Forumi Guri Bardhė

Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne kete faqe,
mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar falas ne faqe.

Regjistrimi zgjat vetem pak sekonda...

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe vute ne dispozicion
per te n'a vizituar ne faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Bordi Drejtues i Forumit Guri Bardhe.
Forumi Guri Bardhė

    Lazėr Filipi.

    Share
    avatar
    D€NADA
    Anėtar/e i/e thjeshtė
    Anėtar/e  i/e thjeshtė

    Gjinia : Female
    Shenja e Horoskopit : Cancer
    Numri i Postimeve : 26
    Mosha : 35
    Vendndodhja : diku larg
    Profesioni : gjeografe
    Pikėt : 108
    Vlersuar : 0
    Data e Regjistrimit : 06/02/2009
    Humor : Nini portokallise

    Lazėr Filipi.

    Mesazh nga D€NADA prej Sat 19 Jun 2010, 12:35

    Lazėr Filipi (Artisti i Merituar)

    Lazėr Filipi lindur mė 7 shkurt tė vitit 1921 nė Shirq tė Shkodrės. Jeta e gjerė kulturore e qytetit tė Shkodrės do tė bėjnė qė ai tė dashurohet me teatrin qė nė moshė tė vogėl,qė kur ishte nxėnės nė shkollėn “28 Nėntori” duke luajtur nė pjesė tė vogla teatrale me tė vėna nė skenė nga mėsuesi i tij, shkrimtari dhe atdhetari i shquar Millosh Gjergj Nikolla (Migjeni).Shfaqjet mė mbresėlėnėse pėr tė nė atė kohė do tė ishin pjesėt “Ruba e kuqe” dhe “Ali Pashė Tepelena dhe suljotėt” tė vėna nė skenė prej shoqėrive kulturore “Rozafa” dhe “Vllaznia”. Nė vitin 1938 largohet nga Shkodra nė drejtim tė Tiranės. Pushtimi i vendit nga fashistėt italianė do tė bėjė qė ai tė lidhet me lėvizjen antifashiste pėr tė luftuar me armė nė dorė armikun. Por ai nuk harron edhe teatrin Kėshtu me organizimin e Teatrit tė Rinisė Antifashiste nė vitin 1943, nė More tė Krujės ai do tė interpretojė edhe rolin e parė tė tij i cili ishte edhe roli kryesor nė pjesėn “Kryengritje Shqiptare” e ideuar dhe e vėnė nė skenė nga Kolec Ilia.
    Me vazhdimin e luftės edhe jeta artistike kalon nė plan tė dytė por pas Kongresit tė Pėrmetit do tė krijohej njė grup tjetėr teatral i mbiquajtur “Grupi i Priskės” nė tė cilin Lazėr Filipi do tė merrte pjesė aktive sė bashku me Artistin e Popullit,Naim Frashėri. Me kėtė grup do tė vėnė nė skenė “Nėna” e Fatmir Gjatės, “Burgu” dhe “Partizani”. Drama “Partizani”, njė dramė me tre akte do tė ishte dhe shfaqja e pėrzgjedhur me rastin e Festės sė Pavarsisė nė 28 Nėntor 1944 e interpretuar pėr shatė netė radhazi, duke qenė shfaqja e parė nė Tiranėn dhe mė pas nė Shqipėrinė e ēliruar.
    Me mbarimin e luftės futet nė shkollėn dramatike krahas impenjimit nė grupin teatral. Nė prill tė vitit 1945 do tė marrė pjesė nė tė parin Festival tė Grupeve Amatore me rolin e Maxhordomit nė pjesėn franceze “Topazi”. Kėtė rol ai do tė interpretojė edhe nė shfaqjen inagurale tė Teatrit Popullor (sot Teatri Kombėtar) mė 30 Maj 1945 duke qenė edhe njė nga themeluesit e kėtij Teatri.
    Nė vitin 1947 do tė niset pėr nė Zagreb pėr tė studiuar pėr aktor por prishja me jugosllavėt do tė bėjė qė kėto studime ti vazhdojė dhe ti pėrfundojė nė vitin 1950 nė Ēeki. Me kthimin nė atdhe pas studimeve Lazėr Filipi do ti japė artdashėsve njė galeri tė tėrė rolesh qė do ta bėjnė atė tė dashur pėr publikun. Kėtu mund tė veēojmė rolin e Leninit nė dramėn “Orėt e Kremlinit” e N.Pogodin rol pėr tė cilin ai ėshtė vlerėsuar nė Nėntor tė vitit 1957 me Ēmimin e I-rė tė Republikės. Rolin e xha Shazos nė dramėn “Familja e peshkatarit” Sulejman Pitarkės (Artisti i Popullit), rolin e Klarkut tek “Arturo Ui” tė Bertold Brehtit, rolin e babait tė Ofelisė nė dramėn “Hamleti” tė Shekspirit etj. Nė vitin 1977 del nė pension por impenjimi i tij me teatrin do tė vazhdojė. Kėshtu nė vitin 1991 do tė krijojė trupėn teatrore “Tirana” me tė cilėn do tė interpretojė dramat “Fati i njė refugjati”, “Napoleon Bonaparti” e Aleksandėr Moisiut ku ai luan rolin e Napolon Bonapartit, “Ali Pashė Tepelena” ku ai luan rolin e Ali Pashės. Kėtė rol tė fundit do tė interpretojė edhe nė turneun qė kjo kompani teatrale zhvilloi nė Kosovė nė vitin 2005 ku nė qytetin e Gjilanit ai do tė vlerėsohej me Ēmimin Special pėr meritat e tij artistike.Nė Teatrin Kombėtar ai do tė kthehej nė pjesėn e Ruzhdi Pulahės “Streha e tė harruarve” nė maj tė vitit 2004.
    Tė shumta kanė qenė rolet e tij edhe nė kinematografi. Kėshtu nė vitin 1958 ai do tė jetė njė ndėr aktorėt qė do tė interpretojė nė filmin e parė tėrėsisht shqiptar “Tana”. Mė tej do tė vazhdonin rolet tė tjera si roli i Dash Cungelit nė filmin “Shembja e Idhujve” , roli i Ropit,funksionarit tė Partisė, nė filmin “Kapedani”, roli i xha Shazos nė filmin “Oshėtimė nė Bregdet” etj.Roli i tij mė i fundit do tė jetė nė vitin 2009, roli i Llazar Koritės nė filmin “Ne dhe Lenini”.
    Pėr meritat e tij artistike, nė interpretimin e mė se 80-tė roleve nė teatėr dhe kinematografi, Lazėr Filipi ėshtė vlerėsuar me titullin e lartė “Artisti i Merituar”.

      Ora ėshtė Thu 26 Apr 2018, 20:08