Forumi Guri Bardhė

Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne kete faqe,
mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar falas ne faqe.

Regjistrimi zgjat vetem pak sekonda...

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe vute ne dispozicion
per te n'a vizituar ne faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Bordi Drejtues i Forumit Guri Bardhe.

Join the forum, it's quick and easy

Forumi Guri Bardhė

Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne kete faqe,
mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar falas ne faqe.

Regjistrimi zgjat vetem pak sekonda...

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe vute ne dispozicion
per te n'a vizituar ne faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Bordi Drejtues i Forumit Guri Bardhe.

Forumi Guri Bardhė

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Forumi Guri Bardhė

2 posters

    Fshatin e lindjes, vizitoj ē’do natė nėpėr ėndėrra...

    Administratori
    Administratori
    i Forumit "Guri Bardhė"
    i Forumit


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Scorpio
    Numri i Postimeve : 6039
    Mosha : 40
    Vendlidja : Guri Bardhė
    Vendndodhja : Larg Vendlindjes...
    Profesioni : Emigrant...
    Pikėt : 12882
    Vlersuar : 174
    Data e Regjistrimit : 27/07/2007
    Hobi : Leximi dhe thurja e vargjeve...
    Humor : Punė, punė, natė e ditė qė tė shohim pakėz dritė. Eh Naim tė ishe vetė, e ta provoje turnin e tretė.

    Fshatin e lindjes, vizitoj ē’do natė nėpėr ėndėrra... Empty Fshatin e lindjes, vizitoj ē’do natė nėpėr ėndėrra...

    Mesazh nga Administratori Tue 30 Aug 2011, 11:31

    S. Murati - Fshatin e lindjes, vizitoj ē’do natė nėpėr ėndėrra...
    (Poemė.)

    - I -

    Fluturoj pėr ē’do natė me avionin e ėndėrrave.
    Destinacioni tė cilit, ėshtė aerodromi “Vendlindja”.
    Biletėn e pret zemra qė, pėrcėllohet mes flakėve.
    Dhe mallit qė mė dogji tė tėrin, pėr trojet e mija.

    Fshatin e lindjes, si turist ėndėrrash e vizitoj ē’do natė.
    Me lotė gėzimi dhe hidhėrimi qė mė rrjedhin ndėr sy.
    Nga njė anė arrij tė gjej prehje, e nga ana tjetėr lėngatė.
    Nė ē’do skutė tė shpirtit qė ndizet, digjet e bėhet hi.

    Frymėn e mbaj, vetėm nė oborrin e shtėpisė time.
    Atje ku kėmba - dorash, hodha hapat e parė nė jetė.
    Nga ku kėmbėt, zvarrė i tėrhoqa me shumė dhimbje.
    Atė ditė kur me lotė nė sy, mora rrugėn pėr kurbetė.

    Xhaketėn e mallit, lagur nga shiu i lotėve tė mėrgimit.
    E thaj ē’do natė, mbi degė tė mollės, nė mes tė avllisė.
    Ndėrsa shpirtin e pėrvėluar qė, nga dita e largimit.
    E freskoj nėn hijet e pemėve, tek livadhi pėrbri shtėpisė.

    Lodhjen e stėrmundimshme, tė punės me orė tė gjata.
    M’a heq puhiza e Linozit¹ qė, zbret poshtė ngadalė.
    E gjumin nė sy qė pėr ē’do natė, tė trazuar e pata.
    M’a qetėson veē fshati ku u linda, Guri Bardhė.

    Kėngėt e mjerimit qė shpirti, kėndon nė tokė tė huaj.
    Shuhen e humbasin, nė Shpellėn e Dukės², thellė.
    Ndėrsa vetminė qė pa reshtur, mė tret, mė bėn tė vuaj.
    M’a largojnė njerėzit, tė cilėt i njoh qė moti e ka herė.

    Etjen qė gurrmazin, pėr vite me radhė m’a thau.
    E shuaj me ujtė e ftohtė, mbushur tek kroi mėhallės.
    Ndėrsa plagėt e fatit qė nga vendlindja, mė ndau.
    M’i pėrthanė, aroma kundėrmuese e luleve tė arrės.

    Trishtimit qė mbinė nė mua, pėr ē’do ditė qė kalon.
    J’a shkul rrėnjėt dhe j’a flak, atje nė fund tė Dishit³.
    Por gjithsesi, pėrmallimi pėr fshatin veē mė kaplon.
    Ėshtė ngjitur fort nė zemėr, sikurse thoi pas mishit.

    Lulet e dashurisė qė nė shpirtė mė rriten, pėr atė fshatė.
    Me ujė tė bollshėm Gurrash¹¹, ē’do mėngjes i vadisė.
    Aroma e tyre vazhdimishtė, kundėrmon ditė e natė.
    Nė themelet, muret, ēatinė dhe oborrin e shtėpisė.

    Mallkimet ndaj kurbetit qė kam hedh, nė vargje poezie.
    Qyqes sė motēme, j’a bėj herė pas here si dhuratė.
    E ajo me zėrin vajtues, i kompozon nė nota ndjeshmėrie.
    Nė kėngė vaji qė unė i dėgjoj, me pėrmallim ē’do natė.

    Dėshirat qė dikur pata, mbuluar i ka krejtėsishtė ferra.
    Nis t’i kėrkoj njė e nga njė aty – kėtu, pėr t’i pastruar.
    Ato qė arrij tė gjej, i marr, i mbjellė mesh luleve tek dera.
    Ku nėna vazhdimishtė i ujitė, me lotėt e saj tė kulluar.

    Forcat e mia qė humbur kam, rrugėve tė tė ziut mėrgim.
    Me kėshillat e vyera tė babait, herė pas here i rimbledhė.
    I lidhė fortė pas vehtes me dejtė e tedosur, tė shpirtit tim.
    I fus nė trastėn e jetės qė larg atdheut, nė mjerim rrjedhė.

    Djersėn e ballit qė nė tokė tė huaj, mė pikojnė ē’do ditė.
    M’a pėrthanė era e freskėt, kur fryn Qafa e Kuzaratit²².
    Ndėrsa perdja e murrme qė mė verbonė, gjithnjė sytė.
    Hapet vetvetiu kur shikimin j’a hedh, Luginės sė Matit.

    Fluturoj me ėndje, i lirė, krahėhapur, mbi trojet e mia.

    Mė duket vetja sikurė prekė me dorė, qiellin e shtatė.
    Por sikurse dihet, asnjėherė nuk zgjat shumė lumturia.
    Sepse pas ē’do dite qė ik, troket nė derė njė tjetėr natė.

    Edhe pse nė ėndėrr, prekem thellė nga i hidhuri realitet.
    Mė vret, rėndon e trondit, fakti qė fshati veē braktiset.
    Por lotėt e mallit, fatkeqėsisht mė pikojnė nė kurbet.
    Ku ē’do ditė njė shpresė e re, si kėshishė e arnuar griset.



    - II -

    Dehem krejtėsishtė, nga peisazhi i bukur dhe qetėsia.
    Me ē’do pėllėmbė tė atij trualli ku, dikur kam shkelur.
    Por shpejt m’i pėrpinė thellė trishtimi, ndjenjat e mia.
    Kur shoh qė fshati sot, pothuajse bosh fare ka ngelur.

    Njė ndjenjė keqardhjeje, shpirtin nis tė m’a mbėshtjellė.
    Ndjenjė qė ngjan si reja e zezė, kur prej Qekasit³³ zbret.
    Qė sikurse thonin dikur tė vjetrit, vetėm shi ajo sjellė.
    Ndėrsa pėr mua tė mjerin sjellė, veē furtunė e kijamet.


    Rinia mori udhėt e botės, ashtu sikurse dhe unė vet.
    Fėmijėt u rritėn shpejtė, pastaj u nisėn pėr shtegtim.
    Pleqtė qė pata lėnė, u bėnė vite qė kanė ndėrruar jetė.
    E ato pak njerėz tė mbetur, qajnė me lot nė ngashėrim.

    Qajnė malet e kodrat qė shurdhur, tashmė kanė mbetur.
    Qajnė varret e tė parėve qė s’ka mė, kush t’i vizitojė.
    Qajnė fushat e livadhet qė s’ka kush mė me i kositur.
    Qajnė arat e mbetura gjerr qė s’ka mė kush t’i punojė.


    Qajnė rrugėt e ngushtuara, prej shembjeve apo ferrės.
    Qajnė pemėt tashmė degėthara, prej vitesh pa krasitė.
    Qanė e vajton fshati, sikurse qyqja nė mes tė Pranverės.
    Qaj edhe unė bashkė me fshatin qė rrėnohet ē’do ditė.

    Diēka duan tė mė thonė, shtėpitė e mbetura gėrmadha.
    Por nuk flasin dot, pasi me drynjė buzėt u janė mbyllė.
    Si nėnat shamizeza, vajtojnė dhe derdhin lot si ujvara.
    Pėr kohėt e errta qė erdhėn dhe j’u sollėn, veē mėnxyrė.

    Ankohen muret dhe themelet, thellė nė zemėr tė tokės.
    Shqetsohen eshtrat e stėrgjyshėrve, thellė brenda nė varrė.
    Pėr pasardhėsit e tyre qė kurbeti, shpėrndau gjithė botės.
    E amanetet qė n’a i lanė, atėherė kur ishin ende gjallė.

    “Amanetin s’e tret as toka”, mė ka pas thėnė gjyshi dikurė.
    Kur mė tregonte histori, legjenda e pėrralla, nė fėmijėri.
    Kėtė thėnie e kujtoj gjithnjė edhe sot, i rritur e bėrė burrė.
    Dhe pėrmallimi nė shpirti, shėndrrohet pikė loti ndėr sy.

    Veē shtohen mė shumė nė shpirtė, notat e trishtimit.
    Pėr fshatin qė tashmė, ngjason me njė vend tė harruar.
    E Qyqja nė zabel, dekretuar si ambasadorja e vajtimit.
    S’e ndal kėngėn Ku-Ku, Ku-Ku, natė e ditė pa pushuar.

    Nuk ka mė pleq nėn hije qė bukur dinin tė kuvendonin.
    As tufa bagėtie qė blegėronin kudo, nėpėr lėndina e male.
    Nuk ka mė argate nė ara qė si bletėt pa u lodhur, punonin.
    As dasma si dikur, ku njė javė para, kėndohej e hidhej valle.

    S’ka mė si dikur fėmijė, nė oborrin e shkollės Pjetėr Budi.
    As shkolla vetė, fatkeqėsishtė emrin e poetit mė s’e trashėgon.
    Arrat dhe gėshtenjat nė vjeshtė, nuk ka mė kush t’i shkundi.
    E buzėmbrėmjeve nė mes tė fshatit, shumė pak njerėz takon.

    Pyesin gjithnjė malet kryelarta, prej pikėllimit zemėruar.
    Pėr ku janė nisur kėto bij e bija qė nxitimthi, veē po ikin.
    Kush vallė kaq bindshėm dhe bukur, i paska mashtruar.
    Qė fshatit shekullor, dritat njė nga njė me radhė po j’a fikin.


    - III -

    Pasi shėtis nė ėndėrr fshatin, lart e poshtė, anembanė.
    E ē’mallem sadopak me tė afėrm, miq e dashamirės.
    Mes lotėve e keqardhjes, kthehem sėrish nė kėto anė.
    Ku vazhdoj tė mbetem, vazhdimishtė rob i dėshirės.

    E kur ėndėrrat nė pragmbarim, nisin e qajnė me mua.
    Kėputen pėrnjėherėsh, s’i bėjnė dot ballė mė pikėllimit.
    Fėrkoj sytė e enjtur, kuptoj qė njė tjetėr ėndėrr u shua.
    E nis njė ditė tjetėr e jetės time, nė qelitė e mėrgimit.

    Dhe zgjohem kėtu, ku dielli i huaj s’mė ngroh dot.
    Me sy tė mbytur nė lotė, i penduar thellė nė vetvehte.
    Drejtohem nga qielli e lutem, ndihmomė o i madhi Zot.
    Qė tė kthehem e tė jetoj, atje nė atdhe gjer nė vdekje.


    © S. Murati... Gusht - 2011



    Shpjegime:

    ¹ – Vend qė gjendet pėrmbi fshatin Guri Bardhė, dhe qė dikur ka qenė njė bazė
    e rėndėsishme ushtarake, jo shumė larg Bizės...


    ² – Emri i shpellės sė bukur nė formėn e njė gjysmėhėne e cila gjendet nė mes tė
    shkėmbit qė ngrihet si teh thike pėrballė fshatit Guri Bardhė...


    ³ – Pėrrua i madh nė pjesėn e poshtme tė fshatit Guri Bardhė...

    ¹¹ – Dy burime tė bollėshme uji, pėrmbi fshatin Guri Bardhė, qė furnizojnė me ujė
    vaditės, edhe dy fshatra tė tjerė (Shkallė dhe Xibėrr) pėrkrah Gurit Bardhė...


    ²² - Vend qė gjendet nė dalje tė fshatit Guri Bardhė dhe pastaj ngjitesh malit...

    ³³ - Majė e lartė mali qė ngrihet pėrsipėr fshatit Guri Bardhė...




    Edituar pėr herė tė fundit nga Saimiri nė Wed 07 Dec 2011, 23:45, edituar 2 herė gjithsej
    Armanda
    Armanda
    Anėtar/e Nderi
    Anėtar/e Nderi


    Gjinia : Female
    Shenja e Horoskopit : Libra
    Numri i Postimeve : 340
    Mosha : 33
    Vendndodhja : Tirane
    Profesioni : ?!
    Pikėt : 1042
    Vlersuar : 12
    Data e Regjistrimit : 14/03/2011
    Hobi : Muzika
    Humor : Here here

    Fshatin e lindjes, vizitoj ē’do natė nėpėr ėndėrra... Empty Re: Fshatin e lindjes, vizitoj ē’do natė nėpėr ėndėrra...

    Mesazh nga Armanda Sat 26 Nov 2011, 02:15

    Nje poeme mjaft e bukur, thurur me delikatese me vargje malli qe djeg ne shpirt per vendlindjen.
    Urime Saimir per keto vargje dhe suksese te metejshme ne vazhdim.
    Administratori
    Administratori
    i Forumit "Guri Bardhė"
    i Forumit


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Scorpio
    Numri i Postimeve : 6039
    Mosha : 40
    Vendlidja : Guri Bardhė
    Vendndodhja : Larg Vendlindjes...
    Profesioni : Emigrant...
    Pikėt : 12882
    Vlersuar : 174
    Data e Regjistrimit : 27/07/2007
    Hobi : Leximi dhe thurja e vargjeve...
    Humor : Punė, punė, natė e ditė qė tė shohim pakėz dritė. Eh Naim tė ishe vetė, e ta provoje turnin e tretė.

    Fshatin e lindjes, vizitoj ē’do natė nėpėr ėndėrra... Empty Re: Fshatin e lindjes, vizitoj ē’do natė nėpėr ėndėrra...

    Mesazh nga Administratori Sat 10 Dec 2011, 23:54

    Armanda shkruajti:Nje poeme mjaft e bukur, thurur me delikatese me vargje malli qe djeg ne shpirt per vendlindjen.
    Urime Saimir per keto vargje dhe suksese te metejshme ne vazhdim.

    Te faleminderit shume Armanda per fjalet e tua miqsore dhe mbi se gjitha me behet shume qejfi qe i lexoni vazhdimisht vargjet e mia.

    Sinqerisht:
    Saimiri...

    Sponsored content


    Fshatin e lindjes, vizitoj ē’do natė nėpėr ėndėrra... Empty Re: Fshatin e lindjes, vizitoj ē’do natė nėpėr ėndėrra...

    Mesazh nga Sponsored content


      Ora ėshtė Fri 29 Mar 2024, 05:53