Forumi Guri Bardhė

Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne kete faqe,
mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar falas ne faqe.

Regjistrimi zgjat vetem pak sekonda...

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe vute ne dispozicion
per te n'a vizituar ne faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Bordi Drejtues i Forumit Guri Bardhe.

Join the forum, it's quick and easy

Forumi Guri Bardhė

Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne kete faqe,
mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar falas ne faqe.

Regjistrimi zgjat vetem pak sekonda...

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe vute ne dispozicion
per te n'a vizituar ne faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Bordi Drejtues i Forumit Guri Bardhe.

Forumi Guri Bardhė

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Forumi Guri Bardhė

    DUARTROKITJET TONA (Poeme satirike) - nga Jorgo TELO

    Jorgo Telo
    Jorgo Telo
    Pena e Artė
    Pena e Artė


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Capricorn
    Numri i Postimeve : 2
    Mosha : 79
    Vendndodhja : GJIROKASTER
    Profesioni : ASIM-KULTURE-PENSIONIST-INVALID
    Pikėt : 8
    Vlersuar : 0
    Data e Regjistrimit : 03/07/2010
    Hobi : LETERSIA, ARTET, MUZIKA POULLORE DHE E AJO E KULTIVUAR, PIKTURA, TEATRI, FILMI.
    Humor : SIPAS RASTIT.

    DUARTROKITJET TONA (Poeme satirike) - nga Jorgo TELO Empty DUARTROKITJET TONA (Poeme satirike) - nga Jorgo TELO

    Mesazh nga Jorgo Telo Sat 03 Jul 2010, 17:29

    DUARTROKITJET
    TONA



    (Poemė ) DUARTROKITJET TONA (Poeme satirike) - nga Jorgo TELO 65738



    Nga Jorgo S. TELO





    1.
    Sa herė
    Vezullantėt trupa qiellorė
    Bujarisht na dhuronin rreze drite,
    Aq herė
    Ne, xhaketėgrisurit tokėsorė
    Ushqenim nepsmėdhenjtė
    Me frenetiket duartrokitje,
    Me delirantet brohoritje…


    2.
    Sa herė
    Tė uritur nėpėr dhjetėvjeēarė
    Ėndrrat gėlltisnim nėpėr dremitje…
    Aq herė
    Gjithmonė turreshim si tė marrė,
    Tė kėnaqnim Prijėsit tanė
    Me tė nxehtat duartrokitje
    Me tė ēmendurat brohoritje.


    3.
    Sa herė
    Verbėrisht ecnim kėmbėzbathur
    Rrugė e pa rrugė, tė etur pėr jetėngjitje,
    Aq herė
    Ne zorrėthatėt buzėplasur
    Nuk reshtnim sė faluri “Cimėdhenjve”
    Nga mė tė kolmet duartrokitje,
    Nga mė tė sojmet brohoritje.


    4.
    Sa herė
    Nėpėrkėmbeshim emėr pėr emėr
    E nė gjoks ndienim plasaritje,
    Aq herė
    Cipėplasurit pa shpirt e zemėr
    Tejnginjeshin prej turmės
    Me tė pasosurat duartrokitje,
    Me tė vrullshmet brohoritje.


    5.
    Sa herė
    Si punėtorė, bujq e blegtorė
    Rėnkonim tė kredhur nė djersitje,
    Aq herė
    O, sa jemi shfaqur shembullorė,
    T’i velnim partiako-pushtetarėt mizorė
    Me shpėrthimtaret duartrokitje,
    Me gjėmimtaret brohoritje.


    6.
    Sa herė
    Si nxėnės dhe ushtarė
    Merrnim drejtqėndrim
    ndėr rreshtat klasike,
    Aq herė
    Degdisnim drejt madhorėve sharlatanė
    Tė pandalshmet duartrokitje,
    Tė hovshmet brohoritje.


    7.
    Sa herė
    Ne, tė shkelmuarit
    prej shkelmėtarėve vrastarė
    Zėrin ēonim mbi tė egrat skėrmitje
    Aq herė
    Pėrballeshim me persekutorėt barbarė,
    Qė na detyronin t’u falnim duartrokitje,
    Qė na nxisnin tė lėshonim brohoritje.



    8.
    Sa herė
    Nė aksione rropateshim duke gulēuar
    Me kėngė nė gojė…
    edhe pse nė sfilitje,
    Aq herė
    Jemi ndjerė poshtėrsisht tė dhunuar,
    Pa guxuar mė tė voglėn “pėshpėritje”.
    Se lypseshin vetėm duartrokitje
    Se pėlqeheshin vetėm brohoritje.



    9.
    Sa herė
    Sajoheshin koncerte e festivale,
    E “Profetėt” tanė nuk lejonin”plasaritje”;
    Aq herė
    Eh, ē’diktat ndaj rapsodėve, kėngėtarėve!
    Veē hymne pėr Epokėn
    e tė Parin e tė Parėve…
    Gjithēkaja tė mbyllej me duartokitje,
    Domosdo dhe me brohoritje…



    10.
    Sa herė
    Kujtojmė tė sertėn Diktaturė,
    Atė propagandė, ato dėrdėllitje…
    Aq herė
    Kujtesėn shtrydhim si moskurrė
    (Sistemi s’rritej pa shushunja e spiunė)
    Rregjimi s’mbahej dot pa duartrokitje,
    Duartrokitjet
    s’kishin kuptim pa brohoritje.



    11.
    Sa herė
    Pėrdhuna nga lart e rriste trysninė,
    E me zhvatje e skamje na shtonte drobitjet,
    Aq herė
    Me imagjinatė
    thyenim pranga, zinxhirė,
    Ndiznim greva, protesta, kryengritje.
    Sytė prej Lindjes i kthenim nė Perėndim,
    Pėr tė shpėtuar shuplakat nga duartrokitjet,
    Pėr tė ēliruar gurmazet nga brohoritjet.



    12.
    Sa herė
    Rrugėt tokėsore-ujore na ndėshkojnė…
    na mungon uji i pijshshėm
    e ēmimet njohin veē ngjitje;
    Aq herė,
    Rendim pas liderėve tė partive politike
    Rendim me duartrokitje
    Si dikur dhe me brohoritje.



    13.
    Sa herė
    Shpirtin e xhepin na i grin ēdo korrupsion,
    E korenti dhe puna na mungon;
    Aq herė
    Shpėrfillim vuajtjet, e… pa pyetur
    pėr mungesat mė jetike,
    turremi si tė ēartur
    nėpėr sheshe e salla,
    ku degjojmė,
    mashtrime,
    gėnjeshtra e pėrralla
    Dhe i shoqėrojmė ato me duartrokitje
    Doemos
    dhe me tė paharruarat brohoritje…


    14.
    Sa herė
    Krimi e maskat na nxijnė jetėn.
    e mitmarrjet na pėrthajnė “kuletėn”;
    Aq herė
    Pėrgėzojmė partiakė e pushtetarė,
    Si tė dehur nga pije magjike…
    Tė etur pėr duartrokitje
    Tė etur pėr brohoritje.



    15.
    Gjithėherė
    Ne kryelartėt e Shqiponjės zemėrfurrė
    kemi qenė tė paepurit krenarė nė rritje..
    Por shpeshherė
    S’merret vesh si tjetėrsohemi si moskurrė
    e rikthehemi si
    me joshje magjike
    tek tė
    fantaksurat duartrokitje,
    tek tė kotmėkotshmet brohoritje…



    16.
    Kėsohere
    Gati menduan se ndryshoi “klima”
    E se s’do nxirrnin mė krye
    veset patetike…
    Si gjithherė
    Iku mjegulla, por mbeti bryma.
    Kemi mbushur sheshet me mitingje
    Kur politiksit tanė
    na kanė mbledhur veē e bashkė,
    kur kemi pritur miq nga jashtė.
    Dhe flamuj, o sa flamuj nėpėr duar,
    Veē mė sė shumti flamuj tė huaj…
    e shumėngjyrėshit flamujt partiakė,
    Frymėn po i
    marrin kombėtarit bajrak
    E nėn flamuj ende veē duartrokitje,
    E nėn flamuj ende veē brohoritje…


    17.
    Pėrfundherė
    As duhet tė shmangim veten
    nga marrėritė?
    As duhet tė shohim pėrpara nė liri e dritė?
    Pėrgjithherė
    Le t’i ēlodhim te gjorat shuplaka,
    Le t’i ēlirojmė gurmazet e ngrata.
    Pa rėnė nė “kurthin” e qetėsisė Olimpike:
    Mjaft mė me bajatet duartrokitje!
    Mjaft mė me delirantet brohoritje!
    Veē…atje e atėherė, kur duhet,
    tė qesim pasthirrma
    e duartrokitje energjike!


    Epilog.
    E pse tė mos i ruajmė
    emocionet
    pėr tė Shqiponjės
    fluturime jetike?
    Veē, ama..
    Vetėm kur tė kemi shėndet, paqe, begati,
    Veē, ama,
    kur nė tė
    vuajturėn Shqipėri
    tė shohim e njohim vetėm ngjitje
    brenda tė sė pranishmes
    LIRI…
    E boll mė me kulte
    E mjaft mė me Tirani!


    Korrik-gusht 2008


    Autori
    Zagori dhe Gjirokaster, 2007 - 2008


    Edituar pėr herė tė fundit nga Saimiri nė Mon 05 Jul 2010, 09:47, edituar 2 herė gjithsej (Reason for editing : SISTEMIM I SHKRIMIT DHE KORRIGJIMET E NEVOJSHME)
    Jorgo Telo
    Jorgo Telo
    Pena e Artė
    Pena e Artė


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Capricorn
    Numri i Postimeve : 2
    Mosha : 79
    Vendndodhja : GJIROKASTER
    Profesioni : ASIM-KULTURE-PENSIONIST-INVALID
    Pikėt : 8
    Vlersuar : 0
    Data e Regjistrimit : 03/07/2010
    Hobi : LETERSIA, ARTET, MUZIKA POULLORE DHE E AJO E KULTIVUAR, PIKTURA, TEATRI, FILMI.
    Humor : SIPAS RASTIT.

    DUARTROKITJET TONA (Poeme satirike) - nga Jorgo TELO Empty KUVEND ME ALI ASLLANIN (Satire)

    Mesazh nga Jorgo Telo Mon 05 Jul 2010, 06:51

    DUARTROKITJET TONA (Poeme satirike) - nga Jorgo TELO 764212 KUVEND ME ALI ASLLANIN…


    (Satirė - nė vend tė fejtonit)


    (Nga Jorgo S. TELO)

    Ngrehu pak, Ali Asllani, o i
    madh mes tė mėdhenjve,

    Pa shikoje sot “radarin”, perėndoi
    koh’ e maskarenjve?!

    Shumė vite – avulluan, o sa
    ngjarje mori era!

    Pa shih… hallet a mbaruan, apo
    qesin bisqe tė tjera?

    Domosdo nga koha jote diē ka
    mbetur trashėgim…

    Telendisur nėpėr mote – vendi
    yt e vendi im.

    Ē’ėsht’ ky mot pėrherė i
    vranėt, o Asllan i penės shqipe?

    Ē’ėshtė kjo lakmi e shkalė
    pėr ryshfete e pėr ofiqe?!

    Eh, Ali, o gjuhėshpatė, janė
    ndryshuar marifetet..!

    Sot rallėkush mendon pėr
    Nėnėn e shumėkush vetėm pėr vete.

    Fluturojn’ orėt e ditės veē
    me kafe, pije e mish.

    Ēdo parti veē militantėsh
    pjell dhe kapedanė partish…

    Ndahet bishti i hardhucės, na
    formon parti tė re

    Zhgrryhen “VIP-at” brenda
    llucės, njėri kap e tjetri le…

    Marrin vrull planet e pista,
    marrin hov intrigėritė.

    Nisin qė pa zbardhur dita e
    kulmojn’ nė muzg tė zymtė.

    Le pa le… kemi gazeta aq sa
    fjalė ka fjalori

    ēka zbardh njėra e nxin
    tjetra, hajde, lumi qė s’na mori!

    Na prodhojn’ parti mė
    vete deputet’ tė zemėruar

    ē’havalera mban mbi vete, o ti popull i
    duruar…!

    Dhe si palmat n’Ekuator
    – plot “doktorė”, “profesorė”…

    Vuu diplomat pa hiē zor… me bollėk stimujt “onorė”…!

    E vėrtit gjithēka paraja, siē
    do babi e mamaja…!

    Trurit i bėhet hataja… krejt
    “kopeja” del
    “pėllaja”**

    Diē mė flet e diē mė thua… ē’tė
    tė them e ē’tė mė thuash?

    Herė flas ato qė s’dua. Bluaj, mokėr…! Ēfarė tė bluash…!

    Ishin…ē’ishin partizanėt,
    legalist - nacionalistėt…

    Nėnės sot kockat ia hanė
    korruptivėt, karrieristėt…

    S’jemi vetėm vend stuhirash,
    jemi edhe vend ēudirash…

    Gjuhėn fort e “pasurojmė”,
    hajde me lloj – lloj kėllirash.

    Pėr njė zyrė e ca kolltukė,
    gjėmėmadhi tė bėn gjėmėn

    ēakėrdiset krejt nga trutė; pa
    tė keq pėrdhos dhe Nėnėn.

    Le pėrmbytjet e rrėshqitjet…
    e tė sosur s’kanė ikjet…

    Nuk vė dorė pėrsėmbari asnjė
    forcė politike…!

    Vijn’ e shkojn’ ndėrkombėtarėt…
    pėsh –pėsh-pėsh me tė dy palėt

    S’i tund gjė as pushtetarėt,
    s’i shkund gjė opozitarėt…!

    Nėpėr vite ē’nuk po shohim,
    s’kanė tė sosur mitingashėt.

    Ngrėnė lart dhe ulin hovin,
    bash siē duan “dollibashėt”…

    Duke “rendur” drejt Evropės nėpėr diell, nėpėr terr.
    Nėna gishtin i vė kokės… “Korbaaa, kujt t’ia di pėr “nder”…?!

    Disa rrjepin edhe pleshtin…
    Sa tė madh e kanė nepsin!

    Shoqi -shoqit ēfarė s’i qesin,
    kur njė popull shtrėngon mesin…!

    Edhe “portat”kur ndėrrohen …
    me tė mirė a me tė keq

    Goj’e madhe e kėsaj bote nėpėr
    gojė ligsht na heq…!

    E di mirė njerėzia – kush ėshtė
    gjasa mė nazike…

    Zbardhet dita, ngryset dita
    me gallata politike…

    Mbushen sheshe, zbrazen
    sheshe nė kėrkim tė ndershmėrisė.

    Politika zė ngėrdheshet…
    Ndershmėrin’ s’e ka pėr fis…

    Ca lėpijnė, ē’kanė pėshtyrė,
    sapo marrin njė detyrė.

    Ca tė tjerė kohėn shtyjnė, me
    ankesa zyrė mė zyrė…

    Ca gatuajn’ ligj pas ligji…
    ca pėrēmojnė Kryeligj.

    Disa shtetin e shpėrfillin, kur janė vet’ ligj dhe
    “Maliq”…!

    Shihe veten pak, o popull, je
    pėrēarė ēika - ēika

    Ngastra- ngastra, copa –
    copa… siē ka shijet politika

    S’njohim veten, si po ecim,
    por na njeh sė paku bota.

    Ecim para apo ngecim, nuk na
    mbajtka ujė shporta…!

    Po bredh krimi frelėshuar,
    sheshpėrshesh apo maskuar.

    Nuk ka vler’ jet’ e uruar,
    sikur t’ishte koh’ e shkuar.

    Na ngjan vetja buzė njė
    honi…zgjat – stėrzgjat ky transicioni.

    Sikur thotė, doni a s’doni, durim
    bėni e duroni…!

    Jepi, popull, jepi votat,
    hidhe votėn kot mė kot

    Sot njė palė mban kutitė,
    kurse tjetra bėn bojkot.

    Po tė pyeėsh tek-a-tek, shumė shfaqen tė kėnaqur…

    Nė lėnē hapur ndonjė “shteg”,
    turren jasht’ tė papėrmbajtur…!

    Ndihna, Zot, qė gjykon saktė:
    si t’ia bėjmė politikės?!

    Gurgule gjer nė mesnatė,
    korrupsion nė mes tė ditės…!

    Shesh pėr shesh i ndezur
    sherri… shaj tė shajmė, ēirr tė ējerrim.

    Nėnėgjorėn e zė tmerri, teksa
    thot’: “Ika nga “Ferri”…

    Si tė majtė e tė djathtė, nuk di pse… njėsoj mė ngjajnė.
    Si nga llafet dhe “orekset” dallojn’ vetėm disa gram…

    Ēeleviten* nga surrati veēse kur nisin votimet.
    Pėr mashtrime janė gati, si lumenj derdhen premtimet…

    …Ē’ tė tė them tjetėr, Asllan,
    ē’tė tė them dhe ty, Ēajup?

    Mė ndihmo, Migjen vigan, as
    avash e as me ngut…!

    Pyes shpresėn e venitur: “Pa mė thuaj, pa pėrtesė:
    Pse mė rri si e dremitur, mos ke vdekur, o moj shpresė?

    Fjalėn merr shpresa
    shqiptare, duke shkundur historinė:

    “Ndoshta nuk mė njihni fare; s’i s’jetokam, kur marr
    frymė?

    Te ky truall ku frymoj, bėj durim edhe nuk jepem

    Te Shqiponja mbijetoj. Kompromis nuk bėj me vdekjen…!”

    Ja, kjo shpresė na mban tė
    gjallė… nė ēdo vatėr, nė ēdo prag.

    Duke u ngjitur shkallė –
    shkallė, sado afėr, sado larg…

    Lavdi paē, Ali Asllani; i bėj
    ftesė zėrit Tėnd,

    Ngrehu, fol si aty pari, ta
    lartojmė kėtė vend…!

    Po mė ngec pena kėtu, siē ka ngecur politika…

    Rri, dėgjoj tutje – tėhu - ē’thot
    Europa, Amerika.

    I Madh, i vogėl ta dijė, ne
    pa izė*** s’bėjmė njė ēap.

    Siē na thonė marrim frymė,
    gjersa veten ta bėjmė zap...


    *Ēeleviten = gjallėrohen (krahinizėm)
    ** pėllaja = pjellore (krahinizėm)
    *** izė = leje (krahinizėm)

      Ora ėshtė Thu 28 Mar 2024, 22:35