Forumi Guri Bardhė

Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne kete faqe,
mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar falas ne faqe.

Regjistrimi zgjat vetem pak sekonda...

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe vute ne dispozicion
per te n'a vizituar ne faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Bordi Drejtues i Forumit Guri Bardhe.
Forumi Guri Bardhė

    Tolstoi, gjeniu i harruar nė shtėpinė e tij.

    Share
    avatar
    Administratori
    i Forumit "Guri Bardhė"
    i Forumit

    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Scorpio
    Numri i Postimeve : 6033
    Mosha : 34
    Vendlidja : Guri Bardhė
    Vendndodhja : Larg Vendlindjes...
    Profesioni : Emigrant...
    Pikėt : 12863
    Vlersuar : 171
    Data e Regjistrimit : 27/07/2007
    Hobi : Leximi dhe thurja e vargjeve...
    Humor : Punė, punė, natė e ditė qė tė shohim pakėz dritė. Eh Naim tė ishe vetė, e ta provoje turnin e tretė.

    Tolstoi, gjeniu i harruar nė shtėpinė e tij.

    Mesazh nga Administratori prej Mon 16 Apr 2012, 23:26

    Tolstoi, gjeniu i harruar nė shtėpinė e tij.

    Tolstoi i madhi i letrave konsiderohet njėzėri nė Perėndim si shkrimtari mė i madh i tė gjitha kohėrave dhe kėtė vit bota pėrkujton edhe 100-vjetorin e vdekjes sė tij. Ndėrkohė qė nė vendlindjen e tij, nė Rusi, ka njė mungesė entuziazmi

    Pėr admiruesit e Tolstoit viti 2010 ėshtė njė vit i mrekullueshėm. 100 vjet mė parė, shkrimtari i madh rus e la shtėpinė e tij nė periferi tė Moskės pėr tė ndėrruar jetė tre javė mė pas, nė njė stacion tė vogėl treni, diku nė njė provincė. Iku pėr tė lėnė pas njė pavdekėsi, qė vazhdon tė emocionojė dhe mrekullojė breza tė tėrė. Tolstoi la pas jo njė vepėr, por njė planet me personazhe, vende, ngjarje, ndjesi, qė duke u ndėrthurur me njėra-tjetrėn na pėrcjellin filozofinė e pavdekshme e universale tė marrėdhėnieve njerėzore. Nė Gjermani dhe nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės kanė nisur projektet e ripėrkthimeve tė veprave tė mėdha tolstojane si “Ana Karenina”, nė Kubė dhe nė Meksikė janė hapur panaire tė librave tė rusit tė madh, dokumentarė tė vjetėr dhe tė rinj priten tė transmetohen gjatė gjithė vitit nė vende tė ndryshme.
    Njė pjesė e tyre janė konceptuar mbi pamje tė reja filmike tė nxjerra nga gėrmimet nė arkivat ruse. Pritet ndėrkohė edhe premiera e filmit “Stacioni i fundit”, njė dramė e realizuar pikėrisht duke u bazuar nė ditėt e fundit tė gjeniut tė madh, tė cilat i kaloi nė stacionin e vjetėr tė trenit. Tolstoi, i “pėrndjekur” vitet e fundit nga “paparacėt”, qė kėrkonin tė dinin pėr jetėn e tij, ishte nė njė grindje tė vazhdueshme edhe me tė shoqen, Sofia Andrejevna, nė lidhje me veprat e tij. Tolstoi donte qė t’i linte kėto vepra trashėgim njerėzimit, pra tė drejtėn e autorit, ndėrsa bashkėshortja donte qė tė gjitha tė ardhurat nga shitja e saj t’i shkonin nė xhep. I lodhur kėsisoj nga konflikti i vazhdueshėm martesor, Tolstoi vendos qė tė largohet nga shtėpia. Mė pas sėmuret rėndė dhe vdes nė rrugėtimin e tij me tren drejt jugut. Filmi pėr ditėt e fundit tė mjeshtrit tė madh bazohet nė njė roman qė flet pikėrisht pėr kėtė periudhė tė fundme dhe nė qendėr tė tij ėshtė figura e sekretares sė re personale tė shkrimtarit. Gjatė viteve tė fundit tė jetės, shkrimtari kishte hequr dorė nga kėnaqėsitė e pasurisė dhe ato mishtore.
    Tė paktėn kėshtu thonė disa biografė, ndėrkohė qė tė tjerė pohojnė tė kundėrtėn. Megjithatė ka gjėra qė njė person i merr me vete nė varr. E ndėrsa e gjithė bota e letėrsisė ėshtė e elektrizuar nga ngjarjet pėrkujtuese tė kėtij viti, ekziston njė vend qė po mban njė qėndrim ēuditėrisht tė ftohtė ndaj kėsaj tolstojmanie. Sipas thashethemeve, Vladimir Putin e ka vizituar shtėpinė e shkrimtarit tė madh nė fshehtėsi, kur ishte njė spiun i KGB-sė, por pėr sa u pėrket veprimtarive pėrkujtimore, pėr momentin Kremlini po hesht dhe nuk ka planifikuar ndonjė ngjarje tė madhe as me rastin e 20 nėntorit, qė shėnon edhe 100-vjetorin e vdekjes sė gjeniut. Dhe jo vetėm kaq, por autorėt e filmit nuk i kanė kryer xhirimet e tij nė peizazhet ruse, por nė ato gjermane. Shkaku ishte se pėr tė shkuar nė shtėpinė e familjes, nė Tula, 125 kilometra larg Moskės, nuk kishte asnjė lloj infrastrukture qė tė mundėsonte xhirimet: as rrugė, as hotele dhe nuk ofrohej asnjė lloj garancie nga autoritetet pėr jetėn e stafit dhe tė aktorėve. Pėr mė tepėr filmimi nė Rusi ishte shumė mė i shtrenjtė. Por e papritura mė e madhe e regjisorit ishte indiferenca e madhe e rusėve dhe e organeve shtetėrore ndaj njė njeriu qė i bėn kaq shumė nder vendit, ndaj gjeniut tė “Lufta dhe Paqja”, saga e vendosur nė viteve e luftėrave napoleonike nė Europė dhe gjatė sulmit tė tij nė Rusi.
    Nė Perėndim Tolstoi konsiderohet si njeriu qė ka bėrė histori nė letėrsinė botėrore njerėzore. Korrikun e kaluar revista e njohur “Newsweek” e vendosi “Lufta dhe Paqja” nė krye tė listės sė romaneve mė tė famshme dhe mė me rėndėsi tė tė gjitha kohėrave. Vendin e dytė e zuri romani i Oruellit, “1984”, ndėrsa “Uliksi” i Xhojsit nė vendin e tretė. Kritikėt janė mahnitur vazhdimisht pas pėrshkrimit dhe brendisė psikologjike tė personazheve tė shkrimtarit tė madh dhe sa pėr veteranėt ata njėzėri pohojnė se askush nuk ka shkruar si ai pėr luftėn dhe ushtarėt. Ndėrsa nė Lindje, veēanėrisht nė Japoni, ai konsiderohet si njė mendimtar dhe mendjehapur njėherazi. Por kudo, pėrveēse nė Rusi. Sipas disave, qėndrimi aktual i Rusisė ndaj njėrit prej bijve tė saj mė tė ndritur ka tė bėjė edhe me vetė udhėtimin e trazuar tė kombit dhe dėshtimin nė gjetjen e njė ideje kombėtare. Njerėzit nė kohėra tė ndryshme kanė kėrkuar objektiva tė ndryshėm dhe pėr shumėkėnd nė kėtė botė objektivi i sotėm ėshtė ai i tė qenit tė lumtur.
    Pėr shumė rusė, shekulli i kaluar ka qenė njė shekull i tmerrshėm i mbarsur me dhimbje, luftėra, vdekje dhe izolim. Me pak fjalė ai ka qenė njė shekull mė shumė dostojevian se sa tolstojan. Shekulli i fundit me errėsirėn qė pėrēoi ishte i Dostojevskit, ndėrsa shekulli i ri duhet tė jetė ai i Tolstoit. Stėr-stėr nipi i shkrimtarit tė madh, Vladimir Iliē Tolstoi, pranon se shekulli i dhimbshėm i 20-tė ėshtė njė shekull qė i pėrket mė shumė frymės sė njė shkrimtari si Dostojevski. Me tipare qė dukshėm i pėrkasin racės sė tij, Vladimir thotė se Dostojevski pėrqendrohej nė veprėn e tij, nė problemet dhe ēėshtjet e dhimbshme tė shoqėrisė dhe nė anėn e errėt tė shpirtit njerėzor. Tolstoi ishte e kundėrta. Ai mbron vlerat themelore tė njeriut dhe jetės, si dashuria, miqėsia dhe marrėdhėniet familjare. Ai jep pėrgjigje dhe zgjidhje pozitive pėr pyetjet qė bėn njerėzimi. Nė kėtė sens ai ėshtė njė shkrimtar i shpresės dhe i dritės. Vladimir e ka shndėrruar Jasnaja Poljanėn e famshme nė njė vend shumė tė rėndėsishėm kulturor pėr vendasit dhe tė huajt. Mijėra kuriozė tė letėrsisė dhe tė jetės sė Tolstoit bėjnė ēdo vit pelegrinazh nė vilėn e tij. Njė pjesė e mirė mbėrrijnė me tren tė shtunave e tė dielave nga Moska me “Ekspresin e Tolstoit”.
    Ėshtė njė tren i posaēėm i zbukuruar me skena nga veprat dhe personazhet e tij. Treni ndalon nė stacionin e Koslovės dhe me njė autobus mund tė shkosh deri nė shtėpinė ku ka jetuar Tolstoi. Aty gjithēka ėshtė siē e ka lėnė ai njė shekull mė parė. Mund tė shohėsh njė ambient klasik, divanin e lėkurtė, nė tė cilin janė ulur pėr vite e vite me radhė autori dhe 13 fėmijėt e tij. Aty ndodhet edhe karrigia, relativisht e ulėt, nė tė cilėn ai shkruante dhe njė qen i vogėl ornamental, tė cilin Tolstoi e vendoste nėn jastėk pėr tė fjetur kur ishte djalė i vogėl. Nė dhomėn e ngrėnies janė portretet e Tolstoit dhe tė familjes sė tij, tė pikturuara nga i famshmi Riepin dhe fare pranė ndodhet njė bibliotekė e stėrmadhe, nė tė cilėn renditen plot 22 mijė vėllime. Ajo ėshtė njė bibliotekė e drunjtė dhe e veēantė.
    Aty pranė ndodhet fshati ku Tolstoi u pėrpoq tė edukonte fėmijėt e fshatarėve nė vitin 1860, ndėrsa vetė mbante veshur rrobat prej fshatari pėr tė qenė njėsoj me njerėzit qė rrinin pranė tij. Sipas Vladimirit, numri i turistėve qė vizitojnė Jasnaja Poljanėn ėshtė rritur shumė 15 vitet e fundit dhe pjesa mė e madhe e tyre janė tė huaj. Ai ėshtė i ndėrgjegjshėm qė ēuditėrisht reputacioni i paraardhėsit tė tij ėshtė shumė mė i madh jashtė vendit se sa nė Rusi. Kėtė ai e shpjegon me situatat qė ka kaluar Rusia qė pas prishjes sė Bashkimit Sovjetik dhe mos fokusimit tė kulturės vendase nė vlerat e vėrteta intelektuale tė sė shkuarės. Ndėrkohė, brezat e rinj nuk lexojnė atė sasi librash krahasuar me brezat paraardhės. Rusėt janė njohur dhe ēmuar gjithmonė si lexues tė zellshėm, ndėrsa brezi i ri nė mė tė shumtėn e rasteve i ka braktisur librat me futjen e internetit nė jetėn e njerėzve.
    Ndėrsa pėr sa i pėrket Kremlinit, ai tregon shumė pak interes nė lidhje me Tolstoin. Putin nuk e ka pėrmendur kurrė shkrimtarin e madh nė fjalimet e tij dhe kritikat e shkrimtarit ndaj fesė ortodokse dhe autoritetit tė saj e bėjnė atė njė figurė tė rrezikshme pėr pushtetarėt dhe kjo vlen si pėr Rusinė cariste, ashtu edhe pėr pushtetin e sotėm. Sipas Vladimirit, askush nuk kėrkon qė tė hedhė poshtė idetė e tij, apo reputacionin e tij. Vetėm se Kremlini preferon tė heshtė. Marrėdhėnia e keqe e Tolstoit me kishėn ortodokse ėshtė pjesė e kėtij problemi. Kisha e shkishėroi atė nė vitin 1901, nė shenjė proteste ndaj romanit tė tij “Ringjallja”. Nė vitin 2001, kisha e riafirmoi kėtė veprim tė saj tė njė shekulli mė parė dhe ata qė janė pranė qarqeve ortodokse i kanė vėnė veprat e Tolstoit nė listėn e zezė.
    Tė tjerė pėshpėritin lart e poshtė se mendimet e kanė bėrė atė njė antirus dhe madje disa ankohen edhe pėr sintaksėn e tij. Ėshtė e vėshtirė tė pėrfytyrosh Tolstoin tė heshtur para mėnyrės burokratike dhe autokratike tė qeverisjes sė Putinit. Njė nga ekspertet mė tė mėdha tė letėrsisė ruse, Ludmilla Saraskina, ėshtė e mendimit se Tolstoi duhet tė mbrohet pikėrisht nė shtėpinė e tij, nė Rusi. Sipas saj, ky shkrimtar ndodhet nėn njė sulm tė padrejtė nga pasardhėsit e tė njėjtave forca, tė cilat ai i demaskoi nė kohėn e tij, pra shteti, ushtria dhe kisha.


    ________________________________

      Similar topics

      -

      Ora ėshtė Fri 24 Nov 2017, 12:44