen e hyjit te Diellit dhe te Luftes, duke dhene keshtu mesazhin e bashkimit
    te forcave per te arritur nje qellim te vetem : te ngadhenjehet kunder se keqes.


    4.Tmerri I vdekjes.

    Gilgameshi misheron bukurine, mencurine dhe trimerine dhe anjehere nuk kishte
    menduar per vdekjen.Kjo ndoshta sepse gezonte te mira si mbret, dhe mendonte
    se ishte I pavdekshem nga pjesa e tij hyjnore. Vetem vdekja e Enkidujit e beri te
    kuptoje se vdekja eshte e pameshirshme ndaj cdo qenieje pa marre parasysh
    forcen. Vdekja I behet nje obsesion qe merr permasa me te medha dhe shkatarruese.
    Vdekja shfaqet tek enderra e Enkidujit mbi shtepine e territ, tek skena e vdekjes
    se Hunbabes, tek fjalet e perendeshes se dashurise,vdekja e Enkidujit.
    Friken nga vdekja Gilgameshi e shfaq kudo; tek bujtina etj. Ai fle pak pasi gjumi I
    ngjan me gjumin e vdekjes. Ai takohet me shpirtin e Enkudujit dhe meson per voten
    e te Vdekurve.Pas atyre qe degjon nga hija e Enkiujit, ai bindet per tmerrin e vdekjes
    dhe per domosdodhmerine e vdekjes, per fatin tragjik te njeriut dhe te atij vete.


    5.C’prej se u linden ditet s’ka gje te amshuar.

    Nje prej ideve qe pershkon epin eshte shnderrimi, ndryshueshmeria e qenies.
    Kete e shohin tek veprimet e personazheve, flijimet dhe pesimet e tyre.
    Gilgameshi mbret hidhet ne lufte kunder se keqes, Enkiduji nga nje qenie si kafshe
    kthehet ne nje njeri te forte, e perfundimisht balte qe e hane krimbat. Untrapimishti
    ne njeri qe fitoi perjtesine, ndersa Ur Shabani lundertar u kthye pas permbytjes te
    jetonte me njerezit.
    Del se ekziston nje rregull te cilit i nenshtrohet cdo qenie. A ekzsiton vertete ndryshimi
    midis jetes dhe vdekjes? C’ka I largon e c’ka I bashkon ato? “A nuk perngjajne valle njeri
    n’tjerin, femija I porsalindur dhe vdekja?Me njolla t’vdekjes njejte a s’jane te shenuar?”
    Duke e pare jeten e njeriut ne menyre te tille, ne nje kohe te kufizuar sugjerohet
    domosdoshmeria e pertjetimit te cdo casti ne menyre sa me te plote. Kjo duket te
    fjalet qe I thote gruaja e bujtines.Megjithate Gilgameshi nuk ia vuri veshin asaj.
    Ai nuk ishte I kenaqur me jeten, edhe pse mbret.


    6.Funksioni i veprimit dhe teresia e tablove poetike

    Kjo veper eshte artistikisht e larte pasi krijon tablo, personazhe, tipizem te situatave,
    detajeve etj. Eshte nje rrefim per trimat sipas stilit te udhetimit te Odisese.
    Epi nuk ka nje rrefim te njetrajtshem. Ka futje te episodeve te ndryshme, retardime,
    enderra, monologje, dialoge etj. Veprimi ne kete veper ka funskione te shumefishte.
    Ai realizohet brenda nje kohe e nje bote me vete. Personazhet ashtu si ne perralla,
    parandiejne fatin e tyre.Kjo mund te arrihet nepermjet enderres ose percaktimit te
    fatit nga hyjte.


    Koment:

    Ne pjesen e pare ndodhin ngjarje me natyre kalorsiake. Dy miqte ndermarrin veprime
    qe I bejne emrat e tyre te famshem. Ato ngjajne si dy kalores qe synojne te behen
    te famshem duke ngadhenjyer kunder te tjereve. Ne castin kur vdes Enkiduji, rrjedha
    ndryshon. Edhe me tutje, veprimi eshte element kryesor, por ai merr karakter tjeter.
    Forcen dhe guximin e Gilgameshit e zevendeson frika ndaj vdekjes dhe deshira per te
    gjetur pavdekshmerine dhe forcen e pashtrshme rinore. Aksionet e tij jane te varura
    prej perendive dhe qenieve mitike.
    Rendesi kane detajet stilistikore pasi qellimi I krijuesit te epit ka qene dhe te krijoje
    nje veper qe le nje pershtypje te thelle.Kemi perdorimin e metaforave dhe krahasimeve.
    Rendesi te vecante kane pershkrimet . Ato jane te shumta. Pershkrimi I pare qe po
    marrim per shembull ka te beje me endrren para ndeshjes me Humbaben. Krijohet nje
    tablo me elemente te natyres, gjemime, levizje etj. Ne pershkrimin e malit te hyjnive
    kemi perseri pamje te natyres. Ne pershkrimin e trete kemi castin e permbytjes se
    madhe ku nuk mungon se krahasimi I hyjnive me qente.
    Struktura dhe sistemi shprehes I kesaj vepre jane ngritur mbi bazen e stilit te krijimtarise
    gojore. Se pari kemi dukurine e formulesimeve dhe perseritjeve si ne kategorine e kohes,
    ashtu dhe dhe te hapesires. Ato perdoren ne rastet e tipizmit te vepres, pershkrimin e
    situatave, gjendjeve te personazhit etj. Edhe vajtimi mbi trupin e Enkidujit eshte I llojit
    te krijimtarise gojore.


    Mesazhet:

    Te gjthe njerezit, pavaresisht forces, menucire apo bukurise jane te destinuar te vdesin.
    Ajo c’ka nuk vdes eshte madheshtia e krijimit dhe ajo c’ka leme pas.
    E keqja luftohet me ane te bashkimit te fuqise.


    ________________________________

      Ora ėshtė Sat 25 Nov 2017, 10:42