Forumi Guri Bardhė

Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne kete faqe,
mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar falas ne faqe.

Regjistrimi zgjat vetem pak sekonda...

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe vute ne dispozicion
per te n'a vizituar ne faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Bordi Drejtues i Forumit Guri Bardhe.

Join the forum, it's quick and easy

Forumi Guri Bardhė

Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne kete faqe,
mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar falas ne faqe.

Regjistrimi zgjat vetem pak sekonda...

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe vute ne dispozicion
per te n'a vizituar ne faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Bordi Drejtues i Forumit Guri Bardhe.

Forumi Guri Bardhė

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Forumi Guri Bardhė

    Jehona Kuteliane. (Mitrush Kuteli)

    Administratori
    Administratori
    i Forumit "Guri Bardhė"
    i Forumit


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Scorpio
    Numri i Postimeve : 6039
    Mosha : 40
    Vendlidja : Guri Bardhė
    Vendndodhja : Larg Vendlindjes...
    Profesioni : Emigrant...
    Pikėt : 12882
    Vlersuar : 174
    Data e Regjistrimit : 27/07/2007
    Hobi : Leximi dhe thurja e vargjeve...
    Humor : Punė, punė, natė e ditė qė tė shohim pakėz dritė. Eh Naim tė ishe vetė, e ta provoje turnin e tretė.

    Jehona Kuteliane. (Mitrush Kuteli) Empty Jehona Kuteliane. (Mitrush Kuteli)

    Mesazh nga Administratori Sat 30 Jul 2011, 23:00

    Nga Nadire Buzo

    Nėse jemi tėrėsisht tė njė mendimi pėr vlerat e Kutelit (Dhimitėr Pasko, ėshtė emri i tij i vėrtetė; me kėtė emėr ai do tė njihej si ekonimist, studiues i problemeve ekonomike, dhe drejtues bankash), kėto mendime nuk i shoh dhe i gjej tė shkruara apo tė dokumentuara nė letrat studimore e shkencore shqipe. Si mund tė shpjegohet qė ne s’kemi njė libėr tė plotė tė Letėrsisė Shqipe pėr shkollat e larta, ndėrkohė qė nė tekstet aktuale vendin mė tė madh zėnė ditėlindjet, ku akoma leksionet i marrim nga librat e kohės sė komunizmit dhe nga ku secili e jep leksionin si t’i dojė qejfi duke folur e komentuar dhe vlerėsuar sipas shijeve vetiake. Por, u duhet kujtuar kėtyre interpretėve se cili ėshtė Mitrush Kuteli.


    E madhe ėshtė gjėma e mėkatit...
    Ashtu si ē’do autor ka kryeveprėn e tij, edhe tek Kuteli, rrėfimi “E madhe ėshtė gjėma e mėkatit” ėshtė kryevepra e kryeveprave tė tij. Jo vetėm nga ngjarja dhe filozofia e madhe qė mbart ajo, por edhe nga mėnyra e tė rrėfyerit si askush tjetėr apo, figurat artistike e fantastike, stili i tė treguarit e gjithēka tė pėrsosur qė ka brenda vepra.

    Vepra ka tre tituj:
    1- “E Madhe ėshtė Gjėma e Mėkatit”,
    2-“Tat Tanushi”,
    3-“Rrėfime Nga Liqeri i Kaltėr”.

    Tė tre titujt, nuk kanė tė bėjnė me kohėn e botimit, pasi vepra u botua pas gjysmė shekulli, dhe vetėm me titullin e parė. Ne dorėshkrimet, punimet dhe ripunimet e veprės ajo titullohet herė me njėrin titull herė me tjetrin. Ėshtė i pėlqyeshėm titulli i dytė “Tan Tanushi”, pasi ai tė fut menjėherė nė ngjarjen dhe historinė se ē’farė i ndodh kėtij iliriani tė pashėm, vetėm se dashuroi marrėzisht, duke e ditur se pėrjetėsisht dashuritė e mėdha janė tė destinuara tė vdesin. Pra ėshtė njė titull qė do t’i shkonte mė shumė veprės dhe mėnyrės se si ėshtė shkruar. Ndėrsa titulli i tretė “Rrėfime Nga Liqeri i Kaltėr” ėshtė i gjerė, ai lidhet me rrėfimet e rrėfyera mė parė nga banorėt buzė liqerit, me tė cilėt ndėrthuren pothuajse tė gjitha rrėfenjat e Kutelit. Titulli i parė, i cili sa tė bėn kurioz pėr ta lexuar aq edhe tė tremb, duke menduar se kjo botė ėshtė tėrėsisht mėkatare, pėrpara shkrimeve tė ungjillit dhe besimit ndaj perėndisė, ndaj s’ka se si tė mos e ndjesh veten mėkatar pėrpara tyre. Por megjithatė, titujt nuk ndryshojnė asgjė nė pėrmbajtjen dhe mesazhin e madh tė veprės. Kuteli e ka shkruar me aq mjeshtėri dhe fantazi tė pėrkryer artistike sa qė ti dėshiron tė kesh qenė brenda kėsaj “gjėme tė madhe” tė kėtij “mėkati”.

    Me gjithė modestinė dhe mirėsinė qė ka Kuteli, pėr tė na thėnė se ngjarjet qė ai tregon janė tė vėrteta sepse ja kanė rrėfyer pleq tė moēėm, dhe tė menēur nga gurra popullore, askush nė botė si Ai nuk do tė kishte mundur t’i tregonte. Tregimi nė vetėn e tretė qė i bėhet veprės, duke ja treguar dikujt nė vetėn e dytė, “Ne”, nė vetėn e parė shumės, atyre e tė gjithė lexonjėsve, e bėn shkrimtarin , tė dashur si “Babagjyshin e Pėrrallave “apo kėngėtarin e mrekullushėm me njė zė tė ngrohtė e tė vėrtetė, sa popullor po aq klasik dhe po aq modern, njė kėngėtar lirik qė di tė kėndojė nė tė tėra rrymat e muzikės, por brenda njė kėnge, gjė qė sot nuk e ka arritur asnjė kėngėtar, nė mėnyrė aq tė pėrsosur. Nė rrjedhat e kohės vepra ka hapėsira tė mėdha kohore. Nė tė trija kohėt, koha e tregimit, koha e ngjarjes dhe ajo e botimit kanė rrjedha tė ēuditėshme. Koha nė tė cilėn u shkrua vepra, apo u pėrfundua se shkruari ėshtė 16 shkurt 1947. Nuk dimė kur e ka dėgjuar ngjarjen, apo kur i dėgjoi dy rrėfimet e rrėfyera tė plakut tė moēėm. Nė trurin dhe nė shpirtin e tij, kėto rrėfenja qėndruan disi gjatė. Ato dolėn prej Tij, kur vendosi t’i tregojė nė nė vitin 1947. Fati i keq pėr shkrimtarin, por edhe pėr lexonjėsit qė vepra nuk e pa dritėn e botimit edhe pėr gjysėm shekulli, pasi i ndoqi fati i keq i kohės.


    Metakronika e kohės sė rrėfimit
    Kohėt kur zhvillohet ngjarja janė anakronike me fluturime tė papara drejt kohės metakronike. Mjeshtria e shkrimtarit do t’i vendos ato nė njė sinkroni tė tė treguarit tė veprės. Megjithėse vepra ka kapėrcyer nė hapėsirė ēdo ligj hapėsinor. Njarja fillon me jetėn dhe dashurinė e Tan Tanushit, fillon nė kohėt e Ilirisė dhe kohėt rrjedhin me fluturimet fantastike prej shumė shekujsh pėrpara, drejt metakronisė pėr nė kohėt moderne, kur ilirjani Tan gjen prehjen; kohėn se kur plaku i moēėm e dėgjoi kėtė ngjarje apo legjendė. Sa dhe si kish punuar fantazia, gojė me gojė e rrėfimtarėve deri sa njė ditė ai me fantazinė dhe mjeshtrinė e tij tė pėrkryer e shkroi atė nė letėr si e zeza nė tė bardhė, e kodifikoi dhe vuri njė datė nė fund.

    Nė kodifikimin e kėsaj vepre kaq mjeshtėrisht, ndihmuan nėnkodet kulturore tė intelektualit Dh. Pasko, i cili studioi nė shkencat ekonomike, niveli kulturor i tij ishte i plotėsuar nga leximet dhe studimet e letėrsisė popullore tė vendit tė tij dhe njohja e kulturės botėrore, prej mundėsive qė ai pati duke qenė jashtė atdheut pėr tė botuar shkrime tė tij dhe miqve shkrimtarė e poetė. Pėrkthimi i shumė kryeveprave botėrore dhe mbi tė gjitha muza dhe shpirti i tij artistik, por edhe vuajtjet shpirtėrore dhe peripecitė e jetės, sidomos pas kthimit nė atdhe, ndikuan tek Kuteli. Nėnkodet private do tė ndihmonin, qė mesazhi i veprės tė ishte pėrcjellė me shumė mjeshtėri, fantazi dhe realizėm, ajo ėshtė e kuptueshme, e qartė dhe aktuale nė tė gjitha kohėrat.

    Megjithėse mesazhi erdhi tek ne me shumė vonesė, ai ishte shkruar e thėnė; sa humbi nuk nė kohė, ashtu siē edhe nuk fitoi nga koha e humbur. Mesazhi i qėndron tė gjitha kohėrave njėsoj edhe me stilistikėn, madhėshtinė dhe thjeshtėsinė qė na ėshtė dhėnė, dekodifikimi ėshtė i plotė dhe i thjeshtė. Gjithashtu, nė veprėn “E madhe ėshtė gjėma e mėkatit”, shkrimtari ka fituar hapėsirėn hierarkike tė kohės, ka simbol flatrėn, fluturimin, dlirėsinė dhe ndriēimin e veēantė, duke qenė pėrsipėr kohės nė epikroni. Koha e gjatė e ndodhisė sė ngjarjes sė tregimit, shumė shekullore, nuk ndjehet aspak monotone nė leximin e veprės, e cila pėrshkohet me njė frymė, falė vlerave tė mėdha stilistike dhe artistike, si dhe pėrdorimit tė analepsave dhe prolepsave dhe sidomos kohėve eliptike, falė pėrdorimit tė shpeshtė tė elipsave duke hequr kohėn eliptike qė ėshtė shumė e gjatė e shekullore.“ Tjater herė…..” ( f18), “ “Ardhi moti rrotull…( f25) “Dit e netė ..(f21) , “ Kluan kėshtu 3 vjet….” (f28), “ Edhe u ngrys edhe u gdhi ..(f38), “ Kam shekuj qė mendohem imzot…(f60) Ecėn shum dit e shumė netė …..(f63). E tė tjera elipsa te pėrdorura me aq vend e mjeshtėri. Gjthashtu pėdorimi i analepsave si ato tė kthimit prapa nė kjohė tė tregimit si “….a s`jam unė Tan Tanushi i Bubutimės, a s’kam pasur unė njė grua……(f40), “ Kam qenė prift nė Bubutimė tė Apollonisė …….(f 58), “ …..edhe Tat Tanushi, ja tregoi atij tė gjitha: dashurinė e egėr pėr tė shoqen, merritė qė i mbajti Zoti pėr vdekjen e saj………(f59), “…. Kam kaq shekuj qė rroj , e mė duket sikur sot dola nė jetė…(f61).

    Mesazhi qė na pėrcjell vepra e Kutelit nė pėrgjithėsi dhe ajo qė po analizojmė nė veēanti ėshtė se jeta , dashuria , dhe vdekja janė tė perėndishme dhe njėlloj tė rėndėsishme. Pasi e kam rilexuar dhe medituar mbi dhjetra herė, proza poetike njėqind fletėshe mė ėshtė dukur si njė poezi me katėr vargje. Mendoj se janė trajtuar me tė njėjtėn qasje jeta–vdekja–dashuria–perėndija. Tė katėrta evenimentet njerėzore, nuk mund tė ekzistojnė pa njėra tjetrėn.


    Dashuria e vajzės jude
    Dashuria nė vepėr na jepet universale, nė tė gjitha aspektet e saj, dashuria e Tan Tanushit pėr Noemi, e pagėzuar si Klija nė Iliri, ishte e madhe e pa kufishme. Tat Tanushi e kishte sjellė atė nga detet e largėta tė lindjes, tek kish shoqėruar dikur Imzot Angjirin e Apollonisė, pėr tė pirė ujėt e burimit tė “shtatė urtėsive”. Kuteli na pėrshkruan me mjeshtėri tė rrallė bukurinė e vajzės jude, po me aq mjeshtėri pėrshkruan dashurinė e tyre , “ata dashuroheshin egėrsisht”, pėrveē kėngėve tė bukura tė Solomonit, tė recituara prej Tan Tanushit, shkrimtari si jo rrallėhere nė veprėn e tij na jep edhe mendimin e vet pėr dashurinė. “Po veē kėsaj, me sa di unė, tė dashur leēitės, dashuria nuk ėshtė as e bardhė e as e zezė, e as tjatėr ngjyrė , po vetėm dashuri e asgjė tjatėr. Ajo ėshtė si era: fryn kudo vetė dhe ne i dėgjojmė buēitjet” mė bukur s’ka si thuhet, dhe kjo vėrteton mė sė miri sa e perėndishme ėshtė dashuria, “ fryn ku do vetė”. Pėrshkrim i papėrshkrueshėm ėshtė edhe dashuria e Tanit: “Njė mituri dukej vashėza e Galilesė pranė shtatit ilirjan tė Tat Tanushit, po ashtu si ishin qė tė dy – ay i bardhė, ajo e zeshkė ; ay i gjatė , ajo e mitur; ay ilirjan ajo judhee- dashuroheshin egėrsisht.” Dhe egėrsi e kėsaj dashurie qėndron tek fjalet –“ Noemi, dua tė tė them njė gjė tė re qė s’ta kam thėnė kurrė . Njė tė fshehtė tė vulosur me shumė vula ...…..se tė dua kaq shumė, kaqė shumė ………..dhe s’ka tjatėr gjė as nė dhe, as nė qiell, as nė ujra qė ta dua sa ty…..” Autori vazhdon po aq bukur tė pėrshkruaj bukurinė e vashės dhe dashurinė e tyre tė madhe ”…Sepse e fortė si vdekja ėshtė dashurija”... Ėshtė fragment nga kėngėt e Solomonit, pra shohim nė shekuj lidhjet e forta tė dashurisė me vdekjen.

    “Ardhi moti rrotull. Kalija tretej dita me ditėn, si treten ata tė lėngjyerit. Veē dhembjes sė trupit kish dhe tjatėr…………nė parėverė, vdiq. “Tata nuk e pranon vdekjen e tė shoqes, ai kėrkon me ngulm vdekjen e tij ..” Tat Tanushi do kish dashur jo njėherė po njėmijė tė hyjė ai vetė brenda dhe Kalija tė ngjallet nga tė vdekurit. Ky ishte mėkat i madh dhe si mėkat ju shkrojt nė librėn e jetės. “ Tat Tanushi, i thiri njė zė sė larti- pėrse e zemėron Zotnė me dhembjen t`ėnde?…..Ay harroj se varri ėshtė dera me anėn e sė cilės hymė nė jetėn e pėrjetėshme” …..lėre dhimjen tėnde dhe ruaj kopenė time “

    Shpesh kemi dėgjuar se dashuritė e mėdha e kanė jetėn tė shkurtėr, ( se ata qė duhen pak e kanė njėri-tjetrin, ) se njė forcė e tretė e fuqishme i ndan ata, kjo forcė e mbinatyrshme ėshtė perėndia. Duke u dashur shumė, marrėzisht apo egėrsisht siē e shkruan shkrimtari, ne pa dashur kemi “fyer” zemėruar perėndinė. Dhe zemėrimet e saj janė nga mė tė ēuditshmet…”Sepse vetėm atė nuk e preku moti: mbeti i pandryshuar ashtu si pat qenė ditėn e meshės sė fundit. Asnjė fije e bardhė nuk i ra nga kryet, asnjė rudhė e re nuk i doli nė fytyrė”. Njė dėnim i ēuditshėm ky, tė bėn ta kesh zili Tatėn e pa plakshėm dhe tė pavdekshėm. Por ai pėrkundrazi … “ Kish vetėm njė dėshirė ay: vdekjen . Sepse ėshtė thėnė: m`ė e ėmbel se mjalti e se ēdo gjė ėshtė vdekja. “ Ē’ėshtė kjo, pėrse e luste vdekjen Tata, apo ndoshta ai pa dashurinė e tij tė madhe nuk mund tė jetonte, apo jeta ėshtė kaq e lodhėshme dhe e mėrzitėshme sa nuk durohet.

    Ai nuk ishte nė kohėn e vet dhe nė vendin e vet, nuk kish as miqtė as shokėt, as punėn e tij, pra nė njė jetė tė vdekshme tė jesh i pavdekshėm qenka e pamundur jeta. ……… “Kėtu ardhi dhe qndroi Tata dhe u lodh sė prituri vdekjen”. I dėshpėruar i lutej perėndisė pėr ta falur pėr mėkatet qė kish bėrė dhe ju drejtua Imzot Nikanorit si njeri i ditur si i dėrguar i perėndisė e qė kish parė e dėgjuar shumė -“Unė kam shekuj qė jam kėtu nė tokė dua tė vdes e nuk vdes dot”…….”, ata sė bashku u lutėn dhe perėndia e fali. Tat Tanushi tha : - Mė fal. Ay iu pėrgjigj i falur qofsh! “ perėndia e fali vėrtet dhe i plotėsoj dėshirėn e tij, dhe lutjet e tij pėr tė vdekur. “ …..pastaj Tat Tanushi u tret ngadalė, nė sytė e tė gjithėve duke mbetur vetėm njė dorė hi nė pragun e derės sė shenjtė. Dhe tė njėmbėdhjetė sė bashku me Timzot hymnuan dhe lavdėruan Zot.

    Mesazhi i veprės ėshtė universal. Dashuria e madhe e pavdekshme ėshtė perėndia, e cila tė fal jetėn, dashurinė por edhe vdekjen. Tan Tanushi ėshtė prift, ai predikon, prandaj dhe i thonė Tatė, por Kuteli ėshtė artist, dhe njerėzit ashtu si dhe predikuesit “gabojnė”, shkrimtari nė njė fragment tek “Nė njė cep tė Ilirisė sė Poshtme” na thotė ….”Dashuria mbesė ėshtė mė e forta e tė gjitha perėndive , dhe i mund tė gjitha , ka tė drejtė Agatoni i Athinės qė thotė se: dashuria u sjell heshtjen erėrave , qetėsinė deteve, pushimin dhe gjumin brengave, paqen njerėzve”. Dhe vazhdon “ botėn tonė dhe botėn e perėndive e ka ngjizur dashuria dhe e sundon dashuria. Ajo ėshtė zanafilla e tė gjitha perėndive, e para ndėr tė parat”

    Pra artisti, rrėfimtari empirik ėshtė i njė mendje me Tan Tanushin, por shkrimet e shenjta thone se –“ E madhe ėshtė fuqia e hirit … . Sepse hiri mburon nga Zoti. Dhe ndaj Zotii tė pamundurat bėhen tė mundura , me anė tė hirit e tė fjalės”, dhe vazhdon po tregimtari – autori empirik i madhi Kuteli: “Dhe ne po e shkruajmė nė kartė , ashtu si e kam dėgjuar pėr tė dėshmuar , me anėn e tij fuqinė e hirit…”

    Me kėto shprehje biblike fillon madhėshtor tregimi i treguar apo i ritreguar Kuteljan, nga me tė bukurat proza nė botė. Fatkeqėsisht bota nuk e njeh, deri kur? Deri atehere kur Hija e tij te jetė aq e perėndishme, aq e pavdekshme si ajo e Tat Tanushit, pėr tė vetmin mėkat, Kuteli e desh vendin e tij, atdheun, mė shumė se gjithēka tjetėr . “ Atdheu ėshtė atdhe edhe kur tė vret.”–ky ishte mėkati i madh qė bėri Kuteli nė jetėn e tij. Ketė dashuri tė madhe pėr atdheun ai e shpreh nė c`do fletė tė shkrimeve tė tij: “Pa dyshim se e gjithė toka e botės ėshtė e bukur, por mė e bukura nga tė gjitha ėshtė toka e anėdetit tė Ilirisė” “…. pėr ata qė nuk e dinė ne po u themi, se shpellat dhe Mnastiri i shenjtė gjenden buzė te Liqerit tė Ahridės…..i egėr ėshtė vendi po i butė peshku , yj tė artė shėndrijnė mbi luspat e tij, njerėzit thonė se kėta yj tė artė janė thėrrime nga yjt e qiellit qė bien mbi liqer……bukurija e tij ndryshon shtinė mė shtinė , nė ē`do shtinė ditė me ditė…..Po a ndiqet dot uji nėpėr ujė dhe era nėpėr erė qė tė ndiqet ēast per ēast bukuria e liqerit tė Ahridės”.


    Njė vend pėrrallor
    Pėrshkrimet vazhdojnė, duke thėnė se e gjithė kjo ėshtė e pabesueshme: “Pra doemos lėēitėsi duhet tė marrė shkopin nė dorė e t’i shoh tė gjitha me sytė e tija nė tė katėr shtinat e motit.” …Ky vend pėrrallor e tundoi shkrimtarin tonė, dhe ėshtė njė nga “mėkatet” e mėdha tė tij, e themi kėtė pasi atėherė qe koha kur ai persekutohet dhe me pas burgoset nga pushteti i egėr diktatorial i vitit 1947. Kuteli mbi vepėr derdh dhimbjen shpirtėrore dhe gjendjen emocionale, pra nė prag tė ndėshkimeve mė tė rėnda tė jetės sė tij, tė mungesės se lirisė, tė mungesės sė fjalės , pa tė cilat ekonomisti, shkrimtari e artisti Kuteli e kish tė veshtirė jetėn, prandaj e pėrshkruan dhe e tregon po aq bukur, sa jetėn, dashurinė po aq madhėrishėm edhe vdekjen. “ Imzoti pyeti:- Si tė ėshtė dukur kjo jetė, Tatė? – E hidhur dhe e ėmbėl, Imzot. Me gjith vojtjet nė frymė e nė mish, nuk nginjėm dot me qindra parvera e vera, me qindrat vjeshta e dimre. .Kam kaqė shekuj qė rroj e me duket se sot dola nė jetė. Po edhe vreret janė tė shumta, se jo njėhere e kam thirur engjėllin e vdekjes.”

    Gjatė leximit tė veprės, natyrshėm na lindin disa pyetje brenda vetes dhe jashtė saj. Pse e dėnoi perėndia Tan Tanushin kur ai dashuroi marrėzisht gruan e ti Kalijen? Edhe pėr dhimbjen e madhe qė i shkaktoi vdekja e saj , pse e ndėshkoi? Po atėherė kur filloi tė harrojė dhimbjen pėr Kalien dhe u lidh me gruan tjetėr , pse u zemėrua perėndia me tė?....”shtėpia e Tat Tanushit u mbush si me erė lulesh qė turbullojnė gjakun. Dhe bota u shemb me zhurmė tė madhe. Dhe ranė gjith faltoret. Dhe ranė gjithė kryqet. Sepse Tat Tanushi i Bubutimės, eronia e Apollonisė, kreu mėkatin e math tė mishit, brenda nė shtėpinė e tij, pėrpara korave dhe tė gdhendurave me fytyrėn e Kalies.”… Pėrse bėri mėkatin e madh tė mishit, nė fund te fundit Kalia kish vdekur, jeta vazhdonte, vėrtet ai e deshi aq shumė, por ajo s`ėshtė mė? Mos ėshtė hipokrizi? ėshtė tradhėti?. Jo,nuk mė duket ashtu, veēse njė kontrast i madh i jetės. Pėrse u shemb bota, e ranė kryqet e faltoret? Nga kėnaqėsitė e Tanit, apo nga mėkati? Apo njeriu dashuron vetėm njė herė? Kush e tha kėtė? Kush e bėri kėtė? Kush dashuroi vetėm njė herė ? Po asnjėherė? Po disa herė? E pse ėshtė mėkat? Pėrgjigjet i gjejmė po brenda veprės . –“Tat Tanushi foli : - Kam shekuj qė mendohem Imzot mbi ēudinė e kulmeve: djelli kur lind i ndrit ata mė parė se grykat, kur perėndon vonohet ndėr `ta pas grykave –pėrse?

    “- Ēuditė e Zotit, biri im . Ay e ndan dritėn si do vetė.”

    E kėshtu vepra rrjedh nė njė trajtė lidhjeje sigmatike poetike, ku secili funksion, zė vendin e tij brenda veprės, po nė veēanti funksioni ekspresiv dhe ai poetik, i cili e bėn veprėn tė lexohet dhe rilexohet me njė frymė, dhe me mbresa tė pashlyeshme artistike dhe estetike, tė cilat ndihen fuqishėm nė gjithė krijimtarinė Kuteliane. Ekzistencialist, mjeshtri i artit magjik, Mitrush Kuteli, ėshtė Feniksi qė vdes e ngjallet nga hiri. Ndaj jehona Kuteliane kumbon sot me fort se kurrė….ėshtė njė gjėmim i fortė daulleje, ėshtė njė simfoni Bethoven-iane. Dėgjojeni:

    “Jam kėtu, e do te jem ,denbabaden

    Deri sa mali te bėhet hi,

    E hiri mal pėrsėri




    Marre nga: KleaLove.com

      Ora ėshtė Fri 29 Mar 2024, 01:46