Forumi Guri Bardhė

Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne kete faqe,
mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar falas ne faqe.

Regjistrimi zgjat vetem pak sekonda...

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe vute ne dispozicion
per te n'a vizituar ne faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Bordi Drejtues i Forumit Guri Bardhe.
Forumi Guri Bardhė

    Copeza kujtimesh te thyera neper nete pa gjume...

    Share
    avatar
    Administratori
    i Forumit "Guri Bardhė"
    i Forumit

    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Scorpio
    Numri i Postimeve : 6033
    Mosha : 33
    Vendlidja : Guri Bardhė
    Vendndodhja : Larg Vendlindjes...
    Profesioni : Emigrant...
    Pikėt : 12863
    Vlersuar : 171
    Data e Regjistrimit : 27/07/2007
    Hobi : Leximi dhe thurja e vargjeve...
    Humor : Punė, punė, natė e ditė qė tė shohim pakėz dritė. Eh Naim tė ishe vetė, e ta provoje turnin e tretė.

    Copeza kujtimesh te thyera neper nete pa gjume...

    Mesazh nga Administratori prej Sat 29 Jan 2011, 03:00

    Ne kete teme. do te keni mundesine qe te lexoni disa Persiatje te miat personale,
    te shkruara aty ketu neper nete te gjata pa gjume dhe me shpirt coptuar, qe i kam
    permbledhur nen kete teme me titull:
    Copeza kujtimesh te thyera neper nete pa gjume...

    Lexim te kendshem.

    Sinqerisht:
    Saimiri...


    ________________________________
    avatar
    Administratori
    i Forumit "Guri Bardhė"
    i Forumit

    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Scorpio
    Numri i Postimeve : 6033
    Mosha : 33
    Vendlidja : Guri Bardhė
    Vendndodhja : Larg Vendlindjes...
    Profesioni : Emigrant...
    Pikėt : 12863
    Vlersuar : 171
    Data e Regjistrimit : 27/07/2007
    Hobi : Leximi dhe thurja e vargjeve...
    Humor : Punė, punė, natė e ditė qė tė shohim pakėz dritė. Eh Naim tė ishe vetė, e ta provoje turnin e tretė.

    Re: Copeza kujtimesh te thyera neper nete pa gjume...

    Mesazh nga Administratori prej Sat 29 Jan 2011, 03:02

    Sonte kete nate, pres te ndodhe mrekullia...
    (Persiatje e shpirtit te pervuajtur)

    Sonte kjo nate duket se me ka shpallur armiqesi hapur fare, me ka shpallur lufte, po me terbon dhe po me han permbrenda si krimbi drurin.
    Eshte perbetuar se do te me shkaterroje pa meshire dhe u sprapsur aspak
    dhe si duket po i'a arrin ketij qellimi te pameshirshem ndaj qenies sime te
    pafajshme.
    Dua t'a te mbyll syte dhe te mos e shoh ma errsiren e nates qe ma dritheron shpirtin teksa jam i vetem, por serish edhe perse syt i mbyll errsira nuk largohet, madje per cudi duket sikur me afrohet me shume, duket sikur ka hyre ne trupin tim dhe mundohet qe te depertoje thelle e me thelle neper mishin e trupin qe me eshte mbushur plot mornica.
    Forcat nuk me ndihmojn me aspak qe t'i bej balle sonte kesaj nate, qe mundohet me c'do kusht qe te me shpartalloje, madje jo vetem mua si qenie, por edhe enderrat e bukura dhe te mrekullueshme qe kam thurur deri me sot.
    Por une serish do te mbijetoj sepse ne dore kam armen me te forte qe ka nje qenie njerzore, besimin tek i madhi Zot, se c'do cast mund te beje ndonje mrekulli dhe gjithshka te ndryshoje e te jete serish e bukur, jeta te behet serish e embel ashtu sikurse ishte dikur.

    Trishtimi t'i heqe kthetrat prej shpirtit tim qe e ka izoluar keqas sonte kete nate.
    Lastaret e akullt te ankthit te shkrihen nga ringjallja e buzeqeshjeve te ngrohta serish ne buzen time.
    Errsira te cahet mes per mes gjer ne lartesit me te largeta te qiellit prej shendritjes vezulluese te syve te mi te kristalte.
    Gjaku neper dej te me ngrohet serish me energjine qe cliron zemra ne cdo rrahje te saj teksa ty te ndjen se te ka prane vetes.
    Enderrat te riperterihen serish me pigmanetin e ngjyrave mahnitese te imagjinates ne thurje e siper, per nje jete te tere ne vazhdim perkrah teje.

    ... dhe ja pra, kjo eshte e gjitha c'ka une pres qe te ndryshoj dhe te ngjaje mrekullia e aq shume pritur nga une, sonte kete nate...

    © Saimir Murati...
    Londer, dt: 27.Janar.2011


    ________________________________
    avatar
    Administratori
    i Forumit "Guri Bardhė"
    i Forumit

    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Scorpio
    Numri i Postimeve : 6033
    Mosha : 33
    Vendlidja : Guri Bardhė
    Vendndodhja : Larg Vendlindjes...
    Profesioni : Emigrant...
    Pikėt : 12863
    Vlersuar : 171
    Data e Regjistrimit : 27/07/2007
    Hobi : Leximi dhe thurja e vargjeve...
    Humor : Punė, punė, natė e ditė qė tė shohim pakėz dritė. Eh Naim tė ishe vetė, e ta provoje turnin e tretė.

    Re: Copeza kujtimesh te thyera neper nete pa gjume...

    Mesazh nga Administratori prej Wed 02 Feb 2011, 01:40

    Natė pa gjumė...
    (Persiatje)

    Sonte kjo natė po mė duket e errėt mė shumė se ē’do natė tjtėr mė parė qė e kam kaluar nė vetmi.
    Errėsira e kėsaj nate sa vjen dhe thellohet akoma mė shumė pėr ē’do minut qė shkon.
    Vetmia tashmė ka nisur tė mbjellė rrėnjė frike nė ē’do qelizė tė gjakut tim, i cili mė duket sikur ėshtė shėndrruar nė acid tė lengshėm por qė ende e ruan pigmentin e kuq teksa qarkullon nėpėr venat e ftohura tė trupit tim, por qė sapo arrin nė zemrėn e boshatishur, e ndjej shumė thellė djegėsin e pėrpbėrjes sė tij.
    Nė tavullėn e duhanit qė ndodhet mbi tavolinė, pėrkrah hirit tė cigareve qė i ndez dhe i shuaj njėra pas tjetrės, shkund edhe pluhurin e kujtimeve tė vjetra qė koha i masakroi, sakatoi dhe i vrau pa mėshirė, e qė mė pas i la nė harresėn e viteve qė shkuan pėr tė mos u kthyer mė kurrė prapa.
    Kujtimet tashmė janė vyshkur e tharė ashtu sikurse petalet e atyre luleve qė kanė mbetur pa ujitur prej ditėsh tė tėra me radhė nėn rrezet pėrcėlluese tė diellit dhe zhegut tė vapės sė Korrikut.
    Dhimbja dhe trishtimi vetėm thellohen nė brendėsinė e shpirtit tė mbetur bosh, teksa shpresat pėr njė dritė te re nė fundin e tunelit sa vijnė e pakėsohen ashtu sikurse vete ditėt e kėsaj jete mizore qė s’e ndali kurrė revanshin e saj drejt vdekjes se zevė.
    Megjithėse nė dhomėn ku gjendem mbizotėron njė qetėsi absolute, koka pėrbrenda mė gumėzhin si njė koshere bletėsh prej mendimeve dhe kujtimeve tė panumurta qė hyjnė dhe dalin nė mendje nga mėnyrat mė tė ē’rregullta.
    Sytė e pėrskuqur mė rraskapiten nga pagjumėsia e netėve tė gjata si kjo dhe mė djegin sikurse t’ju kem shtrydhur lėng limoni pėrsipėr.


    © Saimir Murati...

    Londėr, dt: 26.Janar.2011


    ________________________________
    avatar
    Administratori
    i Forumit "Guri Bardhė"
    i Forumit

    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Scorpio
    Numri i Postimeve : 6033
    Mosha : 33
    Vendlidja : Guri Bardhė
    Vendndodhja : Larg Vendlindjes...
    Profesioni : Emigrant...
    Pikėt : 12863
    Vlersuar : 171
    Data e Regjistrimit : 27/07/2007
    Hobi : Leximi dhe thurja e vargjeve...
    Humor : Punė, punė, natė e ditė qė tė shohim pakėz dritė. Eh Naim tė ishe vetė, e ta provoje turnin e tretė.

    Re: Copeza kujtimesh te thyera neper nete pa gjume...

    Mesazh nga Administratori prej Sat 12 Feb 2011, 02:27

    Sonte kjo nate...
    (Persiatje shpirterore.)

    Sonte kjo nate po me duket teper e veshtire.
    Me duket sikur nuk gjej forcat e pamjaftueshme per ta kapercyer edhe
    kete nate qe mbase mundet te jete e fundit ne jeten time, por ndoshta
    edhe jo.
    Vetmia me mberthen fort kthetrat e saj rreth fytit dhe nuk me lejon qe
    te marr fryme lehte, si rrjedhoje nje dhimbje e forte me godet si cekic
    ne kraharor, sepse mushkerit nuk arrijn te mbushen plotesisht me ajrin
    e duhur.
    Zemra pershpejton ne maksimum rrahjet e saj te c'orientuara qe duket
    se nga casti ne cast do te pelcase.
    Syte me jane zgurdulluar mbi tavanin e kesaj dhome te ftohte qe me
    vjen verdall mbi koke dhe vetes nuk mundem me as qe ti jap edhe me
    te voglin ngushullim qe e gjitha kjo do te marre fund shume shpejt.
    Dhe ja, teksa gjithshka nis qe t'i rikthehet qetesis se meparshme, ti me
    shfaqesh serish ne cdo cep te dhomes ku gjendem i vetmuar dhe sa hap
    e mbyll syte vetmia e trishtuar nis te me trembe akoma me shume.
    Ndersa mbyll syt per t'iu shmangur paksa kesaj drame te frikshme qe me
    rrethon, rreshkas lehtas ne nje tjeter bote te mallengjyeshme, krejt ndryshe
    nga kjo ku jetoj, parajse me vete sepse aty te gjej ty gjithnje te qeshur qe
    me pret me krahet e hapur si hyjneshe.
    Dua qe te qendroj perjet ashtu me krahet e tua hedhur ne qafe dhe koken
    me floket e gjata e te buta mbeshtetur mbi kraharorin tim, por nuk e di se
    si ndodh dhe zgjohem me nje tronditje ne shpirt qe s'po me len te qete aspak,
    duke marre fryme thelle me veshtiresi.
    Kuptoj qe isha thjesht ne nje enderr te shkurter dhe nga syte me rreshkasin
    pikat e loteve qe nuk thone asgje tjeter vecse:
    -Sonte kjo nate po me mundon jashte mase, kam ftohte, kam frike nga vetvetja,
    kam ankth ne shpirt, kam trishtim ne sy dhe mall te madh ne zemer, thjesht te te
    shoh njehere ashtu sikurse moti kur te kisha prane dhe s'na ndante asgje nga njeri
    tjetri, deri diten kur vdekja e zeze, te perpiu dhe te dergoi atje larg ku une nuk
    mundem te te vij as edhe per vizite, ashtu sikurse ti vjen dhe me viziton mua here
    pas here neper enderra...

    ...gjithsesi nje gje tashme e kam te qarte, se kur do qe une te nisem asaj rruge nuk
    do te kem asnje frike, sepse ti do te jesh duke me pritur e buzeqeshur ne fundin e
    rruges, krahehapur dhe syndritur ashtu sikurse nje zane e bukur maje nje mali te
    mbuluar nga gjelberimi i prenaveres.

    © Saimir Murati...
    Janar.2011


    ________________________________
    avatar
    Administratori
    i Forumit "Guri Bardhė"
    i Forumit

    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Scorpio
    Numri i Postimeve : 6033
    Mosha : 33
    Vendlidja : Guri Bardhė
    Vendndodhja : Larg Vendlindjes...
    Profesioni : Emigrant...
    Pikėt : 12863
    Vlersuar : 171
    Data e Regjistrimit : 27/07/2007
    Hobi : Leximi dhe thurja e vargjeve...
    Humor : Punė, punė, natė e ditė qė tė shohim pakėz dritė. Eh Naim tė ishe vetė, e ta provoje turnin e tretė.

    Re: Copeza kujtimesh te thyera neper nete pa gjume...

    Mesazh nga Administratori prej Thu 10 Mar 2011, 01:42

    Sonte kjo nate...
    (Persiatje)

    Sonte kjo nate nuk me ngjan aspak me netet e tjera qe i kam kaluar ne vetmi.
    Mundohem te mbyll syte e te bej nje sy gjume, te qetesohem sadopak prej
    mundimeve te dites qe nuk kishin te sosur, por jo syte nuk me mbyllen.
    Edhe ato i tremben erresires nen qepallat e lagura nga lotet qe rrjedhin si gurre
    uji pa shterim as ne dimer e as ne vere.
    Kerkoj te gjej prehje duke u kapur ne krahet e ndonje kujtimi te vjeter qe ende
    zvarritet si calaman neper trurin e turbulluar, por me kot se prehja u shua perfundimisht.
    Prehja dhe qetesia me kane braktisur mua qe prej kohesh dhe as qe jane kthyer
    te me shohin nese jetoj me apo jo.
    Vendin e tyre te pluhurosur e ka zene trishtimi dhe ankthi qe vetem i shtrijne
    thelle e me thelle rrenjet e tyre ne shpirtin tim te plagosur qe renkon pa reshtur,
    teksa pret qe edhe ai te ngrihet si shume shpirtra te tjere ne formen e nje rrezeje
    drite drejt qiellit te pafund qe me ngjan per nga madhesia aq shume me dhimbjen
    qe mbart zemra ime perbrenda.
    Dua te bertas, te uleras dhe t'a nxjerr tere mllefin qe me eshte mbledhur si nje lemsh
    celiku prej vitesh ne shpirt, por forcat nuk me premtojne, edhe ato me tradhtojn dhe
    me lene ne gjysem te udhes ashtu sikurse edhe fati i mallkuar i kesaj jete qe paskam
    patur.
    Lodhje arrin kulmin por syte ende nuk i dorezohen lehte gjumit.
    Ato qendrojne si truproje besnike te hidherimit qe here zbret poshte e me helmon shpirtin,
    e here ngrihet larte e me turbullon trurin qe po me duket se edhe ate perbrenda ka nisur
    t'a mbuloj myshku sikurse nje trung i thare e i mbetur zhveshur lakuriq nen shirat e vjeshtes
    qe shkoi.
    Kujtimet qe me kane mbetur ende gjalle prej atyre diteve qe sapo isha njohur me ty, zgjohen
    nje e nga nje me radhe dhe rreshtohen si ushtare te rrahur mire nga lufta, por te perbetuar
    perjete qe do te me qendrojn besnike deri ne frymen e
    fundit te jetes.
    Sillem rreth e rrotull neper krevat, mbi carcafet e bardhe e te ftohte qe s'me ngjajne me asgje
    tjeter vecse debores se pare te dimrit qe mbulon lehtas me bardhesine e saj te ftohte e
    shendritese majat e larta te maleve shekullore.
    Dhe serish gjumi nuk me merr, por vetem arratiset larg e me larg prej meje, sikurse te isha
    armiku numer nje i tij.
    Shikimi nis te me turbullohet gjer ne ate pike saqe nuk arrij dot te ndaj deren nga dritarja,
    dhe po te me mjaftonin forcat per tu ngritur prej krevatit ku ndodhem i shtrire sikurse nje luan
    i plagosur, jam i sigurte qe do te dilja nga dritarja dhe ndoshta ketu mund edhe te marre fund
    gjithshka e trishte per mua, sonte ne kete nate...

    © Saimir Murati... Janar.2011


    ________________________________
    avatar
    Administratori
    i Forumit "Guri Bardhė"
    i Forumit

    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Scorpio
    Numri i Postimeve : 6033
    Mosha : 33
    Vendlidja : Guri Bardhė
    Vendndodhja : Larg Vendlindjes...
    Profesioni : Emigrant...
    Pikėt : 12863
    Vlersuar : 171
    Data e Regjistrimit : 27/07/2007
    Hobi : Leximi dhe thurja e vargjeve...
    Humor : Punė, punė, natė e ditė qė tė shohim pakėz dritė. Eh Naim tė ishe vetė, e ta provoje turnin e tretė.

    Re: Copeza kujtimesh te thyera neper nete pa gjume...

    Mesazh nga Administratori prej Sat 20 Aug 2011, 23:11

    Mundonhu tė mė harrosh!...
    (Persiatja shpirtėrore.)

    Nėse nuk mundesh qė tė mė harrosh aq sa unė tashmė ty, tė paktėn
    mundohu qė tė mė harrosh aq sa mė harrove edhe atė ditė kur vendose
    tė ikje dhe tė mė braktisje duke mė lėnė me lotė nė sy si njė fėmijė jetim
    i mbetur nė mes tė udhės sė jetės, i pa strehė dhe i pashpresė pėr tė
    vazhduar pėr mė tej!

    Mundohu tė mė harrosh edhe pėrse tashmė ėshtė e vėshtirė njė gjė
    e tillė pėr ty, sepse jam i sigurtė nė vetvehte qė je penduar thellė nė
    shpirt pėr lėndimin e ndjenjave tė mia dhe lotėt nė sy qė m’i dhurove!

    Mundohu pra, mundohu tė mė harrosh, mblidhi edhe njėherė tė gjitha
    forcat e shpirtit dhe bėja tė ditur vehtes njėherė e mirė pėrgjithmonė,
    se unė nuk egzistoj mė pėr ty, madje as qė pata egzistuar as edhe mė
    parė, sepse gjithshka qė pėrjetuam sėbashku dikur, ishte thjeshtė njė
    lojė aventurieske pėr ty, paēka se ishte krejtėsishtė ndryshe pėr mua!

    Mundohu tė mė harrosh, sepse u bėnė kohė qė tashmė edhe unė tė kam
    harruar ty, pas shumė e shumė stėrmundimesh qė pėrjetova nė kėtė luftė
    tė shpirtit qė nuk dorėzohej lėhtė edhe pėrse ishte i plagosur dhe e kishte
    tė qartė qė e pati humbur kėtė betejė qė mbante emrin Dashuri e Hidhur!

    Mundohu tė mė harrosh, me shpresėn qė njė ditė, nė mendjen dhe shpirtin tėndė,
    nuk do tė ketė mė as edhe njė fije mė tė vogėl ndjenje ndaj meje, apo ndaj
    dashurisė qė dikur vėrtet t’a pata falur me gjithė shpirtė!
    Inkurajoje vetvehten tėnde dhe shėndrroje ē’do kujtim tė bukur tė timin, nė njė
    kujtim tė hidhėruar e tė trishtė pėr tė cilin nuk do tė kishe patur as edhe dėshirėn
    mė tė vogėl pėr t’a risjellė mė nė kujtesė!

    Mundohu tė mė harrosh, hapi sytė dhe zgjohu nga gjumi, mos e gėnje vetvehten
    me ėndėrra qė kurrė mė nuk do tė bėhen realitet!
    Pėrqėndroje shikimin mirė nė realitet dhe shumė shpejt do tė vėsh re qė,
    tė harruarit mua, do tė jetė diēka e dobishme dhe e mirė pėr ty dhe jetėn tėnde
    nė vazhdim.

    Mundohu tė mė harrosh, sepse fundja e fundit edhe nėse nuk mė harron,
    jam i mendimit se e ke kuptuar sadopak qė, unė tashmė tė kam harruar
    dhe nuk mendoj mė aspak pėr ty!

    © S. Murati… Gusht - 2011


    ________________________________
    avatar
    Armanda
    Anėtar/e Nderi
    Anėtar/e Nderi

    Gjinia : Female
    Shenja e Horoskopit : Libra
    Numri i Postimeve : 340
    Mosha : 26
    Vendndodhja : Tirane
    Profesioni : ?!
    Pikėt : 1042
    Vlersuar : 12
    Data e Regjistrimit : 14/03/2011
    Hobi : Muzika
    Humor : Here here

    Re: Copeza kujtimesh te thyera neper nete pa gjume...

    Mesazh nga Armanda prej Sat 07 Apr 2012, 01:49

    Saimir;
    Me ke lene vertet pa fjale me keto rreshta qe lexova me siper.
    Mbi se gjithash me shume te pergezoj sinqerisht per talentin qe
    posedon ne kete fushe.
    Jeni vertet shume i thjesht dhe i lirshem ne te shprehur, ndaj edhe
    vargjet qe shkruan, si ne poezi ashtu edhe ne proze, jane shume
    terheqese per lexuesin.
    S'po di se c'fare te te them tjeter, ndaj vec suksese te pafundme te
    uroj i nderuar ne kete rruge dhe kudo tjeter ne jete po ashtu.

    Me shume rrespekt per ty: Armanda.

    avatar
    ELinda
    Mikeshe Forumi
    Mikeshe Forumi

    Gjinia : Female
    Shenja e Horoskopit : Virgo
    Numri i Postimeve : 12
    Mosha : 31
    Pikėt : 38
    Vlersuar : 0
    Data e Regjistrimit : 23/03/2012

    Re: Copeza kujtimesh te thyera neper nete pa gjume...

    Mesazh nga ELinda prej Tue 10 Apr 2012, 06:53

    Si gjithmone je i paarritshem..te pershendes shume miku im.
    avatar
    Administratori
    i Forumit "Guri Bardhė"
    i Forumit

    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Scorpio
    Numri i Postimeve : 6033
    Mosha : 33
    Vendlidja : Guri Bardhė
    Vendndodhja : Larg Vendlindjes...
    Profesioni : Emigrant...
    Pikėt : 12863
    Vlersuar : 171
    Data e Regjistrimit : 27/07/2007
    Hobi : Leximi dhe thurja e vargjeve...
    Humor : Punė, punė, natė e ditė qė tė shohim pakėz dritė. Eh Naim tė ishe vetė, e ta provoje turnin e tretė.

    Re: Copeza kujtimesh te thyera neper nete pa gjume...

    Mesazh nga Administratori prej Wed 11 Apr 2012, 00:54

    Armanda shkruajti:Saimir;
    Me ke lene vertet pa fjale me keto rreshta qe lexova me siper.
    Mbi se gjithash me shume te pergezoj sinqerisht per talentin qe
    posedon ne kete fushe.
    Jeni vertet shume i thjesht dhe i lirshem ne te shprehur, ndaj edhe
    vargjet qe shkruan, si ne poezi ashtu edhe ne proze, jane shume
    terheqese per lexuesin.
    S'po di se c'fare te te them tjeter, ndaj vec suksese te pafundme te
    uroj i nderuar ne kete rruge dhe kudo tjeter ne jete po ashtu.

    Me shume rrespekt per ty: Armanda.


    Te falenderoj shume nga zemra, e nderuar Armanda dhe me behet
    qejfi jashte mase per faktin qe te kane pelqyer kaq shume vargjet e mia.

    Te uroj c'do te mire ne jete.


    ________________________________
    avatar
    Administratori
    i Forumit "Guri Bardhė"
    i Forumit

    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Scorpio
    Numri i Postimeve : 6033
    Mosha : 33
    Vendlidja : Guri Bardhė
    Vendndodhja : Larg Vendlindjes...
    Profesioni : Emigrant...
    Pikėt : 12863
    Vlersuar : 171
    Data e Regjistrimit : 27/07/2007
    Hobi : Leximi dhe thurja e vargjeve...
    Humor : Punė, punė, natė e ditė qė tė shohim pakėz dritė. Eh Naim tė ishe vetė, e ta provoje turnin e tretė.

    Re: Copeza kujtimesh te thyera neper nete pa gjume...

    Mesazh nga Administratori prej Wed 11 Apr 2012, 00:55

    ELinda shkruajti:Si gjithmone je i paarritshem..te pershendes shume miku im.

    Faleminderit mikeshe e nderuar per fjalet e embla qe me thua dhe te uroj c'do te mire ne jete.

    Me rrespekt:
    Saimiri...


    ________________________________

    Sponsored content

    Re: Copeza kujtimesh te thyera neper nete pa gjume...

    Mesazh nga Sponsored content


      Ora ėshtė Mon 25 Sep 2017, 16:57