Forumi Guri Bardhė

Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne kete faqe,
mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar falas ne faqe.

Regjistrimi zgjat vetem pak sekonda...

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe vute ne dispozicion
per te n'a vizituar ne faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Bordi Drejtues i Forumit Guri Bardhe.

Join the forum, it's quick and easy

Forumi Guri Bardhė

Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne kete faqe,
mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar falas ne faqe.

Regjistrimi zgjat vetem pak sekonda...

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe vute ne dispozicion
per te n'a vizituar ne faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Bordi Drejtues i Forumit Guri Bardhe.

Forumi Guri Bardhė

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Forumi Guri Bardhė

    Proza popullore shqiptare dhe kėrkimet rreth saj.

    Klea@Love
    Klea@Love
    Mikeshe Forumi
    Mikeshe Forumi


    Gjinia : Female
    Numri i Postimeve : 258
    Vendndodhja : milano
    Profesioni : inxhenjere arkitekture ne ndertim
    Pikėt : 804
    Vlersuar : 17
    Data e Regjistrimit : 16/03/2010
    Humor : sa te doni

    shqiptare - Proza popullore shqiptare dhe kėrkimet rreth saj. Empty Proza popullore shqiptare dhe kėrkimet rreth saj.

    Mesazh nga Klea@Love Mon 03 Jan 2011, 23:16



    Populli ynė, i pasur nė ide, i aftė per t’i tipizuar, i aftė pėr pėrgjithėsime tė drejta, vėrejtjet dhe mendimet e tij rreth botės ose fenomeneve tė saj, dėshirat dhe luftėn pėr tė sunduar mbi forcat e natyrės, qėndrimin dhe gjykimet e tij rreth marrėdhenieve nė shoqėri i ka shprehur me anėn e pėrrallave, fabulave, anekdotave, tė cilat pėrbėjnė njė pasuri shumė tė madhe dhe tė rėndėsishme tė folklorit tonė. Ai ka krijuar faqe tė mrekullueshme me larmi tė madhe motivesh, me njė numėr tė madh personazhesh, me bėmat e tė cilėve kemi shėtitur nė njė botė plot me ēudira, ku enden pa frikė njerėzit e mirė duke luftuar vazhdimisht kundėr tė keqes, pėr tė gjetur lumturinė.

    Me ngjarjet qė shtjellohen nė prozėn popullore populli na vė nė kontakt me kushtet e prapambetjes dhe tė pamundėsisė pėr tė pėrballuar fenomenet e egra tė natyrės nė kohėrat mė tė hershme e mė tė errėta, na vė nė kontakt me kushtet shoqėrore nė kohėra tė ndryshme historike. Nė thelbin e tregimeve popullore qėndron realiteti jetėsor, lufta e vendosur dhe optimizmi. Me art tė madh ka krijuar figura tipike me vlera tė larta morale, figura tė fuqishme heronjsh, tė cilėt si pėrfaqėsues tė forcave qė protestojnė energjikisht kundėr sė keqes, luftojnė tė papėrkulur dhe triumfojnė.

    Kėrkimet rreth prozės sonė popullore kanė filluar aty nga gjysma e shekullit XIX. Gjashtė pėrrallat e para shqipe i ka botuar albanologu i njohur Hahn ne “Albanesische Studien” me 1854. Me 1875 folkloristi Italian Pitre botoi 12 pėrralla arbėreshe.

    Por ai qė shquhet nga tė parėt pėr kėrkime rreth prozės popullore shqiptare ėshtė Thimi Mitkoja. Me pėrrallat qė ka botuar mė 1878, nė vėllimin e pėrmendur “Bleta Shqiptare” ato qė u gjetėn nė dorėshkrimet e tij nė Pragė, me 1950 dhe ato qė kane botuar tė tjerė, por qė ja u kishte derguar Thimi Mitkoja, ai ka mbledhur rreth 36 pėrralla dhe anekdota. Mitkoja shquhet pėr kėrkime dhe botimet e tij tė prozės, pėr kujdesin e madh qė ka treguar nė zgjedhjen dhe transkriptimin e tyre, pėr kėrkimin e tregimtarėve tė aftė. Gjithashtu francezi August Dozon me 1879 ka botuar 25 pėrralla.

    Midis viteve 1885-1886 revista arbėreshe “Fjamuri i Arbėrit” botoi disa pėrralla arbėreshe. Midis mbledhėsve tė huaj shquhet Holger Pedersen, i cili mė 1895 botoi ne vėllimin “Albanesische Text emit Glosar” 12 pėrralla, mbledhur ne Ēamėri. Pederseni dallohet pėr kujdesin e madh qė ka treguar nė redaktim, duke ruajtur tė gjitha elementet gjuhėsore, si dhe te tregimit. Gjithashtu me 1881-1883 J.U.Jarnik, albanolog ēek, botoi 38 tregime shkodrane. Nė koloninė shqiptare tė Borgo Ericis, Dalmaci, ka mbledhur e botuar mė 1937 tri tregime linguisti Italian Tagliavini. Mė 1936, nė vėllimin “Folklor shqiptar” janė botuar 11 tregime. Mė 1939 u botuan nė vėllimin IV te serisė sė “Visareve tė Kombit” 26 pėrralla.

    Njė botim mė i plotė i pėrrallave shqipe u bė mė 1942 nė dy vėllime “Pėrralla Kombėtare”, ku pėrfshihen 25 fabula, pėrralla dhe anekdota.

    Pėr tregimin shqip ėshtė treguar edhe njė farė interesi nė shkallė europiane. Kėtė e tregojnė disa botime nė gjuhė tė huaj. J.G.Hahn, mė 1864, pėr qėllime studimi botoi njė pėrmbledhje nė gjermanisht me pėrralla shqiptare. Francezi Dozon me 1881, pėrrallat e vėllimit tė sipėrpėrmendur i botoi edhe nė frėngjisht.

    Albanologu i degjuar Maksimilian Lamberc, i cili mė 1922, nė vėllimin “Zėischen Drini und Voiussa” botoi 19 pėrralla shqipe, mė 1954- 1955 nė librin “Geflugelte Schvester” botoi tė pėrkthyera nė gjermanisht mjaft pėrralla shqipe. Mė 1955 u pėrkthyen nė hungarisht pėrrallat e vėllimit “Pėrralla popullore shqiptare” botuar mė 1954 nga komisioni i Folklorit prane ish Institutit tė Shkencave.

    Puna mė e mirė kėrkimore nė lėmin e prozės popullore, u bė mbas vitit 1944, domethėnė mbas Ēlirimit tė Shqipėrisė. Ekspeditat vjetore duke nisur qė nga viti 1949 patėn pėrfundime shumė tė mira. Shtrirja e kėrkimeve me ndihmėn e bashkėpunėtorėve tė jashtėm, jo profesionistė, nė zona tė paeksploruara fare, e pasuroi arkivin me fond tė ri subjektesh, motivesh dhe personazhesh. Kėrkimet u bėnė kudo, si nė Kavaje, Devoll, Myzeqe, Kurvelesh, Pėrmet, Krujė, Kukės, Dibėr, zona tė cilat ishin pothuaj fare tė pakėrkuara. Kėto kėrkime kane treguar se tekstet e botuara mė parė nuk kanė mundur pėrfaqėsojne veēse njė pjesė tė prozės popullore shqiptare. Tekstet dibrane (40) tė dorėshkrimit “Rranzė Votrės Dibrane” tė Haki Stėrmillit, 40 pėrralla mbledhur nga Shqfqet Hoxha nė Lumė, tekstet e mbledhura ne Mat, nė Skrapar, nė Bregun e Detit kanė plotėsuar njė boshllėk tė ndjeshėm.

    Gjatė kėtyre kėrkimeve doli nė dritė se proza popullore jeton e freskėt nė kujtesėn e popullit tonė. Megjithė ndryshimet e mėdha shoqėrore, me gjithė zhvillimin e madh tė shkencės dhe teknikės, pėrralla vazhdon tė argėtojė fantazinė e tė vegjėlve, tė ushqejė kuriozitetin e tė mėdhenjve me ato mrekulli tė ēuditshme, edhe pse si tė rriturit edhe tė vegjėlit i bėn tė qeshin nėn buzė. Krejt ndryshe ndodh me anekdotėn. Ajo ėshte kripa e bisedės sė pėrditshme tė njerėzve. Me vetinė e saj pėr tė goditur veset, me mprehtėsinė e tregimit e tė ndėrtimit, mbetet njė armė e fuqishme edukative dhe e shumėanshme, i adaptohet lehtė aktualitetit, duke mbetur vazhdimisht si ushqim i njė tė qeshure tė madhe nga zgjidhjet e saj tė papritura si dhe aftėsinė pėr tė tėrhequr pas vetes tė gjitha moshat.

    Proza popullore ėshte e shumėllojshme. Nė gjininė e saj hyjnė gojėdhanat, pėrrallat, fabulat dhe anekdotat, tė cilat si nga motivet, ashtu dhe nga mėnyra e shtjellimit tė tyre, dallohen nga njera-tjetra.

      Ora ėshtė Sat 20 Apr 2024, 01:21