Forumi Guri Bardhė

Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne kete faqe,
mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar falas ne faqe.

Regjistrimi zgjat vetem pak sekonda...

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe vute ne dispozicion
per te n'a vizituar ne faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Bordi Drejtues i Forumit Guri Bardhe.
Forumi Guri Bardhė

    PASHKO VASA - E vėrteta pėr Shqipėrinė dhe shqiptarėt

    Administratori
    Administratori
    i Forumit "Guri Bardhė"
    i Forumit

    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Scorpio
    Numri i Postimeve : 6039
    Mosha : 35
    Vendlidja : Guri Bardhė
    Vendndodhja : Larg Vendlindjes...
    Profesioni : Emigrant...
    Pikėt : 12882
    Vlersuar : 174
    Data e Regjistrimit : 27/07/2007
    Hobi : Leximi dhe thurja e vargjeve...
    Humor : Punė, punė, natė e ditė qė tė shohim pakėz dritė. Eh Naim tė ishe vetė, e ta provoje turnin e tretė.

    PASHKO VASA - E vėrteta pėr Shqipėrinė dhe shqiptarėt Empty PASHKO VASA - E vėrteta pėr Shqipėrinė dhe shqiptarėt

    Mesazh nga Administratori prej Wed 26 Mar 2014, 21:03

    PASHKO VASA - E vėrteta pėr Shqipėrinė dhe shqiptarėt

    (Njė studim kritik historik)



    Pėrktheu nga gjermanishtja: Skėnder Maēi



    Botohet i plotė pėr herė tė parė nė shqip nė 130 vjetorine botimit tė parė dhe 185 vjetorit tė lindjes sė Pashko Vasės.

    Pėrkthimin dhe botimin e kėsaj vepre ia dedikojmė nė shenjė mirėnjohje dhe respekti tė thellė tė gjithė popullit amerikan, dhe nė veēanti, ish-presidentit amerikan Bill Clinton, ish-kryeministrit anglez Toni Blair, ish-ministres sė jashtme tė Amerikes zonjės Medlin Ollbrait, dhe diplomatit Richard Holbrooke, nėn udhėheqjen dhe me aktivitetin e tė cilėve u bė i mundur shkatėrrimi i njė prej bastioneve tė fundit kolonial tė Europės, nė mes tė Europės, ndėrprerja e spastrimit etnik dhe genocidit europian tė rradhės ndaj popullit mė tė vjetėr tė Europės, ndaj popullit mė tė persekutuar tė Europės, ndaj popullit mė tė privuar tė Europės, ndaj popullit shqiptar.
    Gjithashtu dėshirojmė t’i shprehim mirėnjohjen dhe respektin mė tė madh edhe ish-presidentit amerikan George Bush i cili me ardhjen e tij nė Tiranė dhe kurorėzimin e Pavarėsisė sė Kosovės ia ngriti edhe njė herė mė lart emrin dhe nderin Shqipėrisė.
    Pėrkulemi me respekt dhe mirėnjohje tė thellė dhe iu urojmė nga zemra: “Mos pafshi keq me sy! As ju, as familjet tuaja dhe as tė dashurit e zemrave tuaja.
    Bekuar qofshi pėrjetė!”
    Pėrkthyesi




    ________________________________
    PASHKO VASA - E vėrteta pėr Shqipėrinė dhe shqiptarėt Pictur10
    Administratori
    Administratori
    i Forumit "Guri Bardhė"
    i Forumit

    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Scorpio
    Numri i Postimeve : 6039
    Mosha : 35
    Vendlidja : Guri Bardhė
    Vendndodhja : Larg Vendlindjes...
    Profesioni : Emigrant...
    Pikėt : 12882
    Vlersuar : 174
    Data e Regjistrimit : 27/07/2007
    Hobi : Leximi dhe thurja e vargjeve...
    Humor : Punė, punė, natė e ditė qė tė shohim pakėz dritė. Eh Naim tė ishe vetė, e ta provoje turnin e tretė.

    PASHKO VASA - E vėrteta pėr Shqipėrinė dhe shqiptarėt Empty Re: PASHKO VASA - E vėrteta pėr Shqipėrinė dhe shqiptarėt

    Mesazh nga Administratori prej Wed 26 Mar 2014, 21:04

    Pashko Vasa, ose Vaso Pasha lindi nė Shkodėr nė vitin 1825. Pasi kreu mėsimet e para nė vendlindje, shėrbeu si sekretar i konsullatės britanike. Mė 1847 vajti nė Itali dhe mori pjesė nė luftėn ēlirimtare tė popullit tė kėtij vendi kundėr zgjedhės sė huaj. Pėr t’u shpėtuar pėrndjekjeve u shtrėngua tė hidhej nė Stamboll, ku mė pas zuri vende me rėndėsi nė administratėn osmane. Pashko Vasa hyri qė herėt nė lėvizjen patriotike, por veprimtari tė dendur pėr ēėshtjen kombėtare zhvilloi nė vitet 70, kur bashkė me Kostandin Kristoforidhin, u pėrpoq pėr krijimin e njė shoqėrie pėr pėrhapjen e shkrimit shqip dhe ngjalljen e ndėrgjegjes kombėtare. Nė vitet 1878-1882 krahas Abdyl Frashėrit u shqua si njė nga figurat kryesore tė Komitetit tė Stambollit pėr mbrojtjen e Shqipėrisė. Mė 1879 ishte ndėr veprimtarėt mė aktivė tė «Shoqėrisė sė tė shtypurit shkronja shqip». Pashko Vasa ėshtė autor i njė vargu veprash me karakter politik e historik, nė tė cilat mbrojti ēėshtjen e popullit shqiptar, tė drejtėn e tij pėr tė rrojtur i lirė dhe i pavarur. Botoi «Skicė historike mbi Malin e Zi sipas traditave tė Shqipėrisė («Esquisse historique sur le Monténégro d’aprčs les traditions de l’Albanie», Constantinopole, 1872), ku pėrshkroi pashallėkun e Shkodrės nėn Bushatasit.
    Mė 1878 Pashko Vasėn e gjejmė ndėr nxitėsit kryesorė tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit. Ai u afirmua si ideolog, poet, publicist dhe organizator duke shėnuar njė aktivizim tė madh pėr ēėshtjen shqiptare. Nė atė kohė shėrbente si kėshilltar pranė Valiut tė Kosovės. Ngjarjet politike pėrshpejtohen. Pashko Vasa forcon lidhjet me bashkėluftėtarėt atdhetarė nė Stamboll dhe nė Korēė. Ai paraqet njė kėrkesė ambasadės britanike nė Stamboll, ku vihet nė dukje fakti se ēėshtja shqiptare, qė ka lindur, nuk duhet nėnvleftėsuar po duhet zgjidhur drejt dhe pėrkrahur.
    Si personalitet i njohur politik, Pashko Vasa merr nisma dhe bėn pėrēapje tė ndryshme ndaj opinionit publik tė huaj qė ky tė kuptonte dhe tė pėrkrahte tė drejtat e ligjshme kombėtare tė shqiptarėve. Mė 20 tetor 1878, Vasa i bėri njė vizitė ambasadorit tė Austro-Hungarisė nė Stamboll pėr t’i treguar shkurtimisht historinė dhe gjendjen e popullit shqiptar. Ambasadori ia kėrkoi me shkrim nė formėn e pėrkujtesės. Vasa ia dorėzoi fill pastaj «E vėrteta mbi Shqipėrinė dhe shqiptarėt» («La vérité sur l’Albanie et les Albanais», Paris 1879), qė njohu disa pėrkthime nė gjuhė tė tjera, nė tė cilėn, krahas tė dhėnave historike mbi popullin shqiptar dhe qėllimet e luftės sė tij, kritikoi administratėn burokratike osmane dhe paraqiti kėrkesat e Lėvizjes Kombėtare Shqiptare. Me kėtė vepėr, ai renditet ndėr ideologėt e mėdhenj tė ēėshtjes shqiptare, bashkė me Rilindėsit e tjerė. Ėshtė dashur tė shkruhet shpesh mbi atė tė vėrtetė jetėsore, sidomos nga vetė shqiptarėt, se ēdo periudhė historike ka njohur falsifikues tė shumtė tė saj, profesionistė. Janė hartuar plane gjenocide, qė janė vėnė edhe nė jetė, duke u nisur nga falsifikimet. Vepra e P.Vasės nuk ka vetėm njė titull pėrherė aktual. E shkruar nė frymėn e atdhetarizmit tė zjarrtė, ajo ruan mirė argumentet-bazė tė sė vėrtetės qė mbron kundėr shovinistėve, pavarėsisht kufizimeve qė sillte koha dhe ndonjė tepri romantike tė vetėkuptueshme. Penės sė Pashko Vasės i pėrket edhe vepra «Bosnja dhe Hercegovina gjatė misionit tė Xhevdet Efendiut» («Bosnie et Hercegovine pendant la mission de Djevdet Effendi», Constantinopole 1865).
    Pashko Vasa shkroi njė varg veprash tė cilat i shėrbenin zgjidhjes sė ēėshtjes sė shkrimit dhe mėsimit tė shqipes; «Alfabeti latin i zbatuar nė gjuhėn shqipe» («L’alphabet latin appliqué ą la langue albanaise», Constantinopole 1878, «Gramatika shqipe pėr t’u pėrdorur nga ata qė dėshirojnė ta nxėnė kėtė gjuhė pa ndihmėn e njė mėsuesi» («Grammaire albanaise ą l’usage de ceux qui désirent apprendre cette langue sans l’aide d’un maītre», London 1887).
    Pashko Vasa zuri njė vend edhe nė historinė e letėrsisė shqiptare qė po krijohej; ai ėshtė autor i vjershės sė njohur «Mori Shqypni!» (1880), e cila u botua si fletė fluturuese, nė vitet sa heroike dhe tragjike tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, atė Pashkoja e shkroi nė pranverė 1880, qe para poemė e pavdekshme pėr nėnėn Shqipėri, e shkruar nė frymėn e pėrgjithshme tė romantizmit ballkanas me nota sentimentaliste. Me dashurinė e flaktė pėr atdheun qė dergjej nėn thundrėn e tė huajit, me notėn e dhimbjes pėr tė, me grishjen drejtuar bashkatdhetarėve pėr tė kapėrcyer dasitė fetare dhe pėr t’u bashkuar nė emėr tė ēlirimit tė vendit, vjersha luajti rol pėr zgjimin kombėtar tė shqiptarėve. E vėnė nė muzikė, ajo u kėndua si himn patriotik. Ėshtė koha kur Europa dhe sulltani, me dhunė tė egėr diplomatike dhe ushtarake, bėnin qė t’u rrėmbeheshin shqiptarėve trojet stėrgjyshore, qė lėvizja jonė kombėtare i mbrojti me ēdo sakrificė. Vepėr tjetėr e Pashko Vasės nė lėmin e letėrsisė ėshtė «Bardha e Temalit» («Barda de Témal», Paris 1890), njė nga romanet e para nė letėrsinė shqiptare. Aty pėrshkruhet mjedisi shqiptar nė Shkodėr nė vitet 40 tė shek. XIX me doket dhe zakonet karakteristike. Botoi edhe njė pėrmbledhje me vjersha italisht “Trėndafila e gjemba” «Rose e spine»,(1873).
    Qė nga viti 1883 e derisa ndėrroi jetė, Pashko Vasa shėrbeu si guvernator i pėrgjithshėm i Libanit, ku edhe vdiq. Eshtrat e tij u sollėn nė atdhe pas Luftės sė Dytė Botėrore, nė qershor 1978.
    •“Bardha e Temali” («Barda de Témal», Paris 1890.
    •“O moj Shqypni!”, 1880.
    •«Skicė historike mbi Malin e Zi sipas traditave tė Shqipėrisė («Esquisse historique sur le Monténégro d’aprčs les traditions de l’Albanie», Constantinopole, 1872).
    •«E vėrteta mbi Shqipėrinė dhe shqiptarėt» («La vérité sur l’Albanie et les Albanais», Paris 1879).
    •«Bosnja dhe Hercegovina gjatė misionit tė Xhevdet Efendiut» («Bosnie et Hercegovine pendant la mission de Djevdet Effendi», Constantinopole 1865.
    •«Alfabeti latin i zbatuar nė gjuhėn shqipe» («L’alphabet latin appliqué ą la langue albanaise», Constaninopole 1878).
    •Gramatika shqipe pėr t’u pėrdorur nga ata qė dėshirojnė ta nxėnė kėtė gjuhė pa ndihmėn e njė mėsuesi» («Grammaire albanaise ą l’usage de ceux qui désirent apprendre cette langue sans l’aide d’un maītre», London 1887).
    •“Trėndafila e gjemba” («Rose e spine», 1873, – italisht).


    ____________
    1. Arkivi i Institutit tė Historisė sė Akademisė sė Shkencave tė Republikės sė Shqipėrisė, Dosja, Filmi A 739, 1878-1890.


    ________________________________
    PASHKO VASA - E vėrteta pėr Shqipėrinė dhe shqiptarėt Pictur10
    Administratori
    Administratori
    i Forumit "Guri Bardhė"
    i Forumit

    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Scorpio
    Numri i Postimeve : 6039
    Mosha : 35
    Vendlidja : Guri Bardhė
    Vendndodhja : Larg Vendlindjes...
    Profesioni : Emigrant...
    Pikėt : 12882
    Vlersuar : 174
    Data e Regjistrimit : 27/07/2007
    Hobi : Leximi dhe thurja e vargjeve...
    Humor : Punė, punė, natė e ditė qė tė shohim pakėz dritė. Eh Naim tė ishe vetė, e ta provoje turnin e tretė.

    PASHKO VASA - E vėrteta pėr Shqipėrinė dhe shqiptarėt Empty Re: PASHKO VASA - E vėrteta pėr Shqipėrinė dhe shqiptarėt

    Mesazh nga Administratori prej Wed 26 Mar 2014, 21:05

    I

    A shtu si jeta e individėve tė veēantė, po
    ashtu edhe jeta e kombeve i ėshtė nėn-shtruar ndryshimeve tė mahnitshme. Koha – kjo barazuese e madhe e tė gjitha gjėrave dhe qenieve, ia nėnshtron gjithēka, ēfarė jeton dhe merr frymė, tė njėjtave ligje. Ne shohim kudo tė njėjtin ligj tė rritjes, tė venitjes, - ligjin e transformimit.
    Tė gjithė popujt duhet tė kalojnė tė njėjtėn rrugė zhvillimi; tė gjithė i paguajnė fuqisė sė kohės tributin e tyre. Te tė gjithė, shikojmė ne ngritje dhe rėnie.
    Ekzistojnė popuj, qė pas periudhave tė bumit dhe pasurisė, tė fuqisė, janė shkatėrruar, megjithatė nė histori, - brezat e ardhshėm, kujtimin pėr ekzisten-cėn e tyre dhe pėr rangun e tyre tė dikurshėm e mbajnė gjallė, - jetojnė akoma me tė; tė tjerė janė mė tė trishtuar, megjithėse ndoshta janė pėrpjekur shumė fort pėr ekzistencėn e tyre, nga historia ata janė fshirė dhe vetėm gjurmė tė zbehta na japin sugjerime ndaj tyre, vetėm legjenda kujtohet pėr ta!

    Pėrveē kėtyre dy klasave - nga tė cilat njėra pėrfshin popujt, tė cilėt e kanė humbur ekzistencėn e tyre dhe kanė rilindur dhe janė ngritur lart brenda popujve tė tjerė dhe tjetra pėrfshin nė vetvete ata popuj, qė janė zhdukur krejtėsisht nga skena botėrore, qė janė shuar pa lėnė mbrapa as edhe njė gjurmė tė ekzistencės sė tyre – ka edhe njė grup tė tretė, dhe kėtij i pėrkasin ata popuj, fillesa e tė cilėve humbet nė errėsirėn e lashtėsisė, dhe megjithėse nė mes tė vėshtirėsive shumė tė mėdha, rrethuar nga armiq, megjithatė e kanė kuptuar se si tė ruajnė njė ekzistencė tė pavarur, dhe historia e tyre na ofron ne njė problem tė mrekullueshėm.

    Nė kategorinė e fundit bėn pjesė populli i shqiptarėve.

    Nga vjen? Ēfarė ėshtė? Si jeton?

    Kėto janė pyetje tė vėshtira, qė nuk kanė marrė deri tani akoma pėrgjigje tė mjaftueshme.

    As qė e ēojmė nėpėr mend, qė tė duam t’i japim kėtyre pyetjeve njė pėrgjigje pėrfundimtare; as qė e ēojmė nėpėr mend qė tė duam t’i detyrojmė forcat tona tė dobta, tė mposhtin vėshtirėsitė, qė ofron studimi abstrakt i prejardhjes dhe kushteve tė jetės sė njė populli qė nuk ka historianėt e tij, qė tė mund tė na kishin transmetuar, qoftė historinė e organizimit shoqėror dhe politik tė tij, ose luftėrat fitimtare tė vetat ndaj rreziqeve kėrcėnuese tė ekzistencės sė tij.
    Nė faqet qė vijojnė ne duam tė pėrshkruajmė objektivisht vetėm pėrshtypjet, qė kemi pėrfituar nga doket dhe zakonet, nga gjuha dhe karakteri i kėtij populli dhe pastaj duam tė heqim njė paralele midis kėtij populli dhe popujve tė antikitetit.

    Do zoti, tė tjerė studiues, qė janė mė tė aftė dhe mė tė mėsuar, se ne t’i pėrdorin mė me sukses vrojtimet dhe deduktimet tona, se sa ē’kemi kuptuar ne ta bėjmė!

    Po ta kthejmė vėshtrimin nga koha e lashtė do tė pėrballemi me legjendėn e popujve tė panumėrt, qė pėrmbytėn Greqinė duke ardhur nga Azia; ndėrmjet tyre, kėshtu tregon legjenda mė tej, ishin tė parėt dhe mė tė shumtit pellazgėt.

    Nė shekullin e 19-tė para erės sonė duhet tė ketė qenė Pellazgu I “biri i tokės”, qė ėshtė vendosur nė Arkadi, tė cilin e pasuan Pellazgu II, sundimtar i Etolisė dhe Phaetoni sundimtari i molosėve, njė grupim popujsh te Epirit. Mė tej shikojmė, sipas legjendės, nė shekullin e 16 para erės sonė, njė egjiptian me emrin Danaus, qė pasi u prit si mik shtėpie, nga Pelasgu, ose Gelanori, e vrau kėtė tė fundit tinėzisht dhe i grabiti Skeptrin e Argos.

    Tė gjitha informacionet pėrputhen, qė nė kohėn legjendare tė historisė sė Greqisė, ku ne llogarisim kohėn deri nė shekullin e 9-tė para erės sonė, kanė qenė pellazgėt tė parėt qė kanė zėnė Greqinė, dhe pastaj kanė filluar tė shtyjnė popujt e tjerė qė janė ngulur aty. Ka qenė njė ikje dhe ardhje e pafund e popujve qė kishin pėrmbytur kontinentin dhe nė qoftė se nuk arrinin tė shkriheshin me njėri-tjetrin, ktheheshin nga kishin ardhur, ose shkonin dhe vendoseshin aty ku s’kishte njeri dhe ishin tė parėt qė e zinin.
    Pellazgėt qė kanė prejardhjen nga Pellazgu I kanė qenė pa dyshim tė parėt dhe ata kishin, nė krahasim me tė ardhurit mė vonė, karakterin e autoktonit. Pėrplasjeve tė vazhdueshme me tė ardhurit pas tyre, etolianėt, jonianėt, dorianėt etj., me kalimin e kohės, pellazgėt nuk mundėn t’i rezistonin, dhe nė fund tė fundit u ndjenė tė detyruar ta lėnė bregun e detit dhe ultėsirėn dhe tė kėrkonin strehim nė brendėsi tė vendit nė zona tė pakalueshme lehtė.
    Nuk ka dyshim, qė Pellazgu I, II, ..., sundimtarė tė Etolisė dhe Phaetoni, sundimtar i molosėve, njė grupim popujsh tė Epirit, mund tė kenė qenė vetėm udhėheqėsit e kėtyre pellazgėve, tė cilėt kishin qenė tė detyruar, nga sulmet e etolianėve, jonianėve dhe helenėve, tė lėshonin Argosin dhe tė gjitha territoret qė kishin marrė nė zotėrim nė momentin e shfaqjes sė tyre nė kontinent. Njė dėshmi mė tepėr pėr kėtė arsyetim ėshtė rasti i Danaus, qė vizitoi Argosin nė shekullin e 16-tė para erės sonė dhe pasi vret Gelanorin, qė i ofroi atij mikpritje, i grabiti perandorinė dhe jetėn.

    Nė shekullin e 9-tė para erės sonė, njė periudhė kohe qė i afrohet mė shumė historisė sė studiuar, gjejmė Karanusin, qė largohet nga Argosi dhe vendoset nė Ematia dhe kėshtu krijon Perandorinė Maqedone. Ky Karanus ishte pasardhės i Herakliut dhe rridhte me gjasė shumė tė madhe nga kėta pellazgė, prejardhja e tė cilėve humbet te legjenda. Meqenėse ai nuk mund tė rrinte nė Argos, sepse sikurse pamė, Argosi ishte i pushtuar nga Danausi dhe mė vonė me siguri edhe nga tė tjerėt, ai kėrkoi azil, mė tej, nė brendėsi tė vendit, dhe u vendos nė Emathia.
    Pėrpara kėsaj epoke, nocioni Maqedoni nuk ekzistonte akoma. Nė atė kohė, nė pėrputhje tė plotė me tė gjithė shkrimet antike, vendi nė fjalė quhej Ematia, dhe Ematia duhet parė si djep i perandorisė, e cila mė vonė u bė aq e fuqishme dhe famėmadhe.

    Por Ematia quhej vendi midis maleve tė Shqipėrisė, midis Krujės, Dibrės dhe Mirditės tė cilin njerėzit e quajnė akoma, edhe sot Mat, Matia. Ky emėr, Matia, i ėshtė dhėnė vendit sipas lumit qė mban emrin Mat, dhe qė rrjedh midis Epidamnit (Durrėsit) dhe Scodres (Shkodrės) dhe derdhet nė detin Adriatik.

    Nė rrethinat e Matit gjendet vėrtet njė fushė e madhe rrėnojash, brenda sė cilės duket njė kullė e rrumbullakėt e cila nė gjuhėn popullore quhet Pela.

    Pse nuk do tė duhej ta pranonim, qė Matia dhe Ematia janė i njėjti vend, dhe qė Pela ka qenė kryeqyteti i kėtij vendi?
    Ne dimė, qė popujt e vjetėr kur e braktisnin vendbanimin ku kishin banuar deri atėherė, pėr tė kėrkuar njė tė ri, vendbanimit tė ri i jepnin emrin e vendbanimit fillestar dhe po ashtu, nė qoftė se ndėrtonin qytete nė kėto vendbanime, atėherė edhe kėtyre i bashkėngjitnin emrat e qyteteve tė tyre tė vjetra, tė braktisura.

    Ne dimė gjithashtu, qė Karanusi, shoqėruesit dhe pasardhėsit e tij jo vetėm qė e pushtuan Ematian, por edhe e zgjeruan hap pas hapi sundimin e tyre, nėpėrmjet menēurisė dhe trimėrisė, dhe sa tė pėrmbajtur tregoheshin kur fitonin nė beteja po ashtu silleshin edhe me popujt apo fiset qė nėnshtronin, duke i trajtuar ata si vėllezėr.

    Kėshtu, nuk e pėrjashton asgjė mundėsinė e pohimit, qė emri Ematia u bė i pėrgjithshėm, nė fund tė fundit, pėr tė gjitha territoret e pushtuara dhe Pela, tė cilėn gjeografėt, e vendosin nė afėrsi tė Selanikut, ėshtė njė qytet, i cili ėshtė ndėrtuar mė vonė, nga mbretėrit maqedonė dhe emrin e mori nga ajo Pela, qė ishte djepi prejardhės i fuqisė sė tyre. Emri Maqedoni, qė e bėri tė famshėm Aleksandri i madh nėpėrmjet gjenisė se tij ushtarake, iu dha vendit mė vonė.

    Sigurisht, ne nuk duam tė pretendojmė, qė ndaj pikėpamjeve tona tė pėrshkruara mė lart ėshtė e pamundur tė bėhen vėrejtje. Ne duam tė paraqesim vetėm faktet, duam tė numėrojmė vrojtimet dhe tė nxjerrim prej tyre konkluzionet, qė na detyrojnė tė vėmė nė dukje, koincidenca e emrit, e dokeve, e zakoneve e karakterit tė popullit aktual tė distriktit tė Matit, me emrin, doket dhe zakonet e maqedonasve tė vjetėr. Ia lėmė nė dorė shkencės, tė zbulojė tė vėrtetėn nga vrojtimet tona, dhe tė nxjerrė konsekuencat qė dalin prej saj.

    Nė shekullin e 7-tė para erės sonė, ne gjejmė njė mbret tė maqedonasve: Filipi I, qė ndoshta ėshtė njė pasardhės i drejtpėrdrejtė i Karanusit dhe i pasardhėsit tė drejtėpėrdrejtė tė tij, Eropusit. Nė fund tė tė njėjtit shekull ne takojmė njė mbret tė epirotėve, Alkon, dhe nė fillim tė shekullit tė gjashtė njė mbret tė maqedonasve, Aleksandėr, djali i Amintės, qė urdhėroi tė vriteshin tė dėrguarit e persianėve, qė ndodheshin tek ai, sepse kishin shkelur virtytin e grave. Nė shekullin e pestė, nė epokėn e Perikliut, periudhė nė tė cilėn fama e Greqisė shkėlqente mė shumė se kurdoherė, shikojmė njė mbret maqedon, Perdikėn, i cili po bėnte luftė me Sitalkun, mbretin e Trakės. Nė kėtė periudhė Maqedonia ishte njė mbretėri e fuqishme dhe shumė e zgjeruar.

    Pėr t’u mbrojtur nga sulmi i persėve, qė solli ky shekull me vete, tė gjitha fiset helene u bashkuan nė mbrojtje tė nacionalitetit tė tyre, tė tė drejtave tė tyre, tė nderit tė tyre dhe tė pavarėsisė sė tyre; Por, as maqedonasit, as epirotėt nuk i gjejmė nė krah tė grekėve, qė ndodheshin pėrpara hordhive tė Kserksit. Herodoti na tregon qė vetėm fiset nė jug tė Tesprotisė, qė banonin drejtpėrdrejt afėr kufirit grek, i ofruan grekėve ndihmėn e tyre. Popullsitė e Epirit as nuk bėnin gjėra tė pėrbashkėta me grekėt dhe as nuk ishin fare shokė tė tyre. Nė tė kundėrt i gjejmė ne trakėt, epirotėt, maqedonasit dhe galėt, tė cilėt ndjekin si popuj ndihmės ushtrinė perse, tė luftojnė kundėr grekėve, tė cilėt u mbuluan me famė tė pavdekshme, se si me fuqinė e tyre tė vogėl i mbajtėn larg kufijve tė saj dhe asgjėsuan ushtritė mė tė fuqishme qė ka njohur historia.

    Nė shekullin e katėrt ka ekzistuar njė Perdika III., mbret i maqedonasve, i cili u vra nė luftė me ilirėt, dhe pak mė larg, nė tė njėjtin shekull shfaqet Filipi, babai i Aleksandrit tė Madh, qė mundi athinasit, nėnshtroi foqidhasit dhe, nė fund fare, duke hedhur vėshtrimin pėr tė nėnshtruar edhe Greqinė, i detyroi grekėt, qė tė bėhej anėtar i Kuvendit tė Amfiktionėve, duke i hapur kėshtu rrugėn djalit tė vet drejt veprimtarisė sė tij tė pavdekshme.

    Sigurisht, ata grekėt, tė cilėt tė gjithė popujt, qė banonin jashtė kufijve tė republikave tė tyre i shikonin si barbar dhe i quanin tė gjithė barbarė, bile edhe ata popuj qė zotėronin si gjuhėn greke ashtu edhe pellazge, dhe qė jetonin nė marrėdhėnie shumė tė ngushta fqinjėsie ndaj tyre, nuk e pranuan Filipin nga dashuria vėllazėrore dhe nga ndjenja e nacionalitetit tė pėrbashkėt nė Kuvendin e Amfiktionėve. Filipi i kishte mundur ata, dhe i kėrcėnonte me nėnshtrim total. Nė qoftė se ai u fut nė Kuvendin e Amfiktionėve, u fut se kjo ishte pėr tė njė hap drejt politikės sė madhe, nė mėnyrė qė tė shtronte rrugėn pėr planet e tij ambicioze, kurse tė tjerėt, ata qė i hapėn atij portat e Kuvendit e bėnė kėtė gjė nga halli: Ata u detyruan nga pozicionimi i tij armiqėsor, qė tė tregoheshin paqėsorė; ata i dhanė gjoja sa pėr sy e faqe me hir atė qė ai do tė mund ta merrte me pahir. Ndoshta Filipi, qė deri nė atė kohė ishte trajtuar si barbar, e ndiente veten tė pėrkėdhelur, qė nė kėtė mėnyrė u pranua nė prehrin e qytetėrimit.



    ________________________________
    PASHKO VASA - E vėrteta pėr Shqipėrinė dhe shqiptarėt Pictur10
    Administratori
    Administratori
    i Forumit "Guri Bardhė"
    i Forumit

    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Scorpio
    Numri i Postimeve : 6039
    Mosha : 35
    Vendlidja : Guri Bardhė
    Vendndodhja : Larg Vendlindjes...
    Profesioni : Emigrant...
    Pikėt : 12882
    Vlersuar : 174
    Data e Regjistrimit : 27/07/2007
    Hobi : Leximi dhe thurja e vargjeve...
    Humor : Punė, punė, natė e ditė qė tė shohim pakėz dritė. Eh Naim tė ishe vetė, e ta provoje turnin e tretė.

    PASHKO VASA - E vėrteta pėr Shqipėrinė dhe shqiptarėt Empty Re: PASHKO VASA - E vėrteta pėr Shqipėrinė dhe shqiptarėt

    Mesazh nga Administratori prej Wed 26 Mar 2014, 21:05

    II

    N ė periudhėn qė i paraprin Aleksandrit tė
    Madh nuk gjejmė, ndėr mbretėrit e Epirit, ndonjė personalitet veēanėrisht tė madh; legjenda ka ruajtur shumė pak karakteristika nga tė tillė njerėz, karakteristika tė cilat nuk ofrojnė bazė tė mjaftueshme pėr studime tė veēanta.

    Hijet e mėdha tė mbretėrve tė Epirit fillojnė tė dalin nė pah nė shekullin e katėrt, shekull nė tė cilin ne takojmė njė Aleksandėr, mbret i Epirit, i cili marshon nėpėr Itali dhe nė aleancė me romakėt mposhti samnitėt, ndėrkohė qė Aleksandri i Madh1 pushton Azinė. Ky fakt historik meriton njė vrojtim serioz; sepse ky fakt vėrteton jo vetėm, qė Epiri nuk ishte pjesė e Greqisė, tė cilėn Aleksandri e sundonte, por edhe se vetė ky Epir nė vetvete nuk bėnte pjesė tek aleatėt politikė tė Aleksandrit tė Madh dhe nuk mori pjesė fare nė sulmin, qė maqedonasit ndėrmorėn kundėr Greqisė dhe Azisė; Epiri qėndroi neutral dhe indiferent.

    _____________
    1 Aleksandėr Molosi, daja i Aleksandrit tė Madh.



    Nė vitin 376 para erės sonė Epiri iu dorėzua Kasandrit, mbretit tė maqedonasve; por vetėm tre vjet mė vonė epirotėt bėnė revoltė dhe u shkėputėn prej tyre. Nė shekullin qė vijon del nė pah njė personalitet i madh epirot, Pirroja, i cili pėrpara se tė shkonte nė Itali, mundi si maqedonasit ashtu edhe fqinjėt grekė. Asokohe, ushtarėt e tij, tė magjepsur nga lėvizjet e tij tė shpejta ushtarake, e krahasonin atė me shqiponjėn dhe Pirroja u pėrgjigjej, se ata kishin tė drejtė, dhe shtonte se ishin shigjetat e tyre qė ai i pėrdorte si krahė nė fluturimet e tij.
    Plutarku, qė ka fiksuar kėtė tipar karakteristik nga jeta e Pirros, as qė e ka pasur idenė, qė pėr shkak tė kėsaj rrethane epirotėt dhe fiset qė sot quhen albanė mbajnė emrin shqipėtar.

    Plutarku, i cili nuk e njihte gjuhėn pellazge, e cila nė kohėn e Herodotit konsiderohej si gjuhė barbare, dhe Epirin dhe fiset e tij, nuk i kishte parė nga ana e tij, natyrisht nuk mund tė na e transmetonte, shpjegimin qė ne do ta japim mė poshtė sipas faktit tė gjetur nga filologu dhe dijetari.

    Shqiponja quhet shqip Shqype. Shqypėri ose Shqypėni do tė thotė: “Vendi i shqiponjės”.Shqipėtar ėshtė baraz me “bir i shqiponjės”.

    Ky fakt historik, qė u ka shpėtuar, si historianėve tė vjetėr edhe filologėve modernė dhe dijetarėve, meriton vėmendje tė madhe; sepse ky fakt vėrteton me siguri absolute, qė epirotėt dhe populli helen kanė qenė trungje popujsh plotėsisht tė ndarė dhe se gjatė gjithė kohėve epirotėt kanė pasur gjuhėn e tyre; gjuhėn e pellazgėve tė vjetėr, qė grekėt nuk e njihnin dhe qė sigurisht ėshtė e njėjta gjuhė, qė flitet sot akoma nė Epir, nė Maqedoni, nė Iliri dhe nė ishuj tė veēantė tė Arkipelagut, sikurse flitet edhe nė malet e Atikės e njėjta gjuhė, qė quhet gjuha shqipe, ose

    Shqipėtare.

    Pėr t’i ofruar filologjisė njė pikė tė sigurt referimi, pėr ta kuptuar mė mirė rėndėsinė e kėtij paragrafi, ne duam tė bėjmė me dije qė pėrcaktimet “Epir”, “Maqedoni” dhe “Albani”, pėr vetė shqiptarėt, janė krejtėsisht tė panjohura. Nė gjuhėn e tyre nuk ekzistojnė kėto pėrcaktime. Ata e njohin njėri tjetrin vetėm me emrin e pėrbashkėt Shqiptar, dhe ata nuk e dinė fare qė jashtė vendit ekzistojnė emra tė tjerė pėr vendin e tyre, ndryshe nga Shqypėri, ose Shqypėni.

    Pėrcaktimet Epir dhe Maqedoni janė me prejardhje tė huaj, me prejardhje greke, emėrtimi Albani ėshtė modern dhe i ėshtė bashkėngjitur vendit tė shqyptarėve nė shekullin e 14 ose 15. Por shqyptarėt vetė nuk e dinė, se ē’kuptim duhet tė ketė emri Epir, Maqedoni dhe Albani. Kėta emra pėr ta janė krejtėsisht tė panjohur, janė emra pa kuptim nė gjuhėn e tyre. Pėr ata ėshtė i gjithė vendi, qė pėrfshin, duke nisur nga Shkodra, rrethet Pejė, Prishtinė, Vranjė, Kaēanik, Shkup, Pėrlep, Manastir, Follorinė, Grebene, Kallarit, Janinė deri te gjiri i Prevezės dhe i gjithė vendi qė kufizohet nga kėto pika gjeografike dhe detet, si “Shqipėri”, njė vend qė i pėrket racėsshqyptare dhe qė nuk ka asgjė tė pėrbashkėt me Greqinė.1
    Nė qoftė se do tė pyesnim fshatarin e parė, mė tė mirė: kujt populli i pėrket ti? ai do tė pėrgjigjet shkurt dhe qartė: Unė jam Shqyptār! Dhe kėtė pėrgjigje do tė tė japin tė gjithė nė tė gjithė vendin Albani, qoftė nė male, qoftė nė lugina, qoftė ata myslimanė, katolikė ose ortodoksė.

    Nė qoftė se do t’u thonin atyre, qė ju jeni epirotė ose albanezė, ata do tė ndieheshin tė lėnduar, sepse do tė kujtojnė, qė duan t’i fyejnė nė gjuhė tė huaj.

    _______________

    1. Pjesėrisht sot kėto shpjegime nuk qėndrojnė. Emėrtimi Albani-a haset qė nė shek. II te vepra e gjeografit aleksandrin, Klaud Ptolemeu, si emėr i fisit albanoi qė banonte nė trevėn midis Durrėsit e Krujės, kurse trajta Arbanon, pėrmendet mė pas nė shek. XI nga shkrimtarėt bizantinė Mihal Ataliati dhe Ana Komnena. Trajta mesjetare Arbėni, arbėr, arbėresh, nuk qenė krejt tė panjohura nė Shqipėri nė shek. XI, ato janė pėrdorur nė kėngėt popullore edhe nga arbėreshėt e Italisė. (shėn. i red.)



    ________________________________
    PASHKO VASA - E vėrteta pėr Shqipėrinė dhe shqiptarėt Pictur10
    Administratori
    Administratori
    i Forumit "Guri Bardhė"
    i Forumit

    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Scorpio
    Numri i Postimeve : 6039
    Mosha : 35
    Vendlidja : Guri Bardhė
    Vendndodhja : Larg Vendlindjes...
    Profesioni : Emigrant...
    Pikėt : 12882
    Vlersuar : 174
    Data e Regjistrimit : 27/07/2007
    Hobi : Leximi dhe thurja e vargjeve...
    Humor : Punė, punė, natė e ditė qė tė shohim pakėz dritė. Eh Naim tė ishe vetė, e ta provoje turnin e tretė.

    PASHKO VASA - E vėrteta pėr Shqipėrinė dhe shqiptarėt Empty Re: PASHKO VASA - E vėrteta pėr Shqipėrinė dhe shqiptarėt

    Mesazh nga Administratori prej Wed 26 Mar 2014, 21:06

    III


    A tė qė kemi thėnė pėr epirotėt, vlen gjithashtu edhe pėr maqedonasit e vjetėr. Historikisht ėshtė vėrtetuar qė ky popull, ashtu si epirotėt, ka pasur gjuhėn e tij, qė dallohej krejtėsisht nga tė gjithė dialektet e gjuhės greke. Gjithashtu edhe ata kishin krejtėsisht njė tjetėr kushtetutė shtetėrore, edhe ata kishin ligje, zakone, doke dhe organizim ushtarak, qė nuk kishte asgjė tė pėrbashkėt me atė tė Heladės.

    Dėshmi pėr kėtė ėshtė historia. Gjithashtu edhe Plutarku rrėfen si Aleksandri u tregon shokėve historinė se si e vrau ai Klitin: “Aleksandri, i dehur nga vera dhe tėrbimi, doli me rrėmbim nga ēadra dhe thirri nė gjuhėn maqedonase rojen dhe shefin e stallės sė tij”.

    Sipas pikėpamjes sė tė gjithė historianėve gjuha maqedonase ishte njė gjuhė absolutisht e ndryshme nga idiomat greke; si rrjedhim, Aleksandri nuk mund tė pėrdorte gjuhėn greke kur fliste me njerėzit e tij, sepse maqedonasit nuk do ta kuptonin atė, meqenėse ata nuk e njihnin gjuhėn greke. Gjuha qė njihnin dhe qė flisnin ushtarėt e Filipit dhe tė Aleksandrit, duhej tė ishte vetėm gjuha e pellazgėve tė vjetėr, e njėjta gjuhė, qė fliste populli i Epirit e njėjta gjuhė qė quhetshqypé, ajo qė quhet gjuha e shqiponjave, gjuhė e cila edhe sot e kėsaj dite flitet kudo nė Albani.

    Nė shkrime tė ndryshme tė vjetra pėrmendet qė fiset etoliane, qė ishin nė kufi me Epirin, flisnin njė gjuhė tė pėrzier greqisht-pellazgjisht, dhe me kėtė, ata drejtpėrdrejt, cilėsoheshin si barbarė. Pėr shkak tė pozitės sė tyre gjeografike ata e krijuan kėtė gjuhė, sepse nė njėrėn anė kufizoheshin me Greqinė dhe nga ana tjetėr me Epirin. Kjo hollėsi qė ėshtė theksuar sė tepėrmi e plotėson krejtėsisht faktin, qė gjuha e epirotėve ka qenė gjuha e pellazgėve, dhe kjo gjuhė, sikurse e pamė, ndryshon krejtėsisht nga idiomat dhe dialektet e Greqisė. Gjuha greke ka qenė e njohur vetėm te klasat e larta, qė e studionin atė, njėlloj siē studiohet edhe sot nė Shqipėri dhe bile mund tė jetė e mundur, qė oborri i Filipit dhe Pirros dhe njerėzit e oborrit tė tyre, gjeneralė dhe burra shteti tė kenė folur dhe shkruar greqisht. Gjuha e helenėve ishte gjithashtu e pėrhapur nė Azi dhe nė Afrikė, sikurse nė Romė dhe Itali, sepse ajo ishte gjuha mė e kultivuar e kohės, dhe ishte mė mirė nga tė gjitha gjuhėt nė gjendje pėr komunikim midis popujve, qė pėrkujdeseshin tė kishin ndėrmjet tyre lidhje politike dhe tregtare. Atėherė studiohej greqishtja, sikurse sot, si me thėnė, studiohet gjuha e kthyer nė gjuhė tė pėrgjithshme, gjuha frėnge.

    Askush nuk do ta mohojė, qė helenėt nėpėrmjet zhvillimit tė qytetėrimit tė vet dhe famės sė tyre u ngritėn nė majat mė tė larta tė civilizimit tė kohės, qė ata me anė tė gjuhės sė tyre, qė ishte bėrė gjuhė letrare e botės, nėpėrmjet arteve, qoftė dhe tregtisė, si dhe biznesit kanė zėnė vendin e parė ndėrmjet popujve tė antikitetit, por kjo nuk na bėn nė asnjė mėnyrė tė besojmė, qė tė gjithė ata qė kanė folur greqisht, kanė qenė grekė dhe i pėrkasin familjes helene.
    Ajo ēfarė kemi thėnė mė sipėr vėrteton mjaftueshėm, qė epirotėt dhe maqedonasit kanė qenė dy trungje fisesh, prejardhja e tė cilėve ndoshta e pėrbashkėt, si edhe ajo e etolianėve dhe e joni-anėve etj., dhe qė po kėta qė nga ēasti i parė i shfaqjes nė kontinent, kanė qėndruar tė ndarė nga grekėt, dhe se ata nė vetvete formonin njė komunitet tė veēantė, njė nacionalitet tė veēantė, dhe nuk kanė asgjė tė pėrbashkėt me helenėt. Ata ecnin nė rrugėn e tyre tė ekzistencės, dhe as nuk kanė pasur kurrė marrėdhėnie me grekėt dhe as janė simpatizuar me ta.
    E vetmja gjė e pėrbashkėt ishin, ndoshta, perėnditė pagane.
    Por, shumica e kėtyre perėndive, ishin krijuar dhe pėrdorur nga pellazgėt e vjetėr dhe ishin grekėt ata qė e morėn mė vonė kultin e tyre.

    Ky fakt, pėr tė cilin dėshmon historia, ndriēohet akoma mė qartė, nėpėrmjet emrit tė kėtyre zotave, tė cilėt kanė njė emėrim tė qartė dhe racional nė gjuhėn shqipe. Nė lidhje me kėtė mė hollėsisht nė vijim.



    ________________________________
    PASHKO VASA - E vėrteta pėr Shqipėrinė dhe shqiptarėt Pictur10
    Administratori
    Administratori
    i Forumit "Guri Bardhė"
    i Forumit

    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Scorpio
    Numri i Postimeve : 6039
    Mosha : 35
    Vendlidja : Guri Bardhė
    Vendndodhja : Larg Vendlindjes...
    Profesioni : Emigrant...
    Pikėt : 12882
    Vlersuar : 174
    Data e Regjistrimit : 27/07/2007
    Hobi : Leximi dhe thurja e vargjeve...
    Humor : Punė, punė, natė e ditė qė tė shohim pakėz dritė. Eh Naim tė ishe vetė, e ta provoje turnin e tretė.

    PASHKO VASA - E vėrteta pėr Shqipėrinė dhe shqiptarėt Empty Re: PASHKO VASA - E vėrteta pėr Shqipėrinė dhe shqiptarėt

    Mesazh nga Administratori prej Wed 26 Mar 2014, 21:06

    IV

    P ellazgėt, tė cilėt dyndėn tė parėt kontinentin grek, sollėn me vete zakonet dhe kultin e njė feje fare primitive. Historianėt e vjetėr me Herodotin nė krye, tregojnė qė pellazgėt i bėnin zotave tė tyre kurbane tė llojeve tė ndryshme, dhe qė, pėr kėta zota ata nuk kishin emėrtime tė veēanta. Ata nuk kishin shėmbėlltyra materiale zotash, tė bėra nga dora e njeriut. Ajo sė cilės ata i luteshin, ishte natyra me fenomenet e saj bamirėse. Teogonia e tyre, e cila u pranua mė vonė nga grekėt dhe u pėrsos prej tyre, ishte vetėm produkt i vrojtimit tė lėvizjeve fizike tė natyrės, e ndryshimit tė stinėve, tė qenies sė elementeve. Ajo ishte, me fjalė tė tjera, njė seri deduksionesh logjike, ose e thėnė mė mirė, shpjegimi primitiv i rregullit botėror, rezultat i veprės sė parė tė inteligjencės njerėzore nė fushėn e filozofisė.
    Kaosi, Chaos, Χαος quhet zbrazėtira, voluminozja, ajo qė pėrpin, rrjedh nga fjalėt pellazge: ha, hao, unė ha, dhe hąs, hāos, kullufitės, ai qė pėrpin, ose nga fjalėt haap, haapsī, haopsī, e hapura, zbrazėtia. Kėto fjalė kanė akoma edhe sot tė njėjtin kuptim nė gjuhėn shqipe.

    Nga Chaos-i lindi Erebus, Ερεβος. Kjo fjalė ka prejardhjen: irh, Miem, irhem, ose irhėsīhije, errėsirė. Nė shqip do tė thotė u-érh: errėsirė. Srhä: ėshtė errėsirė, me hije. Mient: vend i errėt, me hije: Erebus ishte selia e hijes sė pavdekshme.

    Gea, Γεά ishte toka. Dorėt ndryshonin γ nė δ dhe shqiptonin: δć, dhā. Nė gjuhėn shqipe quhet toka: dhź.
    Uranos, ούραύός. Kjo fjalė me digamė shqiptohet oran-os. Mirėpo vran, vrant, i vrant do tė thotė nė shqip: me re. Nė qoftė se fjalės vran i shtojmė pjesoren greke os, atėherė do tė kemi fjalėn vranos ose oύραυός, dhe ky ėshtė emri me tė cilin pellazgėt dhe pasardhėsit e tyre tė drejtpėrdrejtė, shqiptarėt, quajnė qiellin si vendndodhja e reve.

    Bashkimi i Geas dhe Uranit, qė do tė thotė i Tokės dhe i Qiellit, ka dhėnė Rhea dheChronos. Rhea nė gjuhėn shqipe do tė thotė: Reja, grumbuj resh.
    Chronos, χρόνος, ka rrjedhur nga fjala shqipe Kohė. Nė disa vende tė Shqipėrisė transformohet k nė r dhe, nė vend qė tė shqiptohet kohė, shqiptohet rohė. Kohn dhe rohn do tė thotė: Kohė; po t’i shtosh pjesoren greke os, atėherė marrim rohnos, χρόνος.

    Nga Rhea lindi Zeus Ζεύς (Jupiter), Zaa, Zėė nė gjuhėn shqipe do tė thotė: Zėri. Rhea, Reja nuk mund tė pillte veēse me anė tė shkreptimės, shpėrthimit; shpėrthimi dha njė ton: kjo ėshtė bubullima dhe vetėtima, pikėrisht Zaa-ni, Zėė-ri i pellazgėve. Ne e dimė qė Jupiteri, orakullin e tij dodonian, e shfaqte me zhurmė, me anė tė njė zėri, dhe prandaj zėri, Zėė, ishte Zoti i pellazgėve. Akoma edhe sot thuhet nė Shqipėri: Zėė! Lirōna sot sė kéq! Zot, na ēliro sot nga e keqja! Kėto fjalė Zaa, Zėė u transformuan mė vonė nė Zaan, Zoon dhe Zoot, dhe sot Zoti, qė do tė thotė Perėndi, dhe njerėzit betohen pėr Zoon pėr Zoot pėr Zotin.

    Zeus lidhet me Metis Μήτις, inteligjencėn, mendimin. Ment do tė thotė shqip: inteligjenca, mendimi. Grekėt i kanė hequr kėsaj fjale n-nė, dhe duke i shtuar pjesoren e tyre is kanė bėrė prej saj Metis. Nė kėtė lidhje ėshtė Zeus Jupiteri, nga i cili lind Athena Αθηυć (Minerva). Por akti i lindjes krijohet nė kokėn e Jupiterit, nė selinė e inteligjencės, dhe na nxjerr Athena-nė oseAthene-nė (Minervėn). Grekėt, qė nuk ruajtėn asnjėfarėlloj kujtimi nga gjuha pellazge, nuk kanė mundur kurrė t’i japin fjalės Athena ndonjė kuptim racional dhe prandaj qenė tė detyruar tė kufizoheshin nė hipoteza tė thjeshta. Nga ana tjetėr, njė shpjegim shumė tė qartė dhe shumė racional na ofron ne gjuha shqipe. Thanė dhe thėnė do tė thotė shqip: Me fol; e thana dhe e thėna ėshtė tė folurit, fjala Athena, Aθηνć ėshtė pra, fjala e zotit, ajo fjalė qė gjendet nė tė gjitha fetė, si nė tė vjetrat, ashtu edhe nė modernet. Fjala e Zotit tė pellazgėve, rrjedh nga lidhja e Zeus, - forcės, fuqisė dhe Metis, - inteligjencės, mendimit.

    Hera, Ηρα, Junona e grekėve ėshtė ajri: źrė, źra do tė thotė nė gjuhėn shqipe: Ajri, era.Nemesis, Νέμεςις, nė gjuhėn shqipe do tė thotė nėmė, nėmės: mallkim, njė gjė, e cila shkakton tė keqen, e cila tė bėn tė vuash dhe ndjell keq. Sipas mendimit tonė, atributet e Nemesis, ndodhen nė kuptimin e fjalės shqipe nėmė, nėmės.

    Erinėt, Εριvvϋες. Kjo fjalė buron nga črr, errni. Hije, errėsirė, ose nga rrėnėe, rrėnime,rrėnoja, dekompozim.
    Muse, Moϋςαι, shqip, mėsoj dhe musoj, do tė thotė: unė mėsoj, unė jap mėsim. Musoisėshtė ai i cili jep mėsim, i cili na frymėzon dijen, qė lindi shkencėn. Kėto janė atributet e Muzave,Musois, mėsuese, inspiruese.

    Thetī, θέτις. Dihet, qė Theti prejardhjen e saj ia dedikon detit. Nė shqip quhet Déti: deti.

    Afėrdita, - Αφροδίτη, Venus: Venusi ėshtė perėndia e dashurisė, e bukurisė, e gjithashtu edhe e Yllit tė Mėngjesit. Afėrditė do tė thotė shqip: afėr ditės, Yllit tė Mėngjesit.

    Delos ėshtė njė ishull qė i ėshtė dedikuar Dielit. Diel quhet shqip dielli. Nė qoftė se i shtohet pjesorja greke os, na del diélos. Latona lindi Dianėn (Σελήνη, Selene). Hān dhe Hāna ėshtė emri shqip i hėnės, dhe Diana ėshtė simboli i saj.

    Selenė. Lénė do tė thotė shqip: me lind, lindja. Ne pamė, tashmė, qė Zaa, Zėė ėshtė Zoti; kėshtu ėshtė pra Zaa ose Zėė selene Zoti, ose perėndia e tė lindurit. Ne dimė qė Selenė thėrritej gjithmonė pėr tė mbrojtur lindjet.

    Ne po ndalemi kėtu, me shembujt tanė, qė tė mos e lodhim mė shumė se ē’duhet lexuesin, sepse ne jemi tė bindur qė shembujt tanė janė mė shumė se tė mjaftueshėm pėr tė mbajtur nė kėmbė pohimin tonė dhe pėr tė ngritur kėtu pėrfundimisht tė drejtėn e tė qenit fėmija i parė, pėr kombin dhe gjuhėn shqipe, kundrejt tė gjithė gjuhėve dhe kombėsive tė tjera qė janė tė njohura nė Europė.
    Sido qė tė jetė, ne entuziazmohemi, qė i kemi hapur dijetarėve dhe filologėve njė fushė tė re, pėr zhvillimin e mėtejshėm tė tezės sonė, tė ngritur nga ne.





    ________________________________
    PASHKO VASA - E vėrteta pėr Shqipėrinė dhe shqiptarėt Pictur10
    Administratori
    Administratori
    i Forumit "Guri Bardhė"
    i Forumit

    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Scorpio
    Numri i Postimeve : 6039
    Mosha : 35
    Vendlidja : Guri Bardhė
    Vendndodhja : Larg Vendlindjes...
    Profesioni : Emigrant...
    Pikėt : 12882
    Vlersuar : 174
    Data e Regjistrimit : 27/07/2007
    Hobi : Leximi dhe thurja e vargjeve...
    Humor : Punė, punė, natė e ditė qė tė shohim pakėz dritė. Eh Naim tė ishe vetė, e ta provoje turnin e tretė.

    PASHKO VASA - E vėrteta pėr Shqipėrinė dhe shqiptarėt Empty Re: PASHKO VASA - E vėrteta pėr Shqipėrinė dhe shqiptarėt

    Mesazh nga Administratori prej Wed 26 Mar 2014, 21:07

    V


    P ėrveē riteve tė shumta fetare, qė kanė lidhje me kultin e vjetėr tė pellazgėve, qė as Krishti, as Muhameti nuk arritėn t’i zhduknin nga shpirti i popullit shqiptar, ekziston betimi pėr gurin, qė akoma edhe sot pėrdoret nė malet e Shqipėrisė. Ky betim ka gjithashtu tė njėjtėn peshė dhe shoqėrohet me tė njėjtat rite, si nė lashtėsi.

    Tė gjithė historianėt pohojnė tė njėjtėn gjė dhe Zh.-Zh.Amperi tregon pėr faktin nė vijim me tė gjitha hollėsitė. Pėrpara se Sula tė largohej nga Roma, pėr tė luftuar kundėr Mitridatit, kėrkoi nga Cina, drejtuesi i partisė sė Mariusit, njė betim solemn, nėpėrmjet tė cilit ai tė zotohej solemnisht se nuk do tė ndryshonte qeverisjen nė Romė, gjatė mungesės sė tij. Sula dėshironte qė kėtė betim, Cina, tė mos ta bėnte pėr perėnditė romake, por sipas ritit tė vjetėr etrusk, tė cilėt e kishin trashėguar, kėtė rit, nga pellazgėt, dhe qė bėhej mbi gurin e shenjtė. Cina e kreu betimin, duke vėnė njė gur, nė fillim, mbi shpatullat e tij, e duke e hedhur pastaj menjėherė prapa dhe njėkohėsisht duke mallkuar veten, nėse ai do tė shkelte betimin.

    Nė raste tė rėndėsishme, kur ishte fjala pėr tė bėrė njė betim tė njė rėndėsie tė madhe, u kėrkohej pleqve tė klaneve shqiptare, pa dallim myslimanė apo katolikė, qė tė bėnin betimin te guri.
    Ky betim ekziston akoma, madje, edhe nė kohėt tona, nė lartėsitė dhe nė vendet e ulėta tė Shqipėrisė. Ai shoqėrohet nga tė njėjtat formalitete dhe nga tė njėjtat rite dhe betime qė pėrmbajnė shkrimet e vjetra. Ne vetė kemi qenė tė pranishėm nė malet e Shqipėrisė, kur ishte fjala pėr tė zgjidhur njė sherr, qė kishte lindur pėr punė kufijsh tokash midis dy fiseve. Mė tė moshuarit e dy fiseve fqinj, qenė zgjedhur nga Kuvendi1; pėr tė vendosur pėr sherrin, ata do tė duhej qė nė fillim tė bėnin betimin mbi gur. Midis personave qė ndanin kanun kishte myslimanė dhe katolikė.
    Banorėt e malėsisė sė Epirit, Maqedonisė, Ilirisė, domethėnė banorėt e trungut pellazg ose shqiptar, e kanė edhe sot e kėsaj dite zakon tė betohen pėr gurin, sikurse tė tjerėt betohen pėr Zotin, pėr Krishtin, pėr nderin. Gjithashtu banorėt e maleve tė Shqipėrisė, kanė traditė qė kur janė tė mbledhur pėr tė kuvenduar – marrin njė gur, ose tregojnė nė drejtim tė njė guri – dhe pėrdorin shprehjen: pėr kėt peshė dhe banorėt e luginave tė Shqipėrisė, ose Epirit shprehen kėshtu: pėr tė randėt tė kėtij guri!.
    ___________
    1. tėrėsia e pleqve tė fiseve.
    Ne nuk besojmė dhe nuk kemi asnjė shenjė pėr kėtė, qė ky rit dhe kjo formė betimi tė jetė futur ndonjėherė nė ritet fetare tė Greqisė. Ky ėshtė njė rit primitiv, tė cilin e kanė ruajtur dhe marrė me vete, gjatė shtegtimeve tė tyre, vetėm pasardhėsit e pellazgėve, tė cilėt e pėrdornin nė vendet, qė ata popullojnė sot. Pellazgėt, qė nuk dalloheshin pėr artet e bukura, dhe qė nuk kishin ndonjė arsimim veēanėrisht tė shkėlqyer, nderonin thjesht natyrėn nė shfaqjet e saj nė forma tė dukshme, nė paraqitjen e saj mė tė thjeshtė bamirėse. Zotat e tyre ishin: toka, qielli, fusha, mali, uji, guri, dielli, hėna, yjet etj. Populli shqiptar, dhe nė mėnyrė tė veēantė banorėt e maleve, betohen edhe sot akoma pėr tokė e pėr qiell e pėr dhé: pėr qiell e pėr dhé; pėr zjarrin dhe pėr ujin: pėr kėt zjarr e pėr kėt ujė; pėr malin e pėr fushėn: pėr mal e pėr fushė; pėr hėnėn e pėr diellin: pėr kėt diell e pėr kėt hanė, nė vend qė tė betohen pėr Zotin dhe shenjtorėt e tij.

    Kėto forma tė betimit, tė cilat vijnė nga thellėsitė e lashtėsisė, kanė mbetur tė pandryshuara, si nė vetėdijen e popullit, po ashtu edhe nga shprehja e tyre. Tė ngulur nė njė vend nė kėto 40 shekuj, qė kanė kaluar mbi ta, shqiptarėt nuk kanė mundur tė gjejnė, as fjalė, dhe as sende tė tjera, ku tė mund tė dėshmonin adhurimin, dhe as ide tė tjera, pėr t’i paraqitur prekshėm perėnditė. Gjuha, zakonet, besimi, u ka ngelur i njėjtė pellazgjik nga njėra anė e kufirit shqiptar nė tjetrėn, pa u ndryshuar nga ndikimi i civilizimit, pa u shndėrruar nėn ndikimin e shekujve dhe ndikimi i oportunizmit njerėzor.
    Ėshtė me tė vėrtetė njė fenomen i ēuditshėm, se si kjo gjuhė e lashtė, mė e vjetra e tė gjitha gjuhėve tė njohura tė Europės, qė flitet vetėm nga njė popullsi 2 milionėshe, ka mundur, megjithatė, tė ruhet nė origjinalitetin e saj, pa pasur as edhe njė letėrsi tė njohur. Gjuha, dhe ata qė e flasin atė, kanė mundur t’i rezistojnė gjithēkaje, dhe shqiptari ka ngelur gjatė tė gjitha periudhave kohore pellazg. Ky fakt i pashpjegueshėm shfaqet jo vetėm nė Epir, nė Maqedoni dhe nė Iliri, domethėnė nė zonėn qė quhet sot nė tė vėrtetė Shqipėri, ku popullsia ėshtė kompakte, homogjene dhe e shumtė nė numėr, por edhe nė shumė ishuj tė ndryshėm tė Arkipelagut, nė malet e Atikės, nė kolonitė shqiptare tė Italisė dhe tė Dalmacisė, shkurt kudo, ku ky trung populli ka banuar, qoftė kjo nė kohėt e vjetra, qoftė nė kohėt e reja. Megjithėse shqiptarėt kanė ndėrruar fenė e tyre, edhe se janė integruar nė shtete tė tjerė, kujtimi pėr besimin fillestar, u ka ngelur atyre i paprekur, gjuha e tyre ėshtė ruajtur nė vazhdimėsi e pandryshuar nga kontakti me gjuhėt e tjera.1



    _____________
    1. Qėllimi i Pashko Vasės ishte tė tregonte autencitetin e shqiptarėve si pellazgė tė mirėfilltė. (shėn. i red.

    Kėtė fenomen, tė konstatuar nga historianėt grekė, e shikojmė gjithashtu edhe sot te popujt shqiptarė dhe meriton, vėrtet, vėmendjen e plotė tė filologėve dhe dijetarėve dhe shkenca do tė fitonte vėrtet shumė, nė qoftė se ajo do t’i pėrkushtohej me zell dhe pasion studimit mė tė hollėsishėm tė kėtij fenomeni.

    Pavarėsisht nga gjithēka ēfarė kemi pėrmendur deri tani, pėr tė vėrtetuar lashtėsinė e popullit shqiptar dhe ekzistencėn e tij tė pavarur nė vetvete, jashtė familjes helenike, ekzistojnė edhe fakte tė tjera, qė ndihmojnė, pėr pėrforcimin gjithmonė e mė shumė tė mendimit tonė. Nė Shqipėri ekziston besimi tek e mbinatyrshmja nė masė tė gjerė. Shikohet e nxirret horoskopi nga tė brendshmet, ose nga kocka tė veēanta tė kafshėve, nga krahėt e zogjve, nga ulėrima e ujkut, nga ėndrrat etj. Kėto bestytni janė rrėnjosur thellė nė shpirtin e popullit dhe asgjė nuk ka mundur t’i bėjė ato tė zbehen. Festat pėr tė vdekurit, pastrimet nė ujė dhe shumė zakone tė tjera bestytnish, qė lidhen me kultin primitiv tė pellazgėve, tė cilat janė akoma tė gjalla, vėrtetojnė qė shqiptarėt, edhe pse janė bėrė tė krishterė ose myslimanė, nė brendėsi tė tyre, ashtu siē flasin gjuhėn e tė parėve tė tyre, po ashtu kanė ruajtur besimin e tė parėve tė tyre.
    Kėshtu perceptohet gjithashtu edhe hakmarrja, gjaku (gjakmarrja), respektivisht, si njė detyrim i shenjtė, duke presupozuar qė shpirti i njė njeriu, qė ėshtė vrarė nga njė tjetėr, nuk gjen dot as qetėsi dhe as lumturi nė botėn tjetėr, nė qoftė se tė afėrmit e tij nuk vrasin vrasėsin ose njė nga familja apo fisi i tij.




    ________________________________
    PASHKO VASA - E vėrteta pėr Shqipėrinė dhe shqiptarėt Pictur10
    Administratori
    Administratori
    i Forumit "Guri Bardhė"
    i Forumit

    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Scorpio
    Numri i Postimeve : 6039
    Mosha : 35
    Vendlidja : Guri Bardhė
    Vendndodhja : Larg Vendlindjes...
    Profesioni : Emigrant...
    Pikėt : 12882
    Vlersuar : 174
    Data e Regjistrimit : 27/07/2007
    Hobi : Leximi dhe thurja e vargjeve...
    Humor : Punė, punė, natė e ditė qė tė shohim pakėz dritė. Eh Naim tė ishe vetė, e ta provoje turnin e tretė.

    PASHKO VASA - E vėrteta pėr Shqipėrinė dhe shqiptarėt Empty Re: PASHKO VASA - E vėrteta pėr Shqipėrinė dhe shqiptarėt

    Mesazh nga Administratori prej Wed 26 Mar 2014, 21:07

    VI


    D uke u kthyer prapė te historia, nė vitin 274 p.e.s. Pirro, mbreti i Epirit, mundi Antigonin dhe u bė mbret i Maqedonisė. Kėshtu Maqedonia dhe Epiri u bashkuan nėn njė sovran tė vetėm; por, pas vdekjes sė Pirros, maqedonasit bėnė revoltė dhe Aleksandrit, djalit tė Pirros, pasi u bė mbret, iu desh qė tė luftonte me ta.

    Qė nga kjo periudhė kohe, deri nė kohėn e Perseut, mbretit tė fundit tė maqedonasve, do tė shikojmė, se si Maqedonia dhe Epiri, herė ishin tė bashkuar dhe herė, nė periudha tė mėdha ose tė vogla, shkėputeshin, herė tė sunduar nga mbretėrit e njėrės anė dhe herė nga mbretėrit e pjesės tjetėr; por, asnjėherė nuk iu drejtuan ata grekėve, kur kishin sherr me njėri-tjetrin, as pėr t’u kėrkuar ndihmė, dhe as pėr tė bėrė aleanca me ta.

    Kur romakėt tė provokuar nga Perseu i shpallėn atij luftė, republikat greke nuk i ofruan atij asnjė ndihmė, sepse lidhja politike e grekėve me Maqedoninė, rezultat i sė cilės kishte qenė pranimi i Filipit nė “Kuvendin e Amfiktionėve”1, kishte qenė e detyruar nga rrethanat dhe menjėherė sapo ishin hequr arėsyet qė e mbanin nė jetė kėtė lidhje, ishte shpėrbėrė dhe qė prej shumė kohėsh nuk ekzistonte mė. Pas vdekjes sė Aleksandrit tė Madh, si maqedonasit ashtu edhe epirotėt, si pasojė e rivalitetit tė gjeneralėve tė tij, u kthyen nė pozicionin fillestar, kjo do tė thotė qė meqenėse ata nuk kishin asnjėfarėlloj ndjenje bashkėsie me racėn greke, edhe afrimi qė ishte bėrė ndėrmjet dy popujve, i cili ishte bėrė nėn epėrsinė e armėve maqedonase, nuk mundi tė mbahej nė kėmbė.

    Nė kontrast me grekėt, epirotėt dhe ilirėt, tė cilėt gjithashtu, janė pasardhės tė pellazgėve, me tė njėjtėn gjuhė, me tė njėjtat zakone me maqedonasit, nxituan pėr t’iu bashkuar si njė trup i vetėm, pėr t’i ndihmuar, pėr ta mbajtur sė bashku peshėn e luftės dhe patėn fatin e keq, sepse mė pas erdhi beteja e Pidnės2 Maqedonia u nda nė katėr provinca tė Perandorisė Romake, tė gjitha qytetet e Epirit u bėnė rrafsh me tokėn dhe popullsia e tij u skllavėrua, ndėrsa nė tė njėjtėn kohė, Iliria gjithashtu u bė provincė romake, mbreti i fundit i saj, Genti, u ēua rob nė Romė, pėr tė kurorėzuar triumfin e fitimtarit.
    I njėjti fat i ishte rezervuar edhe Greqisė, pak mė vonė, kur romakėt e asgjėsuan edhe pavarėsinė e saj dhe nėnshtruan vendin. Ata grabitėn dhe
    _______________
    1 “Liga e Fqinjėve”.
    2 “Beteja e Pydnas” 168 p.l.K. ndėrmjet romakėve dhe maqedonasve .
    shkatėrruan jo vetėm pasuritė e Greqisė, por pėrvetėsuan edhe thesarin e saj artistik, tek i cili edhe sot duket shkėlqimi i moēėm i famės sė vjetėr, dhe e gjenisė sė pakrahasueshme greke, qė do tė vazhdojė tė mahnisė edhe kohėt e mėvonshme.
    Nga tronditja e kėsaj kohe, Greqia nuk ka mundur tė marrė mė veten kurrė. Rizgjimi i shkurtėr i Greqisė nė kohėn e Perandorisė Bizantine, ku u integrua, nuk i ėshtė afruar kurrė shkėlqimit tė saj tė vjetėr. E ndarė nė dy provinca, Akaia dhe Peloponezi, ėshtė shkretuar shumė shpesh nga gotėt e bullgarėt dhe u rrėnua sė bashku me Perandorinė Bizantine. Pastaj pasuan kryqėzatat, tė cilat e copėtuan vendin, sipas sistemit tė vjetėr feudal nė ngastra, dhe po aq keq edhe shtypnin. Kėshtu hodhi themelet barbaria e Perėndimit mbi rrėnojat e civilizimit tė vjetėr, asgjėsimi i tė cilit u vulos prej saj.

    Edhe Epiri, Maqedonia dhe Iliria, tė cilat u degraduan nė provinca tė thjeshta, nuk kishin fare marrėdhėnie me Greqinė. Ndryshimi i racės, i botėkuptimit, i interesave, qė nuk mund t’i linin ata tė bashkoheshin nė njė ide kombėsie, fshinė edhe gjurmėt e fundit tė lidhjes sė vjetėr tė pėrkohshme politike tė tyre.

    Dyndjet e gotėve, bullgarėve dhe tė barbarėve tė tjerė i dhanė goditjen vdekjeprurėse Perandorisė sė Lindjes, e cila nėpėrmjet sistemit tė saj despotik tė qeverisjes dhe administrimit tė keq, e kishte humbur forcėn e vet, dhe kėshtu u bė gjahu i Perėndimit, qė e copėtoi pėrpara se tė binte plotėsisht pré e otomanėve.

    Nė mes tė kėsaj fatkeqėsie tė pamasė, qė peshonte shumė mbi shpatullat e popullit, po zbehej mendimi i tė qenit njė kombėsi, gjithnjė e mė shumė njerėzit nuk e ndienin mė veten si qytetarė tė tė njėjtit atdhe. Gjithashtu fanatizmi fetar asgjėsoi edhe gjurmėn e fundit tė dashurisė pėr atdheun, idenė e racės dhe tė pėrkatėsisė sė pėrbashkėt dhe, vendosi nė vend tė tyre, antagonizmin midis fitimtarėve dhe tė mundurve. Njėra palė shtypte, tjetra vuante, njėra palė shtyhej, tjetra rrinte pasive, njėra palė e ndiente veten tė komunitetit mysliman, tė tjerėt gjetėn njė lidhje tė pėrbashkėt si tė krishterė.

    Tė krishterėt e Greqisė asimiluan tė krishterėt e pjesės tjetėr tė perandorisė, dhe pas pėrmbysjeve tė para tė shkaktuara nga pushtimi turk, u dhanė pas tregtisė, lundrimit dhe bregdetit. Nė kontrast nga grekėt, ata epirotėt, ilirėt dhe maqedonasit, domethėnė fiset qė ishin tė racės sė pastėr pellazge, tė cilėve tė huajt, sė fundi u kishin vėnė emrin kolektiv, albanė, nėn idenė e patriotizmit u bashkuan dhe nė shekullin e 15 i bėnė sundimit otoman rezistencė shumė tė fortė.

    Ne shikojmė nė tė vėrtetė, se si, nė kėtė shekull e gjithė shqiptaria ka kapur armėt, pėr tė mbrojtur pavarėsinė e vendit. Gjergj Kastrioti, i quajtur nga turqit Skėnderbe, u mori turqve, pasi kishte jetuar si peng te sulltani, Krujėn dhe tė gjithė zotėrimet e stėrgjyshėrve tė tij, qė ata ia kishin pėrvetėsuar me dhunė. Nė emėr tė shqiptarėve dhe me pėrkrahjen e tyre, ai i deklaroi luftė tė dy sulltanėve mė tė fuqishėm tė Perandorisė Otomane, Muratit IV dhe djalit tė tij Mehmetit, asgjėsuesit tė Perandorisė Bizantine, pushtuesit tė Kostandinopojės.
    Kjo ishte koha e bashkimit shqiptar, koka e tė cilit ishte Skėnderbeu. Ne nuk po japim tė dhėna biografike tė hollėsishme pėr kėtė burrė tė jashtėzakonshėm. Na mjafton tė konstatojmė, qė nė atė kohė kur askush dhe asgjė nuk mund t’i bėnte dot rezistencė armėve turke, Skėnderbeu ishte i vetmi, ai me shqiptarėt e tij, qė i tregoi ballin atyreve dhe bėri 22 beteja me turqit. Kėto fakte historike flasin vetė me zė tė lartė mjaft mirė dhe s’kanė nevojė pėr komente.

    Nga kėto ngjarje del njė fakt i ri pėr tezėn tonė. Gjatė kėsaj kohe, udhėheqėsit, dhe fiset shqiptare tė gjithė tėrėsisht, iu bashkuan Lidhjes1. Ndėrkohė qė Leka – princi i Dukagjinit, Arianiti – zoti i Kaninės dhe i Vlorės, Bozhdari – kreu i
    ____________
    1. Lidhja e Lezhės (shėn. i red.).


    Artės dhe i Janinės, Moisiu – kreu i Dibrės, Topiajt, Stresėt, Kukajt, Shpatėt, Vranėt, Engjėjt dhe njė numėr princash tė tjerė dhe udhėheqės fisesh shqiptare, ishin radhitur nėn komandėn e lartė tė Skėnderbeut, popullsitė e Greqisė ndejtėn krejt mėnjanė dhe nuk bėnė asgjė, pėr tė mbėshtetur lėvizjen kombėtare shqiptare.
    Ky indiferentizėm i hapur ėshtė njė dėshmi mė shumė, qė tregon se grekėt nuk u solidarizuan me pasardhėsit e vėrtetė tė pellazgėve; ata nuk besonin as nė pėrkatėsinė e racės dhe as nė tė qenurit kushėrinj, politikisht ose moralisht. Ndarja e vjetėr, ndarja e prejardhjes u shfaq pėr herė tė tretė po aq shprehėse dhe popujt ndenjėn edhe nė kėtė ēast poashtu tė ndarė, qėndruan gjithashtu si tė huaj ndaj njeri-tjetrit, si nė kohėn e sulmeve perse, si nė kohėn e pushtimeve romake.



    ________________________________
    PASHKO VASA - E vėrteta pėr Shqipėrinė dhe shqiptarėt Pictur10
    Administratori
    Administratori
    i Forumit "Guri Bardhė"
    i Forumit

    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Scorpio
    Numri i Postimeve : 6039
    Mosha : 35
    Vendlidja : Guri Bardhė
    Vendndodhja : Larg Vendlindjes...
    Profesioni : Emigrant...
    Pikėt : 12882
    Vlersuar : 174
    Data e Regjistrimit : 27/07/2007
    Hobi : Leximi dhe thurja e vargjeve...
    Humor : Punė, punė, natė e ditė qė tė shohim pakėz dritė. Eh Naim tė ishe vetė, e ta provoje turnin e tretė.

    PASHKO VASA - E vėrteta pėr Shqipėrinė dhe shqiptarėt Empty Re: PASHKO VASA - E vėrteta pėr Shqipėrinė dhe shqiptarėt

    Mesazh nga Administratori prej Wed 26 Mar 2014, 21:08


    VII


    P as vdekjes sė Skėnderbeut, i cili vdiq nga
    mesi i shekullit tė 15, turqit pushtuan Shqipėrinė dhe e nėnshtruan, nga fillimi deri nė fund, cep mė cep, ashtu siē kishin nėnshtruar Greqinė mė parė. Ngjarjet nė Shqipėri u zhvilluan njėlloj si kishin ngjarė edhe nė Greqi. Njė pjesė e popullsisė iku nė Itali, pjesa tjetėr u konvertua nė myslimane ndėrkohė qė pjesa mė e mirė e popullsisė ndenjti nė vend, duke i qėndruar besnike fesė sė krishterė, qoftė ortodokses ose katolikes.

    Nėnshtrimi i Shqipėrisė, nuk qe nė asnjė mėnyrė nė gjendje, tė asgjėsonte shpirtin luftarak tė fiseve tė saj. Banorėt e maleve tė pakalueshme dhe jopjellore nuk kishin tokė tė mjaftueshme pėr t‘iu pėrkushtuar bujqėsisė dhe nuk kishin as qafė pėr t’u pėrkulur nėn zgjedhėn e veprimtarive tė tjera si dhe pėr t’u hedhur nė krahėt e tregėtisė dhe industrisė. Populli shqiptar e ruajti vazhdimisht karakterin e tij tė lashtė dhe kujtimin e bėmave tė vjetra. Ai mbeti njė popull luftėtarėsh, njė popull i lindur pėr ushtarė, ashtu siē kishin qenė dhe paraardhėsit e tyre. Me kėtė shpirt luftarak ngelėn njėlloj, si ata, qė ishin bėrė myslimanė dhe ata qė ngelėn katolikė. Tė gjithė i mbajtėn armėt dhe i gėzoheshin instinkteve tė tyre luftarake.
    Ushtritė qė merreshin nga Shqipėria, ishin tė pėrziera dhe nuk kishte rėndėsi nėse ushtarėt ishin myslimanė apo katolikė, ata ishin qytetarė tė tė njėjtit vend, pasardhės sė tė njėjtės racė, dhe ata rrėmbyen armėt e, pa dallim, luftuan me trimėri pėr ēėshtjen e Perandorisė Osmane.

    Nė distriktet malore tė Shqipėrisė, katolikėt gėzonin nė krahasim nga katolikėt nė pjesė tė tjera tė Perandorisė Osmane, liri dhe privilegje, qė me pėrjashtime shumė tė vogla, ishin pothuajse njėlloj me ato tė bashkėkombėsve tė tyre myslimanė. Pashallarėt e Shqipėrisė kanė qenė gjithmonė tė rrethuar nga udhėheqės ushtarakė, qė ishin, pjesėrisht myslimanė dhe pjesėrisht tė krishterė, dhe mbėshteteshin te besnikėria e tyre, pa dallim feje.

    Tė gjitha racat e tjera, qė nuk i pėrkisnin racės shqiptare, i qėndruan larg komunitetit mysliman dhe nuk donin tė kishin tė bėnin me myslimanėt. Ata e kishin pranuar nė heshtje fatin e tė mundurve, dhe u treguan tė gatshėm tė jetonin nė njė gjendje vasaliteti. Duke ndenjur nė kėtė pozicion ata e humbėn zakonin e tė mbajturit tė armėve dhe kėshtu tėrhoqėn dyshimin dhe pėrēmimin e myslimanėve, tė cilėt mbetėn kasta luftarake. Gjithashtu tė gjitha racat e popujt, qė nuk ishin shqiptare, nuk e kanė njohur kurrė ndjenjėn e detyrės, ndjenjėn e tė mbrojturit me armė tė atdheut tė pėrbashkėt dhe ata tė gjithė ikėn e pėrfunduan nė punė si tregtia, industria, bujqėsia, ashtu si skllevėrit e mesjetės.
    Nė fillim tė periudhės sonė ne gjejmė Mustafa pashėn e Shkodrės dhe Ali Tepelenėn, pashain e Janinės, tė cilėt ishin bėrė kaq tė pavarur, saqė Portėn e Lartė kishte filluar ta frikėsonte pavarėsia e tyre. Njėri sundonte pjesėn e sipėrme dhe tjetri pjesėn e poshtme tė Shqipėrisė dhe tė dy e kishin kuptuar dhe i bashkuan si njė trup i vetėm elementėt myslimanė e tė krishterė, nė tė njėjtin mendim patriotik, dhe i frymėzuan tė dyja palėt, nė tė njėjtėn mėnyrė, me shpirtin e famės luftarake. Tė mbėshtetur edhe nga bejlerėt myslimanė, kapedanėt e katolikėve dhe shefat e fiseve, qė tė dy e kishin kuptuar se si tė ngriheshin nė njė lartėsi tė pakrahasueshme. Por rivaliteti, qė shpėrtheu midis tyre, i shkatėrroi ata. Filluan tė luftojnė me njėri-tjetrin, sjellja e tyre si tiranė, i largoi nga populli, i cili nė fund fare i braktisi dhe ata pėrfundimisht u shtruan me dhunė nga sulltani.
    Ishin kleftėt dhe udhėheqėsit shqiptarė, qė i pėrkisnin ortodoksisė, qė i dhanė Greqisė sė re heronjtė mė tė mėdhenj nė luftėn ēlirimtare. Boēari, Karaiskaqi, Xhavella, Miauli, Bulgari dhe shumė luftėtarė tė tjerė ishin shqiptarė, qė e bėnė tė tyren kauzėn e Greqisė, tė udhėhequr nga shpirti i tyre luftarak, tė etur pėr aventura dhe luftė, dhe pėrveē kėtyre edhe nėpėrmjet fesė, qė e kishin tė njėjtė me tė grekėve. Lufta ēlirimtare greke nuk ėshtė e mundur tė jetė parė, si luftė kombėtare prej udhėheqėsve tė ashpėr shqiptarė. Ata e kuptonin atė, si luftė fetare. Ata ishin tė krishterė dhe luftonin kundėr myslimanėve. Ishte lufta e kryqit kundėr gjysmėhėnės, kėshtu qė edhe kėtu doli nė dritė, sikurse te tė gjithė popujt europianė, qė qytetarėt e tė njėjtit atdhe, ia marrin shpirtin njėri-tjetrit nė emėr tė fesė dhe nuk i pranojnė fare besimet e tjera. Po, ėshtė e tmerrshme tė shikosh, deri nė ēfarė grade mund t’i rrėmbejė njerėzit verbėria, fanatizmi fetar dhe urrejtja klasore.
    Megjithėse jemi tė detyruar tė pranojmė, qė pas pavarėsisė sė Greqisė, udhėheqėsit shqiptarė, tė dehur nga fitorja dhe nga pozicioni i tyre i shkėlqyer, tė cilin e kishte fituar heroizmi i tyre midis grekėve, e quajtėn veten helenė dhe morėn shtetėsinė greke, ne kurrėn e kurrės, nė asnjė mėnyrė, nuk mund tė pėrfundojmė qė tė gjithė anėtarėt e fisit tė kėtyre individėve ishin helenė.

    Gjėra tė tilla tė ngjashme kanė ndodhur vazhdimisht dhe do tė ndodhin edhe nė tė ardhmen, do tė dalin gjithmonė individė tė veēantė tė njė kombi, qė do tė marrin kombėsinė e njė kombi tjetėr dhe shikojmė, se si, nė Francė, njerėz tė fiseve angleze, irlandeze, greke, ose italiane, bėhen francezė, pasi kanė jetuar pėr njėfarė kohe tė gjatė nė Francė. E njėjta pamje na del pėrpara nė Angli, nė Rusi dhe kudo gjetkė; por kjo e gjitha vėrteton vetėm, qė individė tė veēuar mund ta ndryshojnė kombėsinė e tyre, me dėshirė, ose tė detyruar nga presionet e rrethanave, por ky veprim, nuk ėshtė e mundur tė ketė influencė te kombėsia e bashkėkombėsve tė tyre.

    Pėrveē kėsaj, ia vlen tė pėrmendet se tė gjithė shqiptarėt qė gjenden nė Greqi dhe janė bėrė nėnshtetas grek, nuk kanė pushuar kurrė sė foluri gjuhėn e tyre dhe kėshtu ata formojnė njė familje tė veēantė, midis tė huajve, sepse nuk e kanė harruar prejardhjen e tyre as nuk i kanė harruar doket.
    Nė qoftė se jemi tė detyruar, tė pranojmė, qė ekzistojnė shqiptarė me nėnshtetėsi greke, nuk mundet tė pranohet kurrė, qė shqiptarėt tė jenė racė helene, dhe as qė kėta dy popuj tė kenė tė njėjtėn kombėsi si dhe as qė ata tė kenė tė njėjtat prirje.

    Por edhe nė qoftė se do tė donim tė pranonim qė tė krishterėt e Shqipėrisė (Epirit ose Maqedonisė) do tė mund t’i mbanim pėr grekė, sepse kanė tė pėrbashkėt me helenėt, fenė e njėjtė ortodokse, ose sepse nė shkollat e tyre mėsohet greqisht dhe sepse individė tė veēantė tė tyre e flasin kėtė gjuhė me kėnaqėsi, atėherė do tė na duhej tė pranonim, qė katolikėt e Shqipėrisė janė italianė, sepse mėsojnė e flasin italisht dhe ushtrojnė tė njėjtat rite fetare si italianėt; por tė pasurit tė pėrbashkėt tė kėtyre gjėrave, nuk e ka bėrė kurrė Italinė tė mendojė qė tė kėrkojė t’i shikojė katolikėt e Shqipėrisė, qė tė kenė edhe gjėnė mė tė vogėl farefisnore tė pėrbashkėt me fiset e Italisė dhe po ashtu, katolikėt shqiptarė nuk e kanė ēuar ndonjėherė ndėr mend qė tė kenė afėrsi farefisnore me popujt e Italisė pėr shkak tė riteve fetare tė pėrbashkėta.
    Siē i shikojmė gjėrat, shqiptarėt, qofshin mysli-manė, ortodoksė apo katolikė, kanė mbetur tė njėjtėt, kanė ngelur ata qė kanė qenė gjatė 30 shekujve: Populli mė i vjetėr i Europės, raca mė e pastėr e tė gjitha racave tė tjera tė njohura. Njė racė, qė nėpėrmjet njė fenomeni, qė i afrohet mrekullisė, qė ne nuk mund ta shpjegojmė dot, i ka bėrė ballė tė gjitha stuhive tė kohės, qė normalisht e ndryshojnė dhe e transformojnė gjithshka, njė racė qė e ka kuptuar, se si ta mbajė gjallė gjuhėn e saj, pa ndonjė letėrsi tė veēantė, pa ndonjė civilizim tė gjerė, qė e ka kuptuar, dhe kjo ka kuptim akoma mė tė madh, ia ka dalė ta ruajė tipin e vet origjinal dhe karakteristik, pa u treguar e papajtueshme dhe pa kundėrshtuar, nė shfaqjet e veta tė jashtme, besimin dhe ritet e atyre feve, qė ishin pėrhapur si fitimtare gjatė ndėrrimit tė shekujve.

    Por ekzistojnė edhe njė varg idesh tė tjera te tė cilat ne duam tė drejtojmė vėmendjen e dijetarėve dhe filologėve pėr tė na mbėshtetur pėr tė mbajtur nė kėmbė argumentet tona.

    Ne nuk e kemi tė nevojshme, tė tėrheqim vėmen-djen nė mėnyrė tė veēantė, qė ishte Konstandini, perandori i romakėve, ai qė e zhvendosi selinė e perandorisė nė Bizant, as qė mė vonė, kjo perandori e pafundme u nda nė dy pjesė, njėra pjesė e sė cilės, mori emrin Perandoria e Perėndimit dhe tjetra Perandoria e Lindjes, as qė mė vonė, nėpėrmjet njė abuzimi, pjesa e fundit u quajt Perandoria Bizantine ose Perandoria Greke. Kėto janė gjėra elementare, qė i njeh ēdokush. Nė kėtė mėnyrė ėshtė e qartė, qė nuk ishin grekėt ata qė themeluan Perandorinė Greke dhe qė nėnshtruan Perandorinė Bizantine; kjo ishte vepėr e romakėve. Nė qoftė se mė vonė perandoria u quajt greke, kjo s’do tė thotė nė asnjė mėnyrė, qė ishte njė krijim grek, por sepse, meqenėse perandorėt, qė pasonin njėri-tjetrin dhe shumica e popullatave qė ishin tė varura prej tyre, u ndanė nga kisha romake dhe pranuan njė rit fetar, qė u quajt grek, pėr ta dalluar nga riti tjetėr qė quhej romak ose latin.

    Duke patur parasysh kėto fakte, njeriu ėshtė i detyruar tė pranojė qė pėrcaktimi Perandori Greke, nuk ka absolutisht kuptim kombėtar, por vetėm njė kuptim fetar, dhe qė vetėm nėpėrmjet abuzimit me emrin, u arrit tė vihej deri kėtu, qė tė pėrcaktoheshin si grek, jo vetėm ata qė i pėrkisnin racės dhe kombėsisė greke, por gjithashtu edhe ata, tė cilėt i pėrkisnin racave tė tjera, dhe qė kishin pranuar ritin e Kishės orientale greke.

    Akoma mė me zell i mbahemi ne mendimit tonė, meqė, qė nga ndarja e Fotiusitt dhe akoma mė vonė, Perandoria e Lindjes nuk quhej ndryshe, veēse Perandoria Romake. Si perandorė romakė, perandorėt e Bizantit mbanin deri vonė, emrin administratorė tė Ravenės1 dhe gjithashtu, njė numėr tė madh vendesh tė tjera qė ndodhen nė zemėr tė Italisė.
    Emri grek, qė iu ngjit nėnshtetasve tė kėsaj perandorie, ishte thjesht, romei, romakė, edhe sot i quajnė arabėt banorėt e Perandorisė Osmane, qė nuk janė tė racės armene, me emrin rumī,romei, dhe gjithashtu pėrcaktojnė me emrat rumei dhe romei pushtuesit romakė, themeluesit e perandorisė, dhe nė asnjė mėnyrė burrat e racės greke. Arabėt e ditėve tona, madje edhe kur ėshtė fjala pėr myslimanėt, zyrtarė tė qeverisė turke, i pėrcaktojnė ata me emrin shpėrfillėsrumi, burrė romak i bardhė, sepse arabėt i urrenin dhe i pėrēmonin romakėt, ata ishin armiqtė e tyre pėr vdekje. E pėrbashkėta e tė pasurit tė njėjtėn fe nuk i ka ndryshuar dhe as i ka zbutur kėto ndjenja.

    ____________
    1. Exarchat for Ravena – Ravena ishte kryeqyteti i Perandorisė Romake tė Perėndimit pėr kohėn.

    Kėshtu pėrcaktojnė, gjithashtu, bijtė e shkretėtirės edhe sot me emrin rumī ata njerėz, qė morėn sundimin e vendit tė tyre nė dorė pas romakėve.
    Vetėm pasi lulėzoi Perandoria Osmane mbi gėrmadhat e Perandorisė Bizantine dhe kur pushtuesit e rinj kishin marrė emrin osmanllinj, atėherė filloi pėrdorimi i pėrcaktimit romeī pėr banorėt e perandorisė, qė e quanin veten tė fesė ortodokse. Romeos u bė nė gjuhėn popullore sinonim me grek.

    Hapėsira qė iu dha kuptimit tė kėtij emri dhe abuzimi qė u bė nė vijim me tė, e bėnė atė, nė fund tė fundit, pak a shumė pėrgjithėsues. Me tė pėrcaktoheshin, nė fillim, romakėt, themeluesit e perandorisė, pastaj tė krishterėt e riti ortodoks, dhe mė vonė, edhe njerėzit e racės dhe kombėsisė greke, sikurse edhe ata qė ndanin me ta tė njėjtat dogma dhe parime fetare. Ndodhi njėlloj si me islamizmin: Me emrin turk nuk kuptohej kombėsia, por ky emėr iu vu tė gjithėve qė kishin pranuar islamizmin, pa bėrė asnjėfarėlloj dallimi. Nė mungesė tė njė kombėsie tė vetme, ishte feja myslimane, qė e zuri kėtė vend dhe qė bashkoi myslimanėt e tė gjitha racave dhe e tė gjitha kombėsive, nė njė ide tė vetme, fetare dhe politike, e cila nuk pėrbėnte njė kombėsi, por njė fuqi tė madhe, njė perandori po aq tė tmerrshme sa edhe ajo e romakėve tė vjetėr, paraardhėsve tė tyre.

    Sot po bėhen pėrpjekje duke pasur parasysh, pasionet dhe lakmitė e ditėve tona, pėr tė futur nė qorrsokak, nuk po them shkencėn, - e cila qėndron e patundur dhe e pandikueshme ndaj interesave dhe epsheve tė kombėsive tė ndryshme, - por, opinionin publik, tė cilin ndonjėherė e gėnjejnė, dhe ēėshtjet qė bazohen nė principe tė gabuara, ia paraqesin atij si tė favorshme pėr tė.
    Disa besojnė se tė gjithė ata njerėz qė kanė pranuar fenė greke dhe, pėr kėtė arėsye, kanė qenė tė detyruar tė mėsojnė gjuhėn greke, janė grekė nga raca dhe nga prejardhja. Mbi kėtė bazė qėndrojnė mbėshtetėsit e panhelenizmit kur pretendojnė si tė tyren njė pjesė tė popullsisė sė Epirit dhe tė Maqedonisė. Por, duke u bazuar nė shtjellimin tonė dhe te provat qė ne sollėm nė favor tė argumenteve tona, pretendime tė tilla janė tė palejueshme, ato nuk qėndrojnė dot nė kėmbė para historisė dhe pėrpara fakteve qė dolėn prej saj. Gjithashtu edhe kuptimi, qė mundohen t’i japin fjalėve dhe gjėrave, ėshtė njė punė falsifikimi, qė ka shumė pak argumentim pėr t’u besuar nga njerėzit dhe pėr t’u sanksionuar nga shkenca.
    Nė qoftė se islamizmi i bashkoi njerėzit nė njė njėsi fetare, qė ishte njė bashkim funksional, qė favorizonte tė gjitha dėshirat qė sillnin triumfin e besimit, duke lėnė mėnjanė ēėshtjen e kombėsisė, ky fakt nuk mund tė na shėrbejė ne si premisė, pėr tė dalė nė pėrfundimin, qė tė gjithė ata tė cilėt, nė pjesėn europiane tė Turqisė, kishin pranuar fenė greke, janė tė racės helene.

    Identiteti i besimit fetar e ka ushtruar kėtė pushtet dhe te muhamedanėt, themeluesit e Perandorisė Osmane, e ka nxjerrė nė pah kėtė fenomen. Por kjo gjė nuk mund tė deklarohet si njė e drejtė dhe as si njė provė e kombėsisė helenike tė ortodoksėve tė Epirit, tė Maqedonisė etj., etj.

    Nė ditėt e sotme dėgjojmė, qė myslimanėt e Epirit dhe tė Maqedonisė etj., tė quhen shqiptarė dhe, nga ana tjetėr, quhen tė krishterėt e tė njėjtit vend, grekė, helenė. Broshurat dhe gazetat e kohėve tė fundit, e kanė pėrsėritur papushim kėtė pėrcaktim, pa e vrarė mendjen njeri pėr saktėsinė e saj. Por ata, qė i lėnė tė kalojnė pa vėnė re kėto dallime, gabohen nė njė mėnyrė shumė tė trashė, sepse ata lėnė pa marrė nė konsideratė njė nga vrojtimet mė tė thjeshta, d.m.th. lėnė pa menduar, qė myslimanėt e Epirit dhe tė krishterėt e kėtij vendi janė thjesht vėllezėr, i pėrkasin tė njėjtės racė, dhe qė nė venat e tyre qarkullon i njėjti gjak, dhe se paraardhėsit e tyre janė tė njėjtė.
    Para pushtimit otoman, ka pasur vetėm tė krishterė ortodoksė, tė cilėt, sipas prirjeve dhe pėr shkak tė interesave tė tjera, pranuan islamizmin, sikurse edhe myslimanėt e pjesės sė sipėrme tė Shqipėrisė kanė qenė vetėm katolikė dhe u bėnė muhamedanė, sikurse myslimanėt e Greqisė qė ishin grekė dhe pranuan islamizmin.
    Tė thuash qė vetėm myslimanėt dhe katolikėt, tė cilėt nuk i pėrkasin Kishės greke, janė shqiptarė, do tė ishte njėlloj sikur tė duash tė pretendosh qė ortodoksėt e tė njėjtit vend janė helenė, vetėm sepse i pėrkasin Kishės ortodokse; kjo do tė thotė qė besimin fetar ta vendosėsh pėrpara principit tė kombėsisė, si dhe ta zėvendėsosh racėn me dogmėn, atdheun ta futėsh poshtė riteve, gjė qė s’bėhet.

    Nė qoftė se popujt e Epirit, ata qė janė mė afėr kufirit grek, e flasin pjesėrisht gjuhėn greke, as kjo nuk mund tė pėrdoret pėr tė folur, nė favor tė pretendimit tė turpshėm, qė kemi pėrmendur mė sipėr. Gjeografikisht, etnologjikisht dhe historikisht ne provuam qė Epiri dhe Maqedonia kurrė s’kanė qenė pjesė e Greqisė: Raca e banorėve, gjuha e tyre, zakonet, institucionet civile, politike e ushtarake, gjithēka ėshtė e ndryshme nga ato tė grekėve. Ashtu si etolianėt, tė cilėt banonin nė kufi me Epirin, qė flisnin njė gjuhė gjysmė-pellazgjike dhe gjysmė-greke, po ashtu edhe epirotėt, qė jetonin nė kufi me Greqinė, natyrisht kanė mėsuar shumė fjalė greke dhe i kanė pėrzierė kėto me gjuhėn e tyre. Kjo nuk ėshtė ndonjė gjė pėr t’u habitur. Por vetėm epirotėt qė ndodheshin nė kufirin mė tė afėrt me Greqinė, kanė marrė fjalė greke. Sa mė tej nga kufiri tė tėrhiqemi, aq mė e rrallė do tė bėhet gjuha greke dhe humb plotėsisht nė rrethet e Filatit, Margėllėēit, Gjirokastrės, etj., ku populli, qoftė mysliman qoftė ortodoks, njeh vetėm gjuhėn shqipe nė tė gjithė pastėrtinė e saj.
    Pėrveē kėsaj, nėqoftėse gjuha greke ėshtė pranuar dhe kultivuar nė disa distrikte tė Epirit, tė cilat ndodhen nė kufi me Greqinė, ky fakt shpjegohet, nė radhė tė parė, pėr shkak tė afėrsisė gjeografike, dhe pastaj pėr shkak tė fesė ortodokse, besim i cili lutjet ua mėson besimtarėve nė gjuhėn greke, dhe nė fund fare, nga indiferentizmi i qeverisė otomane, e cila asnjėherė nuk ka menduar qė arsimin ta kultivojė me bazė tė gjerė dhe tė njėtrajtshme pėr tė gjithė pa pėrjashtim.
    Duke munguar shkollat e organizuara nga autoriteti politik, mėsimi i popullit ra nė duart e priftėrinjve dhe tė dhaskenjve helenė, dhe i shėrben gjuhės greke, pėr shkak tė mungesės sė njė letėrsie shqipe ose pellazgjike, si pėr mėsimin ashtu edhe pėr lutjet.
    Ky fakt ėshtė akoma mė bindės, po tė kemi parasysh qė nė pjesėn e sipėrme tė Shqipėrisė na shfaqet e njėjta tablo nė lidhje me popullsinė katolike. Gjithashtu edhe atje qeveria otomane nuk ka bėrė asgjė pėr arsimin, dhe atje kisha, veēanėrisht priftėrinjtė dhe murgjit franēeskanė me prejardhje italiane, ishin ata qė jepnin mėsim fenė, qė udhėhiqnin kishėn, qė hapnin shkolla, nė tė cilat mėsohej njėkohėsisht nė gjuhėn shqipe dhe italiane. Megjithėse priftėrinjtė italianė tė Shqipėrisė sė Sipėrme as nuk e ēonin nėpėr mend pėr ta italianizuar popullin dhe pėr t’ia zhdukur kombė-sinė, prapė se prapė, vetvetiu, nėpėrmjet afėrsisė me Italinė, nėpėrmjet lidhjeve tregtare me tė dhe gjithashtu, nga kujtimi i kohės sė sundimit tė Republikės sė Venedikut, gjuha italiane gjeti rrugė hyrjeje. Por megjithatė gjuha shqipe si gjuhė e vendit nuk u pėrēmua, as nga lutjet, dhe as nga kisha. Ne i jemi mirėnjohės, pikėrisht klerit katolik, pėr ato pak libra, qė janė shtypur nė gjuhėn shqipe dhe qė ekzistojnė edhe sot, dhe do tė jenė, ndoshta, kėto libra, qė do tė mund tė bėhen shtyllat e njė letėrsie, qė nuk ka ekzistuar deri mė tani dhe qė, ndoshta mund tė jetė e thėnė qė, tė marrė njė vend tė fuqishėm nė civilizimin europian.

    Feja dhe studimi i gjuhėve, qoftė greqisht, italisht ose turqisht, janė vetėm mjete ndihmėse pėr tė zhvilluar inteligjencėn dhe moralin e njė populli; por ato nuk munden kurrė ta ndikojnė racėn, ato mund tė transformojnė kombin – njė komb, qė ngelet njė dhe i pandarė pėr tė gjithė albanezėt, pėr tė gjithė shqipėtarėt, qofshin kėta besimtarė tė Jezusit ose tė Muhametit, qofshin kėta adhurues tė kultit latin ose tė kultit grek.


    ________________________________
    PASHKO VASA - E vėrteta pėr Shqipėrinė dhe shqiptarėt Pictur10
    Administratori
    Administratori
    i Forumit "Guri Bardhė"
    i Forumit

    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Scorpio
    Numri i Postimeve : 6039
    Mosha : 35
    Vendlidja : Guri Bardhė
    Vendndodhja : Larg Vendlindjes...
    Profesioni : Emigrant...
    Pikėt : 12882
    Vlersuar : 174
    Data e Regjistrimit : 27/07/2007
    Hobi : Leximi dhe thurja e vargjeve...
    Humor : Punė, punė, natė e ditė qė tė shohim pakėz dritė. Eh Naim tė ishe vetė, e ta provoje turnin e tretė.

    PASHKO VASA - E vėrteta pėr Shqipėrinė dhe shqiptarėt Empty Re: PASHKO VASA - E vėrteta pėr Shqipėrinė dhe shqiptarėt

    Mesazh nga Administratori prej Wed 26 Mar 2014, 21:09

    VIII


    Ne vėrtetuam nė ekspozenė tonė qartė dhe pa lėnė asnjė fije dyshimi se populli i parė qė e shkeli nė kohėt e legjendės kontinentin grek, ka qenė populli pellazg. Nė kėtė tė vėrtetė nuk ka mė njeri sot qė tė mund tė ketė dyshime, sepse kjo e vėrtetė ėshtė futur nė faktet historike qė janė tė fiksuara nė mėnyrė tė pakundėrshtueshme nga shkenca dhe filologjia.
    Gjithashtu u soll dėshmia qė, mė vonė, janė derdhur mbi Greqi popuj tė tjerė tė drejtuar nga udhėheqės tė ndryshėm, qė u vendosėn nė vendin e pellazgėve, tė cilėt i shtynė nė territore qė ndodheshin mė lart dhe vetė u vendosėn nė pjesėn bregdetare dhe nė rrafshinat e Greqisė.
    Kjo tėrheqje e racės pellazge ka ndodhur shkallė-shkallė, dhe ne shikojmė tė shfaqen, si nėpėrmjet mjegullės sė kohės, etolianėt, jonianėt dhe tė tjerė, qė shpesh janė pėrmbledhur nėn emrin helenė, njė emėr qė, me tė drejtė, mbahet vetėm nga njė fis qė banonte nė Tesali dhe ne shikojmė se si secili nga ata popuj, qė kemi pėrmendur mė lart, nėn emrin kolektiv, helenė, vazhdimisht i shtynė pellazgėt mė tej.

    Mė vonė na shfaqen dorianėt nė sipėrfaqen e tokės, tė cilėt nga ana e tyre, pėrzėnė etolianėt dhe jonianėt, dhe kėta tė fundit u tėrhoqėn tutje nė Azinė e Vogėl, dhe themeluan atje qytete etoliane dhe joniane duke transmetuar nė Azi civilizimin e tyre tė pėrparuar.
    Ne nuk besojmė ta kemi tė nevojshme tė ndalemi te rivalitetet, te luftėrat qė u zhvilluan ndėrmjet jonianėve dhe etolianėve, ndėrmjet atyre jonianėve dhe etolianėve qė ngelėn nė Greqi dhe dorianėve, as te luftėrat e tyre tė brendshme qė vazhduan; sepse para nesh ka qenė Paparigopuli1 i cili nė historitė e tij tė shkėlqyera, nė mėnyrė shumė tėrheqėse, ka pėrshkruar shumėllojshmėrinė e ideve, zakoneve, karakterit dhe tė prirjeve, duke na treguar se si nėpėr shekuj pėrēarja ndėrmjet tyre arriti deri nė atė gradė, aq sa edhe ata vetė e shikonin njėri-tjetrin si fise tė veēantė me prejardhje tė ndryshme, saqė pretendonin, se nuk kishin asgjė tė pėrbashkėt midis tyre, pėrveē urrejtjes dhe armiqėsisė reciproke.
    Pellazgėt nė qetėsinė e tyre tė sigurt, nė Epir, Maqedoni dhe Iliri, nuk kishin dhe nuk donin tė kishin lidhje me racėn fqinje tė grekėve. Kėshtu
    –––––––––––––
    1. Historian grek i shekullit tė 19-tė .
    jetonin ata nė punė tė vet, duke u mbajtur fort tek institucionet e tyre, qė ndryshonin nga ato tė grekėve, nuk pėrziheshin kurrė me ata helenė, tė cilėt i kishin pėrzėnė, nga vendbanimet e tyre dhe, midis atyre dhe grekėve, u zhvillua njė urrejtje pėr tė drejtėn e trashėgimisė.

    Megjithatė mendohet akoma, qė vetė grekėt kanė qenė pellazgė dhe qė, nė kohėn e shfaqjes sė tyre nė Europė, do tė kenė pas folur pellazgjisht, gjuha greke ose ēorba greke u fut mė vonė nė pėrdorim, nėpėrmjet ndikimit tė kėngėve homerike. Ky parakuptim ėshtė i drejtė, kjo do tė thotė, qė ėshtė i drejtė deri nė njėfarė mase, d.m.th. ėshtė e vėrtetė se popujt e parė qė shkelėn kontinentin grek flisnin vetėm gjuhėn pellazge; por ky pohim thuhet vetem nė lidhje me pellazgėt dhe jo me fiset e tjerė qė u shtrinė mė vonė nė Greqi dhe qė flisnin njė gjuhė krejtėsisht tjetėr. Supozimi grek qė shtrohet sot nuk ėshtė i argumentuar as nga faktet dhe as nga historia. Herodoti dėshmon qė helenėt kanė pasur njė gjuhė tė tyren dhe se kėtė gjuhė e flisnin vetėm anėtarėt e fisit tė tyre. Nė qoftė se grekėt nė fillim do tė kenė folur gjuhėn pellazge, si ėshtė e mundur qė ata qė erdhėn tė parėt, pellazgėt e vėrtetė, qė kanė ngelur nė vetvete tė pastėr nė ishullin Hydra (Hidra) dhe nė ishuj tė tjerė tė Arkipelagut, sikurse po ashtu nė malet e Atikės dhe nė zona tė veēanta tė Samosit, e kanė mbajtur tė pastėr gjuhėn e paraardhėsve tė tyre, ndėrsa banorėve tė tjerė tė tė njėjtave zona nuk u kujtohet fare kjo gjuhė?

    Nė qoftė se raca dhe gjuha do tė kishin qenė tė njėjta vėrtet pėr grekėt dhe pellazgėt, atėherė nuk do tė ekzistonte ky fenomen. Nėse do tė kishin qenė nga e njėjta racė dhe do t’i pėrkisnin njė kombėsie, njė populli tė vetėm, si do tė ishte e mundur, qė ata nė mes tė pjesės tjetėr tė gjithė u mbajtėn tė pastėr, ashtu siē ishin kur u shfaqėn nė kontinent, ndėrkohė qė tė tjerėt u transformuan? Njė fenomen i tillė do tė ishte i mundur vetėm nėpėrmjet njė rrėmuje tė pėrgjithshme; por, nė qoftė se do tė kishte ndodhur njė kataklizmė e tillė, atėherė duhej tė kishte nxjerrė nė pah tė njėjtat efekte pėr tė gjithė e jo vetėm pėr fise tė veēantė dhe t’i linte tė tjerėt tė paprekur.
    Meqė ra fjala, nuk kemi as edhe mė tė voglėn pikė referimi qė tė mendojmė se njė kataklizmė e tillė tė ketė ndodhur vėrtet.

    Kėshtu, pellazgėt janė raca e parė, qė vuri kėmbėn nė kontinentin grek dhe e mbushi atė nga njėri cep nė tjetrin. Asokohe flitej nė tė gjithė Greqinė gjuha pellazgjike, sepse etolianėt, jonianėt, dorianėt, helenėt nuk ishin shfaqur akoma nė kontinent dhe, si rrjedhim, gjuha greke nuk mund tė ishte folur akoma atje. Por nė ēastin qė u shfaqėn etolianėt, jonianėt dhe dorianėt, pellazgėt tėrhiqen, shpėtojnė nga sulmi i tė ardhurve tė rinj, dhe marrin me vete gjatė tėrheqjes, gjuhėn e tyre, zakonet, besimin dhe hyjnitė e veta dhe kudo ku vendosen, larg nga Greqia, nė majat mė tė larta tė maleve apo nė humnerat e detit, ata i ruajnė tė gjitha kėto gjėra tė shenjta, si amanetin mė tė shenjtė tė tė parėve tė tyre, i ruajnė kėto thesare, nė gjendje funksionale, pėrmes tė gjitha periudhave tė kohės, pa u tronditur nga ndryshimet politike dhe fetare tė shekujve.

    Po ashtu edhe helenėt, qofshin kėta vetėm etolianėt, jonianėt ose dorianėt, e ruajtėn gjuhėn e tyre, ndoshta mund tė jetė e njėjta gjuhė qė ata flisnin nė ēastin qė u shfaqėn nė Greqi, ndoshta e kanė ndryshuar dhe pėrmirėsuar mė vonė, kjo nuk ka rėndėsi, ėshtė e njėjta gjė.
    Por njė gjė ėshtė e sigurt, qė kjo gjuhė greke, kėto gjuhė etoliane, joniane, doriane me tė gjitha kthesat dhe pėrjashtimet, kanė njė gjė tė pėrbashkėt, qė nuk kishin fare analogji me gjuhėn e pellazgėve, pėrveē atyre rrėnjė-fjalėsh, qė e shfaqin tė gjitha gjuhėt qė e kanė prejardhjen nga i njėjti burim, nga rrėnja e gjuhės ariane dhe e sanskritishtes. Kėtė gjuhė grekėt e kanė ruajtur, madje, edhe nė zonat ku banonin tė pėrzier me pellazgėt, tė cilėt gjithashtu, e kanė ruajtur gjuhėn nga ana e tyre tė plotė, siē e kanė patur tė parėt e tyre.

    Sigurisht njerėzit e fisit pellazg, qė ruajtėn gjuhėn e tyre si tė tillė, nė raste tė veēanta e mėsuan gjuhėn greke, por nuk dimė qė grekėt, tė kenė folur gjuhėn pellazgjike, tė kenė ruajtur ndonjė kujtim tė saj. Nė veprat e grekėve tė vjetėr, nuk gjejmė asnjė citat, as edhe njė udhėzim qė tė mund tė na vėrtetonte neve tė kundėrtėn.
    Qė ta pėrfundojmė, duam edhe njėherė tė pėrsėrisim, qė ka patur burra tė shoqėrisė sė lartė qė i pėrkisnin fisit pellazg, qė, ndėrsa, njėkohėsisht me ruajtjen e gjuhės sė tyre, tė cilėn grekėt e konsideronin gjuhė barbare, duke kuptuar avantazhet qė mund t’i sillte gjuha greke, e mėsuan dhe e studiuan me dashuri kėtė gjuhė; por populli, shpirti i kombit, nuk e njihte atė, nuk e fliste atė.






    ________________________________
    PASHKO VASA - E vėrteta pėr Shqipėrinė dhe shqiptarėt Pictur10
    Administratori
    Administratori
    i Forumit "Guri Bardhė"
    i Forumit

    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Scorpio
    Numri i Postimeve : 6039
    Mosha : 35
    Vendlidja : Guri Bardhė
    Vendndodhja : Larg Vendlindjes...
    Profesioni : Emigrant...
    Pikėt : 12882
    Vlersuar : 174
    Data e Regjistrimit : 27/07/2007
    Hobi : Leximi dhe thurja e vargjeve...
    Humor : Punė, punė, natė e ditė qė tė shohim pakėz dritė. Eh Naim tė ishe vetė, e ta provoje turnin e tretė.

    PASHKO VASA - E vėrteta pėr Shqipėrinė dhe shqiptarėt Empty Re: PASHKO VASA - E vėrteta pėr Shqipėrinė dhe shqiptarėt

    Mesazh nga Administratori prej Wed 26 Mar 2014, 21:10

    IX


    Faktet e sjella nga ne, nuk ka gjė, qė t’i trondisė. Pasi ne, duke u bazuar te historia dhe tek transmetimet, i vrojtuam tė gjithė shekujt me radhė, depėrtuam deri nė kohėn e hershme tė shfaqjes sė pellazgėve nė kontinentin grek, ndaluam gjatė ecjes nė etapa tė ndryshme dhe, me faktet nė dorė, kemi treguar se shqiptarėt janė pasardhėsit e tyre tė vėrtetė.
    Nuk na ngelet gjė tjetėr, veēse tė skicojmė gjendjen nė tė cilėn gjendet sot populli shqiptar. Pėr ta plotėsuar studimin tonė, do tė pėrshkruajmė ekzistencėn e tij aktuale, organizimin e tij politik, nevojat e tij, shpresat dhe dėshirat e tij dhe, megjithėse nuk mendojmė t’i ofrojmė lexuesit njė vepėr tė pėrfunduar plotėsisht, ia bėjmė qejfin vetes, se tė paktėn kemi qenė njė nga tė parėt qė ka bėrė njė projektide, me konture shumė tė qarta pėr kėtė temė. Politikanėt dhe dijetarėt do tė mundin t’i gjejnė edhe elementet me pluhur pėr t’i thelluar studimet e tyre dhe pėr t’i dhėnė punės sonė atė zhvillim, pėr tė cilin ata janė tė aftė.
    I ngelur nė dorė tė instinkteve tė tij, pėrshkuar nga legjendat e tij tė vjetra, tė cilat zėvendėsojnė pėr tė historinė dhe legjislacionin pa literaturėn e tij, qė ia kishin vjedhur dhe i rrethuar nga mijėra vėshtirėsi, tė cilat kontribuan pėr ta frenuar zhvillimin e tij moral dhe material, populli shqiptar ka ngelur fatkeqėsisht mbrapa, ka ruajtur tė njėjtin kėndvėshtrim, si nė epokat e hershme tė shpėrnguljeve tė tij.
    Me njė karakter te theksuar krenar dhe i pajisur me njė dashuri tė jashtėzakonshme, pėr vdekje, pėr racėn dhe traditat e tij, nuk ėshtė pėrzier as me racat e tjera, dhe as nuk ka mundur tė zhvillohet mė lart nė ekzistencėn e vet, dhe gjithashtu, nga pikėpamja e civilizimit dhe e zhvillimit, ėshtė parakaluar nga fqinjėt e tij, pa u mbytur nga ndjenjat e veta fisnike kombėtare, nė ruajtjen e kombėtarisė sė tij, tė gjuhės, dinjitetit dhe tė tė drejtave tė tij. Pellazg nga prejardhja dhe pellazg nga zemra, i drejtoi tė gjitha pėrpjekjet pėr tė ruajtur ekzistencėn e vet, dhe, pa e vrarė mendjen pėr njė civilizim mė tė pėrparuar, avantazhet e tė cilit ai nuk i njeh ende, ėshtė mjaftuar me atė qė ai e konsideron si amanet tė tė parėve tė tij. Trim deri nė skaj, inteligjent, i palodhur, qė kėnaqet me pak, as ambicioz nė teprim, dhe as me prirje pėr padrejtėsira, ėshtė kapur me forcė nė shkėmbinjtė e tij me njė dashuri, qė nuk ėshtė nė gjendje t’ia zbehė asgjė. I veshur me ndjenja kalorėsiake, me ndjesi tė ashpėr pėr tė nderuar tė drejtėn dhe ligjet e shenjta tė mikpritjes si dhe tė fjalės sė dhėnė, ka pėrshkuar kaq shumė shekuj pa iu nėnshtruar asnjė ndryshimi, ka ngelur pellazg, luftarak, i ndershėm dhe i varfėr.
    Populli shqiptar ndahet nė dy familje tė mėdha: Guégeria (Gegėria) dhe Tosquerie(Toskėria); e para quhet Shqipėria e Sipėrme, dhe tjera Shqipėria e Poshtme. Shqipėria e Sipėrme fillon me Tivarin, pėrfshin tė gjitha fiset katolike tė veriut, rrethet e: Pejės, Prishtinės, Vranjės, Kaēanikut, Shkupit, Pėrlipit, Manastirit, Ohrit, dhe mbaron nė Elbasan. Shqipėria e Poshtme fillon me Elbasanin dhe shtrihet deri nė gjirin e Prevezės (Préveza).

    Shqipėria e poshtme ndahet nė tre trungje familjare: Tosques (Toskėt), Tchams (Ēamėt), Liapes (Labėt), tė cilėt i pėrkasin tre popujve tė lashtė, qė popullonin nė kohėt e hershme Epirin dhe kėta janė: Kaonėt, Tesprotėt, Molosėt, kėto tri familje ndahen pėrsėri nė fise mė tė vogla,Farė, qė na kujtojnė 14 fiset e vjetra qė pėrmendin shkrimtarėt klasikė, para tė gjithėve Teopompi, i cili citon Strabonin. Shqipėria e Sipėrme, nga ana tjetėr, nuk ndahet nė trungje familjare tė mėdha, pėrkundrazi ajo ėshtė e banuar nga njė numėr fisesh, klanesh, tė cilėt, megjithėse nuk pėrkojnė plotėsisht me emrat e sotėm, por nga numri, ama, pėrputhen me numrin e fiseve qė citojnė tė vjetrit, dhe emėrtimin e tyre tė plotė e gjejmė te Plini. Kėshtu, korrespondojnė fiset e tanishme: Hot, Kelmend, Kastrat, Shkrel, Shalė, Shosh, Mirditė, Mėrtur, Krasniq, Temal etj., me pėrcaktimet e vjetra: Ballaj, Mestė, Manli, Enkelej, Taulantė, Autariatė, Ardianė, etj.
    Pėr emrin Toskėri me tė cilin emėrohet zakonisht Shqipėria e Poshtme, ne nuk gjejmė njė pėrcaktim pėrkatės.

    Pėr emrin Gegėri gjejmė njė pėrcaktim pėrkatės te Homeri: “Pėrtej maleve Akrokeraunebanojnė Gigat ()”, thotė Babai i Poezisė.

    Fjala , gigas do tė thotė gjigant. Meqenėse banorėt e maleve tė Shqipėrisė sė Sipėrme kanė njė figurė qė ėshtė shumė mė tepėr se mesatarja, tė vjetrit i konsideronin ata si gjigantė edhe i thėrrisnin kėshtu. Gķgas dhe Gegas ėshtė e njėjta fjalė dhe ka tė njėjtin kuptim.
    Ėshtė e sigurt qė tė parėt e fiseve tė Shqipėrisė sė Sipėrme nė kohėt e vjetra, kishin titullinGegas  dhe ne na kujtohet, qė kemi parė vetė njė dokument me sytė tanė, tė lėshuar nga Kadiu i parė, kėta ishin gjykatės qė u vendosėn nga qeveria otomane nė rajonin e Dukagjinitrreth shekullit tė 15, menjėherė pas vdekjes sė Skėnderbeut. Nė kėtė dokument thuhet qė Gegė Lleshi, Gegė Doda, Gegė Tanushi dhe njė tjetėr Gegė, tė cilit ia kam harruar emrin, po largohen nga malet e Poshterikut, pėr t’u vendosur nė Mirditė. Ky dokument, nė tė cilin tregohen paraardhėsit e drejtuesve tė Mirditės, ishte pronė e pashait Bib Doda, qė tashmė ka vdekur. Ai na e ka treguar atė, para se tė vdiste; ne e lexuam vetė dhe jemi tė sigurt, qė djali i tij, Prengė pasha,do ta ketė akoma.

    Meqenėse kurrė nė Shqipėri nuk janė bėrė regjistrime popullsie tė herėpashershme, ėshtė e pamundur tė dihet shifra e vėrtetė e popullsisė. Sipas informacioneve zyrtare dhe informacioneve private, mund tė themi, pa pasur frikė se gabohemi shumė, se numri i popullsisė lėviz ndėrmjet 1.800.000 deri nė 2.000.000 frymė. Nga kėta 1.200.000 i pėrkasin Shqipėrisė sė Ssipėrme dhe pjesa tjetėr Shqipėrisė sė Poshtme.
    Kjo popullsi, e cila flet tė njėjtėn gjuhė, qė ka tė njėjtat zakone dhe qė ruan tė njėjtat doke dhe tradita, ndahet nė tri besime, myslimane, ortodokse dhe katolike.

    Myslimanėt pėrbėjnė gjysmėn e popullsisė dhe gjysma tjetėr ndahet nė ortodokse dhe katolike. Myslimanėt sė bashku me katolikėt pėrbėjnė 2/3 e popullsisė, ndėrsa ortodoksėt 1/3 e popullsisė.
    Vendi ėshtė nė pjesėn e tij mė tė madhe malor dhe i lehtė pėr t’u mbrojtur nga sulmet e huaja. Zonat qė shtrihen nė pjesėn bregdetare janė shumė pjellore. Luginat e Bunės, Matit, Shkumbinit, Erzenit, Vjosės, Drinit, Bistricės, Vardarit etj., pėrfshijnė njė numėr tė madh tokash shumė prodhuese; por mėnyra e kultivimit ėshtė absolutisht primitive dhe nuk arrihet ai rendiment, qė do tė mund tė arrihej nga njė kultivim racional. Me njė pėrkujdesje pak mė tė madhe, pėr bujqėsinė do tė ishte e lehtė tė arrihej njė sukses, qė jo vetėm do tė pėrmbushte nevojat e konsumit tė brendshėm, por gjithashtu edhe njė pjesė tė konsiderueshme tė mbiprodhimit do ta eksportonte, eksport i cili do tė shėrbente si bazė pėr tregtinė ndėrkombėtare jashtėzakonisht fitimprurėse.

    Meqė jemi kėtu, populli shqiptar merret mė shumė me blegtori sesa me bujqėsi. Blegtoria zhvillohet kudo dhe pėrbėn burimin mė tė mirė tė pasurisė sė vendit.

    Nė Shqipėri ka pyje tė mėdha, lumenj dhe miniera tė tė gjitha llojeve, qė fatkeqėsisht, qėndrojnė tė pashfrytėzuara. Industria e vendit ndodhet nė fazėn e foshnjėrisė, dhe tė gjitha vėshtirėsitė, qė i dalin vazhdimisht pėrpara zhvillimit tė pasurisė kombėtare, tė bashkuara kėto, ndėrmjet tė tjerash, me rolin negativ qė ka luajtur indiferentizmi ndaj gjithēkaje materiale, si dhe karakteri luftarak i popullit, e kanė lėnė vendin nė njė gjendje tė trishtuar varfėrie, kėshtu qė ka ngelur, mė shumė se tė gjithė tė tjerėt, prapa civilizimit modern. Kudo natyra ėshtė e mrekullueshme, peizazhi mahnitės, malet janė madhėshtore dhe mitologjia greke e vendosi me tė drejtė aty selinė e zotave dhe tė muzave. Lugina tė qeshura, qė pėrshkohen nga lumenj me ujė tė bollshėm, nė brigjet e tė cilėve qėndrojnė pyje tė virgjėra, tė fuqishėm. Ėshtė njė vend qė tė frymėzon pėr kėngė dhe pėr poezi, vend qė nxjerr burra trima, inteligjentė dhe tė fortė, dhe gra tė bukura, tė virtytshme dhe me shpirt tė pastėr.

    Sikur tė kishte patur pak mė shumė civilizim, sikur tė kishin qenė kushtet vetėm pak mė tė mira, jo vetėm qė Shqipėria nuk do t’i linte gjė mangut Zvicrės, por, pėrkundrazi, Shqipėria do t‘ia kalonte shumė shpejt Zvicrės pėr nga bukuria, poezia dhe fuqia.



    ________________________________
    PASHKO VASA - E vėrteta pėr Shqipėrinė dhe shqiptarėt Pictur10
    Administratori
    Administratori
    i Forumit "Guri Bardhė"
    i Forumit

    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Scorpio
    Numri i Postimeve : 6039
    Mosha : 35
    Vendlidja : Guri Bardhė
    Vendndodhja : Larg Vendlindjes...
    Profesioni : Emigrant...
    Pikėt : 12882
    Vlersuar : 174
    Data e Regjistrimit : 27/07/2007
    Hobi : Leximi dhe thurja e vargjeve...
    Humor : Punė, punė, natė e ditė qė tė shohim pakėz dritė. Eh Naim tė ishe vetė, e ta provoje turnin e tretė.

    PASHKO VASA - E vėrteta pėr Shqipėrinė dhe shqiptarėt Empty Re: PASHKO VASA - E vėrteta pėr Shqipėrinė dhe shqiptarėt

    Mesazh nga Administratori prej Wed 26 Mar 2014, 21:10

    X


    Jeta qė bėhet nė Shqipėri ėshtė krejtėsisht primitive dhe patriarkale. Ēdo fis ka tė parin dhe pleqtė e tij tė cilėt qeverisin sė bashku sipas zakoneve e dokeve tė vjetra dhe japin vendime, qė bazohen nė tė drejtėn e hakmarrjes: sy pėr sy, dhėmb pėr dhėmb. I pari i fisit dhe mė tė vjetrit e tij e fitojnė pozicionin nėpėrmjet trashėgimisė. Por ky pozicion, kur ėshtė fjala pėr tė drejtėn, nuk ka absolutisht fare imunitet. Kryetari dhe pleqtė, kur ėshtė fjala pėr ēėshtje tė sė drejtės publike dhe private, mund tė dėnohen si ēdo njeri i zakonshėm dhe i nėnshtrohen tė njėjtave ligje: Njė prijės qė vret, do tė vritet, dhe me kėtė janė thėnė tė gjitha.

    Pa iu futur hollėsirave qė nuk janė nė synimin e kėtij libri, do tė tregojmė ndonjė gjė tė vogėl, shkurtimisht, nga ligjet e zakonshme qė rregullojnė marrėdhėniet ndėrmjet popullsisė.

    Kush vret, do tė vritet nga pasardhėsit e tė vrarit. Nė qoftė se nuk mund tė vritet dot vrasėsi vetė, atėherė vritet babai, djali, vėllai ose kushėriri i tij. Madje, nė qoftė se vrasėsi dhe familja e tij arrijnė t’i shpėtojnė hakmarrjes, nė njėfarė mėnyre, atėherė vritet dikush tjetėr nga pjesėtarėt e fisit nė fjalė.

    Kush vjedh, kush grabit, duhet ta zėvendėsojė gjėnė e vjedhur dyfish dhe, pėrveē kėsaj, duhet tė paguajė njė gjobė, vlerėsimin e sė cilės e vendosin kryeplaku me pleqtė e tjerė. Burri qė vritet duke vjedhur, vdes i ēnderuar.

    Rrėmbimi i njė gruaje tė martuar dėnohet me vdekje. Rrėmbyesi ose njė nga fisi i tij duhet tė vritet nga bashkėshorti i ofenduar ose nga farefisi i tij.

    Njė grua qė shkon dhe martohet me njė tjetėr, i jep tė drejtėn burrit qė ka lėnė, qė t’i vrasė asaj, babanė, vėllanė, xhaxhanė ose njė nga fisi i saj.

    Tradhtia bashkėshortore dėnohet me vdekje. Bashkėshorti ka tė drejtė tė vrasė dashnorin, po e gjeti te gruaja e tij, ose edhe nė qoftė se tradhtia bashkėshortore ėshtė e padyshimtė.
    Borxhliu duhet t’i paguajė borxhet e tij, qoftė nė natyrė ose me lekė.
    Prona ėshtė e shenjtė. Askush nuk ka tė drejtė tė kėrkojė tė marrė pronėn e tjetrit. Tė gjitha sherret pėr kufijtė e pronės zgjidhen nga pleqtė, tė cilėt, nė varėsi tė rrethanave, duhet tė bėjnė betimin te guri. Kundėr vendimit tė pleqve nuk ka apelim, vendimi ka formė tė menjėhershme ekzekutive.

    Kėto ligje janė tė barabarta pėr tė gjithė, pa dallim feje. Nė qoftė se njė mysliman vret njė tė krishterė, atėherė anasjelltas atė e vret njė i krishterė. Nė qoftė se njė mysliman vret njė tė krishterė, atėherė njė i krishterė i fisit tė tė vrarit ėshtė i detyruar, si farefis i tė vrarit, qė tė vrasė myslimanin qė ka kryer vrasjen, dhe anasjelltas e njėjta gjė, nė qoftė se njė i krishterė vret njė myslyman.

    Miku ėshtė i shenjtė. Detyrimet ndaj mikut nuk duhet tė shkelen pėr asnjėfarėlloj arsye. Ai i cili plagos njė mik ose e vret atė, ėshtė i ēnderuar, fisi i tij e dėbon atė dhe askush nuk duhet tė ketė tė bėjė mė kurrė me familjen e tij. Ky turp ėshtė i pėrjetshėm, dhe as vetė gjaku nuk mund ta lajė. Ai i cili vret mikun e njė tjetri, i ka borxh kėtij 40 herė gjak, gjak, qė fisi qė ka bėrė mikpritjen, ka tė drejtė t’ia kėrkojė fisit tė atij qė i shkeli mikpritjen.
    Ai burrė qė vret njė grua, ėshtė i ēnderuar, dhe ky ēnderim bie mbi tė gjithė pjesėtarėt e familjes sė tij. Ata do tė quhen vrasės grash.

    Sikurse ēdo fis ka kryetarin e tij, kėshtu ka ēdo familje kryetarin e vet, dhe zakonisht ky ėshtė mė i moshuari. Gruaja mė e moshuar e familjes ėshtė e zonja e shtėpisė, dhe meqenėse jeta ėshtė shumė patriarkale, pjesėtarėt e familjes janė shumė kokė; ka familje qė numėrojnė 100-120 pjesėtarė. Burrat zbatojnė urdhrat e kryeplakut, dhe kėtij i rrinė nė dispozicion. Ai ka nėn kontroll gjithēka dhe tė gjithė i binden pa asnjėfarėlloj kundėrshtimi. Atė e ndjekin me bindje tė verbėr; sepse prestigji i mė tė vjetrit ėshtė i pakufizuar. E zonja e shtėpisė ushtron tė njėjtin pushtet ndaj grave dhe vajzave. Kur ndonjė pjesėtar i familjes ka ankesa pėr njė pjesėtar tjetėr, atėherė ėshtė kryeplaku i familjes qė gjykon, dėnon dhe pajton, sipas rrethanave. Tė kundėrshtosh vendimin e kryeplakut, ėshtė njė veprim qė tė ēnderon.
    Shqiptari ėshtė i pėrkorė dhe kėnaqet me njė ushqim modest. Bukė misri, djathė dhe qumėsht, kėto janė ushqimet e tij tė zakonshme. Ai pi ujė dhe nuk e pėrdor verėn e alkoolin vetėm nė porcione tė vogla. Veshja e tij ėshtė e lehtė. Tė ftohtit dhe tė nxehtin nuk e ndien fare. Lodhjet dhe mungesat i duron me njė indiferentizėm stoik. Dashuria dhe urrejtja e tij nuk njeh kufi. As gėzimin dhe as dhimbjen ai nuk mundohet t’i fshehė; qesh dhe qan me sinqeritet. Miqėsia ėshtė pėr tė e shenjtė, pėr besnikėrinė e tij ka dhėnė prova. Ai ngazėllehet shumė shpejt, ėshtė i hapur pėr tė gjitha idetė e bukura, tė mėdha, pėr tė gjitha bėmat e shkėlqyera. Ai ėshtė poet. Po, madje malėsori shqiptar, edhe kur ėshtė i dėnuar me vdekje, shkon rrugės pėr nė vendin ku do tė ekzekutohet, duke kėnduar e duke qeshur kėngėn e tij, pa pikė mendjemadhėsie, pa pikėn e dobėsisė, ndėrsa nga pas e ndjekin e ėma dhe tė afėrmit e tij, me zemėr tė thyer nga dhimbja.
    Pushka dhe jatagani janė armėt mė tė dashura tė shqiptarit, sidomos pushka, ėshtė shoku i tij, miku i tij i pandarė. Ai pėrkujdeset pėr tė dhe e do atė me shumė pėrkushtim dhe butėsi, ai betohet pėr armėt e tij, njėlloj siē betohet pėr Zotin ose pėr nderin e tij. Armėt e bukura janė krenaria e tij, janė lavdia e tij.



    ________________________________
    PASHKO VASA - E vėrteta pėr Shqipėrinė dhe shqiptarėt Pictur10
    Administratori
    Administratori
    i Forumit "Guri Bardhė"
    i Forumit

    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Scorpio
    Numri i Postimeve : 6039
    Mosha : 35
    Vendlidja : Guri Bardhė
    Vendndodhja : Larg Vendlindjes...
    Profesioni : Emigrant...
    Pikėt : 12882
    Vlersuar : 174
    Data e Regjistrimit : 27/07/2007
    Hobi : Leximi dhe thurja e vargjeve...
    Humor : Punė, punė, natė e ditė qė tė shohim pakėz dritė. Eh Naim tė ishe vetė, e ta provoje turnin e tretė.

    PASHKO VASA - E vėrteta pėr Shqipėrinė dhe shqiptarėt Empty Re: PASHKO VASA - E vėrteta pėr Shqipėrinė dhe shqiptarėt

    Mesazh nga Administratori prej Wed 26 Mar 2014, 21:11

    XI


    Deri nė vitin 1831 Shqipėria qeverisej nga krerė kombėtarė. Ēdo qytet, qė kishte njėfarė rėndėsie, kishte pashanė e tij ose beun e vet, qė pushtetin e tyre e trashėgonin nga tė parėt e tyre. Porta e Lartė e respektonte kėtė zakon dhe vetėm sa jepte pėlqimin e saj formal pėr udhėheqėsin e radhės.
    Shqipėria ishte e ndarė nė dy qeveri tė mėdha, kryeqytetet e tė cilave ishin Shkodra dhe Janina. Pashait tė Shkodrės i rrinin nė krah tė gjithė pashallarėt dhe bejlerėt e Shqipėrisė sė Sipėrme, ashtu sikurse pashait tė Janinės i rrinin nė krah tė gjithė pashallarėt dhe bejlerėt e Shqipėrisė sė Poshtme.
    Kėta dy pashallarė duhen parė, nė njėfarė mėnyre, si dy sundues feudalė, qė kishin nėn sovranitet pashallarėt, qė vinin mė poshtė dhe kryetarėt e fiseve tė tjerė, tė cilėt ua kishin pranuar epėrsinė dhe u bindeshin urdhrave tė tyre.
    Shpesh ėshtė bėrė pėrpjekje pėr tė thėnė, sikur prej kohėsh ka ekzistuar njė pėrēarje ndėrmjet toskėve dhe gegėve, njėlloj urrejtjeje e trashėguar. Nuk ekziston nė botė konstatim mė i gabuar. Nė atė kohė kur kanė lindur diskutime, mosmarrė-veshje midis tyre, kėto nuk kanė pasur tė bėjnė fare me vetėdijen e popullit, sepse kėto mosmarrėveshje kanė dalė nė dritė, pra janė shfaqur, nga rivalitetet e pashait tė Shkodrės me pashain e Janinės, tė cilat kishin si rrjedhim vetėm karakter personal, qė diktohej vetėm nga ambiciet e familjeve nė fjalė. Herė-herė njerėzit i mbėshtesnin ato, por nė thellėsi tė zemrės sė tyre ata nuk merrnin pjesė nė kėto sherre, sepse gjithmonė kur ishte fjala pėr tė luftuar pėr Perandorinė, gegėt dhe toskėt qėndronin krah pėr krah me njėri-tjetrin. Kurrė nuk ka ekzistuar konkurrencė midis tyre, pėrveē njė nxitjeje fisnike, se kush t’ia kalonte njėri-tjetrit pėr trimėri, guxim dhe besnikėri. Gegėt dhe toskėt i pėrkasin tė njėjtės familje, janė vėllezėr qė banojnė nėn tė njėjtėn ēati, qė ngrohen nė tė njėjtin zjarr.
    Deri nė periudhėn kohore tė sipėrpėrmendur, gjendja e Shqipėrisė ishte e shkėlqyer; vendi ishte i pasur, i lumtur dhe i fuqishėm, fuqia e tij ushtarake ishte e konsiderueshme. Nė njė kohė kur sunduesit e fuqishėm tė Europės nuk ishin nė gjendje tė mblidhnin nėn armė as 100.000 burra, Shqipėria ishte nė gjendje tė rreshtonte njė ushtri prej 60-80.000 vetėsh.
    Nuk ėshtė e nevojshme qė tė nxjerrim veēanėrisht nė pah se trupat e Shqipėrisė gjithmonė shkėlqenin me guximin e tyre dhe me shpirtin e tyre ushtarak, por gjithashtu edhe nėpėrmjet besnikėrisė dhe pėrkushtimit ndaj sulltanit. Pa qenė nevoja, qė tė kthehemi prapa nė kohėt e vjetra, ne i gjejmė dėshmitė nė ditėt tona: Javory Plevna dhe Shipka ofrojnė shembuj, qė flasin vetė me zė tė lartė, pėr trimėrinė e batalioneve shqiptare, dhe flasin po ashtu me zė tė lartė, pėr rezistencėn e ashpėr nė mbrojtje si dhe po aq pėr forcėn nė sulmet e tyre. Ushtarėt rusė dinė mė mirė tė tregojnė pėr kėtė dhe janė aq objektivė, sa pėr t’u dhėnė atyre nderet mė tė mėdha. Gjithashtu ushtarėt shqiptarė kanė ditur gjithmonė ta mbrojnė vendin e tyre, vetėm, pa ndihmė fare kundrejt sulmeve armike. Ata ishin qė mbrojtėn sundimin otoman nė Rumeli.
    Shqipėria i ka dhėnė Perandorisė Otomane vezirėt e mėdhenj mė tė mirė dhe gjeneralėt mė trima. Mehmet Pashė Qypriliu, Ahmet pasha, Lutfi pasha, Sinan pasha, Mustafa pashė Bajraktari, dhe sa e sa tė tjerė burra shteti e gjeneralė, meritat e tė cilėve janė tė pakufishme, kanė marrė nė periudhat mė tė vėshtira, qoftė udhėheqjen e bizneseve, qoftė komandėn e ushtrisė, dhe nėpėrmjet aftėsive tė tyre, nėpėrmjet guximit tė tyre kanė dalė fitimtarė, si ndaj armiqve tė jashtėm, po ashtu edhe ndaj pėrballimit tė vėshtirėsive tė brendshme, duke ndihmuar nė mėnyrė qė fuqia dhe pushteti i perandorisė, e cila shpeshherė pėr shkak tė administrimit tė keq, tė paaftėsisė dhe korrupsionit tė ministrave, ka qenė nė prag tė rrėnimit, tė rigjenerohet dhe tė qėndrojė nė kėmbė.
    Elementi shqiptar i ka qėndruar gjithmonė besnik parimeve tė veta. Vazhdimisht e kanė dashur shqiptarėt sovranin dhe e duan akoma. Ata e duan atdheun e tyre dhe traditat e tij me tė gjithė forcėn e shpirtit, dhe me tė gjithė energjinė e karakterit tė tyre.

    Pėr fat tė keq, njerėzit qė kanė drejtuar admini-strimin e vendit, nuk e kanė kuptuar qė gjatė ndėrrimit tė sistemit administrativ, t’i jepnin atij fuqi dhe emėr tė mirė, dhe si rrjedhim ėshtė krijuar njėlloj turbullire nė administratė dhe nė opinionin publik.
    Duke i kėmbyer Shqipėrisė sistemin e vjetėr me njė administrim tė ri, me ligje tė reja, qė as nuk ishin tė qarta dhe as nuk zbatoheshin nga kėto ndryshime pafund tė qeverive, nga eksperimentet e pėrjetshme, nga ndryshimet pa plan, nga rregulla pa pikėn e idesė, lėkundej opinioni publik i trullosur, sa andej kėndej, midis kujtimeve tė sė kaluarės, midis kėqyrjes me habi tė aktualitetit dhe pasigurisė pėr tė ardhmen.
    Nė kėtė gjendje tė mjerueshme tė situatės, ėshtė e pamundur qė populli shqiptar tė ketė besim akoma tek zyrtarėt e administratės tė dėrguar nga Kostandinopoja. Ai ėshtė i detyruar t’i shikojė ata si tė huaj, sepse ata nuk njohin as gjuhėn e popullit, as historinė e tij, as zakonet, as traditat, dhe as prirjet e tij. Nė kėto kushte jo tė favorshme, nuk ka si tė kihet mė dashuri pėr autoritetin, e duron atė si domosdoshmėri, pa u ankuar, duke menduar qė kjo ėshtė dėshira e sulltanit, personi i nderuar i tė cilit ėshtė simbol dashurie dhe respekti pėr tė gjithė. Kjo ndjenjė dridhet nė zemrat e tė gjithė shqiptarėve.

    Pėr fat tė keq, zgjedhja e pashallarėve tė dėrguar nga Konstandinopoja, pėr tė qeverisur vendin, nuk ka qenė gjithmonė njė zgjedhje personi tė pėrshtatshėm. Shumė prej tyre kanė treguar me prova qė nuk kishin asnjėfarėlloj dashurie pėr vendin, qė nuk e kuptonin fare popullin dhe nuk kishin aftėsi pėr tė pėrballuar detyrat qė kishin tė bėnin me postin e tyre. Ata nuk kanė mundur tė venė nė pėrdorim nė mėnyrė tė dobishme as pushtetin, qė e kishin nė dispozicion dhe as kanė mundur tė kuptojnė burimet ndihmėse tė vendit, tė cilat do tė duhej t’i kishin vėnė re patjetėr. Ata nuk mundėn t’i shėrbenin as interesave tė qeverisė, as mirėqenies sė vendit tė qeverisur prej tyre. Ata i kanė drejtuar shumė keq punėt.

    Kėto ishin arsyet qė gjendja e shqiptarisė nėn ndikimin e sistemit tė ri, qė u pėrpoqėn ta fusnin nė administratė, u bė gjithmonė dhe mė e keqe, sepse ky sistem ishte larg njerėzve dhe jo i plotėsuar, dhe nga ana tjetėr, sepse njerėzit, tė cilėve iu ishte ngarkuar detyra pėr ta vėnė nė jetė kėtė sistem, as vetė nuk e kishin tė qartė ose bėnin sikur nuk e kishin tė qartė. Vendosja me dhunė i njė sistemi tė paplotėsuar dhe tė papėrshtatshėm pėr nevojat e popullit, tė cilit ai do tė duhej t’i shėrbente, ka dėshtuar krejtėsisht nė rritjen e garancisė pėr njė mirėqenie mė tė mirė pėr popullin. Njerėzit filluan ta kthenin shikimin mbrapa, nė sisteme sigurisht mė primitive, mėnyra e funksionimit dhe e zbatimit tė tė cilėve, ishte gdhendur nė ndėrgjegjen e popullit nėpėr shekuj. Ėndėrrojnė tė largohen dhe tė ikin mbrapsht nga kjo kohė, nė tė cilėn makineria qeveritare e ka humbur kontrollin dhe po lėkundet, ku rrėmuja ka pėrfshirė tė gjitha degėt e administratės dhe nė kėtė mėnyrė, i ėshtė marrė fryma tė gjitha burimeve tė mirėqenies. Tregtia ėshtė e rrėnuar, asaj i mungojnė rrugėt e transportit, i mungon siguria. Bujqėsia ndodhet nė vėshtirėsi shumė tė mėdha. Industria nuk ngrihet dot sepse nuk nxitet dhe nuk mbrohet. Arsimi nuk ka ecur fare pėrpara, mungojnė shkollat. Nė kėtė mėnyrė mirėqenies sė tė kaluarės, i duhej t’i lėshonte vendin mjerimit tė sotėm. Mungesa e besimit dhe plogėshtia ia kanė marrė frymėn fare biznesit, lodhja dhe indiferentizmi nė fushėn e ndėrtimit tė shtėpive ia ka zėnė vendin zellit tė kohės sė mėparshme. Pasiguria e vjetėr, e cila zbutej nga virtytet e brendshme tė natyrės sė njeriut, nga mirėqenia dhe respekti i dinjitetit personal, ia ka lėnė vendin njė pasigurie tė pandėrgjegjshme, qė vėrtitet indiferente nėpėr kėtė jetė, pjellė e fatkeqėsisė.

    Kėto marrėdhėnie tė trishtuara, qė bien mbi shpatullat e tė gjithė popullit, rėndojnė megjithatė mė shumė mbi myslimanėt sesa mbi tė krishterėt. Shėrbimi ushtarak, i cili nė vitet e fundit u rėndua shumė, i ka dobėsuar tepėr, duke u hequr nga puna njerėzit mė tė fortė, ka kontribuar edhe mė shumė pėr shtimin e mjerimit, duke u marrė njė numri tė pamasė familjesh ata qė i ushqenin, duke i zhveshur nė kėtė mėnyrė ato nga ēdo lloj mjeti ndihmės.
    Pėrveē kėsaj Europa, qė interesohej vetėm pėr tė krishterėt, nuk pati as edhe njė fjalė ngushėllimi pėr myslimanėt. Kjo ėshtė tmerruese!

    Edhe nė qoftė se, na ėshtė dashur ta ngjyrosim kėtė tablo me bojėra tė errėta qė i nxorėm nga gjendja aktuale e popullit shqiptar, megjithatė nuk duhet harruar qė ky komb ėshtė akoma i madh, qė zemra e tij rreh akoma, dhe qė mundėsitė pėr mbijetesė, pėr rritje dhe pėr lulėzim atij nuk i mungojnė nė asnjė mėnyrė. Fatkeqėsia qė i ka rėnė popullit mbi supe, e ka dėmtuar rėndė, por nuk ka mundur ta mposhtė. Zhvillimi dhe mundėsia e ringritjes janė hėpėrhė aty, ku qeveria perandorake, qė e do vendin me gjithė shpirt, zgjat dorėn e saj pėr ndihmė, pėr ta nxjerrė atė nga gjendja e tij aktuale e trishtuar.


    ________________________________
    PASHKO VASA - E vėrteta pėr Shqipėrinė dhe shqiptarėt Pictur10
    Administratori
    Administratori
    i Forumit "Guri Bardhė"
    i Forumit

    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Scorpio
    Numri i Postimeve : 6039
    Mosha : 35
    Vendlidja : Guri Bardhė
    Vendndodhja : Larg Vendlindjes...
    Profesioni : Emigrant...
    Pikėt : 12882
    Vlersuar : 174
    Data e Regjistrimit : 27/07/2007
    Hobi : Leximi dhe thurja e vargjeve...
    Humor : Punė, punė, natė e ditė qė tė shohim pakėz dritė. Eh Naim tė ishe vetė, e ta provoje turnin e tretė.

    PASHKO VASA - E vėrteta pėr Shqipėrinė dhe shqiptarėt Empty Re: PASHKO VASA - E vėrteta pėr Shqipėrinė dhe shqiptarėt

    Mesazh nga Administratori prej Wed 26 Mar 2014, 21:12

    XII


    Vetėm armiqtė e Perandorisė Otomane ose tė tillė, qė nuk kuptojnė absolutisht asgjė fare nga njerėzit dhe gjėrat, kanė pėrhapur mendimin sikur populli shqiptar do tė shkėputet nga Porta Otomane, sikur ai po kėrkon njė kombinim, qė do ta vendoste atė nė njė pozicion qė tė qeverisej vetė nė formė tė pavarur. Asgjė nuk ėshtė mė e gabuar, asgjė nuk ėshtė mė e padrejtė.1
    Shqiptarėt, qė kanė arritur gjithmonė tė kuptojnė se si tė ruajnė pėrmes rrugės sė shekujve, ekzistencėn e tyre, gjuhėn, zakonet, tė mbajnė tė kulluar karakterin e tyre, janė tė bindur, se nė qoftė se ata do tė bien nėn sundimin e njė fuqie tjetėr,

    _____________
    Si kėtu dhe mė tej Pashko Vasa qėndron nė pikėpamjen e pėrgjithshme tė rilindėsve tanė, tė cilėt parapėlqenin qė Shqipėria tė qėndronte pėr disa kohė ende nėn Perandorinė Osmane, sepse po tė shkėputej prej saj, do tė copėtohej nga monarkitė fqinje. Copėtimi midis monarkive shoviniste do tė sillte, pėr Pashko Vasėn, vdekjen e Shqipėrisė. Prandaj, porsi dhe rilindėsit e tjerė, ai e kushtėzonte qėndrimin e mėtejshėm tė Shqipėrisė nėn sundimin e Perandorisė Osmane me krijimin e vilajetit autonom shqiptar, tė cilin e konsideronte si hallkė pėr tė fituar nė rrethana tė pėrshtatshme pavarėsinė e plotė tė atdheut. (shėn. i red.).
    kushdo qoftė ajo, kėta virtyte do tė humbisnin. Ēdo transformim, qė u sulmon atyre gjuhėn, zakonet, doket dhe kombėsinė, do tė ishte pėr shqiptarėt fatkeqėsia mė e madhe, sepse gjėja qė ata dėshirojnė mė shumė, ėshtė qė tė ngelen shqiptarė, dhe pėr kėto arsye nuk kanė si ta lėnė veten me mendjelehtėsi, tė bien nė dorė tė njė mundėsie tė tillė.
    Gjithashtu shqiptarėt e dinė qė, meqenėse ata janė tė ndarė nė tre besime, dhe qė arsimi ndodhet nė fazėn embrionale, nuk do ta kishin tė lehtė tė qeveriseshin vetė pa drejtimin e njė dore tė fortė, njė dore udhėheqėse: ata e kanė tė domosdoshme njė fuqi, qė nė varėsi tė rrethanave t’i frenojė ose t’i hedhė nė sulm, njė dorė qė t’i qetėsojė kur shpėrthejnė, ose qė t’i zgjojė nga plogėshtia.
    Nė dorė tė vetes dhe tė instinkteve tė tyre, ata do tė ofronin njė pamje sherresh, qė do tė shndėrrohej nė luftė civile: dhe ata janė shumė tė vetėdijshėm se ēdo tė thotė luftė civile!
    Pėrveē kėsaj, ata janė tė bindur, madje dhe eksperienca 500-vjeēare u ka dėshmuar, qė bashkimi i tyre i ngushtė me Perandorinė Otomane, ėshtė i vetmi shpėtim. Ky bashkim u garanton ekzistencėn e mėtejshme sipas prirjeve tė tyre, sepse ky bashkim nuk zgjat dorėn e tij pėr t’u marrė atyre idenė e kombit, gjuhėn, historitė, nuk ndryshon karakterin e popullit dhe nuk kėrcėnon ekzistencėn e tij, nė lidhje me racėn dhe kombėsinė.
    Kėto ide, ose qė tė flasim me gjuhėn e politikės, kėto spekulime e kanė lidhur racėn shqiptare nė mėnyrė tė pandashme me fatin e Perandorisė; kėto ide dhe ky shpirt janė akoma njėlloj tė fuqishme si nė kohėt e para. Kėto ide janė njė rrjedhim logjik i situatės. Ashtu sikurse Shqipėria nuk mund tė jetojė, veēse nėn njė sundim qė respekton ekzistencėn e saj, traditat, legjendat, kombėsinė, po ashtu nga ana tjetėr, Perandoria Otomane i ka pėrmbushur deri tani tė gjitha kushtet. Duke mos marrė parasysh anomalinė e pabesueshme dhe tė paimagjinueshme, qė do tė shkaktohej, kur flitet pėr shkėputjen e shqiptarėve myslimanė dhe shkėputjen e tyre nga Kalifati, tė cilin ata e nderojnė dhe e respektojnė si njė dogmė fetare, nė tė gjitha rrethanat e tjera luftojnė duke dalė fitimtarė, sikurse ia kemi paraqitur lexuesit tonė deri tani, kundėr njė ideje tė tillė, fajtor pėr tė cilėn ata bėjnė injorancėn e atyre njerėzve qė nėpėrmjet fyerjeve tė pabesa, dhe banaliteteve retorike, pėrpiqen tė manipulojnė opinionin publik pėr t‘ia ndryshuar atij mendimin nė favor tė tyre, pėr tė ngjallur mosbesim te qeveria perandorake.

    Zhvillimet e ngjarjeve nė Bullgari nuk vėrtetojnė asgjė; nga ato nuk mund tė nxirren tė njėjtat konkluzione pėr tė arritur nė pėrfundimin qė edhe nė Shqipėri mund tė ndodhte njė gjė e ngjashme. Myslimanėt dhe tė krishterėt e Bullgarisė e ndienin veten prej kohėsh qė s‘mbahen mend, si tė huaj ndaj njėri-tjetrit, njė ndjenjė qė u shndėrrua nė urrejtje dhe qė tė dy kėto elemente i ēoi nė njė ndarje tė plotė midis tyre. Fara e njė ndarjeje tė tillė qė shpuri nė pėrfundimin e trishtuar, kishte kohė qė ekzistonte. Kėshtu shpjegohet qė arsyeja pėr njė shpėrthim, jo vetėm qė ishte e mundur, por mė tepėr akoma, ishte e pamėnjanueshme, sepse pėr fat tė keq nuk ishte bėrė asgjė pėr ta shmangur atė. Ky kombinacion bėri punėn e tij dhe burrat e shtetit e lanė veten qė t’i merrte kjo rrymė me vete.

    Por pėr Shqipėrinė janė punėt krejt ndryshe. Myslimanėt e Shqipėrisė janė shqiptarė sikurse edhe tė krishterėt; ata flasin tė njėjtėn gjuhė, kanė tė njėjtat zakone, ndjekin tė njėjtat tradita, kanė tė njėjtat doke; ata dhe tė krishterėt nuk e kanė urryer kurrė njėri-tjetrin, midis tyre nuk sundon ndonjė urrejtje qindravjeēare. Ndryshimi i fesė nuk ka qenė kurrė motiv pėr ndarje; myslimanėt dhe tė krishterėt kanė jetuar gjithnjė nė tė njėjtin nivel, me ca pėrjashtime tė pakta, duke gėzuar tė njėjtat tė drejta dhe duke pėrmbushur tė njėjtat detyrime. Nė kėto rrethana kushtet nuk janė nė asnjė mėnyrė tė njėjta si ato atje, dhe ėshtė ēmenduri, tė bėsh krahasime tė tilla ose tė duash tė konstatosh njė rast precendeti.
    Gjithēka ēfarė kemi thėnė vėrteton qė ėshtė e domosdoshme, dhe e pamėnjanueshme, qė tė miratohet pėr shqiptarėt njė riorganizim i fortė, kompakt dhe homogjen, i cili tė jetė nė harmoni me nevojat dhe karakterin e popullit, dhe gjithashtu, po aq e nevojshme ėshtė qė, nėpėrmjet reformave radikale, t’i krijohen mundėsi vendit pėr tė shpalosur dhe zhvilluar inteligjencėn, pasuritė dhe fuqinė e tij ushtarake.
    Meqenėse jemi tė detyruar tė pranojmė, qė e mira e Perandorisė ėshtė kusht pėr ekzistencėn dhe mirėqenien e shqiptarėve, nga kjo rrjedh qė zhvillimi i Shqipėrisė jo vetėm qė nuk i bėhet pengesė interesave tė qeverisė perandorake, por pėrkundrazi, zhvillimi i Shqipėrisė do tė ishte njė element i ri i fuqizimit, garanci pėr rregullin dhe njė kompensim pėr humbjet, me tė cilat Europa nė luftėrat e fundit e ka dobėsuar Perandorinė.
    Nuk ka nevojė pėr tė harxhuar shumė fantazi, pėr tė kuptuar se ēfarė rėndėsie tė jashtėzakonshme, madje se ēfarė domosdoshmėrie duhet tė ketė pėr Perandorinė serioziteti i kėsaj ēėshtjeje. Nuk ka nevojė pėr prova tė tjera pėr tė thėnė qė qeveria perandorake nuk do tė bėnte dot gjė mė tė mirė, sesa qė t’i vendosė interesat e saj tė vėrteta nė harmoni me dėshirat dhe kėrkesat e popullit shqiptar. Nga kjo ajo mundet vetėm tė fitojė, dhe nuk ka asgjė se ēfarė tė humbasė.


    ________________________________
    PASHKO VASA - E vėrteta pėr Shqipėrinė dhe shqiptarėt Pictur10
    Administratori
    Administratori
    i Forumit "Guri Bardhė"
    i Forumit

    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Scorpio
    Numri i Postimeve : 6039
    Mosha : 35
    Vendlidja : Guri Bardhė
    Vendndodhja : Larg Vendlindjes...
    Profesioni : Emigrant...
    Pikėt : 12882
    Vlersuar : 174
    Data e Regjistrimit : 27/07/2007
    Hobi : Leximi dhe thurja e vargjeve...
    Humor : Punė, punė, natė e ditė qė tė shohim pakėz dritė. Eh Naim tė ishe vetė, e ta provoje turnin e tretė.

    PASHKO VASA - E vėrteta pėr Shqipėrinė dhe shqiptarėt Empty Re: PASHKO VASA - E vėrteta pėr Shqipėrinė dhe shqiptarėt

    Mesazh nga Administratori prej Wed 26 Mar 2014, 21:12

    XIII


    Tani ne na shtrohet pyetja: Cili do tė ishte organizimi, qė do t’i duhej patjetėr Shqipėrisė pėr tė arritur njė stad tė tillė ku do tė zhvilloheshin burimet e saj vendore qė ajo tė lulėzonte? Janė bėrė pėrpjekje edhe mė pėrpara pėr t’i dhėnė pėrgjigje kėsaj pyetjeje, por deri mė sot janė dhėnė vetėm pėrgjigje jo shumė tė arrira. Pėr ē’arsye?
    Ka kaluar shumė kohė kur Xhiboni shkroi qė: “Brendėsia e Shqipėrisė ėshtė mė pak e njohur se brendėsia e Afrikės.” Ėshtė kjo fjali ndoshta njė paradoks? Pėrkundrazi, kur shikojmė sot se si flitet dhe mendohet pėr vendin tonė, jemi tė detyruar tė besojmė qė Xhiboni kishte tė drejtė dhe qė gjendja nuk ka ndryshuar aspak. Shqipėrinė nuk e njohin, prandaj edhe nuk ka qenė e mundur t’i jepet njė organizim pėrkatės praktik, qė do tė ishte i dobishėm si pėr qeverinė perandorake, ashtu edhe pėr popullin. Nė vend qė Shqipėria tė studiohet si njė e tėrė, ngecet gjithmonė nė hollėsi tė ndryshme pėr ēėshtje anėsore. Njerėzit qė janė marrė me kėto ēėshtje, nuk e njihnin gjuhėn, karakterin e vėrtetė, traditat e popullit, dhe si rrjedhim ishin tė varur nga informacionet e njerėzve injorantė ose jokompetentė. Akoma mė pak ishin kėta lloj njerėzish nė gjendje qė tė analizonin dėshirat e banorėve tė saj, burimet natyrore tė tokės dhe situatėn aktuale shumė tė favorshme. Kėshtu qė, nuk ėshtė pėr t’u habitur, nė qoftė se vendi ndodhet nė njė gjendje nevoje, tė padepėrtueshme, tė rrėmujės sė administrimit, tė mjerimit dhe demoralizimit.

    Qėllimi i vetėm gjatė krijimit tė vilajeteve, ishte pėr tė bashkuar sa mė shumė fshatra dhe qytete me njėri-tjetrin pėr tė krijuar grupe popullsie tė madha, por, pa i vėnė rėndėsi fare homogjenitetit tė kėtyre grupeve, as ndryshimit tė racave, gjuhėve, zakoneve dhe dokeve tė atyre njerėzve qė bėnin pjesė aty. Ata qė krejt natyrshėm bėnin pjesė bashkė u ndanė dhe, anasjelltas, janė bashkuar ata, qė nuk i pėrkisnin njėri-tjetrit dhe, si rezultat, vazhduan pėrjetėsisht nėpėrmjet grindjeve, tė neutralizojnė reciprokisht forcat e tyre dhe, si rrjedhim, njėkohėsisht ngeli djerrė ēdo lloj veprimtarie qeveritare dhe, nė kėtė mėnyrė, u frenua zhvillimi i burimeve tė vendit.
    Gjithashtu sipas kėsaj logjike edhe Shqipėria ėshtė ndarė nė tri Vilajete: Shkodra, Janina dhe Manastiri. Tani sė fundi ėshtė ndėrmarrė edhe njė lloj i ri ndarjeje, u krijua vilajeti i Kosovės, i pėrbėrė nga sanxhaqet: Prishtinė, Novi-Pazar, Prizren, Shkup, Dibėr, Nish dhe Sharkoi. Manastiri iu bashkėngjit Selanikut pa asnjėfarėlloj arėsye tė dukshme. Vilajeti i Janinės u formua tani nga sanxhaqet e Janinės, Prevezės, Gjirokastrės, Beratit dhe Larisės. Nė kėtė mėnyrė, Nishi dhe Sharkoi, qė janė tė banuar nga njė shumicė bullgare, dhe Novi-Pazari, qė vazhdimisht ka qenė pjesė e Bosnjės, janė lidhur me njė provincė tė Shqipėrisė sė Sipėrme, po ashtu ėshtė bashkuar edhe Larisa, njė vend i Tesalisė me Shqipėrinė e Poshtme.
    Sipas pikėpamjes sonė, ndarja e Shqipėrisė nė tri Vilajete do tė kishte mjaftuar pėr ta bėrė tė pamundur efektshmėrinė e njė administrimi homogjen.
    Aksioma e lashtė, shprehja e vjetėr: “divide et impera!” ka mbijetuar, por sot orientimi i kohės shkon drejt bashkimit dhe ēdo pėrpjekje pėr ndarje do tė bėjė qė rezultantja e forcave tė mos shndėrrohet nė energji mė tė madhe pozitive, por nė fuqi asgjėsuese. Ne nuk e kemi tė nevojshme qė tė theksojmė nė mėnyrė tė veēantė qė ky rezultat i fundit, qė ėshtė arritur; ėshtė i qartė dhe i kuptueshėm pėr ēdo njeri, qė do tė shikojė.

    Njė eksperiencė e trishtuar dhe e gjatė na mėson, qė qysh se Shqipėrisė iu mor forma e saj e vjetėr e administrimit, qė kur qeveriset nė tri provinca nga njerėz qė nuk e njohin vendin, gjuhėn dhe zakonet e popullit, qė atėherė ajo ka humbur shumė nga shkėlqimi i saj, nga forca, nga pasuria dhe nga mirėqenia. Ligjet e Tanzimatit dhe reformat, pėr tė cilat u bėnė shumė pėrpjekje pėr t’i futur nė kėtė vend, nuk kanė mundur tė zėnė rrėnjė atje, sepse vazhdimisht veprimtaria e njė guvernatori rrėnohej nga veprimtaria e atij qė vinte pėr ta zėvendėsuar atė. Disa ishin reaksionarė, qė shikonin tė mirėn vetėm tek e kaluara, tė tjerėt hidheshin pėrpara pėr tė futur gjėra tė reja, tė cilat populli nuk i kuptonte.

    Tė drejtat dhe privilegjet e banorėve tė malėsisė qėndrojnė nė kontradiktė me mėnyrėn e administrimit, qė duket e pėrshtatshme, pėr banorėt e ultėsirės. Vendet fqinje, Serbia dhe Mali i Zi, u kursyen nga kėto reforma, nė njė kohė kur tė tjerėt iu nėnshtruan tė njėjtės mėnyrė imponimi. Kėshtu qė kudo kishte mungesė bashkėrenditjeje, mungesė njėtrajtshmėrie, mungesė barazie tė drejtėsisė, nė vend tė tyre shohim rrėmujė dhe korrupsion nė tė gjitha degėt e autoritetit publik. Le tė pėrmendim edhe pajisjen e detyruar tė bezdisshme me pasaporta, pėr tė kaluar nga njė vilajet nė tjetrin, qė nuk do tė thoshte gjė tjetėr, veēse qė njerėzit e njė qyteti tė Shqipėrisė janė si tė huaj nė njė qytet tjetėr shqiptar dhe, pėr tė krijuar njė tablo mė tė qartė tė absurditetit tė sistemit, duhet tė shtojmė qė u futėn edhe njė numėr i madh taksash, taksa doganash, dhe taksa tė tjera, tė cilat, pa i sjellė asnjė pėrfitim fare qeverisė perandorake, zgjonin vetėm pėrshtypjen, sikur donin tė arrinin patjetėr ndarjen, madje donin patjetėr tė krijonin njė pabarazi artificiale tė drejtash midis njerėzve tė tė njėjtit vend dhe midis njerėzve tė sė njėjtės racė.
    Kjo paaftėsi dhe gjendje e pakėnaqshme vazhdoi gjatė gjithė kohės qė Shqipėria, e ndarė nė tri pjesė, qeverisej nga tri administrata tė ndryshme. Dyzet vjet rrėnim dhe eksperimente tė kota dėshmojnė qė kundėr pikėpamjes sonė, tė mbėshtetur nė eksperiencė dhe e bazuar mbi fakte, nuk kanė ēfarė lufte t’i bėjnė fjalėt dhe hipotezat.
    Ēdo pėrpjekje e re qė ēon drejt ndarjes, vetėm sa do tė keqėsonte mė shumė situatėn, do ta shtonte demoralizimin dhe do ta priste edhe nervin e fundit tė jetės sė vendit.
    Prandaj ėshtė nė interesin tonė tė pėrbashkėt qė e gjithė Shqipėria tė bashkohet nė njė vilajettė vetėm, t’i jepet asaj njė administrim i thjeshtė, kompakt dhe i fortė, tė integrohen nė administrimin e saj elementet e vendit, dhe kėshtu, tė themelojmė nėn skeptrin e S.M. Sulltanit, njė epokė tė re tė bashkimit, tė mirėkuptimit, dhe tė vėllazėrimit pėr tė gjitha fetė.
    Njė harmoni e tillė, e tė gjithė nėnshtetasve, ėshtė bazė pėr forcėn dhe fuqinė e njė vendi, ofron garanci pėr pėrparim, mirėqenie dhe madhėshti; ndarja, copėtimi sjellin dobėsi, mjerim, rėnie.

    Nė qoftė se do t’i jepet Shqipėrisė njė administrim i njėtrajtshėm, nė qoftė se do t’u jepen shqiptarėve tė njėjtat ligje, ligje tė cilat tė zbatohen njėlloj pėr tė gjithė, atėherė nė kėtė mėnyrė do tė ringjallet guximi nė zemrėn e popullit; rezultati i parė do tė jetė rivendosja e sigurisė publike, respekti ndaj autoriteteve nė fuqi dhe besimi nė tė ardhmen.
    E fuqizuar nga kėto tre kushte tė mirėqenies, nuk do tė vonojė zgjerimi i zhvillimit tė mėtejshėm tė bujqėsisė, do tė eci pėrpara blegtoria, burimi kryesor i pasurisė sė vendit tonė, tregtia do tė lulėzojė akoma mė fuqishėm, industrisė do t’i hapen burime tė tjera tė reja, arsimi do tė shtrihet kudo dhe pas tyre do tė vijė shpura e zhvillimeve tė civilizimit dhe, nga kėto tė gjitha sė bashku, pasuri dhe mirėqenie pėr tė gjithė.
    Dhe nė qoftė se Porta e Lartė, duke e ditur mirė karakterin luftarak tė shqiptarėve, do t’i jepte atyre njė organizim ushtarak tė ngjashėm me atė tė Zvicrės, atėherė Shqipėria do tė ishte nė gjendje ta furnizonte atė nė 6-8 vjet me 200 batalione, me trupa tė organizuara mirė, tė stėrvitura, tė disiplinuara, tė bindura dhe trimash, tė cilėt do tė jepnin jetėn njė nga njė pėr tė drejtat dhe interesat e Perandorisė, nė shenjė besnikėrie tė patundur, devotshmėrie tė palėkundur dhe shenjė mbėshtetjeje dhe bindjeje ndaj personit tė madhėrishėm tė sovranit tė saj.


    ________________________________
    PASHKO VASA - E vėrteta pėr Shqipėrinė dhe shqiptarėt Pictur10
    Administratori
    Administratori
    i Forumit "Guri Bardhė"
    i Forumit

    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Scorpio
    Numri i Postimeve : 6039
    Mosha : 35
    Vendlidja : Guri Bardhė
    Vendndodhja : Larg Vendlindjes...
    Profesioni : Emigrant...
    Pikėt : 12882
    Vlersuar : 174
    Data e Regjistrimit : 27/07/2007
    Hobi : Leximi dhe thurja e vargjeve...
    Humor : Punė, punė, natė e ditė qė tė shohim pakėz dritė. Eh Naim tė ishe vetė, e ta provoje turnin e tretė.

    PASHKO VASA - E vėrteta pėr Shqipėrinė dhe shqiptarėt Empty Re: PASHKO VASA - E vėrteta pėr Shqipėrinė dhe shqiptarėt

    Mesazh nga Administratori prej Wed 26 Mar 2014, 21:13

    XV


    Ne kemi arritur nė fund tė punės sonė. Sido qė tė ketė qenė, e mirė ose e keqe, ne jemi munduar tė japim maksimumin tonė pėr shkak tė bindjes sė plotė dhe tė ndjenjės sė detyrės.
    Njė gjė marrim ne pėrsipėr: qė gjithēka sa kemi sqaruar nė lidhje me historinė, ėshtė e bazuar mbi logjikėn e fakteve. Sikurse ėshtė e vėrtetė qė ne jemi pjesėtar tė popullit tė shqiptarėve, po ashtu mbajmė, nė thellėsi tė shpirtit tonė, bindjen pėr tė vėrtetėn e asaj qė kemi thėnė, sepse nė brendėsinė tonė ne besojmė se kemi pėrmbushur njė detyrim, duke deklaruar bindjet tona publikisht. Qėllimi ynė ishte pėr tė pėrhapur njohuri nė lidhje me popullin shqiptar, duke treguar se nga e ka prejardhjen ai, dhe se ēfarė fazash ka pėrshkuar gjatė ndėrrimit tė shekujve pėr tė ardhur nė ditėt tona.
    Ne e kemi pėrshkruar atė ashtu siē ėshtė, me karakteristikat e tij tė mira, me tė metat, me nevojat dhe me shpresat e tij.

    Jemi munduar t’ia sjellim edhe njė herė para syve bashkėkohėsve tanė popullin e harruar; jemi pėrpjekur ta mbrojmė nga ofenduesit e tij popullin e fyer pėr vdekje, jemi pėrpjekur qė t’i japim atij drejtėsi.
    Dhe natyrisht, dashuria jonė ndaj atdheut ėshtė pėr ne po aq pak njė krim, sa ē‘ėshtė edhe pėr tė tjerėt. Ne e patėm guximin pėr tė thėnė mendimin tonė, zemrat tona po digjen nga dėshira pėr ta parė atdheun tonė tė madh dhe tė lumtur; ne kemi dėshirėn e zjarrtė qė atdheu ynė tė mos jetė mė i detyruar qė tė skuqet nė prani tė kombeve tė tjera tė qytetėruara dhe tė palodhura.
    Ne e thamė nė fjalėt tona tė para, se puna jonė as nuk ėshtė e plotė dhe as nuk ėshtė pa gabime. Ėshtė njė studim i shpejtė, njė skicė e thjeshtė, njė studim, qė mezi pret shpalosjen e mėtejshme. Vetėm Zoti e di, nėse do t’i kthehemi ndonjėherė pėrsėri kėtyre shkrimeve. Por nė qoftė se do tė merren me to njerėz tė tjerė, mė tė zotė dhe mė tė ditur se ne, ata do tė jenė tė shoqėruar nė punėn e tyre nga bekimet tona mė tė zjarrta. Ēdo pėrpjekje pėr tė ngritur nė kėmbė njė popull tė gjunjėzuar pėrtokė ėshtė njė pėrpjekje fisnike.
    Ne nuk jemi tė veēantė. E dashurojmė vėrtet vendin tonė, por akoma mė shumė dashurojmė tė vėrtetėn dhe drejtėsinė. Nė qoftė se ne jemi gabuar, atėherė na i tregoni gabimet tona, ne do t’i pėrmirėsojmė ato. Nė qoftė se pikėpamjet tona nuk ju duken tė bazuara, atėherė na e tregoni kėtė dhe ne nuk do tė ngurrojmė as edhe pėr njė ēast, pėr t’i pranuar gabimet tona; errare humanuni est1.
    Njė turp i rremė nuk do tė na detyrojė ne kurrė
    _________
    1. Tė gabosh ėshtė njerėzore..
    pėr tė mbėshtetur parime tė rreme; sepse ashtu siē kemi guxim pėr tė thėnė mendimin tonė, po ashtu kemi po aq guxim sa tė pranojmė menjėherė gabueshmėrinė tonė gabimet tona, sapo t’i kemi kuptuar ato. Njė pohim i tillė nuk na ē’nderon ne aspak.
    Edhe Greqisė nuk i hymė nė hak, megjithėse nuk kishte nevojė pėr ndihmėn tonė pėr tė nxjerrė nė dritė madhėshtinė e saj tė kaluar, qė pėrbėn sot objekt adhurimi pėr tė gjithė botėn. Ne e pranojmė atė qė tė mbajė titullin e nėnės sė tė gjithė qytetėri-meve, pėrkulemi pėrpara gjenialitetit tė saj tė papėrsėritshėm. Asnjė njeri nuk duhet dhe nuk mundet tė mos shikojė atė pėr tė cilėn njerėzimi, shkencat dhe artet, duhet t’i jenė mirėnjohės racės greke, njė race, fama e tė cilės ka mbuluar botėn.

    Por ky adhurim i sinqertė ndaj Greqisė nuk mund tė na e mbysė ne dashurinė qė kemi pėr Shqipėrinė. Shqipėria ėshtė atdheu ynė dhe ne e duam atė tė lumtur, e dėshirojmė ta shohim atė tė bashkuar nėn skeptrin e lavdishėm tė S.M Sulltanit. Po, ėshtė e vėrtetė, ne do tė preferonim madje mė mirė ta qanim Shqipėrinė si tė vdekur, sesa ta shihnim tė copėtuar midis fqinjėve tė saj.
    Nuk duam qė populli shqiptar tė humbasė tipin e tij karakteristik, zakonet, legjendat dhe gjuhėn e vet. Kėto janė tė vetmet pasuri qė na kanė lėnė trashėgim tė parėt tanė. Ne duam t’i mbajmė ato tė shenjta.
    Nė qoftė se kjo dėshirė ėshtė e padrejtė, atėherė na e vėrtetoni.





    ________________________________
    PASHKO VASA - E vėrteta pėr Shqipėrinė dhe shqiptarėt Pictur10
    Administratori
    Administratori
    i Forumit "Guri Bardhė"
    i Forumit

    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Scorpio
    Numri i Postimeve : 6039
    Mosha : 35
    Vendlidja : Guri Bardhė
    Vendndodhja : Larg Vendlindjes...
    Profesioni : Emigrant...
    Pikėt : 12882
    Vlersuar : 174
    Data e Regjistrimit : 27/07/2007
    Hobi : Leximi dhe thurja e vargjeve...
    Humor : Punė, punė, natė e ditė qė tė shohim pakėz dritė. Eh Naim tė ishe vetė, e ta provoje turnin e tretė.

    PASHKO VASA - E vėrteta pėr Shqipėrinė dhe shqiptarėt Empty Re: PASHKO VASA - E vėrteta pėr Shqipėrinė dhe shqiptarėt

    Mesazh nga Administratori prej Wed 26 Mar 2014, 21:14

    Mori Shqypni, e mjera Shqypni!1


    M ori Shqypni, e mjera Shqypni,
    kush tė ka qitun me krye n’hi?
    Ti mė ke pas ken nji zonj’ e randė,
    burrat e dheut tė queshin nanė,
    ke pas shumė t’mira, shumė begati,
    me vashza t’bukura, me djelm t’ri;
    gja e dhen shumė, ara e bashtina,
    me armė t’ bardha, me pushkė latina;
    me burra trima, me gra tė dlira;
    ti ndėr gjithė shoqe ke pas ken m’ e mira!
    Kur kriste pushka, si me shkrepet moti,
    zogu i Shqyptarit gjithmon i zoti
    ka pas ken pėr luftė, e nė luftė ka dekun
    edhe dhuni mprapa kurrė nukė ka hekun!
    Kur ka pas lidh besė burr’ i Shqypnisė,
    i ka pas shti dridhėn gjithė Rumelisė;
    nė lufta t’rrepta gjithkund ka ra,
    me faqe t’bardh gjithmon ashtė nda!
    Por sot, Shqypni, pa mė thuej, si je?
    Por si lis i naltė, i rrėzuem pėrdhé;
    shkon bota sipri, me kamb tė shklet,
    e nji fjalė t’amel kurrkush s’tė flet!
    Si mal me borė, si fushė me lule,
    ke pas ken veshun, sot je ndėr cerule!
    Nuk tė ka metun as emėn as besė,
    vet i ke prishun, pėr faqe tė zezė!
    Shqyptarė! Me vllazėn jeni tue vram,
    dhe mė njiqind ēeta jeni shpėrndamė;
    sa thonė kemi fe, sa thonė kemi din,
    njeni thotė jam turk, tjetri jam latin,
    do quhen grek, shqeh disa tjerė,
    por jeni vllazėn gjithė, mor tė mjerė!
    priftnit e hoxhėt, ju kanė hutue,
    pėr me ju damun, me ju vorfėnue;
    vjen njeri i huej, ju rri nė votėr,
    me ju turpnue, me grue, me motėr;
    edhe pėr sa para qė do tė fitoni,
    besėn e t’parėve t’gjith e harroni,
    bahni robt’ e njeriut t’huej,
    qė nuk ka gjuhėn, as gjakun tuej!
    Qani ju shpata, qani dyfeqe,
    se u zu Shqypnia, por si zog ndėr leqe!
    Tė qajnė trimnia bashkė me ne,
    se ra Shqypnia me faqe n’dhé!
    e s’i ka metun as buk, as mish,
    as zjarrm nė votėr, as drit, as pish,
    as gjak ndė faqe, as nder ndėr shokė,
    por ėsht gremisun e bamun trokė!
    mblidhniu, ju vashėza mblidhniu, ju gra,
    me ata sy tė bukur qė dini me qa,
    e tė vajtojmė Shqypnin’ e mjerė
    qė ka met shkret pa emėn e pa nder;
    ka met e vejė, si grue pa burrė,
    ka met si nanė qė s’ka pas djelm kurrė.
    Kuj i ban zemra me e lan’ me dek
    kėt farė trimneshe, qi sot asht mek?
    kėt nanė tė dashtun a do e lam,
    qė njeri i huej ta shklas me kam?
    Nukė, nukė, kėtė marre kurrkush s’e do,
    kėt faqe t’zezė gjithkush e dro;
    para se tė hupet kėshtu Shqypnia,
    me pushk nė dorė le t’desė trimnia.
    Ēoniu, o shqyptarė, prej gjumit ēoniu,
    tė gjithė si vllazėn nė nji besė shtrėngoniu,
    edhe mos shikoni kisha e xhamia,
    feja e Shqyptarit asht Shqyptaria.
    Qysh prej Tivarit deri nė Prevezė,
    gjithkund lėshon dielli vap’ e rezė,
    ashtė toka jonė, tė parėt na e kanė lan,
    kush mos na e prek, se desim, t’tanė,
    tė desim si burrat qė diqne motit,
    e tė mos marohna pėrpara Zotit.

    _______________
    1. Poezia ėshtė dhėnė sipas dorėshkrimit tė Pashko Vasės tė shkruar me alfabetin e “Shoqėrisė sė Shkronjave” tė Stambollit, tė cilėn Thimi Mitkoja, me datė 1 maj 1885, bashkė me njė letėr dhe materiale tė tjera, ia dėrgon De Radės. Kėto dorėshkrime bashkė me poezinė “Mori Shqypni, e mjera Shqypni” ndodhen tė fotokopjuara nė arkivin e Institutit tė Gjuhėsisė dhe Letėrsisė nė Tiranė. (Shėn. i red.)



    ________________________________
    PASHKO VASA - E vėrteta pėr Shqipėrinė dhe shqiptarėt Pictur10
    Administratori
    Administratori
    i Forumit "Guri Bardhė"
    i Forumit

    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Scorpio
    Numri i Postimeve : 6039
    Mosha : 35
    Vendlidja : Guri Bardhė
    Vendndodhja : Larg Vendlindjes...
    Profesioni : Emigrant...
    Pikėt : 12882
    Vlersuar : 174
    Data e Regjistrimit : 27/07/2007
    Hobi : Leximi dhe thurja e vargjeve...
    Humor : Punė, punė, natė e ditė qė tė shohim pakėz dritė. Eh Naim tė ishe vetė, e ta provoje turnin e tretė.

    PASHKO VASA - E vėrteta pėr Shqipėrinė dhe shqiptarėt Empty Re: PASHKO VASA - E vėrteta pėr Shqipėrinė dhe shqiptarėt

    Mesazh nga Administratori prej Wed 26 Mar 2014, 21:16

    Gjuha shqype1


    Porsi kanga e zogut t’veres,
    Qi vallzon n’blerim tė Prillit;
    Porsi i ambli flladi i eres,
    Qi lmon gjit e drandofillit;
    Porsi vala e bregut t’detit,
    Porsi gjāma e rrfčs zhgjetare,
    Porsi ushtima e njij termetit,
    Njashtu ā’ gjuha e jonė shqyptare.
    Ah! po; ā’ e āmbėl fjala e sajė,
    Porsi gjumi m’nji kerthi,
    Porsi drita plot uzdajė,
    Porsi gazi i pamashtrķ;
    Edhč ndihet tue kumbue,
    Porsi fleta e Kerubimit,
    Ka’i bjen qiellvet tue fluturue
    N’t’zjarrtat valle t’ameshimit.
    Prį, mallkue njai bir Shqyptari,
    Qi kėtė gjuhė tė Perėndķs’,
    Trashigim, qi na la i Pari,
    Trashigim s’ia lźn ai fmķs;
    Edhč atij iu thaftė, po, goja,
    Qė pėrbuzė ketė gjuhė hyjnore;
    Qi n’gjuhė t’huej, kśr s’āsht nevoja,
    Flet e t’veten e lźn mbas dore.
    Nė gjuhė shqype nanat tona
    Shi prej djepit na kanė thānun,
    Se āsht nji Zot, qi do ta dona;
    njatė, qi jetėn na ka dhānun;
    edhe shqyp na thānė se Zoti
    Pėr shqyptarė Shqypninė e fali,
    Se sa t’enden stina e moti,
    Do ta gzojn k’ta djalė mbas djali.
    Shqyp na vete, po pik’ mā para,
    N’agim t’jetės kur kemi shkue,
    Tue ndjekė flutra nėpėr ara,
    Shqyp mā s’pari kemi kndue:
    Kemi kndue, po armėt besnike,
    Qi flakue kanė n’dorė t’shqyptarėvet,
    Kah kanė dekė k’ta pėr dhé t’Parvet.
    Nė kėtė gjuhė edhe njai Leka,
    Qi’i rruzllim mbretnin s’i a, xśni,
    Nė kėtė gjuhė edhe Kastriota
    U pat folė njatyne ushtrive,
    Qi sa t’drisė e diellit rrota,
    Kanė me kenė ndera e trimnive.
    Pra, shqyptarė ēdo fčs qi t’jini,
    Gegė e toskė, malci e qyteta,
    Gjuhėn t’uej kurr mos ta lini,
    Mos ta lini sa t’jetė jeta,
    Por pėr té gjithmonė punoni;
    Pse, sa t’mbani gjuhėn t’uej,
    Fisi juej, vendi e zakoni
    Kanė me u mbajtė larg kambės s’huej,
    N’per gjuhė shqype bota mbarė
    Ka me ju njohtė se ē’fis ju kini,
    Ka me ju njohtė pėr shqyptarė;
    Trimi n’za, sikurse jini.
    Prandaj, pra, n’e doni fisin,
    Mali, bregu edhe Malcija
    Prej njaj goje sod t’brohrisim:
    Me gjuhė t’veten rrnoftė Shqypnia!

    At Gjergj Fishta



    ____________
    1. Vjersha “Gjuha shqype” e At Gjergj Fishtės plotėson mesazhin e Pashko Vasės pėr shqiptarėt.


    Shtėpia botuese Naim Frashėri, Tiranė 1988

    Rilindja, Prishtinė 1989


    ________________________________
    PASHKO VASA - E vėrteta pėr Shqipėrinė dhe shqiptarėt Pictur10

    Sponsored content

    PASHKO VASA - E vėrteta pėr Shqipėrinė dhe shqiptarėt Empty Re: PASHKO VASA - E vėrteta pėr Shqipėrinė dhe shqiptarėt

    Mesazh nga Sponsored content


      Ora ėshtė Mon 14 Oct 2019, 17:03