Forumi Guri Bardhė

Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne kete faqe,
mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar falas ne faqe.

Regjistrimi zgjat vetem pak sekonda...

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe vute ne dispozicion
per te n'a vizituar ne faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Bordi Drejtues i Forumit Guri Bardhe.

Join the forum, it's quick and easy

Forumi Guri Bardhė

Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne kete faqe,
mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar falas ne faqe.

Regjistrimi zgjat vetem pak sekonda...

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe vute ne dispozicion
per te n'a vizituar ne faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Bordi Drejtues i Forumit Guri Bardhe.

Forumi Guri Bardhė

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Forumi Guri Bardhė

    RRUGĖTIMI I LIRIBĖRĖSVE TĖ KOSOVĖS

    gjeto gjetani
    gjeto gjetani
    Mik i Forumit.
    Mik i Forumit.


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Sagittarius
    Numri i Postimeve : 96
    Mosha : 55
    Pikėt : 326
    Vlersuar : 0
    Data e Regjistrimit : 10/05/2011

    RRUGĖTIMI I LIRIBĖRĖSVE TĖ KOSOVĖS Empty RRUGĖTIMI I LIRIBĖRĖSVE TĖ KOSOVĖS

    Mesazh nga gjeto gjetani Thu 09 Jun 2011, 00:59

    RRUGĖTIMI I LIRIBĖRĖSVE TĖ KOSOVĖS

    Liria e Kosovės pėrmbledh nė vete pėrpjekjet, flijimet sublime dhe sakrificat shekullore tė popullit shqiptar pėr liri e pavarėsi. Padyshim se periudha mė meritore ėshtė ajo e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, e cila me flijimet dhe pėrpjekjet e gjithanshme tė kėtij populli, mileniumin e dytė e kurorėzoi me fitoren e lirisė.

    Shkruan: Fetnete Ramosaj - Deēan, 29.03.2009
    __________________________________
    Foto: Varri i pėrbashkėt i dėshmorėve tė rėnė nė Shishman mė 29. 03.1999


    Heroizmi vetėflijues i djemve liridashės…

    Nė historinė jo tė largėt tė UĒK-sė, njė kapitull tė veēantė zė edhe furnizimi me armė, ku vetėm nė kufirin e dhunshėm shqiptaro-shqiptar ranė pėr tė mos vdekur kurrė shumė prej luftėtarėve mė tė mirė. Edhe pse tė ndodhur pėrballė forcave tė shumta pushtuese serbe, tė koncentruara pėrgjatė gjithė brezit kufitar me qėllim tė ndėrprerjes sė furnizimit me armė qė ishte aorta kryesore e luftės sonė, liribėrėsit nuk e ndalėn rrugėtimin pėr asnjė ēast, edhe pse ishin tė vetėdijshėm se nė ēdo hap i priste vdekja. E kėtillė ėshtė rėnia e Luan Haradinajt, pastaj rėnia e 23 luftėtarėve nga Hereqi e Sllupi, tė atyre nga Prejlepi, Raushiqi, rėnia e komandant Mujė Krasniqit me 35 bashkėluftėtarė, rėnia e 21 tė tjerėve nė Bishtazhin, Goden e Rogovė tė Hasit nė krye me komandantėt Agim Zenelin - “Cergashin” e Agron Ramėn, rėnia e tė tjerėve nė Bjeshkė tė Belegut e nė dhjetėra raste tė tjera...
    Por lufta kėrkonte armė, kėrkonte barot, kėrkonte flijime mbinjerėzore, e heroizmi vetėflijues djemve liridashės nuk u mungoi kurrė. Edhe pėrkundėr rėnieve tė lavdishme, edhe pėrkundėr rreziqeve tė mėdha nėpėr tė cilat detyroheshin tė kalonin, hapėn shtigje e rrugė tė reja pėr t’ua shtuar shokėve barotin, pėr t’ia shtuar njė pushkė mė shumė luftės pėr liri, tė bindur se ai qė bie pėr atdhe gjaku nuk i humb kurrė. E tė kėtillė janė edhe katėrmbėdhjetė dėshmorėt e rėnė nė krye tė detyrės dhjetė vjet mė parė nė Shishmon tė Bokės.

    Drejt Kosovės...

    Meqė nė Zonėn Operative tė Dukagjinit edhe gjatė periudhės sė dimrit asnjėherė nuk kishte ndėrprerje tė luftimeve kundėr forcave serbe, pėrballja me mungesėn e municionit e teknikės luftarake ishte e pashmangshme. Aq mė tepėr kur nė prak tė fillimit tė stinės sė re, forcat pushtuese serbe veē kishin bėrė lėvizjet dhe pėrgatitjet e duhura pėr njė ofensivė tė re kundėr zonave tė luftės dhe kundėr gjithė Kosovės.
    Pėr kėtė arsye, mė 17 mars 1999, grupi i luftėtarėve i pėrbėrė nga Naim Avdiu (Lata), Besim Rama, Canė Demiraj - “Korabi”, Bashkim Lokaj, Naman Demolli etj., meqė ishin njohės tė mirė tė terrenit tė brezit kufitar, dhe iu kishte rėnė shpesh herė tė shkelin edhe rrugė tė pashkelura nėpėr atė terren, urdhėrohen nga Komanda e Zonės Operative tė Dukagjinit qė tė kalojnė nga vijat e luftės nė Dukagjin pėr nė Shqipėri pėr tė sjellė njė kontigjent armatimi dhe pėr tė shoqėruar njė grup luftėtarėsh vullnetarė qė kishin njė kohė tė gjatė qė po pritnin pėr tė hyrė nė Kosovė, madje kishin tentuar tė hyjnė disa herė, por pa sukses. Mė 22 mars 1999, kjo njėsi niset drejt Kosovės. Nė brezin kufitar nė drejtim tė Padeshit hasin nė fushė tė minuar. Aty plagosen lehtė disa luftėtarė. Meqė depėrtimi nė atė drejtim ishte i pamundur, detyrohen tė kthehen prapa pėr tė gjetur rrugė tė re.
    gjeto gjetani
    gjeto gjetani
    Mik i Forumit.
    Mik i Forumit.


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Sagittarius
    Numri i Postimeve : 96
    Mosha : 55
    Pikėt : 326
    Vlersuar : 0
    Data e Regjistrimit : 10/05/2011

    RRUGĖTIMI I LIRIBĖRĖSVE TĖ KOSOVĖS Empty Re: RRUGĖTIMI I LIRIBĖRĖSVE TĖ KOSOVĖS

    Mesazh nga gjeto gjetani Thu 09 Jun 2011, 00:59

    Beteja heroike te “Livadhet e Gjata”

    Mė 28 mars, grupi i pėrbėrė prej dyzet e katėr luftėtarėve tejet tė pėrgatitur, tė pajisur mirė me armatim modern tė paparė deri atėherė nė frontet e luftės, niset sėrish nga Vlana e Shqipėrisė pėr tė marshuar drejt Kosovės, edhe pse e dinin se nė brezin kufitar, sidomos pas fillimit tė sulmeve ajrore tė NATO-s ishin pėrqendrur forca tė shumta serbe me arsenal tė rėndė luftarak. Kishin kaluar kufirin. Kishin hyrė brenda nė thellėsi tė territorit tė Kosovės, tė lodhur e tė rraskapitur nga pesha e rėndė e rruga e gjatė dhe e mundimshme, plot tė papritura. Mesnatėn e kishin lėnė pas. Diku rreth orės 02.15 minuta tė 29 marsit, nė vendin e quajtur te “Livadhet e Gjata” mbi Shishman tė Bokės, nė njė pozicion mjaft tė papėrshtatshėm pėr luftime, ndeshen nė pritėn e forcave serbe, tė ngritur “ad hoc” mbase vetėm disa orė mė parė enkas pėr ta... Krahas forcave ushtarake serbe thuhet se kanė marrė pjesė edhe e ashtuquajtura “polici lokale” e Serbisė, qė nė kėtė anė drejtohej nga famėkeqi Muharrem Ibraj... Tė gjendur nė mes tė zjarrit tė gėrshetuar tė mitralozėve tė rėndė, nė njė pėrleshje tė rreptė e tė pabarabartė, nė njė luftė mbinjerėzore bien heroikisht katėrmbėdhjetė luftėtarė tė lirisė e njėmbėdhjetė tė tjerė plagosen rėndė e lehtė.

    Bashkėrisht e shkruan historinė me njė vetėflijim tė pashembullt

    Shumica prej tė rėnėve e kishin mbushur vitin nėpėr fronte tė ndryshme tė luftės, ishin dalluar e kishin bėrė emėr nė beteja tė njėpasnjėshme, shumė prej tyre plagėt ua kishin hijeshuar shtatin nė beteja tė rrepta frontale nė Zonėn e Dukagjinit, tė Drenicės e tė Pashtrikut. Por kėtė ditė, nė momentet mė tė vėshtira pėr popullin dhe fatet e luftės ēlirimtare, Armend Qymyri, Besim Rama, Bujar Syla, Bujar Shala, Florim Sejdija, Ibrahim Asllani, Jahja Danuza, Jashar Jashari, Kadri Berisha, Mehdi Zabeli, Mon Maēi, Naim Avdiu-Lata, Nuhi Elezaj e Xhemajl Avdullahu po e shkruanin bashkėrisht historinė me njė luftė tė jashtėzakonshme, me njė vetėflijim tė pashembullt...

    • ARMEND (SEFEDIN) QYMYRI
    - u lind mė 8 shtator tė vitit 1976 nė njė familje bujare nė Gjakovė. Si i ri mori pjesė nė tė gjitha demonstratat gjithėpopullore tė viteve ’89 - ’91 nė Gjakovė e mė gjerė. Radhėve tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės iu bashku mė 2 korrik tė vitit 1998 nė fshatin Nec tė Gjakovės, ku bėnte pjesė nė njėsinė e luftėtarit tė njohur tė UĒK-sė, komandant Shaban Golės. Aty qėndroi deri nė rėnien heroike tė Shabanit. Pas kėsaj, Armendi kalon nė Shqipėri, prej nga disa herė u kthye pėr tė ndihmuar popullatėn civile tė pėrndjekur nga pushtuesit serbė. Nė njė aksion tė tillė Armendi plagoset nė kėmbė dhe nė krahėror, prandaj detyrohet tė shtrohet pėr shėrim nė spitalin e Shkodrės e nė atė tė Tiranės. Menjėherė pas shėrimit, nė momentet mė tė vėshtira pėr Kosovėn, vendosė tė kthehet nė frontet e luftės. Nė kėtė pėrpjekje, mė 29 mars 1999, bie dėshmor pėr tė mos u harruar kurrė.

    • BESIM (ALI) RAMA
    - u lind mė 6 korrik tė vitit 1963 nė fshatin Batushė tė Gjakovės, nė njė familje atdhetare. Gjatė viteve tė ‘90-ta, dėnohet me 2 vjet burgim pėr shkak se nė shtėpinė e tij policia serbe kishte gjetur armė. Edhe shumė herė tė tjera u keqtrajtua rėndė nga organet e sigurimit serb. Prandaj, qė nė muajin prill tė vitit 1998, inkuadrohet nė radhėt e UĒK-sė nė Shtabin e Smolicės, ku bėnte pjesė nė Njėsinė Speciale, ku mori pjesė nė luftime tė rrepta nė Smolicė, Dobrosh e Junik. Disa herė mori pjesė edhe nė sulme guerile kundėr forcave serbe tė pozicionuara nė Batushė e Koshare. Pas rėnies sė Junikut, nė gusht tė vitit 1998, Besim Rama kalon nė
    gjeto gjetani
    gjeto gjetani
    Mik i Forumit.
    Mik i Forumit.


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Sagittarius
    Numri i Postimeve : 96
    Mosha : 55
    Pikėt : 326
    Vlersuar : 0
    Data e Regjistrimit : 10/05/2011

    RRUGĖTIMI I LIRIBĖRĖSVE TĖ KOSOVĖS Empty Re: RRUGĖTIMI I LIRIBĖRĖSVE TĖ KOSOVĖS

    Mesazh nga gjeto gjetani Thu 09 Jun 2011, 01:00

    Shqipėri, ku pa vonuar kthehet nė Kosovė dhe sistemohet nė kuadėr tė Brigadės 134 “Bedri Shala” nė fshatin Qėndresė (ish-Ratishė). Nė bazė tė veprimtarisė sė palodhshme, sakrificės dhe guximit tė pashembullt, caktohet komandant i Njėsisė Speciale tė kėsaj brigade. Besim Rama mori pjesė nė dhjetėra aksione guerile tė kryera nė prapavijė tė armikut, nė rajonin e Rekės sė Keqe. Do tė udhėheqė dhjetėra rrugė pėr furnizim deri nė brezin kufitar dhe anasjelltas, por do tė jetė edhe nė ballė tė betejave tė njėpasnjėshme frontale. Nė muajin mars, Besimi caktohet nga Komanda e ZOD-it qė me disa bashkėluftėtarė tė tjerė tė kalon nga Qėndresa nė Shqipėri pėr tė sjellė armatim dhe vullnetarė tė rinj. Ky ishte rrugėtimi kur nė tė kthyer bien nė pritėn e forcave pushtuese serbe, duke pasur njė rėnie madhėshtore pėr lirinė e Kosovės, pasi e pagoi veten shumėfish. Besimi ishte i martuar dhe la pas vetes pesė fėmijė, tre djem e dy vajza.

    • BUJAR (BEQIR) SHALA
    - u lind mė 20 mars tė vitit 1978 nė fshatin Rashiq tė Pejės, nė njė familje atdhetare qė gjithnjė ishte halė nė sy tė regjimit serb, e cila herė pas here u bastis e u keqtrajtua. Menjėherė pas Betejės sė 24 marsit ’98, Bujari mobilizohet nė radhėt e UĒK-sė nė Shtabin e Gllogjanit, ku bashkė me disa bashkėluftėtarė kryen edhe stėrvitjet ushtarake nėn komandėn e komandantit Bedri Shala (dėshmor). Nė radhėt e UĒK-sė ishin tė mobilizuar familjarisht. Nė prill tė vitit 1998, derisa gjendej nė Gllogjan, merr pjesė nė betejat e rrepta tė zhvilluara nė Baballoē e Gramaēel. Pas kėsaj kohe, Bujari me disa bashkėfshatarė tė tij urdhėrohet qė tė kthehet nė fshatin Rashiq dhe tė ndihmojė mobilizimin. Njė herė kishte qenė edhe pėr furnizim me armė. Nė kuadėr tė shtabit lokal tė fshatit do tė veprojė si pjesėtar i njėsisė speciale, e cila intervenonte nė vija tė luftės, ku paraqitej nevoja. Mori pjesė nė luftimet e zhvilluara nė Loxhė, Gllogjan, Bokshiq, Kijevė, Kryshec, te Pėrroi i Gėrvallės, Vranoc, Bokshiq, Raushiq etj. Bujar Shala bie heroikisht mė 29 mars 1999 nė Shishmon tė Bokės.

    • BUJAR (ESAT) SYLA
    - u lind mė 14 nėntor 1974 nė Gjakovė, nė njė familje tė pėrndjekur nga regjimi serb. Si nxėnės i shkollės sė mesme ishte pjesėmarrės nė demonstratat gjithėpopullore tė viteve 1989-1991. Bujar Syla ndėrpreu studimet e larta, Dega e Veterinarisė qė po i vazhdonte nė Institutin e Bujqėsisė nė Tiranė. Nuk mund tė rrinte duarkryq kur populli i vet po i nėnshtrohej dhunės, masakrave e terrorit tė shfrenuar serb. Prandaj, lė nė gjysmė vitin e katėrt tė studimeve dhe u bashkohet radhėve tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės. Sistemohet nė kuadėr tė Brigadės 134 “Bedri Shala”. Kryen stėrvitjen nė Vlanė dhe mė 28 mars nisen drejt Kosovės. Kalojnė kufirin e dhunshėm ndėrshqiptar, ku ishin stacionuar forcat mė elite tė Serbisė e mbetjes jugosllave. Arrijnė deri nė Shishmon tė Bokės, ku nė njė pėrballje tė pabarabartė bien pėr tė mos vdekur kurrė.

    • FLORIM (ELEZ) SEJDIJA
    - u lind mė 2 qershor 1976 nė fshatin Smolicė tė Gjakovės, nė njė familje atdhetare e cila u trajtua egėrsisht gjatė regjimit komunist serbosllav. Axha i dėshmorit, Hasan Sejdija, kundėrshtar i regjimit qė po instalohej nė Kosovė, nė vitin 1947, kapet nga ushtria jugosllave. Atė, thanė se e dėrguan nė burg nė Maqedoni, por familja e tij kurrė mė nuk pati as gjurmė, as shenjė. Njė vit mė vonė, tėrė familjen ia burgosin duke e mbajtur nė burgun e instaluar nė Brovinė. Florimi si student i Elektroteknikės, duke e parė dhe vlerėsuar drejt gjendjen nė tė cilėn gjendej Kosova, lė studimet dhe radhitet nė radhėt ilegale tė UĒK-sė, nė njėsitin e Smolicės, qysh mė 10 shkurt tė vitit 1998. Vazhdimisht kryen detyra tė furnizimit armė. Pas daljes haptazi, nė prill tė vitit ’98, caktohet komandant i Njėsisė Speciale pranė Shtabit tė Smolicės. Kėso
    gjeto gjetani
    gjeto gjetani
    Mik i Forumit.
    Mik i Forumit.


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Sagittarius
    Numri i Postimeve : 96
    Mosha : 55
    Pikėt : 326
    Vlersuar : 0
    Data e Regjistrimit : 10/05/2011

    RRUGĖTIMI I LIRIBĖRĖSVE TĖ KOSOVĖS Empty Re: RRUGĖTIMI I LIRIBĖRĖSVE TĖ KOSOVĖS

    Mesazh nga gjeto gjetani Thu 09 Jun 2011, 01:00

    kohe Smolica ishte bėrė qendėr e njohur e luftės dhe qėndresės, ku pėr pesė muaj me radhė forcat serbe edhe pse pėrdorėn tėrė makinerinė e rėndė dhe njėsitė mė tė pėrgatitura ushtarake, policore e paramilitare, nuk mundėn ta thyejnė qėndresėn e luftėtarėve tė lirisė. Aty u shquan edhe luftėtarėt tani dėshmorė si: Florim Sejdija, komandanti Agron Rama, Sejdi Rama, Naim Lata, Burim Hamza, Avdyl Tahiri, Fetah Krasniqi etj. Mori pjesė nė tė gjitha luftimet e zhvilluara nė Rekė tė Keqe. Florimi me njėsinė e tij pėr njė kohė stacionohet nė Nec tė Gjakovės, ku ndėrmerr aksione tė shumta kundėr forcave serbe, aksione pėr minimin e rrugėve si nė Smolicė, Nec, Shishman, ku kolonat e motorizuara serbe disa herė patėn humbje tė mėdha. Gjithnjė u dallua pėr luftė tė pa kompromis kundėr pushtuesve serbė, deri nė rėnien e lavdishme.

    • IBRAHIM (KADRI) ASLLANI
    - u lind mė 5 korrik tė vitit 1973 nė fshatin Devė tė Gjakovės, nė njė familje atdhetare, anėtarėt e tė cilės shpesh herė u keqtrajtuan e burgosėn nga regjimet serbe. Ibrahimi inkuadrohet nė radhėt e UĒK-sė nė Shtabin e Smolicės qysh mė 10 mars tė vitit 1998. Mė vonė, nė Nec emėrohet komandant togu. Mori pjesė nė tė gjitha luftimet e zhvilluara nė Rekė tė Keqe deri mė 2 gusht 1998. Ibrahimi luftoi e veproi me vetėmohim nė kuadėr tė Brigadės 134 “Bedri Shala”, duke marrė pjesė nė furnizim me armė nga Shqipėria, por edhe nė luftime frontale e aksione guerile. Bie pėr tė mos vdekur kurrė mė 29 mars, sė bashku me 13 dėshmorė tė tjerė.

    • JAHJA (REHAN) DANUZA
    - u lind mė 27 prill 1971 nė Rahovec, nė njė familje atdhetare e cila nė disa gjenerata ishte angazhuar aktivisht nė ngjarjet e kohės pėr liri e ēlirim. Mė 3 maj 1998 kyēet nė radhėt e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, pikėrisht nė Shtabin e Rahovecit, tė cilin e drejtonte komandanti i shquar i UĒK-sė dėshmori Xhelal Hajda – “Toni”, fillimisht duke u angazhuar nė furnizimin me armė nga Shqipėria. Ka marrė pjesė nė betejėn e Vrajnstenės, pėrkatėsisht nė marrjen e Rahovecit mė 17 korrik 1998 dhe nė tė gjitha frontet tjera nė kėtė anė. Luftoi e veproi nė kuadėr tė Shtabit “Arti” derisa u detyruan tė tėrhiqen nė drejtim tė maleve tė Izbishtit e Retisė. Nė fund tė gushtit detyrohet tė kalojė nė Shqipėri. Prej andej kalon nė Zvicėr. Ndėrgjegjja nuk e linte tė qetė tė qėndronte larg Kosovės qė po digjej nė flakėt e luftės. Kthehet nė Shqipėri dhe bashkė me 43 bashkėluftėtarė niset drejt Kosovės, pėr tė rėnė heroikisht nė Shishmon tė Bokės.

    • JASHAR (ZEJNULLAH) JASHARI – KOMANDANT “DURAKU”
    - u lind mė 16 shkurt tė vitit 1962 nė fshatin Strofc tė Vushtrrisė, nė njė familje tė njohur atdhetare, e cila kishte dhėnė dėshmorė edhe nė vitin 1945, kur gjyshi i dėshmorit luftoi pėrkrah Shaban Polluzhės. Jashari nė vitin 1981 u burgos pėr shkak tė pjesėmarrjes nė demonstrata. Kurrė nuk u pėrkul para shtypjes sė regjimit pushtues serbo-jugosllav. Nė vitin 1990 kishte emigruar nė Holandė, e prej andej dy vjet mė vonė kaloi nė Gjermani ku ishte bashkė me familje. Ndėr tė parėt la mėrgimin dhe iu bashkua radhėve ēlirimtare nė Kosovė. Mė 8 mars 1998, arriti nė Tiranė, pėr tė hyrė nė Kosovė vetėm katėr ditė mė vonė. Qė nga ai moment mori pjesė nė luftime tė rrepta e tė njėpasnjėshme nė Zonėn Operative tė Drenicės. Jashar Jashari, i njohur me nofkėn e luftės “Duraku” ishte komandant nė Shtabin e Ēiēavicės. Para ofensivės sė shtatorit 1998 shkoi pėr armatim nė Shqipėri, qė ishte aq i domosdoshėm, ku qėndroi deri mė 28 mars 1999, gjithnjė duke punuar nė organizimin dhe mobilizimin e rekrutėve tė rinj nė Kalimash. Nė ēastet mė tė vėshtira ishte nisur drejt Kosovės, pėr tė pasur njė rėnie tė lavdishme dhėmbė pėr dhėmbė me forcat pushtuese serbe sė bashku me 13 bashkėluftėtarėt tjerė. Gjithė familja Jashari ishin tė mobilizuar nė luftė, kush mepjesėmarrje tė drejtpėrdrejtė nė
    gjeto gjetani
    gjeto gjetani
    Mik i Forumit.
    Mik i Forumit.


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Sagittarius
    Numri i Postimeve : 96
    Mosha : 55
    Pikėt : 326
    Vlersuar : 0
    Data e Regjistrimit : 10/05/2011

    RRUGĖTIMI I LIRIBĖRĖSVE TĖ KOSOVĖS Empty Re: RRUGĖTIMI I LIRIBĖRĖSVE TĖ KOSOVĖS

    Mesazh nga gjeto gjetani Thu 09 Jun 2011, 01:01

    vijat e frontit e kush me angazhim maksimal pėr sigurimin e ndihmave dhe armatimit pėr luftėn. Kjo familje lirisė sė atdheut ia fali dy dėshmorė Jashar Jasharin dhe vėllanė e tij Januzin. Ka lėnė pas vetes gjashtė fėmijė: dy djem e katėr vajza.

    • KADRI (MUHAMET) BERISHA
    - u lind mė 28 prill tė vitit 1966, nė fshatin Pozhar tė Deēanit, nė familjen e Demė Ali Pozharit, e cila mė shumė se njė shekull, brez pas brezi, qėndroi nė ballė tė luftėrave kundėr pushtuesve serbo-malazezė, pėr ēka gjithnjė ishte nė shėnjestėr tė regjimeve pushtuese, e keqtrajtuar dhe e pėrndjekur pėr shkak tė pikėpamjeve dhe veprimtarisė atdhetare. Nė periudhėn kohore qė nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit (1878) e kėndej, kjo familje dha pesėmbėdhjetė dėshmorė tė kombit. Nė luftėn e fundit ranė dėshmorėt e rinj Kadri Berisha dhe Shkėlzen Berisha. Ishte inkuadruar nė radhėt e UĒK-sė qė nė nėntor tė vitit 1997, duke marrė pjesė nė njė varg aksionesh. Pas shpėrthimit tė luftės frontale, si luftėtar i Shtabit tė Gllogjanit do tė merr pjesė nė njė varg luftimesh tė zhvilluara nė rajonin e pėrgjegjėsisė sė Brigadės 131 “Jusuf Gėrvalla” dhe tė Zonės Operative tė Dukagjinit. Ishte edhe epror nė Shtabin Lokal tė fshatit Pozhar. Kadriu mori pjesė dhe u dallua nė luftimet e zhvilluara nė Dashinoc, Prejlep, Baballoē, Gramaēel, Llukė tė Epėrme, Isniq, Strellc, Broliq, Carrabreg, Sllup, Voksh, Pozhar etj. Disa herė ka organizuar edhe bartjen e armatimit nga Shqipėria nė Kosovė nėpėrmjet familjarėve tė tij qė gjendeshin prej kohėsh nė Shqipėri. UĒK-nė e ndihmoi dhe e pėrkrahu me tėrė qenien, duke vėnė nė dispozicion tė luftės gjithēka kishte. Ra nė fushėn e nderit mė 29 mars ’99 nė pėrleshje tė pabarabartė me forcat serbe nė Shishmon tė Bokės, duke lėnė pas lavdinė pėr jetėn dhe veprėn heroike. Ka lėnė pas vetes katėr fėmijė, dy djem e dy vajza.

    • MEHDI (ADEM) ZABELI
    - u lind mė 16 mars tė vitit 1968, nė fshatin Lum i Madh tė Vushtrrisė. Rrjedh nga njė familje atdhetare e Zabelit tė Drenasit, e cila gjatė tėrė kohės ishte nė shėnjestėr tė regjimit pushtues serb, pasi qė familja e tyre ishte ēerdhe e Ballit Kombėtar. Ky persekutim i pėrcolli deri nė fillim tė luftės ēlirimtare. Mehdiu nė vitin 1989 kishte kaluar nė Austri, ku vazhdimisht mori pjesė nė protesta e demonstrata tė organizuara pėr Kosovėn. Ēlirimin e vendit e ndihmoi edhe materialisht. Nė fillim tė korrikut ’98 lė pėrgjithnjė Austrinė, mobilizohet nė radhėt e UĒK-sė dhe kthehet nė Kosovė. Meqenėse nuk arrin ta mobilizojė fshatin e tij qė ishte me popullatė tė pėrzier ku gjysma ishin serbė, Mehdiu sistemohet nė fshatin Zhilivodė, nė kuadėr tė Shtabit tė Ēiēavicės. Mori pjesė nė aksionin luftarak nė Hamidi ku u shkatėrruan dy blinda tė kolonės sė motorizuar serbe dhe u vranė e plagosėn disa policė. Mori pjesė nė tė gjitha luftimet e zhvilluara nė kėtė rajon deri nė gusht tė vitit 1998, si zėvendėskomandant njėsie. Mehdiu plagoset nė vijat e frontit, pėr ēka detyrohet tė kalojė pėr shėrim nė Shqipėri. Menjėherė pas kurimit vendosė tė kthehet nė Kosovė. Pesė herė u pėrpoq tė hynte por mė kot. Herėn e gjashtė hyjnė brenda kufirit, por bie heroikisht pėr tė mos vdekur kurrė nė Shishmon tė Bokės. Ishte i martuar dhe ka lėnė pas vetes dy djem. Trupin e tij nuk kishin mundur ta gjejnė forcat serbe, sepse atė bashkėluftėtarėt e tij kishin arritur ta tėrheqin. Rreth 2 kilometra larg vendit tė ngjarjes, nė vitin 2002, janė gjetur eshtrat e tij dhe janė varrosur me nderime tė larta nė Varrezat e Dėshmorėve nė Dumnicė tė Poshtme tė Vushtrrisė.

    • MON (MUHAMET) MAQI
    - u lind mė 11 prill tė vitit 1975, nė fshatin Shishmon tė Gjakovės, nė njė familje e cila u keqtrajtua herė pas here nga regjimi serb i pasluftės sė Dytė Botėrore deri nė fillim tė luftės. Nė radhėt e UĒK-sė u inkuadrua nė prill tė vitit 1998 nė Shtabin e Smolicės, ku u angazhua me theks tė veēantė nė furnizim me armė. Mori pjesė edhe nė luftime, ku duhet veēuar luftimet e zhvilluara nė fshatin Nec gjatė vitit 1998. Bie
    gjeto gjetani
    gjeto gjetani
    Mik i Forumit.
    Mik i Forumit.


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Sagittarius
    Numri i Postimeve : 96
    Mosha : 55
    Pikėt : 326
    Vlersuar : 0
    Data e Regjistrimit : 10/05/2011

    RRUGĖTIMI I LIRIBĖRĖSVE TĖ KOSOVĖS Empty Re: RRUGĖTIMI I LIRIBĖRĖSVE TĖ KOSOVĖS

    Mesazh nga gjeto gjetani Thu 09 Jun 2011, 01:01

    dėshmor mė 29 mars 1998 pikėrisht nė vendlindjen e tij, sė bashku me 13 bashkėluftėtarė tė tjerė, pėr tė mos u harruar kurrė.

    • NAIM SHIN AVDIU - LATA
    - u lind mė 21 janar tė vitit 1977 nė Smolicė tė Gjakovės nė njė familje tė ndershme e atdhetare. Ishte ndėr tė parėt nė kėtė fshat qė u inkuadrua nė radhėt ilegale tė UĒK-sė, qė nga 10 shkurti i vitit 1998, nė Njėsitin e Smolicės, ku ishte njėri ndėr luftėtarėt mė tė dalluar. Pas daljes haptazi tė UĒK-sė nė Smolicė, qė nė fillim tė prillit 1998, Naimi luftoi me heroizėm tė rrallė nė fronte tė shumta tė luftės nė Rekė tė Keqe e nė mbarė Dukagjinin, si nė Smolicė, Morinė, Ponoshec, Dobrosh, pastaj nė Kallavaj tė Junikut, ku luftimet u zhvilluan plot trembėdhjetė ditė pandėrprerė. Qėndroi sypatrembur dhe u dallua nė luftimet e zhvilluara nė Ponoshec, ku sė bashku me Agron Ramėn, Florim Sejdiun e dhjetėra luftėtarė tė tjerė nga viset shqiptare i thyen keq forcat serbe, edhe pse fshati u sulmua me tanke, blida e helikopterė luftarakė. Gjatė vitit 1998, duhet veēuar edhe betejėn e zhvilluar tek Ura e Musė Imerit nė Smolicė, ku sė bashku me shokė minoi rrugėn nė gjatėsi prej 200 metrash, me ē’rast forcave serbe iu shkaktuan dėme tejet tė mėdha: dy tanke tė shkatėrruara, njė kamion, njė blindė e mbi 20 ushtarė tė vrarė e dhjetėra tė tjerė tė plagosur. Me depėrtimin e forcave serbe nė Smolicė, Naim Lata medisa bashkėluftėtarė niset drejt Gllogjanit, ku qė nga 8 gushti deri mė 12 gusht 1998 lufton heroikisht nė kėtė vijė tė frontit. Naim Lata ishte betuar se deri nė vdekje do t’i qėndrojė besnik UĒK-sė. Nė Brigadėn 134 “Bedri Shala” veproi si komandant kompanie nė kuadėr tė Batalionit tė Parė dhe zėvendėskomandant i Batalionit tė Policisė Ushtarake tė kėsaj Brigade. Edhe pas ofensivės sė shtatorit ’98, atė e gjejmė nė aksione tė shumta tė kryera nė prapavijė tė armikut, nė rajonin e Rekės sė Keqe dhe nė luftime tė rrepta si nė Jabllanicė, Gėrgoc, Ratishė tė Epėrme, Dujakė, Irzniq, Pozhar e shumė e shumė vende tjera. Merr pjesė edhe nė betejėn e 17 dhjetorit ’98 nė Gllogjan, por edhe nė betejėn lavdiplotė tė janarit tė vitit 1999 tė zhvilluar nė Ratishė e Dashinoc nėn drejtimin e komandantėve Shkėlzen e Daut Haradinaj. Mė 17 mars, Naim Lata me njė njėsi, urdhėrohet nga Komanda e ZOD-it qė tė kalojė nė Shqipėri pėr tė sjellė njė kontigjent me armė dhe pėr tė shoqėruar njė grup luftėtarėsh tė lirisė. Deri nė vdekje qėndron nė krye tė detyrės. Naimi nė luftime po pėrballej si vigan. As prita e pabesė, as plagėt e rėnda nė krahėror, nė dorė e nė kėmbė nuk ia ndalėn jehonėn e pushkės e tė kėngės, kujtojnė bashkėluftėtarėt e tij. I ishte shpenzuar municioni i automatikut, por nuk u ndal, pranė kishte bombat dhe revolen… Ishte betuar se nuk do tė tėrhiqej kurrė, por do tė binte nė krye tė detyrės pa rėnė i gjallė nė duart e armikut, dhe pėr tė mundėsuar tėrheqjen e shokėve tė tjerė... Vargjet e kėngės qė e kishte kėnduar shpesh me bashkėluftėtarėt “Diell e hanė shndrit atdhenė / Nanė Kosovėn ku kam le / Ku sė pari e rrita shtatin / Nė kėto troje derdha gjakun…”, po jehonin nga goja e tij nėpėr errėsirėn e natės e krismat e armėve gjėmonin deri nė frymėn e fundit. Dikur i plagosur rėnd vret veten tė mos bie i gjallė nė duart e armikut.

    • NUHI (HAXHI) ELEZAJ
    - u lind mė 27 prill 1981, nė fshatin Lubizhdė tė Hasit, nė njė familje tė ndershme e punėtore. Qė nė vitin 1996 punoi nė Tetovė pėr tė siguruar ekzistencėn, prej nga u kthye me t’u dhėnė kushtrimi i luftės. Pas njė tentimi tė pasuksesshėm qė tė kalojė ilegalisht kufirin, kur kapet dhe burgoset nga ushtria maqedonase, Nuhiu arrin ta kalojė kufirin mė 7 mars 1999 dhe u bashkohet radhėve tė UĒK-sė nė Vlanė tė Shqipėrisė. Pėr dy javė mbaron stėrvitjet dhe me grupin e 44 luftėtarėve nisen drejt Kosovės. Bie heroikisht mė 29 mars ’99, nė Shishmon tė Bokės.
    gjeto gjetani
    gjeto gjetani
    Mik i Forumit.
    Mik i Forumit.


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Sagittarius
    Numri i Postimeve : 96
    Mosha : 55
    Pikėt : 326
    Vlersuar : 0
    Data e Regjistrimit : 10/05/2011

    RRUGĖTIMI I LIRIBĖRĖSVE TĖ KOSOVĖS Empty Re: RRUGĖTIMI I LIRIBĖRĖSVE TĖ KOSOVĖS

    Mesazh nga gjeto gjetani Thu 09 Jun 2011, 01:02

    • XHEMAJL (IDRIZ) AVDULLAHU
    - u lind mė 12 mars 1964, nė Gjakovė, nė njė familje tė dalluar atdhetare (e ardhur nga Gjilani), e cila qė nė vitin 1920 iu kishte kundėrvėnė drejtpėrsėdrejti regjimit pushtues serb. Nė vitin 1944, kur partizanėt hynė nė Gjilan familjes Abdullahu ia ekzekutuan njėmbėdhjetė anėtarė tė familjes. Edhe Bajram Abdullahu, luftėtar i Ballit Kombėtar, vritet nga sigurimi jugosllav. Nė vitin 1955 kjo familje detyrohet tė shpėrngulet nė Shkup, prej nga kthehet nė vitin 1958 dhe vendoset nė Gjakovė. Xhemajli ishte pjesėmarrės aktiv nė demonstratat gjithėpopullore gjatė viteve 1989-1990, kur i vriten shokėt Fatmir Kėrleshi dhe Xhevat Hoxha. Ndėrsa Xhemajlit policia i vėhet nė ndjekje. Pėr kėtė arsye detyrohet tė largohet nga Gjakova. Vendoset nė Korēul tė Kroacisė. Me shpėrthimin e luftės mobilizohet nė radhėt e kroatėve. Pas pėrfundimit tė luftės nė Kroaci, kalon nė Gjermani. Fillimi i luftės nė Kosovė e tronditi shumė dhe nuk mund tė rrinte larg saj, ai qė kishte luftuar pėr lirinė e tė tjerėve. Mė 10 qershor 1998, lė Gjermaninė dhe u bashkohet radhėve tė UĒK-sė, duke u sistemuar nė Shtabin Rajonal tė Rekės sė Keqe. Disa herė shkoi pėr furnizim me armė. Mori pjesė edhe nė luftimet e rrepta tė zhvilluara nė Prejlep tė Deēanit. Nga ana e komandantit tė ZOD-it, Ramush Haradinaj, emėrohet komandant i njė njėsie speciale dhe dėrgohet pėrforcim nė Smolicė. Luftoi me heroizėm tė rrallė pėrkrah dėshmorit Shaban Gola, nė betejat e pėrgjakshme tė zhvilluara nė Dobrosh, Kallavaj, Nivokaz etj. Gjatė gjithė kohės u shqua pėr pėrdorimin e tė gjitha llojeve tė armėve, sidomos tė atyre antitank. Mori pjesė edhe nė luftimet e zhvilluara nė Carrabreg dhe nė Gllogjan. Pas rėnies sė Smolicės detyrohet tė kalojė nė Shqipėri. Mė 28 mars niset sėrish drejt Kosovės, pėr tė pasur njė rėnie tepėr tė jashtėzakonshme e tė lavdishme. Pas rėnies, forcat serbe me trupat e tyre kishin ngritur stivė, aty kishin grumbulluar edhe armatimin e tyre... ua kishin vėnė zjarrin dhe kishin minuar terrenin pėrreth... E pasuksesshme ishte edhe pėrpjekja e njė njėsie speciale tė Brigadės 134 “Bedri Shala” pėr tė bėrė diēka, e cila kishte depėrtuar nga Qėndresa (ish Ratishė) nė atė rajon, me tė marrė tė lajmit pėr rėnien nė pritė tė kėtyre luftėtarėve... Meqė andejpari ishin stacionuar forca tejet tė mėdha tė njėsive speciale, paramilitare e ushtarake serbe, pas katėr ditė kėrkim nėpėr terren mjaft tė rrezikshėm detyrohen tė kthehen prapa... Qė nė ditėt e para tė pasluftės, bashkėluftėtarėt e tyre tė Brigadės 137 “Gjakova” dhe 134 “Bedri Shala” u drejtuan drejt vendit tė rėnies. Duke nxjerrė eshtrat e kėtyre dėshmorėve lėndohen nė mina edhe dy luftėtarė tė tjerė...Dhe ata qė kishin ardhur nga anė tė ndryshme tė Kosovės nė njė rėnie tė pėrbashkėt, nė ditėt e para tė lirisė, mė 30 qershor 1999, me nderime tė larta ushtarake, nė praninė e mijėra qytetarėve, 13 prej tyre nė njė arkivol u varrosėn nė njė varr tė pėrbashkėt nė varrezat e Dėshmorėve nė Gjakovė, si shembull unikat i bashkimit dhe flijimit tė madhėrishėm. Kėto flijime tė shtrenjta edhe sot janė mesazh i qartė pėr tė ruajtur tė paprekur lirinė dhe pavarėsinė e Kosovės.

    Sponsored content


    RRUGĖTIMI I LIRIBĖRĖSVE TĖ KOSOVĖS Empty Re: RRUGĖTIMI I LIRIBĖRĖSVE TĖ KOSOVĖS

    Mesazh nga Sponsored content


      Ora ėshtė Fri 19 Apr 2024, 16:00