Forumi Guri Bardhė

Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne kete faqe,
mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar falas ne faqe.

Regjistrimi zgjat vetem pak sekonda...

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe vute ne dispozicion
per te n'a vizituar ne faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Bordi Drejtues i Forumit Guri Bardhe.
Forumi Guri Bardhė

    Gjergj Fishta - Anzat e parnasit.

    Share
    avatar
    Administratori
    i Forumit "Guri Bardhė"
    i Forumit

    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Scorpio
    Numri i Postimeve : 6033
    Mosha : 33
    Vendlidja : Guri Bardhė
    Vendndodhja : Larg Vendlindjes...
    Profesioni : Emigrant...
    Pikėt : 12863
    Vlersuar : 171
    Data e Regjistrimit : 27/07/2007
    Hobi : Leximi dhe thurja e vargjeve...
    Humor : Punė, punė, natė e ditė qė tė shohim pakėz dritė. Eh Naim tė ishe vetė, e ta provoje turnin e tretė.

    Gjergj Fishta - Anzat e parnasit.

    Mesazh nga Administratori prej Sat 14 Apr 2012, 10:58

    Gjergj Fishta - Anzat e parnasit.

    (Pjesa e I.)

    Ti me gjasė, Nakdo Monici (1) ,
    S’din si hecė n’ketė jetė “cicmici”.
    Qysh se ty mund t’a hajė palla
    Se po kape m’breg me prralla:

    Due me thanė, tue vu mbi letra,
    Se ē’ka, ndodhė nder kohė tė vjetra,
    Kinse t’njohė fara e Shqyptarvet
    Si pat kenė besa e tė Parvet!

    Eh! zotni, t’ngjatėt Zoti jetėn!
    Pa shikjoe’i herė kuletėn,
    E ajo ty ka me t’kallxue
    Se shka t’zit ti kė fitue

    Me njatė t’bukren Histori,
    Qi ke shkrue pėrmbi Shqypni:
    Asė, idhnim pa fe nevoje,
    E ndo’i borxh edhė n’shtypshkroje?...

    Sod n’Shqypni, more lum miku,
    Histori asht metelikuj
    Pse per tjeter, per ketė besė,
    Veē se i qet ti zavall kresė,

    Veē se i lan ti kryet gomarit,
    Tu u mundue per fis t’Shqyptarit,
    Paj Shqyptarėt, si jem’tue pa,
    Sod me sod s’janė tue pasė nga

    Me u hutue rne shkrime t’ona,
    T’cillat s’pjellin napoljona,
    As nuk bahen, besa, shkallė
    Per me u njitė ku bahet pallė:

    Punė qi lypėn sod nder nė,
    Per me u rrekun per atdhė,
    Ktu, zotni, t’ngjatėt Zoti jetėn!
    Per pa e luejtė pak gja kuleten,

    S’ēilet shtek as bahet kangė,
    Pse e kanė xanė Shqyptarėt atė kangė:
    Haja qenit — pija qenit,
    Edhe bjer karaduzenit!...

    Prandej sod letrarėt e shkretė
    Poshtė — n’fund t’unve — i lanė pėshtetė,
    Me’i grusht miza nė kuletė,
    E, hae i keq, kurrkush s’i pvetė

    As per osh! — as per balosh!
    Kush pat kenun si Allighieri?
    E pra n’shekull, thonė, i mjeri
    E pat punėn rrokopujė,

    Tu’u rropatun nper dhė t’hujė
    Me Divinen Komedi
    Si Per Curri npėr Mal t’Zi:
    Jo ma na qi i shkojm per nget

    Sa prej Vraket der n’Shkorret!...
    E ma teper jem’Shqyptarė,
    Qi, per t' urtė e per letrarė,
    Kurr n’Shqypni s’mund t’ēojm kandarė.

    Po e sheh vetė, Zotni, se kokrra
    Nuk mund t’lidhim veē me dokrra (2) ;
    Se me shkrie — e sterhollime
    S’mund t’i a mbushim menden kujė,

    Veē kot qesim petlla n’ujė...
    Po, a thue e din, mor t’u ngjatėt jeta!
    Persė libra edhe gazeta,
    E pse istore — e kangė arbnore

    Sod me sod nder zogj t’Shqyptarit
    S’janė tue pasun kurrfarė zarit?
    N’mos e dijsh, due me t’kallxue,
    Per n’paē ngae ti me m’ndigjue.

    Zoti i lum per njerzit mbarė,
    Tue xanė fill m’baben e parė
    E der m’t’mbramin — rend e rend,
    Veē treqind derhema mend

    Se ma teper s’u pat da.
    Me kaq mend, tash, more vlla,
    A mund t’mbushen sa e sa koka
    Qi per randė, ndoshta, i ka toka?

    Besa, jo; pse edh’asht ndo’i koke
    S’cillės s’t’i dalin as gjashtė okė,
    Jo se ma treqind derhėm
    Qi janė dhanė per njerzit xhem (3) ,

    Shka po u del nji pjesė e vogel,
    Qi s’mbaston me mbushė nji gogell!...
    Prandej gjindja edhe si t’plaken
    Disi golle e kanė rradaken,

    Si me thanė, po e thom’per gjasė,
    Si me thanė nji kungull hasė.
    Per ketė punė, po e sheh ti vetė,
    Se, sa njerz jemi n’ketė jetė,

    N’hatlla t’truvet te kaptina
    Ka’i drrasė mėngut t’gjith e kina:
    Due me thanė, kem’zi urtije,
    Pse e kem’t’gjith ka’i rrem marrije.

    Por ktu vetė s’po due me u djerrė,
    Hollė e gjatė tue dashtė m’e tjerrė
    Sa marri qi ban gjithkush;
    Veē seicilli t’vejė m’rabush

    Punėt e veta, e ka me pa
    Se, perzėt, fort i a kam gja.
    Paj me kenė na bash mirė n’krye,
    S’kjem tue pa seri me sye

    Ke na shkojn punėt kambė e krye...
    Bre, e’ma zi kjen punėt tue shkue,
    Pse kto mend vijn tu’u pakue,
    Kah vijn krenat tuj u shtue;

    Por Njaj i lum, qi prej Empirit
    Sheh e njeh tanė punėt e nierit,
    Aj mend-lehtit t’bijt e Adamit
    Me i ndihmue desht n’ketė rod skamit,

    Prande’i thotė nji ditė Shen Nkollitt:
    “Tue kundrue un prej ktij trollit
    Si hecė puna e rruzullimit
    Po baj; seri prej njerzimit

    Ke s’u bini nji herė n’kokė
    Se ata vllazen janė mbi toke,
    E se s’asht fort punė e lmut
    Shoqi shoqit m’i a xjerrė trut,

    Un kujtoj, s’asht tjeter send
    Qi s’u xehet vendi vend,
    Veē pse u dava vetė pak mend.
    Prandej ulu tash mbi dhe,

    E me mend ngarko’i gale:
    Del tue shitė kush t’duen me ble.
    Por ketė fjalė po t’tham ma t’mbramen:
    Kė me shitė sa i biri t’amėn,

    Pse bajn mendt — ma shum se dhent.”
    I Shėn Nkolli, kjoftė levdue!
    S’ndej atbotė tuj u hutue;
    Por ngarkoi nji barkė me mend,

    Edhė duel aj per gjith vend,
    Per gjith vend e per gjith fise.
    Tue shitė mend e tue shitė shise,
    Shiti i lumi mend sa shiti,

    N’e mbramt udha n’Sh’Njin e qiti.
    Por sa i uli n’det spirancet,
    Qe’i barkė tjeter vjen prej Francet:
    Kisht’dalė Djalli me’i gale

    Me shitė shkarpa neper dhe.
    U dha zani n’Shqyptari
    Se dy barkė n’atė Sh’Njin kanė hi:
    Njana mbushė me shkarpa t’vjetra,

    Me mend t’holla mbushun tjetra.
    Ran Shqyptarėt, at-herė, n’kuvend,
    E tue folun rend-e-rend (4) ,
    E pleqnuen se per ketė vend

    Duhen shkarpa e jo mend.
    E prandej kta bane toben,
    E ma tepėr vune gjoben
    Per me u la me desh e qe,

    Mend Shen Nkollit mos me i ble.
    Mandej ēuen n’Sh’Njin ke djalli:
    Per m’e pvete sa i bate malli.
    Edhe Djalli — dreq i vjetėr,

    Qi tue dashtė nuk ishte tjeter
    Veē m’e lanė atė mall n’Shqypni,
    U a la shkarpat veresi
    Per me dajtė por ma bujar,

    S’desht atė ditė me u dhanė pazar,
    As s’desht vade me ju da,
    Veē se u tha se kisht me u la
    Gja — ē’do gja, kushdi se kur

    Tue lanė mbrapa ka’i kusur.
    Kshtu u tha Djalit, e atje ma vonė,
    Mbathne shkarpat babat t’onė.
    E s’banė keq, jo, per Tynzonė;

    Pse pat thanė nji plak pa dhambė:
    Kush s’ka mend do t’ketė kambė,
    A e din tash, o lum zotnija,
    Pse s’kanė zari kangėt e mija

    Me sa t’ka ty Historija?
    Paj Shqyptarėt, t’thaēė, kanė ba be
    Mend e shise mos me ble...
    Pra, zotni, a e din shka ban?

    Hidhi librat mbi tavan,
    Edhe rri mandej pėshtetė
    Me duer kryq, me sy pėrpjetė,
    Tue njehė miza — pėrmbi Ipiza;

    Pse m’a thotė porsi shum kujė,
    Ka me t’hecė kunglli mbi ujė,
    Ka me t’vu ty barku peta,
    Kanė me t’ba t’gjith t’u ngjatėt jeta!

    E ti, i lmuet si nji mermer,
    Tuj u shkarrafendė m’minder,
    — Kurr me punė, gjithmonė pa nga —
    Gjyqin shokve ke m’u a da.

    Sa me istore e Skanderbeg.,
    Per ketė besė, s’ke me u kapė m’breg,
    As kurr ty s’ka me t’hecė zari:
    Ka me t’mbetė nen bark samari;

    Pse nder nė kjo kohė ka ardhė,
    Qi nji e zezė me u thirrė e bardhė:
    N’emen t’vet sendet s’duen qujtė
    Per n’don qyqja mos me t’mujtė

    E me t’fry era n’kuletė,
    Por me t’shkue tymi pėrpjetė
    Edhė fyellit me i ra pshtetė.
    Po, por shka, letrarve t’ngratė

    U a ka lanė lija zanatė
    Me i thirrė sendet t’gjitha me emen,
    Mashkllin, mashkull — femnėn, femėn:
    E prandej kanė shatin n’ujė

    E u shkon puna rrokopujė.
    Por, pse vetė due t’mirėn, t’ande,
    E ma tepėr pse m’a kande
    Qi t’t’nderojė Roma e Stamolla,

    Po t’i ēoj do kshille. t’holla
    Qi Tartufi (5) i ka pasė shkrue,
    Per me dijtė si me jetue,
    Per me dijtė si me vozitė

    Nper tallaze t’shekllit t’ndritė,
    Per n’do shndosh me dalun n’va
    E n’do n’mjaltė spata me t’ra.


    (1) Nakdomonici; Dom Ndoc Nikaj
    (2) (Dokrra thirren kah Shqypnija. Dija, Kanga e Historija...)
    (3) Ka’i fjalė turqė ban lazem.
    (4) Shka nder nė nuk mbahet mend.
    (5) Molliere ka shkrue nji Komedi mbi Tartufin.


    ________________________________
    avatar
    Administratori
    i Forumit "Guri Bardhė"
    i Forumit

    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Scorpio
    Numri i Postimeve : 6033
    Mosha : 33
    Vendlidja : Guri Bardhė
    Vendndodhja : Larg Vendlindjes...
    Profesioni : Emigrant...
    Pikėt : 12863
    Vlersuar : 171
    Data e Regjistrimit : 27/07/2007
    Hobi : Leximi dhe thurja e vargjeve...
    Humor : Punė, punė, natė e ditė qė tė shohim pakėz dritė. Eh Naim tė ishe vetė, e ta provoje turnin e tretė.

    Re: Gjergj Fishta - Anzat e parnasit.

    Mesazh nga Administratori prej Sat 14 Apr 2012, 11:09

    (Pjesa II)


    Tartufi plak, kryetul e bark-sandall,
    Nji ftyrė-fudull, sy-xhizhė si gjeraēina,
    Dhelpen per vedi e ndryshej krejt batall;
    Qi pa shum mund e dije, me dredhina,

    Porsi hardall i gjatė mbi lule tjera,
    Tue kenė vetė hith, u rrit mbi shokė stervina:
    T’cillit, kur vodh, i u duk e vogėl dera,
    E kur n’ketė jetė atij i a leverdisi

    Krishtin si Juda e shiti disa hera,
    Pa pasė nevojė mandej m’u vjerrė te lisi:
    Tue dashtė limuet m’e shkue mbi shekull jeten,
    Kto kshille t’bukra rresht e rresht ujdisi,
    T’cillat me Kempis njitė mbas dekės ia gjetėn;

    O i biri i Adamit,
    A do me gzue
    Sa t’jesh mbi shekull
    Ti tue jetue?

    Ti ke me mbajtun
    Gjithmonė ketė rregull:
    Erzin e shpirtin
    Do t’losish shrregull.

    Do t’shesish vllazent,
    Do t’mohojsh fisin,
    Sa herė qi n’shekull
    T’a leverdisin.

    Gjithmonė perkulu
    Kah t’bjen ma mirė:
    Perse t’a marrish
    Veten me t’vshtirė?

    Prandej ti rueju
    Se thue t’vėrtetė,
    N’daē t’xet m’e pasun
    Gjithmonė kuleten.

    Mundon me, u dukun
    Gjithmonė shka s’je:
    Ma mirė se duka
    S’asht gja m’ketė dhe,

    T’nanddhetenandtat
    Ti n’terr n’daē bani,
    Por para shekllit
    Mos t’dale zani,

    Prandej kurr qafen
    Mos e drejto,
    Gjithmonė germuqas
    Pak gja ti shkoj:

    Pse kshtu i pervujtun
    Ti kė me u dukun,
    E t’mdhejt nen sjetull
    Ty kanė me t’strukun,

    Kurr sy per sy
    Mos kqyr ti njerin.
    Pse ndryshej t’zemres
    T’a kndojn tefterin.

    Kurr mos ban llafe
    Kur t’jeshė n’shoqni:
    Ma e zezė asht llafja
    Se nji turpni.

    Ma e zezė, po, asht llafja
    Qi asht thanė pa sherr,
    Se nji turpni
    E kryeme n’terr,

    Hodum do t’dukesh
    Perpara shekllit,
    Sepse ti msheftas
    T’bajsh punėt e mrekllit.

    Kqyr se t’rren mendja
    Me thanė ndo’i fjalė,
    Qi t’perkasė fisin
    Prej kah ke dalė.

    Kush don me shkue
    Limuet mbi tokė
    Aj s’do t’ket vllazen,
    As fis, as shokė.

    Me t’pvetė ndokushi
    Se ē’fisi je,
    Thuej, fis e atme
    Na s’kem’mbi dhė...

    N’daē p’rherė me t’shkue
    Kunglli mbi ujė,
    Gjithmonė do t’flasish
    Ti n’gjuhė tė hu’jė.

    Si shtupė ti mrrudhu
    Perpa ra t ’mdhejve t,
    Dridhu si qeni
    Nen cirka t’heivet,

    T’u rrish perpara
    Me turi dashit,
    N’t’u kandėt ty shkopi
    I koēobashit...

    Sa herė t’i ndeshish
    Ban me u puthė kamen,
    Prrallave t’tyne
    Pėrgjegju: Amen!

    Me lavd tymyti
    Kryq e terthuer,
    Pse tash t’qet tymi
    T’pjekmen dikuer...

    Mundon sa t’mundesh
    Me hupė ti veten,
    N’daē t’xet m’e pasun
    Gjithmonė kuletėn,

    Prandej mos t’lodhesh
    Me u zbe nder kndime,
    Persė ty dija
    T’pertrin ankime.

    Mjaft asht per ty
    Qi t’dijsh me kndue,
    Edhė ndo’i letėr
    Si do m’e shkrue;

    Pse per ma tepėr
    Nuk asht nevoja:
    Ma fort se mendja
    Do t’lodhet goja...

    Ku duerėt me i njoun
    Ti munde t’dyja,
    Ani se t’rrije
    Mbas shpinės arsyja.

    Per Zot e mbreten
    Mos ban shum fjalė
    Pse, m’beso mue,
    Mirė ka me t’dalė.

    Hyj’t ndezia qirin,
    O i biri i Adamit,
    Ndezia edhė djellit
    Nji tjeter vjamit...

    Me kto msime sado t’vokrra
    Nuk jam rrėjtė me fjalė e dokrra,
    Porsi rrėhet pula n’kokrra;
    Por kam ngranė, e por kam pi,

    Kam ndeje pshtetun si zotni,
    Tu’u da gjygjin shok vet t’mi,
    Tue mbajtė ketė rregull
    Un hypa m’shrregull

    (Po thom, per vedi)
    E jam tue kndue
    Pa fe kujdesit,
    Edhė e kam shkue

    Si duhet jetėn,
    E xet kam pasun
    Gjithmonė kuletėn,
    E pa u perplasun

    Un n’baft kam hasun,
    E dij fort mirė,
    Kjo jetė a’e vshtirė;
    A’i det i mnershem

    Me guma plot;
    Por mbrendė veē mbytet
    Njaj qi s’din not,
    Qi hyllin arit

    S’ndjekė t’leverdis,
    Por kqyrė ma s’parit
    Punėt e njerzis,
    E jo t’dobis.

    Un sod u plaka;
    Por kurr nafaka
    Der m’ditė tė sodit
    Mue nuk m’ka lanun,

    Edhė kam pasun
    Gjithmonė me ngranun:
    Jam majė si njala
    E, si kam dashtun,

    M’ka hecun fjala:
    Jam kenė i drashtun,
    Sepse i padashtun.
    Persė kam dijtun

    N’shekull me vijtun,
    E nuk kam ndėjun,
    Tue rrue kot voe,
    Erzin e shpirtin

    Tue i vu n’oroe;
    Por, tue luejtė shrregull
    Krahas me djallė,
    U vuna m’rregull

    E sod jam gjallė
    Tue bamun palle.
    Pse, pra, t’pves ty,
    Tue pasė mendt n’kry,

    Pa pune t’a marrish
    Veten me t’keq?
    Lumnija e erzi
    S’janė gja hae dreq;

    Erzi e lumnija
    (Ndiej, se t’verteta
    Janė fjalė e mija),
    Ku s’lot kuleta,

    Janė dy f jalė t’shkreta.
    Sa njerz t’permendun
    Janė kalamendun
    Prej us e skamit

    E kanė mbarue
    Pa pasė as vorrin
    M’e salikue?
    Por vetė, — kqyr seri! —

    Qe pa shum dije,
    Shndosh si skyferi,
    Jam ndejė nen hije,
    Tue ngranė me shije.

    Njeri me letėr,
    (Asht shkrolė e vjetėr),
    Kurr m’breg s’mund t’kapet:
    Shekllin e njof!

    T’a dijsh, sot njerzit
    I kanė trut n’zgrof,
    Kush din sot ēarkun
    Ma t’mirė m’e ngrehun

    Per me zgja barkun,
    Aj ka me u njehun
    Per mende-prehun.
    Kur barku koder

    T’kersase loder,
    At-herė punėt t’gjitha
    Hecin per fille,
    E per nė sheklli

    Qet drandofille;
    At-herė asht vlla
    Seicilli niri:
    Mollė e pa-da

    A’i keqi e i miri
    E dreqi e i biri.
    Vllazen na jemi,
    At-herė, pse i kemi

    T’tanė nanat gra,
    Per kshtu jem’, po,
    Lazer — e vllazer,
    Per ndryshej, jo;

    Per ndryshej moter
    E vlla njimendit
    Mos mbaj kend n’voter,
    N’dashtė t’jet i vendit.

    N’dashtė i Kelmendit.
    Prandej sa t’jesh
    Nder mend t’a kesh,
    Se asht barku n’shekull

    E fis e erz,
    Atme e liri,
    E Zot per njerz;
    E se, pa fjalė,

    Njeti n’u daresh,
    Ti ke me dalė
    (Si e dij prej s’parėsh)
    Sė dy gomarėsh.



    ________________________________
    avatar
    Administratori
    i Forumit "Guri Bardhė"
    i Forumit

    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Scorpio
    Numri i Postimeve : 6033
    Mosha : 33
    Vendlidja : Guri Bardhė
    Vendndodhja : Larg Vendlindjes...
    Profesioni : Emigrant...
    Pikėt : 12863
    Vlersuar : 171
    Data e Regjistrimit : 27/07/2007
    Hobi : Leximi dhe thurja e vargjeve...
    Humor : Punė, punė, natė e ditė qė tė shohim pakėz dritė. Eh Naim tė ishe vetė, e ta provoje turnin e tretė.

    Re: Gjergj Fishta - Anzat e parnasit.

    Mesazh nga Administratori prej Sat 14 Apr 2012, 11:16

    (Pjesa III)

    A e din tash, Nakdo Monici,
    Se si hecė n’ketė jetė “cicmici”:
    Se me kangė e pendė e letra
    E me istore — prralla t’vjetra,

    Veē se e mbajm na shatin n’ujė
    Per t’zezė t’onė e jo t’tjerkujė?...
    S’duhet, jo, sod mendja e hollė
    Per me u ndie n’Romė e n’Stambollė

    Por se duhet veleti,
    Pak burrni — me shum dredhi;
    Me e mbajtė gjuhėn ngrit nder dhambė,
    E me i zgjatun veshėt nji pllambė

    Per me ndie se kah fryn era...
    Me vozitė andej m’at-hera,
    Oh! po besa, e kam pa qeshė.
    N’Shqyptari sod duhen veshė,

    Sa, krejt veshė, tham, do t’jet niri,
    Per me u kapė ku e shtyn dishiri.
    Duhen veshė, e s’duhet tjeter,
    (M’ndigjo mue, pse asht fjalė e vjetėr).

    Duhen veshėt me u matė me meter,
    E atbotė s’ke nevojė per leter
    Pse ty puna t’hecė per fille
    E t’qet shkjopa drandofille...

    — Jo, ma m’thue, se duhet dija,
    Pse sod n’terr ka ngelė Shqypnija
    E pse gjuha, sado vona,
    Kisht’me hupė pa shkrime t’ona. —

    Pse Shqypnija asht n’erresi,
    Ku po t’dhemb, more zotni?
    Mu, asht per t’ba ma lum e lum!
    Me kenė n’terr edhė ma shum;

    Perse n’terr shum e shum herė
    Gjuehen pare pa tefterė,
    Edhe n’terr ma se nji niri,
    T’parin vend ka xanė pa hiri

    Ka pasė thanė edhe’i krye-repėt:
    Verė e dimen kualt e shkepėt
    Gjejn kullosė nė dhe tė verbė.
    Pra, zotni, nder mend asht shterbė

    Kushdo sod, a plak a i ri
    Don m’u ba kandil n’Shqypni;
    Pse, qe besa, aj tjeter s’ban,
    Veē se kot rreh ujė n’havan...

    E i a lanė t’gjith n’tallagan.
    Mbasandej per gjuhė shqyptare
    S’ke pse e ban, jo, kryet matare;
    Pse Shqyptarve, asht tue m’u ba,

    S’u vien gjuha tjeter gja,
    Veē me pshtjellė e me ngatrrue,
    Per shoshojn veē me shprrallue,
    Punėt e mbara me i shkatrrue:

    Sa per kta edhe’i gjuhė magjype
    Na hin n’punė sa gjuha shqype...
    Posė ksajė fjale, kem’pasė ndi’,
    Kur kem’kenun n’shkollė si fmi,

    Kem’pasė ndie se asht gjuhė barbare
    Njikjo gjuha e jonė shqyptare.
    Pra le t’hupė kjo gjuha e jonė
    N’dashtė sivjet a n’dashtė ma vonė,

    Pse kjo asht shkalla e qytetnis
    Prej kah rrjedhė drita e Shqypnis...
    E, medjė, kso drite s’re
    Mjaft tue shndritė asht sod mbi ne:

    Kshtu, po e xam, s’asht drite e vogel
    Qi jo veē se fmi krye-gogel.
    Qi jo veē se kalamaj
    Por magjypė edhė hamaj

    Nepėr shkolla — e nepėr ksolla
    Sod na flasin n’gjuhė tė hujė,
    Si asht dishiri i s’dij se kujė.
    Per ketė punė mujm me shpresue

    Se per s’mbarit jem’tue shkue;
    Pse, si shqypja t’jet harrue,
    (Si do mjeshtra e pa’n spjegue),

    Ka me u hapun atbotė Feja,
    Kanė me bijtė lulzime t’reja
    Kanė me u shtuemun fise e... t’dheta,
    E per mjeshtra, — eh, u u ngjatė jeta! —

    Kanė me ēilė bibaj e pata
    Edhė n’mjaltė ka m’u ra spata...
    Qe, pra, ty s’t’bin kurrnji sherr
    Pse Shqypnija t’jese n’terr,

    E pse vendin gjuhės shqype
    N’dashtė t’i a xajė nji gjuhė magjype.
    Pra, gajret! mos merr n’qafė veten,
    Mos e shkyej ma fort kuleten

    Tuj u rrekė per t’mirė t’Shqypnis.
    Shporru gjuhės e Historis;
    Shko mbas hyllit t’leverdis,
    Per n’daē shndosh m’u kapun m’breg.
    Sa me istore e Skanderbeg

    Po t’kallzoj, ke me mbetė n’zalle,
    Tue vajtue vehten per t’gjallė
    Qe edhe vetė per udhė sod t’vuna
    N’do me t’hecė per s’mbarit puna.

    Pra: n’kje send qi nuk m’ndigjove
    Per ketė besė vrik u pendove!
    Un e dij, se ti m’at’anė
    Tue m’qestisun ke me m’thanė:

    — Pade’i herė se ē’ke fitue
    Me kto kshille qi m’ke ēue:
    A veē t’duket nji farė fallit
    Pse, si hut ndeje m’atė breg zallit,

    Je ma e mbramja birė kavallit? —
    Eh! kadalė, — moj zemer valė,
    Pse vjen moti per kadalė,
    Njado kunguj qi n’ditė t’sodit
    I sheh nalt, sado t’jen rodit,

    M’beso mue se per nji ditė
    M’ato maje ata s’janė njitė;
    Por janė dashtė do javė e mujė
    Per me i kcye m’qafė tjetėrkujė —

    Per m’u njitun ata grreēa
    M’maje t’lisave ’iqindvjeēa,
    Kshtu edhe na, kadalė-kadalė
    Si ata kunguj kem’me dalė

    Vrik m’ndo’i maje, e atbotė shih seri
    Se si ndrron me’i herė tefteri.
    Pra, ndigjo kto kshille t’mbara
    E m’mbajė mik porsi pėrpara.


    Fund.


    ________________________________

    Sponsored content

    Re: Gjergj Fishta - Anzat e parnasit.

    Mesazh nga Sponsored content


      Ora ėshtė Fri 21 Jul 2017, 07:27