Forumi Guri Bardhė

Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne kete faqe,
mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar falas ne faqe.

Regjistrimi zgjat vetem pak sekonda...

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe vute ne dispozicion
per te n'a vizituar ne faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Bordi Drejtues i Forumit Guri Bardhe.

Join the forum, it's quick and easy

Forumi Guri Bardhė

Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne kete faqe,
mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar falas ne faqe.

Regjistrimi zgjat vetem pak sekonda...

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe vute ne dispozicion
per te n'a vizituar ne faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Bordi Drejtues i Forumit Guri Bardhe.

Forumi Guri Bardhė

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Forumi Guri Bardhė

    KULTURA E TĖ FOLMES SONĖ

    shaban cakolli
    shaban cakolli
    Pena e Artė
    Pena e Artė


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Cancer
    Numri i Postimeve : 824
    Mosha : 65
    Pikėt : 1705
    Vlersuar : 6
    Data e Regjistrimit : 26/08/2007

    KULTURA E TĖ FOLMES SONĖ Empty KULTURA E TĖ FOLMES SONĖ

    Mesazh nga shaban cakolli Wed 22 Jul 2009, 03:15

    Kultura e tė
    folmes sonė:


    DY SHPREHJE QĖ
    JAPIN KONOTACIONE BANALE



    Se
    mediumet tona elektronike nuk i kushtojnė rėndėsi aspak kulturės
    sė tė folmes sė drejtė tė gjuhės shqipe
    , kjo nuk ėshtė risi tek ne . Sot, po e lexoi njeriu gjuhėn
    e shkruar sipas standardeve tė njė gjuhe tė unifikuar mbarėkombėtare,
    qoftė nė shtypin ditor, qoftė nė libra, revista e fletushka tė
    ndryshme dhe po e dėgjoi atė se si flitet nga ana e disa moderatorėve
    tė shou – programeve tė ndryshme , sidomos nė ato televizive,
    atėherė, secili njeri me mendje tė kthjelltė do ta vė gishtin mbi
    kokė dhe do ta pyes vet- vetin :- A thua shqiptarėt po i pėrdorkan
    dy standarde gjuhėsore gjatė komunikimeve me audiencėn e gjerė popullore?!


    Pėrveē
    pėrdorimit me tė madhe tė zhargonit tė fjalorit tė
    rrugaēėrisė , shkurtesės sė gjymtyrėve tė fjalėve tona origjinale,
    jo rrallė herė fjalėt tona zėvendėsohen edhe me numra rendor?!
    Por , ajo qė e bėnė spektatorin edhe mė nervoz, janė rastet kur
    moderatorėt pėrdorin shprehje , tė cilat nuk dinė t’ i shqiptojnė
    mirė dhe drejt gjatė leximit, apo tė folurit dhe ato shprehje nė
    mėnyrė automatike marrin konotacion banal.


    Nėse
    flasim pėr fenomenin e shkurtesave dhe deformimet e fjalėve tona,
    ato na dalin aq shumė , sa nuk mund tė numėrohen . Por
    , padrejtėsia mė e madhe gjatė shkurtesave tė fjalėve tona burimore
    kombėtare, pa dyshim se po i bėhet nė vazhdimėsi shprehjes mė tė
    bukur tė gjuhės shqipe, me tė cilėn pėrshėndetemi tė gjithė
    ne . Shprehje kjo , qė nuk e ka asnjė popull tjetėr nė botė ! Pra
    , fjala ėshtė pėr shprehjen pėrshėndetėse :”TU NGJATĖ
    JETA!” Me kėtė pėrshėndetje , ēdo shqiptar shprehė uratėn e
    vet ndaj njėri – tjetrit, duke i uruar qė tė ketė jetė tė gjatė,
    t’i shtohet jeta, apo t’i zgjatet jeta !


    Keqpėrdoruesit
    e pamėshirshėm tė vlerave tė gjuhės shqipe , duke mos ia ditur
    vlerėn dhe rėndėsinė qė ka kjo shprehje pėrshėndetėse, e shkurtojnė
    atė duke e pėrdorur nė vend tė saj , fjalėn e cunguar :”TUNG”
    e cila nė fakt nuk paraqet kurrfarė kuptimi ?!


    Shembulli
    mė i mirė se si zėvendėsohen fjalėt tona me numra rendor,
    ne emisionet televizive, ėshtė emisioni i titulluar :”Ēa ka 3”?!
    Ky emision me vite tė tėra transmetohet pėrmes programeve tė KTV-sė,
    dhe kjo askujt nuk ia vret veshin, as ndėrgjegjen pėr degjenerim tė
    gjuhės sonė ! Ky emision nė vend se tė titullohej me shprehje fjalėsh
    :”Ēka ka tė re”? – titullohet me shprehje tė shkurtuara pėrmes
    numrave rendor! I kėtillė ėshtė edhe emisioni i titulluar :”Bon,
    bon”, i cili do tė duhej qė tė shkruhej “Bėn , bėn “, e jo
    ashtu, nga se gjatė shqiptimit tė kėtij titulli nga ana e moderatorėve
    tė tij, tė gjithė fėmijėt do tė mendonin se kėtu ėshtė fjala
    pėr bombona -sheqerka tė fėmijėve?!


    Prej
    shprehjeve mė tė shpeshta qė pėrdorėn vazhdimisht
    nėpėr mediumet tona informative elektronike, e qė nga pakujdesia
    e leximit dhe shqiptimit tė tyre , nga ana e moderatorėve, na japin
    konotacione tė kuptimeve banale, kėsaj radhe po i pėrmendim vetėm
    dy prej tyre, qė janė mė tė shprehurat:


    1. Shprehja
    : “nė ndėrkohė qė “, pėrdoret shumė shpesh , madje edhe atėherė
    kur nuk ka fare nevojė qė tė pėrdoret kjo shprehje si e tillė.
    Pėr ta kuptuar edhe mė mirė kėtė shprehje tė palogjikshme , po
    japim vetėm dy shembuj tė pėrdorimit tė saj:


    ”Para
    pak ēastesh, nė sallėn e Kuvendit hyri Kryetari i Republikės sė
    Kosovės - Fatmir Sejdiu , nė ndėrkohė qė , pas tij hyri edhe Kryeministri
    – Hashim Thaēi “! Ose:”Shikues tė nderuar, kaq kishim pėr sonte
    , nė ndėrkohė qė , Ju vazhdoni tė qėndroni edhe mė tutje me programet
    tona!”


    Pėrdorimi
    i shprehjes “nė ndėrkohė qė”, sa herė qė lexohet me nguti
    dhe me shqiptim tė gabuar, automatikisht na e jep kuptimin banal :”nė
    ndėr koqe”!(Kėrkojmė ndjesė nga lexuesit e ndershėm).


    2. Si motėr
    e kėsaj shprehje ėshtė edhe ajo :”Ka shumė kohė qė”, tė cilėn
    mė tepėr e hasim tė pėrdorur nėpėr kėngėt tona popullore , por
    qė interpretuesit e kėngėve me tekste tė kėtilla, nuk ia vėnė
    veshin shqiptimit dhe theksimit tė drejtė tė kėsaj shprehje gjatė
    kėndimit dhe pastaj na jep njė konotacion krejtėsisht banal.


    Pėr
    shembull:”Ka shumė kohė qe jemi dashtė”, “Ka shumė kohė qė
    kem kalua”, “Ka shumė kohė qė s’ jemi pa”, “Ka shumė kohė
    qė jemi nda”,”Ka shumė kohė qė m’ ke ndej larg”...etj. Tė
    gjitha kėto shprehje, gjatė interpretimit tė kėngėve tė tilla,
    na tingėllojnė nė vesh me konotacion banal:”Ka shumė koqe”!(Prapė
    kėrkojmė ndjesė prej lexuesve tė ndershėm).


    Pra,
    edhe kur flasim, komunikojmė, lexojmė e kėndojmė, duhet tė
    kemi kujdes se si po lexojmė, si po i shqiptojmė dhe si po i
    theksojmė shprehjet e cituara, pėr tė mos prodhuar banalitete
    tė pa nevojshme dhe tė pa logjikshme .



    Bashkėkombėsve , motrave dhe vėllezėrve
    tanė , nuk mund tė iu drejtohemi me shprehjen mediative
    :”Miq tė nderuar”!



    Viteve tė fundit , pėrmes programeve
    televizive dhe atyre tė radiove , nga ana e moderatorėve
    tė emisioneve tė ndryshme , po na amputohet edhe njė shprehje
    tjetėr pėrshėndetėse , e cila absolutisht nuk ka tė bėjė me pėrshėndetjet
    e traditės shqiptare , por qė ėshtė kryekėput kopje e importuar
    nga zhargoni i fjalėve pėrshėndetėse serbo-sllave , nė stilin :”Dragi
    prijateli”= Tė dashur miq !


    Pra,
    moderatorėt e emisioneve tė tilla , na drejtohen me shprehjen
    pėrshėndetėse:”Tė dashur miq”, apo “Miq tė dashur”, duke
    harruar kėtu traditėn tonė kombėtare se pjesėtarėt e njė kombi
    tė njėjtė, as se si nuk mund tė quhen miq, nga se ata janė vetėm
    bashkėkombės, pėrkatėsisht: vėllezėr e motra tė njė kombi .


    Sipas
    traditave dhe zakoneve shqiptare, termi :”Miq”, ose “Mik”, pėrdoret
    ndaj atyre njerėzve me tė cilėt janė lidhur martesat e ndėrsjella
    familjare, ose miqėsia me kombet dhe shtetet tjera, por nė asnjė
    mėnyrė kjo “miqėsi” nuk mund tė ndėrlidhet me dėgjuesit e
    radios, teleshikuesit dhe spektatorėt qė janė vėllezėr e motra
    tė njė kombi, tė njė gjaku dhe tė njė shteti.



      Gjilan,
      mė 19 Korrik 2009. Demir KRASNIQI

    Anonymous
    Vizitor
    Vizitor


    KULTURA E TĖ FOLMES SONĖ Empty Re: KULTURA E TĖ FOLMES SONĖ

    Mesazh nga Vizitor Tue 02 Feb 2010, 00:25

    kur kemi parasysh kėto vlerėsime dhe analiza tė bėra nga rapsodi ynė, besoj se pikėrisht lėmia nė tė cilėn ka dhėnė virtytet e tij, i nderuari Krasniqi, ėshtė njė medium artistik i cili kohėve tė fundit e ka bastaduar tė folmen tonė duke "dhuruar" njė laramani togėfjalėsh, nga mė tė padėshiruarat. tamarrim ngojė pėr tė keq(sinqerisht u them) muziėn e tė rinjėve reperė apo tė atyre tallava, tė cilėt japin mesazhe jo tė kėqija por degraduese, madje shumė fyese, duke aluduar se rinia jonė ka vetėm ambicie pėr tė sharė dhe pėr tė shprehur idetė e njė rrugice artistike. neve na duhet tė dalim nga kėto rrugica tė shėmtuara, dhe tė hyjmė nėpėr austradat urbane tė qytetėrimit modern. nuk mund tė bėhemi tė mėdhenj dhe tė bėhemi krenarė se po bėjmė maratonė nė tė sharėt muzikore duke potencuar antivlerat e njė bontoni zhgararvitės dhe davaritės. nuk mund tė hyjmė nė garė se kush po shan mė zhurmshėm dhe mė tepėr, kush po liron mė tepėr se fqinjtė e deridjeshėm(serbėt) tė cilėt po tė ishin kėtu sot do tė na kishin zili se po ua kalojmė atyre edhe nė kėtė zhanėr tė turbo-folkut... pa e ofenduar askend pėr lirinė e shprehjeve, arti i mirėfilltė dhe mediumet e shkruara dhe elektronike janė bastionet e njė ēmendurie tė glorifikimit tė videoklipeve tė tmerrshme, ku njerėzve u jepen tė dhėna pėr njė terapi tė mundshme fizike ekstravagante, me njė tekst i cili ka shiringa vdekjeprues dhe shokues. nėse arti dhe muzika janė lehtėsues vetėm tė njė momenti tė caktuar tė njė individi apo edhe kolektivi,mė shumė pėr nevoja komerciale dhe fizike, atėherė bota e tillė ndoshta mund tė shembet shumė shpejt, sepse jeta e kėtij arti ėshtė e varfėr, pasi kėto tekste dhe kėto imagjinata nuk janė pjellė e ndonjė talenti artistik, por thjeshtė njė zbulim ditor se si mund tė bėhesh njė opozitė e artit tė mirėfilltė. gara e tillė sapo ka filluar, dhe mbahuni mirė se po aterojmė nė njė terren tė vėshirė, ku na presin edhe shumė surpriza...

      Ora ėshtė Fri 19 Apr 2024, 22:00