Forumi Guri Bardhė

Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne kete faqe,
mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar falas ne faqe.

Regjistrimi zgjat vetem pak sekonda...

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe vute ne dispozicion
per te n'a vizituar ne faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Bordi Drejtues i Forumit Guri Bardhe.
Forumi Guri Bardhė

    Saimir Murati - KĖNGĖN E QYQES, DĖGJOJ NGA LARG ...! (Vėllim poetik)

    Administratori
    Administratori
    i Forumit "Guri Bardhė"
    i Forumit

    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Scorpio
    Numri i Postimeve : 6039
    Mosha : 35
    Vendlidja : Guri Bardhė
    Vendndodhja : Larg Vendlindjes...
    Profesioni : Emigrant...
    Pikėt : 12882
    Vlersuar : 174
    Data e Regjistrimit : 27/07/2007
    Hobi : Leximi dhe thurja e vargjeve...
    Humor : Punė, punė, natė e ditė qė tė shohim pakėz dritė. Eh Naim tė ishe vetė, e ta provoje turnin e tretė.

    Saimir Murati - KĖNGĖN E QYQES, DĖGJOJ NGA LARG ...! (Vėllim poetik) Empty Saimir Murati - KĖNGĖN E QYQES, DĖGJOJ NGA LARG ...! (Vėllim poetik)

    Mesazh nga Administratori prej Wed 19 Dec 2012, 00:01

    SAIMIR MURATI

    KĖNGĖN E QYQES, DĖGJOJ NGA LARG ...!


    Poezi



    Saimir Murati - KĖNGĖN E QYQES, DĖGJOJ NGA LARG ...! (Vėllim poetik) Kengen11





    Redaktor:

    Fatime Kulli




    Recension:


    “KĖNGĖN E QYQES, DĖGJOJ NGA LARG”, VAJI I RILINDĖSIT MODERN

    Fatime Kulli

    Saimir Murati prej vitit 2003 kur u “vetė-mėrgua”, vuan ende shqetėsimin pėr identitet e barazi nė botėn e qytetėruar, mes tė barabartėve, status, tė cilin ende nuk e ka.

    Qė nga titulli i vėllimit me poezi “Kėngėn e qyqes dėgjoj nga larg ...!”,
    autori ndėrton Unin e poetit tė dhimbjes, duke na rrėfyer plagėn e hidhur tė emigracionit shqiptar, me emėrtimin e hershėm: kurbetēinj!
    Ai, nuk konstaton, ai ndjen ēdo shkronjė, ēdo varg, ēdo strofė, pikėllim pėr realitete e fate tė hidhura njerėzore. Murati, hyn thellė nėn lėkurėn e vargjeve poetike dhe, ua shqit tė gjitha qelizat e holla e delikate e vizaton me ngjyra tė errėta personazhin e thyer shpirtėrisht, pėr ėndrra tė grisura e tė zhgėnjyera...
    Bėhet fjalė, pėr ikjen fizike nga vendi i tij, pėr tė cilin, digjet nga malli, “Malli m’gurgullon, pėrbrenda nė gjak.
    Si Liqeni Mucekut² nėn tokė mbuluar.”
    Ashtu, gdhendur rrėfen, lėshon piskamė - si pikturat e deformuara pa diell, pa dritė, pa ngjyra tė ndezura…
    Saimiri nė poezitė: “Kėngėn e qyqes dėgjoj nga larg...”, “Grindem me veten”, “MOS IK, O BIR!”, “Amaneti i mėrgimtarit ...”, “Largėsia mė treti, Nėna ime”, lėshon “kushtrim me zė tė lart, pėr ankthin e pikėllimin qė ndjen, pėr jetėn e tij, si njčri, nga qindra emigrantė shqiptarė, pa dokumente… dhe i zhgėnjyer nga ėndrra, pėr njė jetė tė mirė, udhėve tė botės, derdh piskamėn ndėr vargje:

    “Qava dhe qesha
    Nė kėtė botė
    Tė ndyrė...
    Tė pashpirtė..!
    Ku djersa e ballit,
    Tė qenit i drejtė e besnik,
    Nuk ka asnjė vlerė!
    Do tė ndjehem i lumtur,
    Nėse, portretin tim
    Tė gdhendur mbi gur,
    Ta shihni nė heshtje,
    Pa derdhur lot...

    “Mėrmėris me vete, mllefin tutje dua ta hedh,
    Andej nga thellėsitė e shpirtit, tė tėrin ta derdh...
    Llumi i kėsaj bote, dalėngadalė po mė pėrpinė,
    Katrani i fatit, pikė-pikė gjakun po ma nxinė!
    Ortekėt e stėrmundimit mbi mua rrokullisen,
    Janė vjetėrsuar shpresat, njė nga njė po grisen...!

    E rėndėsishme pėr autorin, ėshtė tė derdhė e tė ēlirojnė shpirtin e tij nga dhimbja pėrvėluese prej realitetit tė hidhur, tė fatit tė kurbetēiut, ku dėshiron vetėm “njė copė letėr tė bardhė”, tė ndjehet emigrant i ligjėruar.
    ...

    “I etur,
    I uritur,
    I lodhur,
    I stėrmunduar,
    I pėrbuzur,
    Nga kjo kohė e egėr
    Nė tė cilėn, po jetoj!
    Me kėmbė tė plasaritura
    Nga trėndafilat e egjėr...
    Sot jam i drobitur,
    Skllav i kohėve moderne,
    Pa identitet nė xhep...!”

    Nė tėrėsinė e poezive tė vėllimit mė poezi “Kėngėn e qyqes dėgjoj nga larg...”, Saimiri tė krijon njė gjendje thellėsisht tė trishtuar, nga britmat e heshtura qė i dalin nga thellėsia e shpirtit, tė lodhur nga zhgėnjimet....
    Samir Murati, i ri nė moshė edhe nė krijimtari, vargjet e tij, mė sjellin ndėrmend veprimtaritė e rilindėsve tanė larg atdheut, ku veten e quanin gjithnjė: Kurbetēinj, qė nė kohėt moderne duket si toponim social , por qė, nė tė vėrtet, ėshtė ndėrruar emėrtimi: Emigrant. Tė njėjtėn gjė bėjnė sot edhe emigrantėt shqiptarė , kudo ndodhen, mundohen tė shprehin kulturėn e vendit tė tyre dhe tė ruajnė gjuhėn shqipe. Por, jo tė gjithė e kanė kėtė fat, tė jenė emigrant tė ligjshėm. Njė fat tė tillė, e ka edhe autori i kėtij libri, qė padyshim, mund ta quajmė: Njė UN poetik, i Poetit tė dhimbjes! Ai shkruan si njė rilindės i kohėve moderne: - Dua tė jem “Atje, ku flasin shqip”,
    Atje, tė jem njėherė,
    Mė ka marrė shumė malli,
    Pėr ato troje, ku lind e vdes shqiptari”

    Pikėrisht, Saimiri lutet nga dėshira:
    “Dua ta freskoj unė pak ballin,
    atje ku ndjehet “Aroma e Atdheut”.

    Kjo ėshtė gjendje e autorit si personazh, i cili vazhdon rrėfimin rishtues, nė formė sistematike qė nga vargu i parė i kėtij libri, deri nė vargjet e fundit...:

    “Trishtimi merr pushtetin, kafshon si lubi....!
    Plagėt buzėqeshin nė heshtje, tė mallkuarin mjerim....
    E ardhmja ka thyer boshtin dhe pret shpagim!”

    Kjo gjendje poetike e trishtuar e autorit, ėshtė eksperiencė e hidhur e tij, “nė tė ziun kurbet”.... Tė mos ndjehesh mirė, tė ndjehesh si nė gjemba, atje ku tė ēoi ėndrra pėr njė jetė mė tė mirė, ėshtė pėrjetimi i ndjenjave qė tė bėn tė kuptosh se, autori ėshtė i vetmuar, i lodhur nga pritja e gjatė e njė dekade...i cili, ndjehet si njeri jo i barabartė, ku jeton… Dhe Saimiri, i dėshpėruar prej fatit tė tij, vendos tė vetėrrėfehet poetikisht:

    “Jeta ime,
    Mėrguar, larg vendlindjes sime...
    Rrėnjėn la nėn gur, u nis pa adresė...
    Me njė torbė nė krahė e pakėz shpresė...!
    Ja tė jetoj si njeri, o ja tė vdes!”

    Saimiri kėrkon tė rikujtojė natyrshėm fshatin e tij tė lindjes, t’i kthehet bukurive tė tij, me vargje malli:
    “Dua tė jetoj edhe njėherė, nė tė bukurin fshat,
    Tė dehem nga gėzimi e tė ēlirohem nga malli...
    Qoftė, edhe pėr njė tė vetmen ditė, apo njė natė,
    Pastaj, vdekja po deshi, shpirtin le tė mė marrė...!?

    Nė kėtė vėllim tė parė me poezi, autori, me larminė e temave sociale qė shkruan, shpalos ndjenjėn e thellė, tė dashurisė pėr prindėrit, motrėn e vėllain, pėr njerėzit qė e duan dhe i do, por edhe padrejtėsive ndaj emigrantėve, njeri prej tyre ėshtė edhe i ai vet. Por ai, digjet nga malli pėr atdheun e tij, me zemrėn e molisur...

    “Kam shumė gjėra, por asnjė nga ato qė i dua vėrtet...
    Un’ gjendem larg njerėzve mė tė shtrenjtė nė kėtė jetė.
    Rrallė, shumė rrallė, mė qesh fytyra kėtu nė mėrgim....
    Buzėt pėshpėrisin nė heshtje dhe mallkojnė trishtimn’...
    E kam tė vėshtirė, ta kontrolloj shpirtin e molisur,
    Teksa herė pas here, niset drejt atdheut nė amshim.”


    Poezia e Saimirit ėshtė njė endje nė tezgjahun e ndjesive njerėzore, njė apel pėr ndryshimin e situatave tė pėrjetuara nė kėrkim tė njė jete qytetare, si tė gjithė bashkėmoshatarėt e tij nė Europė, nė vendin qė punon dhe jeton prej 10 vjetėsh, si “anonim” !
    Nė poezinė e Saimirit, gjejmė dhimbjet e gjithsecilit prej nesh, ėndrrat e zhgėnjyera dhe dėshirat qė zvarriten nė krahė tė dėshpėrimit, nė botėn e egėr tė jetės, nė kėtė botė tė padukshme e transhendente, ku poeti ndihet mė i motivuar, nė kėrkim tė njė jete mė tė mirė dhe mė tė bukur.
    Ai, rreket tė shkrijė nė njė dhimbjen nė kohėn fizike, me ėndrrėn imagjinare... se kurbeti do tė ishte parajsė! Mendoj, se eksperiencat vetjake dhe deduksionet poetike, janė kumtet e pėrmbledhura nė njė vektor tridimensional tė kohė-hapėsirės poetike.
    Duke shfletuar fletėt e kėtij libri me poezi, ndjen dhimbje, ndjen se ke nė duar fatet njerėzore qė kėrkojnė shpagim....! Dhimbjen, autori e ka pėrjetėsuar nė artin e fjalės poetike, si njė aktakuzė shoqėrore. Ai, tentoi tė realizoj ėndrrėn e tij, udhės sė largėt nėpėr Europė... dhe mua tani mė kujtohen vargjet e poetit kombėtar, At Gjergj Fishta: “Heu Evropė, kurv’ qė moti...!” Ndoshta, Saimiri i ndjen mė shumė se kurrė vargjet fishtiane, se i ka pėrjetuar origjinale kėto dhimbje...!

    Poezitė e kėtij autori, kam bindjen se do bėhen shumė tė dashura pėr ēdo familje shqiptare, pėr ēdo njeri, pasi nė thelb tė tyre, janė fatet e njė njeriu, pjesė e njė shoqėrie si kjo e jona, qė ka kohė qė vuan prej fateve tė hidhura njerėzore. Ndaj, ““Kėngėn e qyqes dėgjoj nga larg...” tė Saimir Muratit, e dėgjojmė dhimbshėm edhe ne, si sirenė alarmi pėr ata qė duhet ta dėgjojnė, ndėrsa pėr lexuesin, do tė jetė njė libėr qė ia vlen ta ketė nė bibliotekėn e tij.



    https://www.facebook.com/KengenEQyqesDegjojNgaLarg



    ________________________________
    Saimir Murati - KĖNGĖN E QYQES, DĖGJOJ NGA LARG ...! (Vėllim poetik) Pictur10

      Ora ėshtė Tue 17 Sep 2019, 03:31