Forumi Guri Bardhė

Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne kete faqe,
mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar falas ne faqe.

Regjistrimi zgjat vetem pak sekonda...

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe vute ne dispozicion
per te n'a vizituar ne faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Bordi Drejtues i Forumit Guri Bardhe.

Join the forum, it's quick and easy

Forumi Guri Bardhė

Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne kete faqe,
mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar falas ne faqe.

Regjistrimi zgjat vetem pak sekonda...

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe vute ne dispozicion
per te n'a vizituar ne faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Bordi Drejtues i Forumit Guri Bardhe.

Forumi Guri Bardhė

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Forumi Guri Bardhė

    Pashko Vasa (1825 - 1892)

    Administratori
    Administratori
    i Forumit "Guri Bardhė"
    i Forumit


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Scorpio
    Numri i Postimeve : 6039
    Mosha : 40
    Vendlidja : Guri Bardhė
    Vendndodhja : Larg Vendlindjes...
    Profesioni : Emigrant...
    Pikėt : 12882
    Vlersuar : 174
    Data e Regjistrimit : 27/07/2007
    Hobi : Leximi dhe thurja e vargjeve...
    Humor : Punė, punė, natė e ditė qė tė shohim pakėz dritė. Eh Naim tė ishe vetė, e ta provoje turnin e tretė.

    Pashko Vasa (1825 - 1892) Empty Pashko Vasa (1825 - 1892)

    Mesazh nga Administratori Wed 23 May 2012, 13:35

    Pashko Vasa (1825 - 1892)

    Pashko Vasa, i njohur sidomos me emrin Vaso Pasha, ėshtė njė ndėr udhėheqėsit mė tė hershėm e mė tė njohur tė lėvizjes sonė kombėtare. Ai ka hyrė nė historinė e Rilindjes si ideolog dhe si poet i saj. Lindi nė Shkodėr mė 1825. Mėsoi disa gjuhė tė huaja si autodidakt dhe fitoi njė kulturė shumė tė gjerė pėr kohėn. Rreth vitit 1847 shkoi nė Itali dhe mori pjesė me armė nė dorė nė revolucionin e Venedikut kundėr pushtimit austriak. U tregua trim dhe me aftėsi ushtarake. Pas dėshtimit tė kėsaj lėvizjeje, P.Vasa u vendos nė Stamboll. Nė Turqi P.Vasa u ngrit nė shkallėn e lartė tė hiearkisė shtetėrore. Nga viti 1883 e deri sa vdiq, mė 1892 nė Bejrut, ishte guvernatori i pėrgjithshėm i Libanit. Gjatė gjithė jetės sė tij P.Vasa s'ka rreshtur sė menduari pėr Shqipėrinė dhe ka dėshiruar ta shohė tė lirė, tė pavarur, e tė kulturuar. Veprimtaria e tij politike fillon nė vitet `60 nė Stamboll, ku bashkpunoi me K.Kristoforidhin, Ismail Qemalin, Hoxha Tasinin. Mori pjesė nė pėrpjekjet pėr oragnizimin e shoqėrive patriotike e kulturore, pėr krijimin e njė alfabeti tė shqipes dhe bashkė me Samiun ishte ndėr themeluesit e Shoqėrisė sė tė Shtypurit Shkronja Shqip. P.Vasa qe njė nga frymėzuesit kryesorė tė Lidhjes Shqiptare tė Prizerenit dhe mbrojti me forcė ēėshtjen kombėtare nė Stamboll dhe nė qarqet diplomatike jashtė perandorisė.
    Veprimtarinė letrare P.Vasa e zhvilloi kryesisht nė vitet `50-`60 tė shekullit XIX. Gjithė krijimtaria e tij lidhet ngushtė me atdheun, me historinė dhe lashtėsinė e popullit shqiptar, me mbrojtjen e tė drejtave tė tij si komb. "A mos ėshtė krim ta duash vendin tėnd? - shkruante ai. - Ajo qė ėshtė njė cilėsi, njė virtyt pėr tė tjerėt, nuk mund tė jetė tjetėr gjė pėr ne„. Shkroi poezi, prozė artistike, publiēistikė dhe libra gjuhe.
    Veprat mė tė rėndėsishme tė P.Vasės janė: pėrmbledhja me vjersha "Trėndafila dhe gjemba„(1873), ku flet me zjarr e mall pėr vendlindjen dhe dėshiron lirinė e Shqipėrisė. Mė 1879 botoi frėngjisht trajtesėn: "E vėrteta pėr Shqipėrinė dhe shqiptarėt„, nė tė cilėn argumenton lashtėsinė e popullit shqiptar, tregon vetitė e tij dhe mbron tė drejtat kombėtare. Botoi mė 1890 romanin "Bardha e Temalit„ tė shkruar frėngjisht, ku pėrshkruan zakone e doke tė jetės shqiptare nė sfondin e luftės pėr ēlirim kombėtar. Shkroi edhe njė "Gramatikė tė shqipes pėr tė huajt„(1887). Por kryet e vendit nė krijimtarinė e tij e zė vjersha "O moj Shqypni„
    Kjo vjershė lindi nė ditėt e stuhishme tė Lidhjes Shqiptare tė Prizerenit dhe qarkulloi gojė mė gojė, ngandonjėherė edhe si kėngė. Nė tė ndihet jehona e ngjarjeve dramatike qė kalonte vendi ynė, kur shqiptarėt mbronin me gjak trojet e tyre nga lakmitė e shovinistėve fqinjė dhe nga vendimet e padrejta tė Kongresit tė Berlinit. Vjersha sintetizon nė mėnyrė poetike gjithė idetė e mėdha tė lėvizjes kombėtare dhe me patosin kushtues, shėrben si njė manifest poetik i saj.
    Vjersha ėshtė ndėrtuar mbi bazėn e antitezės. Pėr nga brendia ajo pėrmban dy pjesė, dy tablo tė Shqipėrisė. Nė tė parėn, si gjithė rilindėsit, me nota romantike e idealizuese autori prezanton tė kaluarėn, kurse nė pjesėn e dytė pėrshkruhet me ngjyra rrėngjethėse gjendja e mjerė e atdheut tė robėruar.
    Vjersha fillon me ton elegjiak, me njė pyetje plot dhembje sdrejtuar Shqipėrisė, qė e kanė "qit me krye n'hi„, qė s'e ka mė forcėn dhe lavdinė e mėparshme.
    Me njė ndjenjė krenarie, poeti na jep pėrfytyrimin e dikurshėm, tė Shqipėrisė si njė zonjė e rėndė, plot begati, trimėri e dinjitet e, mbi tė gjitha, plot vlera njerėzore:


    me armė tė bardha, me pushkė ltina,
    me burra trima, me gra tė dlira,
    ti ndėr gjithė shoqet ke kenė ma e mira.


    Poeti evokon me pak vargje edhe traditat luftarake e lavdinė e sė kaluarės, ato vite kur besa dhe lufta e trimave shqiptarė bėnin tė dridhej qiell e dhč, tė dridhej armiku otoman gjer thellė nė strofkullėn e tij. Kėto vlera frymėzonin respekt tė pakufijshėm tė tė gjithė burrave ndaj Shqipėrisė, duke pasur pėr nder ta quanin "nėnė„. Poeti, si mjaft rilindės tė tjerė, krijon raportin nėnė-bir dhe e pėrdor si mjet themelor simbolin e figurės sė nėnės. Edhe mė pas, thirrjet qė u drejton bashkatdhetarėve, ua drejton nė emėr tė kėsaj lidhjeje, nė emėr tė detyrės qė ka ēdo bir ndaj nėnės, ndaj atdheut.
    Toni elegjiak rishfaqet nė fillim tė pjesės sė dytė, pėrzier me mllef tė papėrmbajtur, kur i drejtohet zemėrcoptuar Shqipėrisė:

    Po sot, Shqypni, po m'thuej si je?
    Po sikur lisi i rrzuem pėrdhe!


    Poeti zbulon edhe shkaqet e kėsaj gjendjeje: shqiptarėt kanė harruar "besėn e tė parėve„ dhe janė pėrēarė nė Fč tė ndryshme. Dhe si ideolog dhe militant i lėvizjes kombėtare, autori u drejtohet bashkatdhetarėve:

    Po jeni vllazėn t'gjithė, more t'mjerė


    Megjithėse toni elegjiak ndihet edhe nė vargje tė tjera tė pjesės sė dytė, poeti nuk bie nė dėshpėrim, madje me kėtė mėnyrė ai kėrkon tė prekė nė sedėr gjithė shqipėtarėt. Kujt i bėn zemra tė shohė tė poshtėruar, tė coptuar e tė dobėt nėnėn e dashur. Me besim tė patundur nė forcėn dhe shpirtin patriotik dhe luftarak tė tyre, poeti i jep tone burrėrore vargut dhe ngre zėrin pėr luftė tė armatosur, si e vetmja rrugė pėr ta shpėtuar atdheun nga shtypja e mjerimi. Ėshtė nder qė jetėn t'ia falėsh Shqipėrisė.
    Vjersha qė nis me njė pasthirrme tronditėse, elegjiake, mbyllet me njė apostrofė kushtruese:


    Coniu, shqiptarė, prej gjumit, ēoniu,
    tė gjithė si vllazėn n'njė besė shtrėngoniu,
    e mos shikjoni kisha e xhamia,
    feja e shqiptarit asht shqiptaria!


    Vetėm njė atdhetarizėm i flaktė mund te krijonte vargje me njė forcė tė tillė, vargje qė shpallėn parrullėn e madhe rilindase se kombi ėshtė mbi ēdo fč, se shqiptaria, atdheu, e ardhmja e tij janė gjithēka. P.Vasa ėshtė njė nga tė parėt qė lėshoi kushtrimin pėr t'u bashkuar pa dallim feje.
    Vėrtet nė pikpamje tė kompozicionit vjersha pėrbėhet prej dy pjesėsh dhe theksi vihet mė tepėr tek e dyta, por patosi i saj i drejtohet edhe sė ardhmes. Ajo u shkrua e frymėzuar nga aspiratat pėr ta parė Shqipėrinė tė lirė, tė pėrparuar e plot dinjitet. Vjersha "O moj Shqypni„ ėshtė njė nga krijimet mė tė frymėzuara tė poezisė shqiptare. Figuracioni i pasur e shprehės, epitetet, krahasimet, pyetjet retorike plot ngarkesė emocionale, shkodranishtja e kuptueshme dhe e ėmbėl e bėnė atė aq ndikues tek masat. Vargu dhjetėrrokėsh (pesėrrokėsh i dyzuar) i jep poezisė njė ritėm marshi, nė pėrputhje me pėrmbajtjen, duke sintetizuar thuajse gjithė idetė e lėvizjes kombėtare: krenarinė pėr tė kaluarėn, dashurinė pėr vendin, urrejtjen pėr robėrinė, thirrjen pėr bashkim, vjersha "O moj Shqypni„ u bė njė nga kryeveprat poetike tė Rilindjes.

      Similar topics

      -

      Ora ėshtė Fri 29 Mar 2024, 17:07