Forumi Guri Bardhė

Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne kete faqe,
mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar falas ne faqe.

Regjistrimi zgjat vetem pak sekonda...

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe vute ne dispozicion
per te n'a vizituar ne faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Bordi Drejtues i Forumit Guri Bardhe.
Forumi Guri Bardhė

    Poezi vetjake

    Share
    avatar
    siria
    I/e sapo ardhur
    I/e sapo ardhur

    Gjinia : Female
    Shenja e Horoskopit : Scorpio
    Numri i Postimeve : 2
    Mosha : 33
    Pikėt : 8
    Vlersuar : 0
    Data e Regjistrimit : 12/09/2012

    Poezi vetjake

    Mesazh nga siria prej Thu 13 Sep 2012, 07:04

    Gjume vjeshte

    Dua te fle me koken mbi gjunje mbeshtetur,
    te harroj ku isha mbreme,
    e dore te heq nga ky trishtim.
    Nga lodhja gjumi nuk me ze,
    veē koka rri lehtas perkulur,
    si kacavjerres mban mbi temtha te emblin hulumtim.

    Me del syve imazh i dashur,
    i dikur diteve te mia.
    Kaq thelle prekur nga ky trishtim ,
    ne zemer me lengon vetmia.

    I shoh tek ikin e nuk pendohen,
    as shkarazi e as qortueshem,
    te bukurat vite kur mallengjehesha,
    dashuroja, qaja, dhe veē dehesha.

    Se bukur ish , dhe sa bukur,
    te kridheshe krejt ne ndjenje e poezi!
    Se kur te vdes ndjenja s'te mbetet tjeter veē te shuhesh o te mbash zi.

    Dua te fle me koken ulur, ne heshtje e pa ze,
    veē gjumi kam frike po me mori
    do te harroj e s'do t'me leshoje me.
    avatar
    siria
    I/e sapo ardhur
    I/e sapo ardhur

    Gjinia : Female
    Shenja e Horoskopit : Scorpio
    Numri i Postimeve : 2
    Mosha : 33
    Pikėt : 8
    Vlersuar : 0
    Data e Regjistrimit : 12/09/2012

    Re: Poezi vetjake

    Mesazh nga siria prej Thu 13 Sep 2012, 07:50

    Vargjet e humbura

    Cilat vargje derdellisja ne mendje sot,
    qe s'me lane e s'me lane te qete.
    Te flisnin valle per dashurine, per brenge te moēme,
    a per te menēuren jete?

    S'i sjell dot ndermend, me iken, fluturuan me eren.
    Ishin vargje te shtrenjta, te shtrenjta sa vete liria,
    por se kur i ke s'ja dike vleren,
    e i le te te ikin ashtu si le te te iki edhe rinia.

    Por nuk trishtohem, aspak.
    Ndoshta do te me vine ne mendje nje dite,
    te kaltra vargje kur u ndjeva imcak,
    vogelush, i ēilter, e i delire.

    Me siguri do te ngazellehem,
    sikurse askurre s'kam bere ne jete.
    Se nga hiri Feniksi u rilind,
    kurse nga vargu merr zemer populli vete.

    Ndaj sot s'dua te ndalem.
    S'dua te rresht se qesendisuri dredhin e kobshme te nje kombi,
    qe koken diti t'ja ulte vetvetes,
    e rob te mbetej tek vete roberit.

    Po ē'te me duhet mua valle sa u dreqos dhe pse s'u ndreq,
    te dija te thurja varg pas varg,
    ndoshta do t'ju thoja kush keq heq.

    Ndaj sot s'po ndalem, se rrefyeri,
    si ca te tjere qe s'dine ku te japin e nga te marrin.
    Ca copa grimce jete po ua dhane,
    dine te qajne e te lumturohen se lotin e kane por edhe varrin.

    E une vras mendjen ku me iken vargjet,
    ku valle prehen, e pse s'me flasin,
    ndersa ca te mjere,
    si kober nate ne sketerr, dine veē te gllaberojne e te ulurasin.

    E une kerkoj vargjet e te vertetes,
    te me thone pse krahun ja ka hedhur mashtrimit e genjeshtres.
    Armike a nuk ishin? Perjete dyluftim e bardha me te zezen,
    si perrallat ishin dhe ē'na ishin.
    Por se te vertetes zeri i qenkeshka mekur
    ndaj heshtja pergjigje me jep.
    E shurdhet, e verber paskish qene,
    ninulle per nje popull qe u lekundka akoma ne djep.
    avatar
    lilars
    I/e sapo ardhur
    I/e sapo ardhur

    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Aquarius
    Numri i Postimeve : 1
    Mosha : 61
    Vendndodhja : kosovė
    Profesioni : endacak ne ...
    Pikėt : 3
    Vlersuar : 0
    Data e Regjistrimit : 26/09/2010

    Re: Poezi vetjake

    Mesazh nga lilars prej Tue 31 Dec 2013, 03:34

    O MIQ

    Unė nuk jam larg juve,
    Zemren dhe shpirtin e kam tė ngjitur me ju
    Nuk besoni?
    Hapeni zemren tuaj,
    Shikoni!
    A ėshtė zemra ime e ngjitur me zemren e juaj?
    Po,
    Prekeni me dorė!
    Tash besoni.
    Unė jam kėtu,
    Larg juve me trup e gjymtyrė
    Por  mendjen dhe shpirtin e kam te ju,
    E kam te tė gjithė tė dashurit e mi,
    Te miqtė e mi tė shenjtė.
    Eh, jaranat e mi
    Tash  sa i ngrita tri gota pėr ju,
    Pėr shėndetin e juaj,
    Tri gota tė mėdha me lėng tė verdhė birre
    Gota tė mėdha prej qelqi tė bardhė e tė trashė,
    Ime shoqe kishte frikė
    Se gota  do t’mė refuzohej nga dora
    Dhe,
    Do tė shumohej nė mijėra copė
    E,
    Ujin i birrės do ta  pėrpinte mbulesa e dyshemesė,
    E  unė aty mendjen s’e kisha,
    Se skandali nuk mund tė mė ndodhte,
    Isha   fort i qetė,
    I vetmuar nė dhomėn e ndejes,
    I lėnė pas dore,
    I tretur si nė gėzimin fėmijėror.
    E ky gėzim mė jep forcė,
    Qė kurrė mos tė ndahem nga shokėt e mi,
    Me trup e shpirt.
    Ndarja nuk ėshtė e dobishme,
    Mėkatet dhe fajet do t’i gjuajmė nė qiell.
    Me gotėn e birrės mė bėn shoqėri Dervish Shaqa,
    Nė desktopin tim,
    Ky rapsod gjenial e malėsor tipik.
    Isė Boletinin, Azemin e Shoten e kėndon,
    E unė freskohem nga lėngu nė gotė
    Dhe mendoj:
    Azemi asnjė gotė birre sigurisht se nuk e kishte pirė,
    As e shoqja e tij, as Isa,
    Burrat thonė se pijnė raki
    Kur u vjen mysafiri
    Dhe e ngrisin pėr shėndetin e tij.
    Eh shokėt e mi,
    Jam i vetėm kėtu,
    Mes katėr mureve,
    Me shoqen dhe njė vajzė time,
    Gjithėsej tre
    Ekranin televiziv pėrpara dhe zhurmėn e tij
    Qė e pėrcjellin dy tjerat,
    E unė,
    Zbraz  birrėn nga dylitėrshi i madh ngjyrė kafeje,
    Mbush gotat vazhdimisht,
    Disponimin rris,
    Dhe me kėtė disponim i shkruaj kėto vargje,
    Duke pirė birrė peje me afat tė skaduar,
    Tė skaduar  njė muaj e gjysmė,
    Vajza deshi tė ma derdh birren nė tokė
    Se kishte frikė,
    Qė njė koskė e imja e trupit mos po mė rebelohej.
    Unė nuk e lash bijėn time,
    Se zemren time  e pajtova me shpirtin  tim,
    Dhe thash,
    Pėr shokėt dhe miqtė e mi dua sot tė sakrifikohem,
    Nėse birra shkakton ndonjė agresion,
    Numrin e avokatit e kam nė xhep,
    Pa edhe tė mjekut,
    Dhe mbrojtjen e sigurtė  nga ata e kam,
    Dhe mos mendoni se unė
    O shokė,
    Pėr imtėsira tė vogla do tė bie poshtė,
    Dhe  ta akuzoj shitėsin matrapaz.
    Jo,
    Nuk akuzoj askend,
    Ēdo gotė qė ngris pėr ju o shokė
    Para shoqes dhe vajzės pėrmend emrat e juve,
    Njė nga njė,
    Por gotat s’guxoj t’i mbush deri nė maje
    Se birra harxhohet shpejt,
    Mbeten shumė shokė pa u pėrmendur,
    Ndaj,
    S’guxoj tė bėj hile aspak
    Se ėshtė mėkat,
    Prandaj,
    Gotat i mbush pak
    Dhe them: gėzuar
    Dhe pastaj buzėt i lag me birrė,
    Prodhim i jonė vendor,
    Prodhim peje.
    Eh shokėt  e mi,
    Mė gėzohet zemra,
    Kur pėrmend emrat e juaj,
    Por,
    Ime shoqe shpesh mė kundėrshton
    Duke m’i pėrkujtuar pasojat:
    Para nuk kemi pėr infuzion,
    Pėr taksi gjithashtu na mungojnė,
    Na mungojnė dhe pėr  doktor.
    Oh njerėz
    Mos u shqetėsoni,
    Unė jam mė i fortė se dylitėrshi i kaftė,
    Muskujt dhe koskat i kam mė tė fortė,
    Sė paku pėr njė ditė
    E nesėr,
    Do ta analizojmė veprimin e sotėm dhe do tė shikojmė
    Gabuam apo jo.
    Eh shokėt e mi,
    Mė mungoni sonte shumė.
    Desha me ju njė kėngė t’ia filloj,
    Ju kėndoni bukur
    Por unė do t’ju pėrcjell,
    Me zėrin ashtu si e kam.
    Dhe nuk do tė mė kėndoj goja,
    Por zemra.
    Do tė kisha kėnduar pėr Ahmet Delinė,
    Pėr Bajram Currin.
    O miq nuk mė mungoni,
    Tė gjithėve u kam para syve,
    Unė jam para jush,
    Ja,
    Me ju gotat i cakėrroj
    Ju pėrmend tė gjithėve me emėr e mbiemėr,
    Tė gjithėve me shpirt,
    Dhe pi thjeshtė
    Pa meze e pa ndonjė shtesė tjetėr,
    Pi o shokė se unė ju dua,
    Nga ju sa shumė unė mora forcė
    Kurajo dhe besė.
    I kėrkoj falje atyre tė gjithėve
    Qė shpesh mė kundėrshtonin
    E mė thonin:
    Pashė jetėn tėnde rralloje atė farė lėngu qė e pi,
    Mos harxho para pa nevojė!
    E unė shpesh u tregoja,
    O shokė tė mi,
    Sa herė ju kam treguar:
    Se mantilbardhi  mė ka thėnė se veshka e djathtė mė rėndohet,
    Nga guri i madh sa njė kodėr,
    E atij guri duhesh t’i shpallėsh luftė,
    Luftė me lėngjet mė tė forta,
    E ta shkatėrrosh,
    Ta copėtosh me mijėra  e mijėra copė,
    Ta lirosh kėtė stacion nga vuajtja.
    Por sidoqoftė,
    Unė fortė nuk kėndoj pėr kėtė fabrikė
    Sepse nuk kam kohė,
    Nuk kam nerva dhe ndjenja,
    Tė bėhem rob i  armikut tė zi.
    O shokė,
    Mė keni lėnė vetėm,
    Nuk mė trokitėt nė derė
    Se ndoshta patėt turp nga ime shoqe,
    Ose nga ime ēupė.
    Do ta kisha  hapur me gėzim  derėn pėr ju,
    Zemren do tė ma kishit  ngushėllyer,
    Do tė mė rritej njė plus nė familje
    Shokėt dhe miqtė e mi,
    Tungjatjeta
    Shokėt dhe miqtė e mi,
    Ju gėzoftė pėrgjithmonė e madhėrishmja jeta.


    27 dhjetor 2013

    akrepi
    Anėtar/e i/e thjeshtė
    Anėtar/e  i/e thjeshtė

    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Scorpio
    Numri i Postimeve : 8
    Mosha : 44
    Vendndodhja : Shqiperi
    Profesioni : Agjent sigurimesh
    Pikėt : 24
    Vlersuar : 0
    Data e Regjistrimit : 14/01/2015
    Hobi : Udhetimet

    Re: Poezi vetjake

    Mesazh nga akrepi prej Mon 19 Jan 2015, 18:52

    Moj Evrope Evrope e vjeter
    ma ndigjo sot nji fjale tjeter.
    Le ta din sot bota mbare,
    jem shqiptare o jem shqiptare.
    Jem me zemer jem me bese
    me tradita dhe me fe,
    jo ma t'miret permbi dhe
    por ma t'zot per me tregue ,
    gjith se bashku me jetue.
    Amanet na e kane lane ,
    vec nji fe kena te tane.
    Jem shqiptare o jem shqiptare,
    ket e din gjith bota mbare.

    Sponsored content

    Re: Poezi vetjake

    Mesazh nga Sponsored content


      Ora ėshtė Thu 24 Aug 2017, 08:21