Forumi Guri Bardhė

Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne kete faqe,
mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar falas ne faqe.

Regjistrimi zgjat vetem pak sekonda...

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe vute ne dispozicion
per te n'a vizituar ne faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Bordi Drejtues i Forumit Guri Bardhe.

Join the forum, it's quick and easy

Forumi Guri Bardhė

Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne kete faqe,
mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar falas ne faqe.

Regjistrimi zgjat vetem pak sekonda...

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe vute ne dispozicion
per te n'a vizituar ne faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Bordi Drejtues i Forumit Guri Bardhe.

Forumi Guri Bardhė

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Forumi Guri Bardhė

    Sa i lashtė ėshtė kryeqyteti shqiptar!

    Genta
    Genta
    Anėtar/e Pėrparues/e
    Anėtar/e  Pėrparues/e


    Gjinia : Female
    Shenja e Horoskopit : Aquarius
    Numri i Postimeve : 96
    Mosha : 36
    Pikėt : 322
    Vlersuar : 0
    Data e Regjistrimit : 31/03/2009

    Sa i lashtė ėshtė kryeqyteti shqiptar! Empty Sa i lashtė ėshtė kryeqyteti shqiptar!

    Mesazh nga Genta Thu 30 Sep 2010, 01:42

    Sa i lashtė ėshtė kryeqyteti shqiptar!

    Nė njė dokument venedikas qė mban datėn 17 prill 1418 thuhet "Privilegj i Pjetrit i tė ndjerit Domenik nga Tirana e Shqipėrisė". Ky, sipas dokumenteve tė mbledhura, pėrbėn edhe dokumentin mė tė vjetėr, i zbuluar deri me sot, ku emri Tirana pėrmendet nė formėn e tanishme. Nga burimet e dorėshkrimeve greke e latine tė shekujve tė parė tė erės sonė zbulohet edhe zanafilla e emrit
    Zona rreth Tiranės sė sotme, ka qenė e banuar nė antikitet dhe vazhdimėsi. Shumė autorė kanė ngritur gjithnjė hipotezėn e ekzistencės sė "Tiranės sė dikurshme". Sipas tė dhėnave Xhamia e vjetėr nuk ėshtė ndėrtuar nė tokė tė virgjėr, aq mė tepėr qė kėtė gjė nuk mund ta bėnte njė njeri i vetėm nė njė fushė tė shkretė. Por, Sulejman Pasha me xhaminė qė ndėrtoi, hodhi gurin e themelit tė qytetit, i cili nė kuptimin klasik u bė i tillė nė kohėn e Ibrahim beut, nipit tė tij.



    Legjenda e emrit

    Barleti dhe Biemi pėrmendin Tiranėn nė veprat e tyre. Akoma mė parė nė njė dokument venedikas qė mban datėn 17 prill 1418 thuhet "Privilegj i Pjetrit i tė ndjerit Domenik nga Tirana e Shqipėrisė". Ky sipas dokumenteve tė mbledhura pėrbėn edhe dokumentin mė tė vjetėr , i zbuluar deri me sot, ku emri Tirana pėrmendet nė formėn e tanishme.Nga burimet e dorėshkrimeve greke e latine tė shekujve tė parė tė erės sonė, mėsojmė se kjo trevė quhej Theranda, qė vendasit e quanin "te ranat", "terana" dhe sė fundi "Ran-desia", qė do tė thotė tokė e formuar nga gėrryerjet ujore me pėrberje ranore.Nė kėtė mėnyrė si pasojė e "depozitimeve ranore argjirore dhe materialeve tė tjera tė ngurta, qė zbrisnin dhe rrukulliseshin nga lartėsitė, ky vend u emėrua mė qartė nga banorėt "Te ranat" (te renat), qė rrjedh nga pjesorja e foljes bie, e cila mbetet e ngirė nė emrin "Te rana".Sipas njė shpjegimi tjetėr, krahina e Tiranės, qė shquhej nė prodhimin e qumėshtit, quhej kėshtu qė nė kohėn kur grekėt sundonin nė Durrės. Latinisht "tyrosapo" greqisht "turos" do tė thote "tlyn", djathė e kėshtu rrodhi fjala Tiranė. Nė Itali, Tirano ėshtė vendi i pėrmendur pėr bylmet, ashtu si Tirana nė Hungari.



    Themelimi i qytetit

    Tė gjithė autorėt (vendas dhe tė huaj) deri mė sot, themelimin e qytetit tė Tiranės, e lidhin me Sulejman Pashėn, dhe ndėrtimin nga ai tė Xhamisė sė Vjetėr. I vetėm Z. Shkodra mbron tezėn se themelimi i qytetit ėshtė mė i hershėm. Sipas tij "fshati i Tiranės ishte futur tashmė prej shumė kohėsh , nė rrugėn e zhvillimit tė tregut. Pra, zanafilla e tij, shkonte tej kufijve tė dokumentit venedikas tė vitit 1418, pra gati dy shekuj para ndėrtimit tė Xhamisė sė Vjetėr tė Sulejman pashė Bargjinit".Gojėdhėna popullore thotė se kėtu ekzistonin dhe dy xhami tė tjera mė tė vjetra tė qytetit ajo e Mujos dhe e Reēit, tė vendosura nė bregun e majtė tė pėrroit tė Lanės rreth 400 metra larg nga Xhamia e Sulejman pashė Bargjinit. Nga sa u tha mė lart del se qyteti i Tiranės, nė formėn dhe pėrmasat e njė vendbanimi tė vogėl ekzistonte para vitit 1614, pra para versionit zyrtar tė njohur deri tani, - thekson Shkodra.Nė vitin 1575, pėrmendet "fshati i Tiranės". Hahn dhe Hecquard tregojnė se, pėrpara se Sulejman Pasha tė ndėrtonte Xhaminė, Tirana ishte njė fshat me 15 shtėpi. Nė tė vėrtetė askush s'mund tė thotė ekzaktėsisht se kur "Tirana mori trajtat e qytetit", aq mė tepėr qė normalisht ky ka qenė njė proces gradual dhe i vazhdueshėm. Tek viti 1614 shihet mė tepėr akti simbolik i themelimit tė Tiranės.



    Sulejman Pasha

    Shpesh tė dhėnat dhe faktet mbi tė nuk pėrputhen. Nuk ishte njė "katundar modest". Sulejman Pasha ka qenė njė njeri i shquar qė kapėrceu shekuj dhe arriti nė trajtėn e legjendės nė ditėt tona. Nė kohėn e Zogut, veē xhamisė, tyrbes mauzole qė ai kishte nė kryeqytetit, Sulejman Pasha quhej njė lagje e Tiranės dhe po kėshtu quhej njė shkolle. Sot emrin e tij e mban sheshi (kryqėzimi), pranė vendit ku ishte xhamia qė ai ndėrtoi.



    Xhamia e Vjetėr

    Sipas tė dhėnave "Xhamia e Vjetėr" ėshtė ndėrtuar nė vitin 1023 hixhri, nga Sulejman Pasha. Nė lindje dhe veri ajo ka njė portik. Minarja e ndėrtuar nga Ahmet Pasha, i biri i Sulejmanit, zė anėn veriperėndimore. “Hyja e xhamisė ėshtė nga Veriu. Vėren atje njė Selvi shumė tė bukur pranė njė pusi.Brenda portikut shihen dy varre, bazamentet e tė cilėve, kanė dekoracione tė pasura. Katėr kolona, tė cilat formojnė rrjeshtin jugor, janė tė pajisura me kapitele. Nė Jug tė Xhamisė gjendet tyrbja e hijeshme ku ndodhet varri i Sulejman Pashės themeluesit " thuhet nė njė studim francez. Xhamia bashkė me varrin e Sulejman Pashės u kthyen nė njė farė mauzoleumi, tė cilat u rezistuan shekujve, por u dėmtuan gjatė Luftės sė Dytė Botėrore.Ajo lidhet me fillimin e qytetit. Dhe nėse nė fushė ekzistonte ndonjė qendėr e vogėl e banuar (ose disa) Xhamia e Vjetėr do tė luante rolin e katalizatorit tė zhvillimit, duke u bėrė bėrthama e qytetit tė ardhshėm, qė njė ditė u bė kryeqendra e Shqipėrisė.

      Ora ėshtė Fri 29 Mar 2024, 09:17