Forumi Guri Bardhė

Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne kete faqe,
mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar falas ne faqe.

Regjistrimi zgjat vetem pak sekonda...

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe vute ne dispozicion
per te n'a vizituar ne faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Bordi Drejtues i Forumit Guri Bardhe.

Join the forum, it's quick and easy

Forumi Guri Bardhė

Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne kete faqe,
mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar falas ne faqe.

Regjistrimi zgjat vetem pak sekonda...

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe vute ne dispozicion
per te n'a vizituar ne faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Bordi Drejtues i Forumit Guri Bardhe.

Forumi Guri Bardhė

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Forumi Guri Bardhė

+2
Gurabardhesi
Administratori
6 posters

    Pjetėr Budi: Jeta dhe Veprimtaria letrare dhe patriotike...

    Administratori
    Administratori
    i Forumit "Guri Bardhė"
    i Forumit


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Scorpio
    Numri i Postimeve : 6039
    Mosha : 40
    Vendlidja : Guri Bardhė
    Vendndodhja : Larg Vendlindjes...
    Profesioni : Emigrant...
    Pikėt : 12882
    Vlersuar : 174
    Data e Regjistrimit : 27/07/2007
    Hobi : Leximi dhe thurja e vargjeve...
    Humor : Punė, punė, natė e ditė qė tė shohim pakėz dritė. Eh Naim tė ishe vetė, e ta provoje turnin e tretė.

    Pjetėr Budi: Jeta dhe Veprimtaria letrare dhe patriotike... Empty Pjetėr Budi: Jeta dhe Veprimtaria letrare dhe patriotike...

    Mesazh nga Administratori Mon 20 Aug 2007, 08:06

    Kjo ėshtė tema, nė tė cilėn do tė flasim dhe do tė trajtojmė,
    pėr jetėn dhe veprimtarinė e poetit te parė tė letrave shqipe,
    Pjetėr Budi...

    Sinqerishtė pėr tė gjithė ju:
    Saimiri...


    Edituar pėr herė tė fundit nga nė Mon 29 Oct 2007, 01:36, edituar 2 herė gjithsej
    Administratori
    Administratori
    i Forumit "Guri Bardhė"
    i Forumit


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Scorpio
    Numri i Postimeve : 6039
    Mosha : 40
    Vendlidja : Guri Bardhė
    Vendndodhja : Larg Vendlindjes...
    Profesioni : Emigrant...
    Pikėt : 12882
    Vlersuar : 174
    Data e Regjistrimit : 27/07/2007
    Hobi : Leximi dhe thurja e vargjeve...
    Humor : Punė, punė, natė e ditė qė tė shohim pakėz dritė. Eh Naim tė ishe vetė, e ta provoje turnin e tretė.

    Pjetėr Budi: Jeta dhe Veprimtaria letrare dhe patriotike... Empty Re: Pjetėr Budi: Jeta dhe Veprimtaria letrare dhe patriotike...

    Mesazh nga Administratori Mon 20 Aug 2007, 08:10

    Nė mungesė tė njė fotografie pėr poetin Pjetėr Budi po e nis me njė
    portret tė tij...


    Pjetėr Budi: Jeta dhe Veprimtaria letrare dhe patriotike... Budi10
    Administratori
    Administratori
    i Forumit "Guri Bardhė"
    i Forumit


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Scorpio
    Numri i Postimeve : 6039
    Mosha : 40
    Vendlidja : Guri Bardhė
    Vendndodhja : Larg Vendlindjes...
    Profesioni : Emigrant...
    Pikėt : 12882
    Vlersuar : 174
    Data e Regjistrimit : 27/07/2007
    Hobi : Leximi dhe thurja e vargjeve...
    Humor : Punė, punė, natė e ditė qė tė shohim pakėz dritė. Eh Naim tė ishe vetė, e ta provoje turnin e tretė.

    Pjetėr Budi: Jeta dhe Veprimtaria letrare dhe patriotike... Empty Re: Pjetėr Budi: Jeta dhe Veprimtaria letrare dhe patriotike...

    Mesazh nga Administratori Thu 23 Aug 2007, 10:31

    Pjetėr Budi
    (1566-1622)

    Pjetėr Budi u lind nė vitin 1566 nė fshatin Guri Bardhė nė rrethin e Matit.
    Mėsimet e para dhe formimin e tij intelektual i mori nė vendlidje pranė disa Ipeshkėve tė ndryshėm qė ndodheshin gjatė asaj kohe nė ved.
    Deri nė moshėn 21-vjeēare mendohet se ka qėndruar nė fshatin e lindjes.
    Mė pas bėhet prift dhe nė vitin 1587 emėrohet famullitar nė Kosovė.
    Mė vonė shėrben pėr rreth 17 vjet si zėvendės i pėrgjithshėm pėr dioqezat katolike tė Sėrbisė.
    Nė njė letėr tė shkruar nė shqip ai ankohet pėr varfėrinė dhe mosdijeninė e popullit dhe shpreh keqardhjen e tij qė kėtu nuk ekzistojnė shkolla shqipe.
    Mė pas vendoset nė Romė, ku nuk qėndron kohė tė gjatė.
    Kthehet pėrsėri nė Shqipėri ku emėrohet peshkop i Sapės dhe i Sardės.
    Ai kėmbėngulte qė ceremonitė fetare tė zhvilloheshin nė gjuhėn shqipe.
    Pengesė serioze pėr zhvillimin dhe pėrparimin e vendit dhe tė kulturės kombėtare, pėrveē pushtuesit osman, Pjetėr Budi, shikonte edhe klerikėt e huaj, qė shėrbenin nė famullitė shqiptare.
    Kėta, duke shpifur e duke pėrēmuar vlerat kombėtare tė popullit tonė, cėnonin sedrėn e shqiptarėve, mundoheshin t'i pėrēanin ata dhe tė dėmtonin pėrpjekjet e tyre pėr ēlirim.
    Nė kėto rrethana, Budit iu desh tė luftonte nė disa fronte: edhe kundėr pushtimit tė huaj, edhe kundėr Vatikanit e tė dėrguarve tė tij nė Shqipėri.
    Prandaj mė 1622 organizoi njė mbledhje tė tė gjithė klerikėve shqiptarė tė zonės sė Shkodrės, Zadrimės e Lezhės dhe i bėri tė betoheshin e tė nėnshkruanin njė vendim se nuk do tė pranonin kurrė klerikė tė huaj.
    Nė Dhjetor tė vitit 1622 mbytet pabesishtė duke kaluar lumin Drin.
    Mendohet se vdekja e tij nuk ishte aksidentale por e planifikuar nga persona tė pabesė tė qarqeve tė shumta anti-shqiptare qė shikonin tek budi njė atdhetar tė flakėt dhe njė nga organizatorėt e luftės sė popullit pėr ēlirim kombėtar nga zgjedha e huaj.
    Kėtė e vėrteton mė sė miri aktakuza me tė cilėn hidhet nė gjyq personi qė thuhet se e shkaktoi kėtė vdekje dhe aktet e gjyqit pėrkatės.
    Nė kėtė mėnyrė Budi ėshtė njė nga martirėt e parė tė kulturės shqiptare.

    Gjatė jetės sė tij Pjetėr Budi u angazhua pėr dėbimin e Perandorisė Osmane nga Ballkani dhe nė tė njėjten kohė punojė dhe botojė njė sėrė veprash fetare nė gjuhėn shqipe.
    Pėrktheu dhe botoi disa vepra fetare.
    Autor i parė i njohur deri mė tani i prozės nė gjuhen shqipe. Veprat e Budit janė kryesisht pėrkthime ose pėrshtatje tė lira tekstesh fetare, por qėllimi i botimit tė tyre ėshtė, nė radhė tė parė, qėllim komėtar.
    Ato do t'u shėrbenin klerikėve nė Shqipėri pėr ngritjen e tyre profesionale nė shėrbesat fetare, por mė tepėr do t'i shėrbenin ruajtjes sė gjuhės shqipe, qė shprehte nė atė kohė shtyllėn kryesore tė kombėsisė, do t'u shėrbenin pėrpjekjeve pėr ēlirimin e vendit, zhvillimit e pėrparimit tė arsimit dhe kulturės sė popullit shqiptar, qė ky tė mos mbetej mė prapa se popujt e tjerė.
    Pėr qėllimin dhe rėndėsinė e tyre autori ėshtė i vetėdijshėm kur thotė se librat shqip do t'i shėrbenin kur tė kthehej nė viset e Shqipėrisė pėr tė pregatitur kryengritjen e pėrgjithshme dhe pėr tė fshehur nė sy tė pushtuesėve kėtė veprimtari tė lartė kombėtare.
    Po tė studjohen me kujdes veprat e Budit, duket qartė se shpesh herė ai del jashtė tekstit origjinal nga pėrkthen dhe pėrshkruan doke e zakone shqiptare, tė cilat janė krijime origjinale nė prozė.
    Kjo gjė bie mė tepėr nė sy nė veprėn "Pasqyra e tė Rrėfyemit", qė ka njė rėndėsi tė veēantė edhe pėr historinė e etnografinė.
    Nė faqet e fundit tė veprės autori ka vendosur njė letėr tė gjatė, afro 70 faqe ku shkruan plot dashuri pėr atdheun e popullin dhe ankohet pėr mungesėn e shkollave dhe pėr klerin qė nuk pėrpiqej t'u hapte sytė bashkatdhetarėve.
    Deri mė sot letra ėshtė konsideruar si proza e parė origjinale nė letėrsinė shqiptare, qė buron drejtpėrdrejtė nga zemra e njė atdhetari.
    Kjo e bėn Budin shkrimtarin e parė tė letėrsisė shqiptare qė lėvroi prozėn origjinale.
    Nė kėtė letėr pasqyrohen elemente tė jetės shqiptare tė kohės dhe ndihet shqetėsimi i klerikut patriot pėr fatet e popullit e tė gjuhės sė tij amtare.
    Budi pėrshkruan traditat e zakone shqiptare, por, mbi tė gjitha, ndalet nė gjendjen e mjeruar ku e ka hedhur pushtimi i huaj dhe padija e popullit tė vet.
    Pėr kėtė gjendje ai akuzon edhe bashkėatdhetarėt e vet "djesitė„ e "leterotetė„ (dijetarėt e letrarėt), qė u vjen dore ta ndihmojnė popullin pėr tė dalė nga kjo gjendje, por qė nuk po bėjnė asgjė...
    Proza e Budit dėshmon jo vetėm pėr idetė pėrparimtare, por edhe pėr aftėsitė e tij letrare.
    Edhe pse nė tė ndihet ndikimi i leteraturės kishtare latine, ai ėshtė munduar t'i japė gjuhės shqipe njė shprehje e formė tė bukur, duke shfrytėzuar pasurinė e gjuhės popullore dhe frazeologjinė e saj tė pasur.

    Faqe me rėndėsi nė krijimtarinė e Budit pėrbėjnė vjershat e tij.
    Pjetėr Budi na ka lėnė (trashėgim) 23 vjersha me mbi 2 300 vargje, prandaj me tė drejtė ai mund tė quhet nismėtari i parė i vjershėrimit shqip.
    Vjershat e Budit kryesisht janė tė pėrshtatura nga latinishtja e italishtja, vetėm pak janė origjinale.
    Ėshtė e vėrtetė se nė hartimin e tyre nuk kemi njė frymėzim e teknikė tė lartė, por vihet re njė pėrpjekje serioze pėr ta pasuruar gjuhėn shqipe edhe me krijime qė synojnė tė shprehin nė vargje tė bukurėn nė artin e fjalės shqipe.
    Vepra e tij e cila ka shumė rėndėsi si letraro-artistike dhe gjuhėsore u bė e njohur relativisht vone.
    Pėr herė tė parė ajo u botua nė Prishtinė nė vitin 1986.
    Ndėrsa nė Shqipėri, poezia e Pjetėr Budit u bė e njohur nga botimi i studiuesit Behar Gjoka nė vitin 2002.

    Pjetėr Budi ėshtė njė nga figurat mė tė shquara tė botės shqiptare pėr kohėn kur jetoi.
    Ai u pėrket atyre klerikėve, qė u dalluan pėr njė veprimtari tė dendur atdhetare.
    Ishte organizator dhe udhėheqės i masave popullore nė luftėn pėr ēlirim nga zgjedha osmane, pėrkthyes dhe krijues origjinal nė fushėn e letrave shqiptare pėr tė mbrojtur identitetin etnik e kulturor tė pupullit tonė.
    Gjatė viteve 1616 - 1622 bėri disa udhėtime radhazi nė Itali, kryesishtė pėr qėllime atdhetare por edhe pėr tė botuar veprat e tij.

    Gjatė 29 vjetėve qė shėrbeu nė vise tė ndryshme, i veshur me petkun e klerikut, Pjetėr Budi u shqua edhe pėr njė veprimtari tė dendur atdhetare.
    Ai gjithė jetėn dhe energjitė e tij i'a kushtoi ēlirimit tė vendit.
    Hartoi plane pėr dėbimin e pushtuesit dhe u pėrpoq tė siguronte edhe ndihma nga Vatikani e nga vende tė tjera.
    Ai bėnte pjesė nė atė shtresė tė klerikėve, qė u lidhėn me krerėt e fiseve shqiptare dhe iu kundėrvunė jo vetėm sundimit tė egėr osman, por edhe Vatikanit, kur ishte fjala pėr ēlirimin e vendit nga zgjedha e huaj dhe ruajtjen e vetėdijes kombėtare tė popullit shqiptar.
    Ēlirimin dhe shpėtimin e vendit Budi, e shikonte te fshatarėsia e lirė, sidomos te malėsorėt, tė cilėt nuk u pajtuan asnjėherė me pushtimin dhe e vazhduan me ngulm qėndresėn e tyre.

    Pėr jetėn, veprimtarinė, dhe formimin e tij intelektual nuk kemi shumė tė dhėna tė drejtpėrdrejta.
    Edhe ato qė dimė, i nxjerrim kryesisht nga thėniet e veta nė librat qė botoi, veēanėrisht nga letra latinisht qė i dėrgoi mė 1621 njė kardinali tė quajtur Gocadin.
    Kjo letėr ėshtė njė dokument me rėndėsi tė veēantė jo vetėm pėr jetėn dhe personalitetin e autorit, por edhe pėr gjendjen e vendit nė atė kohė, dhe mbi tė gjitha ajo ėshtė njė program i plotė pėr organizimin dhe zhvillimin e luftės sė armatosur kundėr pushtuesit.
    Sikurse shkruhej nė letrėn qė i dėrgoi Gocadinit, misioni kryesor pėr tė cilin ai shkoi mė 1621 nė Romė, ishte qė tė bėhej zėdhėnės i kėrkesave tė shqiptarėve dhe tė kėrkonte ndihma.
    Letra e tij ėshtė njė projekt i njė kryengritjeje tė armatosur qė njė klerik ia drejton njė kardianli dhe organeve tė administratės kishtare pėr tė kėrkuar ndihmė pėr popullin e tij, qė tė ēlirohej nga zgjedha e huaj.
    Ndėr tė tjera shkruan:
    "Kur u nisa prej kėtyre vendeve, fort m'u lutėn ata kryetarė fisesh, si dhe disa kryetarė myslymanė, qė t'ia shfaqja Papės ose ndonjė princi tjetėr kėtė dėshirė tė tyre e t'u lutesha qė tė na sigurojnė mbrojtje e ndihmė … pėr t'u ēliruar.
    Dhe jo vetėm tė krishterėt, por edhe tė parėt e myslimanėve…
    Tė gjithė duan tė dalin njė herė e mirė prej kėsaj gjendjeje tė mjeruar ose tė vdesin me armė nė dorė.

    Por shpresat e tij, si gjithmonė, mbetėn tė zhgėnjyera.
    Megjithatė, ai asnjėherė nuk u ligėshtua.
    I dėshpėruar nga mosrealizimi i planeve tė tij, i'u vu punės pėr tė pėrkthyer e botuar veprat e veta nė gjuhėn shqipe.
    Budi ėshtė i pari nga klerikėt qė do tė thotė se perėndia nuk e dėgjon atė qė i lutet nė gjuhė tė huaj, atė qė pėrsėrit vetėm fjalė boshe pa i kuptuar ato qė thotė.
    Me kėmbėngulje dhe pėrpjekje tė mėdha arriti qė mė 1618 tė botonte nė Romė veprėn e parė "Doktrina e krishterė„ dhe mė 1621 dy veprat e tjera "Rituali roman" dhe "Pasqyra e tė rrėfyemit"...


    Edituar pėr herė tė fundit nga nė Thu 23 Aug 2007, 11:08, edituar 3 herė gjithsej
    Administratori
    Administratori
    i Forumit "Guri Bardhė"
    i Forumit


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Scorpio
    Numri i Postimeve : 6039
    Mosha : 40
    Vendlidja : Guri Bardhė
    Vendndodhja : Larg Vendlindjes...
    Profesioni : Emigrant...
    Pikėt : 12882
    Vlersuar : 174
    Data e Regjistrimit : 27/07/2007
    Hobi : Leximi dhe thurja e vargjeve...
    Humor : Punė, punė, natė e ditė qė tė shohim pakėz dritė. Eh Naim tė ishe vetė, e ta provoje turnin e tretė.

    Pjetėr Budi: Jeta dhe Veprimtaria letrare dhe patriotike... Empty Re: Pjetėr Budi: Jeta dhe Veprimtaria letrare dhe patriotike...

    Mesazh nga Administratori Thu 23 Aug 2007, 10:40

    Gjatė jetės dhe veprimtarisė sė tij letrare dhe patriotike, Budi, shkroi tri vepra tė mėdha letrare...


    1.Doktrina e Krishterė. (1618)
    (Dottrina Cristina) (Vepėr e pėrkthyer)

    2.Rituali Roman (1621)

    3.Pasqyra e tė rrėfyemit (1621)
    (Speculum Confessionis)


    Edituar pėr herė tė fundit nga nė Thu 23 Aug 2007, 11:16, edituar 1 herė gjithsej
    Administratori
    Administratori
    i Forumit "Guri Bardhė"
    i Forumit


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Scorpio
    Numri i Postimeve : 6039
    Mosha : 40
    Vendlidja : Guri Bardhė
    Vendndodhja : Larg Vendlindjes...
    Profesioni : Emigrant...
    Pikėt : 12882
    Vlersuar : 174
    Data e Regjistrimit : 27/07/2007
    Hobi : Leximi dhe thurja e vargjeve...
    Humor : Punė, punė, natė e ditė qė tė shohim pakėz dritė. Eh Naim tė ishe vetė, e ta provoje turnin e tretė.

    Pjetėr Budi: Jeta dhe Veprimtaria letrare dhe patriotike... Empty Re: Pjetėr Budi: Jeta dhe Veprimtaria letrare dhe patriotike...

    Mesazh nga Administratori Thu 23 Aug 2007, 11:11

    Poezi tė Budit...

    I madhi zot,qofsh lėvduom
    (marrė na Doktrina e Krishterė)

    I madhi Zot,qofsh lėvduom
    pėr gjithė kaqė tė mirė
    qė sė kam u' merituom
    me ndoonjė shėrbetyrė;

    qi mė dhee kaqė hijr
    kėtė kafshė me mbaruom,
    si q paēė zanė fijll,
    gjithėherė tue shkruom.

    Posi mendja mė pėrcijll
    nd'Arbėnė me ua dėrguom,
    pėr kishė e pėr munėshtjir
    pak ndė mend me i trazuom.

    Ata merrė mbė dėshijr
    mkatit me u peenduom,
    posi pemėtė ndė prijll
    ndė shpijrt me lulėzuom;

    e si zogzitė ndė pyyllt,
    Zoti im me tė lėvduom,
    ndjerė vetė nata mbyyllt,
    me njė zaa t'amblėtuom.

    (1618)
    Administratori
    Administratori
    i Forumit "Guri Bardhė"
    i Forumit


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Scorpio
    Numri i Postimeve : 6039
    Mosha : 40
    Vendlidja : Guri Bardhė
    Vendndodhja : Larg Vendlindjes...
    Profesioni : Emigrant...
    Pikėt : 12882
    Vlersuar : 174
    Data e Regjistrimit : 27/07/2007
    Hobi : Leximi dhe thurja e vargjeve...
    Humor : Punė, punė, natė e ditė qė tė shohim pakėz dritė. Eh Naim tė ishe vetė, e ta provoje turnin e tretė.

    Pjetėr Budi: Jeta dhe Veprimtaria letrare dhe patriotike... Empty Re: Pjetėr Budi: Jeta dhe Veprimtaria letrare dhe patriotike...

    Mesazh nga Administratori Thu 23 Aug 2007, 11:13

    Madhėshti e njerėzve
    (marrė nga Doktrina e Krishterė)

    Ku janė ata pleq bujarė,
    qė qenė pėrpara ne,
    e ata trima sqimatarė,
    tė shpejtėtė si rrufe?

    Ku janė ata djelm tė ri,
    tė bukur e tė lulzuom,
    qė pate pamė me sy,
    me ta folė e ligjėruom?

    Ku janė ata zotėninj,
    qė dojin me zotėnuom
    ndė sqimė e ndė madhėshti,
    kėte jatė tue shkuom?

    Ku janė ata perandorė
    gjithė shekulli nalcuom,
    nė krye me njė kunorė
    gurėshi cė paēėmuom?

    Ku janė ata letėrorė
    t'urtė e dijes tė ndėgjuom,
    tė bardhatė posi borė
    letėra tue kėnduom?

    Ku janė ato gra e vasha
    ndė sqimė e ndė madhėshti,
    me petėkat tė mėndafshta
    nalcuom mbė zotėni?

    Gjithė mortja i rrėzoi,
    sikur i pret me shpatė,
    pėr tė ri s'i shikoi,
    as tė vobegė,as tė begatė.

    (1618)
    Administratori
    Administratori
    i Forumit "Guri Bardhė"
    i Forumit


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Scorpio
    Numri i Postimeve : 6039
    Mosha : 40
    Vendlidja : Guri Bardhė
    Vendndodhja : Larg Vendlindjes...
    Profesioni : Emigrant...
    Pikėt : 12882
    Vlersuar : 174
    Data e Regjistrimit : 27/07/2007
    Hobi : Leximi dhe thurja e vargjeve...
    Humor : Punė, punė, natė e ditė qė tė shohim pakėz dritė. Eh Naim tė ishe vetė, e ta provoje turnin e tretė.

    Pjetėr Budi: Jeta dhe Veprimtaria letrare dhe patriotike... Empty Re: Pjetėr Budi: Jeta dhe Veprimtaria letrare dhe patriotike...

    Mesazh nga Administratori Mon 22 Oct 2007, 06:19


    Ajo dite me menii


    Ajo dite me menii
    Qi te vijne nde e vone
    Kete shekull te zi
    Ta diege e ta pervelojne,

    Si profeta ban deshmi
    Me sibilene, po thone
    I madh gjyyq e menii
    Te vijne per mkate tone.

    Saa dridhme e cokellime
    Te jeene pergjithmane,
    E n qiellshit shkepetime
    Nd'ajerit e madhe gjame..
    Administratori
    Administratori
    i Forumit "Guri Bardhė"
    i Forumit


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Scorpio
    Numri i Postimeve : 6039
    Mosha : 40
    Vendlidja : Guri Bardhė
    Vendndodhja : Larg Vendlindjes...
    Profesioni : Emigrant...
    Pikėt : 12882
    Vlersuar : 174
    Data e Regjistrimit : 27/07/2007
    Hobi : Leximi dhe thurja e vargjeve...
    Humor : Punė, punė, natė e ditė qė tė shohim pakėz dritė. Eh Naim tė ishe vetė, e ta provoje turnin e tretė.

    Pjetėr Budi: Jeta dhe Veprimtaria letrare dhe patriotike... Empty Re: Pjetėr Budi: Jeta dhe Veprimtaria letrare dhe patriotike...

    Mesazh nga Administratori Mon 22 Oct 2007, 06:20


    O i pa fat njerii


    O i pa fat njerii
    Gjithe nde te keq harruom,
    I dhane nde madheshti,
    Nde mkat pshtielle e ngaterruom;

    Ndo plak je, ndo j rii,
    Perse s'shtie te kuituom,
    I vobeg ndo zotenii
    N ceije iee kriiuom?

    Balte e dheu ce zii
    E io ari ce kulluom,
    As engjiishi ce tii
    Ndo guri ce paacmuom;

    Kaha te vien n dore tyy
    Mbe te madh me u levduom
    Nde sqime e nde madheshtii
    Tinezot me kundreshtuom?

    Lavdine tand te levduom,
    Ti pa vene ree vete,
    Ame cote idhenuom,
    Kuur leve mbi kete jete,

    Aty s'prune begatii,
    As vistaar te levduom,
    As urte a diekeqii,
    As gure te paacmuom;

    Aty s'prune madheshtii,
    As dinje me ligjeruom,
    As vertyt as trimenii,
    As vetiu me ndihmuom;

    Aty s'prune zotenii,
    Kual te bukur as te cpeite,
    As dinje e gjeni,
    As te mirete as te keqte;

    Po leve gjithe mendryem,
    Ame n cote idhenuom,
    Tue qaam mallenjyem,
    Me nje zaa te helmuom...
    Gurabardhesi
    Gurabardhesi
    Anėtar Veteran
    Anėtar Veteran


    Gjinia : Male
    Numri i Postimeve : 250
    Vendndodhja : Diku ne toke
    Profesioni : Qefli femrash
    Pikėt : 623
    Vlersuar : 3
    Data e Regjistrimit : 29/07/2007
    Humor : Qesh sa te mundesh...

    Pjetėr Budi: Jeta dhe Veprimtaria letrare dhe patriotike... Empty Re: Pjetėr Budi: Jeta dhe Veprimtaria letrare dhe patriotike...

    Mesazh nga Gurabardhesi Mon 28 Jan 2008, 02:27

    Pershendetje Saimir dhe urime per kete teme kushtuar Pjeter Budit.

    Emri i Budit ka qene dhe do te jete pergjithmone i paharruar me me plot fame, per punen qe ai ka bere si nga ana letrare po ashtu edhe nga ana patriotike...


    Gjithe te mirat...
    Scarface
    Scarface
    Anėtar Veteran
    Anėtar Veteran


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Gemini
    Numri i Postimeve : 1400
    Mosha : 37
    Vendlidja : Nė Maternitet...
    Vendndodhja : Sa kėndej, e sa andej.
    Profesioni : Time Killer
    Pikėt : 1955
    Vlersuar : 42
    Data e Regjistrimit : 15/01/2008
    Hobi : Jeta e natės...
    Humor : Po tė kishte halla ko*e, do i thirrnim xhaxha...

    Pjetėr Budi: Jeta dhe Veprimtaria letrare dhe patriotike... Empty Re: Pjetėr Budi: Jeta dhe Veprimtaria letrare dhe patriotike...

    Mesazh nga Scarface Tue 29 Jan 2008, 01:10

    Urime per temen Saimir.

    I'a ke pershtatur mjaft bukur kete teme forumit Guri Bardhe, per vete faktin se Pjeter Budi erdhi nga ky fshat.
    Gjithashtu edhe puna e tij i'a vlen te permendet dhe te kujtohet kurdohere...

    Te pergezoj edhe njehere per thurjen e vargjeve pergjate pershkrimit te jetes dhe veprimtarise se Budit.

    Kalofsh mire...
    Odeta
    Odeta
    Mikeshe Forumi
    Mikeshe Forumi


    Gjinia : Female
    Shenja e Horoskopit : Aquarius
    Numri i Postimeve : 491
    Mosha : 39
    Vendndodhja : Neper Lendinat e Endrrave
    Profesioni : ...
    Pikėt : 432
    Vlersuar : 10
    Data e Regjistrimit : 24/09/2007
    Humor : ...

    Pjetėr Budi: Jeta dhe Veprimtaria letrare dhe patriotike... Empty Re: Pjetėr Budi: Jeta dhe Veprimtaria letrare dhe patriotike...

    Mesazh nga Odeta Tue 19 Feb 2008, 02:13

    Ne radhe te pare urime per kete teme kushtuar poetit Pjeter Budi dhe duke qene se vinte nga fshati Guri Bardhe i'a vlente nje teme e ketill per vete faktin se edhe vete ky forum mban emrin e fshatit te lindjes se poetit.

    Me pelqen menyra e shpjegimit te jetes dhe veprimtarise se tij patriotike e letrare qe i paske pershkruar, Saimir.

    Te uroj gjithe te mirat ne jete.

    Odeta.
    Administratori
    Administratori
    i Forumit "Guri Bardhė"
    i Forumit


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Scorpio
    Numri i Postimeve : 6039
    Mosha : 40
    Vendlidja : Guri Bardhė
    Vendndodhja : Larg Vendlindjes...
    Profesioni : Emigrant...
    Pikėt : 12882
    Vlersuar : 174
    Data e Regjistrimit : 27/07/2007
    Hobi : Leximi dhe thurja e vargjeve...
    Humor : Punė, punė, natė e ditė qė tė shohim pakėz dritė. Eh Naim tė ishe vetė, e ta provoje turnin e tretė.

    Pjetėr Budi: Jeta dhe Veprimtaria letrare dhe patriotike... Empty Re: Pjetėr Budi: Jeta dhe Veprimtaria letrare dhe patriotike...

    Mesazh nga Administratori Wed 20 Feb 2008, 00:50

    Faleminderit shume Gurabardhesi, Scarface dhe Odeta
    per fjalet tuaja te embla dhe te sinqerta.

    T'ju them te drejten jam munduar te bej nje pershkrim
    sa me te qarte te biografise se Pjeter Budit
    Jam i sigurte qe te gjithe e kane mesuar ne shkolle se kush
    eshte Pjeter Budi, por sikurse e permendet edhe ju me larte,
    duke qene se forumi mban emrin e fshatit ne te cilin lindi poeti,
    mendova se ishte e nevojshme nje teme e tille kushtuar ketij
    poeti ne forum...


    Sinqerishte:
    Saimiri...
    Enkelejda
    Enkelejda
    Anėtar/e i/e thjeshtė
    Anėtar/e  i/e thjeshtė


    Gjinia : Female
    Shenja e Horoskopit : Leo
    Numri i Postimeve : 38
    Mosha : 38
    Vendndodhja : Shqiperi
    Profesioni : -------
    Pikėt : 3
    Vlersuar : 0
    Data e Regjistrimit : 29/06/2008
    Humor : Cekja

    Pjetėr Budi: Jeta dhe Veprimtaria letrare dhe patriotike... Empty Re: Pjetėr Budi: Jeta dhe Veprimtaria letrare dhe patriotike...

    Mesazh nga Enkelejda Sun 29 Jun 2008, 12:25

    Pershendetje dhe urime per temen Saimir.
    Te lumte per punen qe ke bere dhe ke sjelle ne forum keto materiale dhe te dhena historike dhe letrare ne lidhje me jeten dhe veprimtarine letrare dhe patriotike te te madhit Pjeter Budi.

    Me respekt: Enkelejda...
    Scarface
    Scarface
    Anėtar Veteran
    Anėtar Veteran


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Gemini
    Numri i Postimeve : 1400
    Mosha : 37
    Vendlidja : Nė Maternitet...
    Vendndodhja : Sa kėndej, e sa andej.
    Profesioni : Time Killer
    Pikėt : 1955
    Vlersuar : 42
    Data e Regjistrimit : 15/01/2008
    Hobi : Jeta e natės...
    Humor : Po tė kishte halla ko*e, do i thirrnim xhaxha...

    Pjetėr Budi: Jeta dhe Veprimtaria letrare dhe patriotike... Empty Ngjashmėritė e alfabetit tė Budit me alfabetin e Buzukut

    Mesazh nga Scarface Mon 29 Dec 2008, 11:11

    Ngjashmėritė e alfabetit tė Budit me alfabetin e Buzukut


    I vetėshkolluari Budi dhe tradita e shkrimit shqip



    Shaban Demiraj

    Njė analizė sa mė e plotė e jetės dhe e veprimtarisė sė Pjetėr Budit duhet tė synojė dhe sqarojė, ndėr tė tjera, edhe faktorėt qė bėnė tė mundur qė nė Shqipėrinė analfabete tė gjysmės sė parė tė shekullit XVII tė dilte njė shkrimtar i pashkollė, por aq prodhimtar dhe njėkohėsisht njė veprimtar atdhetar aq i zellshėm, siē ishte gurabardhasi Pjetėr Budi. Synimi i kėsaj kumtese ėshtė pikėrisht tė hedhė sadopak dritė tė mėtejshme mbi kėta faktorė. Natyrisht pėr kėtė ēėshtje do tė ishte e mundur tė jepeshin mendime mė tė mbėshtetura, sikur tė kishim tė dhėna mė tė hollėsishme pėr jetėn e Budit dhe pėr rrethanat, nė tė cilat atij iu desh tė punonte. E pėr kėtė, me gjithė punėn e mirė tė kryer nga njė varg studiuesish, sidomos nga profesori danez Gunnar Svane, duhen bėrė hulumtime tė mėtejshme, sidomos nėpėr arkivat e Vatikanit. Gjithsesi, nga ndihmesat e studiuesve tė ndryshėm dhe nga tė dhėnat qė mund tė nxirren nga shqyrtimi i shkrimeve tė Budit, qė na kanė arritur deri sot, mund tė jepen disa mendime edhe mbi temėn e kėsaj kumtese.
    ***
    Budi, ashtu si ēdo shkrimtar tjetėr, nuk mund tė pėrfytyrohet i shkėputur nga rrethanat e kohės, nė tė cilat atij iu desh tė punonte. E, siē dihet, ai (1566-1623) jetoi dhe punoi nė njė periudhė, kur sundimi osman nė viset shqipfolėse tė Ballkanit ishte nė kulmin e tij e Budi, ashtu si tė gjithė shqiptarėt e tjerė, nuk mund tė mos e ndjente peshėn e rėndė tė atij sundimi, si mungesėn e lirisė dhe prapambetjen kulturore, qė shfaqej ndėr tė tjera edhe me mungesėn e shkollave. Por gjatė asaj periudhe nė Shqipėri, ashtu si nė vende tė tjera tė Ballkanit dhe tė Evropės, e mė gjerė, po frynte era e kundėr-reformės katolike, e cila pas Koncilit tė Trentos (1545- 1563) pėr tė luftuar pėrhapjen e protestantizmit lejoi dhe inkurajoi botimin e librave fetarė, sidomos tė tipit tė katekizmave, edhe nė gjuhėt amtare tė popujve tė ndryshėm. Pėr botime tė tilla nė gjuhėn shqipe, njė dėshmi e sigurt ėshtė vepėrza e Matrangės, "E mbsuama e krėshterė" e vitit 1952 dhe sipas mendimit tė studiuesve, edhe vepra e Buzukut e vitit 1555 nuk duhet parė e shkėputur nga vendimet e kundėr-reformės. Pra edhe botimi i veprave tė Budit, "Doktrina e Krėshtenė (1618) dhe "Pasqyra e tė Rrėfyemit" (1621) dhe "Rituali Roman" (1621) nuk mund tė mendohet pa mbėshtetjen e autoriteteve katolike tė Romės, gjithnjė brenda kuadrit kundėr-reformė. Por kėto vepra qė ngėrthejnė gjithsej njėmijė faqe shtypi, i shkroi Pjetėr Budi, njė shqiptar prej Gurit tė Bardhė tė Matit, i cili siē do tė shtjellohet mė poshtė nė letrėn baritore drejtuar nga Roma bashkėfetarėve dhe shokėve e vėllezėrve tė tij dhe tė botuar nė fund tė veprės sė tij "Pasqyra e tė Rrėfyemit" tė viti 1621, pohon shkoqur se nuk kishte kryer ndonjė shkollė tė rregullt. E njė pohim tė tillė ai ia bėn edhe Kardinal Gocadinit nė letrėn e famshme po tė vitit 1621.
    ***
    Vetė shkrimi i Budit ka disa tė pėrbashkėta me atė tė Buzukut. Kjo gjė do tė mjaftonte pėr tė na bindur se njė njeri aq energjik dhe aq kureshtar siē del tė ketė qenė Pjetėr Budi, nuk mund tė mos ishte nė dijeni se gjuha shqipe nė kohėn e tij nuk ishte njė gjuhė e pashkruar. Por pėr tė mos mbetur vetėm me njė pohim tė pėrgjithshėm, le tė rikujtojmė kėtu se Budi, ashtu si Buzuku, Matranga, zanoret e gjata i dallon duke ua dyzuar shkronjat pėrkatėse, praktikė kjo qė nuk ndeshet nė traditėn shkrimore tė gjuhėve tė pellgut tė Mesdheut, si latinishtja, italishtja e greqishtja, qė mund tė ushtronin ndikim mbi shkrimtarėt fetarė shqiptarė a arbėreshė pėrkėtej dhe pėrtej brigjeve tė Adriatikut. Por ka dhe tregues tė tjerė qė Budi kishte dijeni pėr shkrimin e gjuhės shqipe para tij e natyrisht, edhe kjo rrethanė nuk mund tė mos ketė ndikuar pėr ta nxitur atė qė i pėrvishet punės pėr lėvrimin e gjuhės amtare. E kėtė e dėshmon ndėr tė tjera edhe ngjashmėria e madhe e alfabetit tė tij me atė tė Buzukut.
    Pra, era kundėr reformės katolike dhe prania e njė tradite pak a shumė tė vjetėr tė shkrimit tė shqipes kanė qenė dy faktorė tė rėndėsishėm qė e kanė nxitur Budin t'i pėrvishej punės pėr shkrimin dhe botimin e veprave tė tij tė vėllimshme. Por kėta dy faktorė nuk arrijnė tė sqarojnė se pėrse njė pune tė tillė i hyri njė njeri, qė s'kishte pasur fatin tė ndiqte njė shkollė a kolegj, siē ndoqi Luka Matrana tek arbėreshėt e Siēilisė, apo siē ndoqėn mė vonė Frang Bardhi, Pjetėr Bogdani, Gjon Nikollė Kazazi etj. Pėr mė tepėr Budi ishte i vetėdijshėm se nuk ishte "anci letėrorėshit sė mėdhenj, qi janė tė zotė me prekuni pakmos aty e kafshėtė e nalta tė qiellet", siē pohon ai vetė nė fund tė letrės baritore.
    ***
    Budi ishte i vetėdijshėm se njohuritė e fituara duke mėsuar nėpėrmjet eprorėve fetarė, pranė tė cilėve shėrbeu deri nė moshėn 21 vjeē, kur u dorėzua prift, ishin tė pamjaftueshme pėr t'u ngritur nė rangun e "letrorėve tė mėdhenj". Por nė tė njėjtėn kohė ai ishte i vetėdijshėm se njeriu edhe nė mungesė tė shkollės, duhet tė pėrfitojė nga pėrvoja e tė tjerėve. Ja si shprehet ai pėr kėtė fakt nė letrėn baritore. "Pėrse ti, ndė kishnje dashunė me xanė, kushdo jee, e me u fėdigunė mb gjithė zemėrė, pėr tė vėrtetė thom se kisnjė me xanė-ndė mos mbi njė vend mbi njė tjetėrė, posiukundrėse saa tjerė shokėtė e tuu, ende e me ta qi Zotynė ma di, se shkollėnė e kolegjėnė veēėse nd a kam paam ncė lerg oo gjegjuni emėnitė, nd ish as ndonjė fjalė tė vetėmenė ndėr to xanė se kam, as gjegjuni, maa gjaa s'mun i prone fait, me thanė se s'dii me ndėguom, tue pasunė gjithėherė e paam e xanė e pyetuni ndaj upeshkėpinj e priftėnė e fratėnė e dies, qi gjithėherė janė prunnjunė e dhanė ndė kėtė shinte sherbėtyrė, qi jeta, vepėratė e tė baametė e tyne nee duhenė me na qenė gjithėherė shkollė e kolegjė e sikur njė pasėqyrė, ndė tė ciit duhet me u shukuom e me e xanė kafshėnė". Pra Budi shkollėn e kishte marrė si i thonė fjalės "me tė vjedhur" e kėtė e pohon edhe nė fillim tė letrės qė i drejtoi kardinal Gocadinit me 15 shtator 1621, pasi ishte emėruar ipeshkėv i Sapės dhe i Sardės. Dhe po ta gjykosh nga veprimtaria e gjerė shkrimore, nuk ėshtė e vėshtirė tė arrish nė pėrfundimin se ai, falė pėrpjekjeve dhe zgjuarsisė sė tij, kishte arritur tė merrte njė kulturė tė mirė pėr kohėn, duke mėsuar dhe italishten e latinishten. Dhe falė pėrpjekjeve tė tij tė mėdha arriti tė ngrihej aq shumė, sa ta bėnte Vatikanin qė njė njeri autodidakt si Budi ta emėronte edhe ipeshkėv. Fakti qė Budi punoi aq shumė jo vetėm pėr vetėshkollimin e tij dhe pėr pėrgatitjen e botimin e tri veprave tė vėllimshme, por edhe pėr pėrgatitjen e njė kryengritjeje tė gjerė kundėr sundimit turk, dėshmon qartė se ai ishte njė njeri i pajisur jo vetėm me njė vullnet dhe energji tė rrallė, por edhe me njė dashuri e dhembshuri tė madhe pėr popullin dhe vendin e vet.
    (Shkrimi ėshtė marrė me shkurtime nga referimi i akademikut me titull "Budi, kundėr-reforma dhe tradita e shkrimit tė shqipes". Titulli i shkrimit ėshtė redaksional)





    Pėr Budin

    Akademiku Rexhep Smajli:

    Me Budin, nė tė tri veprat kryesore, si dhe nė librin qė gjendet tek rituali kemi autorin mė prodhimtar tė letėrsisė sė vjetėr shqipe. Nė librat e tij lėvrohet gjerėsisht poezia, e cila herė ėshtė e pėrshtatur, herė ėshtė e pėrkthyer, por nuk mungojnė edhe vargjet origjinale tė krijuara nga vetė ai. Ajo qė bėn pėrshtypje nė vjershėrimin e Budit ėshtė kombinimi i tetėrrokėshit trokaik me tetėrrokėshin jambik, qė realizon njė poezi me muzikalitet dhe shprehėsi tė fuqishme. Budi nuk mund tė kuptohet edhe pa prozat e tij, njė pjesė e tė cilave shkojnė nė nivelin e ligjėratave qė dokumentojnė historinė e asaj periudhe.



    Studiuesi Behar Gjoka:

    Studimet letrare i kanė dhėnė pėrgjigje vlerave poetike tė Budit, por tashmė ato janė nė shqyrtim tė vlerave tė pranishme nė prozėn e tij. Proza e Budit gjendet tek parathėniet, pasthėniet e letrat baritore nė tė tre librat e autorit dhe i kapėrcen 170 faqe tekst. Sipas Gunnar Svanes, proza e tij qėndron fare mirė pėrkrah prozės evropiane tė kohės. Kjo ide sugjeruese e studiuesit danez e bėn tė detyrueshme botimin e prozės dhe interpretimin e saj si njė gjurmė origjinale e shkrimit letrar nė shekullin e XVII.
    byli
    byli
    I/e sapo ardhur
    I/e sapo ardhur


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Capricorn
    Numri i Postimeve : 3
    Mosha : 60
    Pikėt : 9
    Vlersuar : 0
    Data e Regjistrimit : 07/12/2011

    Pjetėr Budi: Jeta dhe Veprimtaria letrare dhe patriotike... Empty Re: Pjetėr Budi: Jeta dhe Veprimtaria letrare dhe patriotike...

    Mesazh nga byli Sat 04 Aug 2012, 22:27

    Nuk o vleresohet kete vit qe eshte 100 vjetori i shpalljes se Pavaresise
    byli
    byli
    I/e sapo ardhur
    I/e sapo ardhur


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Capricorn
    Numri i Postimeve : 3
    Mosha : 60
    Pikėt : 9
    Vlersuar : 0
    Data e Regjistrimit : 07/12/2011

    Pjetėr Budi: Jeta dhe Veprimtaria letrare dhe patriotike... Empty Re: Pjetėr Budi: Jeta dhe Veprimtaria letrare dhe patriotike...

    Mesazh nga byli Sat 04 Aug 2012, 22:28

    Lexojini me kujdes keto qe thuhen me poshte :

    Budi ishte i vetėdijshėm se njohuritė e fituara duke mėsuar nėpėrmjet eprorėve fetarė, pranė tė cilėve shėrbeu deri nė moshėn 21 vjeē, kur u dorėzua prift, ishin tė pamjaftueshme pėr t'u ngritur nė rangun e "letrorėve tė mėdhenj". Por nė tė njėjtėn kohė ai ishte i vetėdijshėm se njeriu edhe nė mungesė tė shkollės, duhet tė pėrfitojė nga pėrvoja e tė tjerėve. Ja si shprehet ai pėr kėtė fakt nė letrėn baritore. "Pėrse ti, ndė kishnje dashunė me xanė, kushdo jee, e me u fėdigunė mb gjithė zemėrė, pėr tė vėrtetė thom se kisnjė me xanė-ndė mos mbi njė vend mbi njė tjetėrė, posiukundrėse saa tjerė shokėtė e tuu, ende e me ta qi Zotynė ma di, se shkollėnė e kolegjėnė veēėse nd a kam paam ncė lerg oo gjegjuni emėnitė, nd ish as ndonjė fjalė tė vetėmenė ndėr to xanė se kam, as gjegjuni, maa gjaa s'mun i prone fait, me thanė se s'dii me ndėguom, tue pasunė gjithėherė e paam e xanė e pyetuni ndaj upeshkėpinj e priftėnė e fratėnė e dies, qi gjithėherė janė prunnjunė e dhanė ndė kėtė shinte sherbėtyrė, qi jeta, vepėratė e tė baametė e tyne nee duhenė me na qenė gjithėherė shkollė e kolegjė e sikur njė pasėqyrė, ndė tė ciit duhet me u shukuom e me e xanė kafshėnė". Pra Budi shkollėn e kishte marrė si i thonė fjalės "me tė vjedhur" e kėtė e pohon edhe nė fillim tė letrės qė i drejtoi kardinal Gocadinit me 15 shtator 1621, pasi ishte emėruar ipeshkėv i Sapės dhe i Sardės. Dhe po ta gjykosh nga veprimtaria e gjerė shkrimore, nuk ėshtė e vėshtirė tė arrish nė pėrfundimin se ai, falė pėrpjekjeve dhe zgjuarsisė sė tij, kishte arritur tė merrte njė kulturė tė mirė pėr kohėn, duke mėsuar dhe italishten e latinishten. Dhe falė pėrpjekjeve tė tij tė mėdha arriti tė ngrihej aq shumė, sa ta bėnte Vatikanin qė njė njeri autodidakt si Budi ta emėronte edhe ipeshkėv. Fakti qė Budi punoi aq shumė jo vetėm pėr vetėshkollimin e tij dhe pėr pėrgatitjen e botimin e tri veprave tė vėllimshme, por edhe pėr pėrgatitjen e njė kryengritjeje tė gjerė kundėr sundimit turk, dėshmon qartė se ai ishte njė njeri i pajisur jo vetėm me njė vullnet dhe energji tė rrallė, por edhe me njė dashuri e dhembshuri tė madhe pėr popullin dhe vendin e vet.
    (Shkrimi ėshtė marrė me shkurtime nga referimi i akademikut me titull "Budi, kundėr-reforma dhe tradita e shkrimit tė shqipes"

    Sponsored content


    Pjetėr Budi: Jeta dhe Veprimtaria letrare dhe patriotike... Empty Re: Pjetėr Budi: Jeta dhe Veprimtaria letrare dhe patriotike...

    Mesazh nga Sponsored content


      Ora ėshtė Fri 29 Mar 2024, 06:27