Forumi Guri Bardhė

Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne kete faqe,
mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar falas ne faqe.

Regjistrimi zgjat vetem pak sekonda...

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe vute ne dispozicion
per te n'a vizituar ne faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Bordi Drejtues i Forumit Guri Bardhe.
Forumi Guri Bardhė

    Kapiteni qė donte krijimin e Shqipėrisė e Madhe

    Klea@Love
    Klea@Love
    Mikeshe Forumi
    Mikeshe Forumi

    Gjinia : Female
    Numri i Postimeve : 258
    Vendndodhja : milano
    Profesioni : inxhenjere arkitekture ne ndertim
    Pikėt : 804
    Vlersuar : 17
    Data e Regjistrimit : 16/03/2010
    Humor : sa te doni

    Kapiteni qė donte krijimin e Shqipėrisė e Madhe Empty Kapiteni qė donte krijimin e Shqipėrisė e Madhe

    Mesazh nga Klea@Love prej Fri 12 Aug 2011, 05:47

    Zbulohet letra e Gjykatės sė Nurembergut dėrguar prokurorisė shqiptare. Pushtimi nazist nė Ballkan ishte njė nga mė tė ashprit e Luftės sė Dytė Botėrore. Por, ata qė luajtėn rolin mė tė rėndėsishėm, fillimisht nė zbulimin dhe mė pas nė asgjėsimin e mijėra njerėzve, ishin pikėrisht formacionet e shėrbimit sekret gjerman SS, tė cilat kanė funksionuar edhe nė Shqipėri.

    Nga Express mė 07.09.2010 nė ora 8:31

    Nė fund tė Luftės sė Dytė Botėrore, Gjykata e Nurembergut u kėrkoi shteteve tė pushtuara nga nazistėt tė ofronin prova dhe fakte pėr drejtues tė lartė tė ushtrisė apo shėrbimeve sekrete, pėr tė cilėt kishte prova konkrete se ata kishin kryer krime kundėr popullatės.

    Gjykata e Nurembergut i dėrgon prokurorisė shqiptare njė letėr nė tė cilėn kėrkohen informacione pėr Gunther Hausding, kreu i shėrbimit SS nė Shqipėri dhe Kosovė. Nė letėr thuhet qartė se organet e drejtėsisė shqiptare duhet tė ofrojnė dokumentacione tė faktuara, tė cilat vėrtetojnė realisht krimet e Gunther Hausding apo bashkėpunėtorėve tė tij, qofshin ata gjermanė apo shqiptarė.

    Nė letrėn e saj, prokuroria shqiptare dėrgon njė informacion tė detajuar pėr krimet e kryera nga Gunther Hausding, tė cilat pėrqendrohen kryesisht nė gjenocidin ndaj shqiptarėve nė kampin e pėrqendrimit nė Prishtinė, madje pėrveē kreut tė SS-ve, bien nė sy edhe disa emra tė bashkėpunėtorėve shqiptarė, qė mendohet se mund tė kenė pasur gisht nė kėto masakra.

    Gjykimi i oficerėve madhorė gjermanė ndodhi nga viti 1944 deri nė fund tė vitit 1951 nė plot 12 seanca, nė tė cilat u dėnuan disa nga personat qė kishin firmosur pėr asgjėsimin e popullatės sė pafajshme.

    Njė nga gjyqet e famshme ėshtė ai i 16 gjykatėsve, prokurorėve dhe zyrtarėve tė Ministrisė naziste tė Drejtėsisė, ku 4 prej tyre u dėnuan me burgim tė pėrjetshėm, ndėrkaq qė nė gjyqin qė zgjati 8 vjet, nė bankėn e drejtėsisė ėshtė ulur edhe Gunther Hausding, i cili gjithashtu akuzohet pėr krime lufte gjatė qėndrimit tė tij nė Shqipėri me mision jo vetėm diplomatik, por edhe ushtarak pėr tė realizuar planet e firmosura nga Adolf Hitleri.

    Mė poshtė do tė ofrojmė disa nga faktet qė tregojnė pėrfshirjen e Gunther Hausding nė masakra, duke pėrdorur njė term joshės pėr shqiptarėt, atė tė Shqipėrisė sė Madhe, njė mėnyrė dinake kjo pėr tė tėrhequr drejt kampeve tė pėrqendrimit qindra shqiptarė, tė cilėt vdiqėn kryesisht nė kampin e Prishtinės.

    Projekti “Shqipėria e Madhe”

    Fakte pėr gjenocidin nazist nė kampet e pėrqendrimit tregojnė se si vepronin trupat e SS-ve pėr tė eliminuar shqiptarėt, duke i ofruar nė kėmbim projektin “Shqipėria e Madhe”, me synimin se ata do tė shėrbenin pėr mbrojtjen e Shqipėrisė etnike.

    Sipas dokumenteve, mashtrimi i madh i nazistėve konsiston nė krijimin e Shqipėrisė e Madhe, njė shtet i krijuar nga Adolf Hitleri dhe Benito Mussolini, i cili pėrfshiu Kosovėn, Metohinė, Maqedoninė Perėndimore dhe Malin e Zi, vende ku banojnė kryesisht shqiptarė.

    Sipas shifrave tė paraqitura, mendohet se ka pasur shumė shqiptarė tė cilėt duke mbėshtetur kėtė kauzė, janė ofruar vullnetarė pėr tė realizuar kėtė projekt. Nė vitin 1941 pas pushtimit gjerman u krijua nė Kosovė xhandarmėria me seli nė Mitrovicė, ndėrsa nė 1944 kėto forca u pėrfshinė nė divizionin “Skanderbeg” tė SS-ve nazistė, i cili mori mė parė edhe miratimin e vetė Adolf Hitlerit.

    Pas kapitullimit italian, njė prej drejtuesve tė sigurimit gjerman, Gunther Hausding, hodhi idenė e Shqipėrisė sė Madhe, duke kėrkuar pėrfshirjen e shqiptarėve nė formacionet ushtarake. Hermann Neubacher, kreu i SS-ve nė Shqipėri dhe Kosovė, u akuzua mė pas nga Gjykata e Nurembergut si kriminel lufte. Ideja e Shqipėrisė sė Madhe u pėrkrah edhe nga Franz von Scheiger dhe Martin Shliep, ky i fundit ishte ministėr i Jashtėm i Gjermanisė nė Shqipėri, tė gjithė tė dėnuar mė pas me akuza pėr krime lufte.

    Plani gjerman pėr tė siguruar pushtimin u bazua mbi nismėn e Neubacherit, i cili thirri “mobilizimin kombėtar”. Kreu i SS-ve veproi si i dėrguari i Ministrisė sė Jashtme gjermane, por duke parė rezistencėn e shqiptarėve, ai hodhi idenė e Shqipėrisė sė Madhe. Nė kėtė plan ata duhet tė kishin edhe mbėshtetjen e brendshme, pasi njihnin fare mirė idetė e disa intelektualėve qė pėrkrahnin kėtė kauzė.

    Neubacher ishte ideatori i krijimit tė njė ushtrie kombėtare shqiptare, e cila duhet tė ishte njė forcė rezerviste. Pas dėshtimit tė krijimit tė njė ushtrie, kreu i Gestapos nė Shqipėri u zhvendos edhe nė Mitrovicė.

    Aty ai arriti tė rekrutonte agjentėt e parė mes tė cilėve: Perijuc Mamut, Ramiz Mulic dhe Osman Ibrahimoviē, tė cilėt ishin kryesisht serbė myslimanė, qė spiunuan emrat e hebrenjve qė jetonin nė Kosovė. Madje, njė prej agjentėve, Ibrahimoviē, urdhėroi shkatėrrimin e sinagogės hebraike nė Prishtinė. Bazuar nė statistikat e popullsisė tė vitit 1931 nė Jugosllavi kishte njė total prej 488 hebrenjsh nė Kosovė dhe Metohi: 373 nė Prishtinė, 109 nė Mitrovicė dhe 6 nė Gjakovė. Madje, fakt interesant ishte edhe prania nė Prishtinė e njė sinagoge me emrin “Beth Izrael”, e ndėrtuar qysh nė vitin 1897.

    Kampi i pėrqendrimit nė Prishtinė

    Nė letrėn drejtuar nga prokurori gjerman bien nė sy faktet se ai ka nė lidhje me ekzistencėn e kampit tė pėrqendrimit nė Prishtinė, ku thuhet se realisht janė dėrguar dhe pushkatuar 100 shqiptarė.

    Nė fakt, nga dokumentet e zbuluara vite mė pas rezulton se realisht nė Prishtinė ka pasur njė kamp nazist qė pėrdorej si kamp transit, prej ku tė arrestuarit dėrgoheshin mė pas nė kampe tė tjera tė shfarosjes nė masė. Ky kamp funksiononte njėsoj si kampet e tjera famėkeqe tė ngritura nga Gjermania gjatė Luftės sė Dytė Botėrore.

    Nė gusht 1944, nė kėtė kamp u dėrguan rreth 400 shqiptarė tė arrestuar dhe tė mbajtur deri nė atė periudhė nė burgjet e Tiranės dhe Shkodrės. Historia e kampit tė Prishtinės lidhet me dy masakra tė mėdha.

    E para, nė 19 shtator 1944, kur nė Qafė-Morinė u ekzekutuan 26 vetė nga ky kamp dhe nė 23 tetor 1944, kur u pushkatuan 104 persona, pasi u detyruan ta hapnin vetė gropėn e pėrbashkėt ku u varrosėn. Kampi u shkatėrrua gjatė tėrheqjes sė gjermanėve nga Evropa, ku mendohet se shumė pak shqiptarė kanė arritur tė mbeteshin tė gjallė pėr tė dėshmuar terrorin e ushtruar nga gjermanėt nė kėtė kamp pėrqendrimi.

    Mendohet se gjatė pushtimit nazist nė Shqipėri ka pasur disa kampe internimi ose burgje, tė cilat ishin ngritur nė Prezė, Berat, Kavajė, Burrel, Shijak, Elbasan dhe Krujė, ku janė dėnuar shumė shqiptarė dhe mes tyre edhe disa hebrenj. Nė prill 1942, 100 hebrenj nga Prishtina janė transferuar nė kampin e burgimit nė Berat, ndėrsa 79 u transferuan nė Prezė. Nė korrik 1942, 88 hebrenj u transferuan nga Prishtina nė kampet e burgut nė Burrel, Krujė dhe Kavajė dhe sipas dokumenteve, rezulton se janė asgjėsuar 400 vetė nė Kosovė, ku vetėm 100 mbijetuan.

    “Kasapėt” e Luftės sė Dytė Botėrore

    Gjykata e Nurembergut ishte institucioni qė vendosi nė vend drejtėsinė pas mbarimit tė luftės, duke kėrkuar edhe bashkėpunimin e vendeve tė pushtuara, ku falė bashkėpunėtorėve tė spiunazhit gjerman, kishin ndodhur masakra. E njėjta gjė ndodhi edhe me Shqipėrinė. Prokurorėt kėrkuan informacione, pasi nė listėn e tė akuzuarve pėr krime lufte kishte persona tė cilėt kishin shėrbyer edhe nė vendin tonė.

    Nė grupin e 24 tė akuzuarve tė cilėsuar ndryshe edhe si "kasapėt" e Luftės sė Dytė Botėrore, bėnin pjesė mbėshtetėsit mė tė ngushtė tė Hitlerit si dhe disa prej krijuesve tė ligjeve raciste kundėr hebrenjve apo ideatorėve tė kampeve tė shfarosjes apo tė pushtimit tė vendeve tė tjera.

    Gati shumica e tė dėnuarve me vdekje ishin drejtues tė ushtrisė gjermane, por nuk mungonin as ata qė quheshin "truri" i ideologjisė naziste. Madje, gjykata nuk ngurroi tė jepte dėnimin me vdekje edhe pėr njė gazetar. Julius Shtariher ishte gazetari dhe drejtori i gazetės gjermane "Der Shturmer", i cili sipas gjyqtarėve ndėrkombėtarė, ishte pėrgjegjės pėr vrasjen e miliona hebrenjve po aq sa ata qė i ekzekutuan drejtpėrsėdrejti ata.

    Kjo, pasi, sipas gjyqtarėve, Shtariher kishte nxitur urrejtjen raciste kundėr hebrenjve, gjė qė kishte sjellė edhe Holokaustin. Por nė listėn e tė akuzuarve nuk munguan edhe ata qė drejtuan ekonominė gjermane gjatė regjimit nazist.

    (Standard) /GazetaExpress.com/

      Ora ėshtė Thu 25 Apr 2019, 15:07